Poezi nga Brahim Avdyli

Brahim AVDYLI

Poezi nga Brahim Avdyli

NJË LETËR ME PAK FJALË

 

 

-Një poeti

të panjohur

1.

Poet-

i nderuari mik,

e mora letrën tënde

me pak fjalë-

një shkrepëtimë dashurie

zhgunit të pistë

të kësaj nate

mbi Evropë-

të falem!

2.

Liria është gjak

që rrjedhë nga pak

përderisa jetojmë

në këtë botë të përkohshme

me të drejtën e fjalës

nëpër dhembje,

është vetë jeta

që marrim frymë me te

deri sa të vdesim

duke e lëshuar

për fundit herë-

i nderuari mik,

poet!

3.

Ti kursyeke fjalët,

e pse?!

Për Atdheun,

të Bukurën

për Njeriun e mirë

as fjalën e gjakun

s`do të kursejmë

derisa të marrim frymë

për të fundit herë,

andaj kësaj udhe

do të takohemi dikund

patjetër,

lamtumirë

i nderuari mik,

poet!

Shpejtësi e ndritshme

Kur u nda në dy pjesë

veza kozmike

i Gjithëfuqishmi erdhi

me krihë shqiponje

të krijojë universin,

nga kaosi e ndau jetën

siç shpjegojnë shqiptarët

apo pellazgët mitikë

nëpër qindra mitet

që na kthehen nga bota,

harruan me këtë rast

shpejtësinë e ndritshme

që Zoti i ynë e bëri

për t i dhënë shpirt

të dukshmes dhe të padukshmes,

plisin e bardhë na e la

gjysmën e vezës kozmike

duke fluturuar pa skaj

nëpër yjet e pa numërt…

Kur zemërohet me të ligjtë

forca e tij merr ngjyren e kuqe-

Diell që digjet në zemër,

ngjyra e gjallë djeg e përcëllon-

shndërrohet

në ngjyrë të vdekjes…

Tashmë, askush nuk e di

të shpjegojë besueshëm

fillimin e jetës!

 

 

 

 

KAM ZBRITUR NGA YJET1)

 

E shoh veten fëmijë

nëpër arat me misër

jam në Zvicër

por kujtoj se jam në Morinë

loz me rrezet e ngrohta të Diellit

rriten bukë kallinjve.

Kalliri zgjatet e buzëqesh

me vesën e mëngjeseve

sikur më përshëndet dhe dua ta përqafoj

jam vet fëmijë lozë me rrezen mbi tokë,

herë Einsiedeln2

bëhesh birrë e misrit të artë

herë bëhesh miell i bluar dhembjesh

për tu bërë misërnike

në shitoret e vogla të malit

e kodrinat e diellit…

Vjen dita kur konzervohesh e grirë

për të ushqyer sërish Lopët e Diellit!…

Tani

nuk e di mirë se në cilën kohë jetoj

në cilin shekull-

mijëra herë

paskam zbritur rastësisht nga Yjet!

Thurau, 21.06.2013

TRADITA NË MINIATURË

I.-(Foleja e zemrës)

Nipit tim parë,

Patriot Avdylit

1.

Ulëm me vetminë time

nën vizatimin e shpëtuar të Naimit

vetmia përballë dhembjes pa fjalë

vitrinat e mbushura me libra

marrin frymë deri në fund të botës.

Lotët e mi rrjedhin pa pushim

veten e shoh me vargje nipit tim,

si fëmijë në gjunjë pranë meje

Kam një shok“

tingëllimë e gjallë.

2.

Ka kohë që kanë dalur

një tjetër banim

e Patriotit askush nuk ka mundur

t’ia prishë folenë,

një gjysmë dite ma merr rreth vetes

përkujdesja ime

të gjithë trenat i dinte, aeroplanin, anijet

lojërat e fëmijëve në Jona e Rapperswil

e çfarë do deri në Morinë,

kalistrok e marr

prej qoshit të Rapperswilit

e Baba Dang nipi më emëroi

me onomatopenë

e tingëllimës kumbonës…

3.

Fatkeqësia e ka një kufi

që s’e prekë askush

e Patrioti ia qet

një stop të pakalueshëm

e kujtoj kur pa u lidhur

vinte në Valens me vëllanë tim

t’a vizitojë „Babën Dang“

edhe pse nuk arrija të flas

e lotonte zemra.

4.

Nuk e di

si u lindë përsëri

një shpirt i familjes sonë,

ishte duke qarë

sapo e mora pushoi

buzëqeshi

dëshmoi ëndërren e parë

madje ka dalur

edhe në fotografi

me tërë krenarinë fëmijërore.

5.

Sa herë u ktheva nga vendlindja

i solla nga një pjesë të Atdheut

herë tirqit e xhamadanin,

topin, plisin e shqiponjën

herë qiftelinë e vogël-

shpirt i zbritur nga yjet,

Zog ndër shtigje dhëmbjës!…

6.

Edhe sot rrinë të paprekura

çdo gjë fëmijërore nëpër kujtesë

në rrafshin e parë të vitrinës

librat me vizatime,

qerret, lojëra, porcat e dorës

buria dhe harmonika,

brumbulli që tregon fatin

filmat për fëmijë,

koka e syngjerit në serinë e tij

letrat për të luajtur

me personazhet e filmit

Kaju, Balto- qeni që ka një histori

dhe shumë gjëra të tjera

të paprekura…

7.

Në bibliotekën time

ulem çdo natë vetëm

qaj e qesh me vehten time,

kaq mund krijova

kur është djegur e para

vendin tënd

askush nuk e zë, Patrioti im-

je vetë Shqiponjë që fluturon

apo ulet në flamurin e vjerrur përballë

të punuar me përkushtim

nga daja Flamur,

emrin e merituar e ke Ti

i merituar qofsh

pa ty nuk jetoj gjallë

e di, o Atdhetar!…

II.-(Syri i shqiponjës)

-Mbesës sime të parë,

Goca Avdylit.

1.

Me shpejtësi prej vetëtime

sulesh në të gjitha detyrat

kalon nga Lindja në Perëndim

me sqepin agimeve

t`a sjellësh për shpalim

shembullin e ditëve

e gatshme më rri

te këmbët e ditëve hapësirë,

syri i shqipes

e kap horizontin

askush nuk i di synimet e tua

rrallë dalin e shqiptohen.

2.

E kuptoj

përkujdesjen e botës

poshtë shputave të fatit,

nuk e di cilën këngë

do të ma thuash

ciklin përfundimtar jetës,

e di se dua shumë

mbi ditën e madhe të së nesërmes

mendoj se do jetë

e vogël Evropa

kur me syrin tënd

do ta sfidosh Ligësinë!…

III.-(Përtej brigjeve të fjalës)

Mbesës sime dashur,

Pranvera Avdylit.

1.

Ke shkuar

përtej brigjeve të fjalës

me këngën tënde për Kosovën

vargjet e mia

i ke lënë në mërgatë

duke pëshpëritur emrin tënd

ndër brengat e mia

të pashkëputura,

emrin tënd të bukur

ta kemi dhënë me synim të përtërirjes

je rritur me lojërat e tua dhe mua

atëherë

me buzëqeshje të trishtueshme

e mendoje Morinën,

sikur e dije ti

truallin e shenjtë

e patëm lënë ndër plagë shpirti

atje,

përtej pikës së madhe

të zemrës!…

2.

Kur emërtuam

ishte afër pranvera e vargjeve,

ka mbetur ende trishtueshme

kënga e jote

mosh ta mësosh vuajtjen

do të kesh kohë

të rrishë

pranë vargjeve rritjes-

me pemët e frytshme

vjen një stinë e re

deri sa ato të piqen

me këngën tënde

për lirinë…

3.

Ah, Pranvera,

rritu sikur rrjeshtat

e një kënge me Diell

Patriotin e Gocën

mos i harro

edhe përtej dashurisë,

kur të vishë tek unë

të më shohësh të shtrirë

recito

këto vargje

atëherë

do të ngjallem

e do të ngrohem

pranë zjarrit të fjalëve

mia…

IV.-(Ne sheshin e muzgut)

Nipit djalit dytë,

Eldin Avdylit.

1.

Kaq i vogël

dhe kërcen

sikur të kishe lindur

për te,

kur t`a jap çiftelinë

ia ngrehë telat

sikur ti biesh,

duart i rrotullon

mësues i vogël vallëzimit

midis kohës

e askush nuk e blenë

më shtrenjtë se unë

buzëqeshjen tënde

midis librave të mi

të hedhur pranë teje!

2.

E njeh tani

fotografinë e trishtueshme

e shikon papushim

e prap qeshë

me mburrje

në kraharorin tim,

unë nuk i ndahem

mendimeve të mia për ty,

mezi e pret

ardhjen time

në dhomën tënde,

as mua koha

nuk më kalon

me vetminë

pa ty.

3.

Nëpër rrugë

i sheh ata që e shesin këngën

dhe vallëzon para tyre

me buzëqeshje,

atëherë, figurat e shahut

i merr

me të dy duart para vetes

dhe luan

gjunjaz

mat ma bënë-

të gjitha figurat

mbesin të shkapërderdhura

derisa të rritesh

në sheshin e muzgut tim

kur do ti vendosësh

rresht në sulm

ushtarët e ri!…

GJAKU I SHENJTË

-Babait tim,

Ibish Sadri Avdylit

(15.04.1928-28.02.2009)

Të vizitoj

e të sjellë lule

me aromën e pranverave

nëpër botë

u desh të ikja

me dhembjet e vetminë

e pesha e jetës qe e rëndë

kudo merrja laps e letër

të përshkruaj

ata që ranë

për të mos vdekur më

vuajtjet t`i përtërij

me Dielllin që buzëqesh…

Babë, nuk kishe krahë

për të fluturuar rreth vargjeve

më le të ndjekë dallgët e jetës

me këngët që dridheshin

në grusht të ditëve

e gjaku i shenjtë

ende buzëqeshë

me dhembjet e dashuritë

edhe në fotografinë

te varri i përjetshëm!…

TRANDJE

Më duket

se guri

derdhë lot mbi sipërfaqe

dridhet e rënkon

trandet

e lëkundet prej dheut…

Befas i fshij sytë

qetësohem nga lëvizjet

jashtë meje

athua

më rëndë është të them

se guri qanë

pranë meje

përderisa

e trishtueshme është jeta

me vetminë!

PENG KUJTIMI

Ke mbetur

peng kujtimi-

këmisha e shqyer e lëkurës

nga asnjë krijues

i jetës sate

nuk qepet

e ti, dënesë i vetëm

që bie më poshtë se dhembja

e vargut të gjurmëve

të çasteve të bjerrura…

Kot përplasesh

me durimin e humbur

duke numëruar

mija goditjet

e pa shpresë,

sytë e qiellit

janë errur në shtërgatë

të lotëve të mallit…

Dil nga plaga e shpirtit

dërgoje deri në fund

këngën e dhembjes!…

METAFORA E DRITËS

-Din Mehmetit

I.-(Qëndresa e vargjeve)

1.

Nuk bëj ballë

të vi te varri,

të ndjej gjallë nëpër hapësirë,

në çdo skaj rruge

me fëshfërimen tënde

qetas pa e ndjerë hapin e fjalës,

i kam të qarta këshillat

në çdo dhembje të zemrës

dorën ma vë mbi krah

si vëllait të vogël.

2.

Dridhjet e dritës

vinë befas në varg

je i artë e ike prore nga vdekja

duke kallur heshtjen e gjakut

zog diell

nuk vdes as kur vdiset

fatin tonë nuk e nënshkruan,

emri jehon krismë

nëpër kulla hyn

në përjetësi të poezisë.

3.

Vargjet i ke shndërruar

në metaforë të dritës

u bëre zjarr i këngës

shokë e gjallë

më vishesh nëpër breza

kudo mi fshinë

lotët e vetmisë,

qëndresën e vargjeve

ma forcon

malësori im!…

II. (Brezat)

Kem pas fatkeqësi

të digjemi tërë jetën

me dhembjet

e këtyre shpirtërave

në veten tonë

me ndjenja të kallura.

Nuk na i kuptonin

vargjet e pëlcitura

në një këngë

aq të përjetëshme

me diell në shuplakë.

Na bashkonte kënga

na ndanin figurat

mosha e artit

e dy breza jete!…

III. (Mes yjeve)

Me plafin e këngës sate

natën, të ruanin për hënë

e ti, i qetë midis heshtjes,

këshillën e fundme

amanet për tokë e qiell

të mbruhej e gjallë poezia

zog i rritur nga prush i bardhë

kënga jote donte vetëm pak prush

isha ai që i shpërthekonte zërat për dritë

sytë e tu vështronin në ëndërr

me shkëlqimin e zjarrtë të yjeve

një grusht rrezesh të diellit

e hapi im largë, përtej lumit të dijes

ke ardhur si frymë

pas babait tim…

do të takohemi sërish mes yjesh.

IV. (Expozitë diellore)

Shihje botën nëpër vargje

ia gjëje tradhëtitë këngës

shpirti nuk rrinte pezull

derisa ta kuptoje

përmasën e krijimit dhe ligësisë.

O Bacë, deshe të jetoshë

në shpirtin e popullit

rrugën ta zinin ata nëpër këngë,

mësova si digjej shpirti

vetmuar lakimeve të poezisë

zog i këngës u bëra me gjuhën time.

Kroin e bjeshkëve

rrita pranë një lisi të vetmisë

duhama dukagjinase e vargut tim

rrugëve të botës nuk përgjigjesh

je shndërruar

në ekspozitë diellore.

V. (Ndarja e dhimbshme)

O Bacalok

sëmundja s`të lëshonte

para fillimit të luftës

desha të dërgoj

te yt bir

ti doje të përjetoshë

dhimbjet e mëdha

pse trupi i lodhur

vështirë do t`i duronte

lemeritjet e njerëzve

tragjeditë e thekshme

të vrasjeve…

Ndarja e dhimbshme

çdo gjë e gjallë

na rrethonte

nuk e dija

pas cilës dhembje

të takoheshim në këngë!

SHKRUAR ME LOTË

– Tre dishepujve,

të vrarë në Untergrupenbach,

me 17 Janar 1982

1.

Kam shkruar

këtë letër të gjatë

deri në fund të këngës,

me lotët e derdhur pikë-pikë

përpara botës së shurdhtë

edhe njëherë bëhem fëmijë-

“kush vrau o Jusuf Gërvalla”3

i marrtë Mortja

me gjirin e shterur,

Kokrra e Kripës le të pëlcas

fuqishëm, midis tokës-

derisa Bekimi i Nënëmadhes

të bëhet bekim i përjetshëm

si pemë e pjekur

e trojeve tona!…

2.

