Poezi nga Adriatik Jaçe

Poezi nga Adriatik Jaçe     Dhimbja   Nga xhamat që rrjedhin lotët e psherëtimave, shikoj si malet puthin qiejt në kapërthim ekstaze. Rrugën që ecën zhveshur nën paturpësinë e diellit. Vorbujt e dhimbjes, silura të shpirti bërë copash nga … Continue reading

Poezi nga Rovena Shuteriqi

Poezi nga Rovena Shuteriqi   *** Heshtje malli,si nata,kur kaplon madhështinë e detit nga dita. Zërat pezull,si erërat,kur nuk dinë, se ku të përplasen. Copëtim thonjësh,nga ankthi i pritjes. Mbyllje qepallash,në përpjekje të imagjinatës. Kthim prapa në kohë. Një ofshamë … Continue reading

MONUMENT LETRAR PËR POETIN DISIDENT HAVZI NELA – Vështrim analitik për veprën “Dënimi i dytë i Havzi Nelës”(Ose njëri prej 5 dënimeve), të Petrit Palushit, botoi SHB “OMBRA GVG”, Tiranë, 2017 / Nga: Hajdin MORINA

MONUMENT LETRAR PËR POETIN DISIDENT HAVZI NELA – Vështrim analitik për veprën “Dënimi i dytë i Havzi Nelës”(Ose njëri prej 5 dënimeve), të Petrit Palushit, botoi SHB “OMBRA GVG”, Tiranë, 2017  Në kontekstin historik, letrar dhe stilistik të letërsisë shqiptare … Continue reading

ÇMIMI LETRAR “IBRAHIM RUGOVA” (Literary Club “Podguri” Istog announces the International Poetry Prize “Ibrahim Rugova” ) / Nuradin Imeraj

ÇMIMI LETRAR “IBRAHIM RUGOVA” Çmimin Letrar Ndërkombëtar “Ibrahim Rugova”, Edicioni i IV-të 2018 International Poetry Prize “Ibrahim Rugova” The Four Edition 2018 Premio internazionale di Poesia “Ibrahim Rugova” Quattro edizione 2018 Klubi letrar “Podguri” Istog” shpall: KONKURS NDËRKOMBËTAR të Poezisë … Continue reading

Kalendari poetik: Viktor Krivulin (Виктор Борисович Кривулин) (8 korrik 1944 – 17 mars 2001) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Viktor KRIVULIN Kalendari poetik: Viktor Krivulin (Виктор Борисович Кривулин) (8 korrik 1944 – 17 mars 2001) Sot do të mbushte 74 vjeç poeti, shkrimtari, gazetari dhe eseisti rus Krivulin, një nga përfaqësuesit më të shquar të asaj që quhej “letërsi … Continue reading

Poems by Tulsi Shrestha 

Poems by Tulsi Shrestha 

 

THE MELODY OF LOVE

I traced my own name
Above the surface
Of musical echoes 
Of your heart beats.

I lighted a candle
Of my sweet love
Inside the temple
Of your heart.

I really intended to kiss
The luminous sun beams
That reflected from
Your glorious and
Elegant beauty.

Your long blonde hair
Cascaded below
Your splendid thigh
Weaved along
With wind
In honour
Of me.

Rhythms of my poem
Spring from
Your beauty.

Rhymes of my voice
Emerge from
Your speech.

Eternal is a word
My heart spells
For your love.

A new language
I need to create
For your clarity.

When you approach me
With a sweet smile
Forest catches fire.

I captivate golden dawn
To present you
As a precious gift.

Contents of my poem is you
Hence your essence is due
As an eternal guest.

Let me wrap your beauty
To enclose inside thirst
Of my eyes.

 

EGO INSIDE YOU 

Oppressed vanity, grows along with achievements you due
The tree of self- respect bears two types of ego – fruits .
One is based on material possession that you claim .
While next is relied on intellectual property you gain.

Will power along with passion for something to do
Is not possible without stream of ego inside you.
Treat it as a reservoir to create electric light hue
Misuse of it ,may sweep away inhabitants as flood do.

I have witnessed, so many among us ,here and there .
Exercising their intellectual creativities for monetary gain .
Their existence relied on possession of property in vain
No one Is free from ego,I think, dares to claim , here

Adopt ego as a horse for race of life ;but have a bridle.
To enforce it to pre-destined route of victory you dream.
Bathe your heart with a spirit of love and compassion and feel
A sense of superiority of those who work for benefit of mankind.

