Vështrimi për veprën “Fli të bëhet natë” i Mimoza Berishës nga përurimi i mbajtur në Pallati i Kulturës-Durrës 19 gusht 2014 / Nga Safet Hyseni

10628454_723580474380736_8842472961736904052_n

Vështrimi për veprën “Fli të bëhet natë” i Mimoza Berishës nga përurimi i mbajtur në Pallati i Kulturës-Durrës 19 gusht 2014 

Safet Hyseni

Nga Safet Hyseni

Të lexosh librin me poezi “Fli të bëhet natë” dhe të mbetesh indiferent për pa shkruar disa fjalë është e pamundur. Dihet se çdo krijues ka botën e vete që i vlon përbrenda si një vullkan por është mjeshtëria gjatë shpërthimin dhe ndërtimit të vargut, se vargu përveç artistikes bart dhe filozofin e mendimit po aq sa krijuesi ka arrit të ndërtoj personalitetin e tij në përballje me jetën dhe sfidat e saj. Shija e lexuesit për vargun dëshmojnë më së miri se ç’vend do zë në letrat e shkruara një krijim artistik, apo se ç’interes do ngjallë tek kritika dhe sa do thithet nga lexuesit. Mimoza Berisha ka arrit që në tregun e madh të letrave të sjell një mori poezish ku çdo varg buron nga thellësia e shpirtit, ndërtohet e gdhendet në fjalë të bukura artistike për të krijuar peizazhe plot ngjyrëshe ku lexuesi e ndjen veten të emocionuar e të pasur për një çlirim efektiv nga smira, xhelozia, egoizmi… veti këto që poetja ka vendosur t’i zëvendësoj me mirësi, dashuri, çiltërsi… pasuri këtë ndër më të çmuarat e qenies njerëzore. Ajo në vargjet e saja sjellë mall e dashuri për njeriun, erën e detit, aromën e vendlindjes, kollën e gjyshes, dhomën e përbashkët me motrat, mbase e emocionojnë edhe fotot pa ngjyra por që ruajnë buzëqeshjen dhe shijen e jetës plotë idila. Kujtimet, ndjesia e malli nga fjalë në fjalë nga vargu në varg nga strofa në strofë ruajnë mendimin e avancuar letrar e poetik, idenë për tolerancë, paqe e respekti dhe këto autorja ka arrit që t’iu jap shpirt nëpërmes fjalës së bukur artistike dhe figurave poetike, me një kolorit të përsosur ngjyrash dhe metaforash. Libri i Mimoza Berishës është një befasi e këndshme jo vetëm për lexuesin por dhe për letrarët dhe kritikën letrare. Autorja e motivuar nga malli për të afërmit, vendin dhe dashurinë që ndjek nga pikëllimi i ndarjes fenomene këto që godasin gjeneratën e saj ka krijuar vargje që do e sfidojnë kohën me personazhe lëvizëse, me varg të rimuar, me filozofi të arsyeshme, me goditje metaforash. Përpara se të shpërthej vargu padyshim që lind në shpirtin e krijuesit dhe po në këtë mënyrë reflekton vetë krijuesin dhe imagjinatën e tij për të bërë udhën e ekzistencës dhe mu për këtë autorja e sfidon kohën me vargjet që ka hedhur në opinionin letrar, në saje të bukurisë së vargut, ngjyrës, mendimit, figuracionit etj. E lindur buzë Detit Adriatik ku shijon valët e tij dhe e detyruar nga dallgët e jetës sikur donë që të krijoj harmonin e përkundjes së valëve të dy detrave shqiptar,Adriatik dhe Jon. E motivuar nga malli dhe kujtimet fëmijërore autorja me sakrificën e saj arrin që të na sjellë optimizëm se asgjë s’është e pamundur po të ndërtosh veten me kujdes edhe në situata që duken të pakalueshme, por duke mësuar, studiuar e dashuruar. Për librin “Fli të bëhet natë” ka shumë për të thënë dhe kjo varet se nga cili këndvështrim do shkruash, motivin, estetikën, ndërtimin e vargut, mendimit filozofikë apo idesë. Të gjitha këto mbase kërkojnë përkushtim dhe kohë me aq sa edhe autorja i është përkushtuar ndërtimi të vargut apo krijimit të një poezie. Të gjitha poezitë kanë nga një porosi apo siç jemi mësuar të themi nga një mesazh, por unë do marr vetëm dy për të zbërthyer idenë, mallin, pikëllimin apo vendosmërinë për të sakrifikuar diçka që të jetojë ajo më e shenjta, dashuria si dhuratë e jetës e jeta si dhurata më e çmuar e njeriut. Libri është mjaftë i pasur dhe çdo poezie sikur do i mbetej hatri por kësaj radhe do merrja dy nga faqet e para.
Së pari do marr poezinë “Mall për shtëpinë ku u rrita”

Strofa e parë:

Do kem mall për rrugët e lagjes sime,
Mall për jehonën e zërave, si më parë.
Të buzëqeshin ëmbël, lulet e vyshkura,
Të shuaj etjen e tokës, nga etja e carë.”


Janë këto vargje të shkruara nga një mall dhe një dashuri për vendin e lënë shkret nga koha e pakohë që e kanë ndjekur autoren, por jo vetëm atë. Malli rinor mbetet si një plagë që nuk shërohet, si lulet e vyshkura. Dhe ajo kërkon që në një moment të shuaj etjen e tokës, kur gjithë Shqipëria kishte etje, nga etja e carë. Është mjeshtëria e poetes për një varg të ndërtuar me shumë kujdes duke ruajt mendimin e përsosur nga vargu në varg dhe duke i dhuruar nuanca poetike e me mall të pashuar.

