Publikohet në Belgjikë Numri – 96 i Revistës “Kuq e Zi” me Botues Lekë Pervizi . / Botuesi: Lekë Pervizi

Publikohet në Belgjikë Numri – 96  i Revistës  “Kuq e Zi” me Botues Lekë Pervizi .

 

 

lek pervizi

Botuesi: Lekë Pervizi

 

                                                                                                                                                                                                                  

R E V I S T E    K U L T U R O R E   E U R O – S H Q I P T A R E

 

Nr 96

 

 

LAVDI  E PËRJETSHME

MUJO ULQINAKUT

HERO I KOMBIT SHQIPTAR.

 

 

 

Shqiptarve s’kanë ç’u duhën ideologjitë e hueja duke pasë një te vetmën të tynën, Shqiptarizmin, Idealin Kombëtar.

 

THEMELUE NE BRUKSEL

ME TETOR 1993

E DREJTUE

NGA   LEK PERVIZI

 

BASHKEPUNTORE

Myrteza Bajraktari, Robert Elsie,

H.-J.  Lanksch, Mergim Korça,

Thanas Gjika, Frtiz Radovani,

Daniel Gazulli, Paul Tedeschini,

Tomorr Aliko, Eugjen Merlika

Piro M. Tase, Arben Sebastej,

Mark Bregu, Gjovalin Kola,

Kastriot Marku, Visar Zhiti,

Peter Tase, Lahutari Shqiptar,

Shqiponja Duro, Jusuf Zenunaj

 

=================

 

 

PAJTIMI VJETOR

 

Belgjikë……………………………40 Euro

Europë……………………………50   “

Amerikë, Australi……………..60    “

Shqipni, Kosovë……………….20    “

==================

 

 

PAGESAT

Me llogari Bankare ose

Postë të thjeshtë

 

Llogari Bankare

 Nr.  001-2138758-81

BNP PARIBAS FORTIS

BELGIQUE

 

 

Adresa :

Revista Kuq e Zi

Rue de la Victoire, 18

1060 Bruxelles

Belgique

E-mail : lekpervizi@gmail.com

 

 

 

 

P E R M B A J T J E

 

* Editorial  Special

Lek Pervizi ………………………………………………………………………….3

 

* Masakrimi i Historisë

Eurial Vinka ………………………………………………………………………..6

 

* Viiktimat e para të komunizmit

Frank Shkreli ………………………………………………7

 

*  Dosjet-për cilët bien këmbonat

Sami Repishti…………………………………………….…9

 

* Reflektim mbi dhimjën

Leonora Laçi………………………………………………12

 

* Fjalor italish shqip  të Luca da Monte Giove, 1854.

Luljeta Dushi………………………………………………………………………..14

 

* Pse me shikon ashtu

Fritz Radovani……………………………………………………………………….17

 

* Mesi Radikal

   Atjon Zhiti………………………………………………….18

 

* Lotët e shpirtit (poezi)

Bajame Hoxha-Celiku………………………………………………………….21

 

* .A ka dijeni për Visar Zhitin…Presidenti Nishani…

    Mërgim Korça………………………………………………23

 

*Prenk Pervizi, Gjeneral shqiptar  

  Lek Pervizi ………………………………………………….25

 

*  Poezi nga një poet italian

Ivan Pozzoni………………………………………………..30

 

* Shprehje e mendime

Redaksia……………………………………………………35

 

 

 

Lëxoni e përhapni Revistën “Kuq e Zi”

 

 

 

EDITORIAL SPECIAL

 

Çdo vit dita e 7 prillit ju kujton shqiptarve nje nga ngjarjet ma të kobshme të historisë shqiptare, atë të sulmit të Italisë fashiste, që u quejt i pabesë, dhe që çoj ne pushtimin e Shqipnisë, brenda tre ditëve,  pa pushkë të shtime. Pikërisht me këtë 7 prill 2014 mbushën 76 vjet nga ajo ditë.  Si ta kujtojmë atë ? Të flasim me eufori, siç bahet prej 76 vjet, se shqiptarët e pritën pushtuesin me pushkë ? Po pse, qëndresa e shqiptarve duhet të justifikohet me sacrificën heroike të një kapteri, që vendosi ta bajë veten fli, kur e pa se në Durrës nuk kishte as  ushhtri, as komandantë me i dalë zot mbrojtjës së Atdheut. Ky djalë i ri trim, Mujo Ulqinaku,  nuk e braktisi detyrën as istikamin,  siç e braktisën të tjerët, por kapi mitrolozin dhe u ngujue në kala. Ja vdekje ja liri, thirri !  Si guxoni ju breshkamanë me msy e me   shkel tokën shqiptare ? Thue ky vend nuk ka zot ?  Dhe i dha flakë mitrolozit dhe i  griu pupëlkëndezat e Musolinit,  e lau bankinën me gjak fashistash. Hero e mbi hero, sepse në atë ditë të zezë, vetëm ai iu përgjigj thirrjës së Atdheut. Të tjerët ia mbathën me të katra, pa shkrep një pushkë. Po pse  duhet të quhet e zezë dita e 7 prillit  ? Pse sulmoi Italia, a po pse qendresa e shqiptarve ishte zero ? Qendresa e Mujo Ulqinakut ishte një akt vetmohues і lartë. Krejt vetjak. Ai shum mire mund të ishte largue (të ia kishte mbathë) siç bani kreu і shtetit vetë Mbreti Zog me qeverinë e oborrin e tij. Oburra, se na zunë italianët ! Oburra të ikim ! Ku ! Në Jugosllavi. Por Jugosllavia nuk i pranoi. Atëherë oburra të dalim në Greqi ! Pse kështu braktiset vendi nën ditën ma të zezë të tij ? Por jo, ishte Shqipnia që po i braktiste ata. Nuk і duhëshin ma, sepse e treguen veten dhe e lane vendin e popullin e tyne në baltë ! Në mëshirë të anmikut ! Këtë të shqyrtojnë historianët, e mos të merren me rrenat e disa qyqarëve analfabetë (m( kollare)  që  ai lloj mbreti u kishte vu spaletat e nuk dinin ku lidhej gomari, jo ma të dinin me komandue një ushtri. Në rastin konkret një ushtri e pa qenë. Përfundimisht për sa thamë, 7 prilli mbetët si ditë e zezë jo vetëm se u sulmue e pushtue nga Italia fashiste, tradhëtisht apo pabesisht siç thuhet, por pse qëndresa shqiptare ishte zero me bisht. Po pse nuk kishte burra Shqipnia ? Nuk kishte ushtri ? Nuk kishte oficerë shtatmadhorë ? Nuk kishte Mbret ? Nuk kishte Qeveri ? Për Mbretin dhe Qeverinë u muer vesht, ia mbathën e ikën si era. E thyen qafën në Greqi e tutje nga Turkia, ku e kishin zemrën, se ata për vete s’kishin zemër fare. Jetonin e merrnin frymë me zemrën e Turkut. Pu ushtria e komandantët e saj shtamadhorë, gjeneralë e kolonelë, ku ishin vallë, që nuk u dukën sa për shej, thuej së pakut  një і vetëm і gjallë ? E pra ishin me emna  të mëdhej. Shqiptarët po prisnin kur ata të ngrin peshë popullin me ushtrinë në ballë, me і thane italianit ndal ! Nuk kalohet ketu pa u derdh gjaku deri më gju ! Po, a e dini ju, të dashun lexues, se gjithë ushtria shqiptare me në krye ato komandantë të shquem, nuk  і lajmëroi kush fare se ç’kishte ndodhë, dhe e morën vesh lajmin nga radiot e hueja ? As nuk і kishte paralajmerue kush për një rrezik që і  kanosej vendit,  as atë mëngjes të 7 prillit nuk і njoftoi kush, se paku me telefon, sikur vetë Mbreti. Halo, halo, këtu Mbreti: Kolonel filani,  na ka gjet rreziku !

 

LEK PERVIZI

 

 

Sot pa dale drita  na ka sulmue Italia fashiste. Oburra mobilizim për mbrojtjën e Atdheut T’armatoset populli, ja sot ja kurrë ! Ndërsa telefoni pushonte і detyruem me hesht, dhe edhe ai po çuditej si nuk begenisi kush me e kap e me  folë në atë ditë aq të kobshme për Kombin Shqiptar, mbi të cilin, përveç fatkeqësisë e kishte mbulue një turp і madh. Ku ishin nip stërnipat e Gjergj Kastriotit ? Apo vallë mos prisnin  që ai të ngrihej nga varri me  і ba ballë balozit të zi që po gllabëronte Shqipninë ?  Eh mor Gjergj Kastriotn nuk ka ma shqiptarë si ato trimat e tu. Nuj ka ma Gjergj Elez Alia  që të ngihën edhe nga varri me mbrojtë Atdheun.  Në një milion që ishin asokohë, vetëm një doli që kapi pushkën kundër pushtuesit. Një djalë i ri, një hero i madh, i përjetshëm. Rofsh Mujo Ulqinaku, emni yt qenron me germa t’arta në ballë të historisë !  Tani po na dalin disa rrenacakë të pa turp tue na sajue pas 75 vjet se në Durrës qenka ba luftë e madhe. Se qenkan vra me qindra italianë, dhe mija shqiptarë. Po kujt ia shesin këto dokkra e sajime, fund e maje të trillueme ?  Së pari sulmi і Italisë nuk ishte fare і papritun. Ai ishte i paralajmëruem para tre vjet. Fill pas luftës së Abisinisë, Musolini do të sulmonte gllabëronte Shqipninë. Por u pengue nga lufta e Spanjës, ku Italia u angazhue ushtarakisht. Pati oficerë shtamadhorë që i kërkuen Zogut të oraganizohej mbrojtja e vendit. Fjalë në vesh të shurdhët. Dhe ja,  me 1 prill 1939 gjeneralisimi  Franko shpall fitorën e fundin e luftës së Spanjës. Gjashtë ditë pas, Musolini sulmonte Shqipninë, rastësi ? Jo !. Atë që nuk mundi të bante më 1936 e realizoi sa  u lirue nga lufta e Spanjës. Pra nuk ishte asgja e papritun.  Mbreti Zog me gjithë qeverinë dhe oborrin mbretnor shkonin sipas thanjës “Bane Zot andërr ”… por u doli zhgjandërr !  Për t’і vu kapak këtij shkrimi, plot mllef, dhe që mund të duket pak si і shtymë dhe і ashpër, do të citojmë ma poshtë, dëshminë e një oficeri efektiv që u ndodh atë ditë aty në Durrës, ku nuk gjeti as komandantë as ushtri, veç do xhandarë që nuk dinin kah me shkue, e mos me і zanë rob italianët, u larguen kënetës Gjolit për në shtëpitë e tyne. Gjithë sa ndodhi në ato çaste, askush nuk e mori vesh, se na ishte një Mujo Ulqinak, që nuk e braktisi detyrën, dhe me mitrolozin e tij luftoi deri në frymën e fundit, si një hero і vërtetë, і vetmi që atë ditë  luftoi e përfaqësoi gjithë ushtrinë e popullin shqiptar. Qëndresa e heroizmi tij u morën vesh ma vonë. Ndërkaq dikush kishte fillue  të sajoje rrena e pralla se kishte luftue e ba heroizma, kurse në të vërtetë nuk kishte shkrep një here pushkën për hava as ai as shokët e tij, dhe mezi kishin kalue kënetën me ujin deri në fyt.   Vijmë tashti të oficeri, kapiten Nikoll Mëlyshi që shprehimish tregon ne librin e tij, “  Ngjarje Historike” , New York, 1976.  Japim një pjesë shumë domëthanëse që  jep me pak rreshta  zbarkimin e italianëve në  Durrës dhe qëndresën e paqenë të shqiptarve.

Por sot në kohë tona kur ndihet një zhurmë e madhe për një luftë mbrojtjëje kundra pushtuesave italianë në Durrës, më 7 prill 1939, ku shofim të vërtetën e hidhshme se ajo filloj e përfundoj mbrenda 30 minutash, tue lane përdhé vetëm një dëshmor shqiptar, Mujo Ulqinakun, po shka me і thane dikuj, ose me shkrue diçka në faqet e historisë shqiptare ?… Apo duhet nganjiherë me mbush historinë edhe me rrena e me Heroj të gjallë !!…sa me і lëshue botës pluhun syve, tue ba sikur bota nuk po і din punët tona.

Krejt lakonikisht kapiten Mëlyshi na e jep fare të qartë atë qëndresë të paqenë, që e kanë  ngritë në një luftë të madhe e me heroj që s’e kanë shkrep njiherë pushkën që mbanin në krah, as për hava, veç tuj dhanë kambëve me te katra sipas thanjës tallëse popullore “ kambët e lehta e faqja e bardhë “. Populli e di mire se për kë e kishte nxierrë këtë thanje, por s’ka , se janë historianët që shkruejnë me dhjetra e qindra libra  tuj glorifikue një luftë të paqenë bashkë me heroj të paqenë. Kjo asht ana tragjike e Shqipnisë, ku radhitja e historisë bie në dorë të mashtruesve e fallsifikatorëve. Shtojmë dhe një episod sa të çuditshëm aq qesharak, por shumë i vërtetë. Dy kurbinas të njohun e miq të komandantit (gjoja) të Durrësit, të cilin e kishin edhe mik, bien në qytet  ditën e gjashtë prlillit, ku nuk gjejnë as mikun e tyne komandant as jen e tij dhe i zu nata, pa ditë se ku me u drejtue. As panë ushtri, as oficerë,  as vepra mbrojtëse. As një fije alarm  e shqetësim në popull. Qetësi e plotë. Zajnë një hotel me kalue  natën. Qohën herët në mengjes. Nuk kishin dëgjue asgja. As zhurmë as krismë armësh.  Lene qe aspak shpërthime bombash  e gjylesh mbi qytet. Zbresin poshtë, pa armë, por me rrypat e fishekëve pas brezit. U gjetën mes ushtarëve italianë që kishin hy në hotel,  sa i panë me rrypat e fishekëve u kërkuen armët. Ua morën dhe u thane ikni, kthehuni në shtëpitë tuaja. . Kjo ishte qendresa e Durrësit.   Këto dy shëmbuj për mos me tregue të tjerë, tregojnë fare qartë se në Durrës nuk u ba asnjë qendresë, dhe mitrolozin e Mujos, e të shtënat e italianëve і kishin dëgjue vetëm durrsakët afër portit. Qyteti nuk mori vesh asgja aty për aty. Veç pane tuj ra prej avionëve  jo bomba por me milona fletushka propaganistike kundra mbretit Zog dhe fashizmit shpëtimtar.  Ma vonë u muer vesh qëndresa heroike e Mujos.  Këto shembuj që duken aq të thjeshtë e të vegjël, tregojnë masëmiri tragjedinë e madhe të asaj dite.  Jo për tmerre e shkatërrilme  (italianën nuk e kishin bombardue qytetin, veç të shtëna  boshe “a salve”). Bombat e avionëve ishin, siç e thamë,  miliona fletushka ku u bahej thirrje shqiptarve se Italia  vinte  si çlirimtare për t’i shpëtue nga regjimi despotik і Ahmet Zogut. Kjo ishte lufta e Durrësit, dhe e Shqipnisë.

Për shtatë prillin gjithmonë ka për t’u folun e shkrue. Por do t’ishte mire që ngjarjës t”і jepej ana e drejtë e interpretimit, ku shqiptarët të konsideruem si trima dhe mbrojtës së lirisë, në rastin e sulmit pushtues nuk ditën t’і përgjigjen, sikur me një qenresë modeste por fort të bindshme, ndaj një anmiku potencialisht të fuqishëm, si

në   numër njerëzish ashtu në armatime  moderne. Por mjerisht, ai sulm   që u trumbetue nga radiot e gazetat e hueja me të madhe  vetëm ditën (mëngjesin) e parë, nuk u përmend ma sikur nuk kishte ndodhë asgja. Bile nisën lajmet se si shqiptarët po i prisnin trupat italiane me lule. « O tempora, o moris »…  sa poshtë kishte ra katundi !

Po për mbretin Zog, çmund të thuhët ? Faqja e zezë ! Mirë që pati aftesi të mëdha arriviste dhe arriti në atë pozitë të naltë pa pasë asnjë lidhje me një gjoja  dinasti qe të justifikonte hypjën në fron. Pavarësisht se të një shteti të vogël si Shqipnia me më pak se njemilion banorë. Po si ndodhi që ky burrë shteti, i shpallun trim e patriot i madh, e la vendin në dorë të huej dhe ia mbathi me shpëtue kokën e tij (asgja s’do ta kishte gjetë) me justifikimin e grues lehonë e fëmijës treditësh. (mos Kollaj të thërrasish, « Rroftë Atdheu »,  por duhet me i dalë zot para çdo rreziku që e kërcënon. Në rastin konkret, Nalmadhnnia e tij Zogu I Mbret i Shqiptarve, nuk u doli Shqiptarve as mbret as atdhetar. Atdhetarizmi nuk tregohen me fjalë por me vepra. Thonë se ai që ban 99 të keqija, e lane veten me nje të mire. Ndersa mund të themi  se ai që ban 99 te mira e fik veten me nje të keqe, aq ma fort kur kjo e keqe asht braktisja e atdheut në momentin ma tragjik të tij.  Mujo Ulqinaku ishte nje kapter і thjesht і marines, që e kishte shum kollaj me shpëtue, me ike, me e braktisë detyrën, me e hedhë armën, e me  u kthye në shtëpi pa i hy ferrë në kambë. Ai prefëroi vdekjën me nder karshi turpit. Ndersa Mbreti i Shqiptarve  preferoi turpin ndaj nderit të Atdheut e të  Shqiptarve, і të cilëve vetquhej mbret.   Ky shkrim plot mllef le të mbetët si  një dëshmi nga një njeri që atë kohë e ka përjetue shuimë mirë dhe i ka njohun si herojtë dhe patriotët e asaj dite të zezë, asht edhe ata që kanë përfitue nga ajo ngjarje me rreshtue rrena të thata e sajime e trillime absurde, për një qëndresë e luftë të paqenë, ku vetë ata ishin të paqenë. Me të drejtë një ish oficer akademist, kapiten Xhelal Statavecka, që atë kohë e kishte përjtue mirë, në kujtimet e tij për 7 prillin, për përsonazhin që iu ngarkue ajo qëndresë e që ishte një far majori pa shkollë, analfabet e injprant, Bazi i Canës, shkruen shprehimisht « …më tregon shoku im  Ali Manastiri,  se nuk e shkrepëm një fishek e mezi kaluem me ujin deri ne fyt nëpër kënetën e Gjolit, që të mos na zinin rob italianët që e kishin zaptue Durrësin. E ç’ti thuesh kësaj kur vetë protagonisti ma se i bësueshëm i pranishëm në atë mengjes aty, e pranon se nuk e kishin  shkrep njiherë por ia kishin mbathë kambëve ?  Prandaj larg çdo orvajtje për të mashtrue njerìëzit themi se dita 7 prillit 1939  kumbon dyfish e zezë, prej pushtimit të Italisë fashiste  e prej mosqendresës së  shqiptarve, me Mbret ose pa Mbret. Kjo e gjitha.

 

Fragmente nga ditari i Kontit Çiano, që ditën e 7 prillit 1939 fluturonte me avion mbi Durrës e Tiranë,  si një turist,  e më 8 prill pritej triumfalisht në Kryeqytetin shqiptar.

 

7 prill- Ora 4.00: Zgjimi. Në paradhomë më prêt Faraçe me shumë shkresa ndër të cilat një telegram і Zogut për Duçën. Konfirmon vendimin për të arrit një akord ushtarak dhe kërkon bisedime. Përgjigjem që t’і çojnë një parlamentar Guzzonit. Duçja і zgjem gjatë natës që nuk kishte ndodhë kurrë, kërkon lajme e shpjegime që s’jam në gjëndje t’і jap sepse as vetë nuk і di……………..

Në ora 6 nisëm. Kohë e mirë dhe e vakët. Vijnë me mue, Buti, Vitetti e Pavolini. Në ora 7.45 jemi në Durrës. Spektakli asht shum і bukur. Në liman, të palëvizshme e solemne anijet e luftës, ndërsa motoskafët, maunët, rimorkjatorët,çajnë detin duke transportue trupat. Deti pasqyrë. Fushat jeshile dhe majat e nalta kurorzue me borë. Në Durrës pak njerëz. Pak qëndresë mund të ketë, sepse і shikoj bersaljerët të fshehun pas grumbujve të qymyrit në mbrojtej të portit. Po shoh të tjerë që hypin kodrën njeni pas tjetrit  si indianë, për me rrethue qytetin.  Nga ndonjë dritare gjuhët pushkë. Vazhdoj për Tiranë. Rruga  asht bosh e nuk dalloj asnjë vepër  mbrojtëse. Në kryeqytet njerëzit qarkullojnë rrugëve mjaft qetësisht. Legacioni ynë asht barrikue. Mbi çati valon një trikolor і madh e në oborr ka shumë makina. Në rast rreziku kemi mundësi ta mbrojmë nga ajri.  E njoftoj Duçën, që asht shum і kënaqun. Edhe nga reaksioni ndërkombëtar që asht pothuej se hiç.

 

8 prill – D’Ajeta telefonon në ora 8 të mëngjesit që Jakomoni e jep të pështatshme fushën e aviacionit të Tiranës. Vendosa të nisem menjëherë dhe e njoftoj Duçen, që aprovon. Arrij në Tiranë në ora 10.30, pasi fluturova mbi  kollonën e kamionave në udhëtim drejt kryeqytetit shqiptar. Mjetet e para kanë arritë në dyer të qytetit.  Në fushën më presin, Valle, Guzzoni, Jakomoni dhe shume reparte ushtarësh të autotransportuem. Nuk e fshe se një emocion і forte na përfshiu të gjithëve sa ishim.

………………………………………

Me lajmin e largimit të Mbretit Zog në Greqi u zhdukën të gjithë shqetësimet tona për një qëndresë në malet.

 

Kjo, me pak fjalë, dita e pushtimit nga ana e Italisë fashiste, ku qëndrea ishte hiçe, siç e dëshmon tregilmi і  kreut të duiplomacisë italiane, Konti Çiano, që të nesrëmën në ora 10,30 zbriste qetësisht në Tiranë, ipritun me nderime.

 

Nga ana tjetër del fare qartë frika e italianëve mos Mbreti Zog vendoste me kap malet dhe me nisë qëndresën popullore, siç e priste і gjithë populli shqiptar, që në këtë rast mbeti і zhgënjyem. Por të vjen keq kur sot pas 75 vjet mundohën me i dhnanë asaj dite një arësye të paarësye.  Me krijue një histori të rreme, me historianë apo studiues rrenacakë.   7 prilli 1939 do të  mbetët një dështim në historinë shqiptare. Jo për faktin e pushtimit të huej, por për mosqëndresës   ndaj atij pushtimi. Edhe Gjergj Kastrioti, po të kishte braktisë Atdheun, do të jetonte fare mire jashtë tij, si princ i nderuem. Por zgjodhi qëndresën dhe і gjithë populli u bashkue me të.

