
Poezi nga Myrteza Mara ATDHEU IM Këmishën e kuqe ka veshur Atdheu, Atdheu im i tëri plagë. Kostandinët nxitojnë, dalin nga dheu bëhen si era mbi kal. Është amaneti, amanet i patretur plag e pambyllur si varr. … Continue reading
Poezi nga Myrteza Mara ATDHEU IM Këmishën e kuqe ka veshur Atdheu, Atdheu im i tëri plagë. Kostandinët nxitojnë, dalin nga dheu bëhen si era mbi kal. Është amaneti, amanet i patretur plag e pambyllur si varr. … Continue reading
Poezi nga Zamira Agalliu Skllav i Lirë Flamuri sot në duar të shqiptarëve. Mall, lot, premtim , betim. Ata që jetojnë larg nga dheu i tyre e perqafojne,i marin erë. Erë gjaku , erë dheu, erë vatre … Continue reading
Shtëpia Botuese ATUNIS publikon vëllimin poetik “ Vrapoj gjurmëve të diellit” të autores Leonora Lokaj Autore: Leonora Lokaj Titulli: Vrapoj gjurmëve të diellit Redaktore: Hasije Selishta-Kryeziu Recensent : Agron Shele Lektore: Rita Hoxha Arti grafik : Niman Lokaj … Continue reading
Poezi nga Albert HABAZAJ PAVARËSIA FLAMURËRON ZEMRAT Çfarë bëri me trimat Ismail Qemali e di dhe gjyshi, dhe babai, dhe djali: që ndezi zjarrin e shtëpisë shqiptare, kur dinakët donin ta shuanin fare. Por Shkodra, dhe … Continue reading
Poezi nga Iliaz Bobaj DYMBËDHJETË BURRAT LAZARATAS Dymbëdhjetë burrat lazaratas, të zgjedhur një nga një me dorë, profet në krye vunë flamurin, shkuan në epope në Vlorë. Kuvendi i Madh i priste ngutshëm, në ato kohë … Continue reading
Botimet Toena & Akademia e Shkencave e Shqipërisë në kujtim të akademikut Jorgo Bulo Të nderuar miq të Botimeve Toena, Ju ftoj të merrni pjesë në takimin e organizuar nga Botimet Toena & Akademia e Shkencave e … Continue reading
POEZIA QË TA RIKUJTON NAIMIN E MADH ( Referim rreth vëllimit poetik ” Porta të hapura” të autores Shefqete Goslaci ) Nga Rami KAMBERI “Sa herë terri ngrin në kënd, Mbështjell prej zërash anonim, Thërras me … Continue reading
Mbi vëllimin poetik “Dashuria flet me zemrën e diellit / L’ amore parla dal cuore del sole” të poetes Miradije Ramiqi Nga Dr. Albana Alia Kuptimi i mirëfilltë i një poezie lidhet me vënien e strukturave të … Continue reading
Në festat e Nëntorit: PËRUROHET LIBRI,“KATËR KONGRESET KOMBËTARE PËR ALFABETIN E SHQIPES” (Me autor prof.Arian Kadiu) Nga: Prof.Murat Gecaj publicist e studiues Pjesëmarrës në veprimtari… 1. Në prag të Festës së 28 Nëntorit, Ditës … Continue reading
Në 104-vjetorin:
ERDHI PËRSËRI FESTA E PAVARËSISË DHE E KRENARISË SONË KOMBËTARE!…
Nga: Prof. Murat Gecaj
publicist e studiues
M.Gecaj
1.
Në historinë mijëravjeçare të popujve, ngjarja më e shënuar për ta është shpallja e pavarësisë ose data e formimit të shtetit të tyre. Secili vend, duke iu drejtuar historisë së vetë, krenohet me të kaluarën dhe projekton të ardhmen e tij më të mirë. Një gjë të tillë e kemi bërë dhe e bëjmë edhe ne shqiptarët. Pra, vështrojmë në të kaluarën tonë, duke u përpjekur që e nesërmja e brezit të sotëm dhe brezave, që vijnë pas nesh, të jetë plotësisht e lirë, sa më e begatë dhe më e lumtur.
Siç dihet, jo vetëm nga të rriturit, por edhe nga nxënësit e shkollave tona, një pikë kulmore dhe kthesë e përjetshme, në historinë tonë të re kombëtare, ishte data 28 Nëntor e vitit 1912, pra që u shënua 104 vjet më pare, në qytetin e Vlorës. Periudha e ndritur e Haroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, u pasua me pushtimin e gjatë 500-vjeçar otoman. Por asnjëherë shqiptarët nuk e rreshtën kundërshtimin dhe as nuk e ndalën luftën e tyre të drejtë e të vendosur, për të qenë plotësisht të lirë e të pavarur. Kjo gjë u provua, sidomos, me kryengritjet e përgjithshme të viteve 1910-1912, që çuan në kurorëzimin e përpjekjeve të tyre, në Shpalljen e Pavërsësië sonë Kombëtare dhe formimin e shtetit të parë shqiptar. Ishin ndër bijtë më të mirë të popullit ata, që ai i dërgoi në Vlorë përfaqësues të vetë dhe mbi supe u vuri barrën e rendë, por të lavdishme, pra të shpalljes së Shqipërisë, shtet i lirë dhe “i mosvarur”.
