Manuel Lasso

    Manuel Lasso     BIOBIBLIOGRAFIA DE MANUEL LASSO Manuel Lasso, novelista, cuentista y dramaturgo, nació en la ciudad de Lima, Perú. Estudió literatura en el City College of the City of New York. Ha publicado en varias revistas electrónicas … Continue reading

WITH BARE HANDS

                       Eftichia  Kapardeli  ΜΕ ΓΥΜΝΑ ΧΕΡΙΑ Ήταν ένα γλυκό ανοιξιάτικο απομεσήμερο Την προηγούμενη μέρα έβρεχε ασταμάτητα από το πρωί μέχρι το βράδυ και η πλατεία ήταν έρημη και μελαγχολική. Την … Continue reading

Anton Gojçaj

   Anton Gojçaj  Anton Gojçaj  ka lindur  më 4 qershor 1966 në Podgoricë (Mali i Zi). Shkollën fillore e kreu në Tuz, të mesmen e filloi në gjimnazin e Tuzit dhe e kreu në gjimnazin klasik të Zarës (Kroaci). Studimet … Continue reading

Sterjo Spasse

Sterjo Spasse (lindi më 1914 në Gollomboç, vdes në 1989 në Tiranë) është shkrimtar shqiptar me origjinë maqedonase. Sterjo shkollën fillore e kreu në Korçë, ndërsa shkollën Normale në Elbasan. Një kohë punoi si mësues. Më vonë vazhdoi studimet e larta për pedagogji në Firencë të Italisë dhe mandej për letërsi në Bashkimin … Continue reading

Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli)

Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli) Dhimitër Pasko i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec, ndërsa vdiq më 4 maj 1967 në Tiranë. Ka qenë shkrimtar, përkthyes dhe ekonomist shqiptar nga Shqipëria. Familja e Mitrush Kutelit, rrjedh nga fisi shqiptar Kuteli, i shpërngulur në Mokër e pastaj në … Continue reading

Nonda Bulka

Nonda Bulka Nonda Bulka është një ndër shkrimtarët e parë të viteve `30 që me krijimet e tij solli kritikën e protestën e hapur kundër regjimit të Zogut, demaskimin e shoqërisë së prapambetur feudale, një qëndrim të prerë antiklerikal si dhe denoncimin e … Continue reading

Carolyn Wolfe

               Carolyn Wolfe    Carolyn Wolfe ka lindur më 12 November 1958  dhe jeton në  Winchester, Virginia, SHBA. Ajo është diplomuar  : 1975- Graduated from Walt Whitman High School 1981- Graduated from Montgomery College Pasioni … Continue reading

Nelton Bereti

                  Nelton Bereti Nelton Bereti ka    lindur në  Tiranë  më  02/09/1970 Është diplomuar në  ALISONA UNIVERSITY , për arte figurative , për bissnes legalcy , dhe technological managment .Është    pjesëmarrës … Continue reading

Silvana ( Begotaraj ) Berki

silv

Silvana ( Begotaraj ) Berki  / Bord Drejtues
Silvana ( Begotaraj ) BerkiSilvana ka lindur në qytetin e Vlorës në 12.05.1968. Mbasi ka mushur katër vjece vendoset në qytetin e Fierit sëbashku me prindërit e saj ku jetoi deri në castin që u largua nga Shqipëria. Familja e saj, një familje intelektuale, prej së cilës Silvana mori edhe ushqimin e parë shpirtëror në zhvillimin e personalitetit të saj si atdhedashuria dhe ndjenja e patriotizmit. Prej fëmijërisë është aktivizuar në art dhe në lëtersi, pionere dhe anëtare e shtëpisë së pionierit në rrethin e Fierit dega ” rrethi letrar”. Kjo e ndihmoi që ndjenjat e trazuara te femijërisë dhe të rinisë së saj ti shprehte nëpërmjet shkrimeve poetike dhe në pikturë. Aktivitetet me artin vazhduan edhe më vonë gjatë shkollës së mesme ku u bashkua me grupin e valleve të rrethit, duke njohur përvec të tjerave edhe skenën. Në vitin ’90 largohet ilegalisht në Rumani, dhe prej atje është e vendosur në Finlandë, në qytetin Tamperes. Ka dy fëmijë : djalin student në degën e psikologjisë dhe vajzën në vitin e fundit të gjimnazit. Zotëron gjuhën filandeze, angleze, pak italisht dhe rusisht. Ka përfunduar Universitetin për shkencat sociale , e diplomuar në Finlandë në vitin 2004. Ka vazhduar studime mbas universitare në master degree dhe ka ushtruar ligjërisht profesionin e përkthyeses, ku ka dhënë një rol parësor në rritjen dimensionale të nivelit të bashkëkombsave të vet. Është shquar edhe për kontribut në integrimin e shqiptareve të qytetit, ku banon.
foto 2             foto 3
Me presidentin Amerikan  Bill Klinton
Ajo falë edhe marrëdhënieve familjare është njohur me traditat dhe zakonet e gjithë trevave mbarë shqiptare. Eshtë anëtare e lidhjes së shkrimtarëve të qytetit ku banon ” Tulenkantajat” ku edhe vazhdon të jetë aktive.
 
