Një propozim gjenial. / Faleminderir Ronald Glossop !

 

 

Një propozim gjenial.

Faleminderir Ronald Glossop !

 

 

 

Një nga sugjerimet që u propozuan në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve në dhjetor 19202 ka qenë ay i lordit Robert Cecil, që, për të trajtuar “vështirësitë gjuhësore që pengojnë lidhjet e drejtpërdrejta ndërmjet popujve” shpresohet që “mësimdhënia e gjuhës ndërkombëtare Esperanto të bëhet e përgjithshme në mbarë botën, në mënyrë që fëmijët nga të gjitha vendet, që tani të mësojnë të paktën dy gjuhë, atë të vetën, amtare dhe një mjet të lehtë për komunikim ndërkombëtar3

Me keqardhje, kjo ide revolucionare nuk u vu në jetë. Në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve çdo propozim mund të pranohej vetëm në se çdo shtet anëtar do ta miratonte atë. Një shtet e kundërshtoi propozimin e lordit Cecil. Cili shtet? Franca. Përse? Sepse propozimi e shënonte Esperanton si gjuhë botërore që duhej mësuar, dhe francezët mëtonin se gjuha frënge është tashmë gjuhë botërore.4

Francezët sillnin argumentin, që Esperanto nuk ka një kulturë kombëtare. Por ky argument supozon pikëpamjen internacionaliste të shekullit 20, në vend të globalizmit të shekullit 21. Internacionalizmi e koncepton botën si një koleksion vendesh të veçanta, anëtarët e të cilave janë në themel të mbyllur brenda vendeve të veta dhe që ndërveprojnë njëri me tjetrin vetëm përmes organizatave ndërkombëtare. Figura e internacionalizmit është një hartë botërore me shtete të ndryshme të treguara me ngjyra të ndryshme. Bashkësia mbarëbotërore e shekullit 21 është e ndryshme. Koncepti i saj bazohet në fotot e Tokës marrë nga kozmosi. Të gjithë njerëzit janë anëtarë të një bashkësie planetare. Si rrjedhim, ne do të duhej të komunikonim drejtpërdrejt njëri me tjetrin. Kur flitet për edukimin, duhet të marrim parasysh botën e të ardhmes.

Një pyetje e rëndësishme është se çfarë duhet të bëjmë ne në lidhje me edukimin gjuhësor Kemi nevojë për një plan, sipas të cilit të gjithë ne do mësojmë të paktën një gjuhë të përbashkët, në mënyrë që të gjithë në këtë bashkësi planetare të mund të komunikojnë me të tjerët, jo vetëm me ata që rastësisht banojnë në vendet ku përdoret e njëjta gjuhë kombëtare.

 

 

Si duhet të jetë gjuha e përbashkët e përbotëshme?

 

 

Çfarë duhet të bëjmë për edukimin gjuhësor të fëmijëve tanë? A duhet ata të mësojnë të paktën një gjuhë të përbashkët? Në se po, cilën gjuhë ata duhet të zgjedhin? A do mundej ta përdornim si gjuhë mbarëbotërore ndonjë gjuhë kombëtare, si anglishtja apo kinezishtja? Apo ne duhet të zgjedhim si gjuhë mbarëbotërore një gjuhë asnjanëse , artificiale, lehtësisht të nxënëshme, siç është Esperanto?

Ndonëse anglishtja është gjuha ime amtare, dua të argumentoj kundër pikëpamjes se anglishtja duhet të jetë gjuha e përbashkët mbarëbotërore që duhet t’u mësohet fëmijëve. Mendoj, që zgjidhja racionale dhe e drejtë moralisht për gjuhën e parë të huaj për të gjithë fëmijët është Esperanto. Qëllimi i fundit duhet të jetë, që njerëzit të mësojnë shumë gjuhë, por vetë gjithë fëmijët duhet të mësojnë të paktën gjuhën e përbashkët mbarëbotërore, që të mund të komunikojnë drejtpëdrejt më të gjithë Tokësorët e tjerë.