Ballinat e librit të autorit, prof. Bardhosh Gaçe
Është shkruar e është folur shumë, në artikuj, studime e botime të ndryshme, gjatë këtyre 104 vjetëve, për misionin e lartë historik të 63 delegatëve të popullit shqiptar, pothuajse nga të gjitha trojet amtare e të mbledhur, bashkërisht, në Vlorë për të shpalosur të lirë Flamurin tonë Kombëtar. Të tubuar në atë Kuvend historic mbarëshqiptar, me plakun e mençur Ismail Qemali në krye, ata firmosën një akt të pashëmbullt historik, i cili e nisi vendin tonë drejt lirisë e pavarësisë. Vërtet edhe paskëtaj populli ynë përjetoi furtuna e dallgë të reja, shkaktuar nga shtete dashakeqe e shoviniste të Ballkanit e të Europës, por etja e shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin kombëtar nuk u shuan asnjëherë.
Nuk mund të përmenden këtu të gjitha ato vështirësi të panumërta, që janë kaluar historikisht, deri në ditët e sotme, por rëndësi ka që Shqipëria, më në fund, në fillimet e shekullit të ri XXI, po ecën e sigurtë në udhën e vendeve dhe shteteve të përparuara të Eurpoës, po synon të jetë një shtet e një vend sa më i lulëzuar dhe me përparim të gjithanshëm. Kështu, kjo festë e Pavarësisë dhe e Flamurit tonë kuqezi, që kemi sivjet, e gjen vendin tonë pjesëtar të NATO-s dhe në prag të miratimit të ëndrrës sonë shumëvjeçare, për t’u renditur përkrah shteteve më demokratike europiane e më gjerë.
2.
Përmenda më lart se janë botuar mjaft shkrime e libra, kushtuar shpalljes së Pavarësisë sonë Kombetare dhe firmëtarëve të nderuar e të paharruar të saj. Për saktësi, shënoj këtu se për lexuesin tonë, sidomos në vitet e shtetit monist, nuk ishin të njohur të gjithë emrat e delegatëve të popullit tonë, në Kuvendin e shpalljes së Pavarësisë sonë Kombëtare. Kjo ka ardhur nga politizimet e tejskajshme, në atë kohë, të mjaft figurave të ndritura të popullit tonë. Prandaj ishte e nevojshme që e vërteta historike, pra edhe delegatët në atë Kuvend, të bëheshin të njohur për brezat tanë. Një përpjekje serioze e të lavdërueshme, në këtë drejtim, bëri studiuesi vlonjat, që është dhe kolegu e miku im, prof.Bardhosh Gaçe. Pas një pune të gjatë kërkimore e studimore, bazuar edhe në mjaft dokumente të kohës për të cilën flasim, ai publikoi librin “Ata, që shpallën Pavarësinë Kombëtare”(Tiranë, 1997). Është një botim me mbi 300 faqe, ku përveç jetëshkrimit të shkurtër të të gjithë delegatëve të Kuvendit të Vlorës, aty ka edhe disa shkrime për atë ngjarje të bujshme, nga autorë të ndryshëm e shtypi i kohës. Po kështu, janë dhe dokumente arkivore, me rëndësi për të kuptuar më mirë, se si u zhvilluan ngjarjet, jo vetëm ato ditë në Vlorë, por dhe më pas, aty e në gjithë Shqipërinë.
Në hyrjen e këtij libri, me vlera të shumta, autori shkruan edhe këto radhë: “Kuvendi Kombëtar i Vlorës, u mblodh më 28 nëntor 1912, në qytetin e Vlorës, nën kryesinë e Ismail Bej Qemalit, këtij personaliteti të shquar të politikës dhe diplomacisë shqiptare. Ai i zhvilloi punimet e veta deri më 7 dhjetor 1912. Në këtë Kuvend historik, morën pjesë përfaqësues nga shumë treva të vendit tonë, nga Shkdora, Rrafshi i Dukagjinit, Kosova, Dibra, Ohri e Struga, Çamëria, Janina dhe vise të tjera shqiptare, që kishin qenë vatra të rendësihme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në luftën e armatosur për liri e pavarësi”.