No wrong to aspire for self-respect and recognition you due.
Indeed, these are motivational variables in order of que .
Associate your glory with rainbow of humanitarian hue .
Avoid glory of victory stained with bloody tears of innocents .

Change the criteria for perception of pride and honour
Feel proud to grab opportunity to save someone’s life .
Keep yourself away from invasion and exploitation .
Feel glory to share something that belongs to you.

For a reliable means to transform ego into super ego
Revive moral standards based on welfare of humanity .
Raise above personal identity to restore collective Identities.
Satisfy hunger of recognition from sacrifice and devotion.
Associate “Identity of l”with philanthropic performance.
Never with possession of property and personal gain.

NDERIM PËR EMRIN DHE VLERAT E TUA, PROFESORI YNË HASAN LEKA! / Nga: Dr. sc. Bardhyl Maliqi

NDERIM PËR EMRIN DHE VLERAT E TUA, PROFESORI YNË HASAN LEKA!

Lajmin pikëllues se profesor Hasan Leka  kishte ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë e mora më 29 qershor, kur ishim mbledhur në Tiranë për 40 vjetorin e diplomimit tonë. 30 e 35 vjetorin e bëmë në Shkodër dhe profesorin e kishim midis nesh, mes 10 shokëve tanë, që nuk jetojnë më, u lexuan edhe emrat e profesorëve tanë të ndarë prej nesh ndër vite. I fundit prej ne studentëve ishte miku im  Avdyl Sula, që me pjekurinë e tij nuk na lejonte të gabonim. Shkrimtar e studiues, ai ishte kudo në kujtesën time afatgjatë. I fundit ndër pedagogët profesor Hasni, i ndarë prej nesh pak ditë më parë. Me dhjetra kujtime na vinin ndërmend, më dukej se ata vazhdonin të qenë mes nesh.

Ndaj e po e nis shkrimin tim në respekt të emrit dhe vlerave të Profesor Hasan Lekës me ketë foto të vitit 1976, kur unë isha student i vitit të dytë, pra një djalosh 20 vjeçar dhe profesor Hasani, pedagogu im i letersise shqipe dhe asaj ballkanike, një burrë 35 vjeçar. Janë shumë foto e shumë kujtime që u zgjuan prej lajmit të keq. Setet fotografike të shfaqura na i sollën të gjithë në kujtesë, ashtu si të gjallë, sikur të qenë ende mes nesh. Falemnderoj miqtë e mi: Nini Haxhistasën, Bajram Vatën e Osman Kazmën që ishin kujdesur për to.

Ne kishim pedagogë me emër në ato vite, si profesorët Jub Kastrati e  Kolë Ashta, Neki Lezha e  Vehbi Bala, Fadil Podgorica e Fatbardha Fishta, Mina Gero e Selami Tabaku, Islam Dizdari e Fadil Kraja, dijetarë skruptulozë, enciklopedistë në dije, elokuentë e metodistë të shkëlqyeshëm në mësimdhënie, por ndër ta më i veçanti për ne studentët ishte profesor Hasan Leka.

Ishte pjesë e jona  në auditorë dhe në bibliotekë, në radio apo në eskursone, në aksionet e rinisë dhe në hulumtimet shkencore: udhërrëfyes përherë i motivuar, i rreptë sa duhet, por buzëqeshur gjithmonë.  i pashtershëm në dije, me  një të folur të rrjedhshëm, bindës në argumente, vizionar në parashikime dhe udhërrëfyes i vyer për të gjithë ne. Ai fliste mirë në gjuhën letrare, por dhe në të folmen gegërishte të qarkut të madh letrar të Shkodrës, kryeqytetit kulturor të shqiptarëve. Profesori fliste mirë jo vetëm në shqip, por dhe në disa gjuhë të huaja, veçanërisht në ato sllave. Këtë e them se më ka dhënë për të lexuar gjithë shkrimtarët tanë veriorë, përfshi dhe të ndaluarit: Fishta, Koliqi e Camaj, por dhe libra poetikë të Lermontovit, Eseninit dhe Ahmatovës në gjuhën rues. Por  libri që më tërhoqi vërtet vëmendjen ishte botimi moskovit i kritikës ruse bashkëkohore “Ot Uitmana da Heminguesja” (Nga Uitmai te Heminguesji). Por kishte dhe një arsyje të dytë, që qe si midis nesh, ai më vlerësonte si djalë që vija nga orgjina çame, ai ishte për vete me orgjinë nga Mali i Zi, këtë e vërtetoi edhe me botimet më vonë edhe me shoqatën shqiptaro-malazeze që themeloi. A e dinte mirë se rrënjët  ushqejnë lisat.

