Vera Istrefaj
Poezi nga Vera Istrefaj
Për të lexuar poezitë e autores klikoni linket e mëposhtëme:
vera_istrefi_nënqeshja_e_ëmbël_poezi
veraistrefi_në_akuj_digjem_30.8.08
1-THANA
Thana
Epara çel,
E fundit piqet.
Gjatë i gëzohet lulëzimit,
Për t’ju shmangur vjeljes.
Vetë,
U poqa pa lulëzuar,
Askush s’kujtohet,
thanën ta shartojë.
Bryma ma zë frymën,
Ndërsa thana,
ende në pjekje.
2-RADHË -RADHË
Radhë-radhë,
Janë vënë ditët e netët
Në rrugët e qytetit tim.
Shikimet dhe bliret,
Sundojnë mbi to.
Nuk e di,
Të qaj, a të qesh,
Për t’u nisur,
Tek i pres.
3-VITET E RINISË
Si një çift pëllumbash
më kanë ikur
vitet e rinisë,
dhe ëndërrat.
Tashmë kam mbetur
si një kafaz,
dyert e të cilit
era i përplas.
4-***
Në palë të flokut
Ta kam fshehur prekjen
E xheloze bëhem
Kur e përkëdhel erë e malit.
Gërshetat i kam shprishur
Për t’u vënë
Kurorën e mallit.
Xhevahir të rrallë
Kam prekjen tënde
Në palë të flokut
Lodruese mbi ballë
5-***
Të lë takim
Në pikën e vesës,
në orën e trokitjes së zemrës.
Në pikë të djersës
Ta kam mbytur
Humbjen e shpresës
Dhe,
Në pikë të lotit
Kam pritjen për ty
Kripëzuar
Congrats on being amid the galaxy of poets.