Poezi nga Luanda Hajdari

  Poezi nga Luanda Hajdari     Stuhi Kërkoj lumin e shpresave Me peshën e rëndë të kohës, Rrugëve të dhembjeve djallëzore Mundohem t’u mbijetoj.   Por stuhitë e kohës Shpresat  m’i shkallmuan, Ëndrrat e  dëshiruara dështuan Skëterrave  përfunduan . … Continue reading

Konferenca e IV-të Shkencore Regjionale {Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi } “Ndryshimet në shoqëri përmes reformave me theks të veçantë në arsim, drejtësi dhe ekonomi” / Nga Selvete Abdullahu

Konferenca e IV-të Shkencore  Regjionale {Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi } “Ndryshimet në shoqëri përmes reformave me theks të veçantë   në arsim, drejtësi dhe ekonomi”.     Nga  Selvete Abdullahu     Puna e shkëlqyer e Institutit për … Continue reading

Nderim, në përvjetorin e vrasjes: “BAJRAM CURR, O BAJRAM CURR, EMRI YT S’ HARROHET KURRË!…” / Nga: Prof. MURAT GECAJ; publicist e studiues

  Nderim, në përvjetorin e vrasjes:                      “BAJRAM CURR, O BAJRAM CURR,                       EMRI YT S’ HARROHET KURRË!…”     Nga: Prof. MURAT GECAJ               publicist e studiues       BAJRAM CURRI       1.   Sado vite që … Continue reading

“PARLAMENTI I FTERRËS”, VENDI KU ËSHTË E NDALUAR TË FLITET PËR POLITIKË!.. / Nga: Anxhela Devole

“PARLAMENTI I FTERRËS”, VENDI KU ËSHTË E NDALUAR TË FLITET PËR POLITIKË!…

 

I pagëzuar, pas bisedës ndërmjet nipit dhe gjyshit, me më shumë se 30 anëtarë, “Parlamenti i Fterrës” vijon takimet edhe pas 25 vitesh, që nga krijimi. Tradita, që vazhdon edhe sot, me shpresën që ta trashëgojnë edhe fëmijët e tyre: Fterra të futet në rekordet “Guinnes”…

 

Nga: Anxhela Devole

 

“Vjen kur të duash, ikën kur të duash, njësoj si në Parlament.”-nga të gjitha pikat e Rregullores, kjo është kryesorja e “Parlamentit të Fterrës”. Janë një grup pensionistësh, të cilët kanë krijuar “Parlamentin e Fterrës” dhe takohen një herë në javë. Përgjatë 60 minutave, në vazhdim diskutojnë çdo gjë, përveç politikës. Janë të gjithë intelektualë dhe në tavolinën, ku konsumojnë kafenë, janë të barabartë të gjithë. Shkrimtari Bardhyl Xhama dhe vëllai i tij, Agroni (ekonomist), së bashku me ish-ushtarakun, Vexhit Gjoni dhe ekonomistin, Feksor Shkurti, flasin në këtë intervistë për “Parlamentin e Fterrës”, që nga themelimi e deri tani. Ndërsa anëtarët e tjerë të parlamentit janë: Muzafer Korkuti-Akademik, Halit Zhupa- ish-ushtarak, Rexho Kurupi-gjeolog, Roland Mita-fotograf etj. Gjatë takimit për intervistën, ishin 9 anëtarë të “Parlamentit”, të cilët me shumë dëshirë diskutonin për historinë e Fterrës dhe traditën, për t’u mbledhur së bashku, të cilën dëshirojnë ta trashëgojnë te brezat e rinj.

 

 

f 1

Nga një takim i disa anëtarëve të “Parlamentit të Fterrës” (Tiranë, mars 2016)

 

 

Si ju lindi ideja për të krijuar “Parlamentin e Fterrës”?

 

Agroni: Emri ka lindur shumë rastësisht. Një nga shokët tanë, një ditë, u ngrit dhe filloi të vishej mirë. E pyet nipi, që ishte rreth 4-vjeçar: “Gjyshi, ku do shkosh?”, dhe ai i përgjigjet: “Do shkoj te Parlamenti…” Do vi dhe unë”- i thotë nipi. Kështu, e mori dhe e pruri ne tavolinë dhe i tha ky është Parlamenti. Duke bërë shaka: “parlamenti-parlamenti”, i mbeti peemeri “Parlamenti” dhe pastaj, muhabet pas muhabeti, filluan të dalin edhe ato, që u quajtën “rregullorja” e Parlamentit, që të funksiononim njësoj si Parlamenti: vjen kur të duash, ikën kur të duash!? Kemi një rregull të vërtetë, në këtë tavolinë nuk lejohen biseda politike, se ne mblidhemi të çmallemi me njëri-tjetrin.

 

-Kur e keni krijuar “Parlamentin e Fterrës”?

 

Bardhyli: Kjo traditë ka filluar në vitin ’91-’92 dhe që nga ajo kohë ne nuk i jemi ndarë njëri-tjetrit, pra rreth 25 vjet. Nuk është se këtë e bëjmë vetëm ne, kjo ka qenë traditë me thënë të drejtën e të gjithë atyre që janë me origjinë nga fshati Fterrës, domethënë na ka mbetur si traditë kjo.

 

-Çfarë përmban tjetër “Rregullorja” e Parlamentit?

 

Agroni: Nuk lejohet të mbash nëpër  gojë njëri-tjetrin, të përgojosh dhe të shash. Ndonjë lavdërim edhe e bëjmë, se na pëlqen, por të fillojmë të shajmë njerëz nuk e bëjmë. Mblidhemi e bisedojmë, më tepër kujtojmë me nostalgji ngjarjet tona të vjetra të prindërve tanë, të njerëzve tanë. Kjo na bëri, pastaj, që krijuam edhe një gazetë, sepse ne kemi gazetën tonë dhe tani në maj bën plot 20 vite që është krijuar, me eemrin “Fterra jonë”. Atë e nxjerrim në mënyrë periodike, në dy muaj ose tre muaj, sipas rastit. Por ka vazhduar dhe, deri tani, ka shkuar në numrin 93. Me vullnet kemi krijuar goxha material dhe, po të shikosh të hapësh në internet, dalin mbi 30 mijë faqe. Ndërsa unë, në fondin tim, që shokët e quajnë “kasaforta e Agronit”, mund të kem mbi 30 mijë fotografi të ndryshme të të gjithëve. Kjo është ajo pjesa, që ne duam të mburremi pak (qesh). Akademia e Shkencave  ka 38 veta nga e tërë Shqipëria dhe dy janë nga fshati ynë. Gjeneralë ka pak Shqipëria, por këtu pranë nesh kemi një gjeneral. (Qesh)