aktiv
Mbrëmje poetike në klubin e shkrimtarëve ” Tulenkantajat” Tampere.
silv 3 ak
Duke marrë cmimin për librin poetik Preludë, Ersekë, gusht.2012.
foto 1
Me shkrimtarin amerikan Paul Polanski.
Pasioni për letërsinë dhe shkrimet e drejtuan drejt revistës së saj të parë ”EPOKA E RE”,ku së bashku me ish- bashkëshortin e saj, drejtoi këtë revistë për një periudhë kohe. Aty publikoi edhe artikujt dhe poezitë e saj të para.Tematikat mbi atdhedashurinë zënë një pjesë të veçantë në krijimtarinë e saj. Një tjetër pasion letrar është edhe proza, ku ajo ka përvetësuar trajtimin e sferave sociale I pëlqen përvec realizmit edhe suur-realizmi gjë që pasqyrohet në shkrimet e saj fiktive.
kop 1 silv        kop 2 silv
Ka botuar librin e saj të parë poetik, Maj 2011, me titull “LUTEMPËR TY”, si dhe vëllimin e dytë poetik në poezi PRELUDE Maj 2012 për të cilin është vlerësuar për vitin 2012 si poetja ideatore e vitit.Vëllimi poetik Preludë në gjuhën angleze dhe finlandeze janë në proces botimi. Gjithashtu edhe vëllimi në prozë. Silvana aktualisht punon në zyrat administrative të qytetit, ku jeton si punonjëse sociale, kryesisht në departamentin e ndihmave elementare. Shkrimet në gjuhën shqipe nuk i ka lënë kurrë mbas dore, sepse i kanë dhënë një ekuilibër të bukur midis dy kulturave.

KËNGË TË KRESHNIKËVE

KËNGË TË KRESHNIKËVE Kliko linkun e mëposhtëm  për të lexuar Antologjinë e plotë: Përgatiti: Dr. Zymer  Ujkan Neziri Botues SHTËPIA BOTUESE LIBRI SHKOLLOR Prishtinë, Zona Industriale p. n. Për botuesin Bajram Shatri Redaktor teknik Nijazi Hashani Korrektore Nexhmije Sejdiu Përgatitja kompjuterike … Continue reading

Prof.Dr. Isak Sheme

Prof. Dr. Isak SHEMA Është i lindur më 10.02.1940 në Beguncë, Komuna e Vitisë, Republika e Kosovës. Adresa: Rruga “ Ferat Draga”, nr. 29, 10 000, Prishtinë, Kosovë Tel& Fax : ++   381 38 229 420 Mobil:       ++  377  44 145 … Continue reading

Petro Marko

Petro Marko lindi në fshatin Dhërmi të Himarës në vitin 1913 dhe vdiq në vitin 1991, ishte shkrimtar shqiptar. Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut nga Marko e e ëma Zoica, e u rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la … Continue reading

