
Mehmet Myftiu Mehmet Myftiu lindi në vitin 1930 në Tiranë; në moshën 12 vjeçare u lidh me lëvizjen Nacional-Çlirimtare dhe u internua në kampin nazist të Prishtinës, ku shpëtoi rastësisht nga vdekja. … Continue reading
Mehmet Myftiu Mehmet Myftiu lindi në vitin 1930 në Tiranë; në moshën 12 vjeçare u lidh me lëvizjen Nacional-Çlirimtare dhe u internua në kampin nazist të Prishtinës, ku shpëtoi rastësisht nga vdekja. … Continue reading
Arshi Pipa Arshi Pipa (1920 i lindur ne Shkodra; † 20. Juli 1997 ne Washington), ishte poet, gjuhëtar, kritik dhe pedagog shqiptar. Bir i një familjeje dinjitoze për ideale e virtyte atdhetare dhe krenare për traditat kombëtare, Arshiu mori drejtimin … Continue reading
Xhevahir Spahiu Xhevahir Spahiu lindi më 1 mars të vitit 1945 në Malind të Skraparit, është shkrimtar i njohur shqiptar. Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letëresi shqipe. Që nga viti 1968 ka punuar si gazetar në … Continue reading
Fatos Kongoli Fatos Kongoli lindi më 12 Janar 1944 në Elbasan, është prozator, redaktor dhe matematikan shqiptar. Fatos Kongolli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim … Continue reading
Fatos Arapi Fatos Arapi lindi në vitin 1930 në Vlorë, Shqipëri. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në … Continue reading
Teodor Laço Teodor Laço lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës, është shkrimtar shqiptar. Studioi agronomin në Universitetin e Tiranës. Ka filluar të botojë që prej viteve ’60. Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, … Continue reading
Vath Koreshi Vath Koreshi, lindi në Lushnjë në vitin 1936 dhe vdiq në vitin 2006, ishte një shkrimtar i shquar shqitar. Koreshi studioi gjuhën dhe letërsinë në Universitetin e Tiranës më 1964. Ai ka shkruar mjaft … Continue reading
Sabri Godo Sabri Godo (8 gusht 1929, Delvinë – 3 dhjetor 2011[1], Tiranë) ishte politikan, shkrimtar dhe skenarist shqiptar. Ka lindur në Delvinëmë 8 gusht 1929. Shkollen e fillore e kreu ne Delvinë dhe me pas … Continue reading
Dhimitër Xhuvani Dhimitër Xhuvani lindi më 23 maj 1934 në Pogradec. Studioi letërsi në Tiranë dhe në Institutin e Letërsisë “Gorki” të Moskës. Vdiq në Tiranëmë 19 tetor 2009. Ishte djali i mësuesit të nderuar elbasanas Kostaq Xhuvanit. Në vitin 1944 familja e tij shpërngulet nga qyteti, kur ushtria gjermane … Continue reading
Dritëro Agolli Dritëro Agolli poet, prozator dhe publicist, që nga viti 1973 kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në fshat, kurse të mesmet … Continue reading
Jakov Xoxa Jakov Xoxa (1923 – 1979) lindi në qytetin e Fierit. Që i ri mori pjesë në Luftën Antifashiste. Pas Çlirimit të vendit vazhdoi studimet e larta për filologji dhe njëkohësisht bëri hapat e para në poezi dhe në prozë. Më 1949 botoi veprën e … Continue reading
Dhimitër S. Shuteriqi Dhimitër S. Shuteriqi lindi në vitin 1915 në Elbasan dhe vdiq më 22 korrik të vitit 2003, ishte shkrimtar, poet dhe studiues i shquar shqiptar. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Liceun e Korçës. Me shkrime filloi të merret që në rinin … Continue reading
Kolë Jakova Kolë Jakova lindi në vitin 1916 në qytetin e Shkodrës, Shqipëri. Në këtë qytet, Kola mbaroi shkollën fillore dhe u angazhua në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ishin pikërisht këto vite, kur i riu nisi të shkruajë vjershat e para. “Kënga … Continue reading
CUBA: El mes de mayo del 2012 sirvió de plataforma base para que se realizara en Cuba el 1er Encuentro de Poetas del Mundo en Cuba La Isla en versos y por su éxito, no sólo en las Romerías de Mayo, … Continue reading