 

Nga këto rrethana ka edhe anedokta të lezeçme. Kjo asht fare private nga shërbyesit e Pallatit Venecia.  Kur Konti Çiano kthehet në Romë e takohet me Musolinin, i tregon se si Mbreti Zog kishte ikë në Greqi, e s’ishte frika і një qëndrese në malet. Atëherë Duçja, gjithë eufori duke qeshun  ia kthen :

— Ma caro  Çiano,  che ti aspettavi altro ?  Non si chiamava lui Re Uccello ?  Quindi come tale ha preferito volare via. Non è così ?

(Po i dashur Çiano,  c’prisje ti ?  A nuk quhej ai Mbreti Zog ?  Pra si i tillë ka preferue me fluturue tutje.    A s’asht kështu ? )

 

Ka e pamë t’arësyeshme të flasim për 7 prillin 1939, me anëtë njerëzve që e përjetuen atë ditë fatzeze aty në Durrës, dhe me dokumentin kryesor që merrert si dëshmi faktike nga historianët  e huej, përveç të shqiptarve që kërkojnë të shkruejnë historinë me hamendje të sëmurë dhe mospërfillje të së vërtetës që ban muuù….

 

Zbarkimi i italianëve ne Durrës nisi në ora 05.45 te 7 prillit 1939. dhe zgjati jo ma tepër se dy  orë. Përveç Mujo Ulqinakut, askush tjetër nuk e shprazi pushkën në  mpbrojtje të Atdheut. U sajuen rrena të thata për një qëndresë të paqenë. Me heroj të paqenë.

Me 8 prfill 1939, Konti Ciano (i parafundit)  zbriste në Tiranë e pushtuar nga trupat fashiste. I dyti në foto, gjenerali Guzzoni, kryekomandant i trupave të zbarkimit.  Si ka mundësi të krijohet pralla e një qedndrese disa ditëshe, siç po trumbëtohet ndër konferenca akademike, nga disa njerëz që nuk kanë haber as nga historia as nga mirësjellja, harbutë  të nivelit të injorancës. Në këto shkrime janë shkoqitur mirë ato rrethana

Duke krahasuar t vërtetën me genjështrat e falsifikimet.

 

 

 

MASAKRIMI I HISTORISE

Me rastin e 75 vjetorit  të 7 prillit 1939

shpiket e shpifet  një qendresë e paqenë,  një montazh mashtrues neveritës.

 

Nga Eurial Vinka

 

Pas 75 vjet  të ngjarjës së 7 prillit 1939 të sulmit e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste brenda tre ditëve,  na del një biçim pseudohistoriani që trumbeton atë pushtim si një luftë zulmëmadhe që paskej vazhduar me ditë të tëra në sajë të zogistëve  (legalitetit). Një far majori i xhandarmërisë (jo i ushtrisë)  i pashkollë, analfabet e injorant me kallo, që pseudo historiani gradon kolonel (me urdhën të peshkut)   na paskej luftuar rrebtë tre dit rresht për t’i lenë kohë Mbretit Zog të largohët (të ia mbathi këmbëve të katrat) në Greqi.  Jo vetëm kaq. Ky lloj heroj i paqenë paskej vazhduar qendresën  me ditë të tëra  në mbrojtje të kryeqytetit, Tiranës. Nga ana tjetër edhe Mujo Ulqinakun (heroj i vetëm i asaj dite te zezë), nga kapter i marines na e paska graduar kapiten korvete (anije e vogël ushtarake). Të gjithë këto të paqena, i nderuari antihistorian i citon me fjalë e me shkrim për të krijuar një antihistori, pra për të masakruar historinë, në rastin konkret atë të 7 prillit 1939.  Kur nga ana tjetër dihet botërisht se në më pak se dy orë, jo vetëm Durrësi, por gjithë skelet shqiptare  ishin pushtuar pa pushkë të shtime, përveç mitrolozit te  vetmuar të Mujo Ulqinakut, që ushtoi një gjysmë ore mbi gjithë Shqipërinë, ed i mbeti atij djaloshi trim lavdia e përjetshme si Hero i Kombit. Antihistoriani ynë shtyhet më tej duke përmendur shtypin e huaj që paskej shkruar për këtë qendresë heroike me ditë të tera, ku përfshihën shkatërrime e viktima të shumta të shkaktuara nga bombardimet e topave të anijeve luftarake dhe te avionëve, jo vetëm në Durrës por në gjithë qytetet shqiptare. Eshre me se e vërtetë se shtypi huaj (kryesisht francez) t(ë kenë  shkruar pralla të tilla, për të diskredituar e demaskuar Italinë fashiste para botës si shtet agressor, dhe Benito Musolinin (Duçen) si diktator kriminel. Kur dihet botërsiht se mbi Durrës nuk ka renë as plasë një gjyle topi, sepse artileria e luftanijëve fashite kishte gjuajtur  “a salve” sa për të berë zhurmë e frikësuar banorët e Durrësit.   Avionët kaluan mbi  Durrësin,  si dhe qytete  të tjerë, dke hedhur jo bomba por me miliona fletushka propagandistike, për mirëseardhjen e Italisë si shpetimtare ndaj sundimit despotik të satrapit Zog. Këto gjera I did he një kalama dhe jo ma të rriturit.  Ku i çon mushka të tillë njerëz pa seder që e mbajnë veten si intelektualë, me kostume e kravata, dhe kërkojnë ta ndryshojnë historinë sipas oreksit tyre e të partisë që përfaqësojnë. Siduket e kanë të ngulitur këtë frymë shpifëse, duke e ditur mire se qëndresa e shqiptarve u tradhëtua nga vetë m mbreti Zog, që më të marrë vesh se flota italiane ishte duke para Durrësit qyshë në ora 4.30 të agimit të 7 prillit. Por ky far shpifsi  e kishte   homologu i tij,  që shkruente ne gazetën “Atdheu” më 1993,

MUJO ULQINAKU

Kapter i Marinës Shqiptare
luftëtari  i vetëm i 7 prillit 1939

Hero i Kombit.

 

 

se luftimet kishin vazhdue disa ditë në kenetën e  Durrësit ku ishin vra 10.000 italianë (?!). S’ka burrë, grue e fëmi, sin ë veri e jug të  Shqipërisë,  që t’u  besojë të tilla dokkrava  te thata e pa krypë.  Pse gjithë ky vrer mbi historinë ?  Duke kujtuar se me të tilla pralla do t’i mashtronin shqiptarët (nje masakrim i vërtetë i historisë që as diktatura komuniste nuk kishte arritë të bante për atë 7 prill të zi, ku sepakut u njoh heroizmi i vetëm një Mujo Ulqinakut). Ku i ço mushka këto njerëz të pandërgjegje shqiptare, ma u vetshpallur mashtrues e genjështarë të pacipë. Po pse kujtojnë (ai apo ata), se populli shqiptar ha bar ?   Të vjen keq për disa gazeta që u bajnë jehonë  të tilla fallsifikimeve përbindëshe. Çudia ùa e ùadhe është se si nuk iu përgjigj si duhet këtëj mashtrimi e masakrimi të historisë, askush nga ata që e mbajnë veten si historianë me tituj e grada, apo nga Akademia e shkencave, aq ma tepër kur mbledhja që u organizua mori emërtimin si  mbledhje Akademike e 75 vjetorit të 7 prillit.  Një turp i vërtetë.Një farsë qesharake e pakapërdsihme me historinë. Deri kur o njerëzë te paturp e paseder (që e queni vetën shqiptarë, mos qofshi kurrë)   do të vazhdoni të talleni me popullin shqiptar dhe aq ma tepër e ma keq me vetvetën tuej, që keni ra aq poshtë ?  A nuk e kuptoni more mjeranë  se në qofrë se ju kërkoni të genjeni e mashtron bashkatdhetarët , nuk mund të mashtroni historinë e Shqipërisë e të Kombit shqiptar. Herët a vonë,  në koshin e plehrave keni për të përdunuar si fundrrina të shoqërisë shqiptare !

 

 

8 prill 1939  trupat fashiste hyjnë qetësisht në Tiranë .

 

 

KANGË PËR SHTATË  PRILLIN

( variant nga një poet popullor,1939)

 

Me shtatë prill tridhjetënandë

U nxi  deti me denamë,

U mblue   qielli me aeroplanë :

Gjimuen topat e Italisë

Për mjerimin e Shqipnisë.

Zoti madh çka me diftue,

Se fashizmi ka sulmue,

Duçe zeza ka urdhnue

Tan Shqipninë për me pushtue.

Ku asht Mbreti, ku asht ushtria,

Me na mbrojtë nga  Italia ?

Zogu zog paska qëllue,

Në Greqi ka fluturue,

Për mjerimin e Shqipnisë

Që u pushtue prej Italisë.

Veç një burrë na ka  qillue,

Një kapter, një djal i ri,

Po lufto sa për nji ushtri:

Mitrolozin e ka kapë

I ka dhanun tym e flakë.

Ndal baloz ku don me shkue,

Gjallë nuk t’laj ktu me kalue !

Po lufton Muj Ulqinaku,

Këmishzi   po derdhet gjaku.

Ndal mor Duçe qen i zi,

Se ktu i thonë besa Shqipni

Nuk durojmë  kurrë robni,

Jetën japim për liri !

N’krye të detyrës Mujo ka mbetë,

Me u kujtue për mot e jetë,

Trim mbi trimat luftëtar,

Hero i madh i Kombit shqiptar

 

 

 

VIKTIMAT E PARA TË KOMUNIZMIT SHQIPTAR

 

Nga Frank Shkreli

 

Marsi i vitit 1945 ishte fillimi i një kalvari të vërtetë vuajtjesh, vrasjesh, burgosjesh dhe  internimesh për klerin katolik shqiptar.  Është ky një 70-vjetor që na detyron të kujtojmë viktimat e para të regjimit komunist të Enver Hoxhës, të cilët dhanë jetën si heronjë të kombit shqiptar, në mbrojtje të idealeve më të larta njerzore të dashurisë për Perëndinë dhe për lirinë e Atdheut të  tyre, dhe në mbështetje të nderit e burrënisë, të dinjitetit njerëzor dhe të vlerave bazë universale për veten dhe për të gjithë bashkkombasit  e vet.  Këta ranë viktima të një regjimi diktatorial të pa besë e të pa fe dhe të një ideologjie të huaj sllavo-aziatike për shqiptarët, të një regjimi që ndërmori shtypjet dhe mizoritë më të egëra kundër të gjithë besimtarëve shqiptarë pa dallim, por në veçanti kundër klerit katolik.

Ajo që e bën edhe më të trishtueshme këtë histori viktimizimi të bijve ndër më të mirë të kombit, është fakti se ishte vetë dora e shqiptarit që shkaktoi vrasjen mizore të këtyre viktimave të pafajshme.  Është kjo një njollë e zezë mbi kombin shqiptar.  Regjimi komunist i Enver Hoxhës, i shtyrë  nga armiqtë e kombit shqiptar, rusët dhe serbët, dhe i bindur nga vetvetja, filloi si masë të parë të regjimit të tij në Mars të vitit 1945,  eliminimin e Kishës Katolike Shqiptare duke pushkatuar  klerikët më të njohur të saj, duke krijuar  kështu një boshllëk të madh jo vetëm në radhët e Kishës, por edhe në fushën e kulturës, gjuhës dhe letërsisë kombëtare.  Enver Hoxha dhe regjimi i tij — të shtyrë nga pasione dhe interesa të huaja që nuk kishin aspak të bënin me interesat e kombit të vet — pushkatoi e burgosi ndër më të mirët e kombit duke krijuar në boshllëk dhe varfëri kulturore të paparë në historinë shqiptare.

Andaj, në këtë përvjetor që shënon viktimat e para të regjimit enverist në luftëne tij  kundër Kishës Katolike dhe klerit të saj, ndaj klerikëve të feve të tjera dhe jo vetëm këtyre, por të gjithë atyre që u viktimizuan  në pafajsi, vetëm e vetëm se nuk pajtoheshin me regjimin komunist – është ndoshta një rast i mirë që të reflektohet,  më në fund,  mbi faktin se si në të vërtetë është e mundur që një regjim i përbërë nga individ të të njëjtit gjak, mund të vriste e të priste pa kurrfarë dhimbjeje bashatdhetarët e vet, vetëm e vetëm sepse mendonin ndryshe dhe nuk pajtoheshin me një ideologji të huaj.    Për më tepër, ndoshta duhet të reflektohet nëse mungesa e përballimit serioz me atë histori të përgjakshme mund të ketë gjithnjë pasoja edhe për aktualitetin e jetës politike dhe shoqërore të kombit shqiptar, madje edhe pas një çerek shekulli të shembjes së regjimit komunist.   Përballimi me këtë histori nuk duhet të bëhet për qëllim të hakmarrjes, jo. Dhe jo se nuk duhet ta duam drejtësinë dhe jo se nuk duam të kujtojmë  kujtimin e viktimave të komunizmit barbar të Enver Hoxhës, por siç ka shkruar me një rast i famëshmi albanolog At Zef Valentini, përballimi me atë histori të përgjakshme, sidomos kundër klerit katolik shqiptar, është më shumë i nevojshëm  — nga pikëpamja e tij fetare – “për me shlyer kujtimin e mëkatit të tjerëve nga faqet e historisë së kombit”.  Një gjë e tillë,  që sipas tij të çonte në vend amanetin e këtyre viktimave të komunizmit,  që Shqipëria dhe shqiptarët të vazhdojnë në rrugën e ngadalshme, të vështirë e shpesh të kundërshtuar, por kurrë të ndërprerë  në rrugën drejtë qytetërimit të kombeve si motra, bazuar në kulturën dhe traditat më të shëndosha të qytetërimit të vërtetë të një prej kombeve më të vjetër të kësaj bote, kombit të vjetër shqiptar.

Marsi i vitit 1945 shënon fillimin e viktimizimit të gjatë dhe barbar të klerit katolik shqiptar, me vrasjen e Dom Lazër Shantojës dhe Dom Ndre Zadejës, klerikut, dramaturgut, poetit e prozatorit.  Isha në të vërtetë duke lexuar një libër poezishë nga Xhevat Kallajxhiu, një ish-koleg i imi në Zërin e Amerikës, gjatë viteve 1970 dhe po kërkoja një vjershë të tij, kushtuar  njërit prej këtyre viktimave të para të regjimit enverist, Dom Ndre Zadejës klerikut dhe shkrimtarit i cili u pushkatua në Shkodër në mars të vitit 1945, i akuzuar si “fashist, armik i popullit dhe tradhëtar”.

Ja poezia që Xhevat Kallajxhiu i kishte kushtuar mikut të tij, “Kryeheroit të patriotizmit dhe të virtyteve tradcionale shqiptare”, dhe njërit prej viktimave të para të regjimit komunist, vrarë në Shkodër Marsin e vitit 1945  dhe që i përshtatet këtij përvjetori:

 

DOM NDRE ZADEJA

 

Ndalu dorë mizore! Si guxon t’ qëllosh Dom Zadenë!

Priftin patriot shumë të shquem që ka lind Shqipnia?

Që gjithë jetën e kushtoi për të shërbye Atdhenë,

Dhe për ‘Të gjithçka ishte Zoti e Shqiptarija!

 

“Fashist”! e qojte pa turp atë që me guxim kumtoi:

“Adries m’i thuej krenare –Valona ashtë tokë shqiptare”!

Që në gjithë jetën e Tij as u ndal as nuk ngurroi

Me lartësue Çerdhen Ilire, me qenë krenare!

 

“Armik”! e qojte atë që burrënisht Shkjaun njoftoi:

“Çka ka liqeni e Buna që po lajmërojnë poterë”,

(Kur Rozafa maj’n e Taraboshit e kqyr me droj’)

T’a dijë jugosllavi se Shkodra vdes me nder.”

Me Ty o misjonar i Krishtit dhe i Mëmëdheut,

Të tjerë misjonarë të shquem jetën e tretën.

Besnikë të traditave të Tokës së Skënderbeut,

Me gzim jetën falën për Liri, Fe dhe të Vërtetën.

 

Të përunjem, Dom Zadeja, krenaria e këtij Fisit të Ilirisë!

Lavdi Kombit që të lindi, o bir i denjë e me vlerë!

Lavdi Ty, që gjakun pa kursim e fale Shqipënisë!

N’faqe të historis’ do të përmendesh me adhurim përherë!

 

1945

 

Le të jetë ky përvjetor i kujtimit të viktimave të para të regjimit komunist 70-vjetë më parë, jo si një ngjarje që ngjallë dhe nxitë hakmarrje, pasi këto viktima të komunzmit, këto “rreze qytetnije të fikuna”, nuk do të kërkonin një gjë të tillë, përkundrazi do të ishin kundër.  Por, ata do të këmbëngulnin që sakrifica e tyre të mos harrohet dhe që vdekja e tyre të përkujtohej dhe që të shërbente sot për të nxitë një përtëritje të Shqipërisë, që të çojë në një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për kombin shqiptar.

 

Dom Ndre Zadeja
     Dom Lazër Shantoja

Dosjet!

Per cilin bien kumbonet?

 

Sami Repishti

 

Ridgefield,CT.USA.- Nga leximet ne shtypin shqiptar vrehet nji rritje e interesimit publik per “dosjet”, zbulimin e “sekreteve”, dhe “lustracionin”, eliminimin- jo fizik!- te individeve qe per bindje, jo me detyrim, jane “komprometue” rande ne akte kriminale  te “diktatures se proletariatit” 45 vjeçare ne Shqiperi.

Ky interesim per zbulimin e se vertetes te mshehun per dekada te gjata duhet çmue, dhe inkurajue. E verteta duhet te zbulohet. Ajo bien drite! Drita gjalleron, largon erresinen ku mshehet e keqja, zhvillohet tortura, dhe mbretnon vdekja.

Ajo qe ashte shqetesuese ne kete situate ashte “qellimi” i kerkeses per hapje dosjesh. Te gjithe e dime se çfare “misteri” permbajne dosjet e ish Sigurimit te Shtetit, ose te ish Partise Komuniste te Shqiperise, (dhe PPSH-se) Te gjithe jemi te ndergjegjshem per spiunazhin, arrestimet, burgosjet, torturat dhe ekzekutimet e vuejtjet ne burgje e kampet e debimit komuniste qe “dekoruen” peisazhin e vendit tone, ne moçalishte e miniera, e ne çdo sektor pune te rande dhe te rrezikeshme. Te gjithe jemi te informuem  per kampet e debimit per dhjetra mijera familjare te prindeve “reaksionare” te detyrueme me vegjetue atje, qe nga ditet e para te vendosjes se regjimit komunist,1944,  deri ne ramjen e turpeshme te pushtetit te urise dhe terrorit, ne 1991.  Katerdhjete e pese vjet te gjata dhe pa nderpremje…. sikur te kishin gjuejte Zotin me gure!…. per fajin e vetem sepse gjyshi, babaj, vellau ose kusherini kane qene “armiq te popullit”. Groteske! Koncepti i “individit”,“persona” pergjegjes i vetem per fajin e kryem, nuk ekziston ne diktature.

Sot, te gjithe kerkojme me dite ma shume mbi “vuejtjet” dhe sidomos mbi “persekutuesin” qe vrau me gjyq e pa gjyq, qe torturoi deri ne çmendje, sidomos te rinjte “rebele”, qe denoi me uri e jetese ne baltat e Myzeqese pleq, gra e femije per dekada te gjata e per nji “qellim” te vetem: mbajtjen me dhune te “pushtetit popullor”, qe gjithçka mund te ishte por jo i nji populli te pa fajshem dhe te reduktuem ne nji mase pa mbrojtje, e te skllavrueme..  Ne pamundesi me fitue me arsye, ose me fitue zemrat e popullsise, komunizmi erdhi ne fuqi me dhune, u mbajt me dhune dhe u permbys me turp nga nji popullsi e dhunueme. Plaga e rande e se kaluemes kerkon sherim me kujdes te madh, “hic et nunc”.

Kerkesa per “hapjen e dosjeve” (1944-1991) ashte nji çeshtje me randesi te jashtezakonshme per vete natyren e saj, si dhe per rrjedhimet e paevitueshme. “Kerkesa”  nuk mund te jete me plotesue “kuriozitetin” e lexuesve qe kenaqen me intrigat e Sherlock Holmes-it. Nji kuriozitet i ketill ashte banal, dhe nji fyemje e rande per viktimet. “Kerkesa” duhet te kete karakterin solemn te çlirimit nga ankthi i se kaluemes, te zbulimit te vertetes, dhe qellimin mbarenjerezor me evitue perseritjen e nji gjenocidi te ri ne vendin tone, perseritje qe do te ishte nji vetevrasje kombetare. Kerkesa duhet te synoje aspektin praktik te denimit te “fajit” dhe te denoncimit te “fajtorit” tue pamundsue veprimtarine e tij helmuese ne shoqenine tone te traumatizueme. Senatori amerikan, Herbert Pell, deklaronte ne 1945:”…ne se duem me evitue nji masaker te pergjitheshme, duhet te plotesojme kerkesen popullore per drejtesi”.

Nji qendrim i ketill  ashte realizue sidomos me sjelljen e ish-te persekutuemeve qe ne vitin 1991; ata nuk u versulen me thika e sopata me vra e coptue…kriminelet komuniste. Tue kontrollue zemrimin plotesisht te justifikuem, ata mbeshteten kerkesen e tyne ne drejtesine e njohun nga ligji. Megjithese mbeten thellesisht te shgenjyem nga nji autoritet shtetnor i shurdhet – baza morale e te cilit ishin ata vete!- ata jetuen per 24 vjet ma rradhe me shpresen se do te vinte dita e “zbulimit” te sekreteve te tmerrshme ku ata vete ishin “personazhet e viktimizueme”. Sot, ajo qe mbetet per keto viktima, te vdekun apo ne prakun e vdekjes, ashte fitorja e madhe morale – historike!-, sepse ata me gjestin e tyne te perbuzejes se hakmarrjes dhe besimit te tyne ne ligjesi dhane nji shembull te shkelqyeshem te nji shoqenie te qytetnueme, dhe te perqafimit te shtetit ligjor…me gjithe se ne veshet e tyne  tingellojshin akoma thirrjet komuniste “Ne litar! Ne litar!” Ata keputen zinxhirin e hakmarrjes,  e per kete, duhet te jemi mirenjohes perhere.

Mbas nji konfuzioni njizete e kater vjeçar duket sikur kemi arrijte ne perfundimin se ky problem i “dosjeve” dhe “lustracionit” nuk zgjidhet me  “forcat tona’. Fatmiresisht, pranojme shembullin e nji shtetit europian te qytetnuem, si Gjermania. Projekt-ligje ne kete drejtim jane paraqite para Kuvendit te Republikes se Shqiperise, per diskutim dhe aprovim.

Por, nuk ashte aq e thjeshte. Imitimi i shembullit gjerman, sado i deshirueshem qe te jete, permban nji “caveat” thelbesor: Shqiperia sot nuk ashte Gjermania!   Çdo ngjarje historike – dhe hapja e dosjeve e lustracioni jane “historike”- ka parametrat e vet: vendin ku ngjet, dhe kohen kur ngjet. Rasti gjerman:

Me 9 maj 1945, u festue dorezimi pa kushte i Gjermanise naziste. Ushtrite aleate angleze, françese, amerikane dhe sovjetike pushtuen Gjermanine  dhe me “marreveshje” e ndane territorin ne kater “zona pushtimi”. Nga Konferenca e Londres, 1945, u vendos krijimi i nji Gjykate Nderkombetare per Denimin e Krimeve te Luftes dhe te krimineleve kryesore naziste. Qyteti Nuremberg ishte ne “zonen amerikane”.

