Një replikë e detyruar dhe ndonëse e padëshiruar me krijuesin Z. Vasil Vasili dhe Studiuesin Z. Ilo Foto / Nga: Raimonda Moisiu

 
Raimonda MOISIU
 
 
Një replikë e detyruar dhe ndonëse e padëshiruar me krijuesin Z. Vasil Vasili dhe Studiuesin Z. Ilo Foto.
 
Në respekt të shkrimtarëve, poetëve, letërsisë, poezisë, botuesve, artit, kulturës shqiptare dhe letrave shqipe në Diasporë dhe në atdhe.
…Në 18 Shtator 2021, në profilin e rrjetit social “Facebook” të Poetes së njohur të HAIKU-t Shqiptar, Esseistes dhe Kritikes Letrare, znj. Reshida COBA, -lexova shkrimin “(shih foton) me titull: “FJALA…KY KONCEPT I KOMPLIKUAR!”- Duke lexuar, “Dytësi Përshkrues”, një shkrim me strukturë e standart të vecantë nga Vasil Vasili.
Në datën 3 Nëntor 2021 në Revistën Fjala e Lirë ACPE online –Albanian Creative People in EXILE lexova të botuar këndvështrimin kritik me titull “Një shkrim me strukturë e standart të vecantë” -Duke lexuar “Dytësi Përshkrues”, një shkrim me strukturë e standart të vecantë nga Vasil Vasili, me autorësinë e “studiuesit” Ilo FOTO. (shih foto)
Deri këtu cdo gjë është në rregull, ka një masivitet të madh të njerëzve që shkruajnë, sepse janë shtuar edhe njerëzit me strese, talented e reja , shkrimtarë të vjetër dhe të rinj, njerës të apasionuar pas artit e letërsisë, etj.
Por…Ndërkohë….
Nga leximi i “shkrimit” të z. Foto është e pamundur të mos kuptosh se bëhet fjalë për të njëjtin shkrim të Znj. Reshida Coba si edhe për të njëjtin krijues, Z.Vasil Vasil!
Kjo gjë më la një shije të hidhur sepse dallova shkrimin që ishte bërë Copy&Paste “me gisht” fjalë për fjalë, madje me presje edhe me pika, sa edhe vend-ndodhjen e autores, dhe koha kur ishte shkruar shkrimi, nuk ishin hequr:
“Los Angelos, September/18/2021!!
Hidhini një sy profilit në Facebook të Z. Vasil Vasili;
Shkrimi është postuar dy herë, në datën 18 Shtator 2021 me autore Reshida Coba dhe në dt. 28 Tetor 2021 me autor “studiuesin” Ilo Foto, marrë nga Revista Albanian Post -Fjala e Lirë, ndërsa në krye të shkrimit qëndrojnë fotot e Vasil Vasilit e Ilo Fotos,(shih foton), kur në fakt aty duhej të ishte emri dhe foto e Reshida Cobës.
Shkrimi në fjalë pa ndryshimin më të vogël, qoftë dhe një presje a boshllëk, apo pikë, është bërë thjesht Copy & Paste dhe iu atribuohet dy emrave; Ilo Foto & Vasil Vasili!
Kjo vërtet më çuditi dhe jo vetëm kaq, por më shkaktoi konfuzion, zhgënjim, trishtim edhe keqardhje.
Lexoni komentet falenderuese të Z. Vasil Vasil në dt.18 Shtator 2021 në publikimin e shkrimit në statusin e Facebook të Znj. Reshida Coba dhe disa komente vlerësuese nga autorë të njohur në vazhdim,
Vasil Vasil: “Reshida, s’gjej dot fjalë për të të falenderuar. Më ngrohu mirëkuptimi që kemi për Fjalën”. (6w -para 6 javë).
Madje bie në sy komenti profesional me nota vlerësuese për autoren Reshida COBA dhe analistin Vasil VASILI, nga publicisti, poeti dhe botuesi i njohur i Revistës Kuvendi, Detroit, Michigan, SHBA, -Pjetër Jaku, gjithashtu kanë komentuar edhe një sërë krijuesish të njohur edhe në shkrimin e znj.Coba edhe në shkrimin “përvetësues” të z. Foto, botuar në Revistën
Fjala e Lirë dhe publikuar në statusin Z. Vasil Vasili.