Ai vlerësoi shumë përkthimin tim të disa prej poezive të Eseninit dhe sensin tim kritik të letërsisë. Më nxiti të shkruaj, por më dha dhe një porosi të habitshme për atë kohë. “Ti je student ekselent dhe mund të shruash libra të pëlqeshëm qysh sot. Shkruaj, por mos boto  asgjë, që nesër do të komprometojë emrin tënd.” Dhe duke u drejtuar me dorë nga anëtarët e klubit tonë letrar, që ai e drejtonte me aq përkushtim, thotë: “Shokët e tu do të botojnë libra shumë shpejt, por librat e tyre do të jenë pashëm peshë. Kur ke prirje per vargëzim, nuk do të thotë se je poet. Poeti që ngatërron emrat me foljet dhe mbiemrat me ndajfoljet nuk e ka të gjatë në letërsi.  E pra, nuk mund t’u japësh mendje të tjerëve nëse nuk kulturohesh mirë për vete.” Ai vlerësonte me tepër Visar Zhytin, Skënder Buçpapën e Ilirjan Zhupën, por edhe Petrit Rukën e Baujar Xhaferrin. të tjerët për të qenë të lehtë. Vlerën e këtyre fjalëve e kam ndier vite me vonë, kur librat e mi filluan të vlerësohen në rrafsh ballkanik. Por për hir të së vërtetës këtë këshillë ma kanë dhënë në kohë të ndryshme edhe dy persona të tjerë, babi im, një lexues i pa matë dhe poeti ynë Ali Pidrimja, them poeti ynë sepse Ai ka shkruar dhe botuar me dhjetra poezi për Çamërinë.

Kam shumë kujtime me profesor Hasnin, kujtime që lidhen jo vetëm me auditorët e universitetit, por edhe me frekuentimin e mjediseve letrare, të bibliotekave dhe klubeve letrare. Klasat  e vërteta të profesorit qenë pikërisht këto mjedise. Ndër to klubi i rinisë “Heronjt e Vigut”, ku ai edukoi e aftësoi një brez artistësh të rinj të apasionuar pas letërsisë, aktrimit, kinemasë, muzikës e sportit. Nën kujdesin e Profesor Hasant dhe të drejtuesve të klubit u botua një almanak me titullin domethënës “Shtigje të çelura”.  Ky almanak, gazeta lokale “Jeta e re” dhe radio Shkodra ishin promovuesit tanë të parë. Aty jam njohur dhe miqësuar edhe me Ndue  dhe Zhaneta Lazrin, dy krijues fisnikë.  Ishte këshilla e professor Hasanit që më orientoi t’i njoh ata. Eshe sot pas dhjetra vjetësh kemi mbetyr miq të mirë.Një ndër veprimtaritë e Klubit ishte takimi ynë me anëtarët e  Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve me Dhimitër Shuteriqin, Dritëro Agollin dhe Ismail Kadarenë me të cilët na u dha rasti të bisedonim. Psi diskutuam edhe ne, Dhimitër Shuteriqi tha “janë të pjekur djemtë, ppse nuk I pranoni në Lidhje, ne u plakëm tani. Profesor Hasani u gëzua prej këtij propozimi dhe na tha: ”Rrofshi djem, se e nderuart fakultetin….

