Poezi nga Vera Istrefaj

       Vera  Istrefaj   Poezi nga Vera Istrefaj Për të lexuar poezitë e autores klikoni linket e mëposhtëme: vera_istrefaj_poezi_10.6.08 veraistrefi_shiu_i_fundit_ vera_istrefi_nënqeshja_e_ëmbël_poezi veraistrefi_në_akuj_digjem_30.8.08 vera_istrefi_u_jepem_udhëve 1-THANA Thana Epara çel, E fundit piqet. Gjatë i gëzohet lulëzimit, Për t’ju shmangur vjeljes. … Continue reading

Vera Istrefaj

           Vera Istrefaj Vera Istrefaj lindi në Kukës, më 1 nëntor 1975. Ka mbaruar gjimnazin në vendlindjen e saj në vitin 1994. Eshte diplomuar ne shkencat humane dhe studimet master I ka kryer ne fushen e … Continue reading

Suzan Wingate

                Suzan Wingate url:  http://www.goodreads.com/susan_wingate http://susanwingate.wordpress.com/2013/03/27/want-to-laugh-heres-how-jd-smith-gets-it-done/ http://astore.amazon.com/theoffwebo03e-20   born : in Phoenix, The United States website http://www.susanwingate.com genre : Literature & Fiction, Mystery & Thrillers, Young Adult   influences : Raymond Chandler, Edgar Allan Poe, Joan Didion   … Continue reading

Malli i Elidë

                         Malli i Elidë http://floripress.blogspot.be/2013/04/malli-i-elide.html   Durrës, vdes në aksident poeti Perikli Jorgoni  http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/durr-s-vdes-n-aksident-poeti-76-vje-ar-perikli-jorgoni-136732.html   Rrëfili i Elidës:  Ditët e fundit të poetit dhe përkthuesit Perikli Jorgoni: http://www.shqiptarja.com/home/1/rrefimi-i-elides-ditet-e-fundit-te-poetit-perikli-jorgoni-137009.html   … Continue reading

Letër vetes time

Letër vetes time nga Rina Arllati  Po të filloja të shkruaja një letër me destinacion veten time, s’do i jepja rëndësi kohës apo vendit ku e shkruaj. S’do i jepja rëndësi as letrës. Le të ishte një fletë e rëndomtë … Continue reading

Jagdish Prakash

jagdish profil!

           Jagdish Prakash

       www.educomp.com

Jagdish Prakash works for a company engaged in education field in a senior position. He writes poetry in Urdu and English. He has already published five books of poems in Urdu. His collection of English poems has also be published in 2012. Three of his collections of Urdu poems have been awarded by the Urdu Academy, Delhi, India for excellence in the field of Urdu Literature. His Urdu ghazals have been set to music and sung by the late Yunus Malik, a renowned composer and singer. An album of his poems, composed and sung by Kavita Seth, a well-Known playback singer, has been released by Universal Music.

About his poetry, Jagdish says,” Writing poetry is not my vocation, nor my everyday routine. But the reality which exists beyond the cliched reality of everyday existence, evokes images and metaphors playing on emotions, feelings, passions, memories, delights, frustrations, unrequited desires which get expressed in words. These words get expression through my poems.” 

Alien Moments

The days are depressed,

The nights are turbulent,

A dialogue of centuries occurs

In the union of moments,

A procession of memories

Descend on the threshold,

Of lost events,

The universe is lost

On the track of incidents,

The headgear of circumstance

Is on the head of life,

Turmoil of breath

Is on the entrance of life,

manuscripts of night are scattered

On the table of silences,

The ominous shadows are perching

On the windows,

Strange are the scenes,

Anomalous are the airs,

The steps are faltering,

The winds are wobbling,

Symbolic of time,

These all portend

Something will happen,

Perhaps the spectacle will change,

If it doesn’t happen so,

Then time may go away !

Someone should to this night impart,

Whenever it is about to depart,

It should proceed knocking my shut door,

So that I should go

Farther and farther away,

Holding the finger

Of the approaching day.

