
Dr . Albana Alia Dr Albana Alia ka lindur në qytetin e Vlorës më 10. 08. 1970. Pasi kreu shkollën 8-Vjeçare në Sarandë do përfundonte me medalje të artë edhe shkollën e mesme … Continue reading
Dr . Albana Alia Dr Albana Alia ka lindur në qytetin e Vlorës më 10. 08. 1970. Pasi kreu shkollën 8-Vjeçare në Sarandë do përfundonte me medalje të artë edhe shkollën e mesme … Continue reading
ARTE Federica Oddone, Federica Dubbini (Italia) http://www.margutte.com/?p=9809 Lo specchio dell’anima LORENZO BARBERIS. Con questa “Lo specchio dell’anima”, terza notevole mostra organizzata dall’inizio del 2015, “Turismo Mondovì” si conferma la piacevole novità della scena artistica di Mondovì, città con grande … Continue reading
Cikël poetik nga Adem Zaplluzha KUR NUK VJEN TI Kur nuk vjen ti Nata është e aq e gjatë Sa që pashmangshëm i përngjan Atyre netëve të thikave Kur çaheshin drurët nga dhembja … Continue reading
Shtëpia Botuese “TOENA” publikon romanin e shkrimtarit të njohur francez Eric-Emmanuel Schmitt “Odiseja nga Bagdadi” (sjellë në shqip nga Rina Çela).
“Odiseja nga Bagdadi” është historia e Saad Saadit* që rrjedh nga një familje e mesme e shoqërisë irakiane dhe që përjeton peripecitë e vendit të tij nga Sadami te lufta civile dhe pushtimi amerikan. Njerëzit e tij më të afërt i ka humbur një nga një për shkak të konflikteve, varfërisë dhe sëmundjeve. Atëherë, Saad vendos të largohet nga Bagdadi dhe të shkojë të punojë në Angli për të ndihmuar familjen e tij, duke rrezikuar të humbasë edhe identitetin e vet.
Eric-Emmanuel Schmitt i huazon zërin një klandestini irakian, odiseja e të cilit nga Bagdadi në Londër është një riinterpretim i mitit grek të Uliksit të orientalizuar. Përtej tregimit modern, autori u jep këtyre njerëzve që janë kthyer në hije – një fytyrë, u jep njerëzoren, dinjitetin e tyre.
Autori lundron mes tragjedisë dhe fantazisë. Me një penë të rrjedhshme dhe me një stil të rafinuar ai himnizon lirinë dhe vëllazërinë. Ajo çka të bie në sy duke lexuar romanin është besimi i thellë që ai ka te qenia njerëzore dhe optimizmi që ai shpreh nëpërmjet artit të tij përtej dramave që përshkruan. Eric-Emmanuel Schmitt na jep portretin e një bote ku mbretëron kaosi, dhimbja, në një tekst prekës të sjellë nga personazhe mallëngjyes dhe të thellë, mbi të cilët ai hedh një vështrim të butë, plot simpati.
“Odiseja nga Bagdadi” është një odise bashkëkohore e përshkruar me tone pesimiste, pavarësisht fundit që të le një shije shprese.
* Saad Saad – arab. Shpresë Shpresë; angl. I trishtuari I trishtuar
Dy fjalë për Eric-Emmanuel Shmitt
Eric-Emmanuel Schmitt lindi në mars të vitit 1960. Kreu shkollën e mesme në Lycée du Parc në Lion të Francës dhe, më pas, ndoqi studimet e larta në Paris (1980-1985). Ai mban titullin Doktor në filozofi. Dramaturg, romancier, eseist, kineast, Eric-Emmanuel Schmitt është bërë brenda një dhjetëvjeçari një nga autorët frankofonë më të lexuar e më të pranishëm në botë. Pas sukseseve të njëpasnjëshme në teatër, ai botoi një sërë romanesh dhe përmbledhje novelash. Nga romani i tij i parë “La Secte des égoïstes” (1999), ai rikthehet me “Ulysse from Bagdad” (2008), një epope pikareske e kohërave tona që u përkthye në 16 gjuhë. Romani tjetër i sukseshëm i tij “La femme au miroir” (2011) na jep fatin e tri grave tejet të ngjashme për sa i përket ndjenjave të ndryshme dhe vullnetit të tyre për t’i shpëtuar vetë imazhit që u ofron pasqyra e epokës në të cilën jetojnë.