Si hap i pare ishte vendosja e rendit dhe qetesise. Gjate periudhes maj-gusht 1945, u arrestuen 52 kriminele kryesore naziste, dhe u burgosen ne Monsdorf (Nuremberg). Ne fund te vitit, arrestimet arrijten numrin 450.

Sherbimi i pare per te burgosunit ka qene ai fetar, “…ne nji beteje me shpetue shpirtin e atyne qe jetojshin me litar ne gryke.” Pergjigja ishte: “Na duhet te urrejme mekatin, por duhet te duem mekatarin!” Çdo njeri ka mundesi “me u ringjalle”! Ushtria amerikane kishte instruksione me ba te pamunduren me lehtesue vuejtjen, dhe me dhane ngushellim fetar per ata qe do te vdisnin.

Denimi me gjyq i krimineleve naziste (ne vend te  ekzekutimit ne grup pa gjyq, ashtu si kerkonte Stalini dhe Churchilli) u ba me kerkesen e Presidentit Roosevelt. Arsyet e dhanuna, simbas juristit amerikan Gordon Dean, kane qene: qe te mos harrohen  krimet e vertetueme publikisht, te edukohen brezenite e reja, te dekurajohen kriminelet e mundshem ne te ardhmen, te japim nji gjykim te drejte qe te mos flliqemi me arbitraritetin e diktatures, dhe te japim denime kryesisht per krimet kunder popullsise – e jo per shperdorime, vjedhje e tjera…!

Ideja “ligjore” e “konspiracionit kriminel nazist” ka qene me provue fajsine e organizatave naziste; ne se keto organizata gjykohen me qene fajtore  per krimet qe akuzohen, dhe faji i “organizates” vertetohet, atehere çdo anetar i ketyne organizatave konsiderohet “fajtor”. Nga Gjyqi i Nurembergut u gjeten fajtore dhe u denuen me vdekje, ekzekutim ne litar: Goering (u vetehelmue) Ribbentrop, Keitel, Kalterbrunner, Frank, Sauckel, Rosenberg, Frick, Streicher, Jodl, Seys-Inquart. Ekzekutimi u ba me 3 tetor 1946 . Para ekzekutimit, shumica kaloi nji periudhe instraspeksioni. Disa u kthyen kah Zoti!

Deri ne dhetor 1947, ushtria amerikane ne sektorin e saj solli para gjyqit 1,676 kriminele naziste te rangut te dyte. Numri i te  hetuemve ne ish Gjermanine ka qene afer 3 miljone. Vetem Gjykata e kampit Dachau procedoi 1,672 naziste. Nga keta, 1.090 u denuen si fajtore; 426 u denuen me vdekje, shifer qe provon se komandantet dhe rojet e thjeshta te kampeve naziste jane denue  pa meshire. Ne pergjithesi, u zhvilluen 545 procese gjyqesore, me nji personel gjykues prej 22.000 vetesh. Megjithe amnistine e shpallun, 930.000 persona dolen para gjyqeve aleate, 1.549 fajtore te medhaj, 21.000 fajtore te kategorise se dyte, 104.000 fajtore per krime ma te vogla, 475.000 fajtore “perkrahes”, ma shume se 500.000 u denuen me gjobe, 122.000 u pushuen nga puna, 25.000 u shpronesuen, 22.000 u denuen  pa te drejte pune shtetnore, 30.000 u denuen me pune te ndryshme…. Gjykatat vune ne dukje se faji per krimet ashte “personal”…! Keshtu u thye definitivisht kurrizi i nazismit ne Gjermani.  Ne vitin 1991, kjo nuk ngjau ne Shqiperi!

Prokurori britanik Sir Hartley Showcross shkruente:” Besnikeria politike dhe bindja ushtarake jane dy cilesi te shkelqyeshme; por, as njena, as tjetra nuk justifikojne zbatimin e tyne ne  akte qellim-keqia. Ekziston nji kufi ku njeriu duhet te refuzoje bindjen ndaj udheheqsit, ne qofte se mendon me i pergjegj ndergjegjes”.   “Urdhenat nga eproret, qofte edhe per ushtarin e thjeshte, nuk mund te merren parasyshe si faktor lehtesues ne rastin e krimeve tronditese dhe  monstruoze qe jane krye.”(Nga Gjyqi i Nuremberg-ut)  Gjuha e ligjit ashte e qarte!

Me okupimin e Gjermanise.  Aleatet fitimtare moren persiper mbrojtjen e jetes dhe fatin e popullsise gjermane. Ne zonen amerikane filloi menjihere procesi i denazifikimit.  Aleatet arriten ne perfundimin se gjermanet vete nuk do te ishin ne gjendje me plotesue denazifikimin e vendit te tyne. Nazismi kishte rranje te thella ne psikologjine e popullsise.

Policia naziste u shpernda. Vetem ne qytetitn e Nurembergut u mobilizuen 500 persona “te paster”. Burgjet u reparuen. Bankat u hapen. U krijue agjensia e transporteve urbane, dhe 38 shoqeni sigurimesh. Qindra kuaj te ish ushtrise gjermane u falen fermiereve ne rrethe. U formuen kater parti politike. Filloi  botimi i gazetave, u hap zyra e taksave e filloi vjelja e tyne. 70 perqind e banesave te shkaterrueme filluen reparimin. Ish-mesuesit naziste u pushuen nga puna te gjithe. Tekstet shkollore u demokratizuen. Mesues te ri u pergatiten intensivisht, e mbas gjashte muej pune, ne nandor 1945, 25.000 nxanes filluen mesimet ne shkolla te qytetit. “Sherbimet kritike” si gazi per ngrohje, drute e qymyri per dimen, dhe ushqimi per popullsi mori randesi prioritare. Vetem gjashte muej mbas mbarimit te luftes qyteti i Nurembergut filloi jeten e re me elektricitet, uje, e kanalizime. Mijera telefone, zyrtare e private, u instaluen. Klinikat shendetsore u hapen. U ba imunizimi i femijve e qyteti u pajis me ma shume shtreten se kishte ne vitin 1939. U hapen dy kinema dhe ne sallat e teatrit filluen çfaqjet. Administrata ushtarake amerikane tregoi me sukses per popullin gjerman rrugen e rimekambjes.

Rasti i dyte: me 3 tetor 1990, u ba bashkimi formal i dy Gjermanive. Lufta e Ftohet mori fund ne Europe. Filloi periudha e re e paqes, e perparimit, e zhvillimit ekonomik. Filloi edhe procesi i ramjes se shteteve satelite ish komuniste, dhe i Shqiperise. Procesi i dekomunizimit ne ish Gjermanine lindore filloi, vazhdoi dhe perfundoi me sukses per hir te ndihmes se madhe qe dha Gjermania Federale (afersisht 100 miljarde  dollare ne vit), dhe te eksperiences se vitit 1945. Hapja e dosjeve dhe procesi i lustracionit u ba ne menyre te rregullt, i organizuem dhe i mbikeqyrun nga organet e Qeverise Federale Gjermane, nji shtet  i pasun, dhe me aftesi te dores se pare.

***

Pervoja e se kaluemes komuniste duhet te na rikujtoje se tirania na nxjerre nga bota e humanizmit, dhe perfundon ne vdekje, morale e fizike. Sot, bindja e jone ma me randesi duhet te jete ”… njohja e dinjitetit tone njerezor, dhe e barazise se te drejtave te pa tjetersueshme per te gjithe pjesetaret e familjes se vetme njerezore , si themeli i lirise, drejtesise, dhe paqes ne bote “(UN Deklarata Universale)

Do te vije nji dite kur kujtimet e shtypjes, dhunes, terrorit te ushtruem nga kryekriminelet sadiste do te veniten ne kujtesen e popullit shqiptar. Me parafrazue kryeprokurorin ushtarak amerikan, Robert H.Jackson, ne se kemi kultivue ne boten tone shqiptare idene se “lufta e klasave”, kriminele e agresive, ashte rruga qe shpie agresorin ne banken e te akuzuemit e jo ne listen e nderit, atehere mund te themi se kemi dhane nji kontribut ne perpjekjen tone me ba jeten ma te sigurte. Me pune sistematike ne mbledhjen, paraqitjen e fakteve, na i bajme te qarte popullit shqiptar se jane kriminelet komuniste ata qe filluen kete proces, dhe pergjegjes per te gjitha rrjedhimet fatale,…. e jo ne! Ata jane persekutueset, ata jane fajtoret. Na jemi viktima, na jemi te pafajshem. Dhe per kete, ne kemi te drejten e plote morale me fole, me akuzue, dhe me kerkue  reparimin e padrejtesive te bame ne kurrizin tone e te familjeve tona.

Tue marre parasyshe te kaluemen tone tragjike nen “diktaturen e proletariatit”, nji çmenduri komuniste e shekullit XX, te ushtrueme me egersi nga udheheqes injorante deri ne dhimbje, e te çveshun nga çdo cilesi qytetare te respektit te jetes dhe dinjitetit te “qytetarit”  qe mendon ndryshe, njeriu pyet veten:

Çfare qendrimi duhet marre ne gjykimin e nji sjellje te ketille, sot kur Shqiperia kerkon te ballafaqohet me te kaluemen, te denoje ate, dhe te nxjerre mesimet e nevojshme per rindertimin moral te shoqenise sone, kryenalte per identitetin e saj dhe e denje per anetaresim ne Bashkimin Europian, vlerat e tij qytetnuese, e mireqenejen ekonomike qe na ofrohet?

Perpjekjet me denue te kaluemen komuniste kane qene te pakten jo serioze, te shumten ofenduese per viktimat. Para nji situate te ketill,

A jemi sot ne pozite qe ne “kontraten sociale” te shoqenise sone akoma te pa afirmueme, te harrojme gjithçka, dhe te vazhdojme ne “rrugen pa krye”, sikur asgja  nuk ngjau ne kete boten tone?

A jemi te sigurte se me nji qendrim te ketill, konfliktet ekzistuese do te “eliminohen”, te veniten nga koha, sikur nuk ngjau gja ne kete boten tone? Çka mbetet atehere nga koncepti i “pergjegjsise qytetare para ligjit”, dhe respektimit te ligjit symbol i lidhjeve nderqytetare dhe lidhjeve te popujve ne kete planet tonin?

A duhet te pranojme se ushtrimi i “pushtetit te pakontrollueshem” don te thote se nuk ekziston nji detyrim me randesi ndaj shoqenise shqiptare te heshtun? A kemi ra sot ne nji pozite, thellesisht komprometuese, me pranue qe “me muratoret e  ferrit do te ndertojme parrizin”? E te pranojme shprehjen franceze per Bourbonet “nuk mesuen gja, dhe nuk harruen gja”? Cila ashte e ardhmja e jone?

Nji pyetje e veshtire! Nji problem thelbesor qe kerkon nji zgjidhje te perhereshme. Nuk mund te vazhdohet ma gjate keshtu. Flitet per “hapje  dosjesh” e “lustracion”, nji zgjidhje jo vetem e vonueme, por edhe e pa pergatitun me kujdes. Na ofrohet “modeli gjerman” rruga e ndjekun nga nji popull europian e perparimtar.  Por Shqiperia sot nuk ka as perkrahjen e “aleateve perendimore” ashtu si Gjermania e viti 1945, as perkrahjen e Gjermanise Federale per Gjermanine lindore si ne vitin 1990-2000, as vullnetin e duhun per nji zgjidhje te drejte qe synon denimin e “mekatit” e jo vetem hakmarrjen kundrejt “mekatarit”.

Dy sprova personale! Ne vitin 1951, erdhi ne burgun e Shkodres nji i ri 21 vjeçar, ish oficer Sigurimi, i denuem sepse u trondit nga trajtimi kriminal i klerit katolik shqiptar.  Nji dite u afrue e vullnetarisht filloi me u rrefye. “Duhet ta dini, me tha, se ne rast permbysje, ne kemi pergatite dy lloj dosjesh: njena, Dosja A, permban veprimtarine tone kunder jush;  kjo Dosje do te digjet para se te largohemi. Dosja e dyte, Dosja B, ashte dosje per ju, e elementit te komprometuem, e do te mbetet e pa prekun. Kur te hapet do te shihni sa thelle kemi hyre ne rrethin tuej familjar. Atehere do te ziheni njeni me tjetrin…e do te na harroni ne”. Ashtu ngjau!

Mbas lirimit nga burgu, me vizitoi nji bashkevuejtes, i torturuem dhe tashti punetor krahu, baba i dy te rijeve gjimnaziste. “Kam ardhe me shkarkue nji barre te rande tek ti, me tha. Une jam nji kufome qe levize, sepse moralisht jam i vdekun. Me kane kercenue ne Sigurim se do te nxjerrin djelmet nga shkolla e do t’i detyrojne me ba pune krahu ne ndertime. Sot, nuk me ka mbete gja veçse grueja e smure e dy femijte. Ideja qe ata te rriten pa shkolle dhe punetore ne kantiere me tmerron. Me kerkuen “bashkepunim” si “informator”. Njizete e kater ore ma vone, pranova. Une kam vra veten moralisht me shpetue dy femijte nga nji katastrofe, me tha. Tashti, punoj me sigurue trisken e bukes per familjen…punoj ne tulla….! Kete sekret ta besoj ty…per hir te vuejtjeve te perbashketa….”

Nuk gjeta fuqi me thane nji fjale te vetme. I hodha krahet dhe perqafova kete shenjteni atnore. Pa fole, te perqafuem, dy viktima po jetojshim momente solemne te jetes sone te nxire, çaste cilesore te pa perseriteshme! I friksuem nga nji skenar i ketill, planifikova arratisjen time. Vdekja kishte humbe peshen e frikes qe e shoqenon….

Hapja e dosjeve, e te gjitha dosjeve, do te sjelle dhimbje te medha, vuejtje afatgjata, sidomos ne rradhet e viktimave te komunizmit. Si do te ndjehen dy te rinjte e bashkevuejtesit tim, krenare per  sakrificen e atit te tyne ne burgje e kampe pune, kur te lexojne katastrofen morale te prindit te vdekun? Çfare kenaqsie do te nxirret nga dosja e ish-sigurimsit “te penduem”? E te mijera te tjereve  te ngjashme me   keto? Kjo do te ishte nji padrejtesi e madhe qe asnji ndergjegje njerezore nuk duhet te pranoje; dhe asnji shoqeni e qytetnueme nuk duhet te lejoje!

Dosjet duhet te hapen per te gjithe kriminelet e medhaj, te vegjel dhe “perkrahesit”  qe kane perkrahe, dhe kane mbajte ne kambe me ndergjegje, e jo nga frika e persekutimit,  diktaturen e kuqe. Le te çlirohemi njihere e pergjithemone nga “kercenimi i hapjes se dosjeve”, dhe le te eliminojme elementet e komprometuem  me vullnet te lire, nga aparati shtetnor – dhe nga rrethet tona shoqenore.

Ne historine tone kombetare kemi mjaft trashegime, te mira dhe jo aq te mira, por qe jane pjese e pandame “e jona”. Bashkepunimi me okupatorin, dhe lufta e jone per liri; bashkepunimi me diktaturen komuniste dhe lufta e jone per demokraci, jane pjese e se kaluemes sone te veshtire. Nuk mund te shlyhen, as duhet te harrohen. Ata mund te shfrytezohen me nxjerre mesim per te ardhmen. Na do te dalim me sukses ne qofte se  punojme ma shume per te ardhmen e  femijve tone se per demonizimin e kundershtarit..…!

Edhe nji hap ma shume: “Mos lejoni fitoren e se Keqes mbi ju; por mundeni ate me nji te mire” (Romans, 12:21)

 

 

 

Reflektim mbi   DHIMBJEN

     

 Nga Leonora Laçi            

                                                                                            

Kjo është një betejë…, çka është brenda mundësive të mia, të veproj kundër të harruarit.”(autorja e  librit)

Pau dritën e botimit DHIMBJE –vëllimi 3 (Trianë, 2014) si reflektim për ne, mbi dhimbjen që pllakosi pas “çlrimit” që kaluam nga pushtimi në pushtim, si një premtim i mbajtur nga autorja për ta vazhduar punën e saj që të hulumtoj në menyrë investigative ato Dosje të Krimeve  që nuk hapen por  hapen disa dosje tjera, jetësh njeëzish, krime, plagë, shënja, gjurmë, rrëfime,  etj.                                                                                   Studiuesja e mirënjohur Fatbardha Saraçi solli për lexuesin një tjetër dramë të kalvarit të vuajtjeve të këtij populli guximtar  që akoma nuk i është kërkuar falje por megjithatë duket sikur ka falur por kurrësesi s’ka harruar atë që ka provuar mbi shpatulla. Përçmimin, fyerjet, vrasjet e bijëve, nënave e baballarëve përsekutimet, dhunën psikologjike që përkufizohej me termin “luftë klasave” që më ngjan si luftë brënda llojit, luftë klasash që shuajti intelektualët e shquar të këtij vëndi, bijë të denjë, e luftoi klerin katolik. Të gjithë këtë e ka pasqyruar në veprën“ Dhimbje” tre vëllimore. Njëra vepër më e dhimbshme se tjetra me ngjarje, përsonazhe të vërtetë gjithëçka është reale e prekshme, që kullojnë gjak që ende pikonë në zemrën e djemëve  që u burrëruan para kohe dhe vajzave që u plakën pa vajzëruar. Këta fakte të pamohueshme të pranuara në heshtje, të duartrokitura nga “nëna parti ”e xhelatët e saj për 45- vite u sollën por të dokumentuara nga studiuesja e palodhur Fatbardha Saraçi(Mulleti).

Vepra në tërsinë e saj nëpërmjet rrefimeve të të mbijetuarve përmbanë  ngjarje, episode, mizori sesi pushteti popullor sillej me të përsekutuarit, atë klasë që konsiderohej fajtore e rrjedhave të historisë  e që lindën në kohën e gabuar, pak nga këto rrefime do i paraqes në shkrim për të ilustruar atë se çfarë bënte regjimi komunist mbi popullin e vet, nëse Gjermanët përsekutuan e bën gjenocid mbi hebrenjtë, nëse serbët bën gjenocid mbi kosovarët vllezërit tanë , duhet shtruar pyetja nga vinte kjo urrejtje për një popull që ishte populli jotë ishin bashkëkombasit e të njëjtit gjak, si mundet që psikologjia e Shqiptarit të mund të pranoj krimet mbi Shqiptarin, madje dhe dora e popullit ti zbatoj me përpikmëri direktivat e partisë vetem e vetem se nuk e pranonin regjimin, krim i Shqiptarëve kundër Shqiptarëve, apo ky na paska qënë “Njeriu i Ri” ?! Internimi apo burgosja bëhej në të shumtën e rasteve me motivin se i burgosuri ishte marr me agjitacion e propogandë.                Në vepër kalohet nga dhimbje në dhimbje, autorja shprehet në faqet e para –: “Ridenimet kolektive, zgjatja e viteve të internimit në pafundësi, njerëz të kthyer në skelete, skelete njërzish, skelete shëtitës që duhej të shkonin në punën e detyruar , nën kërbaçin e rojeve, skllevër në atdheun e tyre”.(fq 15)

Teksa shfleton përballë teje të shfaqet një foto e Elena Gjika-Merlikës, vajza e publicistit e atdhetarit Sotir Gjika, si shumë të tjerë nuk i shpëtoj përsekutimit megjithë bagazhin intelektual që kishte pasi vinte nga një familje e fisme e intelektuale. Atë sëbashku me djalin e saj dy vjeçar dhe vjehrrën e moshuar do e priste kampi famëkeq i Tepelenës.                     Ajo rrëfen në libër sesi fillonte dita në kamp:- Zgjimi- bëhej në mengjez herët, katërqind vetë në çdo kazermë, shtrenguar njëri me tjetrin, në dy kate shtretërish, të pandërprerë dërrase, në të gjithë gjatësinë e saj. Nuk ishin lejuar më shumë se 60cm për secilin prej nesh”. (19) Duke gërvishtur kujtimet kujton një skenë tjetër  kur Elena Gjika ishte zgjedhur në listen që të shpërngulej në një tjetër kamp.               Shprehet- Nuk mund ta harroj kurrë atë skenë: Vjehrra pothuajse në hije, që më shihte nga dera e kazermës së madhe, djali im që kacavirej në spondën e makinës e më thërriste, polici që i binte duarve të tij më qytën e pushkës, ai që binte por nuk epej dhe ne që ishim shtrënguar pranë njëra-tjetrës mbi dyshekët në një heshjte varri. Na dhanë një rracion bukë e një presh, ishte e mjaftueshme për një ditë ! Lotët e vjehrrës që më kishte zëvendësuar nënën, të cilën nuk e  shihja prej dhjetë vitesh, nuk do të shuhen kurrë nga kujtesa ime, sëbashku me zërin e hollë të fëmijës tim “mama” mama”…(fq23)   Rrefimet vazhdojnë me Gjon Mark Gjonmarkun ( në atë kohë kur u internua ishte vetëm 10 vjeç shprehet për menyrat sesi mbikqyreshin-: Këto mbikqyrës të tmerrshëm, që përfaqsonin shtetin komunist ishin të tmerrshëm. Ata kontrollonin çdo gjë të njeriut të mjerë si : qëndrimin, pozicionin, shikmin, fjalën, bisedën, të shihnin lëvizjen e gojës, ta dëgjonin, të mbikqyrnin në çdo cast dhe nëse të therriste të kapte, të vinte prangat, të shtronte në dajak dhe me dëshmitarë të rreme, që ti s’i kishe parë kurrë, me gjyqe e pa gjyqe, të dënonin 7-10-15 vite burg ose të pushkatonin.(fq 26) Familja e Gjomarkajve ka provuar kalvarin e pambarimtë të internimit, burgosjes e përsekutimit në të gjitha format. Tjetër familje që vuajti ishte e Mirakajve nga Iballa e Pukës. Klora Miraka-Merlika( u internu që në moshën e hershme , 10 vjeçe)kujton: Nga Shkodra na dërguan në Berat, në Breg të Lumit. Na mbushej goja me rërë.Ujë pinim nga bora.Na jepnin për të ngrënë bukë thatë… Vazhdon: Gjella që na jepej ishte me krimba, bollguri e grosha ishin me miza.(31)Kampi Tepelenës ishte kthyer në një kamp shfarosës të tipit nazistë, ku shumë nëna luteshin që të nesermen ti shihnin prap fëmijët e tyre. Disa nga personazhet që rrefejnë secili ngjarjen e vet e jetën e vet, ku libra duhet të shkruhen pa fund, jo një, dy apo tre, këto janë : Asije Habili,Sose NIk Sokoli (Vata), Eugjen Merlika, Liri Cenaj, Simon Miraka, Rudina Dema, Adelajde Mirakaj, Naim Staraveca, Guljelm Deda, Drande Jakja, Nikë Vukasni, Syriha Hasi, Aishe Gogaj, Luçia Kaçaj,Gjyljana Mapaj,Nënë Sava, Hysen Shehu, Nadie Kasorohu, Nadire Kërçiku, Familja Merdani, Makbule Frashëri, Meshan Cini, Metiko Reshit Qendro, Rukije Rama, Liri Ljubonja, Kozara Kati, Tefta Tasi, Shpresa Ngjela etj emra të pafund.  Cfarë tmerri, për at nënë që i vdiste fëmija në kamp, siq e tregon dhe Asije Habili-        Nëna takohet me nëndrejtorin e kampit, që quhej Syrja.        