Vëllimi i Kelmendit “Si të shkosh tek vetvetja” me kujton personat të cilët janë detyruar të kapërcejnë kufijtë gjate gjithë historisë. Sigurisht nuk kanë udhëtuar me trena luksozë, aeroplanë apo automjete të shtrenjta për të kaluar kufirin. Madje akoma më keq, shume prej tyre kanë emigruar pa dokument identifikimi
Kliko per te lexuar shkrimin e plote tek “KOHA” faqa’17
NAIMI NË VARGJET E POETËVE (ESSE) nga Lumo Kolleshi Në rrjedhën e historisë dhe sidomos në momentet më dramatike të saj,kur i është dashur drejtpeshimi i fateve të veta, kombi ynë ka … Continue reading
Tahir Bezhani Tahir Bezhani ka lindur më 17. Maj , 1947 në fshatin Smolicë të Rekës së Keqe, Gjakovë. Shkollimin fillor e kreu ne Ponoshec, të mesmen në Gjakovë, kurse studimet e larta në SHLP “Bajram … Continue reading
Disa aspekte të epikës historike në këngët popullore shqiptare (Figura e femres shqiptare në këto këngë dhe aspekte të tjera) nga : Agim Gashi Me një fond shumë të madh këngësh, të krijuara e të … Continue reading
ÇUNI ME SHKREPSA Tregim nga Tahir Bezhani Vapa e shtatorit zgjati më shumë se pritej. Njerëzit të bezdisur nga vapa kërkonin strehim neper vende ku gjenin freski. Dita ishte në sosje. Rrezet e diellit … Continue reading
Për jetë a vdekje në romanin , “Las Varrezas” të Zija Çelës nga : Arbana Ajdini Zija Çela, si shkrimtar bën pjesë në grupin e prozatorëve më të rëndësishme të letërsisë së sotme shqipe, që nëpërmjet imagjinatës dhe … Continue reading
GJERGJ KASTRIOTI ( SKËNDERBEU) REFLEKSIONE NGA ZHVILLIMI I VEPRIMTARISË ATDHETARE PËR SKËNDERBEUN nga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA (SHBA) Programimi i veprimtarive me temë kombëtare Është domethënës programimi dhe përkushtimi për të organizuar një veprimtari atdhetare përkujtimore në Amerikë, sidomos … Continue reading
SKËNDERBEU – KAMPIONI SHQIPTAR I LIRISË DHE KRISHTËRIMIT nga Artur Vrekaj, Worcester, Massachusetts Me Skënderbeun, kampionin shqiptar të Lirisë dhe Krishtërimit i tregojmë botës se ne, shqiptarët, jo vetëm luftuam për Liri dhe Pavarësi të Shqipërisë nga Perandoria … Continue reading
GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEU 109th CONGRESS H.RES. 522 1st SESSION Honoring the 600th anniversary of the birth of Gjergj Castrioti (Scanderbeg), statesman, diplomat, and military genius, for his role in saving Western Europe from Ottoman occupation. IN THE HOUSE OF … Continue reading
nga Artur Vrekaj , WORCESTER, MA (SHBA) Ish-kongresmeni Joseph DioGuardi me origjinë Arbëreshe nga Greci, Itali; nga një nga familjet që krijuan ushtarët e Skënderbeut në Mbretërinë e Napolit në vitin 1461 pas veprimtarisë përkujtimore për Heroin Kombëtar Gjergj … Continue reading
Piro Tase, Gazeta Telegraf, 19 Shkurt,2013Piro Tase, Gazeta Telegraf, 19 Shkurt,2013 Piro Tase, gazeta Telegraf, 20 February, 2013 PIRO TASE DHE OPTIKA E TE HUAJVE PER SHQIPERINE NGA DR. ESILDA LUKU “QYTETI I NJË MIJË SYVE” Libri “Tё huajt … Continue reading
Dr. Benjamin R. Yuzon, Hon.Ph.D, M.E, President of United Poets Laureate International upli-wcp.org UPLI President, Benjamin R. Yuzon, son of UPLI founder Amado M. Yuzon, was born in the Philippines and immigrated with his family to the United States … Continue reading
“TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT“ E PIRO TASES DËSHMON PËR ADMIRIMIN QË KANË DISA TË HUAJ PËR QENËSINË TONË, POR EDHE PËR PASURINË KULTURORE QË KRIJUAM NËPËR HISTORI. Nga Jeton KELMENDI, Bruksel Historia si shkencë është e rëndësishme për … Continue reading
Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA The International Association of Poets, Writers and Artists “PEGASI” ALBANIA … Continue reading
TREGIME PËR DASHURITË E ÇASTET (Përshtypje leximi në lidhje me librin e tregimeve “Lavirja në pentagramin tim” , të Valdet Avdiut; “Faik Konica”, Pri. 2010) Ali R. Berisha Lexova këto ditë librin me tregime të Valdet … Continue reading
Ali R. Berisha Ka lindur me 20. 7. 1942. Shkollën fillore ka krye në Baran dhe në Deçan, Gjimnazin në Pejë, studimet në Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Vendësisht ka punuar … Continue reading
Silvana Berki PIRATJA MBRETËRESHË ! …e mbani mend një këng të Polybiusit, Mbështetur, një dritare përmbi hënë? Tek mendonte, mbretëreshën e tij pirate, Në … Continue reading
Nelton Bereti Zogjtë dhe zog-dështaku I ulur në një kafe bosh , të vetmit spektator të gjyqit tim janë karriget bosh . …. Jam jashtë , askush nuk mund të ndihët i qetë me … Continue reading
Nelton Bereti Romeo and Juliet It happened a strange explode of feelings , to be shared in all the world,, an young spirit in love , and an butterfly , a dove . together they didn’t know the … Continue reading
Atilla Elüstün He is the second son of a teacher mother and civil servant father. He was born on 16/08/1961 in Ankara. He had his primary, secondary and High school education there. He had to postpone his education because of … Continue reading
GLBANIA Günsel Djemal (Cyprus) She was born in Lefkosia Cyprus from Cypriot parents. When she was 11 years old emigrated to England and graduated from secondary school Edith Cavell in Shorditch – London. After 1974 war in Cyprus returned … Continue reading
Ariadne Sawyer Ariadne Sawyer, World Poetry Ariadne Sawyer, MA702-31 Elliot St. New Westminster, BC V3L 5C9 Canada 604-526-4729 http://ariadnepeakperformanceplus.org/ ariadnes@uniserve.com http://www.worldpoetry.ca Background information: Born in Pasadena, California. Lived in the United States, Mexico, Guatemala, Costa Rica and … Continue reading
Sevëme Fetiqi Sevëme Fetiqi ulind më 7 maj 1961 në Vushtrri. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Më pastaj studioi mjekësinë në Universitetin e Kosovës … Continue reading
Vedat Kokona Vedat Kokona lindi më 8 gusht 1913, në Izmir, të Turqisë, nga një familje intelektuale shqiptare. I ati, Elmazi, ishte avokat. Më 1920 kthehet në Tiranë, ku kreu shkollën fillore. … Continue reading
Musine Kokalari Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adale, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë. Në vitin 1937, … Continue reading
Kasëm Trepeshina Kasëm Trebeshina lindi më 8 gusht 1926 në Berat. Filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua gjallërisht në Luftën Nacionalçlirimtare, prej së cilës i kanë mbetur disa plagë. Trebeshina ndërpreu … Continue reading
Alma BEGAJ
Të dhënat e përgjithshme:
Alma Begaj ka lindur më 21.12.1968 në qytetin e Beratit dhe banon aktualisht në Durrës. Shkollën 8-vjeçare e kreu në qytetin e Lushnjës, të mesmen artistike për muzikë në degën fagot në Fier dhe studimet e larta në Elbasan , Dega Edukatë Qytetare. Aktualisht punon në shkollën e mesme Kombëtare Sportive (unike) “Benardina Qerraxhia” Durrës.
Të thëna nga Alma:
– Vetja?… jam kjo që jam (nuk shoh asgjë të veçantë këtu)
-Vargu?… ai vjen kur i do qejfi e jo kur dua unë
– Muzika?… hmmm, ajo është pjesë e shpirtit tim, por, përsëri nuk mjaftohem, nuk ngopem, jam e paplotë këtu.
