Pranvera poetike e Drita Lushit…. Përsiatje mbi vëllimin poetik “Flirt” të Drita Lushit / Nga Timo Mërkuri

  Pranvera poetike e Drita Lushit…. Përsiatje mbi vëllimin poetik “Flirt” të Drita Lushit         Nga Timo Mërkuri 1-Pranvera nuk është stinë/…Është frymë dhe shpirt/..Është dashuri dhe drithërimë/ /…Mirëuputhshim në pranverë… shkruan poetja në poezinë “Pranverë” duke … Continue reading

REKOMANDIME EVROPËS SË BASHKUAR PËR BISEDIMET ME SHTETET E EVROPËS JUG-LINDORE : KOSOVA NUK BASHKOHET ME SERBINË- SERBIA KA QENË DHE ËSHTË OKUPATORE… / Nga Brahim Avdyli

    REKOMANDIME EVROPËS SË BASHKUAR PËR BISEDIMET ME SHTETET E EVROPËS JUG-LINDORE:   KOSOVA NUK BASHKOHET ME SERBINË-  SERBIA KA QENË DHE ËSHTË OKUPATORE…           Nga Brahim Avdyli     “Die wahre Geschichte der Menschheit geschrieben … Continue reading

“SHQIPËRIA ËSHTË VENDI, QË MË PËLQEN MË SHUMË” (Përfundoi viti mësimor, në shkollën shqipe “Gjuha Jonë”) / Nga: Vlashi Fili , Filadelfia-SHBA

“SHQIPËRIA ËSHTË VENDI, QË MË PËLQEN MË SHUMË” (Përfundoi viti mësimor, në shkollën shqipe “Gjuha Jonë”)     Nga: Vlashi Fili , Filadelfia-SHBA           Nga ceremonia e mbylljes së vitit shkollor…   Ja, erdhi edhe dita mbyllëse … Continue reading

Komuniteti Myslyman ofron ndihmë për fëmijët e rrugës . ( Fushata : “Një lodër në vend të lëmoshës së përditshme ” ) / Nga Bardhyl Selimi

  Komuniteti Myslyman ofron Ndihmë  për fëmijët e rrugës Fushata : “Një lodër në vend të lëmoshës së përditshme ”  Nga Bardhyl Selimi “Një lodër në vend të lëmoshës së përditshme”, titullohet fushata e organizuar nga Komuniteti Mysliman, Drejtoria e … Continue reading

NOMATISJE SERBO-GREKE… (Ose veza e qyqes serbo-greke ne folene e shqiponjave)… / Nga Ilir Seci

 

