
Sadik Bejko 29 Nëntori gjithmonë i ka hyrë në hak Ditës së Flamurit Europa dhe gjithë bota feston 9 Majin, si Ditën e fitores mbi fashizmin. Të vetmit, nga gjithë shtet e tjera të koalicionit … Continue reading
Sadik Bejko 29 Nëntori gjithmonë i ka hyrë në hak Ditës së Flamurit Europa dhe gjithë bota feston 9 Majin, si Ditën e fitores mbi fashizmin. Të vetmit, nga gjithë shtet e tjera të koalicionit … Continue reading
Timo Mërkuri Dekretet e lavdisë Kur më 28 Nëntor 2020, pas ceremonisë të Shpalljes së Pavarësisë, në sheshin pranë Muzeut Etnografik, në prani të një mase të madhe lëvruesisht, këngëtarësh, valltarësh dhe studiuesish të artit gojor shqiptar Presidenti … Continue reading
Miljana Zivanovic Citizen of the World / Travel Plus with Serbo-Croatian translation This profound project by Alex makes you think deeply about who you are and what you are, where you come from and who … Continue reading
DIALOG PËR DASHUNINË DHE DREQIN NË BARK Mirela PAPUCIU: Sa mbushem prej asaj qe del nga dora, zemra e mendja jote, Mjeshtër!Aq sa mendoj që, po të kishte një pyetje se prej ç’ lënde është i përbërë Zija Çela, … Continue reading
Shefqete Goslaci FESTË SHTRIGASH E DREQËRISH Nuk e kuptoj këtë lloj “feste- Hallowin”??? Leni fëmijët ashtu si janë- Engjuj, Melaqe, si i ka fal Zoti. Mos i bëni -djajë. Mendoj se më shumë bëhet për … Continue reading
LUFTA PËR LUFTËN (e kujt ishte lufta, e kujt është Liria, e kujt harresa, e kujt kujtesa, e kujt historia dhe e kujt (pa) përgjegjësia) Nga: Shefqete Goslaci A kemi kujtesë? Të dashur vëllezër e motra, të dashur miq … Continue reading
KOHË MURTAJE Nga: Mihal Gjergji 2 Largohem nga muret e akullta dhe dal në oborrin e shtëpisë. Ulem në stolin mes pemëve dhe pi kafen shqeto të mëngjezit. Llampadërt e rrugës ngjasojnë si lot të ngrirë kristali. Përballë meje, … Continue reading
Women of Hope: Stop the Violence and Stigma of Abuse A Revelation and Message of Hope for International Women’s Day By: Dr. Stella Theresa Luna As a woman of hope who have been a victim of battery and domestic … Continue reading
Reagim i Akedemisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane kundër “Mini Schengen”-it
Rezultate imazhesh për Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork,Tiranë,Prishtinë, Shkup,Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra,Ph.D; Bordi si dhe Senati akademik,reagon ashpër kundër marrëzisë së “Mini Schengeen”-it,me takimin e djeshëm në Tiranë.
Gjendje tragjike e popullatës shqiptare e pas termetit ,ku Qeveria e Edvin Kristaq Ramës, duhej të mirrej në vazhdimësi më tragjedinë dhe pasojat e termetit ai mirret dhe hapë plagë të reja në dëmë të Kosovës.
Ideja antihistorike e “Mini Schengen”- it nuk ka lidhje me baashkëpunimin mes popujve,por është një formë e dalë boje e Sërbisë së Madhe.
Kjo ide fashizoide është antihistorike dhe antishqiptare që e plasuan Aleksandër Vuqiçi,Zoran Zajev dhe Edvin Kristaq Rama.
Ata Platformën e nxorrën prej bërllogut të plehrave të ASHAS- Serbe(ANUS-it Serb).
Serbia Millosheviqjane bëri luftë disa vjeçare në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë .
“Fitorja ” e Sërbisë ishte ishte shfarosja e popullsisë së pafajshme boshnjake,kroate dhe shqiptare …Dhe falë sakrificës së boshnjakëve,kroatëve, shqiptarëve lufta u fitua me gjak dhe më ndihmën e amerikanve dhe forcave të NATO-së.
Shqiptarët i kanë aleatet e tyre në ish YU (kroatet dhe boshnjakët)dhe ata duhen të bëjnë pjesë në Projektin e Schengeni-it Evropian me aleatët dhe jo në Projektet që udhëhiqen nga ish shefi i informacionit të kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviqit.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiçi është varrëmihësi i shqiptarëve dhe sovranitetit të Kosovës.
I bëjmë thirrje publike premierit shqiptar zt.Edvin Kristaq Rama,që të heqë dorë nga marrëzitë antikombëtare ,nga Kosova dhe “Mini Shengeni”.
Të gjithë shqiptarët duhet të protestojnë për këtë Projekt anti-kombëtar, që e “anulon” Pavarësinë e Kosovës dhe vendos që shqiptarët e Shqipërisë , Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në gjendje varësie nga vetë Serbia.
Kjo nuk është e ardhmja e shqiptarëve ,por e shkuara tragjike ,
kundër ringjalljës së të cilës duhët të veprojmë të organizuar 15 milion shqiptar të organizuar rreth flamurit të përbashkët shqiptar.
“Mini Shengeni ” është akti i fundit i likuidimit të biznesit të mesëm në favor të oligarkëve të importit dhe rritjes së largimit eventual të shqiptarëve në emigracion.
Ky akt margjinalizon pozitat ekonomike të Republikës së Kosovës
në rajonin Ilirik duke e vendosur Kosovën praktikish nën embargo ekonomike dhe duke anashkaluar çdo përpjekje të kastës politike për shkembin teritorësh ,por tani më një formulë të re.