Duke e shfletuar këtë libër, në faqet e para flitet për jetën dhe veprimtarinë e kryetarit të shtetit të parë shqiptar, “Heroit të Popullit” e “Nderi i Kombit”, Ismail Qemali. Më pas, faqe pas faqeje, janë fotografitë e tyre dhe njihemi me të dhëna jetëshkrimore për delegatët e atij Kuvendi Mbarëkombëtar. Këtu dëshiroj të ndalem vetëm në disa emra të atyre delegatëve atdhetarë, që nuk kursyen energjitë e tyre, mendore as fizike, që të çeleshin shkollat e para shqipe dhe arsimi, kultura, letërsisa e shkenca shqiptare të shënonin hapat e parë dhe të zhvillohehsin sa më shpejt, duke sfiduar dhe vështirësitë e kohës.
Kryearsimdashësi ynë ishte “Heroi i Popullit” e “Mësuesi i Popullit” Luigj Gurakuqi, i cili u ngarkua me detyrën e lartë të Ministrit të Arsimit, në Qeverinë e dalë nga ai Kuvend. Pastaj, përmendim me radhë: Vehbi Dibrën, i cili në Kongresin e Manastirit mbështeti Dervish Himën e Nikollë Kaçorrin dhe alfabetin e gjuhë shqipe me shkronja latine. Një tjetër delegat në Vlorë ishte Dhimitër Berati, i cili në vitin 1907 u kthye nga Rumania, ku ishte emigrant e në Korçë dha mësimin e gjuhës shqipe e ishte drejtor i shkollës së mbrëmjes. Një ndihmesë të madhe për shkollën shqipe në Elbasan dëshmuan Dervish bej Biçaku e Hajdar Blloshmi. Ndërsa delegati tjetër, mësuesi Elmaz Boce ishte ndër nismëtarët e krijimit të klubit atdhetar e kluturor “Drita”, në Gjirokastër. Për përhapjen e arsimit shqip dhe të ndjenjave kombëtare shqiptare punuan pa u lodhur edhe Shefqet Daiu e Rexhep Demi, ky i fundit sidomos në shkollën shqipe të Filatit.
Në vitet 1909-1910, bashkë me Babë Dudë Karbumarën, Sulo Resulin e Aleksandër Xhuvanin, një ndihmesë të çmuar për përhapjen e arsimit shqip në Berat, dha Qemal Elbasani, gjithashtu delegat në Kuvendin e Vlorës. Pasi shërbeu, më 1909, drejtor i shkollës shqipe “Dituria” në Korçë, Thanas Floqi hapi një shkollë në gjuhën amtare në Cakran të Fierit. I njohur për veprimtaritë e tij atdhetare e arsimore ishte edhe Mit’hat Frashëri, i cili mori pjesë dhe u dallua me veprimtarinë e tij në Kongresin e Manastirit, në Kongresin e Elbasanit etj.
Përkrah dashamirësve të shquar të arsimit në gjuhën amtare, ishin edhe “Mësuesi i Popullit” Sali Gjukë Dukagjini e atdhetari i njohur Bedri Pejani, të cilët i mësuan me alfanetin shqip nxënësit e Normales e Gjimnazit të Shkupit. I pari, ishte ndihmës i L.Gurakuqit në Qeverinë e Vlorës dhe më pas u caktua drejtor i arsimit për qarkun e Beratit. Aty, ra në sy puna e madhe e tij për hapjen e Normales e të disa shkollave shqipe, në atë krahinë.
Por nuk mund të lemë pa përmendur këtu për ndihmesën e dhënë në fushën e arsimit tonë kombëtar as nga “Mësuesi i Popullit” Jani Minga e Babë Dudë Karbunara, Hasan Prishtina, Rexhep Mitrovica e disa të tjerë. Gjithashtu, ata e bashkuan zërin e tyre të fuqishëm, me delegatët e tjerë në atë Kuvend, për shpalljen e Pavarësisë dhe futjen e arsimit shqip në udhë të mbarë.
I kërkoj të falura lexuesit të këtyre radhëve, që në këtë shkrim modest nuk mund t’i përmendi me emër, të gjithë delegatët e Vlorës, sidomos ata që iu përkushtuan me punën, dijet e djersën e tyre arsimit kombëtar shqiptar, por dhe shtypit, letërsisë e shkencës sonë. Prandaj, në këtë përvjetor të shënuar të 104-të të Kuvendit historik të Vlorës, të Ditës së Flamurit tonë Kombëtar, ne përulemi me respekt të thellë para kujtimet, veprës e sakrificave të panumërta të delegatëve, që i çoi aty populli përfaqësues të vetë, nga të gjitha trojet amtare e më gjer dhe me dëshirën e tij, si dhe të gjithë atdhetarëve, të penës e të pushkës, të cilët u sakrifikuan që Shqipëria jonë e dashur të lulëzonte e të përparonte.