Nuk e di

në cilin varg për Ju do të vdes

kur të shpie në vend amanetin tuaj

e trojet shqipe

do të ulen këmbëkryq

në një sofër të madhe të pishave tona

si gjënë e shenjtë

që nuk harrohet

të qajmë dhembjen tuaj,

si është e mundur

të ndahen tokat tona

kuçedrat në çdo anë

na kanë rrethuar,

shqyejnë sa mundin trojet tona

rrënojnë kullat me fëmijë

pluhur i bëjnë sikur të mos jenë,

gjuha e bukur të mos eksistojë

nëpër ato pjesë të gëlltitura…

Tani, Zoti të dëgjojë

ankesën me lotë

zëdhënës të tjerët janë bërë,

pëshpëritin

në çdo varg që e nxjerrin

duke ndihmuar

pa pushim

copëtuesit e tokave tona.

3.

E kush ka guxuar

t`u vrasë-

me gojë të mbyllur

kanë mbetur miqtë

pranë thirrjeve tuja,

as klithja nuk u dëgjohet…

Anash

do ta hedhë këtë fletë

të shkruar në paharrim

jeni vet Dielli

që ngritet ngadalë

gjelat në mëngjes kur këndojnë

nga Burimi

do të vie Drita e juaj

për të pushtuar të gjitha Zemrat,

mbase,

do të shkruhet përgjithmonë

emri i juaj i pavdekshëm

në fletën e madhe të Qiellit!

 

 

 

 

PENGU I THYER I LIRISË

-Agim Ramadani i Ri

 

Shoh

pranvera përgjakura,

Liria ka damarë të ri,

cila anë do të nisë-

ushtar i ditës,

piktor modern

me Atdhun në zemër,

apo poet

i ndjenjës hollë…

Dua të them diçka

nuk ma zë goja

shpirti më vlon gëzim

midis dhembjes

më hidhet në grykë

me këngën e gjallë të fjalëve

faqet mi lëmon

me dy duart e vockëla

lotët mi fshinë!…

Liria përsëri do të vijë

nuk ka mbetur peng.

A e sheh ti-

pranverën e vargut

Diellin buzëqeshë

me etjen e denjë

të Atdheut?

KOKA E LUANIT

1.

Leu trim

Llavë e ujqërve

Luan-

tre emra pellazgë

përpëliten

nëpër Alpet tona.

Është zhdukur

nga pakujdesia

deri në xhungëll

të pashkelur

nga qytetërimi-

simbol i mbetur

mbi portën

e Mikenës

e ju flet shekujve

jam këtu

roje e pavdekshme

e fuqisë!…

2.

Kush e di

trimi Leu

Luan

mbret i lashtë

i tokës

pellazge

e dhjetëmijë vite

numëron

i pafjalë

mbi portën tënde

Evropë,

thotë Leu

llavë do të bëhem

kur s`më pëfillë

kur nuk flet

s h q i p…

kur fare

nuk më njeh!…

ENIGRMË E PËRJETSHME

1.

Mblidhesh në spirale

ethesh për ne

e ngritesh

me kokën e goditjeve

në bishtin

e përpëlitjeve.

2.

Kur të shoh

më thahet pa shpirt

një fjalë në gojë

e regëtimat e qenies

ndrydhen të heshtura-

mitologjitë e globit

mblidhen

në botën e sertë-

athua,

ku do të jetë

dënimi i Zotit.

3.

Herë bëhesh

shtagë e gjatë

dhe mbi ty mbahet bota

për të mos rënë

skrupull

me dhembjet e viteve

e herë-herë

sa qel e mbyll sytë

bie mbi jetën

e shpërfillur

aty ku nuk të mendon njeriu

dhe e ka lëshuar

rrugën e zotit!…

4.

Qindra poezi

mund të shkruheshin për ty

edhe po të gënjenim

për të paqenën me fjalë

apo të përkryerën

kur të takojmë

të mbledhur lakuriq

rreth pritjes-

ngjitesh më lartë

me kokën përmbi heshtje

e hidhesh si shpatë

na rrëqeth

me ngjyrat e tmerrit

ngadalë

pështillemi larg

e largohemi

përtej vdekjes.

5.

Njëmijë vjet

jeton me dhembjet

e vetminë

të ka plasur gjuha

nën gur

nën dushk e shi

nën dhé

duke pritur jetën

të soset

nën helmin tënd.

6.

Helm

është vetë jeta

katran

i mbyllur në gur

enigmë

e përjetshme!…

1 Mbiemri „A-v-d-yl (l)“ për poetin nënkupton një person që ka zbitur nga Ylli dhe jeton në mes të njerëzve. Thuhet se njeriu i parë ka zbritur nga ylli Sirius. Emri Avdyl nuk është i njëjtë me emrin Abdyl-Abdul, e cila është shkurtesë e emrit turk Abdullah.

2 Qytezë e lartë në Kantonin e Schwizit, në Zvicër.

3 Varg nga kënga e parë, e kënduar për vrasjen e tyre të dhembëshme.

NDAHET NGA JETA PROF. SHABAN DEMIRAJ-AKADEMIK, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENCËS, ARSIMIT E KULTURËS SONË KOMBËTARE / Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë

NDAHET NGA JETA PROF. SHABAN DEMIRAJ-AKADEMIK, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENCËS, ARSIMIT E KULTURËS SONË KOMBËTARE

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

mur

Nga e djathta: Prof.Dr. Shaban Demiraj e M.Gecaj (5 mars, 2008)

 

 

 

 

Në moshën mbi 94-vjeçare, në kryeqytetin Tiranë, nda përgjithnjë nga jeta prof.dr.Shaban Demiraj-Akademik, “Mjeshtër i Madh” e “Mësues i Popullit”. Ceremonia e përcjelljes së tij për në banesën e fundit, u organizua sot në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku ai ishte kryetar disa vjet radhazi. Bënë homazhe familjarë të tij, ish-kolegë e ish-studentë të shumtë, personalitete të arsimit, shkencës e kulturës. Me këtë rast, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i dërgoi familjes meszh ngushëllimi.

1.

Ja vitet, ikin me shpejtësi dhe si pa u kuptuar…14 vjet parë, pata kënaqësinë merrja pjesë festimin e përvjetorit 80-të  lindjes prof.dr. Shaban Demirajt-Akademik. Ajo ceremoni e thjeshtë u zhvillua një zyrë Akademisë Shkencave, ku ai kishte punuar e drejtuar, me vullnet e pasion, për disa kohë. Nga blloku i shënimeve, po shkëpus këto radhë, i kam mbajtur atë ditë:

Akademinë e Shkencave Republikës Shqipërisë, një mjedis ngrohtë miqësh e kolegësh, u organizua ceremonia e dhënies titullit lartë,Mjeshtër i Madh, Akademikut Prof.Dr. Shaban Demiraj,Mësues i Popullit, 80-vjetorin e lindjes tij. Merrnin pjesë anëtarë kësaj Akademie, punonjës institucioneve qendrore shkencore dhe atyre larta arsimore, kolegë e bashkëpunëtorë afërt tij…”.

Më tej, shënoja se aty foli Prof.Dr. Ylli Popa, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave. Ai theksoi punën shumëvjeçare, të gjërë dhe të frytshme të Akademikut Demiraj, këtij personaliteti të shquar të shkencës, arsimit e kulturës shqiptare. Më tej, nënvizoi veprimtarinë e madhe kumtuese e botuese të tij, brenda e jashtë vendit, sidomos në fushën e albanologjisë. Gjithashtu, u ndal në ndihmesën e dhënë nga prof. Demiraj në përgatitjen dhe edukimin e disa brezave të mësuesve të gjuhës e letërsisë shqipe, si dhe cilësitë e tij: ndershmërinë, korrektësinë, përkushtimin në punë etj.

Pas dorëzimit titulli lartë, Prof. Demiraj shprehu falënderimet për vlerësimin e madh, i bëhej dhe premtoi se do ta vazhdonte tej punën e tij, shkencore dhe arsimore. Gjatë koktejit, organizuar me këtë rast, u sollën kujtime intime e u bënë vlerësime larta për jetën dhe veprimtarinë arsimore e shkencore Prof. Shaban Demirajt. Kështu, folën kolegët e bashkëpunëtorët e tij: Bedri Dedja, Ethem Lika, Hamit Beqja, Tish Daija, Floresha Dado, Gjovalin Shkurtaj, Emil Lafe e Seit Mansaku.

2.

Lindi në Vlorë, më 11 janar 1920. Pas çlirimit të vendit, punoi ca kohë në Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Në vazhdim të studimeve të tij, në vitin 1948 përfundoi Institutin e Lartë Pedagogjik 2-vjeçar të Tiranës dhe atë 4-vjeçar, në vitin 1954. Si nxënës i Kostaq Cipos e Aleksandër Xhuvanit e më pas i Eqrem Çabejt, duke parë aftësitë e tij, që nga kjo kohë u emërua pedagog në ish-Institutin e Lartë Pedagogjik, ndërsa më 1957 në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës.  Tregues i përgatitjes së tij shkencore e pedagogjike ishte titulli “Profesor”, që e meritoi më 1972. Pas krijimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, më 1989 u zgjodh ndër anëtarët e parë të saj. Gjatë viteve 1962-1989, ka shërbyer si përgjegjës i katedrës së gjuhës shqipe. Më 1977 iu dha titulli i lartë “Mësues i Popullit”. U nderua me “Çmimin e Republikës” të klasit II, më 1979 dhe me “Çmimin e Republikës” të klasit I, më 1989. Në vitet e para pas krijimit të Universitetit të Tiranës, lëndët albanologjike për ne studentët e Fakultetit Histori-Filologji ishin më të vështira dhe kërkonin më tepër vëmendje, djersë e shqetësim. Ndër këto lëndë ishte dhe morfologjia e shqipes. Leksionet e kësaj lënde na i jepte pedagogu Sh.Demiraj. Kishim dëgjuar se ai kishte nisur një shkollë fetare, por ishte larguar andej për t’iu përkushtuar më pas studimeve të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Nuk di se përse, por në mendjen e ne të rinjve ai ishte pedagog shumë strikt, kërkues dhe rigoroz, çka na bënte të mos e nënvleftësonim aspak lëndën e tij. Përkundrazi, shkonim rregullisht në leksione e seminare dhe përgatiteshim seriozisht për kërkesat e tij.

Me gjithë këtë “rreptësi” të prof. Shabanit, ndjenim se ishte dhe mjaft dashmirës ndaj nesh. Këtë gjë e provuam dhe kur disave na u dhanë temat e diplomës. Ai u tregua i gatshëm të na ndihmonte dhe të na udhëzonte, për çka ne ishim të interesuar. Po kjo përkujdesje e tij u duk edhe në kohën e mbrojtjes së diplomave.

Prof.Dr. Shaban Demiraj u shfaq kurdoherë para kolegëve e studentëve:  punëtor i palodhur, me vullnet  të paepur dhe mjaft prodhimtar. Ai njihet autor i shumë veprave shkencore, sidomos fushën e gjuhësisë. Provën e parë e dha me tekstin e gjuhës shqipe për shkollat e mesme pedagogjike (1953). Ndër këto, përmendim edhe:Morfologjia e gjuhës sotme shqipe(1961) dhe e ribotuar Prishtinë (1971),Çështje sistemit emëror gjuhës shqipe(1972),Sistemi i lakimit gjuhën shqipe(1975),Morfologjia historike e gjuhës shqipe(I e II, 1973 e 1976) dhe ribotuar Prishtinë (1980),Gramatika historike e gjuhës shqipe(1986) e ribotuar Prishtinë (1988),Gjuha shqipe dhe historia e saj(1988) dhe ribotuar Prishtinë (1989). Studime tij me interes veçantë janë ato për filologjinë e arbëreshëve.  Një libër posaçëm (më 1990) i ka kushtuar jetës dhe veprës dijetarit tonë madh e kolegut shumëvjeçar tij, Prof.Dr. Eqrem Çabej-Akademik. Ndërsa 1994, botoi Shkup (shqip e maqedonisht) veprënGjuhësi ballkanikedhe 1996Fonologjia historike e gjuhës shqipe.

Me interes mjaft të  madh është libri i shkruar nga Prof.Demiraj kushtuar çështjes së prejardhjes së shqiptarëve, duke e vështruar këtë aspekt kryesisht në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe. Rreth kësaj çështjeje madhore, ai botoi librin e spikatur me titull: “Prejardhja e shqiptarëve, nën dritën e dëshmive të Gjuhës Shqipe”, (Tiranë, 1999). Disa nga veprat e mësipërme janë botuar në vende të ndryshme të Evropës.

Ka marrë pjesë dhe ka referuar në disa Kongrese e Konferenca kombëtare e ndërkombëtare për gjuhën e kulturën shqiptare dhe ka botuar artikuj të shumtë shkencorë, në revista të vendit e të huaja. Në “Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe” (Tiranë, 1972), lexoi kumtesën: “Çështjet gramatikore në Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Po kështu, ka mbajtur ligjërata pasuniversitare ose kumtesa në Prishtinë, Shkup, Beograd, Sofje, Kluzh, Kopenhagë, Insburk, Vjenë, Romë, Paris, Këln etj.

Veçanërisht ishte e dukshme ndihmesa e Prof. Demirajt për pastrimin dhe pasurimin e gjuhës letrare shqipe. Për këtë gjë dëshmon edhe përfshirja aktive e tij organizimin dhe zhvillimin e Kongresit Drejtshkrimit Gjuhës Shqipe, por dhe përpjekjet e tij mëpastajme. Ja çfarë thoshte ai, një bisedë tij:

Të gjithë duhet të përpiqemi që ta përsosim vazhdimisht shqipen tonë letrare, e cila i ka përmbushur gjithnjë dhe më mirë kërkesat e një shoqërie me zhvillim të pandërprerë. Të gjithë duhet të përpiqemi ta zhvillojmë e ta pasurojmë atë dhe, njëkohësisht, ta ruajmë nga ndikimet e gjuhëve të tjera dhe sidomos nga vërshimi i fjalëve të huaja të panevojshme, dukuri kjo, që kohët e fundit ka marrë përmasa shqetësuese. Dhe, me këtë rast, një punë të madhe mund dhe duhet të bëjnë sidomos arsimtarët, shkrimtarët dhe gazetarët, të cilët ndikojnë drejtpërsëdrejti mbi brezin e ri dhe mbi masat e gjëra të lexuesve”.

3.