I drejtohet me fjalët: -Zotni, më ka vdekur djali! – Mirë ka bërë- I përgjigjet ai.   -Mirë thua ti, por unë kam hall ta varros, e s’kam qefin i thotë nana e shkretë… -Ka sa të duash fier, gur, dhe!-ia ktheu zyrtari me emrin Syrja.         Pushteti përdorte dhe të vdekurit për të dhënë mesazh popullit se çfarë i priste nëse ngrinin krye. Sose Nik Sokoli tregon se :- Nga Tepelëna na dërguan në hekurudhë, aty na detyruan me pa të vrarë Alush Lleshanakun, kokën e kishte të varun përpara.(fq 40)             Atdhetari –Alush Lleshanaku ishte parashutisti që sakrifikoi dhe jetën për ti sjell lirinë atdheut që ishte kthyer në një kamp gjigand telash me gjëmba i mbushur me  të burgosur e të internuar politik që akuzoheshin “kulak”,“tradhtar”,“raksionar”,armiq” e llojë llojë termash që shërbëtorët e regjimit shpiknin e mbushnin dosje për ti depunuar në gjykata “popullore” e për të dhënë denimet gjoja të merituara.  Historia sado e dhimbshme nuk duhet harruar, dhe duhet marr mësim nga ajo, sepse kush nuk mëson nga e historia atëherë ajo e  kaluar përseritet. Vepra merr vlere akoma më të madhe pasi autorja Saraçi është bashkëvuajtese nëpër kampet e internimit. Vepra është një mesazh që të vetdijtësohemi se çfarë pasojash ka lënë komunizmi mbi shoqërinë shqiptare por duhet të shërbej dhe si reflektim për brezat e rinjë, e edukues për ta, si dhe për të treguar se megjithë gjëndjen shokuese që pësonin në kamp ata të pafajshëm sërisht shpresonin, i jepnin forcë njëri tjetrit për tu ngritur në këmb, dhe kishin bindjen e besimin e thellë se një ditë gjithcka do të ndryshoi. Veprat në seri janë dëshmi dhe për të huajt që të njohin vuajtjet e një populli të vogël që e desh gjithmonë demokracinë perendimore, desh paqen e lirinë dhe nëse për këto duhet të paguaj çmim të lartë siq është vetflijimi por kurrë nënshtrimi.                                                                   

 

 

 

FJALORI ITALISHT-SHQIP

I LUCA da MONTE GIOVE

(Dorëshkrim i vitit 1848)- Varianti II

Nga Luljeta Dushi

 

 

                 HYRJE

 

                Fjalori italisht-shqip (në dorëshkrim) me autor fratin françeskan Luca da Monte Giove mban datën 1848.

Njoftimet për qenien e këtij Fjalori i gjejmë, së pari, te shkrimi i historianit françeskan Atanaz Gegaj, i cili në një artikull të botuar në revistën “Hylli i dritës” sqaron se bashkëvëllai i tij, ndërmjet tjerash, ka lënë edhe një Fjalor italisht-shqip, të cilin ia pati dhënë për ta botuar Propagandës Fide (në Romë). Për arsye që ne nuk i njohim, ky Fjalor mbeti pa botuar. Sipas A. Gegajt, dorëshkrimi ruhet në bibliotekën e bashkisë së qytetit Todi (Itali).[1]

Më pas, dijetari erudit Mario Rok, në veprën e vet Recherches sur les anciens textes albanais[2], do të shkruajë: “Unë inventarit të z. Petrotta i shtoj atë Dizionario italiano-albanese con alcune parabole o sentenze usuali të Fr. Luca da Monte Giove … të ruajtur në bibliotekën e kuvendit të San Fortunatos në Todi …”[3]

Në vazhdim do ta përmendin këtë Fjalor italisht – shqip edhe të tjerë, gjithsesi me gjasë duke përsëritur atë që kanë thënë paraardhësit e tyre.

Do të shkruajë për këtë Fjalor edhe patër Donat Kurti, në monografinë me titull Vepra kulturale e elementit katolik në Shqypni, botuar në revistën “Hylli i dritës”.[4] Ngjan që autori i sipërm nuk e ka patur në dorë fjalorin e Da Monte Gioves, sepse përsërit atë çka ka shkruar para tij A. Gegaj, duke interpretuar gabim titullin e veprës në fjalë..[5]

Dhimitër Shuteriqi, në veprën Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850[6], do të përsërisë njoftimet e dhëna nga Mario Rok, duke mos shtuar asnjë të dhënë të re për Fjalorin italisht-shqip, për të cilin po flasim.

Patër Vinçenc Malaj, në shkrimin me titull “Kontributi i françeskanëve në letërsinë shqipe”, do të përsërisë të dhënat e sivëllezërve të vet, duke shtuar se Fjalori në dorëshkrim i L. da Montegiove (siç!) ruhet në qytetin Todi në Itali.[7]

Njoftime më të plota e më të sakta për Fjalorin e L. da Monte Giove i gjejmë te vepra “Historia e albanologjisë” e prof. dr. Jup Kastratit. Sipas një shënimi të lënë, prof. Jupi na kumton se ka pasur mundësinë të konsultojë një shkrim të patër Justin Rrotës për veprën në fjalë. Shkrimi i patër Justinit mban titullin “Kujtimet e një të sëmundëti (1925-1939)”, shtypur me makinë shkrimi “Oliveti”, gjithsej 49 f. Prof. Jupi shënon: “E kam konsultuar te Autori, në lagjen Arra e Madhe, me dt. 16.III.1956”.[8]

Sipas profesor Kastratit “Justin Rrota, duke ecur në gjurmët e Marcello Civezza-s[9], i ka bërë një përshkrim të shkurtë veprës në fjalë. Titulli i dorëshkrimit është Dizzionario italiano-albanese – con infine alcune parabole o sentenze usuali”.[10]

Siç u parashtrua deri më tani, kuptohet që shënimet e lëna për Fjalorin e L. da Monte Gioves, ngjan të jenë kryer pa e pasur veprën para syve në tavolinë të punës a pa e konsultuar atë. Kjo vërehet edhe te pasaktësia në shkrimin e mbiemrit të autorit të Fjalorit, që nuk del në të njëjtën trajtë te të gjithë autorët e përmendur më lart (khs. Monte Giove, Montegiove, Montegiovo etj.)

               AUTORI (Jeta)

Për jetën dhe v   eprimtarinë e Luca da Monte Gioves dimë shumë pak gjëra. Thuhet se ka qenë 19 vjet misionar françeskan në Shqipëri dhe më pas mësues i gjuhës shqipe në Romë. Sipas A. Gegajt Da Monte Giove ka vdekur në vitin 1862.[11] Sipas J. Kastratit Gegaj i referohet Bazzocchinit.[12] Katër letra, që shkroi prej Pultit, brenda viteve 1839-1841, ruhen në kuvendin françeskan San Pietro in Montorio.[13]

 

VEPRA

Që në krye të herës duhet vënë në dukje se analiza e Fjalorit italisht-shqip e Luca da Monte Gioves është kryer jo mbi tekstin origjinal, po mbi një version të fotokopjuar, me një fotokopjatriçe bardh e zi e jo me skaner profesional. Kjo ka bërë që fletët e fotokopjuara të dalin me një cilësi tepër të dobët. Shumë faqe të Fjalorit nuk lexohen qartë e disa prej tyre janë tepër të zbardhura në pjesën e sipërme, çka pengon edhe leximin e vazhdueshmërisë së numrave të faqeve. Negativisht ka ndikuar edhe “plakja” e letrës, sepse vende-vende ajo ka nisur të marrë ngjyrën e murrme, çka është pasqyruar te fleta e fotokopjuar. Për një botim kritik të ardhshëm, këto të meta duhen mënjanuar.

Ne kemi zgjedhur për Sprovën tonë kryesisht e vetëm ato fletë që paraqiten më të plota e ku leximi është përgjithësisht i qartë.

Fjalori nis me fontespicin, punuar me dorë. Pasojnë tri faqe, ku Da Monte Giove i shkruan një letër në gjuhën italiane arqipeshkvit G. Labella, që ishte caktuar nga Propaganda Fide për të ndjekur punën për hartimin e Fjalorit.

Pas kësaj, në një faqe të veçantë, vjen “Miratimi” i ipeshkvit françeskan të ish-Arqipeshkvisë së Durrësit, shkruar në italishte.

Pjesën kryesore të këtij Fjalori (rreth 323 faqe) e zë fjalësi. Fleta është pak më e vogël se ajo kompjuterike A4 (21 x 29.7 cm). Në krahun e majtë rreshtohen fjalët në italishte, ndërsa në krahun tjetër, përkthimi në gjuhën shqipe. Shkrimi i shkruar me dorë me bojë të zezë është i qartë.

Në fund të Veprës ka një shtojcë prej tetë faqesh, të shënuara me numra romakë. Tri faqet e para (I-III) dhe katër rreshta të faqes së katërt, përmbajnë emra të përveçëm njerëzish. Vazhdimi i faqes së katërt titullohet Nomi di città e nazioni più in uso. Katër faqet e fundit (V-VIII) përmbajnë “Proverbi o sentenze”, të gjitha këto respektivisht me përkthimin në shqip.

Për numrin e plotë të faqeve si dhe për numrin e saktë të fjalëve të përfshira në këtë Fjalor, nuk mund të thuhet fjala e fundit, pa patur në dorë tekstin origjinal, aq më tepër kur edhe të tjerë para nesh nuk japin shifra të njësuara (khs. M. Rok 326 f., A. Gegaj 328 etj.) Ngjan që asnjëri prej studiuesve nuk i ka numëruar faqet e librit që nga e para deri tek e fundit, duke llogaritur edhe ato të shënuara me numra romakë.

Dorëshkrimi që ne kemi në dorë ka gjithsej 336 faqe, të ndara kështu: fontespici së bashku me letrën e Da Monte Gioves dhe “Miratimin” e Labella-s, gjith. 5 faqe të panumëruara. Fjalori nis me faqen 1 dhe përfundon me faqen 323. Më pas vjen Shtojca prej tetë faqesh, të numëruara me shifra romakë (I-VIII).

Për numrin e fjalëve mund të bëhet një përllogaritje e përafërt. Duke gjykuar se numri i fjalëve (në italishte) të rreshtuara në një faqe zakonisht është 32, nga një shumëzim i thjeshtë del që shuma e përgjithshme e fjalëve është rreth 10 mijë. Duke marrë parasysh që për përkthimin e një fjale të shqipes, autori ka dhënë nganjëherë dy a më shumë variante, numri i këtyre të fundit bëhet edhe më i madh se 10 mijë.

Çështja nëse teksti origjinal i Fjalorit italisht-shqip të Luca da Monte Giove ndodhet në bibliotekën e kuvendit të San Fortunatos në qytetin Todi të Italisë, apo në bibliotekën e bashkisë të këtij qyteti (siç shprehet Dh. Shuteriqi, pohim të cilin V. Kamsi e quan “lapsus”)[14], nuk përbën më problem. Do të mjaftonte vetëm një vizitë në këtë qytet për të vërtetuar qenien e tij, veprim që do t’i shtonte fondit të gjuhësisë shqiptare edhe një fjalor tjetër, deri tani të panjohur e të pastudiuar.

Dy studiues seriozë e të besueshëm, që e kanë parë me sytë e tyre dhe e kanë prekur me dorë Fjalorin e Da Monte Gioves, janë A. Gegaj dhe M. Roques. Të dy japin indikacione të sakta për vendndodhjen e Fjalorit. I pari, Gegaj: “Dorëshkrimi ruhet në biblioteken e bashkís së Todit, në Italí, “Cod. 224”, në formatin 80, f. 328, shkrue në vitin 1848.” I dyti, M. Roques: “Unë inventarit të z. Petrotta i shtoj atë Dizionario italiano-albanese con Dy shkrimet e sipërme datojnë në të njëjtën kohë (viti 1931). Tani, do të ishte e pangjashme që në këtë rast të kemi të njëjtin dorëshkrim në dy vende të ndryshme. Lajthitjet këtu përjashtohen, Në këtë mes më e besueshmja është të pranohet që kemi dy dorëshkrime të të njëjtit fjalor, që ruhen në dy vende të ndryshme, po në të njëjtin qytet.Ajo që e përforcon më tepër këtë përfundim është puna që dorëshkrimi që ne kemi në dorë, ka mjaft ndreqje, të cilat natyrisht nuk mund të bëhen në asnjë mënyrë mbi kopjen që do të dorëzohej për botim.

[1]V. Kamsi, Mario Roques …, po aty, f. 25, shën. 13[1]V. Kamsi, Mario Roques …, po aty, f. 25, shën. 13. alcune parabole o sentenze usuali të Fr. Luca da Monte Giove … të ruajtur në bibliotekën e kuvendit të San Fortunatos në Todi, me nr. 224 …”

 

 

 

Po largohem nga Florida me dashurinë tuaj me vete.

 

NGA BAJAME HOXHA-ÇELIKU, BRUKSEL

 

Dikur kam qenë e internuar dhe s’i kaloja dot as e vogël e as me tim shoq, rreth katër km² territor që e rrethonin kampin e Savrës. Është një keqardhje e përzier dikur me lot dhimbje kur njeriu mendon se çfarë është liria,hapësira, detet, oqeanet, treni, autobusi,anija, avioni,vetura, aq më tepër kur e kapërcen atë prag dreqi të ndaluar e merr udhëtimin për shumë larg, deri atje ku kemi shkuar vetëm me imagjinatë, dhe le pas ato shpella skëterre, apo kampet të fëlliqura si nga ambienti dhe nga personazhet e titullarët diktatorë e të çmendur për të shtypur, e fyer, për të të marrë edhe frymën e fundit, dhe jo në pak raste në tortura të tmerrshme fizike dhe ato psikologjike, kur temperatura i kalonte 42°c. Nuk shkohet përpara pa menduar të djeshmen, pa lidhur kohët, pa bërë krahasimet, pa kujtuar fëmijërinë tejet të vrarë e të rreckosur,të pa ngrënë e të braktisur, syrgjynosur e katranosur, nëpër kampet e komunizmit të dalë boje, por ne krenarë për pastërtinë shpirtërore të nënave tona heroike mbijetuam duke u rritur jetimë por me dinjitet. Ishim shembull i pastërtisë në ato kushte e kohë të kufizuar sepse duhej të gdhiheshe e të ngryseshe nëpër fushat e apelet e pafund të  myzeqesë të cilën e kthyem në hambarin e Shqipërisë, duke hapur me krahë kanale të thella kulluese,vaditëse, lloj-lloj punësh të tjera të rënda, me kazma e lopata, duke e niveluar, si i vogli në moshë punoi, ashtu dhe i madhi, kur në çdo vend të botës, këto punë teje  dërmuese, i bënin makineritë përkatëse të kohës.  Liria! O zot! Sa fjalë e gjerë dhe e bukur sa vet jeta!Dhe erdhi koha që diktatorët të mos kenë më skllevër pune, vallë ç’bëjnë ata tani pa ne? Kë shtyjnë? Kë fyejnë e ofendojnë? kujt i çirren e hakërrehen? Ua kemi falur kampet t’i mbajnë me shëndet! Mjaftë punuam për ta! Me keqardhje e shkruaj: po ne u kemi falur të gjithë Shqipërinë, atdheun, që të kacafyten tani me njëri tjetrin. Këtu, nuk kemi bërë zgjidhje të drejtë. Gabimi qe se mungoi partia e duhur në 24 vjetët e fundit, ajo që duhej krijuar në “ditët e fundit të pompeut” Partia e të përndjekurve politik, në të cilën do të merrnin pjesë me qindra e mijëra shqiptarë që vuajtën ferrin komunist e të mbronin të drejtat e tyre të cilat edhe pas demokracisë u shkelën, u morën nëpër këmbë, e të gjithë mbetën pa strehë pasi dolën nga kampet e burgjet. Në këtë kategori njerëzish, bëj pjesë dhe unë,familja ime e përbërë nga pesë persona, dhe sot e kësaj dite nuk ka shtëpi në asnjë vend të botës, me e  dhimbshmja s’kam në atdheun tim, ku punuam e derdhëm djersën lumë si kafshë tërë jetën që nga mosha 11vjeçare e deri në “demokraci”. Shpesh kam bërë kërkesë në qeverinë e  Berishës për të kërkuar atë pjesë të vogël të pensionit të veçantë si gjithë kolegët e mi, si krijuese me shumë e shumë tituj e kontribute të tjera në dobi të demokracisë. Këtë ma jep ligji, po fatkeqësisht nuk e kam fituar, ligji ma jep, sundimi e ndal!Edhe verën e shkuar e kërkova përsëri po përgjigjja mbërriti negative. Vetëm kryeministrit të sotëm nuk i jam drejtuar ende, po le të shpresoj.   Pas shumë sakrificash për të qëndruar në Atdhe, kapërceva me vështirësi kufijtë dhe u stabilizova në Bruksel, duke u bërë Belgjika një atdhe i dytë  për mua, më dha vendin e merituar, më kthehu dinjitetin të cilin ma kishte mohuar vendi im Shqipëria. Ky atdhe i dytë, më bëri vend si bijës së vet të vuajtur nën një diktaturë të urryer. Kështu prej shumë vitesh gëzoj pasaportën Belge, pasi nacionalitetin me gjithë familje na i dhanë brenda dy vjetësh.  Kur viziton Evropën sigurisht ka dhe më tutje është toka e premtuar, ose e bekuar, Amerika. Mua m’u dha rasti fillimisht të vizitoja shtetin e Floridës në Amerikë, për çështje pune, por dhe motra ime Shpresa Kulla, me familjen e saj të nderuar,të shoqin gëzimin, dhe tre fëmijët Sonilën Evën dhe Gencin banojnë atje. Ata kur shkuan kishin me vete dhe heroinën, nënën e mrekullueshme të Gëzimit,Myneverin,  e cila sakrifikoi jetën duke provuar të gjitha kampet famëkeqe të Shqipërisë, që nga Tepelena  dhe së fundi në kampin Savër,me të birin katër vjeç e s’u martua kurrë më. Ajo i qëndroi të shoqit të arratisur në Amerikë besnike për tërë jetën. Tani ajo s’është më. Po unë sa herë që shkoj përulem para varrit të saj me një tufë lule, dhe instinktivisht më pikojnë dy pika loti në kujtim të së kaluarës së hidhur dhe të qëndresës së saj heroike. Pas demokracisë motra u sistemua në këtë vend të begatë me shumë demokraci. Fëmijët tani janë të rritur Sonila punon në një zyrë shtetërore, Eva punon Stewardess që me rastin e 11 shtatorit, kurse Genci, Inxhinier elektronik.

Në shtetin e madh e të bukur të Floridës, të bien në sy rrugët të gjëra me nga katër korsi, e me shumë ura moderne ku qarkullimi i dendur nuk pengohet kurrë, dhe syri të sheh e të ngopet me fusha të pa fund, ku mungojnë vetëm malet sidomos në Orlando mungojnë edhe kodrat, dhe çdo shtëpi ka pishinë, ose liqen origjinal te ballkoni i katit të parë. Me që Florida është e njohur nga liqenet e shumtë, banesat janë ndërtuar rreth e rrotull tyre, që nga lartë duken aq bukur si lule-lule të vizatuara në forma të ndryshme.  Këtë shtet është e dyta herë që e vizitoj, dhe mbeta e mahnitur për vet faktin se aty është gjithmonë ngrohtë e nuk bën dimër. Vend për fukarenjtë por në fakt atje janë të gjithë të pasur se i thonë:Amerikë. Pa le të vizitosh Manhattan New York, me qendrën e tij madhështore, e me ura marramendëse pastaj Statujën e Lirisë, Brooklyn, Bronx, Pennsylvani, Çikago, Michigan, etj, mbetesh pa mend, pa e zënë në gojë Kanadanë që duhet kohë për të qëndisur një libër për mrekullitë e saj.

Gjëja e parë që më ka rënë në sy dhe herën e parë,  është se, femrat shqiptare ishin shumë të avancuara, kishin ecur përpara me guxim, duke çarë jetën me forcën e dijes, të mendimit,të kurajës dhe me krenarinë e origjinës. Të gjitha të zonjat, të shkolluara apo mbrojtur diplomat me aftësi të paparë në vendet që banonin, e jo qyqare të sunduara nga burrat, që të prisnin gjithçka nga burrat apo fëmijët e tyre. Ato janë shembull i krenarisë, si Shpresa Kulla,Flutura Simaku, Alketa Gega Shingjergji, Nazmie dorona, Adela Reçi, sidomos Liri Themollari vetëm me zotësinë e saj mbante një restorant të madh i cili  frekuentohej shumë nga amerikanët. Në Orlando lashë pas, miket e mia të mira ku shpesh pinim kafe së bashku në Starbucks, apo nëpër familjet e njëra tjetrës ku tema kryesore ishte: Shqipëria sot, letërsia,puna, dashuria. U largova nga ky shtet mikpritës,  duke marrë me vete dashurinë e tyre të pakufishme. Ndër të tjerat, përshtypje të mëdha më la një zonjë e nderuar që quhej: Meli Alla, më e moshuara ndërmjet tyre. Kjo grua vitale me autoritet, e cila kapi Amerikën në moshë të konsiderueshme 59 vjeçare,me të shoqin Nexhmi Alla, mësoi mirë anglishten, mësoi dhe mori patentën për veturë në Orlando, pastaj, studioi  për të fituar Nacionalitetin Amerikan dhe e fitoi. Kështu Meli Alla, i doli për zot vetes dhe familjes, sepse në Florida, pa makinë je pa këmbë. Kjo Zonjë e nderuar që sot është te të shtatëdhjetat, që në pamje të parë të le përshtypjen e një gruaje që vinte nga  gene fisnike, aktive si në punë e në shoqëri, dhe së fundi anëtare e kryesisë së  shoqatës “Vatra” në Orlando, e cila u krijua një vit më parë,dhe mbetet një nga themelueset e saja. Meli Allën do ta gjeje duke lexuar gazetën “ Dielli” apo në çdo kuvend apo bisedë shoqërore, ndonëse e moshuar ajo nxitonte me një veturë të vogël, sa te njëra te tjetra për t’i ardhur në ndihmë ndonjë patriotes që kishte probleme shëndetësore,me letrat, në familje, apo probleme shoqërore. Ajo i shtronte qetë-qetë punët dhe i sheshonte me mençuri e dashuri njerëzore, se zoti e dërgoi vetëm për të bërë mirë e t’u gjendet njerëzve në nevojë. Natyra e saj e butë e bujare, gjithnjë e qeshur të bënte për vete, të ngjallte admirim,dhe mendimi shkonte larg, aq larg sa të dukej se nuk kanë fund Nënë Terezat shqiptare, dhe kështu, të pajisur me kaq shumë virtyte të larta, e njoha unë këtë shqiptare të pa lodhur dhe krenare. Thjeshtësia e saj e karakterizonte në çdo hap që hidhte, edhe pse tërë jetën e saj e kaloi në kryeqytetin e Shqipërisë,Tiranë. Meli, ndjehej e barabartë me më të thjeshtat gra,edhe pse kishin nga  një punë të mirë bashkë me të shoqin inxhinier në zyrën e projektimit. Ky çift i mrekullueshëm, rriti  dhe edukoi  mirë si askush tjetër dy vajza të bukura Matildën dhe Adelën, duke  çuar Matildën e shkëlqyer të kryente universitetin në Ekonomi. Familja Alla, njihet për mirësitë e pakufishme edhe kur banonin në Tiranë. Kështu kanë gëzuar respektin dhe dashurinë e të gjithë atyre që e kanë njohur. Por ja, jeta ka të papritura, dhe zemrat lëndohen deri aty ku dhemb shpirti në pafundësi. Çifti Alla, së fundi, afrohet  pranë vajzës së tyre të vetme Adelës, e martuar me Aldo Reçin, me banim në shtetin e Floridës, që prej 11 vjetësh. Çifti i ri Reçi, qe stabilizuar në Orlando, kur Çifti Alla, vendosi të largohej nga Tiranë e të banojnë pranë vajzës dhe nipave në Orlando. Ata të dy vendosën të marrin një shtëpi të vogël me qira, në të njëjtin qytet që vajzës t’ia lehtësonin sadopak dhimbjen e anasjelltas, por pa  ndërhyrë në familjen e saj të re, e të mrekullueshme. Meli dhe Nexhmiu tashmë në moshë, kanë dhe dy nipa në Shqipëri nga Matilda, Kim dhe Ted. Kimi tashmë tetëmbëdhjetë vjeçar, këtë vit, i gëzoi gjyshërit e vet me vizitën që u bëri në Orlando mbasi ai është me studime në Kanada,(shkollën që kreu dhe e ëma) kurse Tedi  vazhdon gjimnazin në Tiranë pranë të atit,Ilir Kurti. I shoqi i Adelës, Aldo ,një djalë flori nga pamja dhe nga puna, i zoti dhe largpamës, mikpritës në familje dhe në restorantin e tij si askush tjetër. Ai ka një restorant të bukur të madh ku shpesh ftohen prej tij njerëz të kulturës shqiptare dhe shtron dreka e darka për nder të tyre. Pra Zonja Meli, gjen forca e gjithmonë shikon përpara, për t’i ardhur në ndihmë me veturën e saj të vogël çdo shqiptari që është në nevojë, sidomos femrave, të cilat janë nga natyra më delikate kur ndodhen për herë të parë në dhe të huaj.

