Skicë: BISEDË “ME BEREQET”, PËR BOTIMET TONA… / Nga: Murat Gecaj

Skicë:

BISEDË “ME BEREQET”, PËR BOTIMET TONA…

 

Nga: Murat Gecaj

 

 

m 1-1

Në foto, djathtas: S.Harka, B.Xhama e M.Gecaj

(Tiranë, 13 prill 2015)

 

Të jem i sinqertë më lexuesin e këtyre radhëve, nuk e kishim menduar më parë, se çfarë do të bisedonim në atë takim të radhës. Ishim tre miq të “kompanisë lëvizëse”, siç i thëmi ne, që u takuam në një qoshe “të ngrohtë” të lokalit të Gazit, në të djathtë të “Unazës” së kryeqytetit dhe në afërsi të ish-Restorantit “Durrësi”.

Si zakonisht, i pari kishte mbërritur aty  shkrimtari e publicisti i njohur, Bardhyl Xhama. Përpara mbante kafen e mëngjesit, që e kishte shoqëruar me një “shishkëz” rakie. “Kur njeriu e pin një teke raki, të bën mirë për shëndetin, sidomos në uljen e tensionit”,-shpehet shpesh ai. Po, dashje a padashje, pakengapak atë “sëmundje” ai po na e ngjet edhe ne, miqëve të tij. Sapo arrita i dyti aty dhe më pas Sejdo Harka, Bardhyli nxori nga çanta e tij edhe për ne  nga një “shishkëz” me raki, që u shoqërua me kafe e çaj.

Kështu, në atë mjedis të këndshëm, ku i vumë “mungesë me arsye në regjistër” (ha,ha) shkrimtarit Viron Kona, natyrshëm, krahas pyetjeve për shëndetin e familjet, nisëm të flisnim për krijimet dhe botimet tona. I pari, kishte se çfarë të tregonte miku ynë i kareshëm i gazetës “Mësuesi”, B.Xhama. Por, tashmë, ai është bërë mjaft i njohur edhe me librat e tij për fëmijë, sidomos me temën e detit dhe të fshehtave të tij. Ai na tregoi se e ka në procesin e botimit kolanën me 8 libra, të cilët përmbajnë sa e sa “rrëfeja” mjaft interesante për fëmijët tanë, siç i quan ai. Botimi i kësaj serie, që është e rallë e këtij lloji në letërsinë shqipe, do të jetë një dhuratë e çmuar për lexuesit e vëgjel, por edhe për prindërit e tyre e mësuesit e klasave të shkollave tona 9-vjeçare.

Pata kënaqësinë që dhe unë të flisja diçka në atë takim, për botimet e kohëve të fundit. Kështu, në vazhdim të 13 librave të mëparshëm, në muajin mars 2015 u vu në qarkullin libri publicistik-letrar, me rreth 250 faqe, i titulluar “Me shpirt atdhedashurie”. Ai ishte dhuratë e çmuar për mua dhe u mundësua nga miqtë krijues, në Boras të Suedisë, Bahtir Latifi e Sokol Demaku, me rastin e ditëlindjes sime. Ndërsa tani kam në procesin e botimit librin e ideuar disa kohë më parë, “Për ju, krijuese”. Ai u kushtohet një numri të konsiderueshëm poetesh e shkrimtaresh, artistesh e veprimtaresh, nga Shqipëria e Kosova, por dhe nga trojet e tjera amtare e disapora shqiptare. Gjej rastin ta falënderoj posaçërisht këtu miken krijuese, Dr.Lili Kristulin, por dhe kolege të tjera, të cilat e mundësojnë botimin e këtij libri të veçantë, në përmbajtjen e tij.

Gjithashtu, e ka përfunduar redaktimin e librit të tij studimor për mjaft shkrimtarë e poetë edhe miku ynë, Sejdo Harka. Pra, është bërë redaktimi i tij dhe së shpejti do ta dërgojë atë në shtyp. Por nuk mbetet “prapa listës” as miku ynë, Viron Kona, që nuk erdhi dot në atë takim. Kështu, librat e rinj të tij vijnë njëri pas tjetrit dhe si “simite” të pjekura e të shijshme. Kështu, para disa ditëve u vu në qarkullim libri me titullin “Nëndetësja”, i cili përmban 13 tregime. Botim i radhës, të cilin Vironi e ka të gatshëm për në shtyp, është ai kushtuar  poetit e shkrimtarit dhe leksikografit të njohur, Sadulla Zendeli-Daja, me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Daja, siç i thërrasin të gjithë, është me origjinë nga Gostivari dhe jeton tash afër 50 vjet në Suedi, por lidhjet i ka të pandërprera, si me vendlindjen dhe me Shqipërinë e Kosovën.

Nuk dua ta lodhi më tej lexuesin me këtë skicë modeste. Por shënoj këtu se koha kaloi aq shpejt, sa u desh që t’i merrnim “lejë” kryesuesit të takimit tonë, pra Bardhyl Xhamës, që ta vazhdonim edhe pak minuta më shumë bisedën. Sepse secilin nga ne e prisnin punë e detyra të reja, në fushën e krijimtarisë dhe të botimeve.

Tiranë, 14 prill 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s