Bardhyli: Kemi përmbledhur të gjitha, nëse mund të themi, ato që quhen histori, ngjarje nga më të ndryshmet, kujtime, biografitë e njerëzve më të shquar të të gjithë viteve. Fterra mund të futet në rekordet “Guinnes” për intelektualizmin, për shkollën, për njerëzit e arsimuar, që kanë mbaruar Universitetin. Kemi profesorë, doktorë, kemi kryetarin e Akademisë së Shkencave, kemi 5-6 shkrimtarë që janë nga më të dalluarit në Shqipëri. Jo vetëm për këta është shkruar në gazetë, por është shkruar edhe për njerëzit e thjeshtë, për nënat tona, që gati-gati kanë qenë analfabete. Është shkruar  gjithçka për fshatin, është absolutisht gazetë historike, në atë është përmbledhur tërë historia. Merita është e Agron Xhamës, Feksor Shkurtit dhe Muzafer Korkutit, këta e botojnë tani gazetën.

 

-Kush kujdeset për dukjen e gazetës së Fterrës?

 

Agroni: Faqosje, të tëra këto i bëj unë…

Feksori: Ne jemi kompjuteristë, pavarësisht moshës, punojmë në “Tvitter” e “Facebook”, punojmë fotografi. Bardhyl Xhama është fejsbukist i vjetër, Agroni po ashtu. Më i moshuari është 96 vjeç, edhe unë pas këtyre. Kemi edhe Xha Beqon, që s’na ka ardhur. Këta i ka kapur sëmundja e “Facebook”-ut, domethënë janë aktivë.

 

-Si do ta festoni 20-vjetorin e gazetës?

 

Feksori: Në maj gazeta futet në vitin e 20-të. Çdo vit, në ditën e fundit të majit, të gjithë bashkë shkojnë te Kodrat e Liqenit të Tiranës dhe e festojmë në natyrë, familjarisht.

 

-Po ata, që nuk janë nga Fterra, a janë pjesë e grupit tuaj?

 

Bardhyli: Po, kemi shumë shokë dhe miq. Ata i kemi bërë “qytetarë nderi”, po nuk i pranojmë si anëtarë. (qesh). Dy-tre veta edhe i kemi pranuar si anëtarë, por janë me votë konsultative. Këtu kemi një rregull të përgjithshëm, që pothuajse zbatohet gjithnjë:  kush ka ditëlindjen e festojmë këtu, çfarë bën ai në shtëpi me familjen është tjetër punë ajo; këtu do të mblidhen të tërë që të festojmë me një gotë raki, me gjëra sipas mundësive që ka secili.

 

-Si e keni caktuar vendin, ku takoheni dhe a jeni afër me njëri-tjetrin?

 

Bardhyli: Kemi zgjedhur qendrën, vetëm për këtë qëllim, sepse disa vinë që nga Kombinati, për shembull. Ne e kemi pasur këtë takim të përditshëm para 3-4 vjetëve. Mirëpo, pak mosha, hallet dhe problemet, tani e kemi lënë vetëm një herë në javë. Për shembull, ditën e shtunë është “seancë parlamentare”, kurse ditët e tjera i quajmë “mbledhje të komisionit”. Absolutisht, në asnjë ditë nuk kemi munguar, vetëm kur kemi qenë sëmurë.

 

-Zakonisht, takimi juaj zgjat 1 orë?

 

Feksori: Zakonisht, rrimë nga një orë. Ndërsa, kur kemi ditëlindje, rrimë dhe nga 2 orë. Kjo traditë s’ndodh vetëm në Tiranë, por edhe në Sarandë, se dhe atje janë 60-70 familje nga fshati ynë. Gjithashtu, mblidhen të shtunave, ndërsa të dielave, kur kanë ngjarje të shënuara, si ndonjë urim, pension etj.

 

-Këtu, në Tiranë, a njihni ndonjë grup tjetër, që mblidhet kështu, si ju?

 

Feksori: Jo! Një “dhomë” kemi, kjo është “dhoma e lartë e parlamentit”, ato janë “dhomat e ulëta”. Në Sarandë, po kështu dhe në Vlorë kemi goxha komunikim. Gjithashtu, ata janë të organizuar, mblidhen e pinë kafe në një lokal të caktuar, diskutojnë, kështu siç bëjmë ne. Ne jemi pak si më të mirët, më të bukurit, më të organizuarit (qesh). Ata marrin shembull nga ne. Kur vjen ndonjëri nga ata në Tiranë, që na sheh këtu, thotë: “sa mirë e bëni juve, kështu do e bëjmë dhe ne”. Është një traditë, që s’është vetëm e jona, e bëjmë të gjithë. Shpresojmë që ta vazhdojnë edhe fëmijët tanë, kjo është kryesorja.

 

-Po ata, që nuk janë të pranishëm në takimet që bëni, i “ndëshkoni”?

 

Agroni: Ne jemi shumë liberalë, në këtë kuptim. Secili zgjedh atë, që i pëlqen. (Gjatë bisedës me Z. Agron, vjen një anëtar i “Parlamentit të Fterrës”, të cilit ata e thërrasin “Çiklisti”, sepse është shumë i shpejtë, kur ecën me biçikletë). Ne nuk detyrojmë dot njeri, pasi kemi një parim: Secili të shkojë atje, ku e ndien veten më mirë. Dhe ky mjedis, ku ne mblidhemi, është bërë vetë interesant. Kështu që vinë vetë këtu, nuk i detyrojmë ne. Sa herë vjen këtu (i referohet Çiklistit), na jep karamele. Ky është një nga miqtë tanë, nga Vora  dhe është bërë pothuajse “anëtar nderi”; ky është Arif Bej Vora.