Skënder Luarasi

Skënder Petro Luarasi u lind në Luaras të Kolonjës më 19 janar 1900, vdiq më 27 prill 1982. Ka kryer arsimin fillor shqip në Korçë e Negovan (1909–1911) dhe më pas studjoi në Robert Kolegj, Stamboll, Turqi (1912-1913), Internacional Kolegj-Springfield Mass etj, në ShBA (1916–1920), … Continue reading

Eqerem Çabej

Eqerem Çabej lindi më 6 gusht të vitit 1908 në Gjirokastër dhe vdiq më 13 gusht të vitit 1980 në Romë. Ishte një nga figurat më të shquara të shkencës arsimit dhe kulturës shqiptare. Eqerem Çabej, shkollimin fillor e kreu në vitin 1921 në Gjirokastër. Studimet e larta i mbaroi për filologji në Klagenfurt (1923-1926), … Continue reading

Agron Shele (Albania)

 

AgronShele 2

              Agron Shele

https://atunispoetry.com

“Letërsia me magjepsjen dhe mistizmin e vet ka tërhequr gjithmonë pas vetes shpirtra të trazuar, shpirtra të ringritur mbi flirtin e bukurisë krijuese, bukurisë jetë, bukurisë natyrë dhe si e tillë ajo është shndërruar në pasqyrë e aspiratave, vlerave dhe mendimit më puritan për mbarë njerëzimin. Kjo shkallë e lartë vitaliteti njerëzor, ku fjala shndërrohet në mit dhe miti në produksion të gjenialitetit shoqëror  , ka deshifruar dhe deshifron figurshëm dhe pareshtur vetë qytetërimin tonë”.

“Shoqëria njerëzore ka dialektikën e zhvillimit të saj me të gjitha oshilacionet që e shoqërojne, por ka dhe artistët e saj, që nuk e lënë te shkaterrohet!”

 

Agron Shele ka lindur, më 07.10.1972, në fshatin Leskaj, Rrethi Përmet. Pas shkollës 8-vjeçare, përfundoi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë. Që në moshë të herët ka qënë i apasionuar dhe impresionuar pas letërsisë, rrugë të cilën e bëri lajmotiv të jetës dhe përgjegjësi të zhvillimit intelektual të tij. Është autor i veprave letrare: Hapat e Klarës (roman), Përtej perdes gri (roman) , Imazh i rremë (roman), vëllimit poetik: Pasazh i pafaj (poezi), White stones ( poems), “RIME SPARSE” – Il suono di due voci poetiche del Mediterraneo ( Poesie di Agron Shele e Claudia Piccinno) dhe Ngjyrime universale ( Ese I ) Gjithashtu është bashkëautor dhe mundësuesi i publikimit të Antologjive Ndërkombëtare : Atunis Galaxy Anthology, Korsi e hapur -1, Korsi e hapur-2,  Pegasiada dhe Korsi e hapur -2. dhe Revistës ” ATUNIS” ( Nr 1,2,3,4,5,6,7,8).  Është antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës (IWA) me qendër në Ohajo (SHBA) dhe antar i Poetëve Bashkohorë të Globit (WPS), Poets del Mundo si dhe pëfaqësues për UMP- WUP, Shqipëri .  Është Kryetar  i Bordit Drejtues Galaktika Poetike “ATUNIS”. Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese, dhe si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në antologjitë botërore : Almanak 2008, 2017,  WORLD POETRY YEARBOOK 2009, 2013, 2014; The Second Genesis, Artista la confronto (Itali), Keleno (Greqi), Metafora Wspotczesnosci (Poloni) etj. Është fitues i disa Çmimeve Letrare në Itali, Meksikë, Amerikën Latine etj. Ka qënë pjesë aktive e Shoqërisë Civile në Shqipëri duke u trajnuar për menaxhim, projekte dhe lidership nga shumë Fondacione Ndërkombëtare, si : REC, USAID, PNUD, UNICEF etj. Aktualisht jeton në Belgjikë dhe vazhdon me përkushtim publikimin e vlerave letrare universale.

