POEZIA E NJË DASHURIE / Nga Rami KAMBERI

POEZIA E NJË DASHURIE

 

 

rami kamberi 1

Nga Rami KAMBERI

 

Të jem i sinqertë, është hera e parë që, që në fillim, kam frikë nga poezia e veprës titulluar Prush dashurie, që të them atë, që e ndjejë, duke i lexuar poezitë që nuk u mungon guximi në kuptim të njohjes së natyrës shqiptare dhe më shumë se kaq ngase kjo poezi besoj dhe dëshmoj se flet me shpirtin që e tejkalon gjuhën e artit të të shkruarit, që e pagëzojmë poezi, këtë e them ngase vetë natyra e poezive në fjalë më detyron që poezinë ta shikoj ndryshe, jo thjeshtë si poezi, por si një shpirtë i derdhur mbi faqet e tokës mu ashtu si gjaku i herronjëve të kombit mbi truallin që na pagëzon shqiptarë.
Me tej dua ta them edhe këtë, jo për t’u treguar se nuk e kam forcën e artit të të shkruarit, që të bëjë lojë fjalësh mes poezisë dhe mendimit mbi poezinë,që poetesha Behare Shabani-Neziri na e ofron për ta ndarë edhe ne dhimbjen dhe dashurinë me natyrën e saj, por për të treguar se vërtetë më ndrydh poezia e kësaj natyre, që jo rastësisht e fillova ta lexoj që nga fundi, që nga poezia e fundit për ta kuptuar ciklin e ndërmjemë që e titullon edhe librin.

 

behare Neziri

Behare Shabani-Neziri

 

Këtë e them pa dashur, që të them, se kjo poezi nuk e kishte për qëllim as të tregojë dashurinë e as të mohoj atë apo t’i kopjojë ato, nga jeta e poetes dhe gjeografia e sotme shqiptare e, as nga ndjenjat e shpirtit poetik, që të duken si një perceptim me një sy të veçantë e me një karakter dashurie dhe, më shumë se dashuri, si: poezi emblematike apo si lirikë atdhetare, që i duhet kohës për dëshmi.
Pra, lirshëm mund të them se jam i vetëdijshëm për ndjenjën time, se karshi poezive dhe veprës në fjalë, duke mos e prekur poeteshën Behare Shabani-Neziri në kuptimin jetik, lirshëm mund të them, se: poezia në fjalë i këndon ndjenjës ndaj atdheut dhe dashurisë dhe atë, në tri etapa:
• dashurisë qëndresë,
• dashurisë krenari dhe,
• dashurisë dituri

dhe, kur e them këtë, kuptohet se e kam marrë parasysh natyrën e ndjenjës time, si dhe me dhjetëra poezi, të cilat më detyruan të bindem, se nuk jam i gabuar në mendimin tim, ngase vetë poezitë më flisnin sipas ndjenjës, që në çdo sekondë m’i matnin tik-taket e zemrës, që edhe të rrahurat i kishte sipas vetë ritmit të tyre.

 

15219476_742341499248085_3207459711305998194_n

Prush Dashurie

 

I vetëdijshëm se poezitë në fjalë, nuk kanë më shumë se dashuria, e cila është njerëzore dhe, për këtë ndjenjë të lartë që ma ofruan poezitë në fjalë, sikur u binda, se: të gjithë ne, lindim në këtë botë dhe bëjmë atë që na detyron koha, e cila, herë na pagëzon e gëzon e herë na lenë pa emër dhe, më tej, ecjen ta bëjmë të humbur e të hutuar sipas fatit që na e sjellin fuqitë e mëdha nëpër rrugët e jetës.
Mbase së fundmi, sikur jam i detyruar ta them edhe përgjigjen, se çka është e fshehta e kësaj poezie, që do ta bënte çdo njeri të mbetet i prekur ose ta ndjejë në shpirt këtë poezi, e cila, vuan nga një pikëpamje që çuditshëm, ec nëpër mjegullën e jetës, që i mungon guximi e, që lirshëm të na e thotë: mu si cikli i poezive Prush dashurie, që na pagëzon, sipas kuptimit jetik, me ngjyrën e gjuhës së alfabetit – shqip, me poezinë që është e brumosur mu si universi i jetës, nga uji, dheu dhe zjarri, që gjallërojnë jetën, për të cilën jetë, dashuria është gjuhë e vetme, që e jetëson dhe ia hap shtegun e përjetësisë një kombi. Dhe, jo rastësisht do të doja, që të lexohen poezitë si tërësi.

