
Poezi nga Fatbardha Sokolaj
Robinë
Jashtë meje je ti ,
Dhe bota qesh…
rrathë të shkumëzuar ikjesh.
Kafshojnë lotin tim endacak !!
Kështjella ngre brenda meje .
Dhe bota qesh…!!!
me heshtjen time të trilluar…
…Robine jam ,,në muret e vetmisë time !!
Mesnatë
Mbi parvazet e fjetura të qytetit,
lodhja kopsit motivet e heshtura të natës.
“MITET” e hirta shkasin ,
në forma rrethore çarçafësh të zhuburosur.
Yjet e nates vidhen në agoninë e gjumit
E zhurmat në epigrafe meteorësh përçapen
mbi çatitë e përgjumura të qytetit,
e nata përhumbet në simfoninë e mekur të yjeve !!!
NUK BINDEM
Ku po endem kështu!!!??
Me flokë të tharë kujtimesh!
E ngathët në sytë e harruar të diellit,
Përplasur në dallgët memece të erës .
Nuk bindem të iki!!
Kurthe janë ngritur hapave të çuditshëm.
Çoroditur më janë mendimet
ngatërruar si një hipotezë
…e mbahem .
ngarkuar me re, skutave të pa fre.
***
Kur nata bie
mungesat bëhen zogj,
të largëta foletë ku dremisin .
të rënda pendet ku struken vetëtimat…
Kur ti me erën belbëzon
e heshtur bëhem unë …!!!
Nga droja se mos trembesh,
penelopë nata ku zhbën të ndryshkurat mungesa
E humba fillin pas meteorëve bija ime !!
E mira ime !
Sa shekuj je larg meje ?
Tri epitafe vrasin kohën time,
pa ty,
e hutuar gërvisht me pika shiu
gravurat e reve si ikin të qeta pas perdesh.
Pse endesh ..
Trokit, trokit…
Si hije kam mbetur, mos prit ?!
Gjurmët e bardha mi fikin muzgjet.
Ku je e mira ime ?
S’ di a ta mallkoj kohën ?!
Sivjet më iku vjeshta pa ty
Pranvera bashkë do na mbije në sy!!
Përshkrim
Përmes ajrit të ngujuar
mbi fletushkat e mija
i jap fjalëve frymën time
Silueta jote hollake
me fustanin që përdridhet, e të qeshurat e thata .
Shuk i mbledh në letër….
Ofshamën hajneshë të këpucëve të tua
I ndiej si mozaik
Tek puthiten e mbushin rrullat
e pasionit tim për ty…
Për të mundur gabimin tim
në vijë të drejtë me veten .
Vendos shigjeta !
Në relievin e përmasave të tua shqyej fletën …
Eja
Eja,
T’i harlisim yjet
Hënën ta mbysim
në pellgje vetmie
Natën ta bredhim
me kitarën e erës
e bashkë të pimë
Temjan Dashurinë.