Duhet të kemi parasysh seriozisht përmasën morale të kësaj çështjeje.. Jam i mendimit që do ishte themelisht një çështje e pamoralëshme të zgjidhnim cilëndo gjuhë kombëtare që të shërbejë si gjuhë mbarëbotërore. Në se cila do gjuhë kombëtare do bëhej gjuhë mbarëbotërore, vendet që e përdorin atë gjuhë do fitonin një status përmbi vendet e tjera. Kjo luftë për status ka prodhuar tashmë dy luftëra botërore. Këtij konkursi ndërkombëtar ne duhet t’i japim fund.

Përdorimi i cilësdo gjuhë kombëtare do ishte edhe një vendim i padrejtë për të gjithë fëmijët, gjuha e parë e të cilëve është një gjuhë tjetër. Si njeri, gjuha e parë e të cilit është anglishtja, unë vazhdimisht kujtohem për padrejtësinë e situatës aktuale. Të tjerët duhet të mësojnë një gjuhë të re, ndërsa unë mund ta përdor gjuhën amtare. Çfarë padrejtësie! Unë jam njëri nga më pak se 5 % e njerëzve në tërë botën, që e përdorin anglishten si gjuhë të vet amtare.5

Prandaj, më tepër se 95 % e të gjithë njerëzve duhet të mësojnë një gjuhë të dytë në mënyrë që të marrin pjesë në konferencat ndërkombëtare, që e përdorin vetëm gjuhën angleze. Edhe sikur gjuha e përbotëshme të qe gjuha kineze mandarene, do ishte nevoja e 88 % të njerëzve në tërë botën që ta mësonin atë si gjuhë të dytë.6

Në se cilado gjuhë kombëtare do përdorej si gjuhë e përbashkët mbarëbotërore, vendet që e përdorin atë gjuhë do kishin një përparësi të padrejtë ekonomike ndaj vendeve të tjera. Përveç përparësisë që ata nuk duhet të japin mësim një gjuhë të dytë për fëmijët e tyre, ata kanë edhe përparësinë ekonomike që të tjerët do duan të vinë në vendet e tyre për ta mësuar më mirë gjuhën e tyre.

Me qënëse do ishte e nevojshme që nxënësit të mësonin gjuhën mbarëbotërore, kjo gjuhë duhet të ishte relativisht lehtësisht e nxënëshme. Me qënë se qëllimi ynë është, që fëmijët të mësojnë shumë gjuhë, ata duhet të kenë një përvojë të parë të mirë, që do t’i nxiste ata në dëshirën për të studiuar gjuhët e tjera. Mundësia më e mirë do ishte të mësojnë, së pari, një gjuhë krejt fonetike, nga e cila të mësonin së bashku edhe gjuhën e shkruar edhe atë të folur.

Anglishtja nuk është një gjuhë e tillë. Nuk është situatë logjike, kur fjalët “so” (S-O) dhe “do” (D-O), që duken kaq të ngjashme, duhet të shqiptohen kaq ndryshe. Në gjuhën angleze fjalë, të cilat ne do t’i shkronjëzonim ngjashëm, shqiptohen ndryshe sikurse fjalët e shkronjëzuara T-H-O-U-G-H dhe T-H-O-U-G-H-T dhe T-H-R-O-U-G-H. Gjuha angleze ka shumë gjëra të çuditshme, sikusre shtimin e shkronjës S te foljet në vetën e tretë njëjës. Parregullsi ka lidhur me rasat e ndryshme të së njëjtës folje, sikurse “go”, “went”, dhe “have gone”. Vini re zgjedhimin e parregullt të foljes “to be”: “I am”, “you are”, “he is”, për të mos përmëndur faktin që në shumë fjalë shkronja S shqiptohet si shkronja Z. Këto forma jo logjike të gjuhës angleze mbase i bëjnë shumë fëmijë thjesht të heqin dorë nga mësimi i cilësdo gjuhë të huaj.

