
Rezart Palluqi ka lindur në qytetin e Elbasanit në vitin 1976. Në vitin 1991 e ndërpreu shkollën e mesme ngaqë emigroi drejt Greqisë. Atje punoi e jetoi deri në vitin 2005, ku përveç punësimit shkroi në greqisht poezi dhe ese … Continue reading
Rezart Palluqi ka lindur në qytetin e Elbasanit në vitin 1976. Në vitin 1991 e ndërpreu shkollën e mesme ngaqë emigroi drejt Greqisë. Atje punoi e jetoi deri në vitin 2005, ku përveç punësimit shkroi në greqisht poezi dhe ese … Continue reading
DEKORATA E FUNDIT!
nga (Hamdi) Erjon Muça
Si ja kaluat?
Mirë më duket! Se mos keni punë tjetër ju!
Po tani ç’dua? Domethënë më njohët! Domosdo jam çdo ditë mes jush dhe pak e nga pak do mësoheshit me mua.
Dua t’ju tregoj një histori. Hë more, mos bëni kështu. Pse si po bëni? Po, ja, rrudhët fytyrën sikur të kishit lëpirë limon. Jam dakord që nuk di t’i tregoj si ju historitë, madje historitë e mia nuk janë aq të goditura sa ato që tregoni ju, por kini mirësinë të më dëgjoni.
Si- si? Po më ëmbëlsohet rrëfimtaria?
Ha-ha-ha-ha! Jo mor të uruar, jo. Nuk më ëmbëlsohet sepse s’kam as shkollë e as mend. Thjeshtë dua t’ ju tregoj edhe këtë.
Ka ndodhur shumë vjet të shkuara në fshatin tim malor. Megjithëse një fshat i vogël dhe i humbur mes maleve kishte me ç’të mburrej. Jo mor jo! Nuk mburrej as me natyrën e as me ajrin e pastër. Por me xha Jashar Sh.
Kush ishte ky?
Xha Jashari ishte aq i njohur sa që e gjithë krahina e kishte zili. Ai ecte rrugëve të kalldrëmta të fshatit, duke shkuar për tek zyrat e kryesisë, me kokën lart. Mbi xhaketën e tij ngjyrë të gjelbër ndrinin dekoratat, shenjat e shumta. Madje në ditët me diell e dalloje nga larg që ishte ai, pasi ato dekorata shumë ngjyrëshe shkëlqenin pa masë.
Xha Jashari ishte në pension, por nuk mungonte asnjë ditë në zyrat e këshillit, duke ndihmuar vullnetarisht pushtetin popullor. Mund të kem qenë jo më shumë se shtatë vjeç atëherë dhe kureshtja prej fëmije më shtyu ta pyesja për gjithë sa kishte mbi atë xhaketë të vjetër ushtarake. E ai pa përtuar nisi të m’i tregonte. Aty kishte dekoratën e të atit, hero i popullit, dëshmor i luftës së dytë botërore. Madje të po asaj lufte kishte edhe një dekoratë, si partizani më i vogël i Batalionit të dytë të brigadës së tretë. Më pas kishte dekoratën e marrë në shërbimin ushtarak të kryer në kufi, ku u kish treguar vendin me dhjetëra e dhjetëra diversantëve që tentonin të minon pushtetin popullor. Edhe xhaketa ishte një dekoratë me vete, pasi ishte po ajo xhaketë që ai kish mbajtur në ato ditë të vrullshme.
Më pas unë e pyeta për disa germa, për S-të, për të qenë më të saktë ishin shtatë të tilla. Ato ishin prej lecke dhe unë me atë sinqeritetin e pa djallëzuar fëmijëror e pyeta se përse nuk i hiqte. Ai me një urtësi prej heroi m’u përgjigj se ato S-të kishin po aq vlerë sa edhe dekoratat e tjera. Ato i kish fituar në aksionin, ose siç e tha ai në betejën e madhe të popullit tonë kundër armikut natyror të pushtetit tonë. I kish marrë në bonifikimin e kënetës së Myzeqesë. Më pas vinin një tufë me shenja të plenumeve dhe të kongreseve që kish marrë pjesë. Kishte edhe disa dekorata si hero i punës, për së gjalli, gjë që qenë të pakët ata që i kishin në të gjithë republikën.
E ç’ të tregoj, ajo xhaketë nuk kishte më një gisht vend cope të lirë: kuptohej që ishte e gjelbër vetëm kur ai kthente kurrizin.
Eh sa ëndërroja të bëhesha si ai kur të rritesha. Sa doja të isha si ai. Për të e gjithë krahina ishte ndërzyer në një debat të ashpër se nga ku i kishte rrënjët e fisit. Kryesia e fshatit të mamasë ngulte këmbë se ai i kishte rrënjët atje, po ashtu ngulte këmbë edhe fshati i gjyshes, nga babai, madje edhe ai i gjyshes nga mamaja. Kurse ai, përgjigjej se ishte i gjithë krahinës, i partisë dhe i popullit.
Jo më shumë se një muaji nga biseda ime me xha Jasharin, atë e thirrën në komitetin qendror të partisë. E gjithë krahina nisi të gumëzhinte, pasi thirrja qe e mirë dhe mezi prisnin kthimin e tij nga kryeqyteti. Kish përgatitur gosti e flamuj, pasi thuhej se atij sapo i kishin dhënë një tjetër dekoratë. Unë ndodhesha në qiellin e shtatë nga lumturia.
Përse? Nga ajo ditë që xha Jashri më kish treguar për dekoratat, ndihesha edhe unë pjesë e atyre fitoreve. Edhe për arsyen se xha Jashari më përshëndeste më me përzemërsi, madje si mik.
Xha Jashari nuk m’u duk edhe aq i lumtur pas kthimit. Madje me bindje e them se ai ishte i mërzitur, por nuk e dha veten dhe i pranoi të gjitha nderet që ju bënë nga kryesia e krahinës. Pas një jave morëm vesh se atë e shtruan me urgjencë në spitalin e qytezës.
Nuk dua të zgjatem shumë. Vdiq i shkreti dhe deri në çastin e fundit luftoi me vdekjen. Unë ndihesha i humbur, pasi siç thashë, ai për mua ishte një mit, rruga e të cilit duhej ndjekur. Ditën e varrimit m’u dhimb e bija që e qante me dënesë.
“Oh të mjerët, ne mor baba, si do ja bëjmë pa ty! Ti ishe ai që na hapje sytë e na ndriçoje rrugën. Si do ja bëjë Shqipëria pa ty mor baba! Ajo të donte po aq shumë sa e doje. Ti vetëm për të mendoje, madje deri në frymën e fundit dekoratën e partisë kishe në gojë. Ah sa keq të vinte mor baba që xhaketa nuk kishte më vend për dekoratën e fundit.
24-04-2014
Francesco Solano Nga Dr . Albana Alia Francesco Solano, i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo (në fillim përdori pseudonimin Paullo Illyrico), lindi më 18 nëntor 1914 në Frasnitë (Kalabri, Itali), vendlindje edhe e burrave të tjerë të … Continue reading
Plaku me pendën plot Margaritar Të mençurit shkruajnë (popullore) Recesion për librin “Sytë e gurtë të erës” të autorit, Adem Zaplluzha “Ademi poezinë nuk e ka vetëm ëndërr, ai poezinë e ka jetë” … Continue reading
Në përvjetorin e rënies: MIC SOKOLI, NË PIEDESTALIN E NDERIT DHE TË LAVIDSË SHQIPTARE… Nga: Prof. Murat Gecaj publicist dhe studiues-Tiranë Mic Sokoli, “Hero i Popullit” Mic Sokoli nji fjalë po e flet, i … Continue reading
White Light
Candida Luce
E bardha dritë
Poezi nga Agron Shele
Për më shumë klikoni linkun :
Montazhi nga Albana Alia
Poezi nga Raimonda MOISIU
KËRKOJ
Kërkoj një dritë,kërkoj një strehë,
Kërkoj një ëndërr të më njohë.
Në jam e dehur,të më zhdehë,
në jam e ftohur,të me ngrohë…
Kërkoj një shpirt si shpirti im,
Të më gazmojë, me fol e qesh,
Ta kthejë hidhërimin në gëzim,
Ta puth te buza që i qesh..
Për më tepër klikoni linkun :
SHTATË DITË -Ditar – Shkëputur nga libri me tregime “DASHURIA ÇEL NË PRILL”, i autores Drita Lushi Dita e parë (E enjte, prill, 20. . ) Ti ke udhëtuar shpesh i dashur, por kurrë nuk e kam … Continue reading
Cikël Poetik nga Lida Lazaj Sfilata (mund t`a lexoni edhe “Fushata”) Me kërcinjtë e thatë njëzet e ca vite të gjatë sfilojnë modelet Seksin e bërë pleh prej epshit pa fre se mbulojnë mantelet Pasarela … Continue reading
S’KAM MË KOHË PËR BOSHLLËQE
Tregim nga (Hamdi ) Erjon Muça
Ishte aty, fare pranë, ndihej në ajër ashtu siç ndihet lagështia e thatë përpara një rrebeshi veror. Është kaq e thjeshtë për t’u kuptuar, por duhet të jesh i prerë. Ose më mirë të themi duhet të jesh i përgatitur për ta kuptuar. Edhe unë nuk do e kisha kuptuar, madje kur më erdhi pranë as që e vura re. U desh që ai të më përplasej me forcë mbi kokë që unë të kuptoja madhështinë e nivelit të prerjes sime.
Tani tamam-tamam nuk është se u mësova përnjëherë me suksesin, por nuk m’u desh edhe aq shumë.
Në fillim më mbytën dilemat: jo ajo, të jesh apo të mos jesh. Një tjetër pak më e stërzgjatur, më e vështirë për t’u deshifruar. Dilema ime nuk mund të ishte aq banale sa ajo të jesh apo të mos jesh. Dilema ime ishte: jam i prerë unë për këtë sukses, apo është ky sukses i prerë për mua…
Gjithçka nisi të ndryshonte rreth meje. Më habiste fakti pasi në fillim mua më dukej vetja po ai i mëparshmi pa as më të voglin ndryshim, por në sytë e të tjerëve mesa duket kisha ndryshuar.
Atë mëngjes vështrova veten në pasqyrë para se të dilja nga shtëpia. Nuk e kisha bërë kurrë që të shihja pamjen time të jashtme, por ja që me suksesin m’u afrua edhe narcizimi.
E ç’të keqe ka të jesh narcis? Mbi të gjitha duhet ta vlerësoj unë veten më shumë nga ç’më vlerësojnë të tjerët.
