Masudul Hoq (Bangladesh)

  Masudul Hoq (Bangladesh)   Masudul Hoq(1968) has a PhD in Aesthetics under Professor Hayat Mamud at Jahangirnagar University, Dhaka, Bangladesh. He is a contemporary Bengali poet,short story writer,translator and researcher. His previous published work includes short stories Tamakbari(1999), The … Continue reading

ATDHEUT / Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

 
Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
 
ATDHEUT
 
Ku ta gjej një këngë
një varg poezie
dheu im i rëndë
bërë prej dashurie.
 
Dy mijë yje ndrijnë
shuhen dymijë yje,
por ndriçimi yt
është gjithmonë në krye.
 
Më ndriçon gjithë shtigjet
netëve pa hënë
pyetjeve, përgjigjen
veç ti ju ke dhënë.
 
Dheu im i rëndë,
që s’je veç prej dheu
brenda meje rrënjë
mbeshtet si Anteu.
 
Unë një copë thërmije
ngjasoj para teje,
por dhjetë oqeane
më rrjedhin ndër deje.
 
Të dua të them,
ndonse është shumë pak,
pa ty jam si zemra
që vdes kur s’ka gjak.
 

Poezi nga Majlinda Shaqiri

 
Poezi nga Majlinda Shaqiri
 
 
 
Rrëfim Mitologjik
 
Melodi vjeshte,
Melankoli i një vargu ndarë në gjysmë,
Shushurimë shtegtari andej malit,
Rrëfim i skalitur nën hijen e muzgut,
Kapitulli I.
 
Ofshamë rrëkeje, buza gaz,
Stoli e një luleje të vyshkur,
Nga mitologjia antike,
Kapitulli II.
 
Të bëhem zë i heshtjes sate,
Nën prangat e perandorisë së hekurt,
Marsin kryeneç nga mitologjia greke
Të shuaj etjen e rrufesë,
Kapitulli III.
 
 
 
Reflektoj
 
Shoh veten në fjalë, në fjalët e plakut,
Thëniet e moçme të kohërave të pavdekshme,
Shoh veten në ritmin e fjalës, melodinë e puhisë,
Guximin e çdo shkronje që thur revoltën pa frikë.
 
Të shoh ty, shekujt e përvëluar në ballin tendë,
Skalitur me mjeshtri për bukuri,
Aq bukur valëviten dhimbjet e shpirtit në vija të ballit,
Të shoh ty me Kurorën hijerëndë,
Fije të arta të flokut tënd.
 
Në Ty shoh shkronjat e alfabetit tim,
Krenarinë mbi supe, trimërinë në maje të gjuhës,
Shoh veten në mendjen time,
Në vargun e një thënie të moçme,
Mes tingujsh zanoresh pa bërë zë thur revoltën e fjetur…!
 
 
 
Gjerdan nusërie
 
U mësova me ty,
Afshin gëlltita me lugën mjaltë,
Shkela mbi numra si rrufe djalli,
Humnerën kapërceva
Rruga baltë,
Nuk u godita,
Se u mësova me ty,
Buzëqeshjen qëndisa,
Me mijëra copëza drite,
Vura trëndafil mbi kokë,
Jam unë Ajo,
Tokë e premtuar,
Nën këmbët tua si ujëvarë,
Aty rri,
Këmishë pa numër,
Më thua sa herë e vesh,
Aq bukur të rrinë,
Por jam vullkani yt,
Rruga jote në damar shkrin majat,
Acar i brishtë i djegur pa fjalë,
Furtunë mbi supe,
Më mbaj,
Se jam gjerdani Yt,
Si stoli më e çmuar nusërie,
Pikturë e skalitur nga gjaku i ngjizur,
Dhe puthja jote plotë zjarr…!
 
 

Poems by Professor Dr. Masudul Hoq / Translate into Assamese by Gayatri Devi Borthakur

  Poems by Professor Dr. Masudul Hoq       —————-বাংলাদেশৰ কবিতা ——————   মূল: মাছুদুলৰ হক অনুবাদ : গায়ত্ৰী দেৱী বৰঠাকুৰ   (এক) সুৰ সভা   চলপ- চলপ ব’ঠাৰ শব্দ নাৱৰ পৰা উঠি আহে জোনটি ফৰাচী ব্ৰাণ্ডি, ইটালীৰ গ্লাচ … Continue reading