 

Agron Shele was born in October 7th, 1972, in the Village of Leskaj, city of Permet, Albania.  Is the author of the following literary works: “The Steps of Clara” (Novel), “Beyond a grey curtain” (Novel), “Wrong Image” (Novel) , “Innocent Passage” (Poetry), Whiste stones ( poetry) RIME SPARSE –

Il suono di due voci poetiche del Mediterraneo (Poesie di Agron Shele e Claudia Piccinno), “Ese-I and Ese-II) ” .  Mr. Shele is also the coordinator of International Anthologies: “Open Lane- 1,” “Pegasiada , Open Lane- 2 , ATUNIS magazine ( Nr 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 )” and Atunis Galaxy Antholgy 2018.  He is  winner of some international literary prizes. Is a member of the Albanian Association of Writers, member of the World Writers Association, in Ohio, United States, Poetas del Mundo, WPS, Unione world Poetry and the President of the International Poetical Galaxy “Atunis”. He is published in many newspapers, national and international magazines, as well as published in many global anthologies: Almanac 2008, 2017; World Poetry Yearbook 2009, 2013, 2015,  The Second Genesis -2013, Kibatek 2015-Italy, Keleno- Greece,  etc.  Currently Resides in Belgium and continues to dedicate his time and efforts in publishing literary works with universal values.

Translated by Peter Tase

 

Agron Shele è nato il 07.10.1972, a Leskaj-Përmet (Albania). Dopo aver terminato gli studi superiori a Tirana si è laureato all’Università di Tirana. Appassionato di letteratura fin dalla tenera età ha deciso di seguire questo percorso che con il passare del tempo sarebbe diventato il motivo conduttore della sua vita verso un responsabile sviluppo intellettuale.

Le sue principali creazioni letterarie sono: i romanzi Hapat e Klarës (I passi di Clara), Përtej perdes gri (Oltre la tenda grigia) e Imazh i rremë (Falsa immagine); il volume poetico Pasazh i pafaj (Passaggio innocente); la raccolta di saggi Ngjyrime Universale. ESE-I (Sfumature Universali. Saggi-I). Inoltre, è co-autore e curatore di due Antologie Internazionali: Korsi e hapur -1 (Corsia libera -1), Pegasiada dhe Korsi e hapur -2 (Pegasiada e Corsia libera -2), ATUNIS -2018, ATUNIS – 2019.

È membro della Lega degli Scrittori Albanesi, dell’Associazione Internazionale degli Scrittori e Artisti (IWA)  con sede in Ohaio (U.S.A) e della Società Mondiale dei Poeti (WPS). È coordinatore direttivo della Galassia Poetica “ATUNIS”.

La sua prosa e la sua poesia hanno destato l’attenzione della critica letteraria per la tematica psicosociale e la creatività innovativa, ma anche per l’elevato messaggio artistico e il talento individuale. Di conseguenza, ha pubblicato in diversi giornali, riviste letterarie nazionali e internazionali e varie antologie internazionali: Almanak 2008, 2014, 2016, World Poetry Yearbook 2009 – 2013, The Second Genesis, ecc.

È Presidente di due Associazioni “ Giovani e ragazzi” e “L’Ambiente comune”.

 

推薦詩人:阿格倫‧薛爾
(Agron Shele)

阿格倫‧薛爾1972 年出
生於阿爾巴尼亞Permet 市。
一生從事文學創作,主要著作
有:“克拉拉的步驟"(小
說),“超越灰幕"(小說),
“錯誤的形象"(小說),“無
辜的通道"(詩歌)和“Ese-I"。薛爾先生亦曾是“Open
Lane-1"、“Pegasiada”、“Open Lane-2"和“ATUNIS 雜
誌"等國際選集的編輯。是阿爾巴尼亞作家協會與世界作家
協會的成員,在美國俄亥俄州,Poetas del Mundo,WPS,
Unione 世界詩歌和國際詩意星系“Atunis"的總裁。他的創
作出版在許多報紙、國內和國際雜誌上,並出版過許多全球
詩刊選集,含2008 年鑑、世界詩歌年鑑2009,2013,2015、第
二代創世紀-2013、Kibatek 2015(意大利)、Keleno(希臘)
等。目前居住在比利時,並繼續致力於出版具有普遍價值的
文學作品。
讀阿格倫.薛爾的詩,逃不了淡淡的哀怨,離不開生命
的交錯,似乎在告訴我們生命就是如此,隱喻與現實的沉重
2 2019 年 10月
疊出現,好像在過程中告訴了我們什麼,又沒告訴了我們什
麼,有形無形、有情無情之間有時了然,有時迷離,生長在
一個戰亂的國度,似乎啟發了什麼又掩蓋了什麼,在他的詩
篇中。