 

 

 

Nga Fritz RADOVANI:

 

“PSE  MË  SHIKON  ASHTU…?!”

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…

 

At Gjergj Fishta O.F.M.

 

Ishe një ditë tue lexue tek “Hylli i Dritës”… Kerkova me pa ndonjë foto…

Kalova fletën dhe u gjeta krejt papritmas përballë me këte foto që më “shikoi” e më tha: “Pse më shikon ashtu Fritz?”… Për pak çaste mbeta i shtangun vërtetë tue e shikue…

Mu kujtue një ditë që tashma hyn nder vitet e shkueme mjaft larg prej tyne: 6 Janar 1940.

Ishte Burri i parë jo i shtëpisë, që takova në këte Botë!

Mbas 12 muejsh me 31 Dhjetor 1940 Ai nuk ishte ma! Ndoshta, një fat i madh për Té!

Ai vërtetë u çudit kur unë po i shikojshe dekoratat e varuna në gjoks!

Pyetja e Tij: “Pse më shikon ashtu?”… Disi, më erdhi e papritun… Ndoshta, më topiti me shikimin e Tij të vrantë po, tue mos e ndij vetën fajtor për shka ka ngja, Ju përgjegja:

– At Gjergj, kur ishe fëmijë 5 vjeç, porsa kishte fillue shkolla dhe unë kishe hy në klasën e parë, në Dajç të Bregut të Bunës, mësueja ime zonjusha Viktore Kuka, na tha: “Nuk do të këndoni ma në shkollë Hymnin e Flamurit “Porsi Fleta e Ejllit t’ Zotit..!” Né shikuem njenitjetrin dhe u topitëm… Po, askush nuk dijti me pyet dhe as, me kundershtue!

Kur shkova në shtëpi me vrap, i tregova Gjyshës sime: Nana Nine, nuk duhet me këndue ma kurrë Hymnin e Flamurit, na ka thanë mësuesja… Ajo më shikoj, dhe u bind se unë po i thojshe një të vërtetë, në moment fshani e tha: “Uuuu, këta i huptë Zoti !”…

Tezja Rozë, veshtroi dhe i tha: Gjatë ka shkue, ooo Nine, po këta, mos bajshin ditë të mirë, si kanë me këndue Hymnin e At Gjergjit kur Shqipninë e shkretë, e futne nën Jugosllavinë e komunistave të pashpirtë e t’ pa Zot!..

Mbas pak kohe, nuk e pashë ma librin “Lahuta e Malcis”, që daja e kishte tek rafti… Nga biblioteka e vet Ai hoq shumë libra, madje edhe disa i dogj në furrën e bukës…

Per të gjitha këta që shpjegova At Gjergji, nuk tregoi interes, sikur i dinte të gjitha…

Deshta me i tregue edhe për thesin me Eshtnat e Tij, po më tha: “E dij, e dij edhe atë!”

E pyeta: “At, po mos ndoshta, Haxhi Qamili kur shkoi me djegë qelen e Don Nikoll Kaçorrit, ka gjetë aty foton që keni ba bashkë me Té, Mit’hat Frashërin e Don Ndre Mjedjen në Manastir 1908, e até nuk e ka djegë me tjerat e ua ka lanë porosi këtyne?!

Ai më pyeti: “Po, çfarë porosije u la Haxhi Qamili këtyne per mue?!”… – Jo, jo, i thashë, po, më shkoi mendja mue, se kam vue ré, që permendin Kongresin e Manastirit, zanë me gojë Alfabetin që krijove Ti, tregojnë vleren kombtare… E emnin Tand, kurrë!

Bani buzën në gaz e si në buzqeshje, më tha: “Po, me Haxhi Qamilin, ku hij unë?”

– At Gjergj, po me gjithatë Kryq të varun në fyt, tashti mbasardhësit e Haxhi Qamilit, si thue Ti, a do të merren me Ty?… – Jo, ooo At Gjergj… Po, as “fra-telat” e sotit nuk po flasin ma “Gjuhë Tande”… Se, u duket edhe Ajo, si “Gjuha e Krishtit”… Janë me shkollat e dreqit… E sigurisht, edhe do të flasin me gjuhën e tij…   Më nderpreu, dhe më tha me shumë butësi dhe ambelsi, ashtu si ka pasë natyren:  “Pasha bukën, 100 vjetë para ua pata shkrue në 1914, për shka ngjau në nandor të 1944…:

***

Qé, shkjau, harlisë krenije,

Meshtarët asht tue i mbytë;

Lterët Tu, seli hyjnijet,

Me gjak asht tue Ti zhytë:

E rrfeja e Jote Kisha

Por rrzon e veç çan pisha!

 

As gjaku, pra, i Meshtarëve

As gurt e elterëve t’ Tu

S’ mund rreshkan mshirë Shqiptarëve,

Nuk mundkan mëninë me t’ zgjue?

E fatin e Shqipnisë

E lankan n’ dorë t’ shkjenisë?…

 

O e mjera, moj e mjera

Shqipni, se keq ké ngelë!

Se mirë, moj, ty t’ thau vera,

Qysh se shkjau asht tue t’ shkelë

E tue t’ poshtnue pa dhimbë,

Tue t’ lanë n’ vaj e n’ brimë.

 

T’ kanë rrahë gjithkah me topa,

Tue t’ djegë e tue t’ shkrumue:

T’ kanë ndamun copa – copa ,

Si t’ ishe pa zot lëshue,

E shk’ asht ma fort per t’ kja,

Me dorë t’ Mbretnive t’ Mëdha.

 

O Zot! O Zot! Mos tjeter

Per ketë pleqni tradhtare,

Qi Evropa, rrence e vjeter,

Bani mbi tokë Shqiptare,

Deh! Ti mos lèn që njeri

Kshtu ta dhunojë pa hiri.

 

Veç n’ Ty na e kemi shpresën

Se ‘i ditë Liri mund t’shohim;

Pse njeriut fjalët e besën

Fort mirë sot po ia njohim:

Ai syt s’ i prir kurr ngjeti,

Veç ku mund t’ grryejë per veti.

 

Prandej, o Zot, prej qiellet

Ti priri syt mbi né,

E ban qi puna t’ kthjellet,

Si asht mirë per Atme e Fé; …”

 

*Nga At Gj. Fishta, “Mrizi i Zanave”: “Mbi vorr të At Alois Paliq O.F.M.”, 2001.

==========================================

 

MESI RADIKAL

 

 

 

 

Nga Atjon V. Zhiti

 

      

1- Si vendas them se më vjen shumë keq për mjedisin që keni gjetur, por ky është realiteti dhe, po ta mbroja, do gënjeja, dhe veten. Fatkeqësisht dhe fatmirësisht askush nuk u shpëton këtyre ligjeve.
Filozofia, me bindje them, se më mbush, kam filluar të shkruaj, po mundohem të shkruaj sesi prekonceptet, relativizmat, konformizmat, largojnë njeriun nga njeriu. Janë të mjaftueshme per il “me stesso” iniziale, por në një stad më të mëvonshëm duhet tejkaluar dhe vetvetja jonë, duhet të zhvishet prej tyre pikërisht për t’u njohur me të dhe sidomos në një nivel meno calpestato si subkoshienca. Deri tani këtë zhveshje e kam gjetur tek skizofrenia, por s’jam akoma gati momentalisht për të. Aimè, shkrim i thënçin, se informacioni që kam gjetur e arritur, është i pakët, po ashtu ineksperienca dhe një sërë faktorësh të tjerë që Ju i dini shumë më mirë sesa unë, më pengojnë, por dëshira mbetet.

– Nga një letër dërguar shkencëtarit hebre, Dr. M. S.

 

2- …do të mundohem të njoh gjithçka, por nuk do pranoj çka nuk më pëlqen, nuk kam kohë për paragjykime, tabu e budalliqe të tilla.

Puna e diplomatit nuk është për mua, është e bukur, por nuk më duket me shumë sostancë. Në situatën që jemi tani, në qoftë se do punoja në shtet, do të dëshiroja diçka më vendimmarrëse. Dhe njëkohësisht, po aq sa do të doja të provoja të gjitha punërat, po aq nuk do doja asnjërën, e rëndësishme është të jetoj me mendimet dhe çka kam brenda.

…edhe po të doja, nuk kam aq mundësira sa për të bërë Don Kishotin, megjithëse ai kthehet dhe në simbol që të tjerët e kuptojnë dhe e bëjnë më mirë akoma atë çka donte ai, ama më duhet dhe mbështetje, jo vetëm morale…                                                                                                                                  Ah, se harrova, nuk ka pse të të duket sikur do bëj diplomatin, e vetmja arsye përse ndjek këto gjëra, është sepse janë të bukura dhe jetë-bërëse, por nuk jam tamam në brendësi të tyre, plus janë eskamotazhi më i mirë që kam për të udhëtuar.

Nga një letër dërguar babait të tij.

3-Lideri i opinionit publik, tregon Richart Hoggart (sociolog anglez), ka prirje që nën ndikimin e mediatizimit, të bjerë në narcizëm, pra t’i pëlqejë vetja dhe mendimet e tij në mënyrë të atillë që të mos pranojë asnjë dialog me të tjerët, të mos pranojë gabime, të mos tregojë kufijtë e dijes së vet, përballë së cilës nis injoranca e tij.

A nuk mendoni se ky pohim u përshtatet drejtuesve tanë, kur flasin për administratën shtetërore për ato që vetë nuk i bëjnë dhe nuk flasin për ato që bëjnë?

– Nga përgjigjja, dhënë me sms ca shokëve, që e pyetën për këtë çështje.

 

4-Duhet kuptuar shoqëria për të folur për një fenomen shoqëror, të paktën sado pak. Sot në shoqërinë tonë, tërë jeta e shoqërive, ku mbretërojnë kushtet moderne të prodhimit, prezantohet si një akumulim i madh spektaklesh.

Spektakli, në këtë rast programi juaj, për shembull, nuk është më një bashkësi imazhesh, por një raport social që ka imazhin si medium. Realiteti kështu lindte spektaklin dhe spektakli bëhet real.                                                    Imazhi është mall dhe malli kështu ngarkohet me imazhe, imazhe spektakolare, të cilat e mbushin mallin plot jetë dhe çojnë konsumatorin e pamundur për shumë në iluzion.                                                                                                                           Ky mall i kthyer kështu nuk e ka çliruar njeriun nga nevoja, por i ka ushtruar një presion të ri, një kusht të ri, konsumizmin. Në saje të kthimit në mallit në parësi, malli ngarkohet me alegori e kuptim simbolik. Malli konsumohet me dukjen, nuk duhet më për mbijetesën dhe kështu pra kemi një mbijetesë të mbingarkuar. Akoma më e shterpët se nevoja e mbijetesës.            Në shoqërinë tonë është dramatike se si të qenit zëvendësohet nga dukja.                                                                                                                                                                                            –Mesazhi që donte t’i dërgonte një emisioni të njohur televiziv në Tiranë, 16/12/2014 ora 23:12:43.

 5- Si jeni? Si je? Ça bëhet? Ça nuk bëhet? Ça zhbëhet? Ça rikonstrukturohet? Ça vritet? Ngjallet? Balsamoset? Shkallmohet? Qetësohet?

Unë mirë. Shkollë. Shtëpi. Planifikime eksperiencash jetësore nëpër Europë dhe jo vetëm plane.                                     …Ndërkohë dy letrat e zotit Eugjen më lumturuan shumë. Por po aq sa më ka “bërë qejfin”, po aq më lë një përgjegjësi shumë të madhe mbi shpatulla…por në raste të tilla, besoj, duhet vetëm guximi inicial, një shkëndije “marrëzie”, sa për të patur atë impuls, pastaj gjenden mënyra për të mos lejuar peshën të të shtypë, por të shndërrohet në mirësi e dobi etj., etj… vërdallë ka shumë të rinj më të aftë, me më shumë ëndrra, dije…        Xhaxhi Mërgimit shumë faleminderit. Amanetin e tij (për të mos përdorur fjalë të huaja në shkrime) e dëshiroj, nuk dua vetëm të më “tejkalohet”, por nuk e di se sa leksiku im më lejon, ama dëshira është shumë, shumë e madhe.                                    Denisi më thotë që ti jo vetëm akuzon… por i sfidon “pa turp” në dije e në kulturë, lëshon një predhë dhe s’ke frike nga kundërpërgjigjia. …

Një tjetër mik më tha që je personifikimi i elegancës agresive e jo i agresivitetit elegant. Mos ndrysho! …por, kur mendoj përshkrimin e ç’produkti jam, nuk jam totalisht dakord. Po të isha vetëm produkt i prindërve, do të isha shumë më i mirë seç jam, por besoj pak më i mefshtë, (kjo nuk është aspak fjala e duhur). Po e po që falenderoj prindërit për ato që më kanë krijuar e mundësuar, takimet e ndryshme që kanë patur shumë influencë tek mua, por paralelisht dhe në kontrapozicion ka qenë dhe “ambienti i rrugës”, që nuk dua ta përshkruaj, sepse do skandalizoheshit. pluskim i vazhdimtë, kjo luhatje e pambarimtë mjedisesh, më kanë krijuar një panoramë shumë piktoreske dhe me shumë variacion, që më lejon shumë gjëra e nuk më mban të mbyllur. Përkundrazi më bën të jem i hapur karshi çdolloj situate.            Pra ky

– Pjesë nga letra dhe mesazhe të ndryshme, nga të fundit…

6…Pamundësia e votimit prej moshës nuk i bën të rinjtë të mospërfshirë në politikën e vendit të tyre, ata duan të jenë pjesë e saj, pasi janë pjesë e saj.

Personalisht besoj në aftësinë tonë si popull për të bërë zgjedhjen më të mirë, një të përbashkët. Nesër nuk pranoj kurrsesi një “rivdekje” të vendit tim, duke gabuar, sepse besohet ende në disa relike të paafta dhe hipokrite të diktaturës komuniste. Ka patur një Rilindje Kombëtare, ka patur dhe në dhjetorin e ‘90-s, lëvizja për demokraci, që vazhdon…                                          Unë besoj në rrugën e nisur, unë besoj në idealet e demokracisë, unë besoj në ndryshimet e bëra…                                                         Përpara, përpara, përpara!                                                          …Këto ditët e fundit jam kthyer nga Barcelona, ku mbahej sesioni i fundit ndërkombëtar i Parlamentit Rinor Europian, pjesë e delegacionit shqiptar, përvojë e bukur.                                                                                                                             Përmbas shkurtova rrugën për shtëpi duke bërë një interrail nëpërmjet Francës, Gjermanisë, Holandës, Republikës Çeke, Serbisë e në fund Republikës së Kosovës.               Takimin tjetër të Parlamentit Rinor Europian do ta mbajmë në Korçë. Kam filluar punë dhe shpresoj që Europa të gjejë Europë tek ne.

– Nga mesazhet dhe bisedat…

7- Mesi radikal synon bashkimin qytetar për të sugjeruar zgjidhje të problematikave të ndryshme që na rrethojnë, duke synuar të mirën e përbashkët.                                                                                                                                                   Mesi radikal është emër i frymëzuar nga rryma filozofo-politike “radical middle”, e cila merr të mirën e çdo bindjeje politike.
Termi ‘radikal’ i referohet vullnetit e dëshirës për reforma themelore institucionale, ndërkohë, ‘mesi’ – besimi që zgjidhjet e duhura kërkojnë realizëm e pragmatizëm, jo vetëm idealizëm e ndjenja.
Ne jemi një grup të rinjsh të zhgënjyer nga realiteti, që ama ende besojnë, e duan sadopak të kontribuojnë në ndryshimin dhe përmirësimin e tij. Janë të politizuar, por apartiakë, që udhëhiqen nga ndërgjegjia.

Mesi Radikal është një idealizëm pa iluzione.

 

– Nga faqja informative e gazetës elektronike “Mesi Radikal”, e themeluar nga Atjon Zhiti në fillim të vitit 2014, por…)

 

…aksidentalisht e vrau mesi i rrugës, betoni i autostradës Tiranë-Durrës, që riparohej, pa asnjë sinjalistikë as natën, ndërsa Atjoni udhëtonte pas një feste, e kishte marrë në motorin e tij një bashkëmoshatar, 19 vjeç dhe ai, që ishte rrëzuar dhe herë të tjera. Dikush nga miqtë e Atjonit tregoi se ishin nisur për në Durrës për të parë agimin si do të dukej në det dhe mbeti në natën ku hodhi ai që ngiste motorin, pegasin modern të çmendur.

Megjithatë, Atjon V. Zhiti po rendte drejt dritës, mbase po vazhdon…

 

(V. E. përzgjodhën e përgatitën këto 7 mendime e ndjesi nga Atjon Zhiti, i cili, kur vinte me pushime në Tiranë, e parapëlqente kafenenë-librari “E përsh7shme, ku teksa merrte ndonjë çaj a pije, shfletonte librat dhe ndiqte ndonjë veprimtari të sajën dhe dëshironte të botonte ndonjë gjë në MAPO si student, kur dhe u promovua…)

 

 

Ilustrimet që vetë Atjoni V. Zhiti kishte zgjedhur për “Mesin Radikal”

 

 

 

 

 

PJESA E PARË

 

Lotët e shpirtit

 

Nga BAJAME HOXHA-ÇELIKU

Bruksel

 

Vazhdon nga strofa e 30, revista Nr. 95

 

 

Një ëndërr më tha: je dashuri e zjarrtë

E flladit të freskët e zemrës së artë

Dhe unë stolisur me ndjenjë e pasion

U dogja mes yjesh, brenda zjarrit tonë.

 

Për të madhen dashuri,betohem tani

Kjo ndjenjë sublime  shthur dhe mbretëri

Sa desha dashuria të ish’ e pa thyer

Kurrë o shpirti im, ty s’të kam urryer.

 

Dhe pse ditët e bukura u kthyen në acar

Edhe pse ka dy vjet, që digjem në zjarr

Kjo zemër s’gjen dot, shërim shpirti im

Dhe tisi violë, më gjen në ngashërim.

 

Oh, zëri m’u bë i largët si tingull i ngjirur

Nga siluetë femre vjen sarkazëm e hidhur

Të dy mallin tonë të bashkojmë a mundim?

Me forcën e dashurisë qiellin do tundim.

 

A e mban mend pranverën e praruar

Lulet e mollës, dhe shpirtin e lulëzuar

Kur putheshim, një dritë e vockël ndrinte

Kur qyteti i qetë, i gjithë në paqe flinte.

 

Lulëzo dashuri, zgjohu ti plot gaz!

Dua si  njëherë të  loz e të të ngas

Tinëz shpirtin zeher, nuk  e duroj dot

Në sy e në zemër, kam vetëm një lot.

 

Thuaj  zemra ime më doje me përgjërim

Me thellësi shpirti në ty kisha besim

E di, jetën tënde, për mua e bëje thërrime

Zot, kompensim, nuk desh zemra ime.

 

Zogjtë në pranverë kthehen nga shtegtimi

Unë dal  i pres, mos vjen dhe i imi

Me shpresë i drejtohem, yllit Afërditë

Netëve të vetmisë, i vetmi më bënë dritë.

 

Kjo dhimbja ime vallë, s’do të rresht përjetë

Që troket kaq fort, dhe kjo zemër e shkretë

Pse qemë besnikë, vdekja s’na fal, na merr

Kur të vij zemra ime, në parajsë do të gjej.

 

Oh, dashuria ime! Tani nis e më erret

E plogësht e mbytur vjen e më rrëfehet

Çudi s’do të ish, por as do të ish lavire

Të bashkohej me ty prapë kjo zemra ime.

 

S’harroj që këndoje me zë aq të bukur

Dhe unë, në gjunjët e tu, porsi një flutur

Si mund të harroj eh, duetin tonë

Përqafime, puthje, që vinin me pasion?

 

Sa doje që dorën, ta shpije pa pushim

Oh, mbi zemrën time, oh,mbi gjirin tim

Të  mbajta në gji, oh, për jetë e mot

Zjarrin e dashurisë,  tani qaj me lot.

 

Mbi ne, lulja e shelgut, çdo mbrëmje kundërmonte

Me yje na priste pasionin na shtonte

Kur mungonim ndonjëherë të dy sa rrallë

Kur shkonim, putheshim, të tre me mall.

 

Gotën e helmit thashë se e pimë njëherë

Por ah, s’paska të sosur për ne asnjëherë

Na thuaj, çfarë kemi gabuar, o i madhi Zot!

Që jeta e thërriste, po ti s’e mbajte dot?