Tiranë, 28 Nëntor 2016
Fundi i natës së verbër Nga Kujtim Mateli Ishim mësuar që ta shihnim Bardhyl London si poet, vargjet e të cilit kanë frymëzuar disa breza. Niveli i lartë artistik i poezisë së tij u gërshetua me frymën … Continue reading
Myrteza Kasi vlerësohet me Medaljen ” Frang Bardhi ” ( pas vdekjes) nga Bordi Drejtues: Galaktika Poetike ATUNIS. Myrteza Kasi vlerësohet me Medaljen ” Frang Bardhi ” ( pas vdekjes) nga Bordi Drejtues: Galaktika Poetike ATUNIS me … Continue reading
Poezi nga Alketa Ilia Caca
ATI YNË, PSE NA KE BRAKTISUR?
Nuk dua të luftoj me ty Zoti im,
bota ka ngelur pa mëngjes,
nata mban peng yjet,
sy të dehur gromësijnë në kazane plehrash,
shitësin e luleve po e dëbojnë nga qyteti,
miza si vampire pështyjnë vagina qorre,
mbi plagë qensh ulet urrejtja e lotit.
Zoti im,
bota ka ngelur pa nerv, pa muskul,
ujqërit shëtisin serbes në piaca dëshmish,
pirgje me kocka thatanike zihen me gurë,
prifti dhe një hoxhë i moçëm
mbajnë shenim emrat e vdekjes,
qielli nga lart vajton psalmet e shenjtërve.
Zoti im,
Kurvëria dendet me mish e raki,
kamja e mullirit bluan pantallona burrash,
korbat ngushëllojne kamxhikët e lodhur,
nuk gjendet balsam për jetën që dergjet,
turma të kërrusura presin lindjen e diellit.
Zoti im,
nuk mundem të luftoj me ty,
bota po zhegërlitet nga pabesia,
po zbres poshtë,
shumë poshtë tokës së errët,
të pres Zotin e fjalës,
për 7 ditë Zotin e zjarrit.
Çmimi I ” Frang Bardhi- 2016″
Alketa Stefania Caca
Poemë nga Adem Zaplluzha ATDHEUT TIM PËR KËTË DITË TË BEKUAR NGA HYJI DARDAN ! (Poemë, në 104 vjetorin e shtetit shqiptar) PROLOG Po të mos ishe Ti, Unë do isha ankth në zemrën … Continue reading
Poezi nga Vjollca Tiku Pasku VAJI I VIOLINËS I dashuri im prej toke, vajin e violinës luaj, gishtat e mi, si petalet e trëndafilit këputen, violina qan, me vajin e zogut, prerë në gastare, dhimbja djeg telat … Continue reading
Poezi nga Gentjan Hasanas Pikturë e gjallë Bëra një pikturë të gjallë: ushtarin e plagosur e mbylla në korrniza qiparisi. Mbaje dorën mbi plagë dhe renko me zë të ulët! Mos vdis! Pas pak do të shperblehemi dhe … Continue reading
Poems by Tatjana Debeljacki GLASS SHIP To accept your swollen shame, Illusory reputation, Formal tradition, Unstable knowledge, Unclear facts of non-planned defeat, accelerating presence – dilatory past, Missed call, Fuzzy thought, An essay from the times of fire … Continue reading
Poem by Claudia Piccino The courage of the losers He has big eyes …Ismael a parched mouth Ikrahm, a ringing voice Aziz. They are far from the train of the wind the English Kindertransport when the war … Continue reading
Fituesit e Çmimit Letrar “ Frang Bardhi” 2016
Në kuadrin e organizimit të aktiviteteve letrare për vitin -2016, Galaktika Poetike “ATUNIS” shpall fituesit e Konkursit Poetik Ndërkombëtar dhe jep Çmimin Letrar “Frang Bardhi – 2016”.