Akademia e Skencave i lutë të gjithë shqiptarët që të reagojnë për rreziqët që i kanosën ekonomisë dhe politikës shqiptare nga këto projekte fashizoide që shkojnë në favor të Serbisë post millosheviqiane.
Edvin Kristaq Rama nuk e njeh dhe ndjenë targjedinë kombëtare, është argati me i keq i së keqës gjithë kombëtare.
Flori Bruqi
Drejtori për mardhënie me publikun në AAAS(ASHASHA)
Nju Jork,Tiranë, Prishtinë,Shkup, 22.12.2019.
NË KËRKIM TË NJË FAJTORI… Nga: Antela Spaho Në këto ditë të ftohta tmerri, shkatërrimi, humbjeje, vuajtjeje, vdekjeje, mbijetese… Në këto ditë përpjekjesh për të ndihmuar të mbeturit e pastrehë, për të ngushëlluar të mbeturit gjallë për të ikurit … Continue reading
Për ëngjëllin Deina Karanxha, piktoren që nuk u promovua askund dhe që fatkësisht humbi jetën në tërmetin e këtij nëntori fatkeq! Pas vdekjes jemi të gjithë ‘të mëdhenj’! Dhimbja është ende e madhe pas këtij post -Tërmeti në zemrat e … Continue reading
Bulevardi, Stadiumi, tani Teatri Kombëtar, më pas Universiteti i Arteve… Një seri shkatërrimesh dhe rindërtimesh veprash të rëndësishme, me gjurmë në arkitekturën dhe urbanistikën e qytetit të Tiranës. Nga: Rubens Shima, Historian dhe kritik i artit Studiuesi dhe kritiku … Continue reading
SHKRIMTARËT SHQIPTARË KËTA DISHEPUJ TË BRAKTISUR Nga: Vasil Tabaku Qeveria godet VLERAT dhe ngre ANTIVLERAT më militante, një qeveri e korruptuar me trafiqe droge dhe krimi. Inteligjiencia e vërtetë është e papunë dhe e braktisur, e goditur dhe e … Continue reading
Shenjtori Shqiptar i Rusisë: Shën Maksim Greku -Mihal Trivoli – Artioti (1475- 21 janar 1556)
Një film dokumentar nga Kolec Traboini për shënjtorin shqiptar të Rusisë i emërtur Shën Maksim Greku (1475- 21 janar 1556) me emër lindje Mihal Trivoli – Artioti nga Arta e Çamërisë. Shenjtor në dhe të huaj – në Atdhe nuk e kujton askush. E vërteta stigmë e shprehjes biblike: “Nuk bëhesh profet në vendin tënd!”
Traboini Art Studio: ARISTIDH KOLA – NDERI I KOMBIT
Në Panteonin e Kombit Shqiptar, anipse i mohuar nga shtetarucët dhe palikarët e politikës.1860 firma intelektualësh e njerëzish të shquar në të gjitha fushat e dijes, Profesorë e Doktorë shkencash, artistë por edhe njerëz të thjeshtë, katër shoqata në Shqipëri e Kosovë nuk mjaftuan për të akorduar një titull të propozuar në fillim të vitit 2016. Duan apo nuk duan mizat e vogla në kalin e pushtetit e politikës, Aristidh Kola, është e do të mbetet Nderi i Kombit Shqiptar në jetë të jetëve. Realizuar nga Traboini Studio – Pantheon Edition
Montazhi Artistik: Kolec P. Traboini
An enlightened, equal, detached society of prejudice will certainly be fairer, more harmonious I publish here this article with the intention of contributing, in a way, so that not only women, but individuals in a general way can live in … Continue reading
Studio Traboini: Etyd Mesnate – Teatri Kombëtar
ETYD MESNATE – Në Teatrin Kombëtar – Realizuar nga K. P. Traboini
J.J. Benítez en Capilla del Monte (Argentina 2017)
TRABOINI ART STUDIO – Gjyqi Special- 1945
GJYQI SPECIAL -1945 në Teatrin Kombëtar Tiranë, 1 mars deri më 13 prill 1945, ku u dënuan me vdekje 17 intelektualë shqiptarë dhe rreth 50 të tjerë me burgime të gjata.
