LIBËR, ME LARUSHI TEMATIKE DHE PASURI GJUHËSORE… (“Me shpirt atdhedashurie”, i prof. Murat Gecaj) / Nga: Ibrahim Hajdarmataj -arsimtar e publicist

LIBËR, ME LARUSHI TEMATIKE DHE PASURI GJUHËSORE… (“Me shpirt atdhedashurie”,  i prof. Murat Gecaj)   Nga: Ibrahim Hajdarmataj           -arsimtar e publicist     I.Hajdarmataj.     Shkrimtari, publicisti dhe studiuesi i njohur, prof. Murat Gecaj vjen te lexuesi ynë, … Continue reading

Shtëpia Botuese “Toena ” sjell në shqip romanin “Ishulli” të shkrimtares Victoria Hislop dhe përkthim të Platon Pullës, roman i cili ka fituar Çmimin Letrar “Richard & Judy Summer Read.” / Nga Irena Toçi

Shtëpia Botuese “Toena ” sjell në shqip romanin “Ishulli” të shkrimtares Victoria Hislop dhe përkthim të Platon Pullës, roman i cili  ka fituar  Çmimin  Letrar “Richard & Judy Summer Read.”                Victoria Hislop   Victoria Hislop … Continue reading

PROF. IBRAHIM KELMENDI : Intelektuali që shkroi historinë / dhe bëri histori. (Me rastin e 99 vjetorit të lindjes, kujtojmë jetën dhe veprën e intelektualit dhe patriotit të shquar ) / Nga AFRORE SHAIPI (Studente e vitit të parë – Fakulteti Juridik, Prishtinë)

  PROF. IBRAHIM KELMENDI   Intelektuali që shkroi historinë dhe bëri histori.    (Me rastin e 99 vjetorit të lindjes, kujtojmë jetën dhe veprën e intelektualit dhe patriotit të shquar )     Nga AFRORE SHAIPI (studente e vitit të parë … Continue reading

Fjalimi i Albin Kurtit në ligjëratën “Integrimi brendashqiptar përballë integrimit në BE” në Shkollën për Lidership të Qendrës për Zhvillim dhe Demokraci në Shkup, mbajtur më 11 prill 2015

Fjalimi i Albin Kurtit në ligjëratën “Integrimi brendashqiptar përballë integrimit në BE” në Shkollën për Lidership të Qendrës për Zhvillim dhe Demokraci në Shkup, mbajtur më 11 prill 2015   Albin Kurti     Integrimi është integrim i pjesës te … Continue reading

Feja në Japoni / Nga Kastriot Bushi

fr j

 

Feja në Japoni

 

Nga Kastriot Bushi

 

Botërisht është e njohur maksima e religjioneve monoteiste, për mbarë njerëzit që frymojnë në tokë dhe pavarësisht besimit të tyre, ata shprehin njohjen dhe përgjegjësinë e tyre ndaj njëri-tjetrit në mardhëniet e tyre të përditshme. Mirëpo në relacionet e kuptimit mbi virtytshmërinë, çiltërsinë dhe dashurinë ndaj vetë qenies së tyre, pra, njeriut, ata shpeshëherë kanë ditur të jenë qesharake të pacipë por edhe monstruoz, pse jo ! Edhe pse jo të gjitha !?
Një shembull që të lë pa fjalë, e kalon këtë diskutim dhe mendimin mbi dhe për njëri-tjetrin në kohën e sotme. Është ai, i popullit japonez që ka ndaj njeriut. Me përkulje e “dorëzon”, respektin ndaj tjetrit për të nënkuptuar se çdo njeri pa marrë parasysh ka vlerën dhe peshën e tij.
Në raportet njerëzore është shembull interesant.
– Thjeshtë të gjallët, për respektin që kanë mbi vdekjen e bëjnë të jetë atë, pra vdekjen e kuptimshme. Edhe pse” e ftohtë”, ajo djeg, por nuk përvëlon.
Në traditën tonë shqiptare, për nder të atij që ka ndërru ”vendbanim” ngushëlimet janë një element që garanton se kur e përcjellim njëri-tjetrin, do të thotë se e kemi njohur, e kemi dashur, dhe për të jemi atë ditë e atë moment aty.

