Alma Begaj

      alma begaj foto

   Alma   BEGAJ

Të dhënat e përgjithshme:

Alma Begaj ka lindur më 21.12.1968 në qytetin e Beratit dhe banon aktualisht në Durrës. Shkollën 8-vjeçare e kreu në qytetin e Lushnjës, të mesmen artistike për muzikë në degën fagot në Fier dhe studimet e larta në Elbasan , Dega Edukatë Qytetare. Aktualisht punon në shkollën e mesme Kombëtare Sportive (unike) “Benardina Qerraxhia” Durrës.

Të thëna nga Alma:
– Vetja?… jam kjo që jam (nuk shoh asgjë të veçantë këtu)

-Vargu?… ai vjen kur i do qejfi e jo kur dua unë
– Muzika?… hmmm, ajo është pjesë e shpirtit tim, por, përsëri nuk mjaftohem, nuk ngopem, jam e paplotë këtu.
– Logjika?… ah kjo fjalë, të arsyetosh sot, në këto kohëra, shpesh të marrin për ndonjë të metë. Nuk them se arsyetoj drejt a gabim, por është e vështirë të të kuptojnë bashkëbiseduesit.
-Jam njeri me shumë të meta, dhe shpesh përpiqem të korrigjohem.

Motoja:

Jeto nga agimi deri në mbrëmje sa të mbash qoftë edhe një sy çelur!

 

Me shkrime ka filluar të merrej që në shkollën e mesme, por libri i parë është botuar në 2011. Është anëtare e Shoqatës së artistëve dhe shkrimtarëve të qytetit të Durrësit.

Është pjesëmarrëse dhe e përzgjedhur në organizimin e Festivalit të Poezisë më 24 nëntor 2012 në Vushtrri “Takimet e Poeteshave Shqiptare”me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ku meritoi çertifikatë poetike.

Poezitë e saj, vazhdimisht janë publikuar dhe botuar në revista, gazeta dhe antologji:

korsi e hapur         VEPER 3

Pjesëmarrëse tek Antologjia me poezi shqipe “Lotët e virgjër” 2012

Pjesmarrëse e Antologjisë Pegasiane “Korsi e Hapur -2 “, (open line-2) 2012

 

Veprat Letrare:

 

VEPER 2                VEPER 1

BOTIME:

1. Në tetor 2011, del nga Shtëpia botuese “KUMI” cikli i parë me poezi me titull “Shikim që sfidon distancat”.

2. Në nëntor 2011, nga Shtëpia botuese “VLLAMASI”, del cikli i dytë me poezi “Farfurima e shpirtit”

Vazhdimisht, nëpër webfaqe letraro-artistike, pas botimit të buqetave poetike të saj, kritikë të ndryshëm të letërsisë dhe artit, publikojnë analiza apo recensione. Gjatë vitit 2012, janë publikuar analiza edhe në gazetat: Prishtinapress.info; Gazeta Republika; Gazeta Nacional; Fjala e Lirë; Zemra Shqiptare etj.