Gjatë jetës, pas mbarimit studimeve larta, jam takuar shumë herë me Prof. Shaban Demirajn. Këto kanë qenë tubime ndryshme shkencore, kombëtare e ndërkombëtare. Por dhe me rastet, kur kam biseduar me detyrën e gazetarit. Edhe kur ai u Kryetar i Akademisë Shkencave, vitet e Demokracisë, gjithnjë vazhdoi ishte i thjeshtë, dashamirës dhe i gatshëm për ato, i kërkoja. vinte mirë se tani ishte i lirë, i çiltër dhe i shpenguar. Dukej se parë kishte pasur një sibarrë kurriz, si shumë intelektualë tjerë shquar. Megjithëse i moshuar e i pamundur nga gjendja shendetësorë, ai ka marrë pjesë e ka folur jo një herë edhe veprimtari Shoqatës sonë Arsimtarëve Shqipërisë, ku jam sekretar i përgjithshëm.

Janë me qindra e mijëra ish-studentët e bashkëpunëtorët e rinj të Prof. Shaban Demirajt, anë e mbanë Shqipërisë. Ai kurdoherë është treguar i pakursyer me këshillat e tij në leksione, udhëheqje diplomash e disertacionesh, me recenza etj. E gjithnjë u ka edukuar atyre dashurinë e vullnetin për punë, studim e krijimtari shkencore. Ja se si u drejtohej atyre dhe shprehte besimin ndaj tyre, në një rast:

Mesazhi im për intelektualët tanë të rinj është që të punojnë me përkushtim, secili në fushën e tij, për të ndihmuar në zhvillimin dhe përparimin e gjithanshëm të vendit tonë. Shqipëria ka një potencial intelektual të pasur, i cili duhet nxitur që t’i shfrytëzojë sa më shumë aftësitë e tij për të mirën e vendit tonë. Por, për këtë qëllim, intelektualët tanë të rinj edhe duhen ndihmuar me të gjitha mënyrat që të mos detyrohen të braktisin Atdheun dhe të shkapërderdhin energjitë e tyre në dhe të huaj”.

Ja, i tillë është, me pak radhë, portreti i këtij ish-pedagogu sa e sa breza studentësh, studiuesit pasionuar shqipes dhe intelektualit shquar Prof.Dr. Shaban Demiraj-Akademik, i cili i me jeetën e tij të përkushtuar I ka bërë nder  arsimit e kulturës kombëtare dhe shkencës shqiptare, mbarë vendit e popullit tonë.

Tiranë, 31 gusht 2014

LARG KONTINENTIT, NËPER UDHË TË KALTRA ( Udhëpërshkrime vere ) / NGA DRITA LUSHI

LARG KONTINENTIT, NËPER UDHË TË KALTRA

 

Udhëpërshkrime vere.

 

 

 

u1_DritaLushi-Kaltersi1

 

NGA DRITA LUSHI

 

 

Vjet, teksa pushoja në Sarandë, shihja e heshtur dritat e Korfuzit, ishullit aq afër dhe aq larg(dikur) për shqiptarët e buzëdetit. Gjithnjë me grishte dëshira që ta prekja atë ishull..I premtova vetes që do ta vizitoja patjetër.

Kështu,vendosëm së bashku me familjen, që të pushonim disa ditë në Korfuz, dhe  zgjodhëm për këtë fillimgushtin.

Nisim rrugëtimin drejt Gjirokastrës e prej andej,drejt  pikës kufitare të Kakavijës. Rradha e gjatë në kufi, dhe temperaturat  e larta na bënin që shpesh  të humbnim durimin, por gjithsesi ne vazhduam.Pasi kalojmë doganën, nisim rrugën drejt  Janinës Atë, e kisha vizituar  edhe më parë,por këtë herë Janinën do ta linim në të majtë për të mbërritur në Igumenicë dhe prej andej ne port.

Rruga ishte e gjatë, dhe ishte hera e parë që e shkelnim( në terrritorin grek). Megjithse shumë orë udhëtim, përsëri kurioziteti për të parë e për të ndjerë pak aventurë dhe liri pushimesh larg përditshmërisë thuajse të njëjtë, bëri që të mos e ndjenim lodhjen.

Në Igumenic  mbërrijmë në 15.15 thuajse fiks  me tragetin që do të  na çonte në ishull.

Të gjitha gjërat atë ditë për çudi,po i bënim në limitet kohore, dhe kjo na jepte një ndjesi të veçantë aventure, drejt një ishulli që se kishim shkelur kurrë, duke lënë pas Kontinentin!

Pamja nga trageti ka ndjesitë e veta individuale që më shumë përjetohen sesa mund të shpjegohen apo shprehen. Udhëton nëpër blu-në e qielldetit  dhe zhytesh në mendime dhe imagjinatë ku humb dhe harron të këmbesh fjalë me bashkëudhëtuesit. Por, sapo syri  kap ishullin dhe konturet e tij të lashta, jam e sigurt qe çdokush thotë pa u menduar :Sa bukur!

 

 

u1_DritaLushi-Kaltersi2

 

 

I themi  “mirdita”vendit ku kroçierat gjigande, tragetet, anijet, skafet, avionet e barkat që të vijnë aq afër, të ftojnë drejt një mikrobote të re dhe të bukur.

Lashtësia dhe qytetërimi sapo lëmë portin, të ftojnë drejt njohjeve, të vërtetave të tanishme dhe të fshehtave shekullore. Ullinjtë si pleq të moçëm të ftojnë në një paqe të sigurtë ndërsa je e rrethuar e tëra  nga blu, dhe kaltërsi.

Një ishull me sipërfaqe mbi  300 km katror, në të cilin më i spikaturi është turizmi.

Personalisht, pushimet s’i kam parë asnjëherë si ngujim në një vend, por si lëvizje, kuriozitet, zhbirim, njohje.

Nëse do të ndihesh si vendasit, të mësosh si jetohet, si shpenzohet, si pushohet , si psoniset, si shëtitet, duhet marrë  një shtëpi me qera; Këtë bëmë dhe ne.

Ky, ështe një komoditet që të fton në privatësi dhe qetësi, por nisur nga ana ekonomike për shqiptarët është shtrenjtë.

Nje hartë të bënte mjaft punë, por dhe një çift shqiptar që jetonte prej 22 vitesh në ishull e që i njohëm atje, ishin orjetuesit tanë në dëshirën për të parë të veçantat e ishullit.

Një pasdite ia kushtuam vajtjes në Perithia, një fshat i lashte vendosur në një pikë të  lartë të ishullit, ku mund të vizitoje fshatin e vjetër dhe shtatë kisha që datonin me mbishkrime rreth shekullit të 17-të.Kjo ishte një ndër gjërat qe s’duhej lënë të të ikte pa e parë. Gjithmonë kam menduar që pa njohur të kaluarën e një vendi, nuk mund të kuptosh të tashmen e tij, atë që zhvillohet dhe ekzsiton në atë vend.

Vizita në  kalanë e qytetit, ose qytetin e vjetër sic thuhej ndryshe,ishte plani i një dite të tërë.

Veç antikitetit, aty gjeje një universitet artesh, bibliotekë dhe barkafe; Në një fare mënyre ishte si një ndërlidhje ose vazhdim i lashtësisë me të sotmen.

Pastaj,kalojmë në këmbë dhe qytetin e sotshëm ku  dyndja e turistëve ishte masive e të mendosh që temperaturat ishin shumë të larta. Megjthatë çdo gjë ka vendin e saj. Në humanët, nuk tërhiqemi para asgjëje, kur duam ta bëjmë një gjë e bëjmë dhe pikë.Duke kaluar nëpër rrugicat e qytetit të zhurmshëm herë herë më bëhej se isha në rrugicat e Venecias. Ishte thuajse i njëjti stil ndërtimi.Vendasit thonin se edhe ullinjtë në ishull i kishin mbjellë italjanët.

Nuk harrojmë të kujtoj-më që kemi vajtur edhe për të shijuar detin dhe diellin, për të dalë në psonisje në shijim e drekave dhe ushqimeve të ndryshme.

Një festë e veçantë ishte ajo që bëhej në zonën ku ishim vendosur ne,nën ritmin e muzikës, këngëve, valleve në rrugë dhe servirjes së ushqimeve në ambjent buzëdetit, ku mes fishekëzjarresh pritej kthimi i anijeve dhe peshkatarëve.Nuk e mësova plotësisht se cili ishte simboli i k saj feste, por natyrisht u përfshimë bukur në të.

Festa të tilla, bëheshin thuajse çdo javë në zona e fshatra të afërt.

Ditët lëviznin me shumë shpejtësi.

 

 

u1_DritaLushi-Kaltersi7

 

 

Mëngjeset zbardhin të paqta. Eshtë momenti më i bukur per tu ndjerë dhe për ta ndjerë fillimin e një dite; Veç dallgët e detit që e kemi komshi dhe karshi, dëgjohen të lehta a thua se dhe ato  janë në zgjim dhe, fëshfërijnë fjalë të qeta nga  frika se mos  zgjojnë banorët e turistët.

Zgjimi në ishull është i vonë ndryshe nga ne shqiptarët që  zgjohemi herët me shëtitjet buzëdetit, me lokalet që hapen herët e mund të pish kafenë qysh orët e para të agut.

E rrethuar nga ullinjtë dhe deti, ndihesh në një mbretëri të paqtë të një ishulli të lashtë.

Hotelet kanë dyndje turistësh dhe janë shumë më lirë se shtëpitë  e zonës, nëse prenotohen në formë paketash.

Ishulli ka gjire të bukur, det të pastër, ka rërë, ka privatësi ndihesh lirshëm dhe qetë.Është një ishull i pastër dhe ullinjtë i japin një gjelbërim të bukur në sintoni me blunë e detit dhe kaltërsinë e qiellit.

Me ato ç’ka pashë them se edhe aty ndihej kriza që ka përfshirë Greqinë dhe shtete të tjerë evropianë. Nuk ka nevojë për gjera të mëdha, që ta kuptosh këtë. Këtu nisem nga mungesa e mirëmbajtjes së shumë objekteve apo vendeve që ishin në varësi të shtetit. Gjithsesi për mua dhe çdo njeri, duhen përvojat, udhëtimet, eksperiencat…

Por….

Eshte mëse e vërtetë shprehja, që “gjërat e bukura i kemi çdoherë afër nesh, mjat’të kemi dëshirë t’i shohim”

Bregdeti shqiptar ka plazhe vërtet shumëëë të bukur, dete e brigje mahnitës, për të cilët kam shkruar me shumë dëshirë e dashuri. Mund të mungojnë gjëra të vogla, por kurrsesi s’do ti ndërroja me tjetër…

Fai della Paganella, 81° Congresso Italiano di esperanto / Amicizia transnazionale senza interpreti

        Fai della Paganella, 81° Congresso Italiano di esperanto Amicizia transnazionale senza interpreti Fai della Paganella, bellissima cittadina a mille metri di altitudine in provincia di Treno, località turistica e stazione sciistica d’inverno e località fresca (quest’anno … Continue reading

MIRËNJOHJE PËR NJERIUN E MIRË, REXHEP BALILAJ (Nëpër faqet e librit “Një “Migjen-mësues”, në Malësinë e Gjakovës”) / Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë

MIRËNJOHJE PËR NJERIUN E MIRË, REXHEP BALILAJ   (Nëpër faqet e librit “Një “Migjen-mësues”, në Malësinë e Gjakovës”)           Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë 1. Kur më kërkuan që të lexoja dorëshkrimin e librit … Continue reading

NUK JAM NJË AVATAR, POR AS EDHE OBLOMOV (Pjesa e I ) / Dialog i gazetares Anila Çuli me shkrimtarin Shpend Sollaku Noé, botuar në Revistën ” ELITE ” , Gusht 2014.

NUK JAM NJË AVATAR, POR AS EDHE OBLOMOV.

Pjesa e I 

Anila Culi

Dialog i gazetares Anila Çuli me shkrimtarin Shpend Sollaku Noé, botuar në Revistën  ” ELITE ” , Gusht 2014.

Z. Noé, kanë kaluar kohë që nga ikja juaj prej Shqipërie, nga 1992-shi e këtej. Prej më se 20 vitesh ju keni botuar mjaft libra të suksesshëm në prozë e poezi. Ka qenë kaq e vazhdueshme krijimtaria juaj?

Siç ndodh rëndom, edhe puna im letrare ka patur ngjitjet e zbritjet e saj. Sipas rrethanave, ajo është gërshetuar me gazetarinë, veçanërisht në vitet e luftës për demokracinë shqiptare. Ishte kohë sakrificash të mëdha kur vetvetja kalonte doemos në plan të dytë. Megjithatë, krijimtaria ime e atyre viteve nuk ishte ndërprerë plotësisht; ajo, në mos rridhte, pikonte, sidomos në zhanret e shkurtra. Ato që u ndërprenë në ato vite ishin botimet. Kjo vazhdoi edhe për një kohë të konsiderueshme gjatë periudhës së fillimit të azilit politik, sidomos për arësye të kushteve mjaft të vështira ekonomike në të cilat u ndodha për vite të tëra, pasi statusi i azilit politik në Itali nuk garantonte ndihma të asaj natyre. Megjithatë nuk reshta së shkruari dhe prisja vetëm çastin e duhur për tʼu rikthyer. Kjo ndodhi në vitin 1995, me librin “Il regno del proibito” (“Mbretëria e gjërave të ndaluara”) me krijime të reja dhe pjesë nga poezitë e ndaluara në Shqipëri.

Ikja juaj nga Shqipëria më kujton disi ikjen e Ismail Kadaresë. Sa qëndron kjo përshtypje?