Greci dhe shpëtimi shqiptar i Gadishullit Italian (Fshat arbëresh në Itali) / Shkruan: Shirley DioGuard

Greci dhe shpëtimi shqiptar i Gadishullit Italian

(Fshat arbëresh në Itali)

 

 

Shirley_7522

Shkruan: Shirley DioGuardi

 

Historia e Grecit është e lidhur në mënyrë të pandashme me rolin vendimtar që figura kryesore historike e Shqipërisë, Gjergj Kastrioti (Skenderbeu), luajti në shpëtimin e Gadishullit Italian dhe pjesës tjetër të Evropës Perëndimore nga dominimi i Perandorisë Turko-Osmane në shekullin e XV-të. Për këtë arsye Gjergj Kastrioti ishte figurë e lartë e shekullit të XV-të jo vetëm për shqiptarët  por për të gjithë evropianët  dhe pse trashëgimia e tij është e përjetshme.

Gjeni ushtarak, filozof, mjeshtër i disa gjuhëve, diplomat  dhe katolik i devotshëm, Kastrioti ka qenë subjekt i një numri librash në shumë gjuhë, i poezive nga Longfellow dhe Byroni, dhe i një opere nga Vivaldi. Statuja të figurës së tij ikonike me shpatë në dorë mbi kalin e tij magjepsës i janë dedikuar atij në Romë, Vienë e Budapest. Historia e tij fillon në Shqipëri e mbaron në Greci.

Kastrioti ishte djali i një princi shqiptar, Gjon Kastriotit, i cili i mbajti turqit osmanë pushtues larg për më shumë se njëzet vite derisa ai dhe udhëheqësit e tjerë shqiptarë u detyruan të pranonin një traktat mashtrues të paqes në vitin 1422 me Sulltan Muratin e II-të për të siguruar pjesën e fundit të ushtrisë turke në Evropën Juglindore dhe për t’i shpëtuar jetën popullit të tij nga tërbimi i Perandorisë Osmane. Për të garantuar marrëveshjen, Sulltani mori peng katër djemtë e Gjonit dhe i dërgoi ata në akademinë ushtarake osmane në kryqytetin Adrianopojë.

Raporti shembullor akademik dhe ushtarak i djalit më të vogël të tij tërhoqi vëmendjen e Sulltanit, i cili do ti jepte atij gradën e gjeneralit në moshën 19 vjeçare dhe titullin nderues “Iskender Bey” apo siç njihet më mirë “Skenderbeg” në kujtim të Aleksandrit të Madh.

Në vitin 1443, Skënderbeu mori lajmin se babai i tij kishte vdekur në shtëpinë e tij të lindjes në Krujë, Shqipëri. Për shkak se Gjoni ishte i mirënjohur si udhëheqës i opozitës shqiptare ndaj osmanëve, Skenderbeu ndjeu rrezikun që i kanosej atij dhe popullit shqiptar. Ai kapi momentin kur u dërgua në një operacion ushtarak për të mposhtur hungarezët e udhëhequr nga një tjetër luftëtar i madh i lirisë (dhe gjemb në anën e Sulltanit), Janos Hunyadi. Me aftësinë e tij ushtarake, Skenderbeu hutoi vëmendjen e komandantëve të tjerë osmanë dhe la fushëbetejën për tu nisur për Shqipëri me 300 kalorës të tij besnik. Pas hyrjes triumfuese në Shqipëri, ai iu vërsul Kështjellës së Bardhë në Krujë me 28 Nëntor 1443 dhe e rrëzoi guvernatorin osman. Për njëzet e pesë vite të ardhshme Skenderbeu do të kryejë disa nga të bëmat më të mëdha ushtarake që do ta mbronin Evropën ndaj shtrirjes së Islamit nga Perandoria Osmane dhe do ta shtronin rrugën për shtete të lira e demokratike.

Në vitin 1461, Mbreti i Napolit, Ferdinandi I, i biri i Alphonsit të ndjerë, mik i ngushtë i Skenderbeut, i bëri thirrje atij që ta ndihmonte atë ti kundërvihej pushtimit iminent francez. Skenderbeu udhëhoqi një këmbësori elite prej 4,000 burrash dhe i largoi francezët në betejën e famshme të Apulias, afër Napolit. Si shpërblim për këtë fitore, Ferdinandi i dhuroi Skenderbeut dhe 2,000 ushtarëve të tij fshatin në maje të bjeshkës, Grecin. Siguria e Mbretërisë ishte garantuar kur Kastrioti vendosi të linte kalorësinë e tij në Grec ndërsa ai u kthye në Shqipëri për të vazhduar mbrojtjen e vendit nga dominimi turko-osman. (Vizitorët në Grec mund ta shohin që rruga kryesore mban emrin “Via Skenderbeg,” dhe se shtëpitë e para të ushtarëve të Skenderbeut janë ruajtur, edhe pse ato kanë nevojë të restaurohen.)