NOMATISJE SERBO-GREKE…

(Ose veza e qyqes serbo-greke ne folene e shqiponjave)…

Nga Ilir Seci

Vizita ne Tirane e Patriarkut serb Irinej doemos qe do ngjallte indinjate ne masen me te madhe te shqiptareve.Kuptohet vetem ftesa ne kryeqytetin shqiptar e nje kleriku te tille famekeq qe ka mbeshtetur dhe bekuar fushatat e spastrimit etnik ne Kosove do e justifikonte çdo zemerate te shqiptareve.Ftesa ne inagurimin e Kishes Ortodokse ne Tirane patriarkut Irinejt ju be nga ekuivalenti i vet Janullatos,nje klerik grek qe ka dhunuar Autoqefaline e Kishes sone duke uzurpuar kreun e Kishes Ortodokse Shqiptare tash 23 vjet!…Janullatos eshte ekuivalenti i Irinejt dhe si uzurpator i Kishes Shqiptare nuk e ka problem te ftoje nje antishqiptar si serbi Irinej!Ne kete kontekst,mund te thote ndokush,nje antishqiptar me shume ose nje me pak nuk ngre shume peshe…Ne fakt ngre!Sepse deklaratat e Irinejt per Kosoven ngriten peshe dhe shkaktuan reagime te perligjura te shqiptaret!Mendoni vetem kete gje per nje moment; as qe mund te imagjinohet nje shqiptar qe te thote ato gjera ne nje medie te Beogradit!Sepse Serbia as do e ftonte nje klerik te vertete shqiptar ne TV e jo me ta lejonte te thote:”Kosova eshte Shqiptare!?…Prandaj deklaratat e Irinejt ne “Top Channel” se “Kosova eshte djepi i Serbise” nuk kishin si te kalonin pa ngjallur zemerate!Ne fakt zemerata me se pari duhej te perqendrohej ne mediet shqiptare qe i dhane vend dhe hapesire antishqiptarit Irinej!Fale medieve shqiptare kleriku serb mundi te shpaloste idete e veta!Kuptohet si serb qe eshte ai thjesht beri detyren e vet,Provokoi! E per te mos u mjaftuar me provokimet ne televizionet shqiptare Irinej vazhdoi provokimet edhe me viziten ne Shkoder ku evokoi plot nenkuptim Mbreterit serbe qe kane sunduar Shkodren para 1 mije vjetesh!…Perse zgjodhi Shkodren?!…Shkodra ka nje komunitet ortodoks shqiptar modest,”99 familje kurre s’jane ba 100!”-eshte thane gjithmone ne Shkoder!Po e zeme se pakan ardhur edhe disa familje ortodokse nga Jugu si funksionare te komunizmit por prape nuk e bejne kete komunitet aq te madh…ne qytet te Shkodres mund te jene edhe disa ortodokse nga Mali i Zi qe kane jetuar ne fshatin Vrake por prape jane pak!Ortodokset e Vrakes ne fakt kane ikur nga perndjekja serbe dhe shpetuan lekuret nga mikpritja e Shkodres kur u dhane strehe ne Vrake por kohet kalojne e vrakacoret kane harruar se perse iken e kush i ndihmoi!Nuk eshte hera e pare qe shkiet atij qe ja hane buken ja permbysin kupen!Te gjitha keto i di mire patriarku Irinej por me djallezine e tij do ta shpendaje tymin e temjanit serb…pse e evokoi epoken e “mbtreterve serbe” Irinej?!… …Mbreterit triballe dhe serbe qe evokoi ne pershpirtjet e veta Irinej kane sunduar ne Shkoder ne disa shekuj te erret dhe ishin pushtues te dhunshem qe njohen vetem urrejtje nga shqiptaret e pushtuar.Kete e provojne sa e sa relacione te shkruara te prifterinjeve katolike qe i ankoheshin Vatikanit per mizorite e despoteve sllave…Qe ankoheshin se serbet ua kane ndaluar edhe gjuhen shqipe!Te gjitha keto jane te shkruara ne libra historike!…Irinej i di mire keto fakte historike por prape e thote ate qe i pelqen sepse do te dale te synimi i vet!Dhe prifterinjte serbe jane mjeshtra te arritjes aty ku duan permes mashtrimit!Ata shpesh ne histori kane fallsifikuar kapituj te tere duke i redaktuar sipas qejfit e pastaj i kane shitur per fakte!Ketu shume ilustrativ vjen nje shembull klasik mashtrimi;nje simbol mjaft I popullarizuar I serbeve,kater “C-te” germat cirilika,(Само слога Србина спасава),qe shqip i bie “Vetem Bashkimi Shpeton Serbet”…Mitet serbe predikojne se keto jane cirilika te kohes se Sveti Saves “shenjtorit” serb te shekullit 12-te!Germat e gdhendura thuhet se jane gjetur ne nje varr serbi te asaj kohe por me nje ndryshim te vogel sepse “C-te” ne fakt nuk qene gdhendur per te dhene shprehjen “Vetem Bashkimi Shpeton Serbet” por per krejt tjeter kuptim,krejt tjeter domethenie!Domethenia origjinale ka qene “Serbi Serbin Sakice e Vret”,(“Србин Србиa секира смечовати”)…?!Sipas disa historianeve ne kohen e Sveti Saves,nje serb shkon naten e vret ne gjume vellamin,(pobratimin) e vet per ta grabite,e vret ne gjume me gjithe familje!Ngjarja ishte makabre,mjaft tronditese deri edhe per kriminele e vrases gjenetike sic njihen serbet!I pezmatuar prifti ne gurin e varrit te asaj familje gdhendi ato kater cirilikat,”C” qe kishin domethenien “Serbi Serbin Sakice e Vret”!?…Pra i shkroi i pezmatuar nga cfare kish ngjare dhe per krejt tjeter qellim!Mirepo kjo nuk i pengoi fallsifikatoret e mevonshem te Kishes Serbe qe te thurin krejt tjeter Mit!?