Irani dhe Bullgaria: Fodullëku për Fillimet e tyre Antike – Tomasz Kamusella, Universiti i St Andrews / Përktheu : Bardhyl Selimi

 

f 1

Irani dhe Bullgaria: Fodullëku për Fillimet e tyre Antike

 

Tomasz Kamusella

Universiti i St Andrews

 

 

Festimet e pakursyera të 1300 vjetorit të themelimit të të ashtuquajturës Perandori Bullgare kanë qenë një çështje kureshtare, tepër josocialiste, ngulitur si mit i dijes nacionaliste. Frymëzim për këtë përvjetor ishin festimet në vitin 1971 të 2500 vjetorit të themelimit të Perandorisë Persiane nën shahun Muhamed Reza Pahlavi (1919- 1980) nga monarkia iraniane.

Udhëheqësi bullgar, Todor Zhivkov (1911- 1998) u ftua në Iran si përfaqësues i turqëve që flasin bullgarisht në Bactrinën Perse që ndodhet tani në Afganistan dhe Taxhikistan gjatë kohës ë Aleksandrit të Madh.

Por Zhivkovi nuk pranoi të marrë pjesë, mbase për shkak të lidhjeve shumë intime të Iranit me SHBA. Bullgaria, si anëtare e Bllokut Sovjetik, për t’u krenuar si një aleat besnik i Bashkimit Sovjetik. Dërgimi i një delegacioni zyrtar do të merrej nga Kremlini si shenjë tradhëtie, që do shpinte në shkarkimin e butë të Zhivkovit nga posti i sekretarit të parë të Partisë Komuniste Bullgare.

E bija e Zhivkovit, Ludmilla Zhivkova (1942- 1981), kishte interes për çështjet ezoterike. Ajo iu lut të atit që, në vend të tij, ajo të lejohej ta përfaqësonte Bullgarinë gjatë festimeve të 2500 vjetorit në Iran, por pa dobi. Pavarësisht nga fakti që Zhivkovi i dha një mbështetje të ftohtë Iranit, ministria iraniane e punëve të jashtëme e dekoroi ambasadorin bullgar me medaljen e 2500 vjetorit të Perandorisë Persiane që iu dha më pas udhëheqësit bullgar.

Si kryetar (në rangun e ministrit) të Komitetit të Kulturës (ministria e kulturës  njihej atëhere me këtë emër në Bullgari), Ludmilla Zhivkova, i priu organizimit të 1300 vjetorit të Bullgarisë. Këto festime u bënë në vitin 1981, dhjetë vjet pas asaj të Iranit.

Në Iran popullsia islame u detyrua të festojë një ngjarje jo islamike madje pagane, atë të formimit të Perandorisë Persiane. Në mënyrë të ngjashme, në Bullgari popullata ortodokse sllavofone duhej të kremtonte një ngjarje të huaj joortodokse (sërish pagane) dhe jo sllave (dmth turke) të formimit të Perandorisë Bullgare.

Kjo nuk i bëri mirë as Shahut, as Zhivkovit. Ata që besojnë numerologjinë mund të shohin se kremtimet e së shkuarës madheshtore në Iran ishin shenjë e qartë e arrogancës. Tetë vjet pas kremtimeve të 1971, perendesha e hakmarrjes Nemesis solli Revolucionin Islamik të 1979 që e rëzoi Shahun dhe regjimin e tij. Po kështu saktësisht tetë vjet pas kremtimeve në Bullgari, kjo perëndeshë solli hakmarrjen e Revolucionit të 1989 në atë vend.

Zhivkovi u largua butë nga posti, po ashtu regjimi komunist. Mbase kjo është një përputhje, por e mbarsur kaq shumë me kuptime simbolike.

 

 

Bardhyl Selimi

Përktheu : Bardhyl Selimi

 

26 mars 2016

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s