Pa hyrë në paralelizma letrare që zgjojnë konflikte interesi, duhet të them se janë dy ikje mjaft të ndryshme. Së pari ndryshojnë personazhet. Unë, në kundërshtim me Kadarenë, nuk isha i përkëdheluri i regjimit. Atë e dërgoi shteti komunist të studionte në Moskë, ndërsa mua, edhe pse me nota shumë të mira në gjimnaz dhe me një kurrikulë aktivitetesh mjaft të pasur për moshën, më detyruan të frekuentoja auditorët e shkëmbinjve të ishullit të Sazanit. Ai, student, siç tregon edhe vetë, pati mundësinë të dashurohej me vajzat moskovite; unë në të njëjtën moshë bëja 12 orë shërbim në 24 orë, 8°° me14°° dhe 20°° me 2°°. Për tre vjet rresht ora dy e natës më ka zënë zgjuar në Sazan, ose merrja shërbimin, ose e lija. I vetmi dëfrim: numërimi i lepujve të egër që zbrisnin tek furrat e bukës së ishullit për të pirë ujë nga tubat e çara. As kur më vdiq babai oficerët nuk më lajmëruan. Këtë episod nuk mund ta shlyej nga mendja, edhe pse kalvari i vuajtjeve në ishull ishte i pafund. Së dyti, Kadareja nuk pati as durim e as guxim të sakrifikohej në fillimet e lëvizjes për demokraci. Ai u largua në 1990-ën. Unë, edhe pse shoqërova shokë të mi në Tiranë gjatë hapjes së ambasadave, edhe pse u gjenda brenda portit të Durrësit më 7 mars 1991, nuk u largova. Doja ta shikoja komunizmin në Shqipëri të rrëzuar dhe iu dhashë me mish e shpirt lëvizjes për demokraci. Në të gjitha fushat e mundshme: në organizimin e opozitave të ndryshme, në lindjen e shtypit të lirë, në rendjen nëpër baltrat e Myzeqesë, por edhe më gjërë, për antarësimin e njerëzve në partitë e opozitës. Gjithë kjo duke harruar veten, shpesh edhe familjen; duke rrezikuar kokën time e të njerëzve të mi më të dashur. Së treti: kur u largua Kadare, në Paris e prisnin, ai e kish përgatitur terrenin që më parë. Nuk dua të futem në detaje, është ai vetë që duhet të flasë se si u strehua, me çʼtë ardhura jetonte, ( pasi, edhe pse ishte i famshëm, nuk kam të dhëna për shitje të bujshme të librave të tij në Evropë e botë). Kur unë u detyrova të largohem në vitin 1992, nuk më priste askush në Itali. Fjeta për një kohë të gjatë me gruan dhe djalin e vogël nën tavan, – ambjent që më parë ish përdorur për tharje rrobash. Për të siguruar mbijetesën mʼu desh të rifilloj nga zeroja, të bëja punë nga më të mundimshmet, të provoja varfërinë ekstreme. Nuk harroj ditën kur, pas shumë vitesh azili politik, erdhi në Itali nëna ime për të më takuar. Ishim aq keq ekonomikisht, sa… Edhe biletat nuk ia kisha prerë unë. Ardhja i ishte mundësuar nga miqtë e Amnesty International të Romës. E vetmja paralele që mund të hiqet mes meje dhe Kadaresë është kjo: ai pohon deri diku se me ikjen e tij u përpoq të thosh se ata, politikanët shqiptarë, nuk mund të rinovohen. Ikja ime në prill të viti 1992 – pas zgjedhjeve – , në intervistat e para që dhashë në Itali, kërkoi tʼi thoshte botës se Shqipëria ishte akoma larg nga demokracia e vërtetë.

shpend

Shpend Sollaku Noé

Ju jeni shprehur shpesh mbi Kadarenë. Madje në fillimet tuaja ai ju ka vlerësuar si një ndër të rinjtë më të talentuar të atyre viteve. Si kanë ndryshuar opinionet tuaja të dikurshme për këtë shkrimtar, pas njohjes me ajkën e letërsisë botërore, kontaktin me të cilën ua kishte mohuar diktatura?

Unë e njoha Ismailin fizikisht kur isha mjaft i ri. E kam takuar vetëm dy herë. Në fillim në Lidhjen e Shkrimtarëve, ku ai krejt rastësisht merr në dorë disa poezi të miat; më pas në shtëpinë e tij në Rrugën e Dibrës, për të marrë përshtypjen rreth vargjeve të mia. Ai ishte idhulli i gjithë letrarëve të rinj të kohës dhe përshtypjet e mia qenë nga më pozitivet. Kishte namin e mizantropit, ndërsa mua mʼu duk mjaft njerëzor, pse jo edhe ironik e shakatar. Përshtypje këto që u ndriçuan më tej edhe nga reagimi i tij mjaft pozitiv për poezitë që kish marrë të lexonte. Pa u zgjatur më tej me këto detaje, dua të them se Kadarenë ne e konsideronim si më perëndimorin nga shkrimtarët shqiptarë. I kishte të gjitha mundësitë për të qenë i tillë: në radhë të parë talentin e pazakontë. Pastaj ai hynte e dilte në Francë ( dhe jo vetëm ) si në shtëpinë e tij. Mundësinë për të lexuar letërsinë e Perëndimit e kish të pakufizuar. Rrjedhimisht kjo eksperiencë pasqyrohej edhe në krijimtarinë e tij. Ne të tjerët, sidomos të rinjtë, mundnim të lexonim fshehurazi diçka që qarkullonte dorë më dorë e kishim një burim mjaft të kufizuar për të njohur letërsinë moderne. Ato pak libra të tillë që arrinin tʼi shpëtonin syrit qiklopik të cenzurës nuk arrinin kurrsesi të mbushnin boshllëkun e leximeve tona. Kjo mungesë plotësohej deri diku nga librat e rinj të Kadaresë, që në libraritë tona shiteshin më shpejt se buka në kohë zie. Tek Kadareja ne përpiqeshim të kuptonim se si shkruhej prozë e poezi bashkëkohore. Më vonë, kur të gjithë shqiptarëve iu dha mundësia të viheshin ne kontakt me artin e letërsinë botërore të mohuar më parë, pa diskutim që raporti mes Ismailit e lexuesit shqiptar do të ndryshonte. Nëse deri para 1990-ës kishte lexues apo edhe kritikë shqiptarë që e paraqisnin Kadarenë si shkrimtarin më të madh të kohës, sot mund të pohohet që ai është një shkrimtar i pazakontë, edhe i madh, por bota ka shumë të tillë, madje ka po aq shumë edhe shkrimtarë më të mëdhenj se ai. Kjo nuk do të thotë aspak ridimensionim i këtij autori, ai tashmë, pavarësisht nga historitë e tij të diskutueshme personale, është bërë pjesë e qëndrueshme e trashëgimisë botërore. Ky fakt, në fund të fundit, vetëm mirë i bën letërsisë shqiptare. Sulmet që vazhdojnë tʼi bëhen prej kundërshtarëve të tij të më të egër, në vend ta dobësojnë, shpesh shkojnë në drejtim të kundërt.

Me që ra fjala për letërsinë nën diktaturë, di që një libër i juaji ka mundur të mbijetojë vetëm pak orë nga botimi dhe më pas është penguar të hidhej në treg. Mund të më thoni ç’kishte ky libër që ne nuk duhej ta lexonim?

Sipas meje? Asgjë për tʼu dënuar. Sipas botuesit – nxirje e realitetit, nëpërmjet alegorirash të rrezikshme. Në fillim ky libër titullohej “Sfinksi”. Në vitin 1976, (siç nisa ta përmend më lart) për “Sfinksi”- n Ismail Kadaré i shkruante shefit të poezisë: «I dashur I.N., autori i këtyre vargjeve është një djalë … Ju kër­koj, nëse është e mundur, të bëj reçensionin e këtij libri». Kërkesa e Kadaresë u hodh poshtë. “Sfinksi”-t iu mohua botimi dhe mua mʼu bë presion të kthehesha në klishenë tradicionale të realiz­mit socialist. Në shkurt 1987, pas njëmbëdhjetë vitesh çensure, arrij ta botoj me titullin “Mëzat e kaltër”. Por, ndërsa po shkoja në Lidhjen e Shkrimtarëve që tʼi gëzohesha suksesit, në Klubin e Lidhjes pëshpë­ritej fati i tij: në karton! I lajmëruar nën zë nga një tjerër autor i ri (T. K.), mësova se, pasi e kishte botuar, çensori kishte vendosur menjëherë ta zh­dukte librin tim. Bashkë me të fejuarën, renda në Kombinatin Poligrafik e, duke iu lutur tipogra­fëve, të trembur prej “urdhërave nga lart” (Ky libër nuk duhet absolutisht të qarkullojë!), arrita “të vjedh” një kopje të vetme. Kur drejtori i “Naim Frashëri”-t, (G. B.) i vendosur, ngulte këmbë që libri nuk duhej të qarkullonte, unë nxora kopjen e“vjedhur” prej palltos. Ai i befasuar, pas orësh polemike, më detyroi të pranoj një “kompromis”: të lejohej të qarkullonte libri, por pa varg­jet e kriminalizuara! Unë nuk shkova më të interesohesha për fatin e atij vëllimi. «Bëni çʼtë doni u thashë, nuk më intereson më asgjë rreth këtij botimi». Por nuk më kish shkuar kurrë në mendje ajo që do të ndodhte vërtetë: në variantin e dytë të “Mëzat e kaltër” ishin grisur poezi të tëra, të tjera ishin sakatuar dhe shumë vargje ishin shkruar nga njëri prej redaktorëve! Aq banale ishte bërë girsja, saqë duken qartë edhe faqet “e reja” të ngjitura mbi“të vjetrat”. E vetmja kopje e plotë e këtij vëllimi gjendet në arkivin tim. Sidoqoftë nuk mund të harroj mbrojtjen që më bënë, edhe pa më njohur, shkrimtarët Nasho Jor­gaqi e Fatos Arapi, që u shprehën kështu në mbledhjen e Këshillit Botues: «Të dërgosh këtë autor të ri në karton do të thotë inkuizicion mesjetar!»

Sipas jush çfarë duhet shpëtuar prej autorëve të traditës së realizmit socialist?

Mund edhe të shpëtohen ato vepra që nuk ishin politizuar deri në kompromentim të plotë. Në atë periudhë nuk është shkruar vetëm për Partinë dhe Enverin. Poezia ka njohur edhe kryevepra të mirëfillta, po ashtu edhe proza shqiptare. Vepra mjeshtërore ka, dhe nuk janë pak. Këtu përfshij edhe ato që autorët tanë i kishin në sirtar dhe nuk guxuan apo nuk mundën tʼi botojnë në atë periudhë për arësye të ndryshme. Po ashtu veprat e ndaluara gjatë asaj kohe pas botimit. Pas një seleksionimi të kujdesshëm Ismailit do tʼi shpëtoja romanet “Prilli i thyer”, “Viti i mbrapshtë” e ndonjë tjetër. Dritëroit lirikat e dashurisë, shumë prej tregimeve e kështu me radhë. Nuk mund të krijohet një boshllëk pesëdhjetëvjeçar në historinë e letërsisë shqiptare. Po tʼi seleksionojmë autorët sipas bindjeve politike, atëherë do të bënim të njëjtin gabim të kritikës letrare komuniste. Do të përjashtonim Fan Nolin dhe Migjenin si antizogistë, Gjergj Fishtën si supernacionalist, Kadarenë si kronikan të Enverit, apo autorë të tjerë, duke i vlerësuar ata sipas simpative ideologjike.

Si është bërë sipas jush rivlerësimi i autorëve që komunizmi i la në harresë apo i dënoi ?

Rinjohja e këtij grupi të larmishëm autorësh ka vite që ka filluar. Por kjo, deri tani, ka mbetur, si edhe jeta politike shqiptare, pre e një tranzicioni të pafund. Asnjëherë nuk është ndërmarrë ndonjë veprim serioz institucional. Rikthimi i natyrshëm në letërsinë shqiptare i këtyre autorëve ka filluar, por nuk është i plotë. Deri tani ai i është nënshtruar nismave personale të shkrimtarëve akoma në jetë apo të të afërmve të atyre që nuk janë më. Mendoj se këtë boshllëk duhet ta mbushë shteti shqiptar, duke zgjedhur autorë e vepra nëpërmjet një komisioni të posaçëm. Ministria e arësimit duhet të luajë një rol vendimtar në këtë proçes, duke filluar që nga riformulimi i teksteve shkollore. Edhe këtu duke u nisur nga një kriter i vetëm: cilësia e veprës letrare. Ka autorë që mund vetëm të përmenden, por ka edhe të tjerë të cilëve u duhet studiar e gjithë vepra. Sepse nëse fillojmë tʼi përmbahemi kriterit të viteve të burgimit apo të internimit të njerit apo tjetrit autor, do të biem në gabimet e rivlerësimit të letërsisë të menjëherë pasluftës, ku autorët partizanë apo komunistë pushtuan të gjithë hapësirën letrare të Shqipërisë.

Cili prej autorëve e meriton këtë, sipas mendimit tuaj?

Sipas opinionit tim modest, shoh më se normal një kapitull më vete në letërsinë e shkollave të mesme për shkrimtarë të nivelit të Vilson Blloshmit, Genc Lekës, Havzi Nelës që e paguan me jetë dashurinë për të vërtetën, apo edhe për të tjerë që u dergjën burgjeve apo internimeve si Musine Kokalari, Lazër Radi, Visar Zhiti, Pjetër Arbnori, Kasëm Trebeshina dhe pse jo, një tjetër kapitull për shkrimtarët që u detyruan të braktisnin atdheun, duke filluar nga Arshi Pipa e Bilal Xhaferri. Autorë të tjerë mund të kenë krijime të veçanta me vlerë, dhe mund të përfshihen në tekstet e cikleve më të ulëta. Në këtë mënyrë edhe lexuesi shqiptar fillon që në moshë të re të njihet me ta.

NUK JAM NJË AVATAR, POR AS EDHE OBLOMOV ( Pjesa e II ) / Dialog i gazetares Anila Çuli me shkrimtarin Shpend Sollaku Noé, botuar në Revistën “ELITE”, Gusht 2014.

NUK JAM NJË AVATAR, POR AS EDHE OBLOMOV.

Pjesa e II

 

 

Anila Culi
Dialog i gazetares Anila Çuli me shkrimtarin Shpend Sollaku Noé, botuar në  Revistën  “ELITE”,  Gusht 2014. 

 

 

 

 

Të mbetemi tek e sotmja e letërsisë shqiptare. Si ju duket gjendja e saj?

 

Kaos e përçarje totale, secili për vete, klani për pjesëtarin e klanit, pjesëtari i klanit për klanin. Jetojmë, përdreq, edhe pas kaq vitesh të rënies së komunizmit si sistem, në një ambient lufte klasash edhe në letërsi. Kam përshtypjen se vazhdojmë ta përjetojmë pa ndërpreje këtë luftë që në kohen kur ajo nisi të merrte formën e saj më të egër, që pas fundit të luftës se dytë botërore. Gjatë komunizmit dihet sesi u zhvillua ajo, dihet edhe sesi vazhdoi në emër të antikomunizmit, sidomos nga vetë ish-ët. Kjo luftë klasash, e bërë brenda llojit, në fakt la jashtë loje shumicën e atyre që artin e të shkruarit e kishin paguar me jetë apo burgime të frikshme. Me përjashtim të një aristokracie ekzistuese që u riqarkullua, – të përbërë nga ata që kontrollonin edhe gazetat e botimet e djeshme – një pjesë e vogël e autorëve ish të dënuar u mbajtën ngrohtë prej ish komunistëve pseudodemokratë, sepse u vlenin për të krijuar imazhin e rremë demokratik. Në këtë luftë të sotme mungojnë, fatmirësisht, dënimet apo eliminimet fizike të kundërshtarëve letrarë. Por vriten ata me mënjanim apo denigrim. Kjo luftë klasash që vazhdon të mbjellë urrejtje, pasqyrohet edhe në trjatimin e temave apo në qendrimin e opinionit ndaj veprave letrare. Kalohet nga ekstremi i injorimit të gjithckaje të krijuar në të kaluarën, deri në himnizimin e saj. Ashtu si edhe në polikë, në letërsi vazhdojnë të shquhen dy kampe armike: autorë pasues të traditës dhe nihilistë të plotë të saj.