ARRATIA E TRURIT DHE GANGOT SI HERONJ TË DITËS Nga: Hamit TAKA Trendi i largimit të inteligjencës nga vendi ka shumë faktorë që e stimulojnë. Dhe nuk besoj se janë vetëm ca vështirësi reale, për shkak të gjëndjes së … Continue reading
KALI DHE KALORËSI… (MEDITIME) Nga: Zyba Hysa Njeriu, si qenie e gjallë, nuk ndryshon nga gjallesat e tjera: lind, rritet, vdes, por duke e parë në aspektin shoqëror, i ka ndritur fati që të veçohet nga gjallesat e tjera … Continue reading
VIJA INTEGRALE NË VEND TË VIJËS PARCIALE PËR ZGJEDHJEN E ÇËSHTJES SHQIPTARE (Në vend të resymesë, pjesa e fundit e librit tim, “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, Prishtinë 2019, e përkthyer në anglisht) Në këtë vepër të madhe … Continue reading
A e shiti Kosovën E.Hoxha më 24 qershor 1945?! Nga: Vilhelme Vrana Haxhiraj Duke ndjekur lojën e ndyrë të politikës aktuale Ndër/Ballkanike brenda kufirit të Shqipërisë londineze dhe jashtë saj, në trojet etnike shqiptare, që si para 77 vitesh … Continue reading
Mëshirë për të vërtetat Nga: Vladimir Muça Ky galop oligarkësh i ngjan erës së Milotit, kërkush s’po ia ze frymën, gjasa askush s’po e gjen nga është nisur dhe ku do të ndalet. Si një shigjetë e helmuar po … Continue reading
Shqiptarët hebrenj, midis nderimit dhe zhveshjes së dhunshme Sipas një dialogu me doktorin Zino Matathia Kjo nuk është një intervistë. Ky nuk është një reportazh, nuk është as edhe një tregim. Këto janë përshtypje të hedhura në letër gjatë një … Continue reading
SPAK SI GOGOLI I FËMIJËVE Nga Hamit Taka Në mitologjinë shqiptare, popullore dhe pagane, gjejmë figurën e GOGOLI-t, një qënie e përçudnuar dhe e frikshme, e cila fshihet dhe del natën prej territ, duke u kënaqur … Continue reading
DY FJALË PËR SAMITIN… Nga : Dhimitër Nica Përshëndetje miq e mikesha…Sapo u ktheva nga samiti i 2-të i diasporës dhe përshtypjet e para, nuk janë as të ngrohta dhe as të ftohta…Pati gjëra të mira,por pati edhe gjëra … Continue reading
Vdekja letrare Nga: Dr Fatmir Terziu Duke kapur një pikë mjaft të rëndësishme të lidhjes me shkrimtarin dhe lexuesin, mendova të shkojë në një qasje arkivore. Dhe në këtë pikë, më erdhi në ndihmë “Nëntori” i vitit 1982, me … Continue reading
Duamëni!-për të jetuar. Stop Dhunes Ndaj Gruas! Dje, Sot -U Vra -u Dhunua fizikisht dhe psikollogjikisht, -një GRUA!- Sa poshtë ka rënë shoqëria shqiptare në trajtimin e gruas. Nga Raimonda MOISIU Vazhdojnë të vritën gratë dhe ky lloj tmerri, … Continue reading
PARA 20 VITEVE, EDHE SOT AKTUALE: NDARJA E PUSHTETIT NËN PLAFIN E LUFTËS ÇLIRIMTARE (Vlerësime mbi Qeverinë Thaqi dhe formën e krijimit të saj) Nga: Brahim Ibish AVDYLI Pas disa shkeljeve të platformës çlirimtare, zhvilluar në vazhdimësi prej fillimit … Continue reading
A E HUMB KOSOVA NJË TË TRETËN E SAJ NË NJË “MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE“ Nga: Brahim Ibish AVDYLI Megjithëse ma morën mjekët e Zvicrës tërë kohën nëpër konsultime e nuk ia qëllojnë gojës, sepse “goja e tregon ate çka ka … Continue reading
MONSTRA MEDIATIKE E SHQIPTARIT TË SOTËM Nga: Hamit Taka Shkas për këtë shkrim u bë ngjarja shokuese në shkollën “Rilindja” të Kavajës, ku një adoleshente 13-vjeçare ishte dhunuar seksualisht e sistematikisht nga adoleshentë të shkollës së saj. … Continue reading
U.S. expert: Vitol is endangering Caspian ecosystem VITOL is one of the largest oil trading companies in the world, in 2017 it had US$ 181 billion in revenues. While it has offices in over 40 countries Vitol’s main operations are … Continue reading
Promena – MAJA HERMAN SEKULIĆ
AKTORËT E VJETËR DHE PUSHTETI I MORALIT Nga: Flamur Hoxha A mos gjithmonë jemi të dënuar ta nisim nga e para? Gjithkush në këtë botë ka të drejtën të ndryshojë, por duket më shumë se absurde situata jonë. Bota … Continue reading
Paraguay’s Alderete was on Hugo Chavez’s Payroll By: Peter Tase “The best is yet to come” stated Jose Alberto Alderete’s political slogan of late 2007, in his efforts to win the presidential primaries within the Colorado … Continue reading
ARSIMI Nga Carlos Fuentes Arsimi është bërë baza e prodhimtarisë. Shekulli i XXI-të hapet me një të vërtetë, rritja ekonomike varet nga cilësia e informacionit, dhe ky i fundit nga cilësia e arsimit. Vendi i parapëlqyer i modernitetit ekonomik … Continue reading
Je suis Lahuta! Nga: Ermal Lala Ishte Prill i vitit 2011. Atëkohë isha në vit të dytë në universitet kur profesori i kimisë organike, foli rreth produkteve origjinale ushqimore shqiptare se si po përvetësoheshin kulturalisht nga vendet … Continue reading
Sa pak njerzillëk! Nga: Anila Kruti I keni dëgjuar shqiptarët që thonë rëndom:Ne nuk na duan francezët, grekët , anglezët, europianët! Ne nuk na duan, se ne nuk duam njëri -tjetrin! Ne nuk duam veten! Jemi të … Continue reading
70 -VJET KRYENGRITJA E ZHAPOKIKËS
Nga: Prof. Sadik Bejko
Kryengritja më e njohur e fundviteve ’40 të shekullit që shkoi, e ndodhur në Jug të Shqipërisë, njihet si Kryengritje e Zhapokikës për shkak të emrit të fshatit ku u zhvillua. Zhapokika është një fshat në Tepelenë. Ne përbërje kishte fshatarë dhe nga fshatrat Luftinjë e Kamçisht.
Më 20 shtator 1948 u formua çeta “Baba Shefqet”, për nder të klerikut bektashi të pushkatuar më 14 janar 1948. Flamuri i çetës ishte flamuri kombëtar pa yllin e kuq.
Më 28 shtator 1948 u zgjodh me votim komanda e çetës.
Çeta i caktoi vetes si detyrë të lidhej me grupet e tjera antikomuniste derisa në Shqipëri të krijohej një qeveri nacionaliste demokratike.