Written by Jagdish Prakash

Translated from Urdu

An Epistle of Love

When you had been with me, 
Waterfalls sprouted, 
From the frozen mountains, 
And they spread in the valleys, 
On the dormant grasslands, 
The stubborn winds sprawled 
Their feet on the velvety carpet of dew 
And amphitheater of passions 
Was wrapped in the concert of fragrances. 

Since you have gone apart, 
Thousands of waterfalls, all of sudden 
Have begun to flow through veins 
Of speckled body in parched wilderness. 

Since you have gone to the alien land, 
All cascades have contracted 
To the rocky mountain of my mind, 
And winds faraway in the sky 
Have been embellishing your name 
All of sudden there have scattered 
Abruptly, thousands of roses, 
On the faded sheet of passions. 

Anonymous rustling sounds clinging 
On the curtains of my silent room, 
Question me about the past conversation 
With the crickets and cadence 
Of some acquainted voice 
Which has faded away amid the chinks 
Of shut windows; touching and playing 
With scattered neem-fruit in the yard, 
Then there remains behind nothing, 
Even to the farthest end… nothing 
The moon has lost itself 
In the moisty islands of eyes, where haunting 
Strands of Hamant remain echoing, 
And in the half opened windows, 
When did the sun show up, 
Upon the tiny drops of sweat? 
I know not. 


Written by Jagdish Prakash 
Translated from Urdu

Sharon Elisabeth Walker

 Sharon Elisabeth Walker “I believe in the unification of the multi-disciplinary team, as it encourages personal development. It is the responsibility to encourage each other, with a commitment of development that can support an organisations’ infrastructure. It was through choosing … Continue reading

Muhammad Shanazar

Muhammad Shanazar   A boy of Non-English speaking country who was brought up in the pastoral atmosphere of Pakistan, grazed cattle, cut wood, ploughed farms, learned alphabets of English at the age of 10, how he got place among the … Continue reading

Hijet që mbetën pas

Hijet që mbetën pas tregim nga Skënder Braka Lagja ku unë banoja ishte një ndër lagjet më të varfëra të periferis sëqytetit. Për të shkuar në shtëpinë time, në atë gjysmë rrënojë dykatëshe të ndërtuar nga Italjanët që para fillimit të … Continue reading

Flori Bruqi një pikë loti që në Olimp lind!

Flori Bruqi një pikë loti që në Olimp lind!

nga  ZEF PERGEGA

                      DHURATA NGA PRISHTINA
         Tani mbi tavolinën time të vogël kam një dhuratë të madhe. Shpesh fjala “dhuratë” kuptohet si vlerë materiale,   pas së cilës ne shqiptarët jemi të dhënë me mish e shpirt. Vlera materiale nuk ka as zemër, as shpirt dhe as konvertim njerëzor. Megjithëse, për dhuratën ka një mijë e një fjalë edhe unë bashkohem me të tjerët që të mos fshihet nga dialogu reciprocitetet.
        Po unë në këtë rast e kam fjalën për një dhuratë tjetër, të veçantë që më erdhi nga Prishtina. “Zëri im Prishtinë” kishte mbrritur tani në kryeqytetin e lirë, në adresën e një fisniku në ballin e derës ku lexohet Flori Bruqi. E ai me solli dhuratën më të këndeshme të vitit 2012, dy librat që mbajnë firmën e tij “Olimpi Shqiptar” dhe “Nëse kam ditur të guxoi”
flori
              Flori Bruqi
 Gjithë mozaiku i krijimtarisë së tij eshte një akademi elitare në themelin e krejt amfiteatrit letrar dhe historik të olimpit shqiptar. Kësaj dhurate iu bashkangjit edhe një urim me rastin e festës së Pashkëve.