Në strofën e dytë:

Në dhomën tonë, tashmë të braktisur,
Ngadalë do vë veshin, dikur në mur.
Mos të dëgjoj zërin e motrave të mija
Kollën e thatë të gjyshes, si dikur.”

Pas leximit çdo kush do bënte një pyetje; qe keqe i goditi që të ndahen motrat, të shpërndahet malli, të takohen vetëm nëpër ëndrra. Ata ishin të kënaqura edhe me një dhomë, por dallgët i bartën pa mëshirë nëpër katër anët e botës, mos ndoshta i mundi lakmi apo skamja për të vrarë dashurinë?!! Valët përkundëse e të ngrohta të Adriatikut u zëvendësuan me dallgë të tmerrshme të jetës. Këto vargje ruajnë mendimin më të avancuar të një intelekti që di t’i thotë në formën e shkruar me fjalën e përsosur artistike.

Në strofën e tretë:

Do ulem në shkallët e mija të vjetra,
Në diell, flokët e lagura unë të thajë.
Në dollap varur, përparsje e shkollës,
Që kur ika nënës, ia lash si pajë.” 


Duhet të kesh një zemërim të thellë me vendin, shtëpinë të afrimit që përparësja e shkollës t’i mbetet nënës si pajë. Edhe flokët i thanim në diell, sa bukur tingëllon. Autorja e vetëdijshme për gjithë atë që do rrjedh pas na e sjell ngjarjet e përgjithshme të degdisjes së atdheut nëpërmjet historisë së sajë me një mall e dashuri të madhe që e ruan thellë në zemër për ta shpreh në këto vargje.
Ajo është e vetëdijshme se atje ku do shkojë do jetë një kohë monotone andaj në strofën e radhës do shprehet:


“Dhe koha monotone, do rrjedhë ngadalë,
Ashtu si i lashë, do gjej fqinjë të zemëruar.
Nga cepi i perdes, fshehurazi përgjojnë,
Dhe përse zoti i ka lënë të harruar.”


Njeriu pa ëndrra s’vlen asgjë, s’ka pse të jetoj e poeti pa ndjenja s’do mund të krijojë. Edhe autorja ëndërron që një ditë të kthehet dhe ajo e bënë këtë por duke derdh kujtimet e saja në strofën në vijim:

Do shfletoj fletët e ditarit të atëhershëm,
Mes fletëve, kisha harruar një lule të tharë.
Do shoh fotografitë, pa ngjyra një nga një
Dhe shokët e shkollës në botë shpërndarë.”

Është strofa me e ndërtuar. Autoren nuk e joshin fotot me ngjyra, pallatet e shumta atje ku ka shkuar, por malli për fotot pangjyra dhe për shokët e degdisur anëve të botës. Mënyra se si na e sjell një realitet të hidhur është gati së përkryerës.
Dhe së fundi Mimoza me një gëzim të papërmbajtur sjell dhe mesazhin si një kumt për gjeneratën e saj me vargjet: 


“Do trokas lehtë, portën e madhe atje,
Të thërras: “Erdha o nënë, erdha o nënë”!
Dhe zëri i saj i dridhur, sa vjen e shtohet,
Si një melodi kënge që luhet nën hënë.”


Çdo poezi meriton një analizë por unë do ndalem vetëm edhe te një tjetër nga është marr edhe titulli i këtij libri: “Fli të bëhet natë”.
Strofa e parë sikur na e deshifron botën e mbështjellë nga thashetheme, nga intriga, xhelozi dhe autorja e ndërgjegjshme për kohën dhe rrethanat ka zgjedh mënyrën ndoshta më të mirën për tu tërhequr në strofullin e saj të dashurisë e tolerancës, për të zëvendësuar zymtësinë me buzëqeshjen, të ashprën me ëmbëlsinë, të shëmtuarës ti bëjë ballë më bukurinë dhe për të na sjell dhe vargjet:


Fli, fli i dashur, mbylli sytë,
Të bëhet natë..!
Dita s’po na do,
Po na ndjek me gurë,
Na paska inat..!
Fli, fli të behet natë…!
Strofa e dytë: “Fli, fli të shohim ëndrra,
Atje, në folenë tonë, bashkë…!
Të takohemi, me orë të gjatë…!
Fli, fli të bëhet natë…!

Për të ruajt dashurinë e saj ajo largohet dhe kërkon të vazhdoj ëndrrën në netët ku nuk do ketë mundësi që atë fole t’ua prishin të tjerët.
Këtë më së miri autorja na e sjell duke e deshifruar në strofën e katërt ku shprehet:


Dashurinë tonë,
Të tjerët e quajnë mëkat,
Se gjetëm shpirtrat binjak…!
Fli, fli të bëhet natë!
Duke përfunduar me vargjet:
Të vjelësh nga pemë e natës, një yll,
Të më bësh dhuratë…!
Të zbukurojë flokët e mi të artë.
Fli, fli të bëhet natë!


Mendoj se e vetmja arsye që autorja është përcaktuar që libri i saj të mbaj titullin “Fli të bëhet natë” është përfolja dhe ndërhyrja në ndenjën dhe dashurin e saj. Në këtë poezi ajo me vargun e thyer që mendoj se i shkon bukur dhe ngjeshur mbron dashurin që është e shenjtë dhe ushqimi më i dobishëm i mendimit të shëndosh që përcillet nga vargu në varg, nga poezia në poezi e përmbledhjes “Fli të bëhet natë”!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s