 

 

 

shpend

 

      Shpend Sollaku  Noé

 

 

 

Deri në çʼmasë kanë përgjegjësi botuesit shqiptarë për këtë gjendje të letërsisë tonë?

 

 

Niveli i një letërsie është i lidhur ngushtë me nivelin e botimeve. Roli i botuesve në seleksionimin e sukseseve të vërteta letrare është i pazëvendësueshëm. Nuk shoh sot për sot në Shqipëri botues mecenatë që rrezikojnë sidomos në rolin talent scuot. Shumica e tyre, për të mos thënë të gjithë, kërkojnë para prej autorëve. Dhe nuk janë të interesuar për shitjen e librit. Mirëpo autorët, sidomos të rinj, kanë nevojë të përballohen me lexuesin. Tek ne mithi i shtëpisë botuese është i trashëguar prej të kaluarës, kur botimi do të thoshte “vepër e denjë”.Prandaj edhe krijuesit rendin pas tyre. Zhvillimet e sotme të editorisë botërore tentojnë seriozisht të përmbysin këtë raport botues-shkrimtar. Sot të rinjtë, sidomos në Evropë, botojnë vërtetë duke u vetëfinaciuar, por pa patur nevojën e një botuesi si mbështetje. Eksistojnë shumë site on line që, me shumë pak para, sigurojnë botimin e një libri. Autori në fjalë e ndjek vetë krijimin e tij, që nga faqosja, kopertina e deri tek shitjet. Këto site ofrojnë botime me kod ISBN dhe garantojnë deri në 70% të drejtë autori. Emri më i spikatur? Amazon. Librin mund ta botosh në e-book formats por edhe në letër. Kultura e vetëfinacimit dhe shitja on line, sidomos në format elektronik, janë tendenca e sotme dhe e ardhmja e botimeve. Kjo dukuri do të shënojë edhe fundin e botuesve spekullatorë. Aq i vërtetë është ky fenomen, saqë edhe botues mjaft të fuqishëm si “Mondadori” janë duke menduar seriozisht sesi të përfshijnë zyrtarisht në mënyrat e tyre të fitimit edhe vetëfinacimin nga ana e autorëve.

 

 

Në intervistat e mëparshme ju keni shprehur nevojën e krijimit në Shqipëri të figurës së agjentit letrar.

 

 

Vazhdoj të mbetem i mendimit se ndërmjetësia e agjentit letrar mes shkrimtarit dhe botuesit është domosdoshmëri për gjetjen e botuesit më të volitshëm si dhe për sigurimin e të drejtave të autorit.

 

 

Po për “Nobelin” çʼmendim keni, a mund tʼi jepet ndonjë ditë një autori shqiptar dhe, sipas gjykimit tuaj, cili mund të jetë i denjë për këtë çmim?

 

 

Pse jo, kombi ynë ka dhënë prova që është i aftë të pjellë edhe letërsi të madhe. Edhe pse në dhënien e Nobelit shpesh kanë qenë vendimtare konjukturat. Unë mendoj se në kaosin e sotëm të letërsisë shqiptare, janë duke lindur, ose nuk janë zbuluar ende, shkrimtarë të mëdhenj. Por kjo nuk mjafton. Duhen institucione me peshë për tʼi propozuar e mbështetur në Stockholm, nuk mjaftojnë lavdërimet në gazeta apo grupet në social network-ë. Autoriteti i një kombi në fund të fundit duket edhe këtu: në aftësinë e imponimit në komisionet e Nobelit.

 

 

Një pjesë e krijimtarisë tuaj është përkthyer në 21 gjuhë të huaja në vende me kultura të ndryshme të Europës, Azisë, Amerikës e Afrikës. A e prisnit këtë sukses?

 

 

Asnjë shkrimtar nuk mund të parashikojë një gjë të tillë. Është mirë të mos mendohet paraprakisht as suksesi dhe as dështimi, ndryshe shkrimtari duhet të heqë dorë nga të shkruarit, sidomos nëse është pesimist për të ardhmen e krijimtarisë së tij.

 

 

Tek poema juaj “Barkodë” stigmatizohet bota e sotme me bankat e kthyera në perëndi. Kjo poemë ka patur një jehonë globale. Ajo është shkruar para fillimit të krizës së fundit botërore që nisi me falimentimin e Lehman Brothers. Ku bazohet suksesi i saj?

 

 

Shumë kënaqësira më ka dhënë kjo poemë. Suksesi i saj? Ndoshta në aktualitetin, në guximin për të thënë me forcë ide që të tjerëve në atë kohë as që u shkonin ndërmend.

 

 

Poema “Mare Nostrum” duket sikur është shkruar sot.

 

 

Me gjithë shpirt do të doja që tema e kësaj poeme – Mesdheu i kthyer në një varrezë stërmadhe – të ishte tejkaluar.

 

 

Në poemën tuaj “Murus Noster” pasqyrohet ndarja e botës së sotme nga mure fizikë dhe moralë, në kohën kur gjithnjë e më shumë flitet për globalizim.

 

 

Për fat të keq kjo mbetet një e vërtetë e hidhur. Sa më shumë borgjezia e madhe botërore i mëshon globalizimit ekonomik, aq më tepër racizëm e dëshirë për tʼu veçuar gjen tek njerëzit e thjeshtë. Shpesh ndjenja e frikës prej tjetrit që nuk është si ty apo prej të huajit që kërcënon vendin tënd të punës po vazhdon të ushqejë konflikte të thella shoqërore. Dhe tendenca nuk ngjan të dobësohet, përkundrazi.

 

 

Pse mbetet aktuale poema “Check up Homerit”?

 

 

Ndoshta sepse është një poemë që stigmatizon nacionalizmat e sëmura.

 

 

Më bën përshtypje që nuk jeni shumë i pranishëm në vendin tonë, a e keni menduar të paraqisni veprën tuaj edhe në Tiranë?

 

 

E kam menduar shpesh kthimin tim letrar në Shqipëri, por kjo nuk varet prej meje. Kur atje të kem një botues që ia vlen, pse jo.

 

 

Cilat tema ju ngacmojnë më shumë në krijimtarinë tuaj?

 

 

Drejtësia shoqërore, konflikti i përhershëm midis intelektualit dhe pushtetit politik apo mafioz.

 

 

Shpesh herë thuhet se të shkruarit kërkon edhe kushte komode, që jo të gjithë i kanë.

 

 

Mendoj se nuk është thënie që mund të thuhet edhe për mua. Kam qenë dhe jam në gjendje vuajtjeje të shumëanshme e të vazhdueshme. Komoditeti do të më kishte vrarë si krijues. Nuk mund të ketë art të vërtetë që nuk lind nga dhimbja e vuajtja.

 

 

Çfarë ju mungon nga Shqipëria?

 

 

Gjithçka shqiptare që nuk mund të preket me dorë nga larg.

 

 

Dhe çfarë ju ndihmon në të qenit larg atdheut?

 

 

Ndoshta është një iluzion, pasi lidhja ime me shqiptarët dhe Shqipërinë është e përditdhme. Por të qenit larg fizikisht herë-herë të shpie në mendimin se ndoshta kjo rrethanë të mban në distancë nga klanet dhe prapaskenat e letërsisë shqiptare dhe forcon në vetvete ndjenjën e pavarësisë krijuese.

 

 

Berati vitin e kaluar ju ka nderuar me targën Albanian exellence”.

 

 

Ishte vërtetë dhurata më e bukur që mund të më bëhej nga qyteti i lashtë; realizimi i ëndrës së babait, që ishte shtërnguar ta braktiste Beratin me gjithë familje shumë vite më parë, dhe që nuk u kthye dot atje sa ishte gjallë, për arësye që i kam shpjeguar tashmë në shkrime të tjera.

 

 

Me Korçën keni vendosur një feeling të veçantë. Si e shpjegoni?

 

 

Në Korçë kam miq të mëdhenj, sidomos poetin e pashoq Skënder Rusi si dhe shkencëtaren Irena Nikaj. Askush si korçarët nuk është kujtuar tʼu hyje thellë poemave të mia të vështira, të organizojë me vargjet e mia një teatër poezie, të recituar nga aktorët e tij më të mirë.

 

 

A e vizitoni shpesh Lushnjen? Si është raporti i borxheve mes jush dhe qytetit tuaj të lindjes?

 

 

Lushnjen e vizitoj pothuaj çdo vit. Kam akoma dy vëllezër atje dhe nënën që jeton me njerin prej tyre. Pastaj kam edhe mjaft miq të fëmijërisë dhe të cikleve të ndryshme të shkollës. Me ata miq ndoshta jam në borxh, pasi jo gjithmonë kam patur kohë tʼi takoj. Ndërsa më Lushnjen zyrtare, atë që ka ikur e që ka ardhur në pushtet, jo; mendoj se është ajo në borxh me mua, nëse ky borxh ka të bëje me ato që kemi dhënë e kemi marrë nga njeri-tjetri. Faktet janë këto: që fëmijë e deri sa u detyrova të largohem, i kam dhënë Lushnjes shpirtin, kam sakrifikuar kohën time të lirë, kam rrezikuar edhe kokën për të. Nga duhet ta filloj? Nga konkursi i parë në Radio Tirana, ku mora pjesë që në klasën e parë apo në atë kombëtar të kimisë për shkollat tetëvjeçare, ku vetëm prej pisllëqeve të jurisë dhe sepse vinim nga Lushnja, u renditëm të dytët, menjëherë pas kryeqytetit? Apo të përmend aktivizimin si aktor duke filluar nga teatri i Shtëpisë së Pionierit tek ai i qytetit në moshë të rritur? Apo pjesëmarrjen në estradën apo festivalet e qytetit si aktor, këngëtar dhe autor? Apo organizimin e dy seminareve kombëtare të letërsisë për të rinj, me krijime dhe prezantime të mia? Apo botimet letrare në organet qendrore që në moshë të njomë? Duhet tʼi kujtoj Lushnjes edhe botimin dhe drejtimin nga ana ime dhe e miqve të mi të të parës gazetë opozitare të Shqipërisë në rrethe, “Ora e fjalës”? I ka harruar sakrificat a mia në organizimin e degëve të të dyja partive kryesore opozitare në luftën për demokraci, kur shumë prej atyre që venë e vijnë atje në pushtet fshiheshin pas fustaneve të grave? Lushnja zyrtare më ka shumë borxhe, që mbase do të shlyhen vetëm kur atje do të jetë shuar vërtetë lufta e klasave dhe do të shkruhet historia e saj ashtu siç ka ndodhur.

 

 

Ju keni qenë edhe një profesor i ri i pasionuar i letërsisë, në Çermë e në Lushnje. Çʼpërfaqësojnë ato vite për ju? Çʼraport kishit me nxënësit dhe a i ruani kontaktet me ta?

 

 

Ato vite zënë një vend të rëndësishëm në jetën time, që më shpunë jo vetëm drejt pjekurisë profesionale por, sidomos, asaj njerëzore. Kur më emëruan në Çermë-Shkumbin unë kisha shumë pak përvojë të mëparshme mësimdhënieje: një farë stazhi në shkollën “Kongresi i Lushnjes”. Drejtori i atëhershëm i asaj shkolle, Veli Dalani, u përpoq të më mbante, por iu tha se Partia kish nevojë për mua në një front më të vështirë. Çermë-Shkumbini i asaj kohe (ishte viti 1982) kishte problemet e të gjithë fshatrave shqiptare; kooperativa socialiste ekzistonte sa për emër dhe varfëria kishte katandisur banorët e saj në pikë të hallit. Që në fillim pata vështirësitë e atij që ndeshej për herë të parë me mësimdhënien në ato kushte. Në fillim edhe revoltohesha me nxënësit e atjeshëm, por, sa më shumë kohë kalonte, aq më mirë i njihja dhe aq më shumë i doja. Me kohë kuptova që mospasja nuk kishte zbehur në ta dëshirën për të studiuar. Ngrita menjëherë rrethin e parë letrar si mësues dhe shpejt krijuesit e rinj të Çermës arritën të botojnë edhe në organet e Tiranës për moshën. Ftoja shpesh atje edhe krijues të njohur në rang kombëtar, për të thyer izolimin e tyre intelektual. Nuk mund të harroj çʼmë tha njëherë njeri prej prindërve të tyre: «Pse, o mësues, ka edhe shkrimtarë të gjallë?». I ruaj edhe sot e kësaj dite kontaktet me shumë prej tyre. Nuk mund të mos përmend që midis nxënësve të mi kish edhe bij të të internuarve politikë, që u përpoqa, edhe duke rrezukuar, tʼi aktivizoj. Prania e Kampit – kështu e quanin atë copëz fshati mes baltrave – ndikoi shumë edhe në konsolidimin e ideve të mia antidiktatoriale.

 

 

Në shkrimet tuaja publiçistike, por edhe në veprën letrare, politika është shpesh e pranishme. Me sa gërmoj në CV-në tuaj shoh se keni qenë një ndër të parët e forcave të djathta. A mendoni tʼi riktheheni politikës aktive?

 

 

Tani për tani letërsia nuk më lë kohë të pushoj as të dielave. Për nesër? Mai dire mai. Megjithatë nuk pretendoj të jem një avatar – mishërim i zotit në tokë, as një elf, i aftë të lexojë edhe errësirën më të thellë të politikës shqiptare. Nuk vij as nga e ardhmja, por nuk jam as Oblomov, as edhe i dorëzohem të keqes. Në mënyrën më të përulur mendoj të kem, si shumë të tjerë, një shqisë të lindur për të parashikuar të nesërmen. Megjithatë nuk kam për tʼu kandiduar asnjëherë me forca ish komuniste. Edhe pse të djathtën e kuptoj jo në mënyrën klasike, por si një shkrimtar, në mbrojtjen e ligjit dhe më të dobëtit. Ata që sot pretendojnë të jenë të djathtë në Shqipëri e identifikojnë atë drejtim politik vetëm si antikomunizëm. Programe të vërteta të djathta nuk kam parë akoma. Unë e shoh veten në modernizimin e vazhdueshëm të politikës sipas mënyrës euroamerikane të Margareth Thatcher apo Ronald Reagan, të përshtatur kushteve kombëtare të vendit tonë, në të cilin duhet të mbretërojnë kombi, ligji, ekonomia e shëndoshë, pastërtia morale dhe ecja përpara e individit sipas meritës

 

 

Ju jeni gjithashtu mbështetës i “Amnesty Internacional”, në mbrojtje të drejtave themelore të njeriut, sidomos të emigrantëve dhe azilantëve politikë. Cilat janë problemet e tyre të sotme?