Pas analizës së plotë të gjithë poezive konkuruse, konkretisht (123 poezi nga autorë shqiptarë dhe 28 poezi në versionin anglish nga autorë të huaj ) , juria e përbërë nga:
Dr. Enertin Dheskali – Kryetar i Jurisë
Entela Kasi ( Kryetare e PEN- Albania)
Bilall Maliqi ( Kryetar i FENIKS- Preshevë)
Dr.Eftichia Kapardeli
Dr. Rochelle Potkar
Mirela Papuçiu – Sekretare e Jurisë
me relacion:
Pas analizimit të hollësishëm për një periudhë disajavore të të gjitha poezive konkuruese të hedhura drejt anëtarëve të jurisë vetëm me numra, juria bëri vlerësimin e saj duke përzgjedhur me kujdes krijimet më të mira. Kështu me transparencë dhe seriozitet çdo anëtar jurie vlerësoi nga shtatë deri në një pikë, shtatë poezitë që ai mendonte si më cilësore. Në fund pasi dha edhe vlerësimin e vet personal, kryetari i jurisë bëri mbledhjen e pikëve dhe bëri renditjen e poezive më të mira, duke përcaktuar përfundimisht edhe poezitë që vlerësohen me çmime. Për të qenë transparentë me të gjithë konkuruesit e këtij konkursi poetik, duhet theksuar se poezia fituese me nr. rendor 1, mori përkatësisht nga shtatë pikë (pikët maksimale) nga dy prej anëtarëve të jurisë, dhe përkatësisht gjashtë dhe pesë pikë nga dy anëtarët e tjerë. Ndërkohë poezia që mori çmimin e dytë, poema me nr. rendor 14, u vlerësua me pikët maksimale (7 pikë) nga njëri prej anëtarëve të jurisë, me 6 pikë nga njëri prej anëtarëve, si dhe me katër pikë nga një tjetër anëtar. Po kështu poezia me nr. rendor 96, që u vlerësua me çmim të tretë, mori pikët maksimale (7 pikë) nga njëri prej anëtarëve të jurisë, pesë pikë nga një tjetër anëtar, si dhe një pikë nga një tjetër anëtar. Ndërsa poezia tjetër që u vlerësua me çmim të tretë, ajo me nr. rendor 103, u vlerësua me nga katër pikë nga dy prej anëtarëve të jurisë, dhe me dy pikë nga një tjetër anëtar jurie. Ndërkohë dy anëtarët e huaj të jurisë, pasi bënë vlerësimin e poezive të huaja (në gjuhën angleze), vlerësim që u konsultua edhe me anëtarët e tjerë të jurisë, duke pasur parasysh edhe pikët e marra, u vendos përfundimisht, që të vlerësonte me çmim të dytë poezinë me nr. rendor 28, nga poezitë në gjuhën angleze, si dhe me çmim të tretë poezinë e huaj me nr. rendor 12. Duhet theksuar se këtë vit numri i konkurentëve ishte mjaft i lartë, si asnjë herë tjetër, me 123 konkurues shqiptarë dhe 28 në gjuhën angleze, si edhe me një cilësi të admirueshme. Mbi 30 poezi kishin një nivel estetik dhe stilistik shumë të mirë. Duhet theksuar gjithashtu që përzgjedhja e më të mirëve ishte mjaft e vështirë. Kështu veç poezive fituese ishin të spikatura e konkuruese të denja edhe poezi të tjera, si poezia me nr. rendor 108, ajo me nr. 30, të cilat ishin shumë pranë çmimeve, si dhe poezitë me nr. 70, 65, 88, 43, 29, 12, 80, 16, 66, etj, (të gjitha të vlerësuara me pikë nga të paktën njeri prej anëtarëve të jurisë). Vlerësimi i poezive nga të gjithë anëtarët e jurisë, u bë duke u mbështetur në një sërë elementësh, si vlera estetike, vlera stilistike, niveli i figuracionit, aspekti metrik, transmetimi i ideve dhe i mesazhit poetik, etj.
Nëse do të perifrazoheshin me pak fjalë të gjitha poezitë e vlerësuara me çmime, mund të themi që: a) Poezia e vlerësuar me çmim të parë, është e fortë dhe plot ide, sociale, aktuale dhe me mesazh universal, dhe me një varg goditës e figura të zgjedhura me kujdes. b) Poema e vlerësuar me çmim të dytë është një punë e gjërë, voluminoze, me një organizim të veçantë dhe origjinal, me një shumëllojshmëri motivesh brenda temës patriotike, me larmi vargjesh, plot ide dhe figuracion.
Juria, pas vlerësimit përfundimtar, i uron fituesve, por edhe gjithë konkurentëve të këtij konkursi, suksese dhe sa më shumë krijime cilësore në të ardhmen. Urime dhe punë të mbarë Atunis-it, bordit të tij drejtues si dhe stafit organizues të këtij konkursi, që këtë vit arriti përmasa dhe përfshirje të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Enertin Dheskali / Kryetar i Jurisë
në bazë të kritereve të konkurimit:
a- Të gjitha poezitë konkuruese duhet të jenë në versionin shqip ose anglisht.