– Logjika?… ah kjo fjalë, të arsyetosh sot, në këto kohëra, shpesh të marrin për ndonjë të metë. Nuk them se arsyetoj drejt a gabim, por është e vështirë të të kuptojnë bashkëbiseduesit.
-Jam njeri me shumë të meta, dhe shpesh përpiqem të korrigjohem.
Motoja:
–Jeto nga agimi deri në mbrëmje sa të mbash qoftë edhe një sy çelur!
Me shkrime ka filluar të merrej që në shkollën e mesme, por libri i parë është botuar në 2011. Është anëtare e Shoqatës së artistëve dhe shkrimtarëve të qytetit të Durrësit.
Është pjesëmarrëse dhe e përzgjedhur në organizimin e Festivalit të Poezisë më 24 nëntor 2012 në Vushtrri “Takimet e Poeteshave Shqiptare”me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ku meritoi çertifikatë poetike.
Poezitë e saj, vazhdimisht janë publikuar dhe botuar në revista, gazeta dhe antologji:
Pjesëmarrëse tek Antologjia me poezi shqipe “Lotët e virgjër” 2012
Pjesmarrëse e Antologjisë Pegasiane “Korsi e Hapur -2 “, (open line-2) 2012
Veprat Letrare:
BOTIME:
1. Në tetor 2011, del nga Shtëpia botuese “KUMI” cikli i parë me poezi me titull “Shikim që sfidon distancat”.
2. Në nëntor 2011, nga Shtëpia botuese “VLLAMASI”, del cikli i dytë me poezi “Farfurima e shpirtit”
Vazhdimisht, nëpër webfaqe letraro-artistike, pas botimit të buqetave poetike të saj, kritikë të ndryshëm të letërsisë dhe artit, publikojnë analiza apo recensione. Gjatë vitit 2012, janë publikuar analiza edhe në gazetat: Prishtinapress.info; Gazeta Republika; Gazeta Nacional; Fjala e Lirë; Zemra Shqiptare etj.
Simboli Kombëtar – Mehmet Gega
nga Rami Kmberi (Tetovë / Maqedoni)
Të flasësh ose të shkruash për një njeri, që historisë kombëtare i mbet simbol siç është: Memet Gega dhe, të përqendrohesh në odeonin e fjalës së tij, për t’ia kuptuar veprimin, moteve kur skëterra dhe hijet e zeza mbretëronin mbi tokën tonë e, të mendosh për veçantitë e kuptimësisë së lëvizjes kombëtare dhe veprimeve të atyre që sakrifikuan edhe jetën, për mirëkuptimshmërinë e idilikes dhe darës sonë kombëtare, jo vetëm që duhet rinjohur veprimtaria kombëtare e veprimtarit në fjalë – me pamjen e uniformës së guximit, qëndresës, largpamësisë, por, duhet hulumtuar edhe fijet e ndërlojës mes asaj që quhet kombëtare dhe, asaj që quhet flijim, për të fytyruar dhe kuptuar se si bota shqiptare erdhi deri te dita e lirisë së fjalës dhe, dita e gjysmë lirisë së botës shqiptare, jashtë shtetit shqiptarë.
Veprimtari kombëtarë – Memet Gega për Historinë Shqiptare është një dëshmi e një të kaluare, kur jeta jetohej ndryshe nën thundrën dhe robërimin e perandorisë sllave – perandorisë së Mbretërisë SKS dhe RSF – Jugosllavisë nga një anë dhe, guximi, trimëria dhe veprimtaria për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet, nga ana tjetër.
Ndaj, për një kuptimësi të këtillë, veprimtarin kombëtar Mehmet Gega duhet shikuar me një shqisë të veçantë të ndjenjës kombëtare për perceptimin e kuptimit Veprimtarë Kombëtarë, që Mehmet Gega e shikonte si e vetmja gjuhë politike dhe Kombëtare për të sfiduar sfidat, të cilat mes shqiptarëve kanë një emërues të përbashkët: ta bëjmë Shqipërinë si duhet, pra, shkrirja e kufijve brenda tokës shqiptare dhe, bashkimi i atdheut në një shtet: Një atdhe, një gjuhë, një flamurë, një shtet.