Fshatarë kundër shtetit
Ca fshatarë në një rrebelim me armë kurrë nuk mund ta përmbysin shtetin, apo rendin kushtetues zotërues në një kohë të dhënë.
Por një kryengritje e ca fshatarëve shqiptarë kundër shtetit komunist ka ndodhur. Tashmë ajo përmendet, njihet, ka hyrë në literaturë si Kryengritja e Zhapokikës, 1948.
Historikisht, në çdo kohë, të gjitha kryengritjet fshatare të natyrës a të tipit të saj, kryengritje të mëdha a të vogla qofshin, ato janë shtypur me gjak e me dhunë shembullore.
Kështu ka ndodhur dhe me kryengritjen e Zapokikës.
Parë nga kjo pikëpamje, të ngjan se fare naive dhe e pamend sa nuk ka të dytë ka qenë kjo kryengritje. Ashtu ka qenë. Rreth 25 fshatarëve të veshur keq, të ushqyer me bukë e domate, me ca pushkë e fishekë të ndryshkur, ua thotë truri se po të ngrihen, rrëzojnë shtetin. Po të ngrihen, përmbysin komunizmin për të sjellë në fuqi një rend demokratik.
Koha tregoi se kjo aventurë, kjo ndërmarrje e pamenduar dështoi keqaz.
Vetëm se tej epiteteve apo etiketimeve për të, ajo ka një përparësi. Kryengritja ka ndodhur, është një fakt historik i padyshimtë.
Të mëdhenjtë e botës në Jaltë a në Postdam kishin vendosur rendin e botës, por këta fshatarë nuk donin t’ia dinin për këtë, nuk donin t’ia dinin për të mëdhenjtë e planetit.
U ngritën dhe e thanë me armë se nuk e donin këtu komunizmin.
I thanë ‘jo’ kolektivizimit të pronës dhe të njeriut, i thanë ‘jo palirisë’, thanë ‘nuk duam që vajzat e djemtë tanë të modeloheshin e të përpunoheshin ideologjikisht. Duam të jemi me Perëndimin, jo me Lindjen”.
Një kryengritje si kjo i fton burrat nën armë, por realisht i ftoi ata që të përfundojnë të vdekur nën shtresat e dheut të tokës së tyre, apo të dergjeshin të prangosur në burgjet me punë të detyruar.
Por ata njerëz në vitin 1948 kështu e donin, ata burra kështu e gjykuan.
Organizimi i kryengritjes
Rreth muajit gusht 1948 Xhemal Brahimi, një fshatar 30-vjeçar nga Zhapokika, merr takime me shumë të pakënaqur nga regjimi. Lidhjet e tij i kapërcejnë tre-katër rrethe të Jugut. Është mister se me kë është i lidhur në qendër. Në fshatin e tij dhe në ato përreth ai ka krijuar grupe të besuarish që mund ta ndjekin. Për të realizuar ngritjen me armë kundra regjimit ai bëri në fshehtësi disa mbledhje. Mbledhje në të rënë të mbrëmjes, larg vendbanimeve..
Mbledhja e parë bëhet te Ledhi e Madh, 20 shtator 1948. Xhemal Brahimi ishte në Berat. Drejtimin e mbledhjes e bën Mehmet Yzeiri. Marrin pjesë pothuaj gjithë ata fshatarë të Zhapokikës që më pas rrëmbyen armët.
Burrat që dhanë fjalën për luftë, sigurojnë armë nga shokët e tjerë.
Fshatarët po ktheheshin në luftëtarë.
Ata mendojnë se kanë në krahë dhe çetën e Sulo Zaimit nga Allkomemaj. Major Sulo Zaimi (Sulejman. Shezai Malaj) kishte qenë oficer ushtarak nga koha e mbretërisë. Ca kohë qe oficer në Kosovë në vitet ’40. Ishte kunati i Xhemal Brahimit. Nga Gjykata e Lartë Ushtarake, që më pas e dënoi me njëzet vjet burg, cilësohet si nxitësi e frymëzuesi kryesor i rebelimit. E nxiti, por nuk mori pjesë në rrebelimin e Zhapokikës.
Mendojnë se kanë me vete dhe Demo Kason (Demir Allkushaj) nga Gllava, nga e njëjta krahinë. Ky, një oficer policie në lirim, me grupimin e tij të fshehtë nuk iu bashkua Zhapokikës. Grupi i tij u kap më pas dhe u ndëshkua me burg. Demo Kaso u arratis në Itali.
Mendojnë se në Mallakastër, në krahinën e Lopsit dhe në zonën e nahijes së Beratit kanë përkrahës me armë në dorë.
Mbledhja e dytë mbahet në Mëlovë, 28 shtator 1948. Flet Xhemal Brahimi që është mendja politike e grupit të Zhapokikës. U bën thirrje të bëhen ushtarë në luftën për demokraci.
Ky ka bërë disa takime në gjithë ata që e mbështesnin në rrethet fqinjë me Tepelenën, deri dhe në Tiranë. Ka korierë që mban lidhjet me këto pika.
Në Mëlovë mbledhja është e gjerë në pjesëmarrje. Vijnë dhe ata që e përkrahin, dhe ata që japin fjalën se do jenë me grupin, por tërhiqen.
Xhemal Brahimi e merr fjalën në emër të partisë nacionaliste. Kjo parti, sipas tij, ka lidhje me ministra e anëtarë të lartë të Partisë në pushtet. Sipas tij, nëpunësit kryesorë të Tepelenës, ushtria e policia janë në mbështeteje të tyre. Mehmet Yzeiri e mbështet, por shton se dhe ushtria e Sazanit dhe diversantët e maleve dhe Abaz Ermenji e Muharrem Bajraktari janë në krah të tyre. Kabineti qeveritar ka rënë.