 

Bardhyli: Kemi edhe disa miq shumë të nderuar, që janë në Evropë. Është Agim Gashi, poet dhe shkrimtar nga Kosova dhe Mentor Thaqi. Këta janë pjesë e Parlamentit tonë dhe në “Facebook” janë shumë aktivë. Janë shkrimtarë dhe vjershat, që kanë bërë për Fterrën, janë të shkëlqyera.

Vexhiti: Parlamenti  ynë ka një veçori, nuk është rastësi që mblidhemi, sepse kërkohen këto gazeta që nga Kanadaja dhe Australia. Si Parlament ka dhe disa kontribute, që janë vërtet të vyera dhe në mënyrë të veçantë për bashkëfshatarët tanë. Ne kemi marrë nismën e kemi dhënë lekë për varrezat e fshatit, që sot janë më moderne se të Tiranës. Kemi financuar për të mbajtur rrugën e për ta rregulluar atëë. Kemi marrë edhe një nismë që, një herë në 5 vjet, të festojmë së bashku me bashkëfshatarët tanë në fshat. Atje  shkojmë nga të gjitha anët dhe festojmë një ditë të bukur, kushtuar bashkëfshatarëve, që kështu të lidhemi më shumë me ata, që kemi atje. Dhe qëllimi ynë ky është, ne jemi këtu, por mendjen dhe zemrën i kemi atje. Pra, ata janë në shpirtin tonë.

 

Bardhyli: Kjo është pjesë e traditës. Bisedojmë për fshatin, ndihmojmë me sa kemi mundësi. Ka ndodhur që kemi ndhimuar dhe me lekë, pak lekë, sa kemi për ta bërë këtë punë. Gazeta jonë, për shembull, botohet me sponsorizime. Madje, ka radhë për sponsorizime. Kështu, paguajnë ata, që janë në Kanada, Itali, Greqi ose Amerikë, se është një dëshirë e madhe e tyre. Ata tani janë shpërndarë në të katërta anët e kontinenteve.

Vexhiti: Më e bukura, nga të gjitha këtu, është se s’ka “të mëdhenj dhe të vegjël”. Këtu janë të gjithë njëlloj, si ai që është profesor dhe  si punëtori. Janë të thjeshtë, të mirëpritur, të dashur; dëgjohet mendimi dhe s’pranohet një fjalë e keqe.

 

 

( Botuar në Gazetën “Shekulli”: anxhela.devole@shekulli.com.al )

Tiranë, mars 2016

 

 

Thekse vlerësimi për romanin “Zonja me të kuqe” të Majlinda Nana Rama / Nga Dan Kosumi ( Shkëputur nga Me Arteka )

  Thekse vlerësimi për romanin “Zonja me të kuqe” të Majlinda Nana Rama     Nga Dan Kosumi   ( Shkëputur nga Me Arteka ) http://www.mearteka.net/kritike/thekse-vleresimi-per-romanin-zonja-me-te-kuqe-te-majlinda-nana-rama-dan-kosumi/     Romani “ Zonja me të kuqe” promovohet në Europë… ( përgatitur nga … Continue reading

Reçenca letrare për vëllimin poetik “ Ciklon” të autores Irina Hysi. ( Autorët : Safet Hyseni, Agron Shele dhe parathënia nga Jorgo Malo )

  Reçenca letrare për vëllimin poetik “ Ciklon” të autores Irina Hysi. ( Autorët : Safet Hyseni, Agron Shele dhe parathënia nga Jorgo Malo )     Titulli: CIKLON   AUTORE : Irina Hysi Piktura e kopertinës dhe idea : Jani Zhonga Grafika … Continue reading

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

Fatbardha Xhani myslimaj

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

UNË DO TË KUDESEM QË TI TË JESH MIRË                                                                                                                                       

 

Ti mos u lodh të kuptosh

ku qëndron sekreti im.

Unë nuk jam e bukur

format e mia i përsos lëvizja…

 

Kur unë filloj të tregoj,

ti mendon, uf ç’ gënjeshtra?!

Unë them qielli është në krahët e mi

hapësira është në sytë e mi,

e ardhmja është në hapin tim…

 

Dëgjo se çdo të të them tani:

pranvera është në frymën time

hape gojën të të jap jetë

Vjeshta është në buzët e mia

lermë të të thith nektarin

e të marresh mjaltin

curril në harrimin e çastit tonë…

 

Unë jam një grua

mos u lodh duke menduar

se çfarë të tjerët shohin në mua.

Ata përpiqen aq shumë,

por nuk mund të prekin misterin tim

preke ti,

të lutem…

 

Ata nuk mund ta shohin

dritën e ninëzës time

pas prekjes së diellit tënd

është dritë që dhëmb…

 

Unë vetëm Ty ta them

Vetëm Ty ta tregoj!

 

Ti shiko harqet e ylberëve

mbrapa breshërit tim

diellin e buzëqeshjeve të mia,

udhëtimin e gjinjve të mi,

Hirin e stilit tim…

 

Tani ti mund ta kuptosh

pse koka ime nuk është ulur.

sepse unë nuk shaj

unë hesht kur duhet të flas me zë të lartë

të egër

të vërtetë..

hesht dhe gumëzhij si erë e gjelbër!

 

Kur me ndjek

Kur më sheh mua duke kaluar thjeshtësisht

pa bujë

pa kreni boshe

kjo duhet të bëjë që ti të ndjehesh krenar…

 

Unë të lutem

beso gjurmën që lë këmba ime,

përkedhel hijen e flokëve të mi

lëri gishtërinjtë e tu

në pëllëmbën e dorës time…

 

Unë jam grua

unë do të kujdesem që ti të jesh mirë

edhe sikur zemrën

të ma bësh thërrime…

 

 

 

TRI PYETJE NJË PËRGJIGJE

 

Ti mbremje pse bie kaq e purpurt

Ti erë pse prek ëmbël ëndrrat e mia

Ti diell pse zhytesh ngadalë duke u lutur…

Po vjen pranvera, më prek dashuria!!