 

PRUSH DASHURIE

 

 

NËPËR DHEUN E ATDHEUT

 

E lodhur mbeta mes fjalëve që nuk sosen kurrë
Me dritën e qiriut të Naimit për një fjalë dashurie
Më prekte keqas e zeza si ajo e shqipes në flamur
Në mes të syve që shikimet i kishin liri Shqipërie
As qielli s’duket me diell mbretëron terri i trishtimit
Nuk e di se ku u tretën burrat e gjakut tim fisnor
Që vallen e vallëzonin maleve me gjuhën e guximit
Kur mbi ngjyrën e truallit valëvitej flamuri arbëror
I kërkoj andej e këndej si nëna fëmijët nëpër oborr
Sytë lëshuar tek guri i shqipes ku namet pushojnë
Dua nëpër gajtanë t’ua shënjoj nishanet e fisit arbëror
Se me djegë zemra kur shoh se burrat e sojit shterojnë

 

 

TI QË E LUAN VALLEN E BABËLOKUT TIM

 

Dua të të jem dashnore mos harro miku im dasmor
Ti që e luan vallen e babëlokut tim si këngën në lahutë
Të betohem besa-besë dua që sonte të vëmë kurorë
Ti të vallëzosh maleve e unë nëpër sheshe me hutë
Le të na shohin se si dimë dasmon ta bëjmë unë dhe ti
Këtij moti që na rëndon mbi gjuhën e emrit me tradhti
Të shohin se si merret nusja që emrin shekujt ja lanë liri
Në truallin e atdheut që e madhja perëndi e pagëzoj Shqipëri

 

 

KUR ECJEN E BËJË SI MALËSORE

 

Pas cik-takeve të mia shume sy i lënë shikimet me shpresë
Duan t’u them si je zotëri ku të përfundon rrugëtimi sot
Por pa i pyetur më vjen përgjigja unë zonjë për ty edhe vdesë
Të betohem në Zot se me tej nuk dua të jetoj si kot e kot
Nuk dua të mbeten mjeran e as të më keqkuptojnë mua
U buzëqeshëm lehte e lehte si lulet në pranverë kur lulëzojnë
I shoh si duken e kuptoj se veshët u dëgjuan se u thash ju dua
E vazhdojnë rrugën si hija që më del herë para e herë pas kalojnë
Unë eci si zakonisht me hapat prej malësoreje përplot krenari
Vështroj qiellin lartë t’ia gjejë diellin që pas reve ndriçon
Dhe përsëri kthehem te kulla ime ku kam më shumë se dashuri
Duke e shikuar jetën time si lumi i jetës që vetëm shqip lundron

 

 

SI NËNA IME KUR ECTE MALIT

 

E mërzitur eci bashkë me hapat e jetës rrugës plagë
Si nëna ime kur ecte malit
Duke i rreshtuar rrudhat nëpër ballë me djersë e gjak
I numëroj hapat si nënës rrudhat, me bisht të syrit tim
E qortoj kohën me maje gjuhe
Si ara e hutuar kur pa dashje bije mbi tokën plot gjelbërim
Sa dua e sa kam dashur ta preki qiellin kur dielli rrezatonte
Me rrezet e arta mbi truallin plak
Kur nëna tokën e praronte me ngjyrën e motit që na trishtonte
Po e mërzitur eci pse s’ mbet një dritë nga dielli plot shkëlqim
Në oborrin e kullës time
Ku sot unë e biri im i numërojmë plagët mbi truallin e emrit tim

 

 

DESHA TË VALLËZOJ

 

