Vështrimi për veprën “Poetika e rrëfimit letrar” e Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi nga përurimi i mbajtur në Pallati i Kulturës-Durrës 19 gusht 2014 / Nga Safet Hyseni

10628454_723580474380736_8842472961736904052_n

 

Vështrimi  për veprën “Poetika e rrëfimit letrar” e Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi nga përurimi i mbajtur në Pallati i Kulturës-Durrës 19 gusht 2014

 

 

 

 

Safet Hyseni

 

Nga Safet Hyseni

 

 
Libri “Poetika e rrëfimit letrar” e studiueses dr. Zejnepe Alili-Rexhepi është një vepër e krijuar një kohë të gjatë, kur them e krijuar dua të them e sjellë në formën e një studimi të veçantë nga e veçanta e identitetit krijues. Të krijosh një vepër do të thotë të shtrosh një ide për të analizuar dhe hedhur një ide në opinion duhet të inspirohesh nga një motiv, ndërsa të studiosh duke lexuar është një qëllim dhe kur qëllimi nxjerr në opinion një kumt njerëzor i përjetuar nga shumë pena të njohura është një porosi e përcjellë nga koha në kohë për tu bart nga letrari tek letrari nga lexuesi tek lexuesi, dhe kjo ide e bartur nga brezi tek brezi si një kandil që nuk do shuhet kurrë bëhet për një arsye shumë të fort me këtë rast të ruhet i ndezur kandili i lirisë përmes estetikës së fjalës së bukur nga letërshkronjësit shqiptar ndër periudha. Përpara se të përcaktohesh për ta sjellë një vepër tek lexuesi shtrohen disa pyetje; ç’përshtypje do bëjë? Kujt do i shërbej? Përse duhet shkruar? Kur këto pyetje ia bënë vetes dhe atë gjatë kohës së meditimit për krijimin e një vepre letrare, qoftë ajo krijim artistik që do bartë një mesazh, apo studimor që do zbërthej një mesazh të një letrari siç është vepra “Poetika e rrëfimit letrar” e studiueses dhe krijueses tani më që ka bërë emër z. Zejnepe Alili, padyshim që kjo vepër është krijuar kornizat e identitetit të autores. Zejnepe Alili-Rexhepi me punën e saj studimore dhe atë krijuese tani më ka bërë emër në letrat shqipe me një përkushtim tejet të çmuar anembanë atdheut dhe çdo moment gjënë motiv për punë dhe studim të mirëfilltë dhe frutdhënës. Fillimviti i 2014 për autoren e veprës “Poetika e rrëfimit letrar” është një vit i suksesit jo vetëm të saj por dhe më gjerë, kur them më gjëra kam parasysh radhitjen e veprave përkrah shumë botimeve në fushën e studimeve të letrarëve shqiptar. Në 306 faqet e librit studiuesja ka radhitur një mori materialesh shkencore, materiale këto që zbërthehen nga rrëfimet letrare për të sjellë tek lexuesi bukurin e mesazhit nëpërmet rrëfimit letrar. Kur merret studimi i një vepre padyshim që duhet të merret edhe kënvështrimi dhe unë do dua të themë për motivin që ka inspiruar studiuesen në prag të 100 vjetorit të “Mëvetësisë së Shqipërisë”. Dhe si e tillë në këtë vepër e para nga të gjitha është kritika e fjalës së bukur që iu bëhet penave më të njohura të letërsisë shqiptare dhe atë duke marr motiv vargun e mirëfilltë që i kushtohet krijimit të dashurisë për atdhe dhe liri, pa u shkëputur nga malli për atdhe dhe dashuria e gruas që është në simbiozë me lirinë dhe atdheun. Motivi i dytë që sjellë autorja në libër është malli për atdheun i cili mall krijohet nëpërmes vargut të letërshkruesit të mërguar dhe i treti është etika dhe përkushtimi i gruas shqiptare. Gruaja duke ruajt dinjitetin e familjes si dhe përkushtimi i saj për tu shkëputur nga vargonjtë e primitivizmit e nënçmimit nga gjinia e fort, është po aq e vlefshme sa një plumb i shkrepur për liri. Libri fillon me vështrimin “Panorama estetike e lirikës shqiptare nën ndikimin e Pavarësisë”, ku autorja merr për shqyrtim rilindësit tonë që shtruan idenë e madhe të bërjes së Shqipërisë duke filluar nga De Rada, Naimi, Fishta, Asdreni, Çajupi, Migjeni, Noli, Konica, Lazgushi… duke shtruar idetë si mendime të avancuara që do shtrihen në masat e gjëra në kërkim të lirisë për atdheun një ide e dinjitetshme njerëzore si dhe e ngritjes së vetëdijes kombëtare. Arsyeja se përse aq shumë merret me studimin e vargut që përcjellë një mesazh popullor thuhet nga vetë autorja në faqen 8 të librit që unë e citoj: “Poetët