( Për konkurim pranohet vetëm një poezi ( në gjuhën shqipe, gjuhën angleze ose e njëjta poezi në të dy versionet (shqip +anglisht)
b- Të gjitha poezitë konkuruese do jenë të shpalluara me Nr rendor ( jo me emra ), në linkun përkatës të faqes zyrtare : Galaktika “Poetike” ATUNIS” , link i cili shërben për vlerësimin poetik nga ana e Jurisë.
https://atunispoetry.com/2016/11/16/poezite-konkuruese-te-cmimit-letrar-frang-bardhi-2016/
c- Korospodimin e emrave të autorëve të poezisë me nr rendor të tyre e menaxhon kryesia e Bordit Drejtues.
d- Përjashtohen nga konkurimi antarët e Jurisë dhe ata antarët të Bordit Drejtues, që merren me menaxhimin e konkurimit.
e- Afati i fundit i dërgimit të poezive konkuruese është 15 Nëntor 2016.
f- Afati i shpalljes nga ana e Jurisë është 25- Nëntor 2016
g- Publikimi i poezisë fituese bëhet nga Bordi Drejtues në Dt 28 Nëntor 2016
me kordinatorët e organizimit të Konkursit Letrar:
1-Agron Shele
2-Dr. Albana Alia
3-Prof. Dr. Muhammad Shanazar
Shpall fituesit e Çmimit Letrar “Frang Bardhi -2016”:
Çmimi I dhe Medalja “Frang Bardhi” fitohet nga autorja Alketa Stefania Caca, poezia Nr – 1: “ Ati ynë, pse na ke braktisur”
Çmimi II fitohet nga autori Adem Zaplluzha, poema Nr -14: “ Atdheut tim, për këtë ditë të bekuar nga Hyji Dardan”
Çmimi II fitohet nga autorja Tatjana Debeljacki, poezia Nr – 28 ( english version): “ Glass ship”
Çmimi III fitohet nga autori Gentjan Hasanas, poezia Nr – 96: “ Pikturë e gjallë”
Çmimi III fitohet nga autorja Claudia Piccinno, poezia Nr 12 ( english version): “The courage of the losers”
Çmimi III fitohet nga autorja Vjollca Tiku Pasku, poezia nr 103: “ Vaji i violinës”
Poezi nga Myrteza Kasi FLAMURI Atë ditë kur Shqipëria u bë prap Shqipëri, Dhe foshnjat u gëzuan në barkun e nënës! Veç këlyshëve të bushtrës, si korba të zinj, U zverdhej fytyra si drita e hënës. … Continue reading
Poezi nga Marinela Velaj Gëzuar Festën e Flamurit! Jam krenare për ty e dashur Vlorë, Vlorë historike, legjendare Nënë e burrave të menҫur e trima, Vatër e Lirisë – simbol krenarie! Jam krenare Vlora ime … Continue reading
Adolf Shvedchikov Born May 11, 1937 in Shakhty, Russia. In 1960 he graduated from Moscow State University, Department of Chemistry. Ph.D. in Chemistry in 1967. Senior researcher at the Institute of Chemical Physics, Russian Academy of Sciences, M oscow. … Continue reading
Poesie di Rada Koleva PRIMO VELO – ISIDE , LA DEA UNIVERSALE Mi avvolgo come una torcia in fiamme per svegliare ogni tuo mattino … Come l’alba schiarisce i cieli illuminero’ ogni destino … Ti seguiro’ come … Continue reading
Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik ” E fshehta e shpirtit tim” të autores Marjana Sulejmani (Gjoka) Titulli : E fshehta e shpirtit tim Autore: Marjana Sulejmani (Gjoka) Redaktor: Aleksandër Ilija Recensent: Sazan Goliku Botimi i parë, 2016 ISBN: … Continue reading
NJË POET I RI ME “ANIJA PLAKË” (Me pathosin e ngjizur Të Naim Jonuzit) Nga: Qemal Guri Naim Jonuzin e kam ndjekur në krijimet që hidhte në FB, para se të botonte vëllimin e parë poetik. Për … Continue reading
Larissa I. Ayvazyan (Lara Ayvazyan) Born on September 21, 1955 in town of Borschev, the USSR, Russian, femail. In 1978 graduated from the Moscow State Institute of Culture (specialization – foreign children’s literature). Worked at the State Library for … Continue reading
Poezi nga Entela Kasi DAULLET PREJ LËKURE NJËRËZISH Duar meduze gdhendën në ajër Perla të hirta breshëri Në litarë kulprash që varen si shiu ngjyrë dheu Prej balte ku piqen zogj krahëbardhë Dhe sytë e qelqtë të … Continue reading
PROMOVOHEN NË TIRANË KATËR VEPRA TË SHKRIMTARIT BESIM XHELILI Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në austri “Aleksandër Moisiu” në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore-Sociale “Heles”, Tiranë, organizuan përurimin e krijimtarisë së shkrimtarit dhe poetit tetovar me … Continue reading