Vetëm pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468 osmanët ishin në gjendje të nisnin pushtimin e tokave shqiptare, duke i vënë ato tërësisht nën kontroll në vitet 1480-të. Pastaj, qindra mijëra shqiptarë u larguan përtej Detit Adriatik në Mbretërinë e Napolit dhe më gjerë në kërkim të lirisë nga dominimi turk dhe konvertimi i detyruar në fenë islame. Përveç se në Greci, ata do të themelonin edhe 50 fshatra të tjera shqipfolëse që do të zhvilloheshin dhe sot janë duke lulëzuar në Campania, Puglia, Sicili e Kalabri. Refugjatët shqiptarë të quajtur Arbëresh ruajtën traditat kulturore shqiptare, gjuhën, dhe trashëgiminë e tyre katolike gjatë sundimit osman të tokave shqiptare që do të zgjaste për 424 vite.  (Duke filluar në vitet e ’60-ta, gjuhëtari i ndjerë shqiptar Martin Camaj do të kalonte shumë vite në Greci duke studjuar e dokumentuar atë që ai besonte të jetë forma më origjinale e gjuhës shqipe e cila flitej e shkruhej aty.)

Kjo është arsyeja se pse Arbëreshët mbeten të lidhur me tokat shqiptare, dhe gjithashtu pse shqiptarët janë përgjithmonë të lidhur me Italinë. Pas rënies së Perandorisë Osmane në vitin 1912, shqiptarët e gjetën vetën duke luftuar kundër inkursionit sllav, duke filluar me Luftërat Ballkanike të 1912-1913. Me pëlqimin e të ashtuquajturave  “Fuqi të  Mëdha” (Austro-Hungaria, Britania, Franca, Gjermania, Italia, dhe Rusia), shqiptarët u ndanë padrejtësisht dhe artificialisht. Vetëm për shkak të ndërhyrjes së Presidentit të atëhershëm amerikan Woodrow Wilson në fund të Luftës së Parë Botërore në vitin 1918 u krijua shteti i Shqipërisë. Tre milion a gjysmë shqiptarë jetojnë sot në Shqipëri; një tjetër tre milion a gjysmë jetojnë krah për krah në kufijtë e saj – në Kosovë (shtet i pavarur që nga 2008), Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës (Serbi jugore), dhe Çamëri (Greqi veriore). Tetë milionë të tjerë jetojnë në diasporë, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, Evropën Perëndimore, Turqi, dhe Australi – të cilët i kanë ikur terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet sllave dhe më vonë komunizmit në shekullin e njëzet.

Është Greci, në veçanti, për të cilin shqiptarët në gjithë botë janë të lidhur. Kur një fëmijë lind në një fshat shqiptar në Itali, fëmija ngrihet lart drejt Shqipërisë. Kur një fëmijë lind në çdo tokë shqiptare në Evropën Juglindore, apo në diasporë, ai ose ajo do të rritet duke mësuar për Skenderbeun, dhe se Greci ishte i vetmi fshat shqipfolës në Italinë moderne ku ka shkelur këmba e Skenderbeut.

Skenderbeu është heroi kombëtar që i bashkon të gjithë shqiptarët në një histori ende të papërfunduar kombëtare që filloi në Itali gjashtëqind vite më parë.

 

Mars 2015

Ossining, New York

 

Politika shqiptare dhe Pacolli / Nga Agim Koçillari

 

bexhet 1

Politika shqiptare dhe Pacolli

 

Nga Agim Koçillari

 

Para disa kohësh, mësuam nga mediat se Behgjet Pacolli me dekret të Presidentit Nishani, u nderua me titullin më të lartë që kemi, “Nderi i Kombit”.

Si shqiptar dhe si intelektual më erdhi mirë për këtë vlerësim që i bëhet. Unë e vlerësoj Pacollin, jo si shqiptarin më të pasur në botë, por si një atdhetar idealist dhe vizionar për kombin e tij. Dhe si i tillë, ai mund të bëjë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Gjithashtu ishte me vlera domethënëse të shihje që në ceremoninë e dorëzimit të titullit të lartë ishin përfaqësues të dy forcave politike kryesore të vendit, për çka na ka marrë malli ta shohim.