Nejse! Ajo që pashë të reflektuar në pasqyrë nuk më pëlqeu fare. Ai kostum gati i ç’gjyrosur duhej hedhur tej. U ktheva mbrapsht dhe hapa dollapin e rrobave, por asgjë nuk qe në lartësinë e pozitës sime.
E vendosa: i mora të gjitha rrobat e mia dhe ia dhurova një të varfëri. Ai më falënderoi gati me lot në sy dhe unë me të gjithë madhështinë e një njeriu të suksesshëm ju përgjigja.
– S’kam bërë asgjë të veçantë i dashur M, vetëm detyrën e një qytetari me fat kundrejt çdo bashkëqytetari më me pak fat.
– Ah të ishin të gjithë njerëzit të zgjuar dhe shpirt mirë si ju i nderuar zoti N.
– Sa e thjeshtë paska qenë?, i thashë vetes. Menjëherë nga N u bëra zoti N. Nuk duhet të humb kohë i thashë vetes dhe me vrap u drejtova për nga butiku më i mirë i qytetit. Tani gardëroba ime mbante kostume Versaçe, Armani, Dolçe e Gabana dhe kravata qenë më vezulluese se ato të dendit Uailld.
Nuk ishte vetëm ai njeriu i pafat që më thërriste i nderuar zoti N, por edhe ata më mendje mëdhenjtë, po ashtu, më thërrisnin dhe unë ua ktheja përgjigjen me seriozitetin dhe madhështinë e pozitës sime.
Telefoni nisi të bëhej më i bezdisshëm se kurrë dhe unë shumë herë bëja sikur nuk e dëgjoja. Le të prisnin të tjerët, ashtu siç kisha pritur unë përpara se të bëhesha zoti N. Tani nuk do isha unë që duhet të prisja për një ftesë, por le të ndiheshin ata të nderuar nga prania e shkëlqimit tim.
E gjitha kjo forcë ishte brenda meje, por unë e kisha ndryrë poshtë petkut të frikës dhe tani që ajo u zhduk me ardhjen e suksesit, po ndjej kotësinë e punëve me të cilat qeshë marrë.
Tani s’kam më kohë për boshllëqe, nuk mund të merrem më me vogëlsira vetëm për të marrë falënderimet boshe të mediokërve të shumtë që më rrethojnë. Tashmë edhe televizionet duhet të zgjedhin panelin e duhur për të më ftuar. Nuk doja të ulesha me njerëz do si do, nga ata të cilët stepen vetëm nga shkëlqimi i kostumit tim, unë dua njerëz në sytë e të cilëve të xixëllojë cinizmi, smira dhe ironia prej të humburi, sepse përballë meje të gjithë janë humbës.
Unë jam zoti N, ai për të cilin përflitet se bashkia do t’i ndërtojë një shtatore për së gjalli, si askujt tjetër në botën tonë njerëzore.
Tani as ajo dilema fillestare nuk më lodh më.
Unë jam zoti N dhe të gjitha sukseset janë të prera për mua.
QIRI I FIKUR APO – I FËLLIQUR? (Letër miqësore komandantit të Koshares, Rrustem Berisha) Shkruan: Skënder Zogaj Listat për veteranë dhe për kategoritë e tjera të luftës ҫlirimtare të Kosovës u bën kos, sepse Komisioni … Continue reading
SKENARËT RUSO-SERBO -MAQEDON PËR AGRESION USHTARAK KUNDER SHQIPTARËVE NË BALLKAN Nga Skënder MULLIQI Se Maqedonia po mbahet ne këmb të qelqta e dokumentuan shumë ngjarje të pa mira deri me tash dhe ngjarja e fundit … Continue reading
Ali Ahmeti: S’kemi vullnet për luftëra të reja Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka thënë se shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe jo … Continue reading
Ilirida pjesë e Shqipërisë Etnike Nga Prof. Hyzri Salihu Koordinator i pergjithshem i FBKSH-së Viteve të fundit por sidomos edhe ditëve të fundit në Iliridë kemi një gjendje të rëndë që po ushtrojnë strukturat terroriste … Continue reading
At Nikollë Marku- një burrë trim dhe atdhetar Nga Bardhyl Selimi Kisha dëgjuar për At Nikollën vetëm nga shtypi, por e takova për herë të parë në avion, gjatë një udhëtimi për Prishtinë, shumë vite më … Continue reading
Publikohet në Belgjikë Numri – 96 i Revistës “Kuq e Zi” me Botues Lekë Pervizi . Botuesi: Lekë Pervizi … Continue reading
Poezi nga Teresinka Pereira Pashkë, Pashkë e çifutëve, Pranverë Kjo është koha për të ripërtërirë poezinë tonë. Ne jemi indulgjent të përditshëm, si poetët dhe njerëzit e shpresës. Tani është sezoni i luleve, dhe ne … Continue reading
Skicë: NJË TAKIM, ME “BEREQET” PRANVEROR… Nga: Murat Gecaj Nga e majta: Hysë Hasa, M.Gecaj, Rrahman Parllaku e Isa Halilaj (Tiranë, 27 prill 2015) Para se t’i shkruaj pak radhë, në këtë skicë, më duhet … Continue reading
Narracioni psikosocial i Adil Ollurit Letërsia e Ollurit prek tema psikosociale. Në disa raste ai mund të thellohej më shumë, sidomos në tregimin ku i zoti vret qenin e tij, ngaqë ky i fundit i kafshon foshnjën e sapolindur. Në … Continue reading
Një tjetër çmim ndërkombëtar për poetin Dhimitër Pojanaku. Para pak ditësh u njoftua se poeti shqiptar Dhimitër Pojanaku sapo kish fituar në një konkurs ndërkombëtar në Milano çmimin poetik prestigjioz ”Poezi a Popujve”. Ndoshta në më pak se dhjetë … Continue reading
Poezi nga Lumo Kolleshi FATI IM Tek merrja fatin tim për dore,dimër ishte. Që kishte ngrirë,s’më tha askush. Tërë jetën ia lexoj romanin “Akull, rrezik rrëshqitje” E fatit mendjen dot nuk po ia mbush. Patriotët … Continue reading
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari FLUTURIM QIELLOR Fluturova në qiell,si kanarinë, me një trëndafil në sqep shtrënguar, Doja të takoja dashurinë, Sepse diku larg meje ka qëndruar… Krahëhapur në atë fluturim, U enda rretheqark në hapësirë, … Continue reading
Vertigo – 9
Nga (Hamdi) Erjon Muça
Durrësi tani në dimër të jep përshtypjen e një qyteti ë fjetur. Mbas orës nëntëmbëdhjetë, zor se gjen njëri rrugëve. Madje edhe lokalet sikur bëhen më të zymtë tani në dimër. Ndoshta kjo më ngjet vetëm mua, ngaqë jam i martuar dhe kam dy fëmijë, e Durrësi nuk ofron shumë në këtë drejtim. Kurse më të rijtë, ata beqarët mund ta shohin ndryshe.
– Ku do shkojmë?- Më pyeti iem shoqe pasi dolëm nga shtëpia e vjehrrit tim rreth orës njëzet.- Unë prandaj nuk kisha qejf të vija në Durrës tani në dimër, ngaqë nuk ke se ku shkon!- Në fakt kishte të drejtë, pasi në atë orë nuk òëviste më askush.
– E di unë se ku do shkojmë.- Ja ktheva unë por pa i thënë se ku. Parkova pranë shtëpisë time dhe ju drejtuam pallatit gjashtëmbëdhjetë katësh që ndodhet pas pallatit në të cilin banoj.- Shkojmë hamë nga një picë tek Vertigo. Nuk se na mungonin edhe aq picat, kisha vetëm kureshtje të shihja se si kishin ndërtuar restorantin në katin e fundit të pallatit.
Ju drejtuam ashensorit dhe hymë brenda. Prisja një tabelë të stërmadhe butonash, por jo. Pulsantiera kishte vetëm dy butona: njësh dhe zero. Ashensori nisi të lëvizë, ne të mbyllur në atë kafaz modern. Kur dolëm u përballa me një akuarium gjigand. Brenda notonin një gambër (Aragostë) dhe katër peshq që nuk qeshë në gjendje ti shquaja se kujt race i përkisnin. Mu duk paradoksale sa edhe metaforike: peshq deti që notojnë pesëdhjetë metra mbi nivelin e detit.
U ulëm dhe unë zura vend përballë këngëtares: se harrova kishte muzikë live dhe ambjenti ishte më shumë se mikpritës.
– Sa e zgjodhe vendin?- Mu hakërrye me të qeshur ime shoqe.
– Pse e zgjodha?
– Ja u ule përballë këngëtares. Që ta shohësh më mirë.
– Hë si bën edhe ti. Nuk po e shoh shumë. Për kokën tënde!- Ajo qeshi dhe me një të lëvizur të dorës më dha të kuptoja se do vijonim më pas bisedën. Në fakt unë nuk po e shihja fare këngëtaren pasi u ngacmova nga bisedat gumëzhuesë të tavolinës që kishin përballë, por vetëm pasi u kënaqa duke vështruar bregun e detit nga ajo lartësi. Dy burra dhe dy gra e më shumë se të gjithë fliste njëra prej grave, sa në shqip e sa në italisht, mesa duket burri që kishte në krah duhej të ishte italian, vetëm se ai qëndronte tepër pasiv gjatë bisedës, ndoshta ngaqë frerët e diskutimit i kish marrë ajo në duar. Isha duke hamendësuar se nga mund të ishte ai burri që e shoqia apo shoqëruesja i fliste në italisht, kur ai foli dhe nga lëvizja e buzëve por edhe nga tingulli i asaj që tha kuptova që ishte shqiptar.
– Po mbylle moj t.q.r!- Gruaja u step por e hequr buzëqeshjen nga fytyra u kthye nga ne për të parë në kishim kuptuar gjë apo jo.
Pica erdhi dhe ne harruam gjithçka që na rrethonte. Ndërkohë muzikantët qenë larguar për të pushur pak dhe zërat që vinin na tavolina përballë bëheshin edhe më acarues. Kisha ngritur goëtn e verës kur ndjeva lëkundjen e fortë që e bëri pallatin të dukej si një direk anije në furtunë. Ata të tavolinës përballë nuk heshtën, por u ngritën duke thënë.
– Tërmet!
– Tërmet! – Tha edhe ime shoqe që u ngrit paksa nga tavolina. Unë nuk u ngrita fare. Nuk jam trim dhe mendoj se nuk lëviza vetëm ga frika, apo ku ta di unë. Di vetëm që me të ndjerë lëkundejt hodha një vështrim nga dera e ashensorit dhe sytë më kapën edhe akuariumin gjigand. Në kundërshtim me njerëzit që me gati të thirruar silleshin si pordha nëpër brekë, peshqit kishi ndalur fare, sikur nuk jetonin.