 

 

 

EKZISTON

 

Në detin që luan me dallgët

Në ajrin që luan me retë

Në besën që lidhet tek fjalët

Ekziston dashuria e vërtetë…

 

Në shiun që tokën e ngin

Në hënën që ngrin nëpër retë

Në diellin që verbon pasigurinë

Ekziston dashuria e vërtetë…

 

Në gonxhen që ëmbël lulëzon

Në lulen që dridhet nën vesë

Në aromën që bletën tërbon

Ekziston dashuria e vërtetë…

 

Dhe kur unë do të kem ikur

Kur Bardha kujtim do të jetë

Në këto vargje lotëndritur

Do ekzistoje dashuria e vërtetë…

 

 

Poems by S.L.Peeran

 

S. L Peeran

 Poems by S. L. Peeran

 

 

A SAVIOUR

 

He feels sad, with people

Surrounding, craving for favors

Relating tales of woes, of pathos

And grief. He is adulated as being

A savior, a Saint, a Redeemer.

He is aware of the weaknesses of a being.

The fear of wrath of the Divine drives him

To be in the midst of his creatures,

Who look up to miracles

From purified souls. He radiates

The effulgence of the sun, the

Brilliance of the Moon, the calmness

And depth of the ocean, the fragrance

Of a Rose. The ecstasy of

Communion with the Divine,

Has released him from human

Bondage & sufferings of the soul.

From the depth of his heart, he

Calls out, “Allah Malik”,

Have mercy on your beings

 

 

 

DAMNED MAN

 

 

The sorrows of the blind world afflict me,

Drowning me in an ocean of deep pathos.

Blood of humans’ flows like a stream of water;

Cries of pain and anguish rend the still air,

Like dust of storm, sins of man rise upwards.

The wondrous blue sky is darkened with grief,

The holiness and aura of man is damned,

Stars no longer twinkle to charm one’s eye.

The Sun and Moon lie eclipsed to mourn the loss

Of God’s creation, destroyed by selfish man.

 

 

 

BLESS ME

 

 

Oh! If only I could dream of Thee

And see Thy beauty and effulgence,

Thy charm, Thy benign look, Thy smile,

To relieve me of my pain and anguish,

My despondency and perplexity,

That has left my life so shattered!

O sweet one; O Thou deliverer

From all miseries and calamities!

O Thou most compassionate one,

O haven of peace and tranquility!

Bless me, enlighten my dark soul,

Redeem me from all vicissitudes,

Guide me to a life of bliss,

Of solace and contentment.

I have heard, O Eternal Lord,

Thou showiest Thy choicest blessings

Upon all Thy chosen ones

Let me, then, be one of them.

 

 

 

Informacion i shkurtër për romanin dhe skenarin për film artistik me metrazh të gjatë, me titullin “Fajin e kishte Shopeni“ ( Ose: POLAKJA”) i autorit Xhevat Mustafa.

    Informacion i shkurtër për romanin dhe skenarin për film artistik me metrazh të gjatë, me titullin  “Fajin e kishte Shopeni“   ( Ose: POLAKJA”)  i autorit Xhevat Mustafa.   Romani”POLAKJA” dhe skenari përgatitur mbi bazën e tij, me … Continue reading

Refleksion për “Këngët e Serafina Topisë” – Shkëputur nga MeArteka / Nga : Majlinda Nana Rama

Refleksion për “Këngët e Serafina Topisë”  Shkëputur nga MeArteka http://www.mearteka.net/kritike/refleksion-per-kenget-e-serafina-topise-majlinda-nana-rama/     Nga :  Majlinda Nana Rama     Një analizë e realizuar mjeshtrisht nga  shkrimtarja, studiuesja  nga Fieri, Majlinda Nana Rama, një autore librash  si dhe studime. Autore e … Continue reading

TË PASHË NJË LOT – George Gordon BYRON / Përktheu në shqip Maksim Rakipaj

 

TË PASHË NJË LOT

George Gordon BYRON

 

Thashë se qaje – kur pashë një lot

Nga syt’e kaltër rrëshkiti poshtë;

Pastaj me vehte, se si m’u bë

U venit zafiri, nuk ndriti më,

Kur pashë të qeshje – dhe drit’ u bë;

Gjithçka u mbush me ngjyra, dritë

Nga gazi që lëshonin sytë

Ashtu si retë, atje tej, lart

Ëmbëlsisht dielli skuq e përflak,

Mbetet ende shkëlqim i tyre

Vjen mbrëmja – s’na hiqen prej syve.

Kështu buzëqeshja jote më ndrit

Të nxirë kur e kam këtë shpirt;

Diell i saj lë pas një flakërim

Që ndrin zemrën dhe shpirtin tim.

 

© Maksim Rakipaj

 

 

Maks Rakipaj

Përktheu në shqip Maksim Rakipaj

 

 

Vjedhja e së kaluarës parahistorike nga serbët- Shën Marku i Korishes. / Nga Fahri Xharra

 

 

Vjedhja e së kaluarës parahistorike nga serbët- Shën Marku i Korishes.

 

 

fah 2

Nga Fahri Xharra

 

“Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë.”

Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.(At Gjergj Fishta,1919 në Konferencën e Paqes në Paris).

Përputhja e trojeve që flisnin dikur e që edhe sot flasin shqip me kufinjt etnikë të ilirëve të jugut e të epirotëve të lashtë mbrenda e jashtë Shqipërisë mund të shpjegohet vetëm me autoktoninë e shqiptarve në këto troje. “Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë, banesë e përmallshme e hyjnive të moshës përrallëzore.(Fxh.

“ Jemi të vjetër sa stalaktitet e shpellave te maleve tona “

Shqiptarë u bënë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Pra dhe jemi .

 

fah 3

 

 

fah 4

 

“Nga krahinat serbe te cilat ishin edhe ne shek. 19-të ndër Turqi, me rëndësi të posaçme për ne ( për serbët pra .fxh) ishte edhe Kosova dhe Metohia. Pozita e saj gjeostrategjike i jepte këtyre anëve një rol të madh . Kjo luginë, e Kosovës dhe e Metohisë e kishte një rëndësi të madhe për lidhshmërinë e Adriatikut   me vendet e Evropës Jugore dhe vendet tjera të Ballkanit” -shkruan në shkrimet kishtare serbe .” Ajo është e rëndësishme sepse ishte çelësi i Luginës së Moravës dhe Vardarit por e kishin edhe rëndësinë e madhe për historinë e vjetër të Serbisë”

“Kosova banohet me shqiptarë musliman dhe të krishterë që kishin zbritur nga Veriu i Shqipërisë ; ku në fillim e pushtuan Dukagjinin që në shek. e 13-të e pastaj më vonë fiset shqiptare e pushtuan edhe Kosovën, Rashkën e Vjetër ( Rasi ) e deri në Jablanicë, Toplicë, Kkosanicë, Moravicë të Preshevës si dhe krahinen e Vranjes Pomoravljes. Kolonistet shqiptar pastaj e vazhduan kolonizimin e tyre dhe arritën deri në Nish “- E shihni pra, ne “ishim kolonizatorë “ të tokave “serbe”????