Atmosfera ndizet. Bëhen thirrje antikomuniste.
Vendoset të krijohet Çeta. Zgjidhet komanda me votim. Komandant Bajram Kamber Ahmataj, 59 vjeç. Sekretar politik Xhemal Brahimi. Mehmet Yzeiri-nënkomandant, Salo Kaso, Sefer Yzeiri anëtarë të shtabit. Bëhet betimi tradicional me nga 10 lekë të shkuara midis dy buzëve, të cilat më pas bëhen qiri në faltore. Formula: “Po tradhëtova, më pret plumbi kokës”.
Krerët e çetës shkojnë në lagjen Keçerisht, në Zhapokikën e dytë. Në Keçerisht ua hapën dyert. I pritën si shpëtimtarë. U dhanë ushqim e strehë.
Xhemali mban një mbledhje në lagjen Mukaj të Luftinjës. Mbledhja zgjati tri orë. Në mëngjes u bashkohen të tjerë burra me armë.
Kamçishti., përplasja e parë me policinë
Vijnë nga Kamçishti përkrahës që i ftojnë për t’u mbledhur në Kamçisht
Bëjnë mbledhje në vreshtin e Halil Sulos në Kamçisht. Ishte natë. Folën krerët e çetës për partinë nacionaliste, për rënien e qeverisë, për kryengritjet që kanë plasur gjithandej. Xhemal Brahimi fyen Partinë Komuniste, Bashkimin Sovjetik. I bëjnë thirrje Kamçishtit të rreshtohet me ata. Poshtë Komunizmi.
Realisht ishte një propagandë në erë, por njerëzit pëlqejnë, besojnë atë që ata dëshirojnë.
Mbledhja zgjati dy orë. Flasin për tatime të larta, për atë që janë lakuriq dhe të këputur. Qeveria është amorale, i mbledh djemtë e vajzat natën. I marrin me zor në konferenca, në hekurudhë.
Xhemal Brahimi u thotë se “do na kolektivizojnë edhe gratë. Se po na vrasin njerëzit e fesë”.
Ikin natën nga Kamçishti për në Kackë të Xhapokikës. Shkojnë në malin e Izvorit.
Ndërkohë policia i ishte drejtuar Kamçishtit. Kanë kapur dy nga shokët e tyre. Çeta kthehet në Kamçisht dhe sulmon policinë. Gani Kojdheli i merr armën nga duart një polici. Qëllojnë me bomba dore. Policia thyhet, tërhiqet. Kryengritësit i ndjekin policët e shpartalluar. Mbetet i vrarë shefi i Sigurimit për Tepelenën, toger Xhezo Makashi.
Marrin shokët e Kamçishtit dhe ngjiten në mal. Marrin me vete të lidhur dy fshatarë që i spiunuan. Nuk merret vendim për t’i vrarë, ndaj i lëshojnë.
Datën 2 tetor çeta kaloi në malin e Rabijes. Kanë triumfuar mbi policinë. Këndojnë këngën e Çetës.
Të ndjekur këmba-këmbës
Për t’iu shmangur një përplasjeje të dytë me policinë, merret vendim që të nisen drejt malit të Rabijes.
Dikush nga Kamçishti këmbëngul: “O luftojmë e vdesim këtu, o unë kthehem në shtëpi”. Dhe u kthye.
Xhemal Brahimi dhe Beg Veizi shkuan në Allkomemaj te Sulo Zaimi.
Çeta ecën përroit dhe i pret në Levan. Sulo Zaimin e kanë arrestuar.
U ngjitën në malin e Rabijes. Atje flenë dhe rrinë gjithë datën 3. Të nesërmen te shkëmbi i Koçit.
Një bari nga Rabija u çon ujë. Kalojnë në Çocaj të Allkomemajt. Xhemal Brahimi dhe Mehmet Demua marrin bukë te fshatari Novruz. Muharrem Sulua u jep pak bukë, aq sa kishte me vete. Hanë bukë afër mëngjesit. Këtu në Çoçaj i rrethon policia që i ndjek këmba-këmbës. Qëllojnë në drejtim të tyre në tërheqje e sipër. I sprapsin me armë dhe bomba. Ka dëshmi jo të saktësuara se aty u vra një nga forcat e ndjekjes.
Forcat e ndjekjes nga Tepelena dhe ato të Beratit, të drejtuara nga toger Sulo Gradeci, përbëheshin nga ushtarë dhe policë.
Janë kapur nga policia ata që i kishin lënë me detyrën e prapavijës, për t’i furnizuar me ushqim dhe me informacion. Janë rrethuar nga policia shtëpitë që do të ishin baza për strehim dhe për mbështetje me armë e njerëz. Janë arrestuar korierët.
Mbas përplasjes me armë në Çoçaj, çeta ulet në përruan e Çërrilës ku pushojnë rreth dy orë.
Marrin drejtimin për nga Plashnikut i Beratit, ku mendojnë se kanë një bazë të sigurt.
Të vetmuar, të ndjekur. Pa ushqim. Ka filluar demoralizimi. Ndahen të lëkundurit nga trimat. Dëgjohen shprehjet “sikur nuk e kishim kështu”. Propagandës së Xhemalit se “i presin çeta ngado, se ka rënë qeveria, se ushtria dhe nëpunësit e shtetit janë me ata, se do vijnë ndihma nga jashtë…” nuk i besojnë më.
Të zhgënjyer, shkëmbejnë fjalë të serta. Antikomunistët e bindur mblidhen rreth shtabit të çetës. Kjo bërthamë e të betuarve përmbledh të tjerët.