– Nuk është tërmet. Është era e fortë që e bën pallatin të lëkundet pak. Jemi shumë lart ndaj e ndjemë.- I thashë time shqoqej që u ul. Ndërkohë lëkundja kishte pushuar dhe unë duke ngritur gotën i thashë.
– Gëzuar!- Ajo tuko gotën e saja me timen. – Tërmet ishte por edhe sikur të vraponim nuk kishim se nga të shkonim. Jemi në katin e gjashtëmbëdhjetë. Ndaj mos e mendo më, edhe sikur të ndodhte ajo që nuk ndodhi, të paktën ishim me barkun plot.- Ajo buzëqeshi. Ankthi kish përfunduar. Kishim provuar edhe tëretin në kat të gjashtëmbëdhjetë.
Një çast më pas mu kujtua ajo thënja e vjetër: mir që ngordhi kali, por nuk e lenë as mizat rehatë.
Nuk kishte shumë që ata të tavolinës përballë qenë qetësuar nga histeria e tërmetit kur një talevizionet që transmetojnë lajme njëzetekatër ore resht dhanë lajmin e tërmetit. Ata sërish nisën të gumëzhinin dhe po kërkonin me çdo kusht të na fusnin në debat. Por unë nuk doja tia varia. Ai burri që unë mendoja se ishte Italian por që nuk ishte, u kthye nga unë dhe duke më vështruar tha si me vete, por duke ngritur zërin.
– Tërmet gati gjashtë ballë. Ku shkon ti more me fëmijë të vegjël?!
E çmund ti thoja një fytyre me një ekspresion aq serioz. Nuk kisha se si ti përgjigjesha, pasi ajo fytyrë më shtynte të mendoja se më pas ai do më thoshte që zoti ka thënë ruhu të të ruaj dhe mu do më duhej ti përgjigjesha në mënyrën time.
Zgjohuni or të mjerë. Jemi aq të papërfillshëm në këtë univers të pafund, sa do të mjaftonte një pshrëtimë e lehtë e gjithësisë, për ta zhdukur krejtësisht jetën në këtë kokrrizë rerë me emrin tokë. Kujt do duhet ti ruhemi? Vdekjes?! Nëse e zbulon mënyrën për ta shmangur atë të lutem ma trego edhe mua…..
Por nuk i thashë asgjë nga këto. Ringrita gotën dhe teksa ai më shihte unë e toka sërish me time shoqe.
Pas jo shumë muzikantët erdhën sërish. Zhurmëmëdhjetë ikën dhe vetëm pasi piva edhe kafen e pas darkës u ngrita edhe unë me familjen time. Teksa po prisnim ashensorin ime shoqe përshëndeti këngëtaren duke i ngritur gishtin e madh si amerikanët, ajo i buzëqeshi dhe ime shoqe në atë çast vështroi nga unë.
– Asajë i thashë që je okej se skam çfarë ti bëj, kurse ty ta tregoj në shtëpi! Unë qesha, edhe ajo qeshi. Dhe duke qeshur dolëm nga restoranti Vertigo në natën e ftohtë të Durrësit tim të mrekllueshëm, megjithëse të fjetur!
Poezi nga Vullnet Mato GJENERAL PIRRO I EPIRIT Në përvjetorin e njëzet shekujve, të vdekjes sipër kalit, o i madhi gjeneral Pirro, bir i mbret Bardhylit ilirian, të kam vendosur sot, mbi tullën simbolike të varrit, … Continue reading
Cikël poetik nga Elona Tabaku Se të kam shpirt Të dua dhe kur je i mërzitur, Të dua dhe kur qesh plot gëzim, Të dua dhe kur nxehesh papritur, Të dua dhe kur lëndon shpirtin tim. … Continue reading
Së shpejti në dorë të lexuesit : Antologjia Poetike për dëshmorin Ismet Qorraj, “Mars Përflakur” Titulli : Mars Përflakur Antologji poetike për dëshmorin Ismet Qorraj Përgatiti dhe redaktori : Flori Bruqi Recenzent : Izet Duraku, Rexhep … Continue reading
Poezi nga Alma Begaj PËSHPËRITJE Një det që s’pushon kurrë së foluri kohë e pa kohë orë e pa orë. Përballë meje vrapon së prapthi e rikthehet sërisht veç me fjalë. Me pëshpërima m’i … Continue reading
Melankoli shiu! Nga Mite Tabaku I pamëshirshëm. Rrëshqet shfrenueshëm mbi trup të tokës, kët natë, e gishta t’tij përkëdhelin krejt ç’i do ënda. Rrugicat, gjethet e pemëve, parvazet e dritareve, muret, fytyrë të qenieve njerëzore, të … Continue reading
Sa shumë po i përngjan ky lejlek
Ëndrrës sime prej sfinksi
Për çdo menatë
Me krahët e bardha të erës
I mbështjell si nëna foshnjën
Plagët e një dune të përlotur
Më fal nëna ime
Më fal
Edhe burrat qajnë
Qajnë
Më shumë se gurtë e atdheut
Çdo lot i ngrohtë njeriu
Në vete paska një trishtim
Më fal nëna ime
Më fal për herë të njëqind
Por nuk mund të duroj
Nuk më ka mbetur asnjë pikë durimi
Mbase edhe unë po u përngjaj
Këtyre gurëve
Që asnjëherë nuk i ndalin vajet
Më trembin
Si enigmat e trishtuara
Me trembin këto hije
Që zvarriten shpirtrave të ngrirë
Kjo natë e stërgjatë
Paska ngecur diku mes baladave
O ju përgjëroj njerëz
Më nxirrni
Nga ky boshllëk i pafund
Duart dhe shpirti im
Po fundosen
Pashmangshëm po fundosen në mjerim
Kam mbetur si kallkanët
Mes këtyre netëve
të gjata të dimrit
Asnjë ledhatim të ngrohtë dore
Nuk ndjen lëkura ime
Si të dal nga kjo zbrazëtirë
E pashpirt
O ju lutem
M’i zgjatni duart e mishta
Nga vetullat e mia të thinjura
Pikojnë si lotët
Shtreza të ngrira prej dhembjeve
Kah më qon kjo udhë
E kah ajo tjetra
Kam mbetur si kërcu
Mes kësaj shkretëtire të urisë
Paskam mbetur
Si një kallkan i ngrirë dimri.
NËPËR TË CILIN VEND
Nëno kjo kanjushë
Paska një tatuazh të verdhë në sy
Nëpër të cilin vend
Kaluan lukunitë e ujqve
Duke i shkretuar kullosat e bletëve
O ju lutem më tregoni
Pse ikën mbrëmë mjellmat e bardha
Ne nuk kishim ndërmend
T’i zëmë zogjtë
Moti e kemi lënë fëmijërinë prapa shpine
Te çezma e plakave një lejlek i vetmuar
Piu ujë
Dhe iku përtej mjegullave
Zogjtë që erdhën nga mërgimi
Kishin nga një plagë në shpirt
Ky shi sonte paska një tjetër trajtë
Nga sqepi i plagosur i lejlekut
Pikon dhembja e ditës
Kush i vrau zogjtë te një stinë
Kur dëneste
Me ngashërim qielli im i vjedhur.
Në fluturimin e parë
Një zog kaloi nëpër ëndrrën e mishtë
Të erës
Aroma e mishit të pjekur
Kishte marr me vete të gjitha fushat
Me gjasa një korb i zi
Kishte mbetur te përrenjtë
Kishte mbetur dhe ëndërronte
Një fluturim salto mortare
Deri në rrënjën e rrapit kryeneç
Një shungullimë gjethesh zbrite
Nga Lugu i Zanave
Nëpër qiellin katran një fluturim i paparë
Dolën nga nëntoka
Kalorësit e bardhë të rrufeve.
TI ASNJËHERË NUK ERDHE
Mund të mos kthehesh sonte
I kam mbyllur të gjitha shtigjet
E fluturimeve
Më lërë të lutem
Mos e ngacmo vetminë time
Nuk është hera e parë
Që po përsëritet kjo uverturë
Edhe herëve të tjera
Kam pritur një fluturim lejlekësh
Nuk di se sa mëngjese kanë gdhi
Në pasqyrën e akullt të kujtesës
Ti asnjëherë nuk erdhe
As nuk ma mësove
Mjeshtrin e fluturimit
Kjo natë qenka tepër e gjatë
Kur i shtri duart kah kotësia
Të thash më
Nuk ke nevojë të kthehesh
Në çerdhen tënde çelën zogj të tjerë
Edhe ashtu mjegullat
Më kanë zbërthyer
Në qindra cifla gurësh
U bëra një pjesë e pandashme
E kësaj xhadeje
Duke pritur
Të lulëzojnë ftonjtë e ngrirë të fluturimeve.
Disa nga veprat të autorit
SEZONI I FIQVE
Tregim nga ( Hamdi) Erjon Muça
Sa herë vjen vera më merr malli për shtëpinë e gjyshes sime te Kodrat e Durrësit. Ajo ndodhet te kodra që në qytet njihet si stani ose Kodra e Moisiut. Sa herë më jepej rasti (thuajse çdo ditë) shkoja atje për të shijuar fiqtë e kopshtit të gjyshit tim. Atë fik e kishte zili e gjithë lagjja, pasi deri në vjeshtë të vonë nuk i lëshonte kokrrat përtokë. Kjo ngaqë ngjitur me të ishte një fik i egër. Nuk e di në ishte rastësi që ai fik kish mbirë aty, apo gjyshi im, ndjesë pastë, e kish mbjellë vetë: sepse thuhej që fiqtë nuk e hedhin kokrrën po të martohen, fiku i butë me atë të egrin.
Unë hipja në pemë si ketër dhe shijoja kokrrat e ëmbla ngjyrë të kuqe. Hera-herës gjyshja ime shfaqej në dritare për të më qortuar, por unë nuk ia varja shumë fjalëve të saj.
Fiku ishte fare pranë gardhit që ndante kopshtin e shtëpisë me depon e armatimeve.
Depo e armatimeve ishte poshtë platformës te kundra ajrorëve. Në majë të Kodrës së Moisiut, mu në mes të lagjes partia jonë heroike kish vendosur tre kundra ajrorë (12.7) që lidheshin mes tyre me tunele të nëndheshme. Aty qëndronin, gjithnjë në gatishmëri, tre ushtarë dhe një kapter, gati të qëllonin çdo objekt fluturues armik, që do tentonte të shkelte qiellin tonë socialist. Edhe depo e armatimit kishte roje, tre për të qenë më i saktë dhe në ndryshim me platformën, që ushtarët ndërroheshin tre herë në ditë, këta ishin po të njëjtët dhe ne i njihnim.