 

 

Përparësitë e Esperantos si gjuhë e përbotëshme

 

 

Në vend të anglishtes ne duhet të përdorim Esperanton. Ata që asnjeherë nuk e kanë mësuar Esperanton, nuk e kuptojnë vlerën e karakterit të saj gjenial dhe sa lehtë mund ta mësojnë atë. Ata që asnjëherë nuk e kanë dhënë mësim Esperanton, nuk e kanë konstatuar se sa shpejt fëmijët e mësojnë atë.7 Të gjithë munden ta përcaktojnë lehtë qysh çdo fjalë duhet shqiptuar dhe shkronjëzuar.

Në se të gjithë fëmijët në botë do ta mësonin një gjuhë të planifikuar si Esperanto, do vinin përparësi të tjera. Njëra do qe ruajtja e gjuhëve minoritare që tani do zhdukeshin, në se se përballen me gjuhët që mbështeten nga vendet e fuqishme. Në se gjuhë e përbotëshme do qe Esperanto, njërëzit në këto bashkësi minoritare do mund të përdornin sërish gjuhët e vgeta brenda bashkësive të veta ndërsa Esperanton për komunikim mbarëbotëror.

Përparësia e dytë lidhur me kërkesën, që fëmijët ta mësojnë Esperanton, është se ata do zhvillonin një qendrim pozitiv ndaj mësimit të gjuhëve të tjera të reja. Eksperimentet kanë treguar, që nxënësit që kanë mësuar Esperanton, më pas i mësojnë më shpejt gjuhët e tjera evropiane.8

Një përparësi e tretë e mësimit të gjuhës asnjanëse mbarëbotërore si Esperanto është, që fëmijët zhvillojnë identitetin si anëtar i bashkësisë botërore, po ashtu sikurse mësimi i gjuhës kombëtare shpie në identitetin me atë bashkësi kombëtare.9

Në se të gjithë nxënësit do mësonin të njëjtën gjuhë të përbotëshme, ata do mendonin për veten si anëtarë të bashkësisë mbarëbotërore dhe do ishin më pak të prirë të luftonin në beteja kundër anëtarëve të tjerë të kësaj bashkësie.

Një përparësi e katërt lidhur me kërkesën që të gjithë fëmijët ta mësojnë Esperanton është se ata do mund të përdornin teknologjinë moderrne për të komunikuar drejtpërdrejt më fëmijët e tjerë kudo.10

Miqësitë personale mund të zhvilloihen pa pengesat e gjuhëve kufitare dhe të ndryshme kombëtare.

Esperanto mund të konsiederohet një gjuhë evropiane, dhe për rrjedhojë, mund të sillej argumenti që ajo duhet modifikuar për të shërbyer is një gjuhë e përbotëshme kulturalisht asnjanëse. A mund të bëhet Esperanto një gjuhë kulturalisht asnjanëse, në se do t’i trupëzonim asaj terma nga gjuhët aziatike dhe afrikane? Sidoqoftë, edhe në formën e tanishme Esperanto mbështetet me entuziazëm nga njerëzit në mbarë botën. Qeveria e Kinës ka bërë të paktën më shumë se çdo qeveri tjetër veprime që e mbështesin përdorimin e Esperantos.11

Për trajtimin e kësaj çështje, propozoj që Organizata për edukim shkencë dhe kulturë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (Unesko), që më 1954 dhe 1985 adoptoi rezoluta që shprehnin mbështetjen për Esperanton, të emërojë një komision për të zhvilluar një version pakëz të modifikuar, kulturalisht më asnjanës të Esperantos. Këtij komisioni i duhet dhënë një afat prej pesë vitesh. Anëtarë të këtij komisioni duhet të jenë disa esperantistë të tjerë me përvojë, përfshirë ata nga Azia dhe Afrika. Ky komision duhet të ketë edhe anëtarë, që e njohin mirë pixhin Hajnua dhe gjuhën indoneziane Bahasa. Në se komisioni nuk do arrijë të prodhojë një version të modifikuar kulturalisht asnjanës të Esperantos deri në mbarim të afatit të treguar, version aktual i Esperantos kishte për të qenë zyrtarisht i rekomanduar si gjuhë e përbashkët e përbotëshme që u duhet dhënë mësim fëmijëve kudo.