 

Агрон Шеле, Албания-Бельгия

Агрон Шеле родился 7 октября 1972 года в деревне Лескай, город Пермет, Албания. Является автором романов «Шаги Клары», «За серым занавесом», «Неправильный образ», а также сборников стихов «Невинный пассаж», «Вистовые камни», «Редкие стихи» –
двух поэтических голосов Средиземноморья: Агрона Шеле и Клаудии Пиччинно. Агрон Шеле также является координатором международных антологий: «Открытый переулок-1», «Пегасиада», «Открытый переулок-2», журнала «ATUNIS» (№ 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8) и «Atunis Galaxy», «Antholgy 2018». Он лауреат ряда международных литературных премий. Является членом Албанской ассоциации писателей, членом Всемирной ассоциации писателей в Огайо, США, Поэты Мира, WPS, Всемирного Союза поэтов и президентом Международной поэтической галактики «Атунис». Его произведения опубликованы во многих газетах, национальных и международных журналах, глобальных сборниках: «Альманах- 2008, 2017», «World Poetry Yearbook 2009, 2013, 2015», «Второе бытие -2013», «Kibatek 2015» – Италия, Келено-Греция и др. В настоящее время проживает в Бельгии и продолжает посвящать свое время и усилия публикации литературных произведений со всего мира.

Agron Shele se narodil 7. října 1972 ve vesnici Leskaj u města Permet v Albánii, v současné době pobývá v Belgii. Je autorem následujících literárních děl: “The Steps of Clara” (román), “Beyond a grey curtain” (román), “Wrong Image”(román), “Innocent Passage” (poezie), Whiste stones. Byl koordinátorem mezinárodních sborníků: “Open Lane- 1,” “Pegasiada , Open Lane- 2, ATUNIS magazine ( Nr 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 )” a Atunis Galaxy Anthology 2018. Je členem albánské asociace spisovatelů, světové asociace spisovatelů v Ohiu, USA, a Poetas del Mundo, WPS. Vyhrál několik mezinárodních literárních cen.

Është pjesmarrës në aktivitetet Ndërkombëtare:

 

1-Kongresit Ndërkombëtar Salaminë (Athinë) Greqi 2007

2-Mitingu poetik Gjakovë, Kosovë 2008

3-Takimet poetike Shkup, Maqedoni 2009 ,

4-Pjesmarrës në panairet Ndërkombëtare, Frankfurt (Gjermani), Luksemburg, etj

 

Është bashkëorganizator i eventeve letrare :

1-Muza Poetike “Pegasi” 2008 – Gjirokastër-Përmet.

2- Muza Poetike “Pegasi” 2009-Gjirokastër-Përmet-Sarandë-Tepelenë.

3-Muza Poetike “Pegasi” 2010 – Gjirokastër-Përmet- Tiranë (Universiteti “Vitrina” ).

4- Muza Poetike “Pegasi” 2011 – Gjirokastër- Tiranë (Universiteti” Vitrina”) – Prishtinë.

5-Kongresi I Ndërkombëtar “Muza Poetike 2012″ – Tiranë (Universiteti” Vitrina”) – Prishtinë

6-Udhëtim Profilesh

7-Ditët e Plejadës

8-100 Mijë Poetë për Ndryshim

 

Bibliografi

Agron Shele ka lindur në më 07.10.1972, në fshatin Leskaj, Rrethi Përmet. Ka një sërë publikimesh në fushën e prozës,  poezisë dhe kritikës letrare. Është autor i prezantuar me vepra letrare në gjuhën shqipe, gjuhën italiane dhe gjuhën angleze.