Dezertimet
Tre kamçishtjotët Gani Kojdheli, Halil Sulua dhe Selfo Xhemali natën e 5 tetorit, pasi ndjekin çetën rreth një orë, ndahen praj saj, sapo hyjnë në një pyll. Kthehen nga erdhën. Ditën fshihen, në mbrëmje afrohen në një korije pranë lagjes Bardhaj të Allkomemajt. Aty gdhihen e ngrysen një natë e një ditë. Në datën 7 tetor ndjekin shtigjet përfund Allkomemajt, Levanit, Xhaxhajt deri te një pyll ndanë Kamçishtit. Data 8 tetor në pyll. Në mbrëmje Selfua hyn në fshat, merr bukë dhe kthehet. Aty e shtyjnë edhe datën 9 tetor. Në mbrëmje marrin bukë në shtëpitë e tyre dhe flenë te Halili. Në datën 10 fshati Kamçisht gdhihet i rrethuar. Dorëzohen Ganiu dhe Selfua, Halili vret veten (ose e vrasin në shtëpinë e tij, sipas një dëshmije tjetër).
Plashniku, fundi i arratisë
Që nga dita kur major Sulo Zaimi nuk u bashkua me çetën, hyri grindja. Dhe Sulon na e morën. Si do të vazhdojmë tani? Xhemali mendon të shkojnë në Skrapar, ku ishte Dilaver Çorrogjafi, një ‘diversant i regjur’.
Ku janë ata nga jashtë që do të na hidhnin armë?
Çeta merr drejtimin për në Osmënzezë. Pas kamçishtiotëve, ndahet nga çeta dhe Mehmet Demo.
Në përruan e Plashnikut, në Velemen, pylli i koçimares së Plashnikut. Drejtohen për bukë te shtëpia e mikut, që ishte përkrahës dhe bazë e tyre, te Skënder Aliko. E kanë arrestuar.
Shtigjet janë zënë nga forcat e ndjekjes.
Tatëpjeta, shpartallimi
Kthehen pas. Diku hanë rrush, diku pinë ujë. Në fshatin Zhapokikë të Beratit gjejnë ushqim. Duan të shkojnë te pylli i Zagonit, por gdhihet. Ndodhen në Gllavë. Janë me shpirt ndër dhëmbë.
Në Shkozë të Gllavës ndeshen ballas me policinë.
Është data 8 tetor 1948.
Shaqo Muçodemaj, Sefer Yzeiri, Mehmet Yzeiri, Salo Kaso, Xhemal Brahimi (të betuarit) luftuan deri sa i hodhën gjithë bombat, i zbrazin gjithë fishekët që kishin me vete.
Mehmet Yzeiri dhe Salo Kaso mbetën të vrarë. Dy policë mbetën të vrarë.
Çeta përfundimisht shpartallohet.
Disa u fshehën, deri sa u kapën. Të tjerë shkuan në shtëpitë e tyre ku i prisnin forcat e ndjekjes. Disa u vetëdorëzuan. Shaqo Limja e Sefer Yzeiri iu fshehën policisë për disa muaj.
Komandant Bajram Kamber Ahmataj, ish-xhandari 60-vjeçar, e zgjati arratinë nëpër stane e pyje deri në janar 1949. U kap i fundit, u kap në befasi në fshatin Malëshovë të Përmetit.
Vëllai i tij Safet Kamberi u vra në kufi, tek po arratisej.
Xhemal Brahim Asllani
Xhemal Brahimi u arratis. Ai u stërvit në kampet e perëndimorëve dhe u desantua në Shqipëri, hyri dhe doli disa here deri më 1960. Fëmijtë dhe gruaja e tij u internuan në Tepelenë, më pas në Lushnje. Dy djemtë bënë burg. U liruan më 1991. Vdiqën shpejt. E shoqja, Sambretja, me të cilën Xhemali pati dhe një vajzë që lindi në internim në Lushnjë më vitet ‘50, jetoi më gjatë.
Xhemali pati fëmijë nga martesa e dytë në SHBA. Vdiq i alkolizuar me brengën për familjen që në Shqipëri vazhdonte të ndëshkohej për llogari të tij.
Dosja e tij formulare mund të na sjellë të dhëna të tjera.
Procesi gjyqësor
Gjyqi u zhvillua në Gjykatën Ushtarake të Gjirokastrës. Gjyqtarët Llazi Polena, Arqile Toska dhe Hamit Bilbili me prokuror Mustafa Beqon dhanë vendimin nr.24, datë 14.5.1949. Akuzoheshin se në shtator – tetor 1948 “kanë formuar bandë të armatosur për të rrëzuar pushtetin popullor”, se kishin marrë pjesë në luftime kundër forcave të regjimit, se kishin vrarë dy policë dhe shefin e seksionit të Sigurimit Xhezo Makashi dhe se kishin lidhur e dashur të vrisnin dy fshatarë”. Për të gjithë urdhërohej dënimi me punë të detyruar, konfiskimi i pasurisë si dhe heqja përkohësisht e të drejtës së zgjedhjes. Dënimet mbështeteshin në ligjin nr.372, datë 12.12.1946 “Mbi fajet penale kontra popullit dhe shtetit”.
Gjykata e Lartë Ushtarake e përbërë prej Bilbil Klosit, Sotir Spiros dhe Nonda Papulit, me prokuror Bexhet Memën, me vendimin nr.77, datë 6.7.1949 (për dënimet me heqje lirie) la përgjithësisht në fuqi ndëshkimet e gjykatës së Gjirokastrës. Gjykata e Lartë nuk ua vë në ngarkim të dënuarve vrasjen e toger Xhezo Makashit, shefi i Sigurimit Tepelenë.
U dhanë këto dënime:
1-Bajram Ahmetaj, vjeç 59, arrestuar më 4.1.1949, me vdekje.