Atë ditë unë qesh ngjitur në pemë dhe po këpusja frutat, roja me emrin A, ishte ulur tek një stol i drunjtë dhe po ushtrohej në kitarë. Pranë tij ishte qeni i zi, shtrirë me sy mbyllur sikur po shijonte tingujt e ëmbël të kitarës. Në atë kohë dëgjova zërin e kapterit që nga larg thirri emrin e rojës dhe me libër në dorë iu afruar.
– Dëgjoje pak këtë, dëgjoje!- Ai nisi të recitonte dhe mua më erdhi inat sepse ai po recitonte rusisht dhe unë në atë gjuhë njihja dhe njoh vetëm dy fjalë: fjalën shkrepëse dhe laps. Qeni i zi, sikur të kish ndjerë inatin tim, nisi të kuiste në mënyrë të çuditshme duke ia ndërprerë recitimin kapterit. Ai u mërzit shumë dhe, si një grua në meno pauzë, iu kthye qenit.
– Po mbylle moj qelbësirë kafshë. Je i zi si imperialist, revizionist, hrushovian. Zhduku që këtej se ta zbraza gjithë karikatorin e pistoletës.
Kafsha e ndjeu sklerozën e kapterit dhe pa një e pa dy ia mbathi nga krahu tjetër i depos. Kapteri e nisi edhe një herë nga fillimi.
Mua më vinte për të qeshur me mënyrën se si recitonte. Jam i vetëdijshëm që ai nuk ishte aktor i teatrit të Durrësit, por edhe ashtu as një nxënës i klasës së tretë do të nuk recitonte.
Pasi e mbaroi, roja A i tha.
– E çfarë do të thotë në shqip?
– Pse nuk di ti rusisht?
– Po të dija rusisht unë nuk do punoja roje.
– Ja sa po ta përkthej unë – i tha ai. Pas një pauze të shkurtër Kapteri rinisi të recitonte, në po të njëjtën mënyrë, por kësaj here në shqip. Pasi mbaroi, roja A ia ktheu.
– Pak a shumë më ngjan me një këngë popullore tonën.
– Me cilën këngë? – e pyeti kapteri i habitur. Ai nisi t’i binte kitarës dhe të këndonte me zë melodik, të mrekullueshëm.
– Të më ngrehesh, moj nënë, me yllin e karvanit.
– Kapteri e ndali para se ai të këndonte refrenin.
– Apo ç’e ke gjetur se! Ja ke fut tamam si kau pelës!
– Pse nuk të pëlqen? – e pyeti roja gati naivisht.
– Po çfarë flet ti, more?! Unë të recitoj Eseninin e ti më del tek të më ngrehesh moj nënë. Mjerë çfarë ka lënë Turqia pas! – tha kapteri dhe u largua i mërzitur (gati i ofenduar), duke tundur kokën me pezëm.
Roja e ndoqi me sy deri sa ai u largua dhe kur kuptoi se askush nuk po e përgjonte (mua nuk kishte se si të më shihte për dy arsye, e para ngaqë gjyshja ime nuk kish dalë asnjëherë për të më qortuar dhe e dyta ngaqë gjethet e fikut më fshihnin plotësisht) nisi të luante një melodi. Në atë kohë nuk e dija se ç’ rryme i përkiste, këtë e mësova kohë më pas. Ishte Bluz dhe luhet duke e mbytur paksa tingullin e kitarës. Qeni i zi me të dëgjuar tingujt u afrua, u shtri dhe mbylli sytë.
Kënga ishte italiane, e Lucio Battisti-it, në atë kohë as që e njihja si këngë, por ishte kënga, “Koha për të vdekur”.
Qeni i zi, imperialist qëndronte i qetë, symbyllur duke shijuar tingujt e ëmbël të kitarës. Tashmë kapteri dhe poezitë qenë larguar. Roja vazhdonte të luante dhe të këndonte me sy vrojtues. Kurse unë?
Unë kisha frutat e ëmbla për të shijuar. S’kisha arsye tjetër, ishte mesi i sezonit të fiqve.
14-05-2014
TË MOS I LESH ËNDRRAT NË GJUMË ( MBRESA NGA LIBRI POETIK I POETES TEUTA OSMANI ) Nga Agron MEMA Ditët e fundit poeti Agim Mato (Mjeshtër i madh) më dha vëllimin poetik të poetes Teuta … Continue reading
RIBOTOHET në Amazon.com libri me tregime “Hoteli i fantazmave”, i shkrimtarit, poetit e publicistit Kostaq Duka. Libri me tregime trajton probleme të jetës sociale në Shqipëri, Greqi dhe Amerikë (Albanian Edition) (Albanian) Paperback – February 11, 2010 … Continue reading
L’AMERIKA
Nga Hamit Taka
Kushdo që e dëgjon titullin e këtij shkrimi, me siguri, do t’i shkojë mendja dhe do të presë një paralelizëm midis eksodit të rinisë shqiptare në fillimin e viteve ’90 drejt Perëndimit kapitalist, si shkëmbim i zinxhirëve të skllavërisë me një liri ideale dhe eksodit të sotëm të familjeve shqiptare në këbim të varfërisë dhe pasigurisë me një reze shprese për bukën e gojës dhe një të ardhme më dinjitoze për fëmijët. Në të vërtetë fjala është për një paralelizën me kahe krejt të kundërt për nga rrethanat dhe motivet me ato të eksodeve të viteve ’91, ’97 e këto të fundit 2014-2015.
Filmin L’AMERIKA të gjithë shqiptarët e kanë parë. Edhe i pëlqyer edhe i anatemuar, sidomos nga nobelisti latino-amerikan, Ernesto Sabato, i cili i akuzoi realizuesit e filmit, se i trajtonte njerëzit si insektet. Në atë film regjizorët dhe aktorët e huaj përtej detit, janë përpjekur të pasqyrojnë dramacitetin dhe tragjedinë e eksodit më të madh shqiptar drejt vendeve perëndimore, për një jetë më të mirë, diametralisht të kundërt me atë që kishin bërë në vendin e tyre. Në bazë të filmit janë filmimet dokumentare të anijeve të ankoruara në portet shqiptare, ca anije të vjetra e të ndryshkura për transporte mallrash, ku të rinjtë shqiptarë, të varfër e të drobitur nga puna skllavëruese nëpër kooperativa e kantiere apo në zbore, për ndërtimit të bunkerëve, tentojnë me çdo mjet, me çdo metodë e me çdo sakrificë t’u ngjiten si milingonat anijeve të shpëtimit nga kolera komuniste.
Ndërsa ky shkrim me titull metaforik L’AMERIKA ka në thelb “eksodin” e partive dhe partiçkave të vogla shqiptare në prag të zgjedhjeve vendore, që, për një vend demokratik, janë një rutinë kushtetuese, për rrotacionin e rikompozimin e pushtetit lokal. Të gjithë shqiptarët e kanë parë turravrapin e çmendur të krerëve të partive pa ngjyrë në spektrin shumëpartiak shqiptar drejt koalicionit qeveritar, sikur ai të jetë anija që do t’i çojë në ishullin e thesarit. Çdo shqiptar i ka parë, bile ka bërë humor me përpjekjet mbinjerëzore të bejlurçinave të partizave e partiçkave, të cilët u përpoqën me thonjë e me dhëmbë, me çdo mjet e me çdo metodë, t’i ngjiten anijes së koalicionit të maxhorancës, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, në udhëtimin virtual drejt pushtetit. Siç thonë ata, që e kanë provuar, ishulli i pushtetit është më i ëmbël e më i dhimbshur se ishulli i floririt. Me sa duket mbetet aktuale edhe në shekullin XXI thënia e Nolit, se shqiptari i ngjitet karriges së pushtetit më fort se shushunjat trupit të gjallesave me gjak të ngrohtë, të cilave, për t’i shqitur nga trupi ku thithin gjak, duhet t’u presësh jo vetëm kokën, por edhe këmbët. E lakmojnë pushtetin, i vetmi oaz mirëqënije sot në vendin tonë të varfër e të masakruar nga politikanë të pandërgjegjshëm e të papërgjegjshëm, për rehatinë e përfitimet e pamerituara personale, për privilegjet e familjeve të tyre, por edhe për t’u hedhur ca thërrime sejmenëve të tyre të numëruar me gishtat e njërës dorë, funksioni i vetëm i të cilëve është të duken para kamerave në ndonjë mikrosallë apo mikrolokal, të habitur, se nuk e kuptojnë as vetë ku ndodhen e pse ndodhen atje. Me këto marifete kryetarët justikojnë ekzistencën e partive të tyre inekzistente dhe kryetarllëkun e vet.
Unë personalisht e kuptoj frikën e vetëdijshme të shtabit të koalicionit qeveritar për humbjen në zgjedhjet e 21 qershorit, aq më tepër panikun e tanishëm, pas analizës rëntgenografike të zotit Blushi në shkrimin, “Fjalimi im në funeralin e Rilindjes”. Por nuk kam arsye ta akuzoj zotin Rama për diversion, për premtime e mashtrime ndaj agallarëve të partive të vogla, se e kam parë me sytë e mi si zvarriseshin e jargaviteshin pas tij, për t’i mëshiruar, duke i marrë për dore në sofrën e pashtruar. Do të mbetet historik historiani Milo, me historinë e vet karikaturale të shfaqjes nëpër ekrane, duke deklaruar këmbënguljen e tij deri në sekontën e fundit të mbarimit të afatit, për t’iu bashkuar koalicionit të majtë. I paharrueshëm do të mbetet ish-Presidenti Topi si grehosej e servilosej pranë kryeministrit për “shërbimin qytetar” ndaj popullit, që pastaj, nga anija e ndryshkur e koalicionit të majtë, të godasë me top Partinë Demokratike, e cila e bëri President. Proverbiali Ndoka për anekdotat para publikut, duke zëvendësuar “Kapelen ekologjike” të Namik Hotit, nuk la pretekste pa shpikur, për të bërë “kompromise” pa kushte me zotin Rama. Dhe jo pa qëllim Rama i sorollaste, siç sorollatin hallexhinjtë e shkretë ca administratorë burokratë e të korruptuar. Këta krerë-bejlurçina të partive të vogla, janë të paskrupuj dhe nuk duan t’ia dinë as për parime, as për moral e as për integritet politik, veç parimit të përfitimeve vetiake, duke ia thithur gjakun popullit të tyre të dashur për mbijetesën e partiçkave dhe kryetarllëkut të tyre.