Është tejet zhgënjuese, akt jo moral dhe aspak mirënjohës nga ana e krijuesit Vasil Vasili dhe “studiuesit” Ilo Foto, të cilët kanë marrë vëmendjen publike të lexuesve me pëlqime dhe komente në faqet e revistës Fjala e Lirë dhe në profilet e tyre respektivë në rrjetin social “Facebook”, me shkrimin jo real dhe aspak me të drejtën e autorit origjinal, me c’rast është shkrimi i Znj. Reshida Coba dhe aspak sikundër thuhet dhe botohet aty, se autor i shkrimit….“Një shkrim me strukturë e standart të vecantë”…Duke lexuar “Dytësi Përshkrues”, një shkrim me strukturë e standart të vecantë nga Vasil Vasili”, -na qënka i studiuesit, Z.Ilo Foto!
Ndërkohë…
…nuk po arrija të kuptoja se përse Z. Vasili Vasili kishte hequr AUTOREN ORIGJINALE, në rastin konkret, Znj. Reshida Coba, dhe po spekullonte dhe trumbetonte “Autorin Anonim”për Qokën e vetes- “studiuesin”, Z. Ilo Foto!!(Sipas një kërkimi në google, emri i Ilo Fotos nuk më rezultoi askund si studiues i njohur apo me kontribut të vecantë)
Si mundet ta pranojë Z.Vasil Vasili të njëjtin shkrim pa asnjë ndryshim duke e botuar dy herë në profilin e tij në “Facebook”nga dy autorë të ndryshëm?! Si mundet Z.Vasil në meritë të atij shkrimi ku duhej të gjendej “emri dhe foto e R.Cobës, ai sheh foton e vet me mirënjoje ndaj një emri anonim shkruesi dhe foton e Z. Ilo Foto, i cili nuk ka shkruar asnjë gërmë, presje e pike në atë shkrim?! Si mundet të vazhdojë z. Vasili ende të lexojë dhe t’u dalë për zot “Like”-ve dhe “Komente”-ve lajkatare me lavdërime mbresëlënëse për vete dhe për autorin anonim të shkrimit, Z. Ilo Foto?!
Një pyetje kisha për Ju i nderuar z.Ilo Foto,
Ju në Los Angelos jetoni, punoni e krijoni?
Ndërkohë….I drejtohem përsëri, Z.Ilo Foto,
Në respekt të moshës që ka dhe në respekt të burrnisë fisnike, nuk duhej kursesi ta pranonte t’i vendosej emri i tij prej “studiuesi” në një shkrim të shkruar nga një autore femër, që është Reshida COBA! Në atë shkrim është tërësisht djersa dhe puna e një autore dhe poete tejet e njohur kombëtarisht dhe ndërkombërisht, serioze dhe e respektuar, aq më tepër e njohur edhe nga dashamirës, miq dhe mikesha të njohur dhe të njëjtë që ka Znj. Coba dhe Z. Vasili në rrjetin social “Facebook”.
Guximi i këtij përvehtësimi dhe postimi shkon deri aty sa lë shumë për të dëshiruar dhe nuk le mundësinë e ndonjë justifikimi specifik se “ka ndodhur gabimisht apo aksidentalisht” nga përvetësuesit.
Sepse dhe Ndërkohë….
….Jo aksidentalisht shkrimit plagjiaturë i hiqet titulli dhe zvendësohet me fjalinë e pare; “Një shkrim me strukturë e standart të vecantë”…e marrë ekzaktësisht nga fillesa e shkrimit!
Sepse dhe Ndërkohë…
Jo aksidentalisht i hiqet emri i Reshida Cobës
porse lihet vecse vend-ndodhja dhe data e publikimit; Los Angelos, September/18/2021!!
Gjithashtu është për të erdhur keq që në këto raste kaq extreme shohim dhe perceptojmë atë se komentet e miqve shpesh bëhen pa na lexuar fare, mjaftojnë QOKA dhe rrethanat e njohjeve. Ndryshe shprehet dikush në analizën ku ka emrin autori anonim Ilo Foto, dhe po këta miq komentues shprehen ndryshe, aty ku është shkrimi me autoren origjinale Reshida Coba!
