Poezi nga Fatbardha Sokolaj

 

fatbardha sokoli

 Poezi nga Fatbardha Sokolaj

 

 

Robinë

 

Jashtë meje je ti ,

Dhe bota qesh…

rrathë të shkumëzuar ikjesh.

Kafshojnë lotin tim endacak !!

Kështjella ngre brenda meje .

Dhe bota qesh…!!!

me heshtjen time të trilluar…

…Robine jam ,,në muret e vetmisë  time !!

 

 

 

Mesnatë

 

Mbi parvazet e fjetura të qytetit,

lodhja kopsit motivet e heshtura të natës.

 

“MITET”  e hirta shkasin ,

në forma rrethore çarçafësh të zhuburosur.

 

Yjet e nates vidhen në agoninë e gjumit

E zhurmat në epigrafe meteorësh përçapen

mbi çatitë e përgjumura të qytetit,

e nata përhumbet në simfoninë  e mekur të yjeve !!!

 

 

 

NUK BINDEM

 

Ku po endem kështu!!!??

Me flokë  të  tharë  kujtimesh!

E ngathët në sytë e harruar të diellit,

Përplasur në dallgët memece të erës .

 

Nuk bindem të iki!!

Kurthe janë  ngritur  hapave  të çuditshëm.

Çoroditur më janë  mendimet

ngatërruar si një hipotezë

…e  mbahem .

ngarkuar me re, skutave  të pa fre.

 

 

 

***

 

Kur nata bie

mungesat bëhen zogj,

të  largëta foletë  ku dremisin .

të rënda pendet ku struken vetëtimat…

Kur ti me erën belbëzon

e heshtur bëhem unë …!!!

 

Nga droja se mos trembesh,

penelopë nata ku zhbën të ndryshkurat mungesa

E humba fillin pas meteorëve bija ime !!

E mira ime !

Sa shekuj je larg meje ?

 

Tri epitafe vrasin kohën time,

pa ty,

e hutuar gërvisht me pika shiu

gravurat e reve si ikin të qeta pas perdesh.

 

Pse endesh ..

Trokit,  trokit…

Si hije kam mbetur,  mos prit ?!

Gjurmët  e bardha mi fikin muzgjet.

 

Ku je e mira ime ?

S’ di a ta mallkoj kohën ?!

Sivjet më iku vjeshta pa ty

Pranvera bashkë do na mbije në sy!!

 

 

 

Përshkrim

 

Përmes ajrit të ngujuar

mbi fletushkat e mija

i jap fjalëve  frymën time

Silueta jote hollake

me fustanin që përdridhet, e të qeshurat e thata .

Shuk i mbledh në letër….

 

Ofshamën hajneshë të këpucëve  të tua

I ndiej si mozaik

Tek puthiten e mbushin rrullat

e pasionit tim për ty…

 

Për të mundur gabimin tim

në vijë të drejtë me veten .

Vendos shigjeta !

Në relievin e përmasave të  tua   shqyej fletën …

 

 

 

Eja

 

Eja,

T’i harlisim yjet

Hënën ta mbysim

në pellgje vetmie

Natën ta bredhim

me kitarën e erës

e bashkë të pimë

Temjan Dashurinë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s