Në Kuvendin tonë ka deputetë që për katër vjet nuk e marrin një herë mundimin të flasin dhe ngrenë probleme që shqetësojnë sovranin e tyre. Dhe në këtë Kuvend, vetëm këtë legjislaturë po flitet për çështjen kombëtare, dhe për më tepër, po veprohet në mënyrë shumë konkrete duke ndjekur një politikë dhe hartuar marrëveshje, që çojnë drejt bashkimit të kombit. Për këtë ka meritë partia në pushtet dhe kryetari i saj Edi Rama. Më herët, këto ide i ka shfaqur dhe mbrojtur në Prishtinë dhe Tiranë, Pacolli.

Ja pse edhe dekorimi i tij, mendoj, se është i drejtë. Duke qenë deputet vetëm në një legjislaturë në Kuvendin e Kosovës, e tregoi veten ndryshe, duke u shfaqur si një politikan i cilësisë së lartë dhe ndër shqiptarët më vizionarë. Ai shprehu mendime që çojnë drejt për bashkimit kombëtar. Sikur idetë e tij, të ishin vënë në zbatim nga politikanët tanë, sot ne do të ishim në një gjendje ekonomike dhe shoqërore krejt tjetër si komb.

Së pari do të ishim më të pasur, pra edhe do të jetonim më mirë. Duke jetuar më mirë nuk do të ishim të detyruar të marrim rrugët e botës.

Së dyti do të kishim më pak krime. Dihet që varfëria e favorizon atë.

Së treti do të ishim më shumë të bashkuar si komb e me vetëdije kombëtare më të lartë, dhe më të pajtuar midis nesh.

Dhe së fundmi, ne si komb do të ishim shumë më të bashkuar dhe të fortë dhe jo të diskriminuar nga të tjerët, sidomos fqinjët tanë, e me kohë do të kishim hyrë në BE. Dhe ja rezultati, për herë të parë shkëmbimet tregtare midis nesh, dolën në vend të parë.

 

Pacolli vetëm një muaj qëndroi si president i Kosovës, por ky muaj i mjaftoi që të hyjë në historinë e kombit tonë. Për këtë mjafton fjala e tij në Kuvendin e Shqipërisë, në mars të vitit 2011.

Fjalimi i tij, për nga rëndësia më kujton, fjalimet e famshëm të Martin Luter Kingut dhe Xhon Kenedit në vitet ’60 të shekullit të kaluar, që ndryshuan historinë e SHBA-ve. Dihet se një poezi e shkruar në vitin 1907, me shumë ndjenjë dhe patos njerëzor nga shkrimtari dhe poeti anglez Rudyard Keepling, me titull “Në mundsh”, u bë shkas që atij ti jepej çmimi prestigjioz “Nobel”.

Fjalën e Pacollit, akademiku Rexhep Qosja e analizon hollësisht në librin e tij “Shqipëria dhe Kosova, si janë dhe si duhet të jenë”. Dhe, pasi i bën një analizë Pacollit, megjithëse mendon se atij nuk i takonte të ishte president i Kosovës, sepse ishte shqiptari më pasur, shprehet me shumë respekt duke e quajtur atë historike.

Mendoj se kjo fjalë ka pasur ndikim pozitiv në politikën shqiptare. Për më tepër, Pacolli, nuk e quan vetëm të tijën këtë ide, por shprehet se për këto është biseduar kohë më parë me Arbër Xhaferin, një personalitet i madh i kombit tonë.

Para vitit 2013, midis shqiptarëve ka pasur përplasje lidhur me mallrat tregtare midis dy vendeve. Si pasojë e kësaj “lufte” kosovarët por edhe shumë shqiptarë, ende sot shkojnë dhe blejnë mallra ne Serbi. A e ka dëmtuar kombin shqiptar një praktikë e tillë?

Natyrisht që po, madje shumë dhe kjo duket në çdo hap. Kjo dihej. Për këtë është shkruar edhe në shtyp, por nuk kuptohet përse qeveritarët në Tiranë dhe Prishtinë e lejuan një situatë të tillë për jo pak por për 15 vjet?

Ata e sabotuan ndërtimin e linjës së tensionit të lartë të energjisë elektrike, duke favorizuar Serbinë. A nuk është kjo tradhti kombëtare ma pasoja shumë të rënda të gjithë anshme?

Kur do të vijë koha që, për gabime të kësaj kategorie me pasoja të mëdha për të sotmen dhe të ardhmen e kombit, politikanët shqiptarë të japin llogari dhe të përgjigjen para ligjit? Sot kjo gjendje ka ndryshuar.