 

 

Përfundim

 

 

Esperanto është njëra nga shpikjet më të mëdha në tërë historinë njerëzore. Është një tragjedi e madhe, që ajo nuk u adoptua si gjuhë botërore në shekullin ndërkombëtar të 20-të. Tash, gjatë shekullit globalist të 21-të ajo ende nuk ka gjetur mbështetjen që e meriton. A mund të kish ndonjë çështje më të rëndësishme për të ardhmen e edukimit se sa përkushtimi mbarëbotëror për t’u mësuar fëmijëve kudo një gjuhë të përbashkët mbarëbotërore lehtësisht të nxënëshme, sikurse Esperanto?

Përktheu Bardhyl Selimi

(Marrë nga Internacia Pedagogia Revuo, nr .2/2014

1 Ronald J. Glossop, Southern Illinois University (Universiteti i Ilinoisit jugor) në Edwardsville (SIUE), Edwardsville, Illinois 62025, USA

rglossop@mindspring.com

2 Këtë propozim e mbështeti edhe qeveria shqiptare

3 Peter G. Forster. The Esperanto Movement f.172

4 The Esperanto Movement i Forster-it na informon se si propozimi i lordit Robert Cecil e nisi diskutimin dhe gjithashtu jep të dhëna të hollësishme se çfarë ndodhi pastaj lidhur me Esperanton në Lidhjen e Kombeve dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Shiko kapitullin e gjashtë, f. 169-187

5 The World Almanac and Book of Facts 2013. Në faqen 717 numri i treguar i njerëzve, që e përdorin anglishten si gjuhë të veten të parë është 328 milionë. Në faqen 733 numri i treguar i njerëzve në botë është 7 017 543 964. Kështu, përpjesëtimi i njerëzve, që e përdorin anglishten si gjuhë të veten të parë, është 4.67436 %.

6 The World Almanac and Book of Facts-2013. Në faqen 717 numri i treguar i njerëzve, që e përdorin gjuhën kineze mandarene, si gjuhë të vet të parë, është 845 milionë. Në faqen 733 numri i njerëzve në botë është 7 017 543 964. Kshtu përpjesëtimi i njerëzve, që e përdorin gjuhën kineze mandarene si gjuhë të vet të parë është 12.042218 %

7 Alvino E. Fantini dhe Timothy G. Reagan, Esperanto and Education: Towards a Research Agenda. Shiko veçanërisht faqet 27-33

8 Helmar Frank, “Valeur propedeutique de la langue Internationale” (Vlera propedeutike e gjuhës Ndërkombëtare) Journee d’etude sur l’Esperanto. Universite de Paris- Vincennes, nov. 1983, faqet 121-136 dhe J.H. Haloran, “A four-year experiment in Esperanto as an introduction to French” British Journal of Educational Psychology, Vol.22, nr 3 nov. 1959 faqet 200-204

9 Kurt E. Muller (bot) Language Status in the Post-Cold War Era. Shiko veçanërisht faqet 117-139

10 Humphrey Tonkin dhe Grahame Leon- Smith. The Future of Modern Languages in English- speaking Countries. *Esperanto documents, New series,18) Rotterdam, Universala Esperanto-Asocio, 1979, f.17

11 Ulrich Lins, “Esperanto as Language and Idea in China and Japan”,Language Problems and language Planning, 32:1 (2008) faqet 47-60 dhe “China Interreta Informa centro”: Historio de Esperanto” <http://esperanto.china.org.cn/world/shi-window/index5.htm&gt;

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s