Poezi nga Dhurata Haxhiu Kasa
Sensitive!
Eshtë e djelë.
bota me botë,
sot isha në varreza,
për të folur me TY!
Por ti më prite sërish me buzëqeshje,
unë me lot në sy,
isha për herë të parë vetëm,
unë dheu dhe ti.
Ika me supet kthyer nuk e di si,
peshat që kam mbi vete janë kontraverse,
janë kaq të vetme dhe sensitive,
sa nuk e di!
Shtjella më çoi tek im at,
ai lotët – tek m’i fshi,
– “e vogla ime – pëshpërit,-
është botë e egër, e di”!
( varret e tyre për fatalitet janë përballë)
Tingujt e adaxhios
Kam dëgjuar shumë adaxhio,
po e lë tashmë,
atë.
Tingujt e saj,
preludi që mëngjeseve ulet si engjëjt buzë reve,
tek shohin të këputurën mbi tokë.
Në fjetjet e agut,
adaxhio një dridhje zgjimesh të qelqta,
nën qerpikë.
Detaj!
Tashmë ditët e përqafojnë fort,
përkundër lëshimit të tij,
mungojnë fjalët,
apo një mbyllje e zinxhirit aty ku nuk arrijnë dot gishtat në pas shpinë,
ka filluar të blej rroba pa zinxhirë,
edhe nëse,
gishtat e tij rrëshkisnin një mbyllje aq të lehtë sa fryma pas flokëve,
tashmë hija rri aty pas shpinës së saj përballë pasqyrës,
e shikon me aq dhimbje sa nuk e ndihmon dot të mbërthejë as komçën prej perle si gjithherë.
Sy që shikojnë në pasqyrë dhimbjen e veshjes,
dhe sy që pranojnë zhveshjen e shpirtit,
bosh!
My Lord!
Retë zemërohen keq,
as dielli s’ka ç’u bën,
rri pas tyre dhe vëzhgon nervoz tekat e lëvizjes,
copëzat e valëve të liqenit, tek- tuk shkëlqekëzan pjesë pjesë,
“Sit with me Lord”shtrihe mbi to,
mugëtohet sërish cipa e valëve.
Bojëqielli lyen malin Evian dhe shtrin si një shpresë nuancën përkashi grisë së reve,
luftë e heshtur ngjyrash,
dielli sërish hesht,
atje lart me “my Lord- in”.
Bregu u lodh me valët që nuk rrinë asnjëherë,
bulëzojnë puthjen e tyre dhe ikin vrap këto të pa turpe të ujëta,
një trup mes tyre djersin pamundësitë në bulëzat mbi trupin e nxënë.
Retë bien pa fuqi,
nuk dihet se ku,
dielli po,
ra përfund liqenit,
ndritën krahët e mjelmave,
diell që nuk ndrin kurrë nga lart,
ai Lordi i fshehtësisë.


























Leave a Reply