Dhe, nëse jemi të vetëdijshëm se kombi shqiptarë gjatë shekujve ka lindur personalitete që historisë i lanë emër për të vetmin qëllim: atdheu në një shtet, pa dyshim edhe figura: Mehmet Gega, duket figura e natyrës në fjalë, figura njeriu shqiptar, figurë, që luftën dhe paqen e shikoi me shqisat e njeriut dhe me perceptime të pa numërtuara të njerëzores për botën shqiptare, duke vënë në lëvizje, si:qëndrimin kombëtarë, mjeshtërinë e veprimit politike, veprimin unik dhe largpamësinë për një ardhmëri të lumtur, ku fjalën do ta ketë liria e drejtësia dhe mirëqenia ekonomike vetëm në Shqipërinë e bashkuar.
Shtrohet pyetje se kush ishte njeriu shqiptarë, që lindi simbolin kombëtarë -Memet Gega?!
Mehmetriza Ejup Murtezani – Gega, lindi më, 23 nëntor 1921 në lagjen e Sahatit në qytetin e Tetovës, në një familje të thjeshtë zejtare me tradita kombëtare. Shkollimin fillore e bëri në vendlindje, ku edhe do të vazhdojë shkollën e mesme zejtare në vitet e sundimit të Mbretërisë SKS.
Që në vitet e rinisë së hershme, Mehmet Gega njohu drejtpërdrejtë padrejtësitë dhe terrorin sistematik që ushtronin falangat e xhandarmërisë jugosllave në trojet lindore shqiptare, të cilat Evropa plakë në vitin 1913 ia dhuroi në Londër, Serbisë.
Do të sheh se si atdheu rrudhej – digjeshin fshatra dhe bëhej gjenocid andej e këndej Atdheut nga ushtri të stërvitura për pastrime etnike dhe se si mbi qytetet shqiptare ngriheshin qytete sllave.
Këto pamje, që në rini do ta kalitin për të ecur vertikales kombëtare dhe, Baca Mehmet mes popullit të vet do të shquhet për zgjuarsinë, gatishmërinë dhe guximin që kishte, për t’i kundërvënë dhunës dhe gjenocidit e, për t’i thënë NDAL asaj që shikimet i kishte – GJENOCID.
Për këtë arsye edhe u arrestua për herë të parë në vitin 1939 derisa punonte në farkëtarinë, që ishte zeje tradicionale familjare.
Pas daljes nga burgu, shtati i tij do të stoliset me urrejtje ndaj robërisë dhe armikut e, dashuri për ecje vertikale, të gjejë shtegun e lirisë.
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në veçanti gjatë viteve 1941-1944 në takimet me mësuesit, pishtarë të ardhur nga Elbasani, të cilët kishin ardhur për të hapur shkollat e para në gjuhën shqipe, u brumos edhe më shumë me ide kombëtare të rilindësve tanë, të cilave ide u qëndroi besnik, deri në frymën e fundit.
Pas vitit 1945 Mehmet Gega emërohet mësues në disa fshatra të rajonit të Tetovës, si në Nerasht, Novo Sellën II e Grupçin.
Ndryshimi i sistemit monarkik serbo-sllav në atë sllavo-komunistë pas vitit 1945, nuk ndryshoi asgjë, por përkundrazi në emër të ashtuquajturës “vëllazërim-bashkim”, thelloi edhe më shumë dhunën për dëbimin e shqiptarëve nga vatrat shekullore, për në Anadolli.
Kësaj politike të trashëguar nga kreatori Ivo Andriqi, Mehmet Gega iu kundërvu me tërë forcat e tija intelektuale e njerëzore; Vepronte nga një qytet në tjetrin, si: në Prizren, Mitrovicë, Prishtinë, Kumanovë, Ohër, Strugë, Dibër, Preshevë, etj., për t’i trimëruar shqiptarët dhe, për t’i bindur që të mos i lëshojnë trojet e tyre stërgjyshore, duke përgatitur e shpërndarë afishe me përmbajtje: “MOS SHKONI NË TURQI”, “VENDI YNË ËSHTË SHQIPËRIA”, “KËTU DO TË GJEJMË LIRINË”…, etj.