 

( Literatura për të interesuarit : “ Радомир Николић, Ширење Арнаута у српске земље, Београд 1914, 124‒126. 14 Бранислав Нушић, Са Косова на сиње море, Београд 2005, 202‒204. 15 Ђоко Слијепчевић, Српско-арбанашки односи кроз векове са посебним освртом на новије време, Хилместир 1983, 118‒122. 16 Гастон Гравије, наведено дело, 19. 17 Димитрије Богдановић, Књига о Косову, Београд 1990, )

Nga këto pushtime dhe kolonizime ishte edhe Korisha e Prizrenit në Kosovë; ku është Kisha e Shën Pjetrit ( shek.13 ). Kisha në shpellë përmendet shumë herët në dokumentet serbe.

(Свети Петар Коришки је умро у дубокој старости, а житије о њему је написао, око 1310. године, Теодосије Хиландарац. У науци фигурирају две различите године када су његове мошти пренете у пећинску цркву Манастира Црна Река, код Рибарића – 1572. и 1753. Зна се, међутим, да је манастир Св. Петра Коришког постојао све до 1760. године. Његов последњи игуман Нићифор сведочи да су, ферманом султана Мустафе III, преостале манастирске земље пренете у метох Манастира Светог Марка Коришког. )

 

Po kush ishte ky Shën Pjetri serb ? (Свети Петар Коришки ) .

A nuk ka metoda dhe ekspert të fushave relevante në nivelet botërore që do të na e zbërthenin këtë mashtrim serb ? Ky farë Sveti Petar i Korishës së Prizrenit qenka shenjtor i krishterë serb, i lindur në Korishë ?

Pra miq . edhe në shpellat e Kosovës, serbët ishin të parët që e filluan krishterimin .

Literatura, për te lexuar më shumë nga burimet serbe, të cilave duhet dhënë një përgjegje shqiptare:
-Иван Степанович Јастребов: Манастир Св. Марка, у Иван Степанович Јастребов: Стара Србија, Српска краљевска академија, Споменик XLI, други разред, 36, Београд 1904; Исто: И. С. Јастребов: Стара Србија, НИП “Нови свет” – Народна и универзитетска библиотека, Приштина, 1995, стр. 158 – 166; -Милан Ивановић: Црквени споменици XIII – XX века, Задужбине Косова, Призрен – Београд, 1987, 462 – 463; Радосав Стојановић: Свети Марко Коришки, путопис, Јединство, Приштина, 25 – 26. јул 1992, 8; Исти: Видовдански гласник, Грачаница, 2, 1993, 34 – 35; )

 

 

Irani dhe Bullgaria: Fodullëku për Fillimet e tyre Antike – Tomasz Kamusella, Universiti i St Andrews / Përktheu : Bardhyl Selimi

 

f 1

Irani dhe Bullgaria: Fodullëku për Fillimet e tyre Antike

 

Tomasz Kamusella

Universiti i St Andrews

 

 

Festimet e pakursyera të 1300 vjetorit të themelimit të të ashtuquajturës Perandori Bullgare kanë qenë një çështje kureshtare, tepër josocialiste, ngulitur si mit i dijes nacionaliste. Frymëzim për këtë përvjetor ishin festimet në vitin 1971 të 2500 vjetorit të themelimit të Perandorisë Persiane nën shahun Muhamed Reza Pahlavi (1919- 1980) nga monarkia iraniane.

Udhëheqësi bullgar, Todor Zhivkov (1911- 1998) u ftua në Iran si përfaqësues i turqëve që flasin bullgarisht në Bactrinën Perse që ndodhet tani në Afganistan dhe Taxhikistan gjatë kohës ë Aleksandrit të Madh.

Por Zhivkovi nuk pranoi të marrë pjesë, mbase për shkak të lidhjeve shumë intime të Iranit me SHBA. Bullgaria, si anëtare e Bllokut Sovjetik, për t’u krenuar si një aleat besnik i Bashkimit Sovjetik. Dërgimi i një delegacioni zyrtar do të merrej nga Kremlini si shenjë tradhëtie, që do shpinte në shkarkimin e butë të Zhivkovit nga posti i sekretarit të parë të Partisë Komuniste Bullgare.

E bija e Zhivkovit, Ludmilla Zhivkova (1942- 1981), kishte interes për çështjet ezoterike. Ajo iu lut të atit që, në vend të tij, ajo të lejohej ta përfaqësonte Bullgarinë gjatë festimeve të 2500 vjetorit në Iran, por pa dobi. Pavarësisht nga fakti që Zhivkovi i dha një mbështetje të ftohtë Iranit, ministria iraniane e punëve të jashtëme e dekoroi ambasadorin bullgar me medaljen e 2500 vjetorit të Perandorisë Persiane që iu dha më pas udhëheqësit bullgar.

Si kryetar (në rangun e ministrit) të Komitetit të Kulturës (ministria e kulturës  njihej atëhere me këtë emër në Bullgari), Ludmilla Zhivkova, i priu organizimit të 1300 vjetorit të Bullgarisë. Këto festime u bënë në vitin 1981, dhjetë vjet pas asaj të Iranit.

Në Iran popullsia islame u detyrua të festojë një ngjarje jo islamike madje pagane, atë të formimit të Perandorisë Persiane. Në mënyrë të ngjashme, në Bullgari popullata ortodokse sllavofone duhej të kremtonte një ngjarje të huaj joortodokse (sërish pagane) dhe jo sllave (dmth turke) të formimit të Perandorisë Bullgare.

