Dr . Albana Alia

 

Albana Alia

        Dr . Albana Alia 

 

 

Dr Albana Alia ka lindur në qytetin e Vlorës më 10. 08. 1970. Pasi kreu shkollën 8-Vjeçare  në Sarandë do   përfundonte me medalje të artë edhe shkollën e mesme “Hasan Tahsini” si dhe studimet universitare e pasuniversitare në Tiranë, në Fakultetin e Ekonomisë së Tregtisë së Jashme. Vendosja në Itali do e përballte me sfida të reja, por dhe me përpjekjen për tu integruar në kulturën e madhe italiane. Duke qënë se  universitetet dhe autoritetet italiane nuk pranonin të vlerësonin studimet e kryera në një vend si Shqipëria që nuk i përkiste Bashkimit Evropian, imponuan tek Albana, rifillim studimesh të mëtejshme.  Njohja e gjuhëve të huaja do e ndihmonte shumë për të studiuar por edhe përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë, Dega  Gjuhë -Letërsi moderne pranë Universitetit të Calabria-s dhe Tor Vergata në Romë. Studimi më i thelluar i Gjuhës Italiane do e ndihmonte për studimin dhe  botimin  e saj për veprën e Martin Camajt në italisht. Më pas do botonte edhe disa artikuj të tjerë në gazeta të rëndësishme kulturore , ose  on-line që të mundësonte  njohjen e këtij autori dhe të veprës së tij edhe në Itali.

Një rëndësi të veçantë kanë pasur për këtë autore edhe studimet në gjuhën dhe letërsinë angloamerikane për të cilat edhe është  specializuar dhe në gjithë këtë fokus ajo nëpërmjet paralelizmave ose formave të tjera krahasuese është përpjekur  të zbulojë lidhjet mes letërsië shqipe me atë të huaj. Ashtu si te libri “La cattedrale gotica” (Katedralja gotike), edhe te “Alter-native Othello. Scrittura, traduzione, riscrittura.” (Alter-native Othello. Shkrim, përkthim, rishkrim.) ka ndjekur teorinë e letërsisë së krahasuar në lidhje me procesin e rishkrimit si përshtatje apo adoptim, pra si një praktikë metamorfike dhe përkthimin si një lloj (veç të tjerash) rishkrimi. Objekti artistik është tragjedia e Otellos (W. Shakespeare, “The Tragedy of Othello, The Moor of Venice”, vënë në skenë për herë të parë më 1 nëntor 1604 në Whitehall Palace në Londer.) dhe vepra te tjera si: hipoteksti G. G. Cinzio, “Gli Ecatommiti” 1565; përkthimi i F. S. Nolit, “Tragjedia e Otello’s, Arapit të Venetikut”, Boston, Mass., Vatra, 1916, vepër kjo që i përket fazës parashkencore të përkthimit, prandaj ka anë pozitive por edhe disa të meta të natyrshme për kohën kur përktheu Noli; rishkrimi i autorit shqiptar B. Blushi, “Otello, Arapi i Vlorës”, 2009 ku elementet e mënyrës letrare fantastike përdoren si instrumente për të zbuluar fytyrën e vërtetë të shoqërisë së kohës; disa përkthime me rishkrimet e të njëjtës tragjedi nga autorë postkoloniale si: F. Fannon, C. Phillips, D. Ëalcott, G. Lamming). “Otello” është një tragjedi që pak a shumë na përket të gjithëve ne si shqiptarë. Në sipërfaqe duket si një dramë xhelozie, por në të vërtetë vihet në skenë diskriminimi i personit “Tjetër”, një qasje kjo psikanalitike që i përket epokës së Ëilliam Shakespeare-t por që mbetet aktuale edhe për kohën që jetojmë.  tonë. Dr Albana kamarrë pjesë në studime të ndryshme universitare e post në lidhje me Cultural and Literary Studies (tragjeditë shakespeariane, poetët metafizikë anglezë të shek. XVI, vlerësim kritik i shtypit britanik, etj.). Zotëron çertifikata të ndryshme për informatikën (të lëshuara nga Associazione Italiana per l’Informatica ed il Calcolo Automatico), për gjuhë të huaja (Cambridge, IELTS niveli akademik), Unicef, projekte gjuhësore e didaktike.  Gjithashtu kjo autore ka marrë pjesë në simpoziume e konferenca të ndryshme. Ka një numër të madh artikujsh të shkruar, recensione, studime nëpër gazeta e revista të ndryshme, përkthime në gjuhën shqipe dhe më tepër në atë italiane.

 

 

Studime të mirëfillta të kësaj autorje janë:

 

  • Studimi im mbi romanin “Karpa” të Martin Camajt, i cili mbështetet në një lexim të thellë dhe në një interpretim të veçantë të një teksti letrar poetik dhe kompleks. Bëhet fjalë për një roman me shtresa të shumta kuptimore dhe me një gjuhë poetike të veçantë. Botimi i këtij studimi u mundësua nga:

Fondacioni “Francesco Solano” pranë Universitetit të Calabria-s dhe Shoqata “Martin Camaj” (Martin-Camaj-Gesellschaft) në Gjermani.

Në mënyrë të veçantë kanë  ndihmuar dhe prof. Anton Nikë Berisha dhe prof. Francesco Altimari.

Një tjetër pasion i kësaj autoreje është fusha e përkthimit . Autorë të shumtë shqiptarë falë teknikave të larta të përkthimit jo vetm që flasin italisht, por kanë marrur edhe çmime të ndryshme letrare. Gjithashtu edhe vepra në gjuhën italiane kanë gjetur pasqyrim dhe janë publikuar jo vetëm në shqip por edhe  në atë anglo-amerikane.

 

 

Vepra të përkthyera në italisht :

 

 

“Gjin Bardhela & Etja e gurëzuar” (La sete pietrificata) , si dhe cikli poetik “Prushi i bukurisë.

 

 

Vepra të përkthyera nga italishtja në shqip :

 

. Vëllimin dygjuhësh “Paskal Skura. Arbëreshët në Itali” (“Pasquale Scura. Gli albanesi in Italia”), Roma, Lepisma, 2012 të përgatitur nga Francesco Perri, një përmbledhje punimesh dhe dokumentesh historike në lidhje me figurën e Ministrit të Drejtësisë (me origjinë arbëreshe) në Qeverinë e Garibaldit.

 

 

Aktualisht kjo autore po merret me përkthimin në italisht të një romani të rëndësishëm që përjeton luftën e Kosovës të vitit 1999 nëpërmjet rrëfimit të dhimbshëm të një vajze të re dhe me redaktimin e përkthimit të një vëllimi poezish me temë të përafërt. Gjithashtu ka në dorë edhe një përkthim tjetër në italisht , atë të një romani për Nënë Terezën, përsëri i një autori kosovar, është në fazë botimi. Dr Albana Alia është jo vetëm kritike dhe studiuese e njohur, por dhe  një njohëse e mirë e gjuhëve të huaja ( 7 gjuhë të huaja), njohje që i ka dhënë mundësinë të bëjë përkthime brilante, si  dhe të përafrojë më shumë kulturën e letrave shqipe me atë të letërsisë bashkohore ndërkombëtare. Dr Albana Alia është e martuar dhe jeton së bashku me familjen e saj në Itali.

 

 

 

Advertisements

One thought on “Dr . Albana Alia

  1. Respekt per njeriun qe mundohet te rrugetoje jeten e vet me pune dhe perkushtim, Respekt per dr Albana Alia-an

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s