Thënë shkurt e shqip – nga fshati në fshat e nga qyteti në qytetet nuk ndalonte duke apeluar tek shqiptarët, se: nga armiku i shekullit të ri shkoni tek dhëmbët e armikut shekullor dhe, djersa e mundi nuk i shkoi kot – shumë shqiptarë atij moti, mbeten nëpër kullat e tyre duke kuptuar gjuhën e Mehmet Gegës si gjuhë e vetme për t’i sfiduar shikimet shovene sllave.
Ndonëse aktiviteti i atdhetarit dhe mësuesit Mehmet Gega zhvillohej në konspiracion të plotë, megjithatë UDB-ja arriti që ta zbulojë. Dhe, pikërisht në Shkup, pasi kishte shpërndarë afishe nëpër vende të ndryshme dhe, duke u sqaruar e duke i bindë shqiptarët e kryeqendrës Dardane se janë shqiptarë e jo turq, në një han të këtij qyteti, kodoshët dhe udbashët e arrestuara më 1955 dhe, në shenjë hakmarrje për dështimin e synimit sllav, e dënojnë me 10 vjet burg të rëndë.
Pozita e shqiptarëve qëndronte në teh të shpatës, nuk kishte ndryshuar fare dhe, Mehmet Gega pas daljes nga burgu u shndërrua në Simbol tek populli e në veçanti tek rinia shqiptare, simbol i qëndresës, sepse ngado që e takonin, fjala e tij ishte: Ta bëjmë Shqipërinë si duhet.
Kur qyteteve: Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë etj, rinia shqiptare në krye me Adem Demaçin vepronin për lirinë e trojeve nga sundimi sllav, në qytetet Tetovë, Shkup, Ohër, Dibër, Manastir, Gostivar etj, rinia shqiptare në krye me Mehmet Gegën shfaqi pikëpamjen për lirinë dhe bashkimin me Shqipërinë, që kulmoi me demonstratat e lavdishme të 22-23 dhjetorit 1968 në Tetovë.
Mehmet Gega si organizatorë i demonstratave mori dënimin 10 vjet burg të rëndë, prej të cilave, shtatë vjet i vuajti në burgun famëkeq të Idrizovës.
Edhe pas vajtjes së dënimit të fundit, nuk ndaloi me ide kombëtare dhe urrejtje ndaj pushtetmbajtësve, vepronte e militonte sypatrembur për rrënimin e pushtetit dhe bashkimin e Shqipërisë.
Guximit dhe vendosmërisë e shndërruan në figurën emblematike ndër shqiptarë.
Edhe pse organet e sigurimit shtetëror e përcillnin çdo hap e aktivitet të tij.
Për këtë, Baci Mehmet ishte i vetëdijshëm, por kurrë nuk luhatej nga detyra kombëtare ku ishte pozicionuar, thellësisht i bindur se s’kishte çka të humb, ndërsa për të realizuar idealet e tija, ishte i përgatitur për t’u përballur edhe me të gjitha sfidat që mund t’i dilnin përpara.
Gjithmonë ishte optimist në shpirt dhe, këtë frymë atdhetare bënte përpjekje ta përhapte në masën e gjerë në ndeje të ndryshme, në dasma, në mort, në festa e tubime e në biseda ku gjithmonë thoshte: “Do ta bëjmë SHQIPËRINË, SE TIRANËVE JUGOSLLAVË U KA ARDHUR FUNDI”.
Koha e ndryshimeve të mëdha botërore Bacit Mehmet Gega, i dhanë shpresë dhe buzëqeshje, në veçanti luftërat që ndodhen në Atdhe dhe themelimi i Universitetit të Tetovës.
Qëllimi për bashkimit kombëtar, tanimë në sytë e tij shihej si i realizuar dhe, fjala e tij dukej ndryshe: “UNË, PO E SHOH TË BËRË SHQIPËRINË”.
Të rrallë janë atdhetarët siç ishte Mehmet Gega, i cili kurrë nuk u pajtua me copëtimin e tokave shqiptare.
Ndaj, jo rastësisht porosia e fundit e tij është e skalitur në gravurën e gurë-varrit, në vend të epitafit, për kalimtarët që flasin shqip, frymojnë shqip, jetojnë shqip, në tokë shqiptare, si amanet: “ Ta bëni sa më të mirë Shqipërinë “.