Kjo nuk i bëri mirë as Shahut, as Zhivkovit. Ata që besojnë numerologjinë mund të shohin se kremtimet e së shkuarës madheshtore në Iran ishin shenjë e qartë e arrogancës. Tetë vjet pas kremtimeve të 1971, perendesha e hakmarrjes Nemesis solli Revolucionin Islamik të 1979 që e rëzoi Shahun dhe regjimin e tij. Po kështu saktësisht tetë vjet pas kremtimeve në Bullgari, kjo perëndeshë solli hakmarrjen e Revolucionit të 1989 në atë vend.

Zhivkovi u largua butë nga posti, po ashtu regjimi komunist. Mbase kjo është një përputhje, por e mbarsur kaq shumë me kuptime simbolike.

 

 

Bardhyl Selimi

Përktheu : Bardhyl Selimi

 

26 mars 2016

 

Regjisori që gdhend shpirtin e Çamërisë ( Portret i regjisorit Kujtim Gjonaj ) / Namik Selmani, shkrimtar

Regjisori që gdhend shpirtin e Çamërisë

( Portret i regjisorit Kujtim Gjonaj ) 

 

 

portret namik

Namik Selmani, shkrimtar

 

 

…Disa hapa me këmbë të zbathura në rërën e bregut të një deti është pa dyshim një etyd shumë jetësor artistik. Një detaj poetik që kërkon dhe shumë profesionistë që ta realizojnë në një xhirim. Pa dyshim dhe ta ideojnë.  Kërkon një sfond muzikor të denjë për këtë udhëtim sa të prekshëm dhe aq ëndërror. Pa dyshim dhe shumë simbolik. Është jeta që në të merr një Kod të veçantë tërë mister dhe dritë. Është dhe fati i Çamërisë sonë së dritëzuar në këto hapa me një këngë me një oi çame. Me një bulurimë, me një sokëllimë që zgjohet  thellë varreve të mbetur shkretë me një zgjim shpirtërash të atyre që kanë mbetur pas krahëve të disa brezave që kanë kaq shumë mall e dhimbje. Më tej dy fëmijë në një rrugë që shohin një bust njerëzor të një Mësuesi të Rilindasve. Hasan Tahsini. E dua historinë si një shpirt të madh si deti, si breg ku vijnë e shkojnë detarë, gjemi, pamporë, si kuaj të palodhur detesh, tragete apo dhe pelikanë të bukur, zgalemë, herë herë si  korba që  çukisnin trupat e të vdekurve që ecin drerjt ëndrrës,  pse jo dhe ëndrra sfinksiane, e rizgjuar here pas here që fluturon më larg e më shpejt se avionët që bredhin qiejve të botës. Me frikën se një ditë dikush mund t’i rrëzojë nga toka. Dhe më në fund një skenë, një detaj  që do ta kishin zili regjisorët e mëdhenj të botës shqiptare e më gjërë për natyrshmërinë dhe naivitetin e  moshës që do të ishte motivi më i madh i jetës së tij artistike qoftë ajo e shkruar në libra, në skenarë apo edhe në filmat e që, më vonë do ta ngjisnin në shkallët më të larta të nderit të një kombi në vitin kur Presidenti i Republikës do i jepte titullin më të madh  “Mjeshtër i Madh” ….Dikur kur ai ishte vërtet i vogël, në klasë të tretë fillore ai bëri një bisedë me ish mësuesen e tij  që do të ishte tharmi i një të ardhmeje të ndritur dhe i një drame që ai nuk e ishte lexuar që atëherë.  Emri i Hasan Tahsinit e ngacmonte si personzh natyrisht në botën e  tij fëminore dhe e pyet një ditë mësuesen:

-Mësuese, kush ka qenë Hasan Tahsini?

-Ka qenë një patriot, -i tha mësuesja dhe asnjë fjalë më tepër. Asgjë më shumë nuk  dinte ajo e bekuar.

Dhe ky mister që u shfaq në sytë qelqorë të këtij fëmije, këtij regjisori të ardhshëm do të bëhej jo vetëm tharmi për një film për të parë dhe për mbarë Çamërinë. Duhet thënë që në fillim dhe me zë të lartë. Nëse do të kishte një garë sa miqësore aq dhe zyrtare në fiksimin e historisë së Çamërisë në filma artistikë dokumentarë asnjë veç tij nuk e ka trajtuar kaq shumë kaq artistikisht e, mbi të gjitha, me kaq dashuri temën çame.  Me këtë mbresë lirie i mençuri,  shqiptardashësi dhe regjisor i përmasave kombëtare fitues i mjaft Çmimeve Kujtim Gjonaj ka të paktën 50 vjet që jeton. Jo vetëm si kureshtje po, mbi të gjitha, si artist qytetar.  Më vjen mirë që Çamëria ka zgjedhur këtë Ambasador të jashtëzakonshëm të shpirtit të saj në ekran në shkojmë në Betejën e Kujtesës këtë njeri të mirë e të aftë.