 

Betohem për ty, për dashurinë që s’e kursyem

Dhe për helmin e ëmbël që përgjum arsyen…

Mos duhej të isha: një vajzë e shthurur, putanë

Që fati të më donte, me ty të isha  pranë?

 

S’e dija që ekziston një ndarje në dashuri

Kur ajo është e fortë, më e vjetër në histori

Dija shumë gjëra, s’dija ç’është zhgënjimi

Që m’u ngul në shpirt, brenga hidhërimi.

 

Tani dhe pse lutem, për ty falem çdo ditë

Që të të dojë Zoti, për gjithë mirësitë

E di se pa fund, mirësitë ti ke shtuar

Por di që zemra ime, për ty është përvëluar.

 

Thesarin e dijeve çdo ditë për ty do jepja

Më është më i shtrenjtë edhe nga vetë jeta

Po për ty, çdo gjë, dhe virtyt do të zhvesh

Që trëndafili ynë,  mos fishket mes nesh.

 

Ditët që ikin, vitet me dashuri që përcolla

Me ndjenjë dashurie, me afsh i mbështolla

Në kthim, t’i gjeje ti, të freskëta, plot zjarr

Si dikur mes aromave nën shelgun e bardhë.

 

Natyrë abstrakte pranverat  na gëzonte

Dhe kur Afërditën, hënën na dërgonte

Me aromë trëndafili rrethuar plot yje

Qeshte mes puthjeve dhe kjo zemër ime.    50 strofa

 

Më thërret në ëndërr, më mbush mall e lot

Gjer tek ty i dashur, e di, s’ngjitem dot

Më gënjen mendimi, aq sa më hynë frika

Dua ta çaj zemrën ta bëj copë e çika.

 

Vallë a të kërkoj, netëve të pagjumë

Kot sa vuaj aq, ah, s’të gjej kurrkund

E di, ti psherëtimat, rënkimet s’i ndal

Që ditën që ike, Që natën që s’u pam

 

Nga malli në sy, jo s’ të sjell dot pranë

Ndaj unë të kërkoj, udhëve të paanë

Dhe pse kaq shumë vuaj, prapë më vjen në sy

Seç m’u tret qerpiku, ëndrra seç m’u shkri.

 

E shoh veten xixë, dhe them: ah,  të jetë

Po vuaj zë heshtur, çdo hir e shend m’u tret

Më ngjan më erdh fundi, ashtu e harruar

Etje ndjej për puthjen, buzëpërvëluar.

 

Më vjen fjala jote, premtim sy venitur

Shpirti valë lëndohet, të dua mall zhuritur

Le t’më heqin zvarrë,  shpirtin rrokullisur

Pastaj të lë  xhan,  parajsë e ujdisur.

 

Do trokasësh vallë,  gjersa jam në prush

Për çdo çast kam ndezur, zjarre nëpër gush

Për çdo çast e mjera s’po gjej dot shpëtim

Zemër plasur ngela nuk gjej ngushëllim.

 

Vrik do  të përgjigjem , sikur zëri jot të jetë

Pas maleve të thatë, pas pyjeve të blertë

Do të ndjek si Laureshë, në degë e nëpër gjeth

Gjer të më lërë fuqia,  ajo e madhja shpresë.

 

Mos më lërë, fiket zjarri,  më vonë do  gjesh veç hi

Prona ime është veç loti,  dhe s’e dua nëpër sy

Mbi çdo gjë, zemra më bëhet ,aq  thatë si shkretëti

Oh, po shkrihem nga meraku, sepse s’jam në tëndin gji.

 

Pas hapit të zemrës tënde, nuk arrita që të shkoj

Zemra jote mbi të gjitha, ajo qe që më lëndoi

Ajo që mi dogji ëndrrat, dhe më la rënkimin pranë

Ajo qe armikja ime, of, medet! Gëzim nuk kam.

 

Dhe me zërin e agimit, të dërgoj sot zërin tim

Që të duket zemër zgjimi, sikur je në gjirin tim

Do të desha në dritare, të jam zog e të të shoh

Porsi zog do cicëroja nëpër shtrat o zemëro !        60 strofa

 

Do të puthja lotin tënd, edhe shpirtin e përvëluar

Do të ndizja zemrën tënde, mu në timin kraharuar

Do të shihja buzën dridhur, do të puthja me tërbim

Dhe me sqepin mrekulluar, do të flisja pa pushim.

 

Ti më del përpara syve, sikur je në gjumë të rëndë

Unë çukis me sqepin tim, mu afër te veshi tënd

A thua të jesh në ëndërr, dhe me mua  këtë natë?

Si lum unë këtë agim, qenkemi të dy në shtrat.

 

Nuk e di në këtë agim, po të ndjej mbi buzën time

Është ndjenjë pafajësie, çfarë ti bëj o zemrës sime

I shkela jetës gjelbërimin, dhe tani veçse rroj kot

Me agimet e së ardhmes, a thua e ndreqim dot?

 

Mbi vetminë lakuriqe, shohim se nata ka rënë

S’ka më afshe pranverore, rruga krejt më është  zënë

Me afsh të zjarrit që më djeg, rri e pres e përvëluar

Pres një ditë të çaj rrezikun, si dallgë e dallgëzuar.

 

Se kam lindur të të njoh, me të madhen dashuri

Në çdo frazë të kam skalitur,ashtu si të mbaj në sy

Të shoh ty në horizont, pushtetin e fjalës tënde

Si tablo që s’i mungon, portret  i zemrës sime.

 

Dhe pse qeshë e papërlyer, zjarr e afsh të dhashë të plotë

Syrin tënd porsi shigjetë,  nuk e di e ngopa dot

Si lis i freskët të mbaj mend, dhe më të fortin djalë

Ramë e humbëm njëri tjetrin, na ndau dheu, si mal.

 

E mbaj mend  dashurinë nëpër kampe në çdo grimcë

Dhe e ngritëm, dhe e rritëm, porsi zogj në shtegtim

Se ti ishe besniku im, dashuri yll i kërkuar

Tani mbet pikëllimi, dhe loti dëshpëruar…

 

Mbeta mes kujtimesh,  po vdes nga pak për ditë.

Vështrimi rreth e qark, të kërkoj m’u lodhën sytë

Ti më dhe, dhe unë të dhashë, aq sa hapet shpirti zjarr

Ja që Zoti e ka shkruar, unë e ti të djegim mall.

 

Forcë e shpirtit tim më shtynë, drejt marrëzive të mëdha

Nuk e di ç’po ndodh me mua,shpirti më fre s’më ka

Është lëshuar shkon me vrap,në lëndinat lule plotë

Fluturon nëpër fusha,te vendi ku qamë me lot.

 

Eh, te kampet ku e nisëm o të madhen dashuri

Fjalë për fjalë e kam qëndisur, në të madhen histori

Në çdo germë e në çdo varg, ty të ngre në piedestal

Sepse je si asnjë tjetër,shpirt o zemër, më le plagë.

 

Kur kujtoj unë ato fusha,blerim mbaje në sy

Se për ditë në sytë e zemrës,kishe dritë e dashuri

Një lumë dhimbje më goditi, ja që mbeta kuturu

U tret,u tret,o Zot ku humbi? kujtimi yt mbeti këtu.

 

Dorën tënde kam mbi zemër, edhe ty mall e plagë

Do të desha të të ndjek,  shpirti im mbet në çark

Bën të dalë po s’del dot,vallë ju duket çmenduri

Dashuria është e fortë, dhe prangat i kthen në hi.

 

Do vendosem nëpër qiej,që të jem te ty përbri

Zemra ime aq e mjerë, të shtrëngon thellë në gji

S’të lëshon në fluturim,po të puth me afsh e zjarr

Të puth sytë, të sheh në sy, të epet dalëngadalë.

 

Do vij maji  do çelin lulet, aromë fushe çdo pranverë

Bilbili do ja marrë këngës dhe vajit nganjëherë

Do të qaj bashkë me bilbilin, vaji i zemrës s’do më shteret

Unë do qaj çdo çast të motit,syri s’do më teret.

 

Flas me vete qaj për ty, kur shoh gjethin që po shplon

Më duket se të shoh ty, në çdo lule që bleron

Të shoh ty  mbi çdo zambak, në çdo gjethe në çdo syth

Të shoh ty o shpirt i im,tek më puth  të dy sytë…

Vazhdon..

Frymëzimi poetik  nuk mund të mbahet i ndrydhur,  ai nuk mund të rrije pa shpërtthyer

 në vepra , me një veçori, se jo gjithkush   e ka dellin poetic aq të theksuar  për të ndjerë e venë në jetë një frymëzim të mundshëm ,  për t’u quejt e njohur si po

 

 


A ka dijeni rreth fakteve që pasojnë, kur flet

për Visar Zhitin, Presidenti Nishani ?

 

Nga  Mërgim Korça

 

 

Nuk mjaftoi mynxyra q’e gjeti çiftin Zhiti me humbjen aksidentale të të vetmit bir të tyre, (ngjarje e cila ndodhi dhjetorin e kaluar e mos gjetë çift prindësh të tjerë) por, kohët e fundit u bënë të përditëshme pohime, shkrime si edhe konsiderata rreth emërimit të mundshëm të poetit si edhe shkrimtarit tone përmasash botërore, Visar Zhitit, si përfaqësues të Shqipërisë pranë Selisë së Shënjtë në Vatikan.

Jo vetëm pa u zgjatur por edhe pa hyrë fare në diskutime si edhe gjykime dhënë nga personalitete ose nga persona të ndryshëm rreth këtij problemi, por nisur vetëm nga sebepi,  tek i cili mbështetet Presidenti Nishani se me të nuk u konsultua K/ministri lidhur me miratimin e listës përfaqësuesve të Shtetit Shqiptar akredituar pranë shtetesh të ndryshëm, mes të cilëve qé edhe emri i Visar Zhitit, nuk mund të mos e vemë në dukje se në fakt kemi të bëjmë me një shkelje të etikës brënda rregullave kushtetuese. Dakord. Mirëpo presidenti ka filluar dhe si argument, tashmë thjeshtë personal, për mos miratimin për t’a emëruar Visar Zhitin si ambasador në Vatikan ka nxjerr’edhe një letër tjetër nga mëng’e tij, faktin se Visar Zhiti ka përdorur edhe cakun gjuhësor inkuizicion ndaj pozicionimit të kishës.  Por, duke e shikuar me këndvështrim më të shtrirë problemin do të doja, pa fare komente po thjeshtë t’ua hiqja tisin e harresës disa momenteve nga jeta e Visar Zhitit q’e veçojnë këtë kandidat ambasador kryekëput nga kolegët e tjerë të listës paraqitur Presidentit Nishani për miratim. Veç çmimeve të tjera por konkretisht akorduar në Itali poetit dhe shkrimtarit Visar Zhiti kemi në rend kronologjik :

-Leopardi d’Oro, (1991- Milano), Racconta il tuo Dio, (1992 – Milano), Gaetano Salvetti,        (1997 – Romë), Ada Negri, (1998 – Lodi), Premio Internazionale per la Poesia, (1999 – San Felice Circeo), Premio Internazionale “Mario Luzi”, 2007 – Romë), etj. etj.

-Anëtar i Akademisë Ndërkombëtare të Arteve, Letërsisë dhe Shkencës “Alfonso Grassi” si edhe Anëtar i “El Pen Club”, (i anëtarësuar në 2008-ën në të njajtën ditë me Evgeni Jevtushenko-n).

Dhe ne na lind e drejta legjitime të shtrojmë pyetjen, pa as më të voglin qëllim fyerës ndaj të tretëve :  I takon personalitetit të Visar Zhitit të futet në një listë rrafshuese vlerash ?

E për t’i dhënë si përfundim edhe kokë muhabetit lidhur me vlerat e njohura ndërkombëtarisht Visar Zhitit, është krejt’e natyrëshme të  rikujtojm’edhe një fakt i cili secilin shqiptar duhet t’a bëjë të ndjehet KRENAR :

Ishte 1 janari i vitit 2000 … dhe e festonte bota ardhjen e Mijëvjeçarit të Ri.   Mes qyteteve të tjera europiane që donin t’u a tregonin njeritjetrit vlerat e ndërsjella të tyre kulturore, nuk kish  se si të mos ishte edhe Roma, Djepi i Kulturës Latine.  E pikërisht në Romë, në një kohë që tek Stacioni Hekurudhor Termini i saj, përzgjedhur nga ajka e inteligjencës bashkëkohore italiane, qé vendosur një pllakatë gjigande me vargjet e një poezie të Goethe-s që e çmojnë si gjeniun e poezisë që dijti në një varg të shkrijë mijëvjeçarë, në Piazza Navona, vatër e lasht’e rivalitetit profesional mes arkitektëve të famshëm Gian Lorenzo Berninit që ndërtoi “Shatrivanin e Katër Lumenjëve”, si edhe Borrominit që ndërtoi “Kishën e Shën Anjezës”, qé vendosur një tjetër pllakatë madhështore me vargjet e kujt, do të pyesë ai që nuk e di ?    Pikërisht ato të  Visar Zhitit, gjigantit të Letrave Shqipe !  Atij që kritiku i njohur letrar italian Sebastiano Grasso e ka cilësuar në vazhdim tek gazeta Corriere della Sera të 21 dhjetorit 2012 si “… poeti gladiator, Kalorësi i Varrit të Shënjtë, Poeti Engjëll ndër Poetët më të Mëdhenj Europianë … ! 

Dy fjalë tashti rreth sebep-it tjetër që ka filluar të zerë në gojë Presidenti Nishani për mos’emërimin e Visar Zhitit si përfaqësues të Shqipërisë pranë Selisë së Shënjtë në Vatikan. Nuk kam se si mos t’a ve në dukje se si pohimet e bëra nga Imzot (malltezi) Trendo në parim ishin aspak diplomatike, (nisur nga sa edhe si i takon të shprehet një klerik i atij liveli, pa lé pastaj mirësjelljes që mendohet se duhet t’a ketë në themel një klerik në përgjithësi). Qëndrimi si edhe pohimet e këtij prelati, sollën në vazhdim reagimin skajshëm diplomatik ku Visar Zhiti reagoi vetëm me “M’u duk shkrim për një inkuizicion”. Dhe në fakt Imzot Trendo reagoi menjëherë me një t’ashtuquajtur “autokritikë në shtyp”. Kjo më bën të mendoj, edhe jam disi i lëkundur dhe nuk e kam të plotë bindjen, se Presidenti Nishani e ka informacionin rreth tematikës së zhvilluar gjatë simpoziumit treditor të zhvilluar në Vatikan nga data 29 e deri më 31 tetor të vitit 1998 me porosí të Atit të Shënjtë Wojtyla.  Kjo, sepse Ai donte që në pragun e hyrjes së mijëvjeçarit të dytë të njiheshin botërisht faktet “… lidhur me format e dëshmive të rréme si edhe për pasojë skandalet e lindur dhe zbatuar përgjatë harkut të historisë nga bijt’e Kishës …”, për të cilat Ati i Shënjtë kërkoi botërisht falje më 12 mars të vitit 2000 përgjatë Ditës së faljeve. Lidhur me ato zhvillime profesor Agostino Borromeo ka botuar veprën prej 788 faqesh të titulluar “Inkuizicioni”, (i cili zgjati jo pak por mbi pesë shekuj).

Prandaj unë theksoj se po t’a kishte këtë informacion Presidenti Nishani, jam i bindur se atë vetëm përdorimi i cakut gjuhësor “inkuizicion” nga ana e Visar Zhitit, sido që të ishte puna, nuk duhej t’a kishte shtyrë e t’a merrte si sebep për mos t’a akredituar Visar Zhitin si ambasador në Vatikan !  Kaq, pa dashur t’i a hyjm’e t’i shqyrtojmë më gjatë shëmbujt e një trajektoreje ecjeje gjithë zig-zage përgjatë 25 viteve të fundit të personit i cili sot për sot, nën petkun e Presidentit, mëton të japë leksjone se si duhet vepruar lege artis ! 

I mbyllim këto radhë me bindjen se Presidenti Nishani, nisur nga vlerësimet që i bëhen poetit dhe prozatorit shqiptar Visar Zhiti nga personalitete të shquara ndërkombëtare të letrave, do të dijë t’u shmanget “sebepeve” që lidhen me vogëlsirat e etikës kushtetuese ose përdorimit të një caku gjuhësor të papërshtatshëm sipas presidentit dhe, ashtu siç e veçojnë jashtë radhe Visar Zhitin për vlerat e tija të mëdhá në fushën e letërsisë, edhe presidenti do t’a nxjerrë veç nga lista e përgjithëshme e propozimeve dhe, KRENAR PËR KË KA NDERIN T’A DËRGOJË PËRFAQËSUES TË SHQIPËRISË, DO T’A AKREDITOJË VISAR ZHITIN PRANË SELISË SË SHËNJTË NË VATIKAN ! 

 

 

 

TE NJOHIM HISTORINE

E SHQIPERISE

NEPERMJET FIGURAVE PATRIOTIKE QE

E SHOQERUEN

 

Krenët e Malsisë pushtojnë Vjenën

 

 

 

Mbasi fjalën e kemi për kohën e Vjenës nuk mund  të mos flasim për një ngjarje që e bani rrëmujë kryeqytetin perandorak, ku shkaktarë e protagonista kryesorë ishin disa krenë të Malsisë së Madhe. Perandori plak Franc Jozefi, më 1916, gjashtë muej  para se me dek, kishte urdhnue për me sjellë në Vjenë një delegacion nga paria e Malsisë. Nga ana tjetër kishte njoftue gjithë shoqninë vjeneze dhe rrethet aristokratike si dhe ato qeveritare e shtetnore, që të respektonin sjelljet e zakonet e shqiptarve, që do të qëndronin për do ditë miq të tij në kryeqytetin austriak.  Ata i përkisnin popujve ma të lashtë të Evropës dhe races së pastër Ariane e flisinin një gjuhë të tyne të përveçme shumë të vjetër. Kanë  ligje dhe sjellje të natyrshme, për të cilat janë krenarë, sepse i kanë trashëgue të papërlyeme prej shekujsh. Nuk e njohin qytetnimin tonë, bile atyne mund t’u duket i çuditshëm dhe i papërshtatshëm. Pushtimet e hueja dhe veçanërisht pushtimi 500 vjeçar turk i ka lane mbrapa nga qytetnimi, por të pamposhtun, sepse u nguliten në malet e tyne të ashpra e të paarritshme, ku ruejtën të pacënueme të gjitha vetitë e stërgjyshëve të lashtësisë. Nuk dijnë të shkruejnë e të lexojnë, por dijnë të flasin bukur, me shprehje figurative. Kjo pak a shumë këshilla e Perandorit, që vjenezët u angazhuen të respektojnë. Kur studentët shqiptarë e morën vesh ardhjen e krenëve të malësisë, u ngriu gjaku, sepse e parashikonin se çka mund të ndodhte. Shkollat u dhanë leje speciale për t’i shoqnue malsorët, si përkthyes dhe ciceronë, për kohën që do rrinin në Vjenë. Edhe im atë u gjet i përfshimë në këtë aksion, si shoqnues e përkthyes. Kjo punë do të udhëhiqej  nga   Dr. Pekmezi, që ishte rrit e kishte kalue jetën në Vjenë. Ai duhej të rrinte në ballë  të kësaj ndërmarrje  të pritjes dhe përcielljes së kreshnikëve të maleve  shqiptare , të këtyne trashgimtarve të Mujove e Halilëve legjëndarë të Shqipnisë ! Ja çka kam mundun me regjistrue në kujtesën time nga tregimet e babës, që kënaqej me i tregue herëpashere, duke e veshun edhe me figura e përshkrime hiperbolike e të ndërthuruna  me humor. Për atë, ajo ngjarje mbetej si një  kujtim i bukur e gazmor  i rinisë. Përshkrim im i përgjigjet në përgjithësi kujtimeve të tim etit dhe

anës së humorit me të cilin ai e vishte.

Gjithë Vjena e mori vesh se erdhën krenët malësorë shqiptarë e kurreshtja i shtyni njerëzit me dalë me i pa e me i njohë. Para syve të tyne

u shfaqën disa trupa të mëdhej, me veshje fantastike. Kësula pipiruce të bardha e të mbeshtjella me shalle  po  të bardhë si turbanta. Jelekë të qëndisun me fije t’arta e ngjyra të tjera.

 

Nga libri : Prenk Pervizi  – Gjeneral Shqiptar

 

Tirqë të zbukuruem me gajtana të zij. Breza të gjanë të kuq e ngjyra ngjyra, ku spikasnin pisqollet dhe jataganat me doreza t’argjenda. Ata ecnin grumbull me hapa të gjata e kambë të hapuna si kapadai. Mbathnin opinga prej lekure lope të lidhuna me gjalma ku spikasnin kollçikët (çorapët) prej leshi të qëndisun. Dukëshin si vigaj. Nuk mbanin mjekrra por musteqe të zeza si penda e korbit, vesh e n’vesh. Veshtrimet e tyne të rrebta dilnin për nën tubën e dendun të vetullave, si shkreptina rrufeshë. Flisnin me za të naltë e kumbues si britmë  arushe, me gjeste të hapuna  krahësh e duersh. Njeni mbante dorën mbi dorezën e pisqollës, tjetri të  jataganit.  Lëshonin shtëllunga tymi si vullkanë duke thithë nga disa llulla me tre pëllambë bisht. As donin të ia dinin se ku ishin. Pallatet për rreth mund t’u ngjanin si pyjet e çetinave apo si faqet shkambore të maleve. E njerëzit që kishin dalë me i pa, buburreca ! I! Ishin bajraktarët e krenët e gjithë Malsisë, nja dhjetë vetë të zgjedhun, mbi dy metra, si katallaj. Vjenezët i kishin zgurdullue sytë kurrështarë, për të zbulue vetitë e këtyne shqiptarve të përshkrueme prej Perandorit të tyne. Estravagancat e shqiptarve do t’i tejkalonin përmasat e prituna  e të paracaktueme. Ato do të ishin të jashtëzakonshme, lëgjendare

Delegacioni i malësorve u caktue të qëndronte në një kat të një hotelit të madh të Vjenës, i rregulluem e i pajisun kastile për  të pritun miqtë e nderuem e aq të veçantë. Salloni kryesor ishte i  pajisun me një oxhak madhështor ku zjarri i druve qëndronte vazhdimisht i ndezun, megjithëse ishte muaj i prillit. Por ashtu ua donte zakoni këtyne shqiptarve.  Malësorët zunë vend në dhoma të përbashkëta të ndërlidhuna mes tyne.