e këtillë, nuk dergjen në artin absurd të vetmisë, por joshen pas një të ardhmeje të ndritur të Atdheut. Për këta kjo ishte esenca e jetës”. Tek këto poetë Atdheu është personazhi kryesor, madje zë vendin e parë në krye të kuvendit artistik, ka lapsi është mjaft i kujdesshëm në krijimet e tyre kur jepen mesazhet artistike që janë porosi përjetësie dhe që përcillen si testamente politike që nga “Skënderbeu i pafaan” i De Radës e deri tek “Lahuta e malcisë” e Gjergj Fishtës. Përkushtimi dhe studimi i vargut të këtyre krijueseve shqiptar nga autorja nuk është i rastësishëm por shumë i qëllimshëm për kohën në të cilën jetojmë derisa pjesë të atdheut ende dergjen në errësirë.
E dyta që na lejohet të kuptojmë është se Atdheu nuk plaket dhe se Liria çdo herë është nuse e re që kërkon kujdes e dashuri. Të gjitha vargjet autorja i paraqet përmes një kornize shumë ngjyrëshe duke i shtruar vargjet në një pikturë për të zbërthyer burimin e shpirtit të krijuesit. Kur një autor merr për motiv vargun për Atdheun dhe dashurinë për Lirin në aspektin e ideve ka rrëshqitje në mos dhe kthim për mbas, derisa drita e lirisë nuk jep fruta të shëndosh. Poetet, shkrimtarët, piktorët, artistët janë prijësit e ndryshimeve progresive, dhe as kjo vepër e autores nuk është rastësi që sjellë nëpërmes këndvështrimit kritik vargjet e rilindëseve tanë të cilët krijuan dhe programin kombëtar, program që ende është në gjysmëudhë. Të ecësh para zhvillimeve është guxim si për krijuesin, kritikun, analistin, publicistin… por që të gjithë kombet kanë ecur kësaj rruge dhe po kësaj rruge vazhdojnë të zhvillohen, ashtu edhe lëtërshkronjësit shqiptar sjellin po me aq kujdes vargjet që të fisnikrojnë veprat e luftëtarëve, dëshmorëve, mendjendriturëve, autorëve të krijimit të programeve për vetëdije e zhvillim, civilizim e përparim shoqëror e kombëtar. Asnjëherë nuk është quajtur krijues oborrtari, kritiku i oborrit, analisti i zyrave, publicisti i kabineteve… por të tjerët që kanë pas guximin të zihen me politikën, klerin e rrejshëm dhe dashurinë e sinqertë për Lirinë dhe Atdheun, të cilat i gjejmë në këtë vepër “Poetika e rrëfimit letrar”. Kritika letrare është një urë lidhëse në mes të krijuesit dhe lexuesit, është një transmetim seriozë dhe i shumë domethënës, është një kumt i bartur me qëllime të caktuara, andaj autorja ka bërë një punë tejet të madhe për të na sjellë edhe njëherë mesazhet e pavdekshme të krijuesve tanë para dhe pak pas Pavarësisë së Shqipërisë Londineze.
Motivi i dytë që na bartë autorja është vendlindja, malli dhe dashuria për vendin. Asnjë poet në kohë të caktuar nuk ka krijuar në vendin e robëruar por diku jashtë, dhe kjo ka ndodhur me të gjithë popujt e robëruar. Vargjet për dhe rreth vendlindjes janë krijuar me shumë dashuri, me shumë mall, me shumë simbolikë atdhetare ngase burimi është tek shpirti i poetit për ta bartë tek shpirti i popullit. Se shpirtin e popullit ë bëjnë gjuha, tradita, kultura, arti, fjala e bukur, kënga dhe vetë mënyra e jetës dhe gjithë kjo është tek krijuesi i zhanreve të ndryshme që bartin estetikën brenda veprës artistike.
Motivi i tretë është gruaja shqiptare, që autorja na e zbërthen përmes vargjeve të shumta si te Çajupi e te Migjeni, gjendjen e saj sociale duke na sjell edhe veprat monumentale të Elena Gjikë’s dhe D’ora Distria’s dy krijuese që janë marr shumë me krijimtarinë, historinë dhe kulturën shqiptare.
Për veprën e Zejnepes ka shumë të thuhet por që në fillim e thash se çdo vepër ka një qëllim, e qëllimi i veprës “Poetika e rrëfimit letrar” në bazë të këtyre tre motiveve më duket se është i zbërthyer dhe është ringjallur për të bërë një udhë për të mos mbetur në gjusmëudhë. Gruaja, vendlindja dhe Atdheu janë pjesë të pashkëputura të një kombi, populli që e ndihmojnë njëra tjetrën në bërjen e Lirisë. Vepra që ka për identitet zhvillimin dhe përparimin e një kombi padyshim që ka dhe një autor të formuar në kornizat e thëna që më parë dhe ajo është autorja që unë e përgëzoj për veprën “Poetika e rrëfimit letrar”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s