POEZIA E NJË DASHURIE Nga Rami KAMBERI Të jem i sinqertë, është hera e parë që, që në fillim, kam frikë nga poezia e veprës titulluar Prush dashurie, që të them atë, që e ndjejë, duke i … Continue reading
SIKUR……ÇAMËRIA Opinion nga Prof.Dr. Resmi Osmani Çështja çame, po të zhvishet nga ngarkesat politike, arkaike e reaksionare, falsikimet dhe qëndrimet dashakeqëse, raciste dhe ksenofobiste, që nganjëherë arrijnë deri në absurd, nga qëndrimet alergjike dhe refraktare, që … Continue reading
Shumëçka për Femrat. Nga: Drita LUSHI Më pëlqejnë femrat, që ecin me kokën lart dhe hap të vendosur, që janë të afta të zgjidhin problemet, që u dalin përpara ashtu si gjithë njerëzve në glob, pa vrapuar … Continue reading
Poezi nga Myrteza Kasi HIDHNI DORËN NËNËS SUAJ Gjithë shqiptarëve kudo, në botë! Shqipëri, o zonjë e rëndë! Kush të mori nëpër këmbë? Gjysëm shekull ferroburgu, Të shqeu me dhëmbë ujku, Kush të shkeli, kush të shtypi, … Continue reading
Mbyllja e Edicionit dhe Çmimet Letrare të Festivalit Letrar për të Rinjtë – 2016 MBYLLET EDICIONI I DYTË I FESTIVALIT LETRAR PËR TË RINJ “TIRANA 2016” Dje, në mjediset e Universitetit të Arteve u zhvillua me sukses … Continue reading
FESTOHET 12-VJETORI I NUMRIT TË PARË TË REVISTËS “PELEGRIN”… Nga: Prof.Murat Gecaj publicist e studiues Nga e majta: Nase Jani e M.Gecaj (Tiranë,21 nëntor 2016) 1. Një ngjarje e rëndësishme kulturore e letrare, në jetën e … Continue reading
Shtegëtimet e shpirtit nëpër galaksinë poetike të autores Juljana Mehmeti Nga Bedri Dula Juljana Mehmeti lindur me 29 tetor 1973 në qytetin e lashtë të Durrsit, hyri në universin e artit poetik duke gërmuar në thellësitë e … Continue reading
Skicë poetike nga Dhimitri Jani Kokaveshi
LARTËSI SUNDUESE
Guri, ky material i çmuar mineral, përfshinte tërësinë sunduese dhe zbukuruese të qytetit tim.
Ai, përballet dhe përplaset në çdo moment, më lë antitezat e krizave por dhe të kohës, madhështi.
Asnjëherë qyteti nuk ngriti zërin shpërbërjeve, lidhjeve dhe trasformimeve të tij.
Kjo si një psikozë e formuar prej materialit inert aty ku gdhendeshin edhe njerëzit.
Kjo psikozë, ishte kthyer në një gjendje patologjike ku manifestoheshin, idetë… e vazhdimësisë dhe të vetëdijes shfaqeshin mbi ndjenjat tona,
Ashtu trasformoheshim dhe transformoheshin… me gurin, shtronim çdo sundim.
Kjo, kishte kaluar kufijtë e lidhjes njerëzore dhe si rezultat filloi të ekzistonte një mani.
Mani, për t’i dhënë gdhendjeve të tij, përsosmërinë.
Ishte mani e veçantë e njerëzve, për t’i dhënë shpirtin, gurit.
Me gurin, filluan t’i shtronin anembanë… mite dhe këngë ashtu si shtrohej qyteti parametrave të tij… merrte hijen.
Eh, çfarë manie!…
Kjo mani, ishte kthyer në një gjendje patologjike të përpunuar, mitesh.
Aty, manifestoheshin… idetë, në vazhdimësi dhe mes vetëdijes ndjenjat.
Këto, shfaqeshin dhe lidheshin aq ngushtë me gurin, shtronim… çdo sundim.
E çuditshme kjo mani njerëzore.
Gjithçka lidhej në lidhje dhe guri… ishte kthyer pronësi.
Në pronësinë e tij,referronte dhe kishte gjithë litologjinë që trajtonte gjenezën, që nga formimi dhe trajtimin njerëzor… të shkëmbinjve.
Ashpërsi e ngurtë, e gurtë, përballej… pjesëve dhe ato bëheshin bashkë me ne një trup.
E gjithë kjo mani, filloi të trajtohej mbi motive.
Motivet e shtrimit?…Zigzaket?…
Në zigzaget e kalldrëmeve merrnin gjithmonë ngjitjen mes majave për të pushtuar malin dhe lartësitë.
Ato, të ndërtimit dhe të gdhendjes, ishin kthyer në dashuri.
Aq dashuri sa gjithshka filloi të lidhej si kundërshtar por edhe si partner.. në konkurim, të lartësive.
Kështu filluan josheshin dhe joshjet,… ktheheshin mes qëndismave, linin frymëmarrjet e mendimit, shtronin dhe i dhuronin përsosmëri.
Kjo ishte kthyer në motivin përditësie, njerëzit hidhnin shtat me gurin.