Duke qenë të udhëzuem për zakonet e shqiptarve, shërbimi i hotelit u shpjegoi mysafirëve , me anë të Dr.  Pekmezit, se si duhej të vepronin për me kërkue pije e kafe ose për të ngranë, etj. duke shtyp pulla të kuqe të verdha apo të zeza, sipas rastit. Se si me hap e me mbyll rubinetat e banjove, të WC – ve e të tjera marifete.  Dr. Pekmezi do të qëndronte në atë hotel për çdo rast, si kujdestar i tyne. Dukej se gjithshka do shkonte mbarë. Para se me ra me fjetë, burrat e Malsisë u mblodhën kambëkryq rreth oxhakut të dhomës së bajraktarit  të parë, që ishte Marash Vata, bajraktari  i Shkrelit, që rrinte  në krye të vendit, e te tjerët  sipas rangut që u caktonin ligjet zakonore. Nxorën qeset e kutijat e duhanit, duke ia hedhë njeni tjetrit dhe ndezën çibukët me gacat e zjarrit.  Ia shtruen muhabetit duke marrë fjalën me rradhë, thue ishin të mbledhun në kuvend. Flisnin me za të naltë si arusha mali. Pas do kohë, kur çibukët u boshatisën, duheshin shkundun, dhe filloi goditja mbi rrasat e mermerta të votrës së oxhakut.  Godit njeni, godit tjetri, godit me dhjetra çibukë, ata të katit poshtë u  zgjuen, u çmendën e nuk guxonin të protestonin !  Porosia e Perandorit !

Ajo mbramje ma në fund kaloi, kreshnikët u ulën me fjetë e u duk se ra qetësia edhe në apartamentet e shqiptarve. Trimat e Malësisë i zuni gjumi. Por… pa dalë mirë drita, njeni pas tjetrit malësorët çohen dhe grumbullohen rreth oxhakut të madh me jorganët apo batanijet mbi kokë, sikur t’ishin në kullat  e tyne gurore. Mbasi mbushën e ndezën çibukët, e mbasi filluen me nxierrë shtëllunga tymi nga goja dhe nga zgavrat e hundëve, dikujt i ra ndëmend për kafe. Si me ia ba si mos me ia ba.

– Hajde të porosisim kafen or burra ! … Pa shtype atë pullë të kuqe or Ded Bajraktari !  Foli  Marash Vata.   Deda e zgjati gishtin dhe e shtypi pullën, thue po shponte murin. Kaloi do kohë, çibukët duhej të shkundëshin. Krisi poterja. Ato të katit poshtë u zgjuen  përsëri të  llahtarisun. Ndërkaq troket dera. Kafja ! Dera hapet. Duken dy   vajza të bukura si perri me  tabakët  me filxhana. Malësorët kthejnë kokat andej. Zana, Orë  apo Shtojzovalle ? Dikush çohet me gjithë jorganin mbi krye e pas tij të tjerët. Kamerieret u tmerruen, kur panë dhjetë lugetën  para tyne,  që po i shikonin  sikur t’i gllaberonin të gjalla. Leshuen   klithma që u dëgjuen deri në zemër të Vjenës. Tabakët u ranë prej duersh e u ba potere e madhe, dhe vajzat e shkreta ia mbathën me të katra duke uluritun e dhanë kujën. U desh të vinte policia për të vu rregull … dhe për… t’u kërkue të fala krenëve të Malësisë për këtë … incident.  Dr. Pekmezit i shkonin djersë të ftohta dhe të ngrohta… ndërsa përkthente dhe orvatej me i dhanë shpjegim të pashpjegueshmës. Ky nuk ishte veçse fillimi i trimnive të tjera të kreshnikëve të maleve, që kishin ardhun në Vjenë për ta pushtue me praninë e tyne të pakundërshtueshme !

Malësorët u treguen zemërgjanë dhe i pranuen… shfajsimet e austriakëve ! Kësaj radhe, ishin kamerierë meshkuj  që ua sollën  kafet që ato i pranuen dhe filluen t’i  thithin  ne gjithë qejf.  Por. .. njenit prej bajraktarve … iu shkrep që të bante banjo. Prej kohësh që s’e kishte rjep lekurën e vrazhdë.  Një kamerier e përcolli tek dhoma e banjos ku ishte një vaskë e madhe. Ia hapi rubinetat e ngrohta e të ftohta. Bajraktari dha me kuptue se gjithçka ishte në rregull (e s’kishte marrë vesh asgja). Dera u mbyll dhe uji sa vinte e ngrihej në vaskë.  Heroj ynë u orvat të mbyllë rubinetat dhe i hapi ma tepër. I shtypi gjithë pullat që i dilnin para syve. Luej këndej e luej andej, vaska u mbush plot e përplot dhe uji filloi të mbushte edhe kthinën. Malësori desht të hapë derën dhe e mbylli fare. Atij tani i vinte turp të thërriste apo të trokiste mbi derë. Uji filloi duke u çue e arriti dy pëllambë e ma tepër mbi  dyshemenë dhe nga presioni arriti me depërtue një fije përtej derës, e mbyllun pothuej hermetike.

Një kameriere që rastisi të kalojë  aty pari, e dallon currilin  e ujit që dilte nga dera e banjos dhe leshon alarmin. Grumbullohet personeli i hotelit  me në krye Dr. Pekmezin.

– 0 Zot çdo ketë ndodhë ! thoshte ai me vete. Dera ishte mbyllun nga brenda dhe bajraktari nuk dinte si ta hapte. Sidoqoftë, pas disa orvatjeve, dera u thye dhe uji vërshoi me vrull si përrue tëposhtë shkallëve dhe arriti deri në rrugë, për çudinë e kalimtarve. Qyteti u mbush me historitë donkishoteske të bashkatdhetarve tanë kreshnikë të ardhun nga Bjeshkët e Namuna të Mujos dhe Halilit. Por e gjithë kjo u gjykue si një veçori e këtyne njerëzve që mbanin të gjallë trashigimin e traditave shumëshekullore e që vepronin krejt natyrshëm e të lirë nga paragjykimet dhe kriteret e jetës moderne. Të së cilës nuk ia njihnin as sjelljet as përdorimin e orendive e sendeve të jetës së përditshme. Nëse sjeIlja e tyne dukej jashtë realitetit të qytetnimit evropian të kohës, nga ana tjetër dallohej se ata ishin vërtet përçuesit e qytetnimeve të lashta të vetë Evropës, e prandaj sjelljet e tyne  duhëshin shikue në këtë prizmë dhe duhej me i dhanë arësye gjykimit të matun të Perandorit për këta përfaqësues autentikë të asaj rrace të pastër që banonin në malet e larta shqiptare e që Vjena kishte përparësinë t’i njihte nga afér ashtu siç vërtet ishin.

Siç thamë, studentët shqiptarë ishin caktue me i ndejtë pranë këtij delegacioni malësorësh, por ata mund të rrinin deri ne një orë të volitshme të mbramjes, pastaj duhej të kthehëshin në konviktet e tyne. Studentet që i mermin vesh të gjitha aventurat e bajraktarve trima, ia tregonin njeni tjetrit me përmasa humoristike dhe gajasëshin së qeshunit. Këto ngjarje  vërtet që u veshën me humor, por nga ana tjetër tregonin se shqiptarët sillëshin natyrshëm dhe jo konform disa rregullave të caktueme cerimoniale gjithë etiketë e pa kurrfarë lirie shprehje e veprimi. Prandaj ata filluen të shikohëshin me simpati dhe mirëkuptim nga vjenezët deri edhe në admirim e entuziazëm të sinqertë.

Duke i rreshtue ngjarjet,  nuk mund të rrimë pa diftue edhe  aventurat  e tjera të kreshnikëve tanë, siç kënaqej duke na i tregue im atë, që ishte një njeri tepër serioz, por në këto tregime nuk mund të përmbahej së qeshunit, sepse i përfytyroheshin si ne një film skenat e sjelljeve  të malësorve që i  kishte përjetue vetë. Ai pastaj i zmadhonte e qendiste me humor për kenaqësinë tonë e të shoqnisë.

Në programin perandorak ishte parashikue që këta përfaqësues te rracës të pastër Ariane, të nderohëshin në rangun e mysafirve ma të shquem  e ndër të tjera ishte caktue një pjesmarrje e tyne në një  shfaqje në Operan e Vjenës, ku do të vinte vetë Perandori. Lajmërimi u dha kudo në reklamat qe shfaqja bahej për nder të shqiptarve dhe në atë mbramje teatri

operas ishte plotpërplot. Opera ishte e Mozartit, Grabitja nga Haremi, e zgjedhun posaqerisht, për përmbajtjen orientale që i përshtatej  shqiptarve nën sundimin turk. Gjithë aristokracia e Vjenës  ishte aty e pranishm me ftesë të veçantë nga vetë Perandori, me kostumet e  cerimonive të mëdha. E gjithë salla  shkelqente nga xhevairet e margaritarët e damave të shoqnisë së lartë. Malësorët u shpëmdanë nga tre nga tre në lozhat anës asaj qëndrore ku do të zinte vend Perandori me familjen e vet dhe disa nga personalitetet ma te larta të aristokracisë dhe të Shtetit. Im atë  gëzoi privilegjin që të rrinte në lozhën e perandorit për t’i dhanë shpjegime pyetjve që ai mund te bante mbi shqiptarët e sjelljet e tyne, sepse Dr. Pekmezi ishte në rolin organizatorit  e kontrollit të situatës  për të papritunat që mund të vinin nga keto bij të shqipes, që kishin zbritun nga çerdhet  e tyne shkambore.

Tregonte im at se si e  ndjente veten te emocionuem  në atë rol aty pas kolltukut të Perandorit dhe në ankth mos malësorët  i kalonin kufijtë me të paprituna e tyne e si me ia shpjegue Perandorit.  Te paprituna që nuk munguen dhe i kapërcyen caqet, dhe  Dr. Pekmezi sa nuk po çmendej.

Dukja e Perandorit   ishte  prit me duertrokitje, ku nuk munguen shuplakat e forta të trimave shqiptarë, si krisma pushkësh. Deri në ato çaste ata po rrinin të qetë e të rregullt në lozhat e përgatituna enkaz për ta, me nga një student shqiptar që t’u përkthente e shpjegonte. Madhështia dhe shkelqimi i teatrit i kishte magjepsun. Sytë e gjithë atij publiku të zgjedhun ishte ngulitë mbi ta. Ishin përsonazhet ma të veçanta që po njihte Vjena. Aristokratët aty të mbledhun, princa, konta, markezë e baronë, ishin të vetëdishëm se gjendëshin para burrave që për nga fisnikëria qëndronin në një rang me ta, me tipare, zakone, tradita e ligje të tjera, krejt  primitive por nga ana tetër të vërteta dhe të natyrshme, që shprehëshin me lirinë e veprimeve dhe t të pa kushtëzueme  nga asnjë kompleks artificial  të etiketës oborrtare, kujt ata vetë ishin të detyruem t’u nënshtrohëshin.

Në një nga lozhet afër asaj perandorit rrinte bajraktari i pare,  Marash Vata i Shkreli. Një burrë i gjatë mbi dy metra, me trup atletik e shpatullat sa për dy vetë, që dukej dhe ma i madh dhe i fuqishëm prej veshjes tradicionale që mbante. Spikasnin në brezin e tij, pisqollat e jataganët, thue ishte gati për të dale me luftue në fushë  të mejdanit. Ata ishin porositë që të rrinin ashtu të ngjeshun me armë e pajisje të tjera, që të jepnin paraqitjën sa ma të vërtetë të tiparëve shqiptare.  Mustakët e zi e të përdredhun i shkonin bajraktarit vesh e n’vesh, dhe aty i ulun në lozhë e leshonte veshtrimin e tij të rrebtë mbi publikun e zgjedhun thue se ishte një hero mitik, nga që kishte tipare të bukura e të rregullta, si të skalituna nga dalta e Praksitelit. Nga ana tyne spektatorët, e veçanërsht seksi i bukur, nuk mund të rrinin pa hedhun sytë nga ai përsonazh imponues e krenar. taman si  shqipe mali … Prandaj quhëshin shqiptarët…  bijt e shqipës !

Dritat u mekën dhe filloi opera. Orkestra dhe kangëtarët filluen me tregue mjeshtrinë e tyne, mes heshtjës së publikut. Mbasi kaloi do kohë në qetësi të plotë, papritun kumboj zani i fuqishëm i Marash Vatës, sikur po thërriste për kushtrim nga një maje në tjetrën të bjeshkëve:

 

Foto të kohës. Disa  nga malësorët e Delegacionit shqiptar  në Vjenë : Gjelosh Gjoka, Vojvoda i Kastratit; Marash Vata , Bajraktari i Shkrelit;  Abdi Kola, Bajraktar i Shalës e Llesh Miloti prej Zadrime

 

Në këtë vizitë Delegacionii shqiptar u prit edhe

nga Arkiduka Max në Augarten Palais.

 

Foto të kohës botue në gazetën “Vëllazënija”  e

Shoqnisë “Dija”, Vjenë.

 

—  Or ti Mark Bajraktari… ç’ka je ka thue or burrë për këto lodra e britma që po ndigjojmë … fort të bukura po duken… por  s’po marrim vesh gja !

Gjithë publiku i befasuem nga kjo vikamë e papritun  e bashkë me vetë Perandorin i përqendruen shikimet mbi atë lozhë nga dilte ai za i fuqishëm. Ç’ po ndodhte ? Perandori që mori shpjegimin nga përkthyesi, buzëqeshte i kënaqun. Kush nga oborrtarët e tij do të guxonte… ?

– Qe besa or Bajraktar, nuk po jam kah marr vesh gja as unë … por duhet me i ndejt lojës se kështu i ka zakonet Nemcja ! U përgjigj Mark Bajraktari nga ana tjetër e teatrit, me një za po aq të fortë e kumbues.

– Njaj burri që po asht kah këndon, qe besa e paska zanin fort të bukur … paj … a thue do dinte me ia marrë nji kangë maje krahut si Gjergj Pllumi i Thethit ?  Ia priti një bajkraktar tjetër.

– Allahile ? .. Mirë po thue or burrë ! … se bash po e paska zanin pushkë!

– T’u rrit ndera or Bajraktar, se jasha zotin dhe unë po e ndez çibukun, se mjaft ndejti në brez.  Briti nga ana tjetër ai Marku e shyqyr që nuk u perzien të tjerët në atë bisedë malesh, se do ishte shemb teatri.

Im atë (siç na tregonte)  që rrinte gaditu pas kulltukut të perandorit në uniformën e bukur të kadetëve, kishte mbetë haru, por  e  kishte marrë veten dhe i  përkthente e  shpjegonte Perandorit se si zhvillohej ajo bisedë me britma ciklopike, dhe se kështu e kishin zakon të flasin malësorët nga një maje mali në tjetrën. Perandori  pohonte me kokë i kënaqun… Wunderbar… wunderbar… das ist sehr shöhn ! (mrekulli, mrekulli, shumë bukur).  Malësorët si pa të keq e pa ça kokën  për asgja, i kishin ngjeshë me duhan lullat. Kur ja, si të shtime pushke,  u dëgjuen krismat e masatëve mbi strallin të kohës së gurit për të ndezun eshkët, që e mbushnin sallën me një erëz të kandshme të pashijueme ndonjë here. Të pranishmit në sallën e teatrit kishin mbetun gojë hapun. Nuk vonoi shumë dhe prej llozhave të shqiptarve filluen të përhapen re  tymi mbi gjithë sallën, thue po shpërthtente një stuhi e fill pas u ndigjuen trokitjet e shkundjeve të çibukëve pas parmakëve të lozhave si shkreptina rrufeshë. Tashma e gjithë vemendja e publikut ishte  përqendrue te këta qenie jashtëkohore. Por askush nuk jepte shenja nervozismi e shqetësimi. Ata vërtet se po thyenin rregullat e mirësjelljes së shoqnisë vjeneze, por ama po tregonin dhe veti të theksueme të pavarësisë e lirisë së sjelljeve të tyne të pa kushtezueme nga asnjë tjetër imponim rastësor ose ligjor. Ndoshta kjo ishte ajo force e brendëshme që u kishte lejue këtyne bijve të rrebtë të shqipës t’i banin ballë pushtimeve të hueja e të ruenin të pa cenuem identitetin e tyne si popull e si komb. Edhe ajo mbramje ose natë kaloi si kaloi. Vjenezët kishin material të bollshëm për të gjallnue bisedat e tyne. Im atë me shokë sikur u liruen nga shqetësimi se këta burra që kishin zbritun nga malet e ashpra shqiptare mund t’i turpnonin. Publiku vjenez po tregonte një mirësjellje e mirëkuptim të jashtëzakonshëm ndaj tyne, bile po kënaqej që i ishte dhanë një rast i tillë unik dhe i papërsëritshëm.

Duke kapërcye disa raste të tjera arrijmë te pritja e madhe që dha Perandori për nder të delegacionit shqiptar, në pallatin perandorak të Shönebrunit, që u kunorzue me një darkë madhështore të përgatitun enkas për ato malësorë t’ashpër, trima e burrnorë. Ne këtë veshtrim i kishte çmue Perandori, duke i vlerësue në aspektin e vërtetë të traditave, zakonëve dhe sjelljeve të tyne të lira. Dhe kishte urdhnue që ajo darkë të shtrohej e veçantë për ta.  Dhe kështu darka u shtrue kryesisht  me mish dashi të pjekun ferlik, dhe deshët u sollën ashtu siç kishin dale prej hellit dhe u vendosën në pjetanca të mëdha për gjatë tavolinave. Vena u soll në poçe prej balte të pjekun. Shqiptarët do të hanin e pinin sikur t’ishin rreth sofrave të tyne. Një radhë kamerierësh rrinin pas tyne në gatishmëni për  t’u shërbye. Ma e bukura ishte kur erdhi çasti i përshendetjeve dhe e mori fjalën  Perandori. Ai ishte ngrit në kambë me gotën e venës në dorë e pas tij gjithë të ftuarit e aristokracisë vieneze. Ai shprehu kënaqësinë e tij dhe të popullit vjenez e të shoqnisë perandorake, që u njohën me burrat e maleve shqiptare, zakonet e traditat e tyne të mrekullueshme dhe autentike. Të një populli të lashtë e të pamposhtun, që dijti t’u qëndroje stuhive shekullore të historisë me kurajo e force të madhe shpirtnore, që shprehej në çdo sjellje e gjest të tyne, sado të thjesht e të vogël, por me kuptim të madh, që shfaqej tek ata me ndjenjën e lirisë. Shqiptarët njihen si një popull i pa bindun dhe i pa nënshtrueshëm, pikërisht sepse liria për ta ishte dhe asht gjaja ma e shenjtë. Kohnat kaluen e me kohnat kaluen dhe pushtimet e hueja. Pushtimi turk  i katandisi shqiptarët në një  periudhë t’errët mesjetare, por që nuk arriti t’u hiqte ndjenjën e lirisë. E ardhmja do të jetë edhe për popullin shqiptar, me plot shpresa për të qenë të lirë e të bashkuem si shtet e si komb. Populli austriak do të jetë  gjithmonë mik i popullit shqiptar, dhe në çdo rast do ta ndihmojë dhe përkrahë pa rëzerva, në përpjekjet e tij për të gëzue lirinë e pavarësinë dhe për t’u rimkamb dhe u barazue me popujt e kombet e tjerë të Evropës, ku shqiptarët bajnë pjesë si një ndër popujt ma të vjetër. … Ky pak a shumë ishte kuptimi i fjalës së Perandorit, që im atë  me shokë ua përkthenin malësorve.

Përshëndetja e Perandorit  u prit me duertrokitje të gjata. Nërkaq Marash Vata u ngrit si vigan  duke mbajtë gotën në dorë siç bani Perandori. Një heshtje e madhe ra mbi të pranishmit nga ajo e papritun.  Çdo të thoshte ky katalla i maleve ?  Zani i kumbueshëm i tij si za i fuqishëm baritoni e mbushi sallën. Vëmendja e të gjithëve ishte përqëndrue në këtë burrë të pashëm si herojt e lashtësisë. Dr. Pekmezi që kishte detyrën delikate për të përkthye drejpërsëdrejti fjalët që do të rreshtonte kreu i malësorve, mbeti ai vetë i çuditun për aftësinë  shprehëse të Bajraktarit, së cilit nuk i binte një fjalë për tokë. Perandori e  të pranishmit  ndiqnin me vemendje dhe aprovim çdo fjalë që përkthente Dr. Pekmezi, edhe ky i detyruem me   ngrit zanin që ta ndigjonin të gjithë të

pranishmit. Në heshtjen që u krijue, fjala   malësorit vigan kumboj e madhërishme:

–  I nderuemi Perandor, të përshendes ty dhe përshendes të pranishmit besnikë të tu dhe miq tanë. Të falemi nderës për ftesën dhe pritjen bujare. Ti je miku ynë i madh, miku i gjithë shqiptarve. Ne jemi disa malësorë që kanë mbetun prapa botës dhe nuk mund të krahasohemi me qytetnimin e madh të Austrisë e të vendeve të tjera të Evropës. Por, për ne, mbi të gjitha asht Liria, dhe atë dijtëm ta ruejmë. Ndoshta jemi të vrazhdë dhe dukemi t’egër, por qe besa veç kështu ne mund t’i shpëtonim asgjesimit nga valet e pushtimeve të hueja të njëpasnjëshme gjatë dymijë vjetëve, veçanërisht pushtimit 500 vjeçar turk, që deshti me na shue fare. Nuk ia arriti sepse në shpirtin tone rrin gjithmonë e ndezun flaka e pashueshme e lirisë, gjaja ma e shtrejtë për çdo shqiptar. Të falemi nderës dhe për fjalët shpresëdhanëse për t’ardhmen e kombit shqiptar dhe për përkrahjen tuej bujare. Me miq si ju, shqiptarët patjetër se do të përparojnë në rrugën e qytetnimit! I nderuemi Perandor,  rrofsh sa malet !

Perandori vetë ishte çue në kambë e pas tij  gjithë sa ishin aty, të emocionuem e plot admirim nga ai fjalim  i skalitun aq bukur,  dhe ngritën gotat për nder të kreshnikëve të maleve shqiptare. Tregonte im atë se si ai vetë, dhe shqiptarët e tjerë, kishin mbetun të habitun e  t’emocionuem nga ajo gojtari e perkryeme e Bajraktarit. Duertrokitje të stuhishme e të gjata shpërthyen njëherësh e u dëgjuen thirrjet : bravo … bravo !

Perandori  kishte mbet tepër i kënaqun për ato fjalë burmore.