Dhe, për në fund, ne, që e jetojmë kohën dhe ata që do të vijnë pas ta kemi për detyrim, që këtë amanet ta shndërrojmë në gurë kufiri, ku do të shkruhet shqip: Mirë se erdhët në Shqipëri.
Lavdi Baca Mehmet.
L’insensato massacro della vergogna Gjergji Kajana Impossibile prevedere quanto dureranno gli effetti a lungo termine del massacro del 21 Gennaio sul corpo martoriato da altri precedenti massacri della … Continue reading
Bilance të një përvjetori nga Gjegji Kajana Shteti shqiptar mbush 100 vjet. Ai lindte fiks një shekull më parë, kur atdhetarët e Rilindjes kapën çastin e volitshëm historik … Continue reading
Në ndjekje të Europës nga Gjergji Kajana Siç ishte paralajmëruar, për të disatën herë rresht, Brukseli sapo i refuzoi vendit tonë statusin e kandidatit për të aderuar në BE. … Continue reading
Një leksion demokracie nga Gjergji Kajana Në Shqipëri është shpesh modë të kopjohet Italia. Lidhjet mes dy brigjeve të Adriatikut janë të vjetra gati sa vetë historia e … Continue reading
Bilall Maliqi
Bilall Maliqi, shkrimtar, poet e publicist, u lind më 08.04.1969 në fshatin ElezBali, komuna e Preshevës, Lugina e Preshevës (Serbi). Shkollën fillore dhe të mesmen grafike me shkallë të lartë i kreu në Preshevë. Ka ndjekur kursin e gazetarisë dhe aftësimin në fushën e trajnimeve gazetareske në BKSH “Perspektiva” në Bujanoc. Shkruan poezi dhe prozë për fëmijë e të rritur, merret edhe me kritikë letrare.
Veprat letrare:
Rrugëtimi- (prr, 2004); Rrugëtim përjetësie, (prr, 2005); Gëzim dhe drojë (tp2005); I lutemi Zotit, (pf, 2006); Perëndim i varur, (prr, 2006); Kodra e luleve, (pf , 2007); Vula e kohëzezës, (prr, 2007); Shtëpia afër pyllit, (tf, 2008); Gërfyejt e shpresës, (prr, 2008); Ide të trazuara, (I, 2009); Lutje të lagura, (prr, 2009); Mbresa vrojtuese, (vl, 2010); Hëna flet me lule (pf, 2010); Hullive artistike, (vl, 2011); Nën strehën e kujtimeve (Sotto la gronda dei ricordi), (prr, 2012); Në thellësi të ëndrrës, (prr, 2012); Aforizma (a, 2013).
Antologjitë:Panoramën e krijuesve të Kosovës Juglindore “Psherëtimë për tokën” të shkrimtarit Hysen Këqiku (2004);
Në leksikonin “Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj 1886-2009” të prof. as. dr. Astrit Bishqemit;
Në Antologjinë poetike shqip-suedisht “Baladë e përflakur” (Fllammande ballad) të Sokol Demakut, (2009);
Në Antologjinë poetike “Jehona e shekujve” të Sokol Demakut, (2010);
Në Antologjinë poetike Ndërkombëtare “Korsi e hapur” (Open lane) e Kristaq Shabanit, (2012);
Në Antologjinë poetike të Dr. Fatmir Terziut “Lotët e virgjër” (Virgin Tears), (2012);
Në Antologjinë poetike belge frëngisht-shqip “Anthologie de poètes albanophones”, (2012).
Vlerësim: Për krijimtarinë e tij letrare kanë shkruar kritikët dhe publicistët e kohës: Prof.dr. Faik Shkodra, Dr. Fatmir Terziu, Mr. Nazmi Beqiri, Ali D. Jasiqi, Prend Buzhala, Nexhat Rexha, Sinan Sadiku, Hysen Këqiku…
Është themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare “Qëndresa” që del në Luginë të Preshevës.
Është kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë;
Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës;
Anëtar i Ars Club “Beqir Musliu” Gjilan;
Anëtar i Lidhjes Internacional “Pegasi Albania”
Kryetar i Lidhjes “Pegasi Lugina” me seli në Preshevë;
Publicistika: “Diellori”, bashkëpunëtor dhe redaktor i kulturës në të përjavshmen “Nacionali”.