-Jam jugor,-e nis rrëfimin Kujtimi,-e Çamëria dhe çamët më kanë hyrë në zemër. Para se të isha gazetar, se të isha regjisor, unë isha dhe mbetem njeri, mbetem shqiptar që me çamët jemi një gjak, kemi motive të njëjta këngësh, vallesh. Kemi fëshfëritjen e ullinjve, vajin e shijshëm të ullirit, kemi urimet, përrallat, kemi dasmat, kemi odat, kemi butësinë njerëzore që dallohet në të gjithë jetët njerëzore të këtyre viseve.  Dhe kjo “Çamëri” e përbashkët pak nga pak e shumë natyrshëm erdhi brenda meje, brenda nesh. Duhet të më besoni se shokët më të mirë që kam aty dhe kam ende, kanë qenë dhe janë çamë. Kam qenë në lagjen “Hasan Tahsini” Një emër që çuditërisht kishte ardhur që nga koha e Zogut  dhe nuk ka ndërruar as dhe tani pas gati një shekulli.   Po aty njohu Fatmir Mingën, djalin e të paharruarit fisnikut Hasan Minga. Ka njohur Njazi Kapolin dhe familjen e tij ka njohur Mërgjyshët, mes të cilëve Nexhatin. Ishte një kat më poshtë me familjen e Mingajve dhe Kujtimi-djalë që po rritej që i vogël në atë shtëpi, në atë pallat, gëzonte me sukseset e tij edhe atë familje çame. Madje ai kujton se kur u martua dhe u fëmilua nënë Fajkaja u gëzua si ta kishte djalin e tij dhe i tha me shumë gëzim: “Shuqur more djalë, se të kam si djalin tim,  Shuqur që u shumove more Kujtim! Mos u mundo që të bësh atë pyetje të çuditshme nëse ai është zënë një ditë me ndonjë djalë çam. Harmonia e ka bërë atë bashkim loje mbresash, emocionesh që do të ishin “fabrika” ku ai më vonë do të investonte artin e tij të filmit. Ka njohur nga afër e ka pirë kafe është konsultuar sa e sa herë edhe një shkrimtar disident çam Bilal Xhaferrin. Atë shkrimtar  që dikur do të kishte një djep në fshtin që linda dhe unë. Në vitin 1992 shumë shkrime shumë skenarë studime mjaft prej tyre edhe me temën  çame. Duke parë si  në një film të bukur artistik të gjithë këtë kontribut,  të shkon mendja dhe ata ajo që nuk është bërë ende për ekranin filmik për Çamërinë. Ende ne nuk kemi një film artistik  për  Çamërinë të metrazhit të gjatë me aktorë të Kosovës Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Nuk është vështirë që të bëhet dhe skenari. Tashmë pas 25 viteve problem çam ka më shumë dritë historike. Duhet të kujtojmë të gjithë se si një film me metrazh të shkurtër artistik në Kosovë si filmi  “SHOK” u ngjit deri  në majat e OSKARIT. Një gjë e tillë  mund të ishte po me kaq art edhe për temën çame. Tema çame me regjisorë të talentuar me aktorë që nuk i mungojnë këtij kombi,  dhe me shpenzime që i kanë munguar këtij lloji filmi.

Janë 50 filma shqiptarë ku Kujtim Gjonaj është ndër të tjera edhe regjisor, skenarist ose producent që të jep të drejtën të thuash “NJË JETË ME FILMIN DHE PËR FILMIN”. E kjo plotësohet edhe më shumë me punën si studiues, si pedagog, duke qenë për disa vite edhe si pedagog pranë kurseve të Kinostudios “Shqipëria e re”, për disa vite si drejtor  i AlbaFilm Studio. Brenda këtyre viteve që asnjëherë nuk mund të futen në kornizat e vërteta e të sakta të një shkrimi të një filmi ka qenë dhe mbetet edhe Çamëria. Në vitin 1986  do të filmonte 10 minuta për një çam fisnik si ishte Lad Muhedini.

që mund ta quajmë dhe librarin  e parë e Tiranës.

Me filmimin e këngës së Çelo Mezanit do të niste një cikël filmimesh për Çamërinë. Përtej genocidit që do të shprehej në filimin e bukur më të gjatin “Ëndrra e Çamërisë”.  Përherë e ka quajtur Çamërinë si një Palestinë të harruar të Ballkanit. Një term që dhe sot i rrëfen për dhimnbjen, por dhe krenarinë për historinë e lavdishme të saj.

Vite e largëta të moshës i kujtojnë se pas rrugicës ku kishte shtëpinë e ku kaloi fëmijërinë ishte dhe  “shkollën” e Çamërisë që e bëri atë përjetësisht një Mik të nderuar të Çamërisë.  Vinte miqësia më e madhe që ai ka patur ka qenë ajo me çamët edhe pse nuk kishte asnjë arsye që të harronte vendlindjen e tij sa epike aq dhe lirike si Tepelena. . Një miqësi që ishte test i pagabuar i një të ardhmeje që nuk ishte thjesht një tavolinë kafeje apo dhe menjë gotë të vogël pijeje përpara, por një art i pavdekshëm kombëtarv, një art që do të futej në pasurinë më të madhe të shpirtit të një kombi si kombi shqiptar që vazhdon ta ketë këtë krahinë si pengun më të madh.  Pas miqësisë  me Bilal Xhaferrin njohu dikur dhe një poet të njohur të persekutuar në burgjet e komunizmit si Bedri Myftari që, për disa vite ishte dhe kryetar i Shoqatës Politike Atdhetare “Çamëria”.  Poeti Bilal Xhaferri u fut në sa e sa biseda në shumë tekste të skenareve të filmave të tij. Pa dyshimm dhe të pjesëve filmike si detaje. Dikur miku I tij Muharrem Skënderi I kishte thënë me guxim pasi kishte lexuar librin e tij “ Krasta Kraus’ se proza e tij e sfidonte edhe atë të Kadaresë. Dhe filloi që në rini një lloj “ borxhi” që ai po ia jepte vetes dhe që do ta shlyente për një jetë të tërë. Borxhi i Çamërisë. Një tepelenas që i rrihte zemra fort dhe për të  do të fillonte gjurmimin artistik që në vitin 1973 kur për herë të parë shpërtheu me të gjithë ngjyrat e botës çame dolën te këngën e mrekullueshme e Çelo Mezanit të këndruar nga dhe me vallen e pavdekshme të Osman Takës të interpretuar nga Taip Madani. Në vitin 2000 me një marrëveshje shtetërore xhiron në Greqi një film për Ali Pashë Tepelenën, por që ai e shfrytëzio si mkohë që të bënte shumë xhirime për një film të ardhshëm për Çamërinë. I bukur film. Natyrisht që Ali Pashë Tepelena mbetet një figurë e rëndëshme edhe për çamët. Edhe pse nuk e ishte në skenar në ato ditë të ngjeshura ai i thotë operatorit: “Eja të hidhemi në Thesproti!”  Po, duhej xhiruar një “Çamëri “ e ardhshme e filmit “Ëndrra e Çamërisë” Kështu xhiroi plane nga Filati, Suli, Gumenica, Parga. Në Dodonë pa tërë ato vlera që ka krijuar kombi ynë. Piku kafe në breg të Akeronit për të cilin flet miti i lashëtësisë.  Këtë e bëri edhe kur xhironte filmin për Faik Konicën. Atë kohë ai mban mend dhe një incident që i ndodhi  me policinë greke që natyrisht edhe e vëzhgonte për atë që po bënin. Për fat policja ishte me origjinë shqiptare dhe mjaftoi vetëm me një heqje vërejtjeje “Kujdes kur të xhironi!” E kaloi butë situatën.  Kujton me nderim atë ditë të viti 2005 ku u promovua në Tiranë, në Durrës në Vlorë e në Sarandë filmi i tij si regjisor “Ëndrra e  Çamërisë”  që do të xhirohej në disa shtete deri në Amerikë. Nuk kishte ndodhur që një film dokumentar të kthehej tre herë me duartrokitje dhe me lotë të nxehtë të spektatorëve. Kam patur ta shoh këtë emocion kur e kam parë dhe vetë në trojet etnike si në Ferizaj, në Gjilan, në Preshevë, në Tetovë etj  Na thotë se marrja e titullit të lartë “Mjeshtër i Madh“ ishte edhe si propozim nga miqtë e tij të Shoqatës “Çamëria” me të cilët ai ka mjaft vite që bashkëpunon..