Pasi u ngrit dollia, filloi darka. Shqiptarët u lëshuen me duer e me dhambë mbi mishin e dashit sikur t’ishin te stanet e tyne   malore, e mbasi i qeronin e i lëpinin mirë kockat, i hidhnin pas shpine. Kamerierët u gjetën  para detyrës së vështirë me mbledhë kockat që përplasëshin mbi pllakat e mermerta .. thue po binte breshën. Të pranishmit, burra dhe gra aristokrate, dhe vetë perandori, shikonin me kurreshtje dhe një far kënaqësie së shkallës së admirimit, ato sjellje të natyrshme njerëzore, të një populli që u detyrue të marri malet, për të mbijetue e ruejtë identitetin dhe lirinë, që shprehej edhe në gjestet ma të thjeshta, siç ishte vetë ngranja. Tavolinat sumptuozë të shtrueme me mbulesa të bukura dhe orendi të çmueshme, nuk ishin ma të denja për një darkë të tillë, se sa sofrat prej druni të malësorve në odat e tymosuna të kullave të tyne krenare. Ky krahasim atyne nuk u hynte fare në sy, dhe në ato çaste ata e ndjenin veten rreth sofrës tyne dhe ashtu sillëshin dhe vepronin. Në këtë përfundim arritën të pranishmit, dhe admirimi e simpatia për ato burra shtohej ma tepër.. Qytetnimi modern ia kishte grabitun njeriut anën ma të mirë të sjelljës së tij, atë të lirisë.  Im atë e studenët e tjerë që ardhjen e malësorve e kishin marrë me frikë,  e kuptuen se kishte ndodhë e kundërta, sepse ata dolën të nderuem e të respektuem, dhe këshillat e Perandorit, gjetën jo vetëm zbatim por dhe admirim e vleresim ndaj këtyne burrave 100 x 100 shqiptarë !   Mbetët për të tregue ndarjen nga Perandori, i cili i priti shqiptarët ditën që do të nisëshin. Ata i dhanë dorën me radhë, njeni pas tjetrit, në prani të Dr. Pekmezit  që i përkthente Perandorit çdo fjalë të tyne. Kur morën me u largue, befasisht njëni prej tyne, nja dy e ma shumë metra i gjatë, si Herkul, u kthye dalë e duke zatetë para Perandorit, iu drejtue me një shprehje shumë serioze e me za të fortë. Perandori krejt i befasuem dhe i çuditun u detyrue të dëgjonte. Babës dhe shqiptarve të tjerë,  që ishin aty të pranishëm, u hyni frika mos ndodhte ndonjë incident i papëlqyeshëm. Vetë Dr. Pekmezi kishte ngri e nuk dinte çka me ba. Malësori kolos,  me dy pëllambë musteqe, me  duert të ngjeshuna pas armëve, foli me za të naltë :

– Or ti Krajl i Nemces  a do ta mbajsh fjalën që na ke

dhanë ? Kur ke me  na e çue  kollomoqin që na ke premtue ?… Kaq pata me thane. Foli malësori dhe iu kthye Dr. Pekmezit :

– Hajt, thueja këto fjalë Krajlit !

Perandori iu drejtue pyetës Dr. Pekmezit:

– Ç’pati ky burrë ?  Pse foli kaq serioz ? –

Dr. Pekmezi, të cilit i erdhi fryma, e drodhi bisedën :

– Madhni, ai deshi të ju falënderojë përsonalisht, për pritjen bujare, dhe shqiptarët zakonisht flasin me ton serioz

e za të naltë.

Perandori kishte buzëqëshë dhe kishte shprehun kënaqësinë e tij  për…falënderimin. Vërtet të çuditshëm këta shqiptarët !

Malësori iu kthye Dr. Pekmezit si me inat :

– He, çka po prallis ky krajli ?

Dr. Pekmezi mbasi u përtyp pak ia ktheu :

– Mos kini merak, se krajli e mban fjalën e kollomoq ka me u çue me bollek !

Bajraktari mbeti i kënaqun nga përgjigja. Përshëndeti me nderim ushtarak dhe u nis bashkë me shokët.

Franc Jozefi do të semuhej e vdiste pas gjashtë muej, dhe vendin e tij e zuni i biri Karli I. Nuk dihet nëse perandori i ri e mbajti fjalën për kollomoqin e premtuem.

Me këto tregime plotëshet një pjesë e jetës së t’im etit, që atë kohën e Vjenës e kujtonte me kënaqesi e qeshte e zbavitej  me miqt dhe me ne familjarët  për ato rrethana të çuditshme, që ndonse të vërteta, mbas aq vitesh, merrmin ngjyrën e lëgjendës.  Keto kujtime të rinisë ishin per të një si një çlodhje mendore e një ripërtëritje e jetës së kalueme të moshës ma të bukur të djalërisë e të jetës studentore.

 

 

Idriz z Seferi me luftëtarë të tjerë kosovarë, vesh e ngjesh n’armë,

që po paraqesim këtu si shembëll te veshjve të shqiptarve të kohës së Vjenës.

 

Disa krenë bajraktarë të Malsisë në kostumet tradicionale.

Me këto veshje u paraqitën në Vjenë krenët malësorë.

 

 

 

POEZI NGA POETI   ITALIAN

Mik i revistës Kuq e Zi

 

IVAN   POZZONI

 

 

PASSIONE

 

Sorridiamo insieme, numeri 33,

in anonime corsie d’ospedale,

con camici sporchi stretti da asole improvvisate

sponsorizzati “Azienda Ospedaliera S.Gerardo”

e calze troppo lunghe anelasticizzate

e giornate troppo corte, sgualcite, bucate.

 

Eppure continuano a chiamare passione di Cristo

tre soli giorni di martirio

dimenticando chi paga una vita intera

la responsabilità di un amore sbagliato

con un sacchetto di plastica avvolto,

come un collier di diamanti,

attorno a un cuore sanguinant

 

PLASIL

 

Pezzi di vita shakerati, mischiati insieme a vetriolo

straordinari non pagati, malattia mentale e desideri sciancati,

bucano cieli blu cobalto,

senza nuvole o Boeing 757,

cadendo sospinti da conati indomiti,

come farfalle schiacciate da ciclomotori,

in tazze di cessi sadici.

 

Questo, a ciascuno

accade più e più volte,

non c’è riposo, non c’è rimedio,

e, molto spesso, mi viene dubbio che

non sia possibile riguadagnare

i nostri pezzi di vita perduti chissà dove

e chissà perché, senza colpa,

nei meandri inaccessibili di qualche cesso.

 

 

VERSI INTROVERSI

 

Pure io, senza volere, forse,

forse senza coscienza,

nella mia sfinente elemosina d’esser uomo

mi son vantato, triste anatomopatologo,

d’avere constatato i decessi esausti

delle nostre divinità infere, e celesti;

ma adesso, laidi consacrati,

ci restano, angoscia, vuoto, silenzi,

aziende, e irrealizzabili sogni di maternità.

 

L’onnipotente è morto, denigrato, bestemmiato,

assassinato; ora, a chi imporre

i nostri  vincoli d’insulsa impotenza,

se non a me, se non a voi stessi,

denigrandoci, bestemmiandoci, assassinandoci,

nell’ergastolo distonico di un’esistenza schiava dell’introversione,

con l’unica amnistia, solo mia, a canoni inversi,

cullata in antri d’alchimia da versi introversi.

 

 

FIAMMIFERAIO

 

Potrei vivere senza abbattere i muri retorici

di carriera, donne, e denari,

senza accomodare corone di chiodi

sulle mie chiome cianotiche,

nella loro solitudine, nella loro inutilità.

 

Potrei vivere senza terrore i vuoti attoniti

nei volti anonimi dei miei consimili,

senza accatastare cuori da accendere

nelle tormentate tormente dei nostri inverni.

 

Potrei vivere nella serenità insistente,

incolore delle gite al mare,

senza scottarmi mani, lingua neuroni

nell’abbracciar calici amari.

 

Fiammiferaio beffardo,

ardere è mio onere nelle notti buie,

stellate dei vostri sonni;

incendiarvi, assassinarvi

col contagio indomito della follia

massimo orrore, mio, massimo, crimine.

 

 

GHIACCIO DI CUORI

 

La nostra rabbia mia e tua

non annega nel fondo d’un bicchiere di Malibu:

sette anni non hanno animi di nani inani.

 

Mai, ricordi divini si son saziati

occhi e bocche di nuvole ostracizzanti,

e mai conviene riporre vecchie storie

negli scaffali polverosi della tua sofferenza.

 

Ghiaccio di cuori m’è dolce esilio

se so ch’esisti, e che ascolti

senza sentire.

 

 

DISARMANTE

 

Mi vieni in mente,

e non esiste scacciacani ai miei tormenti,

mi vieni in mente, nell’ansito anossico

d’un concerto ska,

nei tuoi occhi azzurro vodka

così assetati da sembrar riarsi;

mi vieni in mente nei carceri di cuori,

mani nelle mani, nei carceri di sesso.

 

E, via, ancora, ancora via,

meteora serrata nel cassetto senza chiavi

delle mie armature a strati d’acciaio;

non afferrarmi mente, cuore o coda,

nella coscienza che non te ne freghi un cazzo,

nella certezza che i miei lampi

nascondano una stella morta.

 

 

MINUTI DI SILENZIO

 

Scende sulle nostre, aride,

esistenze in erba sintetica o terra battuta

un minuto di silenzio.

 

È morta la letteratura,

sventrata nelle serate vuote

di chiacchiere, di risate,

asfissiata nella stanchezza di tossiche domeniche

senz’albe, senz’alibi,

seviziata dalle nostre mani inconsistenti,

vuote di desideri, e d’armi.

 

Orgoglioso, sconsiderato mi confesso assassino

d’un modo di scrivere nato assiderato,

mi riconosco omicida d’un amor cortese

tanto azzardato da non arrivare vivo alla fine del mese.

Passato un minuto di silenzio assordante,

arbitro, fischia seduta stante!

 

 

MILLENNIUM BUG

 

Ho rubato al telefono la tua rabbia,

adombrata da nuvole di malinconia,

e da vuoti cliché donna/ forte donna / sicura,

tutta sesso e odore di mimosa.

Ho rubato i tuoi 30 denari,

nella certezza che tu, mai,

mai nella vita saresti riuscita a incastrarli

nei torrenti torridi della macchinetta jukebox,

incassata, una domenica mattina,

senza scontrini, nel mio stomaco.

Sbronza d’una notte d’estate,

vomito sulle strade ibernate di Oslo,

amore, mi hai chiamato:

amore, e hai chiamato

amore mille e mille altri uomini,

d’una mediocrità insistente,

registrati sul tuo sismografo da Madame Bovary

strattonata sulle scale del suo castello.

 

Pure, tu, camaleonte instabile,

mi hai chiamato amore,

e io ho rubato i tuoi seni, i tuoi sospiri, i tuoi sdegni,

insabbiandoli nei venti, irridendone ardore e sincerità;

ma, adesso, condannato all’ergastolo,

attendo d’uscire, e di trovarti, ancora,

fremente, nella rubrica intonsa,

idrofoba dei miei domani.

 

 

CANNOBIO

 

È nato lì, il nostro amore; lì è morto.

Vinto dal rancore e dall’amarezza

mi sono esercitato nel dimenticarti,

nel cancellarti, senza rendermi conto

di come, dimenticandoti, ti ravvivassi, o di come,

cancellandoti, ti riscrivessi.

 

Ho cercato di azzannare, di mordere,

tranciare con ogni forza,

i nodi di Gordio,

i nodi di Cannobio,

tornandoci, enorme timore,

enorme emozione, da bimbo curioso,

come sono, come vivo.

 

È stato difficile: tutto restava chiuso

nella cella dei miei ieri,

non ti trovavo, lontana, donna fantasma,

tanto casta da mozzare il fiato;

pensando: “Sei sconfitto, l’odio ha vinto sull’amore”,

mi sono sentito nudo, ancora una volta,

abbandonato sull’imbarcadero;

e, allora, i nostri mondi sono sgusciati fuori:

micio caduto nel caffelatte, stella cadente,

– ma a Cannobio non funzionano?-

desiderio che non finisse mai, tu che avevi freddo,

con indosso i miei maglioni,

lacrime idiote di non esser stata solo mia.

 

Ora, c’eri, desiderando

ascoltare i miei racconti,

senza scazzarti, senza nasconderti.

Parlando con te, sulla banchina di Cannobio,

svanendo dolori, bruciando dolori, intuendo che

t’amavo, che m’amavi, sono rimasto davanti

al tuo lago, al mio lago,

e, immersa la mano destra, aperta in una carezza, maliziosa,

sono riuscito a dirti addio.

 

Piccolo cucciolo, occhi verdi,

muso stonato, amore immaturo,

sbocciato a Febbraio nel freddo inverno,

ogni volta che ti bagnerai nel lago di Cannobio,

ti raggiungeranno le mie lacrime,

il mio addio, le mie carezze.

 

SPARI ALL’UNIVERSITA’ (15/06/2003)

 

Università Statale di Milano, Università di Teheran.

Noi in attesa di una laurea, di un dottorato,

di essere sminuzzati dai tritacarne aziendali;

voi, in attesa di botte, bastonate, di torture,

nelle stanze oscure della rivoluzione.

 

Chino sui miei studi, vivo nella mia camera,

con un desiderio matto di conoscere,

con un desiderio matto che il vostro conoscere

non sia fermato.

 

Noi, in attesa di un lavoro, in maniera acritica;

voi, in attesa di un futuro, in cui ogni critica abbia voce,

attenti a non addormentarvi,

a non morire, stasera.

 

Noi circondati, da mille, mille e mille,

mille titoli di studio, mille euro di salario,

mille chilometri sulla strada di una buona carriera;

voi, circondati, stasera, circondati e basta.

 

Noi, Professori e assistenti incatenati

alle cattedre; voi, Professori e

assistenti incatenati con voi,

sotto, dietro alle cattedre.
Noi, rintanati nei nostri bar, nelle discoteche,

domani esame di economia, di diritto o storia romana,

contenti d’un 24;

voi, nascosti sotto i vostri letti,

domani esami duri davanti ai vostri tribunali,

contenti che non vi tocchi un 28, senza condizionale.

 

Noi, seduti nelle nostre macchine, a discutere di art.18,

desiderando d’essere in vacanza, morendo dal caldo;

voi, insultati, in lacrime, massacrati di botte, morendo, e basta.

 

Ebbene, merde di universitari

dell’Università Statale di Milano,

pensate alle vostre macchine, alle vostre lauree, alle vostre carriere,

ai vostri soldi, ai vostri bei vestiti, ai vostri muscoli, ai vostri cervelli uccisi

da raffiche di televisione, ai vostri dvd,

ai libri di Grisham e alle canzoni di Max Pezzali.

Mentre a Teheran nascosti sotto i loro letti

e nei loro scantinati muoiono, o costruiscono democrazie.
Io vi sento vicini, Università di Teheran, sono vicino.

 

 

 

 

DISA BOTIME

të Lek Pervizit

 

Shqip

I njejti Frëngjisht

Shqip

*

Anglisht

 

 

Shprehje e mednime

te njerëzve të shquar

dhe të pashquar

 

 

 

*Të mohosh të parët e tu, gjyshët e stërgjyshët, ke mohue vetvetën.

* Ai që mohon e tradhëton idealët e të parëve të tij, nuk mund të quhet ndryshe veçse tradhëtar.

* Kush tradhton një herë, tradhton përherë.

* Pas gjithë gënjeshtrave që shkruhën, dhe ai që thotë të vërtetën hyn në radhën e  gënjeshtarve

* Që të gënjejë një injorant, pranohet, por që të genjejë një intelektual, kjo ma s’ka vend, asht lajthitje.

* Ma të përfolunit si gënjështarë janë historianët.

* Të zbatosh ligjet e mesjetës mes shekullit 21, do të thotë se ke falisun nga trutë.

* E çuditshme : sikur veç gishti i vogël i kambës të dhembi, truni nuk punon në rregull.

* Ka kryetar shteti që mirëqenjën personale e paraqesin si mireqenje të popullit.

* Të gënjesh shoqninë me fjalë nuk asht ndonjë punë e madhe, por të gënjesh me shkrime historinë e popullit e kombit tand, hyn në radhën e kriminelëve, si vrasës të historisë.

* Nuk ka krim ma të madh për një historian se sa fallsifikimi i historisë.

* Asht ma i mirë një injorant që nuk di me shkrue, se sa një intelektual që shkruen keq.

* Të jeshë me pozitë nuk do të thotë që të përdorish autoritetin tand për me mashtrue njerëzit.

*Historiani që i paraqet gënjshtrat si fakte , ma mirë të shkojë me kullot delët.

* Ka njerëz që bajnë vepra të mira e s’i njeh askush, dhe ka asish që kryejnë vepra të keqia dhe i njeh bota mbarë.

* Zakonisht politikanët premtojnë shumë me fjalë dhe nuk zbatojnë asgja me vepra.

* Ai që e kërkon famën nuk e gjen kurrë. Ai që nuk e kerkon i vjen  në prehën.

* Injoranti kur bahet i fuqishëm, sado t’i rritet mendja, mbetet injorant.

* Injoranti fshihet pas paraqitjës dhe fjalëve të mëdha qe tregojnë një shpirt të vogël.

* Në radhë të pare, një sitem demokratik që vendoset pas një diktature të egër e çnjerëzore, duhet të shfuqizojë gjithë ligjet e saj e t’u ktheje të drejtat e mohueme atyne që e pësuen nga ato ligje.

* Ai popull e komb që harron e mohon të kaluemën e tij, asht i destinuem të shuhët.

* Njerëzit gjykohën nga vepra, të mira a të këqija qofshin.

* Dëshiron ta njohësh një njeri, shikoji veprat.Në qofte se nuk ka vepra, s’ke nevojuë që ta njohësh.

* Simboli i prapambetjës asht gaforrja, ajo ecën gjithmonë mbrapa.

* Sa mund të drejtohet një dru i shtrembët aq mund të drejtohet një njeri i keq.

* Nuk mund të ketë diktatorë e tiranë të mençur sado që shitën të tllë.

* Mençuria e diktatura nuk mund të bashkëjetojnë.

* Ai që mohon fenë e të parëve  pë një  fe të re të impunueme me terror ose privilegje, kurrë n’e kurrës nuk do të gjejë rehati shpirtnore, dhe fatkeqësisht do të shëndrrohet në një qenje hipokrite për të justifikue gabimin e madh që pëshon mbi të

* Liria, po të quhëj përëndeshë, do t’ishte  perëndesha ma e dashur e njerëzimit.

* Asht e çuditshme : nga të gjithë perënditë e antikitetit vetëm Liria nuk pati një emërtim që të quhej hyjneshë e t’i ngrihëshin tempuj.

* Për Lirinë njerëzit luftuen e sakrifikuen  ndër shekuj, ajo mbetët frymëzuesja ma e madhe në gjithë  historinë e njerëzimit.

* Kush e the qafën njeherë e then perherë.

* Mos rafsh nga fiku se nuk të ndahet ma rreziku.

* Mos kërko shumë atje ku ka pak. As mos kërko pak atje ku s’ka aspak.

* Parja mund të dominojë e korruptojë botën mbarë , por s’e kurrupton dot vdekjën.

*Kush nuk kënaqet me pak nuk kenaqet as me shumë.

*Njeriu naiv bie viktimë mashtrimësh.

*Naiviteti asht i bukur për fëmijët por shum i damshëm për të rritunit.

*Shokët e miqt të quejnë naiv për mos të quejtë budalla.

*Po të mashtruen një here, fali. Po të mashtruen për se dyti, qortoj. Po të mashtrue për së treti  degdisi fare.

*Mashtrimi asht kulturë e injorantit, që ai e zotnon e din ta përdorë mire.

*Kush beson shumë, mashtrohet shumë.

*Nga punee vogla kuptohën punët e medha .

*Mirëbesimi asht një virtyt me të cilin abuzohet shumë.

* Mirëbesimi shpesh përdorët  për të hap  gropën që të biesh brenda

* Sa Jago, Tartufa e Hurja Hipa paska kjo botë !

* Nuk ka zhgënjim ma të madh se mosmirënjohja.

*Kush ta ban një të mirë për interes nuk mund të quhet bamirës.

*Të këshë miq asht mire, por të  keshë një mik të vërtetë asht shum ma mire.

*Ka miqësi që vjen e shkon, ka miqësi që s’lëkundët kurrë.

*Miqësia e vërtetë as blihet as shitet.

*Miku i vërtetë të gjëndet në të keq, në të mirë  i gjendesh vetvetës.

*Ç’ndryshim ka midis  diktatorëve dhe shekcëtarëve : diktatorët i kthejnë  njerëzit në robotë, ndërsa shkencetarët  punojnë për t’i kthye  robotët në njerëz.

*– Të skërmishish dhambë nuk do te thotë se qesh.

*– E qeshura  e tepërt  shfaqet te bufallejtë

, *– Diktatorët kanë e si emnues të përbashkët, kriminalitetin.

*–Nuk mund te ketë diktatorë që nuk bajnë krime, sepse krimi asht kultura themelore e tyne  që e kanë  të rrënjosun  thellë në trur.

*– Diktatorët,  njerëzit i konsiderojnë si kavie, me të cilët  mund të  bahën  eksperimente.

*– Qëllimi  kryesor i diktatorëve, asht me krijue një njeri të ri e një  botë të re, në garë me Perëndinë, të cilin nuk e kanë fare në konsideratë, të bindun se ia kalojnë atij.

*– Diktatorit ma te  tmerrshëm, kur i vjen vdekja,  dridhet  si pyrtekë dhe i bie në mend se ka një Perëndi.

*– Volteri, ateist e antiklerikal   i thekun, i semurë për vdekje, në   grahmën e fundit thirri : një prift, me bini një prift !

*– Vallë, ateistët  e mëdhej  apo  të vegjel fare, si reagojnë në çastin e fundit të jetës ?  Me siguri në atë çast ekstrem, instinktivisht  e  vetëtimthi e  kuptojnë se ka Zot.

Zot,  o Zot, ku je, që nuk e lëshon mbi këtë botë të përdalun  një rrufé ?

 

 

 

 

Mozaikët shqiptare

 

Mozaik nga Batsteri i Butrintit

Mozaik me dekore gjeometriketëe Apolonisë..

 

Mozaikët shqiptare

 

Mozaik  me motive gjeometrike  të Apolonisë.

 

[1]Atanaz Gegaj, Mësimi i gjuhës shqype në Romë në shek. XVIII-XIX, në rev. “Hylli i dritës”, nr. 4, 1931.

[2]Mario Roques, Recherches sur les ansiens tekstes albanais, Paris, 1932, f. 8, shën. 6.

[3]Mario Roques, Gjurmime mbi tekstet e vjetra shqipe e shkrime të tjera, Botime françeskane, Shkodër, 2011, f. 25, shën. 13.

[4]Patër Donat Kurti, Vepra kulturale e elementit katolik në Shqypni, në rev. “Hylli i dritës”, nr. 5-6, 1933.

[5]Po aty, f, 240.

[6]Dhimitër Shuteriqi, Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850, Tiranë, 1976, f. 266.

[7]Patër Vinçenc Malaj, Të dhëna albanologjike (Folklor, bibliografi, histori), vëllimi 2, Ulqin-Tuz, 1999, f. 317.

[8]J. Kastrati, Historia e albanologjisë, Tiranë, 2000, f. 745, shën. 3.

[9]P. Marcelin Civezza, Biblioteca di S. Fortunato, Todi, nr. 424. P. Luca da Monte Giove, Dizionario italo-albanese. Manoscritto cartaceo dal 1848. Ha faciate 328. L’autore dimoro come missionario lungo tempo in Albania e fu poi in Propaganda a Roma. Maestro di lingua albanese.

[10]Po aty, f. 745. Në shënimet e patër Marcello Civezza shkruhet: “L’autore dimoro come missionario lungo tempo in Albania e fu poi in Propaganda a Roma. Maestro di lingua albanese”.[10]

Te Mario Rok do të gjejmë edhe këtë shënim: “… misionar i vjetër në Shqipëri, prefekt apostolik dhe profesor i shqipes në Kolegjin e San Pietro in Montorio …”[10]

 

[11]A. Gegaj, po aty.

[12]F. Bazzocchini O.F.M., Cronaca della provincia Serafica, Firenze, 1921, 424 – P., CUBERNATIS, Orbis S. Ap. 763.

[13]J. Kastrati, Historia …, po aty, f. 745.

.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s