Por këta kryetarucër e diktatorucër, para se të mendojnë fillimin, duhet të gjykojnë fundin. Si të mos fitojë, si të fitojë koalicioni i majtë, ata do të jenë të humbur. Rama do t’ua bëjë siç ua bëjnë gomarëve fshatarët e Siçilisë, të cilët u vënë para syve me dy shkopinj të gjatë një tufë çair, për t’i joshur të rendin pas tij, por që nuk e arrijnë dot kurrë.
Poezi nga Franceska Shehi Drita e shpresës Me frikë hap sytë ngadalë, errësira prek, çjerr. Përpiqem,vuaj,lus të iki! Bërtas e ulëras në terr. Bëj të arratisem. Ia plas vrapit mesa të mund. Sa herë rrëzohem,aq herë ringrihem. … Continue reading
Poezi nga Teuta Sadiku The stage of smile U shtri në kanavacën e piktorit lakuriq dhe kjo zgjati jo më shumë se disa çaste aq sa lëngu i tij plasmë e trashë të futej brazdave të … Continue reading
Poems by Teresinka Pereira POEM TO THE SOLITARY POET Our universe is different: we are closer to the stars and soon we will be one of them in time to avoid absolute solitude. Meanwhile, as … Continue reading
Shkrimtari Kadri Ali befason me një roman të ri. (Shënime kritike për romanin “Ardhacakët e Dyrrahut”të shkrimtarit durrsak Kadri Lutfi Ali) Nga Fatmir Minguli Ka pak kohë që shkrimtari Kadri Ali po befason … Continue reading
Shtëpia Botuese “ADA ” publikon librin me prozë dhe poezi “ Përtej ndalesës “ të autores Valbona Hykaj dhe redaktim të Jaho MARGJEKA. Autore: Valbona Hykaj Titulli i origjinalit: “Përtej ndalesës” Poezi & prozë Redaktor : … Continue reading
Një roman për Kosovën që ia vlen ta lexosh Nga Bardhyl Selimi f.5-6 Disa sqarime të vetë autorit: Libri zë fill në dimrin e vitit 1957, kur unë isha nxënës në Shkollën Normale të … Continue reading
Cikël poetik nga Hamit Taka
LARG…
Tani ti je larg, unë s’të shikoj.
As aromën e flokëve më s’ta ndjej.
Me sytë e zemrës pyes, kërkoj
Në shtigje malli mos të gjej.
Të kërkoj në një bankë shkollore,
Ku shoh një vend të rezervuar,
Ku veç një herë unë të premtova
Lumturi e të ardhme të shqetësuar.
Të kërkoj në kthesa, nëpër qoshe,
Ku ti më shfaqesh rastësisht,
Po zemra s’bën lëvizje boshe,
S’e mashtron dot veten butësisht.
Të kërkoj në një pyllë të gjelbër,
Nën tinguj gjethesh zëpikëlluar,
Ku si cub ta putha buzën e egër,
Dhe kurmin tënd të flakëruar.
Të kërkoj netëve vjeshtore,
Kur një bisedë s’e lidh dot varg
Ti do të doje me trokthe hamshore
Në një ëndërr maji të të shpija larg…
Ku t’ju kërkoj më tani tjetër?
Në një strofë brilant a varg të krisur?
Në një kujtim të posa tretur
Si hënë e grënë duke ikur?
Unë i uroj shërim të shpejtë
Plagës tuaj në s’është përtharë,
Plagën time do ta gërvish për jetë
Sa të ndiej dhimbje në damarë…
NJË MYSLIMANKË NË PLAZH
Nga hija nën tendën buzë detit
Me syzet e diellit maskuar
Ç’më bredh syri zezvek i poetit
Kërkon detajin, fjalën e çmuar.
Kalojnë femra me linja plot hire
Si statuja të Fidias trupin brilant
Djem gazmorë harbohen pas tyre
Si kërriça të vegjël elegantë.
Mos vallë kaq shpejt po plakem
Të gjitha më duken etalone njëlloj
Si kuklla të prodhuara në Manhaten
Dhe hiret epshore dot s’ua dalloj.
Një myslimankë afrohet papritur
Me shaminë varur gjer mbi vetull…
Si në ëndërr i puliste qerpikët
Me çantën e bukur nën sqetull.
I shoh buzët e plota ëngjëllore
Diçka si lutje pëshpërisin ato
Më t’ëmbëla se çdo fjalë njerëzore
Fëshfërima mëndafshi ndiej ngado.
I përhumbur në një ëndërr misteri
Myslimankën të çvishet e pres
T’i shoh lëkurën e bardhë si mermeri
Trupin e saj gjithë afsh e finesë.
Po nuk çvishet vajza kryeneçe
Këmbë e duar fut në ujin e kaltër
Veç qafa e gjatë zbuluar i mbetet
E hollë, e bardhë si alabastër.
Brengën time në heshtje e vuaj
I zhytur në ca ajete Kurani
Shejtanin me gurë dot s’e gjuaj
T’i lexoj vajzës ca vargje Khajami.
Floririn e shpirtit në sytë e saj e shoh
Mbase zemra ndien e vuan
Po sekretet myslimankës ia njoh
Hiret e dhuratat për burrin i ruan…
KROI
Sa herë eci rrugëve, diku një krua has
Makinën shpejt ndaloj e nisem tërë gas;
S’dua t’ia di fare kush po vjen pas meje
Për të fshehtat e mia me kroin nis e flas.
Për kroin e vendlindjes atij nis t’i tregoj
Çdo gjë që mbaj në gji me hare ia kujtoj
Si gjaku i dashuruar kur kumbon në deje
Më rrjedhin kujtimet, asgjë, asgjë s’harroj.
LEGJENDË MËRGIMI
Dy djemtë ikën një fundvjeshte,
Me prindët u ndanë te një gardh;
Me lotë të nxehtë, me përshëndetje:
“Diell ua bëj, o Zot i madh!”…
Sosën djemtë në zemër të Europës,
Kalvarin, dhimbjet i lanë pas;
Gjetën punë, para të panjohur,
Shampanjë, uiski, shend e gaz…
Në mend u erdhi pas shumë vitesh:
“S’kalojmë një herë nëpër Atdhe!”…
Morën nuset, fëmijët memecë
Avionit i hipën gjithë hare.
Kalimthi shkuan në vendlindje
Mezi e njohën shtëpinë e vjetër,
Trokitën në derë, në xham trokitën,
Veç jehonës, s’përgjigjej tjetër.
Mbase flenë, thanë, në këtë orë,
Të shkretët janë dhe moshë e shkuar…
Kur gratë i pyetën sa vjeç ishin,
Ngritën supet të hutuar.
Kërkuan heshtaz në çdo dhomë,
Me mallë e frikë prekën çdo qoshe:
Nënë ku je, baba pse s’dilni,
Zërat tanë sot nuk i njohët?…
Iu kujtua të madhit gjitonia e bukur,
Një drithmë trupin ia përshkoi…
Pas dritares, pas grilash strukur
Kumbimin e zërit ia dalloi.
Kush jeni ju që i kujtoni?…
Kanë pesë muaj tashmë të vdekur
Dhe qenin e shkretë, që e kërkonin,
Ca arrixhinj, thonë, e kanë gjetur;
Nuk ishin dhe fort të moshuar,
Por i grriu malli për të bijtë,
Njëherësh vdiqën, varret bashkuar
Në varreza, te dy selvitë…
Morën rrugën për te varrezat
Me kangjela e heshtje rrethuar,
Nuk mundën varret t’i dallonin
Mes hithrash e gjëmbash mbuluar?…
Djalit të vogël se ç’iu kujtua:
Formoi një numër celulari,
Mes dy gurësh se ç’u dëgjua
Një tingull i mekur përmes barit.
U drodhën varret të dy njëherësh,
Dy zëra erdhën tok të shuar:
“Ju jeni bij, mirëse na erdhët!
Jeni të lodhur e të malluar?
Ç’keni kështu, nuk jeni mirë?
Ne nga gëzimi jemi dehur.
Janë lodhur nuset me fëmijët?
Çelësi është te vend i fshehur!
Fiq të thatë e ftonj të pjekur
Ua ka ruajtur nëna në sepete
Dhe ca dhurata për fëmijët,
Për nuset tuaja dhe për vete.
Unazën e vathët prej floriri
Te kutia ime i kam lënë,
Kisha frikë nga lagështira,
Në lesh të vjetër i kam vënë.
T’i mbajnë nuset sipas dëshirës
Nga zonja nënë për trashëgim,
Kur të bëhen dhe ato si unë
Nuseve t’ua lënë kujtim”…
Ranë përmbys djemtë e vajtuan…
Ua bënë varret prej mermeri;
Sa shumë gjëra pastaj kujtuan
Dhe zile u bënin herë pas heri…
MAESTRO ME KRIFË TË BARDHË nga (Hamdi ) Erjon Muça Ishte e diel. U zgjova pak më vonë se normalisht, megjithëse shumë më shpejt se të dielave të tjera. E kisha lënë të takohesha me një … Continue reading
Cikël poetik nga Mirvete Mehmeti PENG NËPËR KOHË Mbështjellë me hijet e largësisë tiseve të zhdaravitura hapen shtigje të pa shkelura me dritëhijet e diellit… E lodhur numëroj shkallët e mundimeve në këtë botë të … Continue reading
LEJLEKU , QENI DHE UJKU I ÇUDITSHËM.