I vlerësuar sa nga publiku po aq edhe nga kritika, pjesët e tij teatrale janë nderuar me shumë çmime Molier si dhe e gjithë vepra e tij teatrale është vlerësuar me Grand Prix (për teatrin) nga Akademia Franceze.
Schmitt është vlerësuar gjithashtu me çmimin Goncourt (për novela) për “Concerto à la mémoire d’un ange”; çmimin e romanit historik, Agrippa d’Aubigné, për romanin “La femmes au miroir”; me çmimin e Grands Espaces për librin “Ulysse from Bagdad” etj. Veprat e tij janë përkthyer tashmë në 43 gjuhë të ndryshme dhe pjesët e tij teatrale luhen rregullisht në mbi 50 vende.
Në Akadaminë Mbretërore të gjuhës dhe të letërsisë franceze në Belgjikë ai është ulur në kolltukun që dikur zinte Colette dhe Cocteau.
Botimet Toena kanë sjellë në shqip edhe vepra të tjera të E. E. Schmitt: “Gruaja në pasqyrë” dhe “Odetë Gjithkushi dhe histori të tjera” (sjellë në shqip nga Rina Çela Grasset) fate grash në kërkim të lumturisë si dhe “Oskari dhe zonja rozë” (sjellë në shqip nga Sesilia Plasari) i vlerësuar me Prix Chromos në Zvicër dhe Grand Prix Etranger në Belgjikë.
Vlerësime pë autorin
“Odiseja nga Bagdadi – Një roman magjik.”
Le Figaro
“Një roman i mrekullueshëm.”
Le Parisien
“Një udhëtim njerëzor, diku midis Persepolit, Netëve arabike dhe sigurisht Odisesë.”
Metro
Odiseja nga Bagdadi është një rrëfim tërheqës. Falë stilit të gjallë e karakteristik, Eric- Emmanuel Schmitt i jep zë urrejtjes së tij për kufijtë, të cilët, krijuar në emër të Zotit, të një shteti apo të një komuniteti, janë të pakuptimtë përballë njeriut dhe shpresave të tij.
Les Echos
“Epopeja e Saad-it është një udhëtim sprovash. Si një kauzë e vërtetë na drejtohet të gjithëve, për t’i dhënë fund tmerrit që dënon me vdekje ose me burg një numër gjithnjë në rritje të rinjsh guximtarë…
Përse vallë ekzistojnë kufijtë? Një pyetje që Eric-Emmanuel Schmitt e transformon me talent, në një rrëfim të ngrohtë.”
La Croix
“Eric-Emmanuel Schmitt është një tregimtar që si një kameleon rrëshqet mrekullisht në lëkurën e personazheve të tij. Me penën e vet, me artin e njeriut që e njeh mirë teatrin, ai ka krijuar personazhin e një klandestini irakian i cili, nga Bagdadi në Londër, do të njohë të njëjtat fatkeqësi si edhe Uliksi, shoku i tij mitik i kohërave të tjera edhe pse Saad nuk uron kurrë që të kthehet në Bagdadin-Itakë, vendin kaotik – simbol të të gjitha vuajtjeve që ka kaluar e ku përjetoi vdekjen e njëpasnjëshme të familjarëve të tij.
Eric-Emmanuel Schmitt rrëfen me shkathtësi artistike dhe magji orientale një vend në agoni, i bën fantazmat të kthehen e të flasin gëzueshëm, arrin të përziejë tragjedinë me fantazinë duke na dhënë mundësinë për ta kuptuar dhe për ta ëndërruar botën ndryshe.”
Telerama
Prindër, ruani fëmijët nga parada e ngjarjeve kriminale në media dhe nga… deputetët Nga Raimonda Moisiu Duke pasur parasysh ngjarjet kriminale të kohëve të fundit në vendin tonë dhe në gjithë nahijen e shoqërisë shqiptare për ndryshim, … Continue reading
KUR SHPIRTI I SHPËRFILL MURET Nga Dr. sc. Bardhyl Maliqi Pasqyrat që reflektojnë shpirtin e Eliverta Kaninës përtej mureve të vetmitare të izolimit, më inspirojnë për një shkrim intrigues se Eli është në … Continue reading