2-Sefer Yzeri, vjeç 39, arrestuar më 10.10.1949, me vdekje. I falet jeta nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Bëri 33 vjet burg, vdiq i uritur, i vetmuar në një kasolle.
3-Shaqo Lime Muçodemaj, vjeç 29, arrestuar më 16.10.1948, me 20 vjet burg.
4-Xhemal Asllani, vjeç 21, arrestuar më 5.10.1948, me 15 vjet burg.
5-Xhemal Begaj, vjeç 35, arrestuar më 10.10.1948, me 12 vjet burg.
6-Mete Didaj, vjeç 36, arrestuar më 19.10.1948, me 15 vjet burg.
7-Balil Veliu, vjeç 39, arrestuar më 10.10.1948, me 15 vjet burg.
8-Xhelal Begaj, vjeç 35, arrestuar më 10.10.1948, me 12 vjet burg.
9-Gani Kojdheli, vjeç 36, arrestuar më 16.10.1948, me 12 (5) vjet burg.
10-Mehmet Mupodemaj, vjeç 21, arrestuar më 5.10.1948, me 12 (5) vjet burg.
11-Hajri Mahmutaj, vjeç 39, arrestuar më 10.10.1948, me 12 (6) vjet burg, vdes ne burg pas 11 vitesh.
12-Selfo Xhemali, vjeç 49, arrestuar më 16.10.1948, me 4 vjet burg.
13-Beg Veizi, vjeç 49, arrestuar më 5.10.1948, me 4 vjet burg.
14-Nuredin Rrodhaj, vjeç 29, arrestuar më 5.10.1948, me 4 vjet burg.
15-Hajredin Alushi, vjeç 33, arrestuar më 16.10.1948, me 4 vjet burg.
16-Mehmet Kalemaj, vjeç 49, arrestuar më 16.10.1948, me 4 vjet burg.
17-Teme Pajo, vjeç 49, arrestuar më 5.10.1948, me 3 vjet burg.
18-Shefqet Didaj, vjeç 19, arrestuar më 16.10.1948, me 3 vjet burg.
19-Seit Çaushaj, vjeç 34, arrestuar më 10.10.1948, me 3 vjet burg.
20-Jashar Canaj, vjeç 44, arrestuar më 10.10.1948, me 3 vjet burg.
21-Maliq Didaj, vjeç 57, arrestuar më 5.10.1948, me 2 vjet burg.
22-Demo Aliu, vjeç 45, arrestuar më 5.10.1948, me 2 vjet burg.
23-Riza Çaushi, vjeç 49, arrestuar më 10.10.1948, me 2 (1) vjet burg. Ky arratiset jo me çetën por i vetëm me armë fshihet larg fshatit në një pyll. Kish dhënë fjalën të jetë ne çetën, por nuk shkon me ata. Dorëzohet vetë më 10.10.1948 në Tepelenë.
24-Mufit Islami, vjeç 29, arrestuar më 5.10.1948, me 2 vjet burg.
25-Adem Memaj, vjeç 21, arrestuar më 10.10.1948, me 12 vjet (2) burg. U ridënua, bëri 33 vjet burg.
Shifrat e viteteve në kllapa () janë dënimet përfundimtare dhënë nga Gjykata e Lartë.
Kryengritës të vrarë
Mehmet Yzeiri Selaj (në përpjekje me policinë në Gllavë, 8 tetor 1948).
Salo Kaso Didaj, në përpjekje me policinë 8 tetor 1948.
Safet Kamber Ahmataj, vritet në kufi.
Halil Sulo, vritet nga policia në shtëpinë e tij Kamçisht. Sipas dëshmisë së Gani Kojdhelit në gjyq Halil Sulo ka vrarë veten, kur u kthyen nga arratia në fshatin Kamçisht.
Më 21.7.1949 u krye ekzekutimi i dënimit me vdekje i të dënuarit Bajram Kamber Ahmetaj. Ai tha ne fjalet e fundit: “Për toger Xhezo Makashin, dëgjova rojet e burgut të thoshin e vrau kush e vrau, u mbeti këtyre”. Bajram Kamberi ne fjalen e fundit kërkoi që pushteti të mos hakmerrej mbi fëmijët e tyre (me femijte e tij dhe te Safetit, vellait vrare ne kufi), kërkoi që kufomën e tij mundësisht t’ia çonin familjes… E mbylli me fjalët “Rroftë Shqipëria”.
Shefi i sigurimit të Tepelenës, Xhezo Makashi (1920-1948) me vendimin nr.65, datë 2.10.1971, u shpall dëshmor.
Kjo është një kryengritje e fshatarëve të varfër
Ja cilat ishin ato që quhen logjistikë, si depo rezervë, fuqi financiare, buxhet mbështetës për çetën.
Në gjithë udhëtimin e saj çeta mbante me vete një mitroloz pa gjilpërë që nuk u zbraz kurrë.
Nga dosjet vijnë dhe këto fakte mbi atë se ç’fuqi ekonomike kishte çeta më 2 tetor 1948 kur u nis në luftë:
Hëngrëm bukë e dhallë te Zeneli.
Xhelal Rizai solli bukë dhe një gavetë mjaltë. M. Yzeiri hëngri petulla që i solli Sefer Yzeiri, vëllai.
Te Muharrem Mehmeti morëm bukë e dhallë.
Musa Qazimi ka prurë një gavetë mjaltë.
Te Halili Sulua morëm bukë e duhan.
Shaip Sulos i morëm bukë thatë, i dhamë 1000 lekë.
Hajdar Rustemi dha bukë dhe një torbë me domate.
Te Hajredin Alushi bukë e domate.