     Këtë muaj marsi i shkrova Florit ende pa shkrirë dëbora: “ Me shëndet festën e Pashkëve. Qofshin të bardha ditët për Ju familjen dhe nje rilindje për Kosovën. Po ashtu si një shenj i dallur dhe i veçantë i krijimtarisë tuj në Enciklopedinë shqiptare!”  E ai pa vonesë ma ktheu: “…Ç’ do festë fetare është  kambanë zgjimi për bashkimin tonë kombëtar nëpërmjet artit dhe kulturës!”
f 2
 Duke lexuar këtë urimin e Florit, i cili kurrë nuk vonon dhe kurrë nuk paragjykon më bën të mendoj se gjumin më të rëndë dhe zgjimin më të vontë e bëjnë akademikët tane. Ata më së shumti i ngjajne murgjërve të pergamenteve që janë mësuar me dhomat e errëta. Po Flori Bruqi ka zgjedhur një rrugë tjetër. Ta pastrojë fytyrën e gurëve të harruar nga myku i mohimit. Të ia kthejë tiparet fisnike olimpit shqiptar. Të ia kthejë lavdinë e vjedhur duke u ndalur në çdo hap, në çdo frëngji, në çdo shesh gladiatorësh, në çdo poltron sundimtari e perandori. Madje me një sy te veçante shikon edhe njerëzit që luajnë kumar me vlerat. Ai nuk ka bërë as më shumë dhe as më pak, por ate që nuk e ka bërë askush në  këtë gjysëm shekulli të fundit: Ti kthejë zërin e  kthjelltë  Olimpit Shqiptar.
Flori Bruqi, si argjendar i kualifikuar i penës dhe i fjalës po i lidh zërat e vjetër me zërat e rinj, duke themeluar për të parën herë Orkestrën kombëtare të Olimpit shqiptar.  Ai vetë si dirigjent dhe si violinë e parë  shkon zbathur, për ti ndeshur me mirë shputat me dheun e vet në unison me orën e mirë të kombit tonë dhe ky është guximi, të cilin mund ta lexojmë në pllakën e vendosur në hyrje të kodikëve të olompit tonë. S’ka dhuratë më të bukur në fytyrën e gurit të latuar me daltën e tij dhe të mendimit shqip dhe pa mëdyshje mund të themi bashkë me një zë se Flori Bruqi është një fenomen enciklopedik, i cili jo vetëm ka krijuar sfondin dhe këndin, por ai na jep edhe këndin e olimpit, të cilin për çudi nuk e mban sekret.
f6
Ai dhuron për të  gjithë shporta me bekime dhe ashtu si amerikanët nuk punon duke pritur kthimin e tyre.

TE LËVIZESH GURËT E RËNDË PËR T’IU DHËNË RËNDESINË
          Flori Bruqi është një nga miqtë e mirë të miqeve të fjalës së lirë dhe besnik i qëndron kurajos civile dhe qytetare. Ai bashkëbisedon me njerëzit në menyrën më të shpejtë. Gjatë këtyre viteve që bashkëpunoi me revistën e tij “Floripress” nuk e pashë njëherë që ti kërkoje ndihmë justifikimit. Ko fjalë mbart mikrobe anti-njerëzore, ndaj ai e ka braktisur nga kulla e genit të tij dhe nga brazdat e arës së florinjtë.
      Ai është një urim i fjalës lashtë dhe një bekim i fjalës së re. Një mekanizëm i çuditshëm që i lëviz gurët e rëndë, të kohrave për t’iu dhënë rëndësinë e duhur. Një medalje e artë që ai ia kthen historisë në pavionin e munguar. Flori me sa e kuptoj unë është një pikë loti që lind lirinë, një dhimbje poetike për çdo martir, një lis i fisit të kombit që kujdeset për rrënjët e tokës së vet. Nuk është pak të kujdesesh për rrënjët se aty e ngrenë çerdhen krimbat e armikut.
         