Kjo ekuivalenc, vlerë dhe rëndësi.
Rëndësi, ndërtuese dhe gdhendëse mes pranimeve, nuk shfaqej asnjë alogji.
Kështu, pranimet dhe mohimet përballeshin me jetësoren.
Mbi këtë qëndresë, vlerat dhe rëndësitë sponsorizuese merrnin… udhëtimet me meditimet tona mes arkitekturës, kult krijim.
Dëgjoja… fjalët e preferencave dhe heshtjet,… e gurit.
Heshtje…që nxirrni forcën e shpirtit… zbutjeve dhe gdhëndjeve mbeteshim… ne … mes kënaqësive… të madhështisë.
MES NJË POEZIE QË PIKTURON TË PAPËRFUNDUARËN PIKTURË Nga : Rami KAMBERI “Nuk mund ta dish se si jeton, një shpirt kaq i mjerë, Si rrëzohet, e ringrihet, pas çdo rënie në humnerë… Se si mbytet nëpër … Continue reading
Shtëpia Botuese ” ADA” publikon periodikun Nr 188 të Revistës “Obelisk” Publikohet Nr -188 i Revistës Letrare ” Obelisk” Me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit Vasil DEDE, revista Obelisk i jep hapësirën e … Continue reading
Poema de Irene Zarza ÉRES TODO… MI SUEÑO… Eres… mi batalla, mi luz… ese foco de esperanza, el motivo por el cual, me despierto cada día… el que me cree, el que siempre me apuntala para no caer… … Continue reading
COMMISSION OF THE WORLD UNION OF POETS FOR THE DEFENSE OF THE WORLD PEACE AND HUMAN RIGHTS (The agenda passes with 8 votes out of 15 – The undersigned Knight Silvano Bortolazzi reserves the right to … Continue reading
Poezi nga Zana Tako Ujvarë kaltërsie Mendimi kryqëzohej me fjalën siç shkrepëtin stuhia, rrufetë lëshonin tinguj çudie me gjuhë madhështie. Fjala i këndonte mendimit, mendimi mbante iso lavdie, bashkoheshin ujrave të kaltërsisë melodi e dashurisë. … Continue reading
IRSA RUÇI: ”CÂNTECUL SPERANȚEI” http://confluente.ro/cornelia_paun_1480087754.html CÂNTECUL SPERANȚEI Pe acoperișul vechii mele încăperi În timp ce eu îmi scriam poezia, Stătea o gărgăriţă Udată de ploaie, Fiecare mâine urmând același curs Din ziua precedentă, Cântând atunci când … Continue reading
Poezi nga Dr. Cornelia Paun HEINZEL Ëndrrat Kur qepalla e sipërme e syrit të mbyllet, Do ngushëllohesh tek tjetra Dhe gjenet e tua do të ndërthuren Ti mund të dallosh të ardhmen Paqartësish si një ëndërr Dhe … Continue reading
Poezi nga Josif Gegprifti Ende qeshim me udhëtimin e parë. Kujtojmë, Kur jashtë vendit Ikëm për herë të parë, Ne njëri-tjetrin pyesnim; … “ Ku jemi këtu,ç’duam këtu vallë…?”, Dhe me shpirtrat e dashuruara qeshnim. Ishte dimër, … Continue reading
Poesie di Maria Cristina Sabella Nei tuoi occhi ☆¸.✿.¸.•´ ¸.•´.-✿ ¯**´¯**´¯`˜”*°•.•.¸ღ¸☆ Nei tuoi occhi annego ogni pensiero, il desiderio di unire due corpi che nella marea di quella spudorata Passione faccia nascere nelle viscere L’ Amore. Ascolto … Continue reading
José Revello SOBRE LA NOCHE DE LOS TIEMPOS Fragmento- 46 Los 45 fragmentos ya publicados, en parte completa lo enseñado por mi añorado amigo esas tardes sobre la historia de los gemelos y cronología de las razas … Continue reading
Poemas de Stella Maris Sanhueza DESENCUENTRO El tiempo cae despacio constante ,tenue sin parar … como un reloj de arena veo las escenas pasar . Siento deshacer mi alma mi cuerpo ya no vibra mi corazón no … Continue reading
Lirika e autores Kaltrina VB Hoti, si formë dhe gjuhë e unisuar mes artit të shkruar dhe atij figurativ. Nga: Agron Shele “Sot do ta pres mëngjesin në thellësi të heshtjes Do zhytem në muzgun e parë … Continue reading
Poesie di Drita Lushi PASSATO Quando dicevi di amarmi, diventavo un cuore unico in te, diventavo un amore fluido tra le tue vene. Mentre tu, vegliando nelle notti, scrivevi versi per me! Per poi enunciare: “l’amore rende … Continue reading