Poezi nga Agim Desku

 
Poezi nga Agim Desku
 
 
 
MË THUA JAM KËNGË ÇLIRIMTARE
 
Thua së s’jam i çliruar sa për një copë tokë shqipesh
Çlrimtar i lirisë së shumë pritur me vite
Si nuk m’i shohin plagët t’pashëruara
Sot asnjë vend për varr nuk më paskan lenë
 
Diku mbi re të bardha Erna një fjalë ma thot
Veç në tokë nuk paska vend për mua
Së yjet ju këndojnë këngë çlirimtarëve
Veç për Festën e shqipeve të Flamurit
 
Nga sot do e nisi udhëtimin tim çlirimtar
Aty ku zotnat me thonë se ka shqiptarë
Ku më pushon shpirti kur dëgjohet kënga
Dhe në sytë e mi kur dashurojnë zanat
 
Çfaj kam unë pse u bëra çlirimtar i lirisë Nuk jetohej me fytyrë djalli t’Dantes
I këndova sërish Ajkunës për dashninë e Rozafës
Kur zanat sërish më zgjuan nga vdekja e lirisë
 
Ora e saj ecën mbi krahët e fluturave
Fluturoj edhe unë kur jam në ëndrra të bukura
Të dua kisha frikë t’ia prish burrninë emrit tim
E kam mendue veten në stërgjyshët e fjalës
 
Veç një herë të vie vera më thoshte miku im
Por unë e zgjodha besnikërinë e fytyrës hyjnore
I di puthjet Eva kur Adami ia ruante marrëzisht
Nepër legjenda kanë më hy edhe çlirimtarët e kohës sime.
 
 
 
MË ZGJO NGA FERRI I DANTES
 
Mbaje guximin se ke fatin e hyjnive
Nesër perënditë do të gjunjëzohen
Para teje dhe tokës që kurrë nuk na bashkuan
Vallë kemi lindur të ndarë apo na ndanë perandorët
 
Kemi mbijetue vetëm duke pasur dorën e Nënës Tereze
Nuk kemi harrue të lutem në gjuhën e zotit e të shqipeve
Me ballin lart dhe bukurinë e zanave përherë në fytyrat tona
Cila është dhembja që peshon një shekull më shumë se burgu yt Seferina.
 
Me trëndafilat u ndamë në rrugën që për mua s´ka fund nëse ti dhemb
Nuk e kemi pasur në natyrën e hyjnive as të tradiës sonë
Të ju lamë nën mëshirën e fatit të pafat dhe duarëve të krisura kriminale
O zot bëhu vetëm sonte me ne e për Seferina Seranin dhe lutjet e njëmijë poetve .
 
Të njerëzve të mirë dhe atyre që për dritë të jetës ende kanë ferrin e Dantes
Jeto ose vdis si heroinë ,si Shota e Azemit,si Marije Shllaku,a si Doruntinë
 
Por nëse duhet vdekur ,vdeksha unë për ty e ti Seferina jeto e lirë
Duhet të jetosh për Ditën e Alfabetit të Manastirit ku fëmijët e Malësisë të presin.
 
Vdekjen secili ta kemi borxh ashtu siç ja kemi atdheut të ndarë
Edhe lirinë ta këmi për ta dhënë ose asnjë nuk do të kemi liri
 
Sonte dua ta zgjoj zotin tim që t´i them se Parisi qenka vet ferri i jetës
Që mbanë në pranga një fëmijë të perëndisë a nuse të malësisë.
 
Zgjohu zoti im shikoje Kullen e Ejfelit ,se as ditë e as natë nuk bën më dritë
Nëse zgjohëm unë kam frikë se do t´i zgjoi vullkanet e Etnes
Me to ndoshta do të përmbyset një ditë bota e djajëve
Dhe njeriu i varfër vallë a do të jetoj i lirë si dielli që ngroh njëjtë.
Më zgjo nga ferri i Dantes zoti im,nëse nuk do të rebelohem e ta përmbys botën.
 
 
 
AH SHQIPNI ME NJËQIND KUFI
 
Shëtita të dielën në Shkodër
Ecëm Rozafatit t’Shqipnisë nanë
Për një çast rikthehem në legjendë
Ah sa të vjetër jemi në këto anë
 
Me diellin kemi ëndrrue mijëra vite lirinë
Me Adamin jemi pajtue fare pa u griindë
Shkodra e do me zemër dashninë
Dhe ecim tërë ditën nëpër legjendat e Rozafatit
 
Zanat i kam dëshmitare të se bukurës së detit
Ajkunë e kishte emrin e dashnisë se qytetit
Bajlozët s’lanë valë deti pa e kalue
Veç më të rrëmbye ty Ajkunë
 
Eh sa gjini u ba lumë pa pasur kush më e pi
Pse ranë bajlozat e na vranë
Veç shpatë e Gjergjit mbeti në muze
Si relikt për më u rujtë për atdhe
Nëse një ditë rilind sërish një Promethe
 
Deri atëherë jemi bërë pikë e pesë fis i ndarë
Jetojmë larg nga metropolet evropiane
Ashtu si jetohet veç në përrallë
 
Dhe eci t’i kam pranë legjendat
Ç’më dalin betejat e ferrit të Dantës
 
Ende c’më thua Ajkunë
Së nuk është koha për dashni
Deri sa në Kumanovë peng janë zënë yjet për liri
 
Dhe eci kohërave të Rozafatit
Kur edhe para djallit jemi këtu
Banorët e parë të planetit
 
Flas me Shqipninë e Fishtës
E pyes a ka mbetur ende pak burrni
Siç e ke pasur dikur Shqipnia
Apo je bërë urë e ballkanive të turpit
 
Dhe më vjen në mendje fuqia e gurit
Po Fishta çfarë do të thoshte sot
Për ty Shqipini me njëqind kufi.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s