TREGIM ME MOTIVE SIPAS RRËFIMIT TË ISH TË BURGOSURIT POLITIK, XHEMAL BALI
Nga Agron MEMA
Që muaji mars kur lanë pas burgun e Elbasanit dhe mbritëm për herë të parë në burgun e Spaçit.Ishin të burgosurit e parë që hodhën edhe themelet e këtij burgu famëkeq të diktaturës komuniste.Pas, në Elbasan, kishin lënë edhe lejlekun.Ata e kishin gjetur diku rrugës nëpër pyll, një mbasdite dimri teksa ktheheshin nga puna sfilitse.E kishin mbështjellur në kraharrorin e tyre njerzor dhe e kishin çuar në kamp.Lejleku kishte njërin krahë të thyer dhe një mjek veteriner, i burgosur politik, ja kishte mjekuar me kujdes dhe krahu i lejlekut qe shëndoshur.Të burgosurit politik e lëshuan, por lejleku nuk iku.Dhe ata e ushqenin dhe i falnin gjithë dashurinë e shpirtit dhe zemrës së tyre.U dukej kjo qenie e gjallë si një komunikim me familjet dhe fëmijët e tyre, si një kujtim i lirisë së lëvizjes , që ata e kishin të kufizuar në rrethimin e telave me gjemba. Lejleku ç’do ditë fluturonte disa kilometra deri tek vendi i punës, kthehej dhe shoqëronte të burgosurit .Dhe kështu për ditë në shoqërimin e tyre, dhe vet të burgosurit politik gjenin ngushëllimin tek ky shpend i çuditshëm.Por erdhi dita e atij marsi dhe shumica e të burgosurve u larguan nga kampi i Elbasanit drejt burgut të Spaçit.Ishin të Prët që do shënonin krijimin e një tjetër fatkeqësie të diktaturës.Ende ngricat e dimrit nuk kishin shkrirë nëpër përrenj e nëpër degët e pemve që s’kishin ndërmend të bënin zgjimin pranveror.Tek tuk akujt lëshonin pika uji të ftohtë, që ngjanin si pika lot.Mbase dhe drurët ndjenin se sa do të vuanin në këtë ferr ngritur në rrëpirat humbëtira a thua se qenë në një varrezë masive.Teksa sistemoheshin, diku nëpër dëborë u zuri syri diçka të zezë , të vogël, që lëvizte.Shkuan dhe panë se qe një këlysh i vogël qeni që përpiqej dhe mundohej të përballonte të ftohtin e hidhur të atij marsi.E morën qenushin dhe e futën nëpër kapanone.Ashtu u rrit, bashkë me ta, dhe u kujtohej lejleku, atje në Elbasan.Dikush nga të burgosurit u tregoi një histori, se nganjëherë kafshët kanë një ndjesi instiktive që të kuptojnë më mirë nga njerzit:”qenë vitet e para të çlirimit dhe ndodhesha me njërën nga bandat në veri të Shqipërisë.Një natë, një dimër i ftohtë që të priste si brisk, u shpëtova pas forcave ndjekse të kufirit.Duke kërkuar të fshihesha më zuri syri një guvë.U futa brenda.Pashë se qe nl shpellë e madhe dhe vetëm hyrjen kish sa të hynte një njeri me zvarritje.Kishin qenë edhe të tjerë para meje se pash dru dhe shkarpa rreth e rrotull.Gëzova se do ngrohesha pak sa të merrja veten nga të ftohtit dhe frika.E ndeza zjarrin e gjaku filloi të më shkrijë.Shpella u tymos dhe papritur pashë në fund të shpellës dy dritëza të kuqe që sa vinin e afroheshin drejt meje.Më zunë,-thashë,-por nuk kisha ku të shkoja.Dritëzat afroheshin dhe dallova se qe një ujk që vinte drejt meje.Nuk pata më kurajo.Qenë me mjaltë rojet e kufirit.Do të më shqyej nga uria,-mendova.Por jo.Ujku , me sa duket , nga tymi i zjarrit në shpellë, doli jashtë.Qëndroi dhe njëherë tek hyrja dhe iku.Më erdhi gjaku dhe zemra në vend.Në mëngjes zgjohem dhe shoh tek dera e shpellës ujkun me një ftujë në gojë.E la dhe iku.E rropa shpejt e shpejtë dhe shova urinë.Kjo u përsërit ditë me rradhë deri sa një ditë ujkun e vranë barinjtë dhe mua të nesërmen më kapën e më burgosën.Qe një kafshë e çuditshme dhe po kaq i çuditshëm do jetë edhe ky këlysh.Këtu do ta ketë kokën, tek neve deri sa ta vrasin dhe neve të na ndodhij gjëma.”I burgosuri që tregonte historinë e ujkut vdiq shpejt , por profecia i doli megjithse ai nuk e pa me sy dhe për këtë ka patur fatin e lumtur.Qeni rritej, kalonte rrethimin e gardhit me gjemba e kthehej përsëri.Të burgosurit e spaçit e ushqenin me dashurinë më njerzore.Kishin krijuar një mardhënie me të.Ishte i vetmi që sillte aromën e përtej gjembave të rrethimit.Me se nuk e ushqenin të burgosurit e shkretë.E qeni i shoqëronte ç’do turn deri në galeri, madje edhe në galeri qe futur.E kështu ditë për ditë, deri sa ndodhi revolta e Spaçit.Profecia doli.Katër të burgosur u pushkatuan dhe qeni hungëriu.Hungërima e tij i habiti oficerat dhe hetuesit dhe menjëherë i hapën dosjen dhe i bën gjygjin shembullor qenit të gjorë.Këta armiq të partisë e të popullit kanë bërë agjenturë nëpërmjet qenit.Kanë çuar dhe kanë marrë informacion nga jashtë.Dhe qeni u dënua me varje.Dhe qenin e varën në mes të oborrit të burgut të Spaçit.Qeni ngordhi duke nxjerrur gjuhën jashtë në drejtim të ekzekutorve, ndërsa u varros mes miljona lotësh , aty në rrëpirat e Spaçit rrëzë një mështenke që ti bëjë hije ç’do pranverë që shpërthen në sytha , lule e gjethe gjithë gjallesat e botës në lirinë e plotë të shpërthimit…..
as we toil and spin… by : Scott Hastie As we toil and spin, Pause and gather in the stillness, Whenever you are able. Trusting that, Time after time, This might bind ever deeper In … Continue reading
NË NDËRRIM STINËSH Cikël poetik nga ILIR MAGJISTARI NË LLOGARA Dielli pikëz loti Ra mbi det, Ah,kam mallë Dhe deti u tha. Retë si duar vajze Perde e mendafshtë, Më përqafojnë ngrohtë … Continue reading
NDERIM DHE VLERËSIM I MERITUAR, PËR PAPA KLEMENTIN XI-ALBANI (Nëpër faqet e revistës nr.5 “Miqësia”, shqip-italisht) Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë PAPA KLEMENTIN XI Ndoshta, jo të gjithë e dinë që në … Continue reading
EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT-
SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT
(Pjesa e XII)
Nga :Brahim (Ibish) AVDYLI
Nga vepra “Etnogjeneza e shqiptarëve”[1] e shohin Prof. Dr. Kristo Frashërin duke e kritikuar ndonjëherë me pa të drejtë Aref Mathieun (Arif Matin), Spiro Kondon, Nermin Vlora Falaskin, Dhimitër Pilikën, etj. sa u përket metodave të tyre gjatë studimit apo gjenealogjisë shqiptare dhe lidhjet e shqipes me gjuhët botërore. Pa marrë parasysh se shqipja është e vetmja gjuhë që ka mbetur e gjallë nga gjuha e vjetër pellazge, e cila është gjuha-nënë për të gjitha familjet e gjuhëve, por të cilat na rradhiten në të ashtuquajturat “gjuhë indo-evropiane” siç na e përsëritin përherë autorët e shumtë apo shkencëtarët e Evropës dhe të Botës, dhe ajo është përpara të gjitha gjuhëve të tjera, përpara greqishtes së shkruar, ne nuk po merremi me këtë albanolog, të cilin padyshim që e kemi dashur, por pa ndikimet sllave, greke apo të tjera. Ai ka mjaft fakte pozitive të shkencës së historisë ilire dhe shqiptare, pos atyre që i kemi vënë në spikamë.
Sa i përket emrit “shqiptar”, ne po i mbështetemi njëherë shkencëtarit të njohur shqiptar, Muharrem Abazajt, dhe veprës së denjë të tij “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”,[2] i cili e shpjegon mirë domethenien e këtij emri, që na del në dritë pas vitit 1308. Zatën kjo është e vetmja rrugë shpëtimi apo e qëndresës sonë që të mos i lëshojnë trojet tona në duart e pushtuesve “serbë”, që nga viti 1204, për çka e prunë Kostandinopojën në pikëpyetje të madhe dhe deshën të zhdukin nga faqja e dheut qenien e shtetit të Arbërit.
Ideja e kësaj qëndrese, e ruajtjes me çdo çmim të tokës vetanake, është puna nëpër ara për të ruajtur e për të ushqyer me bukë fëmijët. Arbërit e dhanë këtë kushtrim se duhet të ngriten së bashku e nuk do lëshojnë arat që i kanë lënë etërit, pra trojet tona, dhe e bëjnë kështu bazën e lindjes dhe pranimin e këtij emërtimi të ri. Siç thotë z. Abazaj, gjuha pellazge ka qenë gjuha e vetme e folur ende në Arbëri, dhe se emërtimi shqiptar ka ardhur nga kjo gjuhë “sk-ip-at-ar”, prej kompozimit të kësaj gjuhe, që të mos e kuptojnë armiqtë tanë çka do të thotë kjo fjalë nga fjalët përbërëse pellazge.
Për të shpjeguar këtë fjalë ai e merr një fjali nga një studius i njohur për hulumtimet e historisë së popujve të Evropës, z. Thuman, i cili na i shkuan tekstualisht këto fjalë: “Albanët e quajnë veten e tyre skipatar, por kuptimin e tyre ata nuk e dinë”[3]. Kur thotë “albanët” ai mendon për “arbërit”, na e futë në kllapa z. Muharrem Abazaj, dhe fjalën “skipatar” na e ndanë me fjalët përbërse “sk-ip-at-ar”, që do të thotë ajo tekstualisht në gjuhën shqipe: “sk”= s`ka, nuk; “ip”=jip, jep; “at”=ati, baba; dhe “ar”=arë[4]. Pra, do të thotë se “nuk jepet ara që na e kanë lënë tashëgim etërit, baballarët”, dhe që do të mbrojnë ato ara që do të munden, pra nuk i lëshojnë trojet e tyre në duart e armiqve.
Nëse e zbërthejmë më tutje përngjitjen e fjalëve pellazge, thotë z. M. Abazaj, e marrim pjesën e dytë: at-ar; në të cilën e kuptojmë se do të thotë “ara e babës” nga fjala at=ati, baba dhe ar=ara, arë. Siç ka lindur nga emërtimi arban/arbër emërtimi Arbni/Arbëri, ka lindur nga emërtimi skipatar/shqiptar edhe emërtimi Shqipëri. Ndryshimet në këtë emër kanë ardhur si rezultat i vendosjes së disa rregullave drejtshkrimore të gjuhës së sotme shqipe.[5]
Ky është kuptimi i kësaj fjale në shqipen e vjetër dhe të sotme, të atyre që janë mbledhur nga rreziku i papritur i armiqve të shumtë, pra i arbanëve apo i arbërve, për të ruajtur tokën e lënë amanet nga baballarët, për të bërë bukë. Dhe “buka” është fjalë e parë pellazge, e thënë qysh më parë shqip, në Evro-Azi. Le të më falë Prof. Dr. Kristo Frashëri që në këtë kontinent nuk ka “rusë” dhe nuk ka “bjello-rusë”, as “serbë”, por figurojnë në hartën e vjetër të vitit 1573, të Abraham Ortelius, “grekët”, që janë shënuar kështu prej latinishtes “greia”, apo “graia”, gjë që nuk janë grekët e sotëm, por pellazgët, ilirët dhe shqiptarët.