Para se të bënte filmin dokumentar me metrazh të gjatë për Çamërinë, bëri një film me titull “Përse”. Ishin shumë “përse” që viheshin në film dhe që kishin lidhje me historinë e Çamërisë.

Në mes të miqve artistë që ka patur si bashkëpunëtorë veçon skenaristin, shkrimtarin Enver Kushi me të cilin ka patur bashkëpunimet më të rëndësishme në filmat e tij.  Këtë lidhje artistësh  ai e ka edhe tek filmi i fundit që ka përgatitur dhe që pret që të zgjidhet prpblemi financiar. Është filmi për Dinejtë që kanë lënë gjurmë të mëdha në jetën politike, diplomatike e artistike të Shqipërisë, Perandorisë osmane, Francës etj

Ngjarja e fëmijërisë i vjen në kohë në kujtesë. Si tani kujton ditën kur pyeti mësuesen për Hasan Tahsinin. E vazhdoi këtë kureshtje në vitet e fundit me një veprim që ai e bëri në Stamboll. Kishte gjetur një libër të madh që Sami Frasëri e kishte shkruar për ish mësuesin e tij dhe të të gjithë rilindasve të tjerë Hasan Tahsini. E dërgoi dhe për ta përkthyer në shqip, pasi ishte në gjuhën turke. Para se të bënte filmin për Hasan Tahsinin ishin botuar disa libra madje me vëllime të tëra për të. Ibrahim Hoxha, Laurant Bica, Manushaqe Halili, pa folur për mjaft shkrime të veçanta dhe këngë popullore që i janë kushtuar atij. Veç gëzimit dhe krenarisë që po bënte këtë mision kujtese ai jetoi dhe dhimbjen e madhe kur pa në fshatin Niant ku a lindur ky rilindas Shtëpia Muze ishte ende e rrënuar dhe nuk dihet se kur do të ringrihet. Të paktën pas 20 viteve që kur ajo është prishur. Shtëpia dykatëshe e atdhetarit Hasan Tahsini, në fshatin Ninat, afër kufirit me shtetin grek, është pjesë e Çamërisë. Ajo u shpall dhe u përurua si muze në vitin 1985.  Pas viteve ’90 nisi shkatërrimi gradual i saj. Në vitin 1991 kjo shtëpi u bë strehë e turmave që mërgonin drejt shtetit fqinj, Greqisë, ku gjetën strehë edhe hajdutët e vandalët, të cilët dalngadalë ia grabitën objektet dhe orenditë me vlerë, duke “e zhveshur” këtë dëshmi të gjallë të jetës dhe aktivitetit të dijetarit, filozofit, astrologut, filozofit dhe politologut të madh. “Shtëpia e tij ishte djegur në ’97-n dhe për fat të keq nuk kishte akoma shenja për restaurimin e saj”, thotë regjisori Kujtim Gjonaj që ka bërë sa e sa filma për njerëzit e shquar të këtij kombi, po që është vetë një patriot i sërës së parë, është një çam më shumë se çamët.

Përtesj detajit të këmbëve të zbathura në një breg deti apo dhe i një dialogu të një fëmije që pyet me këmbëngulje për një njeri të rrallë të Çamërisë si Hasan Tahsini përherë kam parë nga larg e nga afër sytë e mbushur me një të nesërme të Çamërisë, por dhe të mbarë komnbit. Janë sytë e ndezur të Kujtim Gjonajt që e nis dhe e mbaron ditën e tij me sa e sa plane të afërta e të largëta për të gdhendur Monumentin artistik të kombit.

Tiranë. 27 mars 2016

LEYLA IŞIK – Türkiyəli şair-yazarın Azrəbaycan türkcəsinə uyğunlaşdırdığım əsərləri. / By Terane Turan Rehimli

  LEYLA IŞIK – Türkiyəli şair-yazarın Azrəbaycan türkcəsinə uyğunlaşdırdığım əsərləri.   By Terane Turan Rehimli       QUYU (Anam və bütün analar üçün)   Tənhalıq dibsiz bir quyu, Baxarsan, baxarsan içinə, ta dərinliklərinə, Bir işıq görmək üçün. Alışsa da … Continue reading

Şükrü Aydın

  Şükrü Aydın   Şükrü Aydın was born at Hvostyane (Fustana) village in Blegoevgrad-Gotse Delchev in Bulgaria. He immigrated to Turkey with his family in 1951. He completed primary, secondary and high school education in İzmir. He graduated from Erzurum … Continue reading

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Erdhi… ” të autores Mirela Sarolli Ropi dhe parathënie të autores Eliverta Anelli Kanina.

  Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik  ” Erdhi… ”  të autores  Mirela Sarolli Ropi dhe parathënie të autores  Eliverta Anelli  Kanina.     Titulli : Erdhi… Autore: Mirela Sarolli Ropi Redaktor: ILMI DERVISHI Kopertina: LEFTER BABI ART   Copyright-Mirela … Continue reading

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Udha e Diellit” të autorit Eduart Mata dhe redaktim të shkrimtarit Lulzim Hajdari.

    Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Udha e Diellit” të autorit Eduart Mata dhe redaktim të shkrimtarit Lulzim Hajdari.      Titulli:  Udha e Diellit Autor:  Eduart Mata Redaktoi : Lulzim Hajdari Recesent :  Vera Istrefaj Kopertina : … Continue reading