 

 

Të shumta dhe të shumëllojshme. Shpesh të drejtat e tyre sipas Konvencionit të Gjenevës merren nëpër këmbë. Mungojnë, edhe në Evropën e qytetëruar, ligje të njësuara për ta. Gjithashtu zbatimi i ligjeve ekzistuese lë për të dëshiruar.

 

 

Të mbetemi edhe pak tek politika: si e keni përjetuar dhënien Shqipërisë të statusit të shtetit kandidat për në BE?

 

 

Kjo nuk është vetëm politikë, por dhe sidomos histori. Pranimi i nesërm i vendit tonë në Evropën e bashkuar sʼështë gjë tjetër veçse rikthimi i tij në origjinë. Është për të parë se sa kohë do tʼu duhet shqiptarëve të plotësojnë realisht kushtet e pranimit përfundimtar; nëse do të jenë lealë me BE-në apo do tʼi fshehin të vërtetat si qeveria greke ca vite më parë. Në rastin e dytë nuk ua uroj patriotëve të mi atë austerity të egër që u detyrua të përballojë populli grek. Sepse Evropa e sotme është në radhë të parë bashkim ekonomik. A janë gati shqiptarët, për shembull, të paguajnë rregullisht taksat si evropianët?

 

 

Ndër të tjera, çʼmund të përfitojnë emigrantët shqiptarë prej hyrjes së atdheut të tyre në Evropë?

 

 

Ajo më kryesorja është moshumbja e kontributeve të derdhura për pension në dhe të huaj. Shumë prej atyre që jetojnë në vende të BE-së duan të kthehen por humbja e viteve të pensionit i frenon të bëjnë atë hap jetik. Mendoj se ritmi i kthimeve në atdhe përgjithmonë do të ketë një hop të rëndësishëm për ta dhe, pse jo, edhe për të ardhmen e Shqipërisë.

 

 

Ju jeni europeist apo euroskeptik?

 

 

Totalisht europeist, edhe më gjërë: globalist.

 

 

Nëse do të ktheheshit pas në kohë, çfarë do të reviziononit nga jeta juaj?

 

 

Absolutisht asgjë që varej prej meje.

 

 

Pas suksesit të romanit Il confine della nebbia (Kufiri i mjegullës), çfarë do tʼi paraqesni lexuesit së shpejti?

 

 

Në shqip jam në përgatitjet e fundit të një përmbledhjeje të re poemash. Në italisht kam mbaruar së shkruari pentalogjinë “Bij të Saturnit” – pesë romane me tituj të ndryshëm që lidhen mes tyre nëpërmjet temës e personazheve, por që kanë edhe një jetë të pavarur nga njeri-tjetri.

 

 

 

SHQIPËRIA NË SYRIN E TË HUAJVE ! (Piro Tase “Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët”, “Lulu.com” SHBA, faqe, 500). / Nga Bilall Maliqi

 

 

Piro_Tase

 

 

    Piro  Tase

 

 

Piro Tase lindur në Qershor të vitit 1947 dhe banor i qytetit të Beratit deri në Shtator të vitit 2000, kur, së bashku me familjen, emigroi në Sh.B.A.

Në vitin 1969, u diplomua nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë pranë Universitetit të Tiranës si Mësues i Gjuhës dhe i Letërsisë

Në vitet e mëvonëshme, pranë këtij Institucioni, përfundoi kurset pas-universitare për gjuhë angleze, italiane, spanjolle, si dhe për filozofi..

 

 

 

téléchargement

 

Vepër e autorit: Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

 

 

 

60678_881853708510219_6090828662537025279_n

   Gazeta  Telegraf

 

 

 

 

SHQIPËRIA NË SYRIN E TË HUAJVE !

 

(Piro Tase “Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët”, “Lulu.com” SHBA, faqe, 500).

 

 

 

bilall

 

        nga Bilall Maliqi

 

 

 

Të kaluarat e një kombi nëpër kohë dhe situata të ndryshme shtrydhen në faqe të ndr itshme, si ngjarje me rëndësi historike që nga zanafilla e deri në kohën më të re, në të cilën sheshohen aspekte me rëndësi historiko-studimore të njerëzve kompetentë që merren me këtë fushë të gjurmimeve shkencore.

Nuk janë të paktë studiues shqiptarë në të gjitha etnitë që flasin shqip, që kanë shkruar për zanafillën tonë, kanë bërë studime të thukëta në të cilat janë thirrur në fakte të pakontestueshme, në mënyrë që kësaj pjese të ndieshme për kombin t’i japin studime të orientuara në baza të pastra shkencore.

Një studim efikas dhe i veçantë për shqiptarët nëpër kohë është edhe libri mjaft voluminoz i studiuesit Piro Tase me titull “Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët” , i cili ndahet në pesë kapituj të ngjeshur bukur mirë me material të thukët dhe tejet përmbajtësor, duke u thirrur kështu në dritën e shifrave dhe të fakteve me të cilat e ka rumbullaksuar këtë studim serioz dhe konciz.

Ky studim pasqyron realitete të prezantuara me një kriter të caktuar dhe profesionalizëm objektiv të autorit të librit i cili ka punuar një decenie të tërë për t’i grumbulluar materiale dhe fakte për ta kompletuar këtë vepër të lavdëruar jo vetëm nga kritika e historiografisë shqiptare, por edhe nga personalitete me rëndësi botërore, duke e cilësuar këtë studim të mirëfillt me një notë të begatshme, me të cilën ky studim shkencor e ka gjetur vendin e vet në hierarkinë e shekncës së historisë shqiptare.

Të huajtë për shqiptarët !

Studiuesi i këtij libri skeletin e kësaj vepre e ka ndërtuar me copëza apo kronika nga të huajtë që kanë shkruar nëpër decenie dhe shekuj për Shqipërinë, këtë vend të vogël të ballkanit dhe për shqiptarët, karaketristikat dhe kapërcimet historike të tyre nëpër shekuj.

Autori i ka sistemuar dhe i ka vendosur në kohën e caktuar këto shkrime për të ndërtuar historinë e një kombi ashtu siç e kanë përjetuar këta udhëtarë në kronikat e tyre.

Sipas autorit të librit, më shumë se 40 udhëtarë të huaj, anglezë, irlandezë, gjermanë, austriakë, italianë, francezë, rumunë, turq dhe turistë amerikanë, përshkruajnë me emocione bukurinë e veçantë të natyrës së këtij vendi dhe pasurinë shpirtërore të këtij populli. Dhe kanë pasur çka të shkruajnë dhe në të ardhmen kanë çka të shkruajnë ata vizitorë, ata historianë, ata poetë, ata studiues të fushave të ndryshme kërkimore shkencore për këtë vend të bekuar nga Zoti e që quhet Shqipëri.

Për ta ndihmuar Shqipërinë me shkrime, mendime, plotësime e studime vijnë edhe personalitete të fushave të ndryshme historiko-kulturoro –politike Midis tyre gjen: misionarë apo diplomatë të huaj si: Koloneli Lik, Pukevili i famshëm, Aubrey Herbert, Benjamin Dizrael, Lorenzoni e deri tek Perez De Kuelar, poetë dhe artistë të mëdhenj, si: Bajroni, Eduard Liri, Edit Durhami, etj. Vizitorë të shumtë: si studiues, arkitektë, arkeologë, shkencëtarë etj., etj., të cilët pasqyrojnë një pasqyrë shumë objektive dhe faktike të Shqipërisë siç i thoshte poeti i madhi Naim Frashëri “Kopshti shkëmbor” .

Shqipëria në syrin e të huajve…

Ky studim në tërësinë e vet ngërthen përpjekjet e autorit që para të huajve ta zbuloj një enigmë, t’ua pasqyrojë historinë e një populli të lashtë karshi të huajve që e kanë vizituar Shqipërinë, pamje këto tërheqëse që të mbush me plot emocione dhe të nxit të shkruash komente, mbresa, vështrime dhe studime të ndryshme që kanë të bëjnë për këtë pjesë të Evropës.

Studimi në fjalë “Shqipëria dhe shqiptarët me syrin e të huajve” është futur në projekt viteve të nëntëdhjeta, kur filloi të lulëzoj demokracia në Shqipëri, kur filloi një erë e re politike, filluan vizitat e ndryshme të historianëve dhe të tjerëve në territorin e shtetit shqiptar dhe nga aty filluan përpjekjet serioze të autorit t’i ngrit urat e bashkëpunimit me vizitorët duke ua vjelur përshtypjet e tyre të shkruara, opinionet e tyre për Shqipërinë dhe për shqiptarët e qendrës këtu në Shqipëri.

U mor vesh se libri është i ndarë në pesë kapituj si: “Lashtësia” me nëntitujt me rëndësi: /Herodoti, “Babai i Historisë”, për origjinën e popullit shqiptar: një histori e shkurtër dhe mjaft e lashtë e tij për Tomorin dhe Tempullin e Dodonës.

‘Tit Livi dhe qyteti i Antipatreas…Konsulli romak

Sulpicius Galba terrorizon banorët e këtij qyteti dhe të atyre përreth.

/Lashtësia e një qyteti. Të dhëna mbi jetën e Antipatreas, “Gjenerali i Evropës” dhe mëkëmbësi i Aleksandrit të Madh .

/Qytetërimi i lashtë iliro–romak. Jul Qezari dhe Pompeu i Madh, përballë njëri-tjetrit, në të dy anët e Lumit të Beratit/.

Kapitulli i dytë “MESJETA”, me nënkapitujt përcjellës: / Që nga Ana Komnena, Pachymeres, Geanocoplos e deri tek Hahn. Rrethimi Anzhuin i Beratit/, /Rosario Jurlaro për “Muzakët-Despotët e Epirit…/, /Berati në Epokën e Skënderbeut. Shkrimtarë perëndimorë si Possenti, Leonclavius etj. për rrethimin e Kalasë së Belgradit shqiptar/.

Në kapitullin e tretë “ NËN PUSHTIMIN TURK”, me kapitujt:/ Evlia Çelebi: “Seyahatnameja” /Lord Çarlemont (1749) – I pari udhëtar i huaj evropian që viziton Shqipërinë/, /Misioneri Anglez, i njohur me emrin “Koloneli Lik”, dëshmon për Ali Pashë Tepelenën. Pashallëku i Beratit dhe Ibrahim Pashai.Pukevili, përfaqësuesi i Napoleon Bonopartit, në oborrin e Aliut/,/ Bajroni dhe shoku i tij Hobhauz, bëhen dëshmitarë të fitores së Aliut mbi Pashanë e Beratit/ etj.

Në kapitullin e katërt me titull “PAVARËSIA”, prezantohen nëntitujt :/ Leo Freundlich dhe “Golgothaja e shqiptarëve”/, /Për herë të parë „flet shqip Aubrey Herbert, diplomati

anglez me mision pranë Qeverisë së sapokrijuar shqiptare të Ismail Qemalit/, / Një intervistë e tij me Esad Pashë Toptanin/, /Prof. Antonio Baldaçi: “Berati dhe Tomori” Viti 1939-Të tjerë udhëtarë italianë: Lorenzoni dhe Migliorini/.

Dhe në kapitullin e fundit studiuesi Piro Tase prezantohet me këta nënkapituj: / Viti 1991: Pas 50 vjetësh. Përsëri me udhëtarët e huaj/, /Perez De Kuelar, akademiku anglez, Filip Winn dhe turisti amerikan, Schroeder/, /Albanologu i shquar, Dr. Robert Elsie/.

Një përfundim i papërfunduar

Vepra e studiuesit Piro Tase me tiull “Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët”është një studim serioz, i bazuar dhe i hulumtuar edhe në literaturën e konsultuar, gjë që e bënë këtë libër me karakter studimoro-shkencoro-historik me një vlerë të theksuar shkencore, të lavdëruar nga historianë të ndryshëm dhe nga personalitete të shumta, pra me një fjalë nga të gjithë ata që e vizituan dhe shkruan për këtë vend dhe për historinë e këtij vendi të vogël më zemrën e Evropës.

Studimi në fjalë mbetet ende i paplotësuar dhe i papërfunduar, sepse do të ketë edhe në të ardhmen për Shqipërinë shkrime, mbresa, ngjarje, komente etj.

Këtë këndvështrim po e përfundoj me një aforizëm të qëlluar të Bulver Lyttonit ku thotë:

Për shkencë lexo libra më të reja, për histori lexo libra më të vjetra: letërsia klasike është gjithmonë moderne”

Ky libër edhe më tej do të lexohet, analizohet dhe studiohet nga njerëzit kompetentë të fushës së historiografisë shqiptare në përgjithësi.

“NË KOPSHTIN E MUZAVE”, TË XHELADIN MJEKUT ( Meditim, rreth një libri ) / Shkruar nga: Viron KONA

 

 

“NË KOPSHTIN E MUZAVE”, TË XHELADIN MJEKUT

( Meditim, rreth një libri )

 

 

 

 

v 1

 

Shkruar nga: Viron KONA

 

 

Në tavolinën e punës mbaj prej javësh librin poetik “Në kopshtin e Muzave” të Xheladin Mjekut. Më ka dhënë kënaqësi gjatë leximit të parë, kështu që herë-herë e shfletoj dhe rilexoj poezitë. Janë të gjitha të bukura dhe, krahas kënaqësisë estetike, ato përçojnë te lexuesi ide dhe mesazhe të munguara e befasuese, bukuri artistike herë – herë tronditëse, të emocionojnë dhe të vënë në mendime, cilësi këto që i ka arti i vërtetë.

 

 

v2

 

Ballina e parë e librit…

 
Natyrisht që, të fokusosh e përgjithësosh vlerat e një personaliteti të kulturës, siç është Xheladin Mjeku, i paraqitur dhe i njohur me disa antologji poetike, me disa libra me kritikë letrare dhe të tjerë libra me poezi e tregime, duhet të lexosh rreth veprës së tij, në mënyrë që këndvështrimi të jetë sa më i gjerë. Por, siç thuhet, “që të provosh shijen dhe cilësinë e verës, mjafton një gotë, nuk është e nevojshme që ta pish të tërë fuçinë ”. Aq më tepër që Xheladin Mjekun e kemi lexuar shpesh herë në faqet e shtypit të shkruar dhe atij elektronik, me analiza dhe studime mbresëlënëse, me ide të qarta dhe shpresëdhënëse për drejtime të caktuara të jetës shoqërore, letrare dhe historike, por më së shumti, e kemi kontaktuar dhe jemi miqësuar me të, me analiza e komente të librave.