Për të pasur një pasqyrë të vjetër e të hershme të pellazgo-ilirëve, nga të cilët janë shqiptarët, po lëshomi në thëniet e shkencëtarëve, edhe pse po i citojmë disa shkencëtarë që i kemi lexuar, të nxjerra prej Ridvan Musliut, pa u kthyer në veprat e tyre origjinale:
“-Gjysepe Katapangu: <<Atlandida është zhdukur para 12`000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pra pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinetet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të Vogël.>>;
–Edvin Pears: <<Shqiptarët janë banorë të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik (të emrit të maleve ERMI apo më vonë të Gadishullit Ilirik, po e themi ne, sepse autori e merr këtë emërtim si “të hershëm” gjë që nuk është e vërtetë, sepse ai nuk i ka të njohura këto të dhëna nga Lamberti[6]) gjegjësisht të racës arijane (ariane) duke e nxjerrur këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që do me thënë njerëz të arit të pastër.>>, edhe pse do të thotë ana arave, se këto emërtime i kanë bërë arbërit, hapësit e arave, pra ar ban=arban dhe arë bënë=arbër, më tepër se domethënia e tij “arit të pastër”;
–Maks Myle: <<Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe: ar. Kjo vlenë edhe për mjaft vende të botës.>>;
-Mauriko Duron: <<Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (në njëren anë) dhe Hektori (në anën tjetër).>>;
-Edvin Jasque: <<Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paepur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh, dhe Pirros së Epirit.>>;
-Agostino Ribeco: <<Të drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohëve më të vjetra në Iliri, Afrikë dhe Azi të Vogël>>;
-Gos Xhen: <<Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahellene.>> (Le të më falë Prof. Dr. Kristo Frashëri, por kjo do të thotë “paragreke”, që e thonë Arif Mati dhe të tjerë, madje disa herë!);
–Nikolla Jorga: <<Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetër në Evropë.>>;
-Gjorgj Hahni: <<Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stënipërit e Pellazgëve”;
-Konstandin Pararigopulos: <<Vetëm shqiptarët konsiderohen si pasardhës të racës ilire>>.”[7] Ka edhe të tjerë, por kjo është mjaft…
Pra, këta autorë e shkencëtar janë më të njohurit e botës përparimtare dhe intelektuale, që përpiqen ti mbledhin gjurmët e krijimit të botës, të pellasgëve të vjetër e shqiptarëve të sotëm. Por, ne po i kthehemi përsëri çështjes sonë:
Emrat “Ilir” dhe “Europa” (apo Evropa), siç na bënë të njohur një lexues i rregullt i organit “E vërteta”, ka një domethënie tjetër nga ajo që e dëgjojmë përditë. Emrat e fëmijve, Iliri dhe Evropa, i kanë marrë prindërit e lashtë nga jeta, nga domethënia e këtyre emrave. Ne, edhe sot ua ngjesim kështu emrin Ilir fëmijve tanë. E bëjmë këte sipas traditës; sipas domethënies; sipas rrolit të asaj gjëje të veçantë në jetë; si simbolikë e të gjithëve; etj. Pra, nëse guxojmë të marrim një shembull të vetëm, nga domethënia e kësaj gjëje të veçantë në jetë, atëherë shpjegojmë këtë emër me anë të lidhjes së tij. Emri ilir lidhet me illin (d.m.th. yllin), që pellazët i kanë thënë kështu zjarrit të lartë në qiell, d.m.th. Diellit, që është ylli më i vogël në qiell. Dhe, po kështu romakët e kanë quajtur YLLIRIA tokën ku kanë jetuar ilirët.
Të shkojmë pak më tutje dhe të marrim një shembull nga Aristidh Kola, të dhënë direkt nga Ridvan Muslia. Dielli është Ylli më i vogël që ndriçon në qiell. Ekzistonte që prej themelimit të botës mbi njerëzit dhe që ata e shikonin prej qiellit. Ai ishte më i nxehtë, që rrezatonte botën, që prej lindjes së tij e deri në perëndim, e që mbate gjithëçka që ishte në tokë, me rrezet e tij.
Diellin e kuq, në mëngjes dhe në mbrëmje kur perëndonte, e kishin simbol të parë dhe të vetin Yllirët, pra Ilirët. Diellit të kuq si gjaku i luten dhe i përkulen sot edhe arabët islamikë, megjithëse janë kundërshtarët tanë dhe atij i thonë kur lindë e perëndon “Al-lah”, perëndia i vërtetë, të marrur prej ilirëve.
Kështu u lindën, me gjuhën që e fliste njeriu, emri i diellit, i yllit. Thuhet se ne kemi ardhur prej yllit SIRIUS. Sirius është Sirri. Sirri është për fetë si gjëja më kryesore, që ne i lutemi si perëndisë. Islamikët thonë se Sirri është qenia e njeriut përtej vetes njerëzore, pra hieja e Zotit më të lartë se ne, që e përcjellë pas njeriun, që nuk duket, vetëm te ata njerëz që shohin gjërat e padukshme tek njeriu. Ata e shohin më tepër Sirrin e tij, sapo të lindë e të vdes, të largohet apo shkojë nga kjo botë e të kthehet prapë në dhé. Hoxha ia thirrë zërin, pra ia thirrë zanin, të vdekurit. Kur themi Zaa e kujtojmë Zeusin, që ne i themi Zâ.
Pra, kështu u krijuan mythologjitë e para, rrëfimet për krijimin e botës, etj. Kështu i morën konotacionet e Zotrave. U hyjnizuan gjërat më të vlerëshme të botës, edhe vetë Dielli, që u hyjnizua përpara miteve të tjera.
Sipas Aristidh Kolës, Ridvan Muslisë e mua, Dielli do të thotë Dias, Dhias, Dhé, Dhéusi, Zeusi, Jezusi, Al-lahu. Ka një lidhje midis këtyre emërave. Dielli është më i larti i zotave dhe baba i perëndive të tjera dhe i njerëzve. Përpara se të bëhej i njohur si “Zot i Olimpit”, dhe përpara se të krijohej miti (Mythi) mbi lindjen e tij, në Kretën e më vonshme, kishte ZOT dhe kishte Krijues.
Nuk është Mykena e lashtë, se dihet që ka qenë pellazge dhe është rrënuar, por është Kreta e të ardhurve të tjerë. Ajo është bërë e njohur me pallatin e Minos, që ndodhet poashu në Kretë. Para Kretës eksistonte hyjnizimi i Diellit, që ishte Dias apo Dhias apo Dhé, Dhéusi, Zeusi. Italianët i thonë Dio, ndërsa ne, me vetëdijen tonë i themi Dhé, zoti i Dhéut, i Botës, pra Zoti i Madh.
“Përderisa ishte zoti i parë dhe më i madh i botës pellazge logjikisht duhet ta hasim në të gjitha territoret ku banuan këta pellazgë, nga Italia Qëndrore e deri në Azi të Vogël, Qipro, Kretë, etj.” Pra, kujtoni edhe njëherë Mikenën e lashtë me kokën e Luanit, mbi portën e saj, sepse ishin me të vërtetë pellazg, iliro-pellazg, edhe ata kanë qenë, ishin dhe janë shqiptarë, pra “sk-ip-at-ar“, por kështu nuk e quajnë veten e tyre para vitit 1308, por “graia”, jo helenë, që e quajnë veten grekët e sotëm dhe i përvetësojnë me patëdrejtë pellazgët e vjetër, sikur vetëm ata i trashëgonjë pellazgët dhe dinë të thonë ndonjë gjë për ta, ndonëse janë të detyruar të largojnë sa herë gjuhën e tyre, nga rrënjët e fjalëve të marrura nga gjuha pellazge, me mbaresat apo parashtesat greke, duke e përfshirë edhe Linearin A dhe Linearin B, bashkë me gjuhën e tyre në përpunim e sipër[8]…
“Shumë dimë për Diellin dhe peripecitë e tij, por thelbësisht e injorojmë historinë e tij, prejardhjen e tij, etimologjinë e tij. Çka do të thotë Dhias, Zeus, Zin, etj.? Ç`kuptim kanë rrënjët Dhi dhe Zi të perëndisë më të madhe pellazge? Thonë që Dielli ishte hyjnizimi i <<shkëlqimit dhe ndriçimit>> të Diellit (Uranit)”[9] Kuptojeni se iliro-pellazgët, pra shqiptarët e sotëm, në dialektin gegë i thonë Vrâni, i vrânët, i mvërejtur, me shira e vetëtima, terrinë, etj. që do të thotë është urani, që është terrinë, vranët, terr i zi, e nuk shihet mirë, madje as planeta e largët me këtë emër. Pra Urani krahasohet me terr të zi. “Qielli (pra Urani) në gjuhën sanskritishte quhej Diau-h. Gjuhëtarët dhe mitologët menduan se gjetën zanafillën e çështjes së Diellit, meqë e cilësonin gjuhën sanskritishte më të lashtë se ajo greke”. Në të vërtetë, është gjuha shqipe, e jo ajo greke, të cilën mund ta përcillni, në shpalimet tona.
“Rrënjet Dhi dhe Zi në shqip kanë kuptimin e ndriçimit, shkëlqimit dhe zjarrit d.m.th. i përshtaten vetive të Diellit…”.[10] Këto veti i marrin edhe vetë arabët, me islamizmin, te Dielli, kur lind e perëndon, me ngjyrë të kuqe, si gjaku. Fjala Al=i kuq, si të gjakut[11] ndahet me një vizë (-) me “lah”, dhe kështu thonë për Zotin e Madh, pra Perëndinë: Al-lah. Gegërisht i thonë diellit që perëndon, se ai praron, nga fjala ar, i praruar, i kuq, si gjaku.