…Domethenia e kater inicialeve pastaj u ndryshua ne mision kombetar:”Vetem bashkimi shpeton serbet”?!!Prifterinjte e manastireve serbe pa ju dridhur mjekrat arriten ta shnderrojne nje simbol te turpit kombetar ne nje simbol te lavdise kombetare!? Mekanizmi i tyre histori-beres eshte vertete i jashtezakonshem!Nje tjeter shembull domethenes se si krijohet miti eshte edhe miti i Shen Jovan Vladimirit,Mbretit te Tribaleve dhe Serbeve qe mbahet per shenjt ne Kishen Ortodokse.Mbretit tribal Jovan Vladimir ju pre koka nga rivalet e vet bullgare ne vitin 1015 ne Prespe.Eshte interesante odisejada e varreve te tij!…Fillimisht thuhet se u varros ne Vladimir te Krajes meqe ishte sundimtar i Dioklese.Aty ju ngrit edhe nje kishe dhe vendit ju dha emri Vladimir…Bile edhe malit te Rumijes bene perpjekje t’ia nderrojne emrin ne Sveti Vladimir?!… Aty e vendosen fillimisht varrin e tij si sinor te ambicieve serbo-medha!Me shume mjeshteri kallen mitin ne mendjet e njerezve e nisen nomatisjen per mrekullite e tij!Kur punet shkuan mbare per orekset serbo-medha menduan tjeter djallezi! Prej Vladimirit i moren eshtrat e tij dhe i varrosen perseri kesaj here ne Elbasan ne nje vend qe ja vune emrin po Vladimir!?Pra ne Elbasan e varrosin pikerisht aty ku kishin enderren e vjeter te “Stara Srbija”!…Ne breg te Shkumbinit!Kisha u paraqit si vend i shenjte qe ben mrekullira e tjera nomatisje tipike serbe!Mbas disa shekujve kur filloi renja e Perandorise Osmane prifterinjte serbe nisen krijimin e miteve ne tokat shqiptare qe kishin zaptuar!Duke qene se Krajen e kishin marre tashme prifterinjte nuk ishin te interesuar me per Kishen ne Kraje pasi syte i mbanin nga Elbasani!Menjehere nisen perhapje e miteve te reja me synim zhdukjen e gjurmeve te Kishes se Vladimirit ne Kraje si dhe faktit qe ai ishte varrosur njehere ne Kraje e pastaj rivarrosur ne Vladimir Elbasan…Prifterinjte serbe hapen fjale se kush nderton shtepi ne zonat rreth Vladimirit ne Kraje dhe do qe te kete mbaresi dhe fat duhet qe ne muret e shtepise se vet duhet patjeter te fuse nje gur nga guret e kishes se Vladimirit ne Kraje!?Kuptohet u moren gjithe guret e Kishes dhe s’mbeti asnje gjurme!Nga ana tjeter ne Vladimir te Elbasanit po te njejtit prifterinje ortodokse te se njetes Kishe thoshin qe s’ka mekat me te madh sesa te preken guret nga Kisha e Jovan Vladimirit?!!Guret e te te njejtit shenjtor ne Vladimir te Krajes duhen marre se jane bekim ndersa ne Vladimir te Elbasanit nuk duhet prekur se jane mallkim!?…E shqiptaret e hengren kete marifet!…Me e bukura eshte se edhe greket nga ana e vet bene te njejtin marifet!Greket e bene kete me mitin e Shen Thanasit…Nga Janina nisen te zhdukin guret e kishave te Shen Thanasit duke I zhvendosur ne Bularat Gjirokaster,pastaj ne Polican Skrapar,ne Myzeqe derisa e sollen ne Elbasan Kishen e Shen Thanasit,kishe qe u ndertua ne vitin 1846,kuptohet mbas pavaresise se Greqise!Kisha e synimeve greke ngihet gjitone me kishen e miteve serbo-medha te Jovan Vladimirit!Saktesisht si ne nje loje shahu kur guret shtyhen!Nje loje shahu serbo-greke ne fushen e shahut shqiptar!Ne tokat shqiptare…Dhe varret e shenjtoreve te tyre vendosen si sinore te orekseve te “Stara Srbija” dhe “Megaloidese” ne zemer te trojeve shqiptare…Duhet theksuar se gjithe keto veprime Kishat Ortodokse serbe dhe greke i benin nen heshtjen aprovuese te Portes se Larte pasi dihet qe Patrikana kishte qendren pikerisht ne Stamboll!?…Kryepatriarku I Kishes Ortodokse ne kohen e Perandorise Osmane gjithmone ka qene Pasha me kater tuje,(Yje) dhe per nga rangu vinte vetem mbas Sulltanit…Sulltani kishte pese tuje,(Yje)…Kisha ortodokse e perdori me shume mjeshteri kete favor nga ana e osmaneve duke arritur te ndalonte perdorimin e gjuhes shqipe!Kuptohet osmanet nga ana e vet ate donin;qe shqiptaret ortodokse te beheshin greke e myslimanet te deklaroheshin turq!Ishte nje marreveshje e pashpallur!Ne librin e tij “Kujtime” Eqrem bej Libohova na shkruan se “forcat e Haxhi Qamilit asnjehere nuk u perleshen me andartet greke qe benin kerdine nder shqiptaret ortodokse por perkundrazi perhere i shmangeshin njeri-tjetrit!”…Andartet ne ate kohe hynin ne tokat shqiptare ku kishte shumice ortodokse e dumbabistet e Haxhi Qamilit aty ku kishte shumice myslimane!? Athua I kane konsideruar keto te dhena kozmopolitet e “Top Channel”, ashtu kokeboshe si i ka fale Zoti qe kujtojne se jane qytetare te botes dhe japin mesazhe qyteterimi perballe fqinjeve vrastare ballkanas?!…Fqinjet tane qe flene me sopata nen jasteke gati per te copetuar cdo shqiptar ashtu sic copetuan martirin e kombit tone Papa Kristo Negovanin…me te parin rast qe do u jepet!