 

 

v3

 

              Autori: Xheladin Mjeku

 

 

E thënë drejtpërdrejtë, poeti Mjeku u dhuron lexuesve mesazhe të dëlira e plot figuracion, që kanë mbirë, hedhur shtat e lulëzuar pikërisht aty, “Në kopshtin e muzave”, e ku, poeti, të ofron me çiltërsi kupën e mendimit, si qerasje me nektarin e luleve më të bukura e më të ëmbla, të atij kopshti të bekuar. Poezi pas poezie, përjetojmë dhe ndiejmë vezullimin e mendimeve të pastra e vërshuese, duke dëshiruar që, bashkë me autorin, t`i hedhim sytë shigjetues “shekullit të mbarsur me lugetër”, ose të ndiejmë kushtrimin e freskët poetik dhe flakërues të lirisë ose dhe të zbojmë nga vetja çastet ëndërr-këqija, të provokuara nga kohë dhelparake e, mbi të gjitha, të rrugëtojmë mbarësisht e përherë me busullën poetike, drejt “shtigjeve të dritës.”
Muzat e Xheladin Mjekut, nuk janë çaste të rëndomta e të zakonshme, nuk janë ndalesa stacionesh. Ato janë ide dhe mesazhe vizionare për rrugëtime jete dhe drite, që ndrisin dukshëm në hapësirën letrare, duke u shoqëruar me stinët e jetës: me dimrin e ashpër, të bardhë, të akullt dhe me krisma gjëmimtare; me vjeshtën e përflakur e me bukuri ylberi; me verën e nxehtë, përzier me të qeshura vajzash e lojëra fëmijësh, me kaltërsi deti e këngë zogjsh; me pranverën e gjelbërimit, të sythave, gonxheve, dashurive dhe dallëndysheve.
Janë rrugëtime që na ftojnë, na japin dorën, na përqafojnë e na miqësojnë, na përfshijnë në “krosin” masiv të jetës, e ku “Vrapojmë përkrah sho`i-shoit/Dhe mbesim miq në jetë”.
Muzat e Xheladin Mjekut na ftojnë për një kuvend, te Rrapi i Mashkullorës, që ”miqësisht u përqafua me tokën/Dhe shtriu faqen mbi kraharorin e saj…”.Na bëjnë të ndalemi pak çaste dhe të dëgjojmë shekujt nëpërmjet trokut të kalit dhe vringëllimës së shpatave, në betejën e Valikardit. Na bëjnë të jemi dëshmitarë të një takimi të mundësuar, figurativisht, mes Lekë Dukagjinit dhe At Shtjefën Gjecovit, që “largësitë shekullore do t`i kthenin në lavdi”…

 

 

v4

 

                 Duke dhuruar libra…

 
Muzat na bëjnë të meditojmë, se “Gjithnjë udhëve të Evropës kërkuam shpëtimin/Dhe erdhëm në përmbyllje të shtegut të lirisë”, teksa, besojmë që poeti, me këto vargje, do që të na risjellë në vëmendje mësimin lapidar ndër shekuj, se “liria nuk kërkohet, por fitohet”. Apo, ato poezi, na bëjnë të ndalim një çast hapat dhe të nderojmë fronin e shenjtë e të pazëvendësueshëm të Naim Frashërit: “Përunjësisht të falemi/Për flakadanin e ndezur të dritës,/Këtu e një shekull udhë/Hirësi!”.”Besojmë se ti je burimi/Dhe Etja jemi ne,/Deri në shterje të pikës”. Të gjithë poetët e botës, duke qenë “fis” me Orfeun, kalërojnë me Pegasin, për të mbërritur në Parnas e, gjithësesi, atyre u duhet të ndalen e të shijojnë, për pak çaste, kopshtin e muzave, i cili e ngre “rezidencën” jo vetëm në Parnas, por te çdo njeri i mirë, i frymëzuar, zemërbujar e fisnik.
Kam në kujtesë takimet me Xheladinin dhe i ruaj ato në përfytyrim, gjersa vjen takimi i radhës ,që i pasuroi edhe më tej përshtypjet, ndërkohë që më bën përherë shoqëri dhe me falë gëzim libri i tij i mrekullueshëm poetik. Njeri i kërkuar është ai. Me pamjen e qetë e serioze, me butësinë dhe elegancën e fjalës shprehëse e komunikuese, me transparencën dhe vetëpërmbajtjen në bisedë, korrekt me vetëveten dhe me të tjerët, njeri që di, ku dhe si të zhvillojë më tej idenë dhe mendimin, di të arrijë të formulojë bindshëm komunikime të frytshme mes kolegësh ose njerëzish me interesa kulturore të ndryshme.
Ky klas i Xheladinit, pasqyron shpirtin e tij, dritën, mirësinë dhe bukurinë e mesazheve e shkrimeve, të poezive dhe analizave, duke kërkuar e veçuar vazhdimisht krijimtarinë më të bukur, më të ndjerë, më të freskët dhe më të arrirë, të cilën, kur ai e gjen, e respekton dhe i përkulet me nderim, por edhe ndihmon zjarrin krijues, teksa sheh që flakëzat kanë nevojë për pakëz frymë e nxitje.
Lexuesi ndjen respekt dhe emocion të veçantë ndaj shkrimeve dhe krijimtarisë mendimtare, të freskët e fjalëbukur të këtij poeti, i cili duke nderuar shenjtërinë e kopshtit të muzave, “nuk ia ndalë vrapin ëndrrës”, tregohet i kujdesshëm në krijimin e figuracionit poetik, duke ngacmuar kujtesën tonë me ëmbëlsinë e fjalës së bilbilenjve. Ai i zgjedh në atë kopsht lulet me ngjyra nga më të bukura, lulet aromëmira, që, duke u përkulur dhe lakuar pakëz kërcellin, harmonizohen me hijeshinë e flladeve të erërave të freskëta mëngjesore, mes-ditore dhe mbrëmësore të peizazhit shqiptar. Po, kur është e nevojshme, ai nuk i shmanget as zemërimit e dhimbjes e, atëherë, shpalos “Dallgët e mallit” ose “Dallgët e vargjeve që rebelohen”.
Teksa, në peizazhin e tij poetik, tingëllon si një drithërimë e meteor porosia e nënës, që përcjell birin në emigracion:
“Bir, ditën filloje me afshin e dashurisë,/Dhe nisu shtigjeve të jetës”. E, në vazhdim:
“Atdheu gëzohej nga kthimi,/A gëzimi ishte buzëqeshja e tij”.
Fjalët, shprehjet dhe mendimet e rralla, nuk mund të krijohen pa frymëzim, talent dhe transparencë; pa mundim kërkuesi diamantesh e zemrën zjarr, që të flakërojë dashuri, mirësi dhe fisnikëri.
Kam qenë i mendimit se komenti i poezive, mbase, është një tepri`, kjo për faktin se poezia e vërtetë, zor se rrëfehet e komentohet. Ajo, veçse ndjehet. E, megjithatë, teksa lexova e rilexova librin poetik “Në kopshtin e muzave”, nuk m`u ndenj pa i shprehur këto pak fjalë vlerësuese e të meritueshme, për poetin dhe poezitë e tij, si të dua t`i dhuroj për kënaqësi e për ta nderuar, një buqetë lulesh aromëmirë, me shënimin e thjeshtë në kartëvizitën shoqëruese:
“Faleminderit dhe urime, Xheladin Mjeku! “
“Faleminderit, edhe Klubit Letrar ”De Rada”, Ferizaj, që e keni vlerësuar këtë libër poetik me çmimin e parë, në Konkursin letrar, organizuar me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë”!

 

Tiranë, gusht 2014

Poetry is not for wimps / Recently appeared WHEN I GO BLIND by the Danish author Niels Hav in Dutch translation. Finally, for Hav is a fascinating poet, who already is published in English, Italian, Arabic and Chinese. Now when his poems through the efforts of the translator Jan Baptist are available in book form in the Low Countries, it was high time for Meander to make an email interview with the Dane.

niels hav

          Niels  Hav

 

Poetry is not for wimps

Recently appeared WHEN I GO BLIND  by the Danish author Niels Hav in Dutch translation. Finally, for Hav is a fascinating poet, who already is published in English, Italian, Arabic and Chinese. Now when his poems through the efforts of the translator Jan Baptist are available in book form in the Low Countries, it was high time for Meander to make an email interview with the Dane.

 

 

 

 

Sander de Vaan : Where do you “stand” in contemporary Danish poetry ? (compared to your Danish colleagues)

Niels Hav: I was born on the west coast, far from the capital where I live today. So in some sense I’m a newcomer here, like the Arabs, Pakistani and Turkish’s immigrants living in my neighborhood. I spoke a rural dialect when I was a kid. Of course I belong to the literary landscape in Denmark, but I never had the feeling of belonging to any generation or movement in Danish poetry. I arrived with completely different experiences than the urban poets. I remember what joy it was when I first came across poems of Ted Hughes and Seamus Heaney for example, they wrote in a larger space than the urban ghetto and on experiences with nature and animals that I could immediately recognize. Today I am a downtown dove and feel at home in Copenhagen, but maybe it’s still there I stand, as kind of an outsider who also have other relationships and belong in other contexts.

SdV : In ‘My Fantastic Pen’ you write: “Poetry is not for sissies!” Does this express also your personal view on poetry ?

NH : That’s a good question with multiple levels. Poetry is of course for everyone, poems are addressed to just anybody. But here I am talking about the profession, the craft, the daily practice of writing poetry. It may require courage and stamina to work in this branch. And a willingness to renounce private lyricism and the unbridled emotionalism, which always threatens to drown poetry. The characteristic of good poets is, all the bad poems, they never write.
What I mean is: poetry contains elements of music and fun, but not only that. Time passes, we live and die. The world is on fire. Politics, bombs, ideology and religion ravaging the globe. This is what the adults are talking about – and in its innermost core the challenge for art is to join this conversation. To find out and understand what’s going on, and if possible to say things as they are.
So, yes, poetry – the profession – is not for sissies. You have to face yourself and look reality, God, or what it is, directly into the eyes. Poetry’s first duty is to be an intimate talk with the single reader about the deepest mysteries of existence.

SdV : Is there any other poet who, according to you, has come really close to an ‘understanding’ of what’s going on with his poems? (if so, maybe you can cite some verses too ?)

NH : There are many great poets, some have written a handful of excellent poems full of insight on fundamental questions in life. But in our culture there may be a tendency to isolate poetry in a special ghetto. A poet who talked seriously about essential things and insisted on poetry’s general relevance is Czeslaw Milosz. In 2011 his 100-year anniversary was celebrated, not only in Poland but on several continents. I think it’s because he deeply reflected issues that are still current. But if I should quote a poet here, it could be the Chinese poet Li Bai (701-762). He said something about the importance of poetry and no one could say it better today:

“Perfect poems are the only buildings
there always will be standing.
Where are they now the proud palaces,
once towering here ?
When the power is in me my brush
shakes five holy mountains.
What does it concerns me all the things
people want of glory, power, richness and honour –
what is that against writing poetry ?
Before I kneel for them the yellow river
should flow in the direction of its sources.”

SdV : Could you tell us something about the origin of the poem ‘Visit from My Father’, with these marvellous lines: “On my bulletin board hang seventeen bills./ Throw them away,/ he says, they’ll come back again!” and how it was created ?

NH : My father was a farmer and sexton (he looked after the cemetery in the village), economics was not his hobby, and often the wallet was empty. When the postman arrived, my mother stood with the bills and asked what to do with them. Throw them away, he said, they’ll come back again. My father died many years ago, but in lonely moments he still comes to visit to discuss the situation. And like farming poetry isn’t the most profitable profession, there’s rarely real money in poetry – but perhaps there is after all some kind of balance in life; there isn’t either much poetry in money.
This is the personal impetus for the poem. But if a poem should be of interest to any other than the poet, it must in some sense be emblematic. When I write a poem about my Dad, the poem must be so exemplary that the reader can move in and take over the poem and be there with his own father. I’m not oiling the reader with my private feelings and reflections – that would prevent him from using the poem to anything at all, then it would just be about me. The poem must be designed or developed such that the reader can feel at home there with his personal thoughts and feelings and make the words to his own words. Now they belong to her or to him. So in the end my personal experiences are completely unimportant, I have written the poem and handed it over to the reader, to everyone. My father never got a passport, but the poem has been on stage in China and Dubai, and it seems to work also in Arabic and Chinese. Everybody has a father.

SdV : How do you usually start a poem? (is it a word, a verse, an image, something else ?)

NH : Poetry is such a futile activity, I’m sure most poets know the feeling. My wife is a concert pianist, every morning she sits down at the piano, and I go to my office. Often nothing happens. I am there, the words are there, and nothing happens. On a good day my confusion and doubt maybe leads to a poem. It is the daily practice and the contact with the written material which sometimes bring electricity to language and let the words sparkle. I write slowly or in spurts, but things are often left to wait a while before they are published. They lie there and matures. And sometimes it’s perhaps much later when I look at the material again and suddenly realize that here it is: this is a poem. When it happens it is because the text holds surprises even for me. So the process is still somewhat of a mystery. A new poem is a gift, it can happen suddenly, on the street, in traffic, while you take care of daily chores, a little epiphany. But a good poem is more seldom than a dead badger on the freeway or a UFO.

SdV : Such nice, true verses like: “The new lovers kiss each other’s fingertips / I do know that.” – seem the result of a good observator. Do you look around a lot for inspiration ?

NH : Kissing is a very interesting topic, thanks for bringing it up. We love each other, we kiss. In this sport most of us are both spectators and performers. I don’t know if I’ve done more research on the field than others, but I’ve noticed that new lovers love everything about each other. It’s the way she speaks, it’s her jacket, her pen and her bag. It’s her laughter, her wrists, her hips, but also her hairbrush, her books and music, her bicycle. It’s the way she eats, it’s her toenails. It’s her grocery store and the street she lives in. It’s her !

So, to return to your question: I can’t say I look much around for inspiration. Most of the time I simply live and am busy with the daily chores. Inspiration comes when it comes. But I also write short stories, and when it comes to prose there of course can be details requiring research.

SdV : You speak very well English. Would you be able to write a poem in that language, or is poetry 100% bound to your mother language ?

NH : Maybe not 100 percent, but I’m not that good in English unfortunately. I write almost exclusively in Danish, and my Danish is even influenced by the dialect I spoke in my childhood. I’ve only written a few poems in English. I’m bound to my mother tongue – and I’m trapped in the Latin alphabet. Even if I communicate in English, I’m still isolated from half of the world. How many alphabets are there on our planet? Nobody knows for sure, but alone Chinese, Hindi, Bengali and other Asian alphabets are used by more than one third of the planet’s population. And then there is the Arabic alphabet used by a billion. Many Arab and Chinese writers have the advantage over European colleagues, they are able to handle two alphabets. I wish my ignorance wasn’t so extensive.