Kështu e gjëjmë edhe “…te fjalët: Diell apo dialektore Dill, Div, Ditë, pra dita <<kur lindë dielli, në mëngjes>>, pjesa e kohës që ndriçohet. Dihet, dialektore, që do të thotë bëhet ditë. Dieg, Djegë, Di, njoh, ndriçohem, (ndriçoj trurin). PerëDia, Perëndia, Zoti, Diell, E diel, d.m.th. ditë e diellë, dita e Diellit, që të krishterët e kthyen në ditën e Zotit. (Dialë, djalë djali, na i jep autori i njohur, Aristidh Kola, pa shpjegime se rrjedhë prej Zotit). Rënja Zi përfaqësohet me fjalët Zien tek fjala Zjarr dhe gjithashtu me fjalën e mëpasme Zot. Diah-u sanskritisht do të thotë Qiell (Uran), i cili, siç e kuptoni nuk është gjithmonë i ndriçuar, por edhe i errët dhe asnjëherët nuk është i zjarrtë. Kështu që nuk është e mundur të jetë e shpikur nga sanskrititët, të cilët e gjënin një emër tjetër për të shpjeguar veçoritë e qiellit. Si rrjedhim është fjala e prejardhur nga Dielli (Diau në pellazgishte) dhe ka të bëjë vetëm me shkëlqimin e qiellit, pra është e prejardhjes mbiemërore Diau. Prejardhje e Diau-t (Qiellit) janë edhe fjalët latine DIOVIS dhe DEUS=ZOT, Perëndi. Kjo ka ndodhur në kohën pas krijimt të panteut të Olimpit dhe njësimit të Diellit me kryezotin Zeus. Pra, në kohëra kur dielli tashmë është “kryezot.”[12] Këtu nënkuptohet nga greqishta Pantoni që do të thotë pan=gjithë, tërë dhe teu=zot, zotat, pra është lista e Zotave të Olimpit.
Zotat e Olimpit i kanë tipizuar kryesisht shkencëtarët anglo-gjermanë dhe evro-perëndimorë si dhunti e “grekëve”, gjë nuk është aspak e saktë. E kemi shpjeguar më parë ne se nuk kanë ekzistuar grekët, dhe nëse kanë “ekzistuar” grekët në një pjesë të vogël të vendit, tërë vendi ka qenë tokë pellazge. Dhe, kështu i ka tipizuar gabimisht ata Roma, pastaj e tërë bota intelektuale, duke u ndërlidhur nëpër vepra të tyre, pa i kuptuar dhe pa i shqyrtuar mirëfilli këto vepra. Në të vërtetë ata kanë dashur të plaçkitin vetëm pellazgët dhe të mos i zënë në gojë paraardhësit e tyre të largët, dhe as shqiptarët, duke u nisur nga pozitat e veta ekonomike dhe të forcës ushtarake e gjeo-strategjike. Shqiptarët kenë qenë në të gjitha anët të rrethuar me armiq, që duanin ta zhdukin. Por, mjaftojmë të lexojmë të gjitha librat e Mythologisë dhe të parahistorisë dhe do të shohim si e kualifikojnë ata vazhdimisht si “greke”. Ne po i zgjedhim këtu dy vepra tipike, “Mythen und Legenden”[13] dhe “Die Enzyklopädie der Mythologie”,[14] të cilave do tu kthehemi më vonë, në shqyrtim. Por, meqë libri i dytë flet për mitet Greke, Gjermane e Kelte, ne po e ndërlidhim një falë të Arif Matit,[15] kur flet për Apianin grek, që ka jetuar në vitet 95-160 pas Krishtit, në lidhje me zanafillen e tribuve ilire (Luftërat Ilire, libri X, faqe 2) që thotë se, “Ky vend e ka vendin nga Iliri, biri i Polifemit. Ciklopi Polifem (nënkupto: të mëdhenjtë, gegët, jo një qenie me përmasa mbinjerëzore, prandaj e quanin “Ciklopi”) dhe gruaja e tij, Galatea, kishin me të vërtetë tre djem: Keltin, Ilirin dhe Galin”. Për këtë arësye u quajtën kështu popujt dhe mbretëritë që pasuan.
Dihet se prej ilirëve, ne, shqiptarët, jemi pasardhësit e vetëm. Dhe, ilirët janë pasardhës të vetëm të pellazgëve të vjetër. Pra, a mund ti “harrojnë” me qëllim autorët e botës së gjërë këtë çështje kur çdo gjë e ndërlidhin me “grekët”?!…
“Herodoti i quan Dhia çdo zot të madh të popujve që ai përshkruan në historinë e tij. Fjalë të prejardhura janë edhe Dies-dita në spanjisht, Day-dita në anglisht, Dieu-Zoti në frengjisht, etj. Por, në asnjë gjuhë të botës nuk ka një sistem kaq të plotë të fjalëve me rrënjët Di dhe Zi si ekziston në gjuhën shqipe dhe ku të gjitha fjalët e kanë kuptimin e të ndriçuarës, të shkëlqimit, të zjarrit, të jetëdhënësit, d.m.th. të veçorive të Diellit.”[16] Pra, këtu e pamë me të vërtetë çka do të thotë Zeusi, Dielli. Po i kthehemi edhe njëherë Muharrem Abazajt dhe parathënies se veprës së tij, të shkruar nga Prof. Sazan Guri. Në radhë të parë do të kuptojmë siç e kanë quajtur pellazgët Hyun e tyre, Zotin. Dihet se gjuha shqipe, që është gjuha pellazge, ka filluar me trajtat e saj njërrokëshe. P.sh. uji është
emërtuar me një tingull të vetëm “U”, sepse uturon si proces apo gurgullon në përrrenj e në lumenj apo përplaset në det. Kjo lidhet me periudhën njerëzore kur akullnajat e ciklit të gjatë dhe klima e rëndë apo e ligë i ka detyruar qeniet njerëzore të jetonin së bashku, rreth 22 mijë vjet p.Kr. Njerëzit u detyruan të shpjegonin fatkeqësitë naturore dhe rregullat e botës së gjallë. Parasegjithash, jetën e botës së gjallë, të kafshëve dhe natyrën e botës qiellore. Në këtë etapë të madhe përpjekjesh të vazhdueshme ata e përdorën procesin e aglutimit dhe përngjitjes së fjalëve njërrokëshe, duke i renditur pranë njëra-tjetrës.[17]
Duhet të kuptojmë se shkrimi ideografik dhe ai hieroglifik kanë patur si bazë filimisht çiftimin e figurës me rrokjen dhe e hieroglifit me rrokjen dhe ky çiftim përputhet me fjalën njërrokëshe pellazge.[18] Kjo gjë mundësoi edhe leximin e pllakave etruske me alfabet pellazg nga Niko Stylo[19], nga znj. Nermin Vlora-Falaski[20] dhe Muharrem Abazi.[21]
Pra, vazhdimësia pellazgo-ilire-thrako-arbane-shqipe është e pashkëputur. Ajo lidhet me tokën, arën, vatrën apo vatanin që mbështeten në konceptin “ar”, si tokë që ushqen, apo “di” të shpjegojë mbi tokën si dituri, si mjeshtri dhe në disa toponime apo koncepte të tjera. P.sh. si shpjegojnë toponimet Larisa= le-në-arë; Arkadi= ar-ka-di, për arë ka dituri, arë ka dituri; Ardian(ë), ndahet në fjalët ar=arë, di=dije, i ditur, an=anë; Epir, ndahet në fjalët ep=jep dhe ep=i epërm, i sipërm; ir=hir, hiri (jep hir, jep bekim nga lartë); Desar (etë)=des-ar, vdes në arë (des=vdes, ar=arë), etj. Për fjalën “vatan”, themi se ajo është fjalë turke, por kjo nuk është e vërtetë. Fjala vatan është fjalë e përngjitur pellazge. Ajo vjen prej fjalës “va-at-an”, që do të thotë “vendi i varreve të etërve”, va=varr; at=babë; an=janë, “varret e etërve janë”[22]. Dhe, kështu me radhë…
Do ta përcjellim këte çështje në shkrimet e mëvonshe…
[1] Prof. Dr. Kristo Frashërit, “Etnogjeneza e shqiptarëve”, Botimet M&B, Tiranë 2013.
[2] Muharrem Abazaj, “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip“, Rofon, Tiranë 2013.
[3] Muharrem Abazaj, vepra në fjalë, faqe 359, duke cituar Thumanin nga vepra e tij “Hulumtime për historinë e popujve të Evropës”.
[4] E njëjta vepër, e njëjta faqe, 359.
[5] E njëjta vepër, faqe 360.
[6] Shikoni http://lajmonline.com/Kombetare/Aleksan-re-Lambert-Evropa-sabotoi-historine-tuaj-ne-shekullin-XIX-kur-Ilirine-e-quajti-Ballkan.html.
[7] Ridvan Muslia, „Të huajt deklarojnë se vetëm shqiptarët konsiderohen si pasardhës të racës ilirë“, http://www.facebook.com/Ridvan Muslia.
[8] Shikoni shpjegimet e mia, në faqen provizore, http://www.brahimavdyli.ch, Shpalimet për Evropen, 1-11.
[9] Ridvan Muslia, në shkrimin „Dielli-Zeus“, të Aristidh Kolës, te faqja „Pellazgët-Ilirët-Shqiptarët“, në http://www.facebook.com.
[10] Po aty.
[11] Shiko fjalorin e turqishtes, Nijazi Sulça (Niyazi Sulçoğlu), “Fjalorin Turqisht-Shqip“, botim i autorit, Ankara 1994, faqe 3.
[12] Shiko shkrimin e Aristidh Kolës, “Dielli-Zeus”, më tutje, të marrë tekstualisht prej meje, cituar prej Ridvan Musliut.
[13] Neil Philip, „Mythen&Legenden-Ürsprung, Bedeutung, und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, Mondo-Verlag AG, Vevey/CH 1999.
[14] Chrifstopher A. Weidren, “Die Enzyklopädie der Mythologie/ Die geheimnisvolle Welt der antiken Griechen, Germanen und Kelten”, Tosa GmbH, Fränkisch-Crumbach 2015.
[15] Mathieu Aref, “Mikenët=Pellazgët, Greqia ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 210,
[16] Aristidh Kola, “Dielli-Zeus”, më tutje, të marrë tekstualisht nga Ridvan Muslia.
[17] Prof. Sazan Guri, në “Parathënie”, te vepra e M. Abazatjt, faqe 7.
[18] I njëjti autor, faqe 9.
[19] Shiko dy veprat e Niko Stylos, të cituara në shkrimet tona të mëparshme.
[20] Shiko veprën e saj, të cituar në shkrimet tona të mëparshme.
[21] Prof. Sazam Guri, në “Parathënien”, faqe 9.
[22] Po aty, faqe 13.
MBLEDHËSI I KANOÇEVE Nga (Hamdi) Erjon Muça E adhuroj detin e qytetit tim. Jo se ka ndonjë gjë më shumë se detet e tjerë, por vetëm ngaqë ai është i qytetit ku kam lindur, jam rritur me … Continue reading
Promovohet në Arcore , Milano romani : “Jetë në një kuti shkrepësesh” (La vita in una scatola di fiammiferi) i autorit Fatos Kongoli. Posteri i Festivalit te letersise ne Milano Romani i Fatos Kongolit “Jetë në një kuti shkrepësesh” (La … Continue reading