Poezi nga Pozaet Qose

Poezi nga Pozaet Qose

 

MOS MË THUAJ JO

Të të shoh të zhveshur dua,
Porsi ëndërr dhe si grua,
Ndaj ti mos më thuaj jo.

S’jam i lig, e shtrenjta ime,
Veç i bindem zemrës sime,
Trupit tënd, që më huton.

Porsi rob s’i bindem epshit,
Vetëm zërit të poetit,
Ndaj ti mos më thuaj jo.

S’jam i lig, e shtrenjta ime,
Jam veç zëri i zemrës sime,
Që tek ëndrra më qëndron

Të të shoh të zhveshur dua,
Si shoh dritën e bekuar,
Ndaj ti mos më thuaj jo.

…Se nga dhembja më shkrumbon.

 

VJEDHJE

Asgjë rreth meje s’shihja ato çaste,
I qeshë dorëzuar territ kokë e këmbë,
Porsi një zjarr i shuar pas mesnate,
Që në mëshirë të fatit është lënë.

Më shfaqeshin në tru, si dritë rrufeje,
Kur ecja krejt i verbër kuturu
Fajtorët, që pa bujë bënë këtë vjedhje;
M’i kishin vjedhur sytë dy gjinjtë e tu…

 

SI ADN

E veshur je një zanë ëndrre,
Ndërsa e zhveshur, dritë në ankth,
Që arratinë ke marrë në çmendje,
Ta kthesh në skeptër këtë shtrat.

Pohimin fton nëpër rënkime,
Ashtu e mishtë, ashtu e ylltë
Si ADN e jetës sime,
Që djep e varr i mban te sytë.

Oj ti, që ma thërrmon vështrimin
Në qindra fjalë poezish,
Muzika ime je për filmin,
Ku jam njëherësh engjëll, xhind!

E veshur, je si kartolinë,
Ndërsa e zhveshur, eksploziv,
Që hedh në erë blerim e stinë
Dhe prapë i mbledh, si mozaik…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s