So I am dependent on my translators. In English it is Per Brask, Patrick Friesen, Martin Aitken and others. In Holland I am lucky enough to be translated by Jan Baptist, who is fluent in Danish right into the fringes of the linguistic nuances. He has con amore translated classics such as Andersen, Leonora Christina and J. P. Jacobsen – to be in his stable is a privilege. He is doing a great unselfish work without demanding much applause.

SdV : What are your “poetic goals” for the near future ?

NH : I’ve always many plans, but my plans often flutter down like paper planes … And of course I’m like all writers superstitious, I do not dare to talk about unwritten things, but I am always working on new poems and new stories. I really wanted to write a major work that reflects the grandeur and beauty of our universe, as a thanks for that I am allowed to walk around on the planet. This ambition collides constantly with missing skills and realities of the world around us.

I can exemplify my immediate feeling with a new poem.

Something has happened

We want to leave traces
in words.
But language is no private invention.
To love, to be abandoned ;
to discover the clock that counts the seconds
inside the body. The pain in the light,
fury,
helpless grief. Language knows all that.

What then is my own ? Is it possible
to gain personal experience
and attach words to it
that are not simply conventional ?
To make an addition ?

Something has happened, something big,
yet I cannot explain
what it is.
Assertions betray themselves.
I must accept my embarrassment –
and listen to the words
reproducing with reality
everywhere.

© Niels Hav

The poem translated by Martin Aitken

 

GJERGJ FISHTA POET I PAVDEKSHËM ( Me rastin e 70 vjetorit, 1940-2010, të vdekjes së Poetit të Madh Kombëtar, Gjergj Fishtës, ribotojmë artikullin që doli në revistën Kuq e Zi më nëndor 2001, nr. 19. ) / Nga Lekë Pervizi

GJERGJ FISHTA  POET I PAVDEKSHËM Me rastin e 70 vjetorit, 1940-2010, të vdekjes së Poetit të Madh Kombëtar, Gjergj Fishtës, ribotojmë artikullin që doli në revistën Kuq e Zi më nëndor 2001, nr. 19. Nga Lekë Pervizi Revista Kuq e Zi i ka … Continue reading

Jeta Vojkollari

           Jeta Vojkollari Jeta Vojkollari pas përfundimit të shkollës mesme, studioi në Fakultetin Ekonomok, Tiranë. Në vitin 1999 emigroi së bashku me familjen e saj në Kanada (Toronto) ne 1999, me bashkeshortin Besnik dhe femijet Emil … Continue reading

MÜNZEVİ X / Sequester X ( 34 KIBATEK INTERNATIONAL POETRY FESTIVAL OF ARTS AND ISTANBUL / TUZLA 06-10 NOVEMBER / 2014 PARTICIPATING COUNTRIES POETS CAROLİNE C.NAZARENO (FİLİPİNLER) Çeviren: Baki Yiğit )

34 KIBATEK INTERNATIONAL POETRY FESTIVAL OF ARTS AND ISTANBUL / TUZLA 06-10 NOVEMBER / 2014       PARTICIPATING COUNTRIES POETS CAROLİNE C.NAZARENO (FİLİPİNLER) Çeviren: Baki Yiğit       MÜNZEVİ X / ceri naz   Hiçbir yasal kâğıt yok … Continue reading

Poetika e Jeton Kelmendit, si inspirim dhe meditim i thellë filozofik. / Shkëputur nga Libri Eseistik ” Ngjyrime Universale (Ese-1) me autor Agron Shele

Poetika e Jeton Kelmendit, si inspirim dhe meditim i thellë  filozofik. Shkëputur nga Libri Eseistik ” Ngjyrime Universale (Ese-1) me autor Agron Shele Poezia, si atribut i fuqisë shpirtërore të njeriut dhe shprehja më e lartë e fjalës së përzgjedhur, ngrihet … Continue reading

Vështrimi për veprën “Fli të bëhet natë” i Mimoza Berishës nga përurimi i mbajtur në Pallati i Kulturës-Durrës 19 gusht 2014 / Nga Safet Hyseni

Vështrimi për veprën “Fli të bëhet natë” i Mimoza Berishës nga përurimi i mbajtur në Pallati i Kulturës-Durrës 19 gusht 2014  Nga Safet Hyseni Të lexosh librin me poezi “Fli të bëhet natë” dhe të mbetesh indiferent për pa shkruar … Continue reading

Vështrimi për veprën “Poetika e rrëfimit letrar” e Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi nga përurimi i mbajtur në Pallati i Kulturës-Durrës 19 gusht 2014 / Nga Safet Hyseni

  Vështrimi  për veprën “Poetika e rrëfimit letrar” e Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi nga përurimi i mbajtur në Pallati i Kulturës-Durrës 19 gusht 2014           Nga Safet Hyseni     Libri “Poetika e rrëfimit letrar” e studiueses … Continue reading

Në vend të një urimi: DITMBARA VATNIKAJ: BISEDË E PAMBARUAR, ME GAZETAREN E RE… / Nga: Murat Gecaj

vend një urimi:

DITMBARA VATNIKAJ: BISEDË E PAMBARUAR, ME GAZETAREN E RE

Nga: Murat Gecaj

3.-Botimi

Nga e majta: Murati, Ditmbara e Shefqeti (Tiranë, 2011)

Duke kërkuar mirëkuptimin e lexuesve, poshtë po ribotoj një shkrim, mban datën e shumë se tre viteve shkuara. Pa u zgjatur, shtoj se Ditmbara Vatnikaj studioi e punoi me pasion për tu bërë gazetare dhe sa e aftë. atë kohë, ajo përgatiti disa shkrime me vlerë. Ndër tjera, përmrendi këtu se realizoi me mua bisedën me temë,Këndvështrimi i intelektualit, prof. Murat Gecaj, ndaj socializmit real, me 16 pyetje e përgjigje shkurtëra. Gjithashtu, trajtoi temën me përmbajtje shoqërore,Dashuria familje, ndihmesë e madhe për njerëzit me paaftësietj. Pas mbarimit me sukses studimeve universitare, ajo e ka plotësuar ëndrrën e saj, duke iu përkushtuar botës televizive.

Mirëpo, nuk është ky shkaku kryesor i ribublikimit të këtij shkrimi. Pra, ja “sekreti” i vërtetë: Ditmbara është fejuar dhe ka vendosur ta lidhi përjetësisht jetën, me djaloshin Shefqet Azizaj. Dasma e tyre është njoftuar se bëhet, në Tiranë, më 23 gusht 2014. Me këtë rast, nga zemra ju urojmë atyre: Shëndet, gëzime dhe lumturi të përhershme, në familjen e re, që do të krijojnë së bashku!

Tiranë, 22 gusht 2014

urim

Shumë urime zemre, për çiftin e ri!

1.

Kur po i shkruaj këro radhë, sjell ndërmend edhe 5 marsin 2011. Atë pasdite, sallën kryesore Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë, zhvillohej një veprimtari kushtuarDitës Mësuesit. Vëreja me kureshtje se përballë meje, radhën e dytë nga e djathta, ishin dhe motrat Ditmbara e Çetina Vatnikaj. dy, emra bukur e domethënës. Para se niste veprimtaria, u dhashë atyre me shënimin tim, dy libra, njëri nga ata me jetëshkrimin tim. ngjante se aty sallë, këto dy kusherira nga nëna (bija djalit tezes, Vuksanit), kishin sjellë njëcopëznga vendlindja e tyre e bukur, fshati Curraj i Epërm i Nikaj-Mërturit, nga e kam dhe unë origjinën. Me ata sytë e bukur, si lumit ujëkaltër, i cili gjarpëron mespërmes atij fshati, ato vështronin përqendruara ato, për çfarë flitej. Dhe, sidomos këtë gjë, e bënte Ditmbara. Arsyeja ishte sepse kjo vazhdon vitin e fundit, degën e gazetarisë, Universitetit jopublikUfo, kryeqytetin Tiranë.

Pasi kaluan disa minuta, Ditmbara dërgoi një mesazh celular dhe kërkonte falur, se do dilte jashtë. Do shkonte për marrë pjesë një detyrë praktike, e kishte me pedagogun e saj, publicistin A.Çipa.

Pak ditë pas, Ditmbara nisi me e-mail një shkrim, do ta dorëzonte për pedagogen e saj, me një temë shoqërore. them vërtetën, shkrimin ma kishte dërguar me një adresë, e hapi rrallë. Pra, atë e lexova pasi ajo e kishte dorëzuar temën dhe për kishte marrë notën 9 (nëntë). Por edhe mua pëlqyen, si tema e zgjdhur dhe trajtimi i saj. Sigurisht, kjo gjë gëzoi dhe dëshiroja shihesha një herë tjetër dhe bisedoja shtruar me këtë gazetare re.

2.

Kështu, koha kaloi dhe, një pushim ndërmjet leksioneve, u takova përsëri me Ditmbarën. Ajo foli për leksionet e provimet e pritshme dhe për punët praktike, shoqëruar nga pedagogët e saj. tregoi edhe se miku im e përgjegjësi i katedrës gazetarisë atij Universiteti, prof. Hamit Boriçi, kishte qenë pak i pamundur nga gjendja shëndetësore. Por, ndër tjera, shprehu shqetësimin e punësimit, pas marrjes diplomës. Gjithashtu, e ndiente se kishte disa boshlleqe, edhe pas kësaj shkolle lartë, sidomos përsa i përket njohurive gjuhësore e letrare. Prandaj, tha ajo, se vitin tjetër akademik dëshiron regjistrohet edhe një fakultet tjetër, pra për gjuhë-letërsi, pa u shkëputur nga puna.

Ditmbara ka një e-mail interesant, pra aty shkruhen dhe këto fjalëgazetarepoete. Duke biseduar me të, ajo tregoi dhe njësekret saj, pra shkruan poezi, bile shkollën e mesme. Por, deri tani, i ka mbajtur pak si fshehura, pra nuk i ka publikuar ato, vetëm gazetën e shkollës mesme. Ia thashë këtë mendim asaj, por dhe kam bindjen krijuesit, poezi ose prozë, pra ata i shprehin ndjenjat e tyre këto gjini, e kanë lehtë edhe për shkruar artikuj bukur e frymëzuar, ngjisin fort te lexuesi.

vazhdim bisedës sonë, kjo gazetare e re mu shpreh hapur se nuk i ka me shumë dëshirë temat me karakter politik, pra ato ti trajtojë shkrimet e ndryshme. Po kështu, sikur e ka pak vështirë gjetjen e temave interesante për shkrimet e saj. Sigurisht, e këshillova atë se nuk është e nevojshme kërkojë aq shumë, këtë drejtim. Pra, i thashë se temat e bukura janë dhe ato, kur flet e shkruan për ngjarje, dukuri e njerëz, dukje thjeshtë, por vetëvete e mbartin realitetin e ditës. Kështu pasqyrohet jeta e gjallë, dinamike dhe lexuesit e ndiejnë pranë shkrimin e saj, me ndjenja, mendime e përfundime arsyetuara dhe shprehura aty me natyrshmëri.

Ditmbara tregoi, me sinqeritet, se tepër i pëlqen shërbejë shtypin elektronik, pra ndonjë televizion, ndoshta jopublik. Këtë mendim saj nuk ia kundërshtova, por e këshillova se kudo, shtypin e shkruar dhe atë elektronik, për gazetarin lipsen shkathtësi, kërkesë ndaj vetes kapjen dhe trajtimin e temave ndyshme etj. Kështu, hap pas hapi, gazetari i ri e gjen vetëveten botën e gjerë shtypit, krijon individualitetin e vet dhe, pse jo, bëhët i njohur, me shkrimet ose intervistimet e tij.

Kur po ndaheshim, pasi piva një kafe me Ditmbarën, aty lokalin e këndshëm pranë UniversitetitUfo, sigurisht, i urova asaj studime mbara dhe arritje sa larta provime. Por biseda jonë mbetipërgjysëm, pra ajo do vijojë edhe raste tjera. Kjo sepse edhe njohja mesekretete punës gazetarit nuk kryhet plotësisht auditorët e shkollës lartë. Ky proces, ca i vështirë, vazhdon, tepër e pandërprerje, jetë. Pra, nevoja e mësimit nga përvoja e rriturve, e brezave paraardhës fushën e shtypit, është një kërkesë parësore për çdo gazetar ri, dëshiron bëhetdikushi jetë.

Tiranë, 18 mars 2011

BOTA NË KAOS- BARBARIZMI PO E SFIDON QYTETRIMIN ( -Duke parë një xhirim real ku njerëzit i djegin të gjallë- ) / Nga Kolec TRABOINI

BOTA NË KAOS- BARBARIZMI PO E SFIDON QYTETRIMIN    -Duke parë një xhirim real  ku njerëzit i djegin të gjallë-         Nga Kolec TRABOINI http://traboini1.blogspot.be/     Para se të jesh izraelit, palestinez, gjerman, anglez, irakian, kurd, … Continue reading

Refleksiviteti metafizik në poezinë e Panajota Hristopulu – Zalloni. / Shkëputur nga Libri Eseistik ” Ngjyrime Universale (Ese-1) me autor Agron Shele

Refleksiviteti metafizik në poezinë e Panajota Hristopulu – Zalloni. ( Shkëputur nga Libri Eseistik ” Ngjyrime Universale (Ese-1) me autor Agron Shele ) Poetja greke Panajota Hristopulu – Zalloni, vjen nga vendi i traditës së mitologjisë dhe zanafillës së Letërsisë … Continue reading

“The secret Rescue”- is a story of a courage journey…The American writer, Cate Lineberry: “The secret Rescue”- is a story of a courage journey across not only a foreign landscape, but the topography of the Albanian human spirit as well” ( Interview with the american author of “The Secret Rescue” – Cate Lineberry) / Interviewed by Raimonda MOISIU

    “The secret Rescue”- is a story of a courage journey…The American writer, Cate Lineberry: “The secret Rescue”- is a story of a courage journey across not only a foreign landscape, but the topography of the Albanian human spirit … Continue reading

Mbresa nga përurimi i përbashkët i librave “Fli të bëhet natë” (poezi), Mimoza Anna – BERISHA dhe “Refleksione lirike” (kritikë letrare), Zejnepe Alili – REXHEPI. / Pallati i Kulturës – Durrës, 2014.

    Mbresa nga përurimi i përbashkët i librave “Fli të bëhet natë” (poezi), Mimoza Anna – BERISHA dhe “Refleksione lirike” (kritikë letrare), Zejnepe Alili – REXHEPI. Pallati i Kulturës – Durrës, 2014.       E diel, 17 gusht… … Continue reading