Bilall Maliqi

bilall 0

               Bilall   Maliqi

Bilall Maliqi, shkrimtar, poet e publicist, u lind më 08.04.1969 në fshatin ElezBali, komuna e Preshevës, Lugina e Preshevës (Serbi). Shkollën fillore dhe të mesmen grafike me shkallë të lartë i kreu në Preshevë. Ka ndjekur kursin e gazetarisë dhe aftësimin në fushën e trajnimeve gazetareske në BKSH “Perspektiva” në Bujanoc. Shkruan poezi dhe prozë për fëmijë e të rritur, merret edhe me kritikë letrare.

Veprat letrare:

liber b 1     liber bilal 2      bilall 3

Rrugëtimi- (prr, 2004); Rrugëtim përjetësie, (prr, 2005); Gëzim dhe drojë (tp2005); I lutemi Zotit, (pf, 2006); Perëndim i varur, (prr, 2006); Kodra e luleve, (pf , 2007); Vula e kohëzezës, (prr, 2007); Shtëpia afër pyllit, (tf, 2008); Gërfyejt e shpresës, (prr, 2008); Ide të trazuara, (I, 2009); Lutje të lagura, (prr, 2009); Mbresa vrojtuese, (vl, 2010); Hëna flet me lule (pf, 2010); Hullive artistike, (vl, 2011); Nën strehën e kujtimeve (Sotto la gronda dei ricordi), (prr, 2012); Në thellësi të ëndrrës, (prr, 2012); Aforizma (a, 2013).

Antologjitë:Panoramën e krijuesve të Kosovës Juglindore “Psherëtimë për tokën” të shkrimtarit Hysen Këqiku (2004);

Në leksikonin “Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj 1886-2009” të prof. as. dr. Astrit Bishqemit;

Në Antologjinë poetike shqip-suedisht “Baladë e përflakur” (Fllammande ballad) të Sokol Demakut, (2009);

Në Antologjinë poetike “Jehona e shekujve” të Sokol Demakut, (2010);

Në Antologjinë poetike Ndërkombëtare “Korsi e hapur” (Open lane) e Kristaq Shabanit, (2012);

Në Antologjinë poetike të Dr. Fatmir Terziut “Lotët e virgjër” (Virgin Tears), (2012);

Në Antologjinë poetike belge frëngisht-shqip “Anthologie de poètes albanophones”, (2012).

 

Vlerësim: Për krijimtarinë e tij letrare kanë shkruar kritikët dhe publicistët e kohës: Prof.dr. Faik Shkodra, Dr. Fatmir Terziu, Mr. Nazmi Beqiri, Ali D. Jasiqi, Prend Buzhala, Nexhat Rexha, Sinan Sadiku, Hysen Këqiku…

Është themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare “Qëndresa” që del në Luginë të Preshevës.

Është kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë;

Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës;

Anëtar i Ars Club “Beqir Musliu” Gjilan;

Anëtar i Lidhjes Internacional  “Pegasi Albania”

Kryetar i Lidhjes  “Pegasi  Lugina” me seli në Preshevë;

Publicistika: “Diellori”, bashkëpunëtor dhe redaktor i kulturës në të përjavshmen “Nacionali”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s