Edhe unë autorja e këtij shkrimi, si autore e dhjetra botimeve, shkrimtare dhe publiciste, gazetare e pavarur, kryesisht prej disa dekada jam marrë me krijimtari në lëvrimin e disa zhanreve; poezi, publicistikë, prozë, esse dhe kritika letrare, vlerësoj këndvështrimet e kritikës letrare për njerëzit e letrave, vecmas kur bota e bukur femërore guxon të shkruajë letërsi, kritikë letrare dhe kritikë arti, ajo guxon të bëjë art dhe të përcojë dije, mëncuri dhe kulture!
Por ndërkohë vlerësoj realitetin e sinqeritetin e cdo krijuesi i cdo standarti qoftë, madje kur shikoj shembuj të tillë dritëshkurtër që kanë tjetërsuar AUTORIN/EN ORIGJINALE, në rastin konkret poeteshën, esseisten dhe kritiken letrare Reshida Coba, ndjej keqardhje dhe mendoj se sa poshtë ka rënë kjo racë krijuesish dhe dyshoj shumë në ndershmërinë e tyre.
-Jepini Çezarit atë që është e Çezarit; Jepini autorit atë që është prona e tij; Të drejtën e autorit!
Andaj i bëj APEL Z. Vasili dhe Z.Ilo Foto, si autore dhe kolege, mes nesh, iu kërkoj mirëkuptimin që të mos fyejnë Inteligjencën, Sakrificën, Mundin dhe Krijimtarinë e femrës krijuese dhe intelektuale të autores dhe poetes Reshida Coba, por në respekt të ndërsjelltë dhe me një kujdes të vecantë t’i kthejnë Znj. Reshida Coba të drejtën e autorit të shkrimit, ndërkohë t’i kërkojnë edhe një Ndjesë të Fortë Publike!
Nuk ka asnjë shans se shkrimet që autorë dhe dashamirës të ndryshëm të letërsisë shkruajnë rreth krijimtarisë Sonë/Tuaj dhe publikohen në profilet respektive të Facebook-ut, të mos i lexojmë e analizojmë jo njëherë, por disa herë, nuk ka asnjë shans që të publikojmë shkrime për Ne/Ju pa i lexuar fare! Andaj së bashku të paralajmërojmë dhe ndalojmë vulgaritetin dhe mediokritetin në letërsi, injorancën dhe paditurinë, vetëgjymtimin dhe vetëvrasjen intelektuale të shoqërisë, karakterin e dyfishtë të udhës së artit dhe letërsisë artificiale, realitetin mjeran të kësaj lloj krijimtarie. Dhe është për të ardhur keq se në këtë corbë të keqe; “Krijime QOKE dhe me porosi nga Portofoli”, janë bërë tashmë të modes, ku janë përfshirë krijuesë me emër në letrat shqipe dhe shtëpi botuese me emër në Kosovë dhe Shqipëri!
Shkrimtari ngjyen penën në thellësitë e shpirtit, kujtesës, mendimit dhe përvojave jetësore të tij, çlirimin nga ngërçet e shoqërisë dhe ngre kasollen e shpirtit në kufijtë e filozofikes e artistikes.
Miqësia dhe fryma e bashkëpunimit mes krijuesve të jetë e drejtë, dashamirëse dhe frytëdhënëse, sepse ajo
është ura lidhëse midis kulturës popullore dhe artit, konceptit intelektual, qytetar dhe mençurisë për të bërë grintën e fuqishme shpirtërore dhe promovimin e shoqërisë, duhet t’i themi ndal egos së sëmurë, delirit të madhështisë, krekosjes dhe pompozitetit të Delirantit, Grafomanit e Mitomanit! Le të respektojmë, krijimtarinë e njëri-tjetrit, të jemi mirënjohës ndaj njëri-tjetrit dhe vecmas ndaj njerëzve që na përkushtojnë kohë, mund, djersë dhe vlerësim. Nuk të bën poet, poezia e vjedhur, nuk të bën prozaor, proza e vjedhur, apo e tjetërsuar.
Mediokri, mitomani e grafomani mbetet një mjeran në strofullën e mediokritetit!
Ndërkohë…
Shkrimtari, Artisti dhe Poeti duhet të jetë vetvetja, brenda brishtësisë së individualitetit të tij! Andaj na duhet të jetojmë dhe krijojmë në harmoni si shkrimtarë të kulturuar e kolegë të respektuar në botën e qytetëruar dhe të lirë.
Ju Faleminderit!
 
Raimonda MOISIU
AUTOR/FREELANCER
Jacksonville, Florida, USA
Nëntor, 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s