Bilance të një përvjetori

Bilance të një përvjetori

 

gjergji m

                  nga   Gjegji Kajana

 

Shteti shqiptar mbush 100 vjet. Ai lindte fiks një shekull më parë, kur atdhetarët e Rilindjes kapën çastin e volitshëm historik për të na shkëputur politikisht nga Perandoria Osmane në agoni. Kontakte të vyera diplomatike me Vjenën e Romën i kishin lënë të kuptonte këtij grupi patriotësh të udhëhequr nga Ismail Qemali se Italia e Austria do ta përkrahnin shfaqjen e shtetit më të ri evropian. Faktikisht në 1913-n Fuqitë e pranonin njësinë e re si pjesë të sistemit ndërkombëtar të shteteve, por copëtonin trojet shqiptare me fituesit e luftërave ballkanike. Çështja jonë kombëtare shoqëron ende historinë bashkëkohore ballkanike, siç tregoi kriza kosovare e ’98-’99-s e ajo maqedonase e 2001-shit dhe fenomene episodike të ringjalljes së nacionalizmit tonë etnik kudo ku jetojnë shqiptarë.

Në vitet e para të jetës së tij, suksesi kryesor i shtetit shqiptar ka qenë thjesht mbijetesa. Problemet për t’u zgjidhur ishin (si sot) gjigande. Shkruan gazetari italian Beppe Lopez në një libër interesant të 2009-s mbi Shqipërinë e princ Vidit (“Il principe nel groviglio”, Agra Editrice): “Duket sikur nuk ekzistojnë klasa sociale në këtë vend, nëse përjashtohen bejlerët e pashallarët nga njëra anë e të varfërit nga ana tjetër. Nuk shihet as edhe gjurma e nje borgjezie administrative e tregtare ne gjendje te shprehe nje grup drejtues”. Ne 1920-n ky vend pranohet ne Lidhjen e Kombeve. Vijojne 4 vjet eksperimentimi te pluralizmit,derisa ne 1925-n beu i Matit Ahmet Zogu vendos pushtetin absolut duke u zgjedhur president i republikes e pak me pas (1928) mbret. Tentativa te financuara me fonde italiane nuk e largojne Shqiperine nga prapambetja mesjetare ne te cilen e gjejne Lufta e Dytë Botërore e fillimet e regjimit komunist (1944), qe na kthen ne nje prej vendeve me te izoluara te planetit. Renia e regjimit (1990-1991) jep sinjalin e nisjes se nje tranzicioni te sterzgjatur, gjate te cilit politikisht figurojme si nje demokraci e brishte pluraliste (por anarkike) e ekonomikisht kthehemi ne nje terren pjellor eksperimentimi formash ekstreme te kapitalizmit. Nderkohe, dhjetera mijera shqiptare kane braktisur atdheun e mijera te rinj studiojne e punojne jashte ketij vendi te cilit i nevojitet urgjentisht rikthimi i trurit te kualifikuar.

Në 100 vjet sovraniteti kombëtar ka mundur të mbijetojë, por deri në fillim të mijëvjeçarit tonë jemi rraskapitur prej diktaturash seriale e anarkise politike. Shqipëria i është bashkangjitur procesit të integrimit evropian me hapa kërmilli, fakt që duhet të na bëjë të reflektojmë thellë. Në shoqërinë tone mbeshtetja për BE-në mbetet shumë e larte, por, siç pohon studiuesi Eno Trimçev (2007), “institucionet e shtetit janë gjerësisht bipartizane, funksionuese përmes militantizmit partiak e marrëdhënieve familjare”. Sipas perfundimeve te tij, keto organizma jane thjesht “te paafta te funksionojne ne menyre autonome”.

Si në 1912-n, jemi përsëri në shkallët e fundit të mirëqenies evropiane. Parimi kryesor shtytes i kapitalizmit tone anarkik post-’90 ka qene “make money” (“berja e lekeve”) në çdo mënyrë, formule qe ka mundesuar lulezimin e ekonomise informale e formash kriminalizimi te paster te shoqerise. Para nje viti (23.07.2011) gazetari i “Huffington Post” Fron Nahzi bente kete bilanc te tranzicionit tone: “Zgjedhjet jane rralle te lira e te ndershme, ambasadoret e huaj thirren shpesh te ndermjetesojne mes paleve politike rivale dhe ligjet e hartuara prej eksperteve perendimore jane gjeresisht te perdorura prej pales ne pushtet per te mbajtur kontrollin mbi kundershtaret politike. Shoqeria civile i dergon kerkesa bashkesise nderkombetare per te presuar zyrtaret shteterore te jene llogaridhenes”. Nje bilanc gati-gati prej vendi post-kolonial.

Si gjithmone per gjithçka, partite politike mbeten te ndara ne festimet e 100-vjetorit. Ne kete mjedis polarizues ky jubile kombetar kthehet gati ne nje formalitet. Veshtire se atdhetaret idealiste te 1912-s enderronin keto bilance te nje shteti kaq te dobet. Si shqiptare kemi per detyre te luftojme qe besimi i tyre per nje sistem te drejte kombetar te behet i mundur e te bashkohemi pa dasi per ta realizuar.

GJERGJI KAJANA

23/11/2012

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s