Kam një set të mirë librash me firmën e tij, libra të botuar nga Shtëpia botuese dhe Enti kulturor Camaj-Pipa. Profesori ka autorësinë, bashëautorësinë edhe editimin e gjithë kësaj literature, prej gati 200 titujsh, në disa fusha që kanë të bëjnë me hulumtime kulturologjike, historike e latrare, me botime autoriale në rrafsh të prozës dhe të poezisë, me botime nga gjuhë të huaja në shqip, por edhe nga shqipja në gjuhë të huaj, këto më pak, pasi përkthyesit tanë ndjehen të pasigurtë në këtë lëmë. Në këto botime gjejmë emra autorësh klasikë e bashkëkohore, veriorë e jugorë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali I Zi, botime akademikësh, tekstesh diturake e studentore të të  gjitha trevave tona. Tituj interesantë, botime që s’të shqiten nga kujtesa, me paraqitje dinjitoze, me kopertina domethënëse, paçka se janë botime voluminoze apo doracakë të zakonshëm.

Po tentoj të bëj një eskursion kulturorë ndë ta.

Pishtarët e natës na ndriçojnë fytyra të njohura. por dhe të bukura. Ato vijnë vetëm një herë, ashtu si çelin lulet e dritares sime, por rranjët s’lëvizin, për to ndriçon edhe hëna, delli i natës, Lura dhe Shkodra, kronikat tona rapsodike ndër çudira dhe udhëkryqe, aty ku si gonxhe çelin buzët e vashave, vashave që nguten me u ba gra.

Eklipsi i hënës nuk ndodh prej buzëve të tyre, as prej gjakut të falur, as prej shtegëtimit të zogjve të bardhë, të rrëfimit të elvanave, apo orëve të dëshmve në luftën për mbrojtjen e Shkodrës. Kotësitë tona të përditshme nuk kanë peshë, jo veç në Kelmend ku malli të djeg ndër mote, e në memorje të çelin vjollca kujtimesh. Paçka se jashtë ka kronika rapsodike në séance dimnash. Aty, nën hijen e maleve duket Kosova si lot i diellit. oh çfarë ari. ç’ëndërr dashurie në piskamat e lirisë së përgjakur, pavarësisht tregëtarëve të flamurëve, ne jetojmë larg urrejtjes, ja shikojeni kush po e puth tokën në mesin e dhimbjes, ku mes rrathësh ne klithimë një Oh!

Ngrohtësi vllazërore ay ku ka nevojë për qirinj të ndezur për të gjallët, për ata që frymojnë në stinën e ujkut, te të tri himbjet e mia në Shkodër, aty ku shpirti është mërguar, por ndohemi bashkë edhe kur ligjërojmë dhimbjet edhe kur shkruajmë kronika dhe studime letrare shqiptare në revistën  Hylli I Dritës.

Ndaj lamtumtumirë Sidon, kjo është mesha e pare pas kthimit në vetvete. Kërkuam mbi Kanunin e Skanderbeut dhe gjetëm bardhësi , përshëndetje dhe fishkëllima bordurash.  Nëse je poet hapja portën erës, bringë e gaz ka Shkodra ime nën kantikët për hijeshinë e shiut.

Jashtë është Kosova ’99, vjen për ne një çast kthjellimi, ku flaken pasqyrat e Narçizit dhe kërkojmë ta njohë bota të vërtetën, kjo është fjala jonë, tek ngytemi të marrim frymë prej mërgimesh të përgjakshme. Pas nesh mbeten gjurmët e stinëve, jaseminët dhe pishtarët e dijes, përhumbem në kujtime në orët kur qajmë e qeshim për shtetin tonë. Nuk mund t’i besojmëkriminelit,  faljes hipokrite, pasioneve rebele dhe as hijeve pranë Rozafës. Mashtrimi dhe ndëshkimi është filozofija e tyre nën harqe kacafytjesh, nën përgjërime, në Karpa.

Në fundin e botës ne kërkuam sytë e Evës, brirët e hënës  dhe pemën e rrëfimit dhe gjetëm thesare të dashurisë mes nesh, si thesare Dukagjini, aty nën hijen e maleve, përtj ëndrrave, rrjedhave të Drinasës, te palimpsestet e Camajt, luleve të veriut. Tani është qetësi, qetësi e palgosur, por ylberët dalin kur s’I presim dhe  I ofrojmë tjetrit buzëqeshje, kur  merr fund udha e ankthit dhe e gjejmë rrugën për kah dalja, qetësohemi dhe gjejmë kohë për letërsinë e kufijve, ku poezia është e imja, se veç unë a di se ku jeton Maria!

Kështu profesor Hasani, kështu or mik që mungon aq shumë, por të ndiej  gjithnjë pranë.

 

Nga: Dr. sc. Bardhyl Maliqi