Në lulishten e jetës ecjet më çojnë kah gurra ku lulëzon liria
I shikoj se si vallëzojnë dashuritë
Mes e përmes lulishtes të buzëqeshura duke pritur t’i prek rinia
Ua njoha vallen e kishin si të maleve ku unë u linda befas dikur
Nga buzëqeshjet e kullës sime
Asaj nate tek lulishtja e burimit kur hëna qiellin e veshte me nur
I shikoj përsëri se si vallëzojnë dashuritë vallen e lumturisë jetë
Dua të vallëzoj me ta si dukur në lulishten time
Por moti më trishtoj sot kur në vend të hënës dukeshin vetëm retë

 

 

PËR TY

 

Ti që dashurinë ma lexove me gjuhën e zemrës shqip
Kur unë kërkoja takim me jetën
E ti më dole para si hëna natën kur buzëqesh me plot dritë
Më the me gjuhën e zemrës eja ta arnojmë dashurinë tonë
Me ngjyrat që i kemi dhuratë nga Zoti
Sa na buzëqesh hëna bashkë me yjet se nesër mund të jetë vonë
Sikur pa dashur të thash ta presim ditën e re miku im
Por sytë m’u mbyllën si se kuptova
Kur unë e ty kishim përfunduar të lumtur në përqafim

 

 

MË KUJTOHET NËNË

 

E shoh një lule, buzë vardarit, me petalet ngjyrë qielli
Dua t’ia marr aromën, për ditën e festës së madhe, sot
Bashkë me rrezet e arta, si gjerdan, që lehtas i lëshon dielli
Dua t’ia fali nënës, që më pret tek kulla, sytë mbushur me lot
T’i them nënë t’u ktheva nga skaji i fushës ku Sharri fillon
Me aromën e malit e dëborën që si plis më bënë pararojë
Bashkë me shkumën e lumit që zëshëm qytetit i këndon
E zgjata dorën tek petalet e para që shikonte kah tej e tej malit
E gjethet sikur u rrudhën pak me inat duke ndryshuar ngjyrën
Befas një rigë shiu si ngjyrë dashurie me preku në mes të ballit
Kur sytë i ula të shikoja tokën më u duk sikur shikoja pasqyrën
Mbetur tek dhoma ime e vjetër që kur u largova nga ty nënë krenare
Me vellon e nusërisë drejtë jetës së re që e doja shumë për besë
Ditën kur ti më the bije kurë lulet mos i prek kur shtati u vishet me petale

 

 

ATË QË SE PASHË KURRË

 

Buzët pa dashje i prekën sytë e humbur nëpër dashuri
Si pikat e shiut kur je kalimtare e rrugës së fatit
E në mes të jetës e luan vallen që të vesh me lumturi
E preka dhe shtatin me qerpik t’i them të dua mos ik
Se puthjet e mia nuk janë zjarr i prushit të kot
Që një pikë shiu kur bie e flakën e ndezur ia fik
Desha edhe më shume ta ledhatoj me sy si tokën dielli
Por ishte e kot edhe thirrja ime nga zemra
Sa i çela përsëri sytë thua se ma kishte vjedhur qielli

 

 

PËR FJALËN MËMËDHE

 

Etshëm e shikoja si lundronte lumi im tej kufirit
Andej nga dëgjohej zëri më i bukur i bilbilit
Kur e qepja jetën time fshehtas me bisht të syrit
Për nderë të ardhmërisë që më mbet shkruar me dhe
Kur e shqiptova për herë të parë fjalën mëmëdhe
Ditën e festës kur me ngjyrat e gjakut shkruanim ne

 

 

TEK GURËT E ARËS SË GJATË

 

Frikshëm i prekja gurët tek fundi i arës së gjatë
Me duart e djersitura nga frika e kafshimit
Me sytë e lodhur nga terri që mbretëronte atë natë
Kur plagët shëroheshin me gjuhën e durimit
I shikoja se si dukeshin me ngjyrën bardhësi
Mu si ngjyra e plisit të babëlokut tim dukur
Kur kufijtë m’i tregonte duke i matur me sy
Deri tek guri i fundit ku valëvitej një flamur
Bija ime më thoshte duke i prekur rrudhat në ballë
Me majën e çibukut që vjellke tym e flakë
Kur mos harro tej gurit edhe ata si ne janë shqiptarë
Flasin gjuhën tonë e kemi të njëjtin gjak

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s