Është kënaqësi që politikanët tanë, si në Tiranë edhe në Prishtinë, po punojnë me seriozitet për korrigjimin e këtyre veprimeve antikombëtare. Mbledhja e përbashkët e qeverive në Tiranë, më 23 mars 2015, nën siglën “Një popull, një tokë, një ëndërr” ishte me të vërtetë shumë mbresëlënëse dhe patjetër do ketë rezultate pozitive, sepse u morën vendime të rëndësishme.

Sipas Pacollit, problemi i bashkëpunimit mbarë shqiptar vazhdon të jetë ëndrra dhe synimi jetës së tij. Ai shprehet se nuk mjaftojnë vetëm nënshkrimi i marrëveshjeve, por mbi të gjitha duhet konkretësi në bashkëpunimin Shqipëri – Kosovë dhe, shfaq mendimin se duhen krijuar institucione të veçanta përveç se me studime, të merren edhe me vënien në zbatim të tyre.

Në këto qendra (institute për probleme të veçanta) të përfshiheshin intelektualë, jo vetëm nga gjithë trevat shqiptare dhe bota, por edhe personalitete të huaja. Është kënaqësi të vëresh që në shtypin tonë, menjëherë pas mbledhjes së përbashkët, ka pasur shkrime ku janë shprehur mendime për faktorët që do të mundohen t’i pengojnë ose favorizojnë zbatimin e këtyre vendimeve.

Analistë të ndryshëm dhe personalitete në fushën e ekonomisë, kanë filluar të japin mendime për sfidat e modelit të zhvillimit që ka zgjedhur qeveria e Tiranës dhe Prishtinës.

Këto tregojnë se kombi i ynë është bërë më i ditur, më i ndërgjegjshëm, më i kulturuar, e për pasojë edhe më i pjekur për të marrë së bashku përgjegjësi dhe nisma të mëdha në dobi të së ardhmes së tij. Është me rëndësi të madhe fakti, që në shoqërinë shqiptare, si në mendim dhe veprim, po ndodh diçka e re që pritej prej kohësh. Veprimet konkrete të dy qeverive i dhanë rezultatet e para. Për herë të parë shkëmbimi i mallrave midis nesh, kohët e fundit, doli në vend të parë, duke lënë pas atë me shtete të tjera. Vënia në jetë e parimit: ,,Një popull, një tokë, një ëndërr,, i dha rezultatet e para.

Le t’u urojmë dy qeveritë tona për këtë arritje të madhe dhe tu urojmë arritje të mëtejshme në këtë rrugë. Le të na nxisë kjo, të punojmë të bashkuar dhe të përbetuar, të vjetër e të rinj, sidomos këta të fundit, sepse janë e ardhmja kombit. Këto arritje të para duhet të na nxisin që gjërat të përshpejtohen.

Po bëhen afër dy vjet që është krijuar’’Lëvizja për Unionin Ekonomik Shqiptar’’. Pse nuk po vepron ajo në trevat shqiptare? Kush e pengon? Politika apo dëshira për të vepruar? Populli thotë: nga e thëna në të bërë është një det i tërë. Sot, më shumë se kurrë, për të kaluar këtë det që na ndan ende si komb, duhen jo vetëm njerëz me mendje, zemër, para por edhe dëshirë për të vepruar.

Dhe këta persona, me mend, largpamës me dëshirë e përkushtim për të punuar e sakrifikuar duhen bashkuar dhe nxitur për të vepruar në fusha të ndryshme të interesit kombëtar. Kombi është në pritje të tyre dhe do të dijë ti vlerësojë, ashtu si vlerëson sot Rilindësit.

Jemi në një moment kyç të historisë sonë, kur koha po punon për shqiptarët, por ne ende nuk po e ndihmojmë atë sa duhet. Të dyja palët, si individët dhe shtetarët le ti shikojnë me këtë sy qëndrimet e tyre, dhe për hir të fateve të kombit, të rrisim edhe më tepër bashkëpunimin.

 

 

“NDIHEM SE PO FLUTUROJ E QETË DHE FITIMTARE, NË HAPËSIRAT E PAFUNDME…” (Bisedë me krijuesen dhe veprimtaren, Majlinda Nana Rama) / Nga: Prof. MURAT GECAJ , publicist e studiues-Tiranë

  Majlinda Nana Rama   “NDIHEM SE PO FLUTUROJ E QETË DHE FITIMTARE, NË HAPËSIRAT E PAFUNDME…”  (Bisedë me krijuesen dhe veprimtaren, Majlinda Nana Rama)   Nga: Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë     1.  Në muajin maj, ju … Continue reading