E shoqja e Zane Abazit na ka dhënë një trastë me bajame kur kemi qenë në pyllin e Zagonit.
Një mulli dha tre trasta me bukë dhe një batanije. Barinjtë jepnin bukë e duhan. Djali i Sefer Yzeirit dha në shportë rrush.
Ibrahim Jonuzi nuk erdhi me ne se nuk kishte pushkë.
Shaqua e bleu pushkën 6 napolona.
Me këtë fuqi ekonomike çeta e uritur dhe me frymë të rënduar i mbylli ditët e saj me armë, me luftë.
Pastaj… vite e vite burg.
Qenë njerëz që besonin në atë që ishin, në atë që donin. Jo në gjë tjetër. Dhe i paguan me kokë, me burg bindjet e tyre.
HOMAZH NE 70-VJETORIN E ZHAPOKIKES
Ne këto fotografi janë Bajram Kamber Ahmataj, 60 vjec, nga fshati Zhapokike Tepelene, i pushkatuar me 1949 ne Gjirokaster si komandant i Kryengritjees se Zhapokikes, shtator-tetor 1948.
Procesverbali i ekzekutimit te Bajram Kamberit.
Xhemal Brahim Asllani, sekretari politikk i kryengritjes se Zhapokike. U arratis, u desantua disa here ne Shqiperi. Vdiq ne USA, vitet ’70 .
Major Sulua, nxites i kryengritjes, 20 vjet burg.
Toger Xhezo Makashi, shef i Sigurimit Tepelene, vrare ne perplasjen me arme me Kryengritesit
Udhëtimi në kohë në muzeun “Etno Kastrioti”
SI MUND TË QUHEN ARVANITASIT KUSHËRINJ TË SHQIPTARËVE, PËRDERISA GJYSHI PANGALLOS I SHKRUANTE MBRETIT TË SHQIPËRISË SHQIP, ME SHKRONJA ARVANITASE GREKE… Nga: Brahim AVDYLI Megjithëse ka kaluar kohë prej majit e deri më tani dhe isha i zënë me … Continue reading
DIOPTRIA SHQIPE NË PESË DRAMA (Pjesa e ndarë III) (Shkrimi i gjashtë që e lexova nga Agron Iliriani) -“TË MËSOHEMI TË ECIM SHQIP” I ndjeri, Agron Bajrami TË FLASIM ME SHQIPONJAT Babai im, ndjesë pastë, më rrihte rrallëherë … Continue reading
KUSH ISHTE TEK VARRI I KASTRIOTIT ? A UJKU, …A TURKU !? Nga: Fritz RADOVANI “Kam me pasë shkretinë per votër, E per shtroje të ndeztën ranë; Kam me pasë ulkonjën moter, Kam me pasë, ehu, tigrin nanë…” At … Continue reading
Humanizmi Kryeagjenda shqiptare – serbe (8) Nga: Rexhep Hoti Politika serbe, për mendimin tim, vazhdon të tërhiqet nga graviteti i krijuar i hegjemonizmit dhe i politikave agresore që i ka pasur dhe ushtruar ndër shekuj. Sado absurde që mund … Continue reading
MARTIRËT – Traboini Studio
MARTIRËT – Freedom starts from memory!/ Liria fillon nga kujtesa/ film nga Kolec Traboini. Kleri Katolik Shqiptar është më i masakruari në tërë historinë botërore. U pushkatuan 32 klerikë, vdiqën në tortura a si pasoje 16, vdiqën në burgje e kampe internimi 19, dolën nga burgu pothuajse të vdekur 66. I njëjti terror është treguar edhe mbi popullsinë katolike të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, plagë që kurrë më nuk u shërua – dhe për këtë krim me përmasa gjenocidi askush nuk u dënua. Emërtimet e rrugëve të kryeqytetit Tiranë, por edhe qyteteve të tjera vazhdojnë të jenë me emrat e kriminelëve që bënë Kalvarin e Gjakut pas vitit 1944. Sa kohë që nuk janë dënuar krimi dhe kriminelët, terrori në psikikën e njerëzve vazhdon. Nën moton “Liria fillon tek kujtesa”, filmi përkujtimor për Martirët është realizuar nga Kolec Traboini si uverturë për një tabllo më të gjërë të Kalvarit të Gjakut 1944-1990. Traboini Studio
COREA: una cumbre importante, pero todavía hay muchos valles que cruzar Por Rene Wadlow La reunión cumbre en Singapur el 12 de junio del Presidente Donald Trump de los Estados Unidos y Kim Jong-un, Presidente de la Comisión de Asuntos … Continue reading
Nicaragua On The Verge Of A New Civil War – OpEd http://www.eurasiareview.com/07062018-nicaragua-on-the-verge-of-a-new-civil-war-oped/ By Peter Tase After many unanswered phone calls made to Nicaragua’s Embassy Press Secretary Arturo Mcfields, my doubts were increasingly vanishing in regards to the real causes of violence … Continue reading
Spero News contributor sees Muslim tolerance in Azerbaijan BY: MARTIN BARILLAS http://www.speroforum.com/a/KNKMOILMVH41/82243-Spero-News-contributor-sees-Muslim-tolerance-in-Azerbaijan#.WxadRlUzaUn Spero News contributor Peter Tase, a widely traveled lecturer on geopolitical topics, delivered a keynote lecture at the International University of Travnik (IUT) in Bosnia and Herzegovina that … Continue reading
RECETA SI TË BËHESH POET APO SHKRIMTAR I MADH…! Nga: Ekrem Ajruli Kushtet: -Të kesh botuar më pak tre romane me poezi, ose tri përmbledhje me prozë; -Të kesh të regjistruar një Kasolle Botuese; -Të kesh 3-4 miq … Continue reading