       Nuk e kam vënë re Florin të turfullojë nëpër mikrofona e tribuna karrikesh dhe të thotë se kjo është  prona ime e lavdit, por në këtë muzeum veprash janë në të gjithe princat e fjalës, janë kumbarët e pajtimit, janë ata që shkuan, janë heronjtë e lirisë, janë dhe ata që në duar mbajnë hostenin, për ti qëlluar ciklopët mohues në syrin e verbërisë.
Mbi të gjithë këta kodikë të letërisë dhe kulturës që kanë brenda palcën dhe mjaltin e identitetit shqiptar ka edhe një mistike të shpirtit të Flori Bruqit që i thërret personazhet në darkën e universit të mendimit, për të vazhduar misionin e pavdeksisë së fjalës shqipe. Për ta bërë këtë ai ka zgjedhur tryezën e gurtë të Olimpit Shqiptar. S’ka më bukur dhe me pastër!

       Flori nuk e ka resektin për njerëzit formal, sikur njerit ti ndezës një cigare në kalim apo si një përshëndetje ditore rutinore. Ky autor që të mahnit me sjelljet e tij prej qytetari e prej oborrtari sarajash kosovare është ndoshta i vetmi që i ka nderuar aq shume krijuesit shqiptar, këtë gjerdan brezash të lidhur me gojtana vargjesh, duke ua nxjerrë në dritë veprën e tyre në shërbim te shoqërisë. Ky det i madh i zhytur i thesareve vjen e del në suprinë me spirancen e kapitenit të parë Flori Bruqi dhe anija e ngarkuar me botën e mistershme që përmban xhevahire, lundron drejt bregut, për tu ankoruan në limanin e olimpit të vet. Në këtë konteks figurativ, por edhe realist Flori Bruqi shfaqet si nje Robinson Kryzo që duhet “shtrydhur” të flasë akoma për historitë dhe sakrificat që e lartësuan shqiptarin në shtegtimin e bukës si një dëshmitar i zërit të veçantë të kombit të tij.
Flori Bruqi i vret ankthet, për tu dhënë jetë ëndrrave plot prille. Ai është një sy vështrimi mbi strehë të bregut, duke u ngritur mbi pikën më të lartë të olimpit, të mësojë se ç’fare fshihet mes zotave. Dhe zbret përsëri bregut me durim e pasion të madh në shpirt, të cilit i jep guximin dhe forcën e e gjunjëve, për të mbledhur margaritarët e hedhur. Ky njeri ka gjithmonë një temë në mendje, siç e ka bujku farën në trastën e mbjelljeve, ai ka një mesazh në zemër, siç ka bilbili këngën e pranverës, ai ka një shpërthim në letrën e bardhë, siç e ka sythi nën lëkurë të lëngut të trungut. Ai është punëtor pa bujë, siç është bleta në hoje nektari.

      E fjala shqipe duhet të ketë më shumë mjeshtra popullor të fjalës dhe ekselence elitare, që spikasin në gjeometrinë e syrit të Flori Bruqit, i cili vallon gjurmët e hartës ilirike.
f3
             NE QYTETIN PA REKLAMA
      Kur dëgjojmë fjalën “Olimp” i gjithë përfytyrimi ynë ndesh mbi muret e lartë, mbi kollona të lashta, ku kalojnë princa me shpata, mbi kulla vrojtimi, ku zjarri i lëshon flakë zjarrit të malit përballë, mbi dritare që varen legjenda e mirë si vela të shqyera nga furtunat e kohës, dhe ai ndalet në dhomat e torturave të burgut ne kala…
 Me etjen e mendimit tim u mundova të çapis pakës në “Olimpin Shqiptar”të Flori Bruqit, për të përjetuar sado pak këtë magji të vlerave njerëzore, në fakt në atë vend ku realisht u takon burrave të kombit. Në ecjen time kishte shumë njerëz dëshmitarë. Të parin “takova” Naim Kelmendin, i cili më pyeti:

      “Kah po shkon o mërgimtar?!
       “Të marr vesh pak për Olimpin Shqiptar?!”
       “Kalo djathtas dhe ngjitu në atë kodër. Aty është një tabelë e madhe e shkruar nga qielli. Dera është  hapur dhe s’ke nevoje të trokasësh. Flori Bruqi të pret. Ai me zellin dhe sensin e tij prej intelektuali i ka vënë shenjën më pikante mendimit shqiptar dhe analizës letrare!”
triumfi
E hedh vështrimin dhe kureshtjen time mbi këtë qytet pa reklama, që të lën pa gjumë. Mijra mrekulli të një bote që flet herë me zë të fortë e herë me zë të brishtë. Pak me tutje “takoj” një mergimtar shqiptar me emrin Eshref Ymeri, që kishte udhëtuar nga Santa Barbara e Kalifornisë, i cili me përshëndet në gjuhën angleze, si për të më ngacmuar kujtesën, kur në Detroit shkëmbyem disa fjalë për letërsinë…E ai më thote:

       “…Me një çiltërsi befasuese Flori Bruqi krijon me vargjet e veta një botë psikologjike e intelektuale të njeriut në të përpjetat dhe tatëpjetat e jetës së përditshme. Ai nuk e shikon jetën si fushë me ngjyre trëndafili!”
      “-Po ai trëndafil dhe zambak e ka fjalën!”- ia ktheva, duke  rrufitur një kafe malli
      “ -Ngjyra e trëndafilit është ngjyra e romantikës dhe e optimizmit, por Flori Bruqi në lirikën e tij ka si synim të ia heqë jetës njerëzore petkun e së keqes që e shëmton. Përgatitja e tij erudite, analizat shumë përmasore, formimi i tij nacionalist e radhisin këtë autor në plejadën e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar…!”
    Fryma e Olimpit më mbush që të mos ndalem. Ec dhe mendoj nga të gjitha drejtimet, sepse ne çdo stacion që ndaloi ka një të veçantë që të tërheq. Krijimtaria e sotme ka më tepër tonë lavdi se mesazhe artistike dhe analizë letrare. Ne ishim mësuar në monizëm të dëgjonin vetëm sirenën e partisë dhe treni ideologjik na e hidhte mazutin e zi fytyrës sa të gjithë ishim të zinj. Kritika në letërsi e në art i ngjan një dige të shpartalluar që  ka marrë përpara me lumin e baltës edhe gjeneratoret e drites. Librat po shkruhen me pare dhe per pare me vjedhje te tmerrshme. Veprat artistike jane te pakta. Karroca e ndryshkur e politikës e ka zvetnuar shpirtin e kulturës të popullit dhe të intelektualit.
   Flori Bruqi vozit me rremat e krahëve të tij. Ai ka nje busull në frymezimet e ngjarjeve me kulmore të kombit tonë, me një shenjtëri mbrenda qënies shqiptare.
      “…Vete modestia që buron nga cikloni letrar i shkrimtarit Flori Bruqi është pjesë e fletëve në 30 libra. Një modesti që nuk tejkalohet dhe as para prezantohet. Libri i Flori Bruqit synon të paraqesë një dritare në këtë valëzim mjegullor që ndeshet edhe në ditët me diell!”- shkruan shkrimtari Fatmir Terziu.
      Si përfundim i këtij udhëtimi të shkurtër në Olimpin Shqiptar mund te them se Flori Bruqi me veprën e tij madhore nuk është plagjaturë servile e politikave dhe kukullave të fryra mbi karrike pushteti,  por ai shëron si misionar tokën e djegur të kombit të tij ashtu si Nana Terezë që shëroi plagët e të varfërve të botës nëpërmjet shpirtit të humanizmit. Guximi, nderimi dhe talenti janë bërë një në fuqinë mendore të Flori Bruqit dhe ai është një arkitekt i ngritjes së qytetit të kulturës kombëtare shqiptare.
   Detroit, 31 Mars 2013 

Prelude Perlash

  Vëllimi Poetik (shqip & italisht) Prelude Perlash Këndvështrimi  poetik  i  Jozefinës  krijon hapësira dhe ka për lajmotiv  thjeshtësinë jetë , depërton  në dlirësinë shpirt   dhe ndjenjat e bardha njerëzore,  kërkon  mirësinë dhe të drejtat  hyjnore,  humbet në  ornamentet … Continue reading