Vepra letrare :

  1. Hapat e Klarës (roman)- Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2003
  2. Përtej perdes gri (roman), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2006
  3. Imazh i rremë (roman), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2007
  4. Pasazh i pafaj (poezi), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2008
  5. Kur heshtja flet (poezi), Shtëpia Botuese “ADA”, 2018
  6. White stones ( poems), Demer Prees (Holland), 2018
  7. “RIME SPARSE” (poesie) – Il suono di due voci poetiche del Mediterraneo (Poesie di Agron Shele e Claudia Piccinno), Amazon -2018
  8. Ngjyrime universale ( Ese I), Shtëpia Botuese “ADA”, 2014
  9. Ngjyrime universale ( Ese II), Amazon – 2018

 

Botime antologjike:

Bashkëautor dhe mundësuesi i publikimit të Antologjive Poetike Ndërkombëtare, në shqip:

  1. Korsi e hapur -1, Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti”, 2008
  2. Korsi e hapur-2, Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti”, 2012
  3. Pegasiada, Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti”, 2009
  4. Atunis Galaxy Anthology- 2018 (anglisht), Botues Peter Tase, Lulu. com
  5. Atunis Galaxy Anthology- 2019 (anglisht), Botues Peter Tase, Lulu. com

 

Revista Letrare:

  1. Atunis Nr (1-2) – shqip, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë – 2015
  2. Atunis Nr (3-4) –anglisht, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë – 2016
  3. Atunis Nr (5-6) –anglisht, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë – 2017

 

Është përfshirë në Antologjitë Ndërkombëtare:

  1. Almanak 2008, 2015 dhe 2016, Mongoli, Unesco Library – Botues: Hadaa Sendoo
  2. WORLD POETRY YEARBOOK 2009, 2013, 2014, Kinë – USA, Botues, Dr Zhang Zhi (Diablo)
  3. The Second Genesis(India), Anurang Sharma (ARAWLII), 2014
  4. Antologia Poetica (Itali), Kibatek, 2015
  5. Metafora Wspotczesnosci (Poloni), 2017
  6. Faqja e kritikës së autorëve Bashkohorë (Itali), Shtëpia Botuese “Il Cuscino di Stelle”, 2019

 

Është autor i veprave letrare:

 

Hapat e Klarës (roman)- Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2003

 

Përtej perdes gri (roman), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2006

 

Imazh i rremë (roman), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2007

 

Pasazh i pafaj (poezi), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2008

 

Kur heshtja flet (poezi), Shtëpia Botuese “ADA”, 2018

 

White stones ( poems), Demer Prees (Holland), 2018

 

“RIME SPARSE” (poesie) – Il suono di due voci poetiche del Mediterraneo (Poesie di Agron Shele e Claudia Piccinno), Amazon -2018

 

Ngjyrime universale ( Ese I), Shtëpia Botuese “ADA”, 2014

 

Ngjyrime universale ( Ese II), Amazon – 2018

 

 

Është bashkëautor i Antologjive:

 

 

korsi-e-hapur-1

KORSI E HAPUR 1

 

pegasiada

PEGASIADA

 

korsi-e-hapur

KORSI E HAPUR 2

 

Atunis Galaxy Anthology- 2018 (anglisht), Botues Peter Tase, Lulu. com

 

Atunis Galaxy Anthology- 2019 (anglisht), Botues Peter Tase, Lulu. com

 

Revista Letrare

 

Atunis Nr (1-2) – shqip, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë – 2015

 

Atunis Nr (3-4) –anglisht, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë – 2016

 

Atunis Nr (5-6) –anglisht, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë – 2017

 

  Është publikuar:

 

 

pomezia

Pomezzia la notizze

 

gaz1

 

 

gaz-2

 

 

 

gaz-3

 

 

gaz-4

 

 

gazeta-pegasi1

 

 

gazete-ngjyrime-universale

 

 

masson

Antologji Poetike ( frëngjisht)

 

almanak-11

Almanak – 2008

 

 

obelisk

REVISTA  OBELISK

 

 

erel-boek

《WORLD POETRY YEARBOOK 2009》隆重出版发行

 

 

10615481_916123391734758_3212392090648990871_n    10610863_895264613824781_4186519547604658552_n

WORLD POETRY YEARBOOK 2013

 

 

10300047_10201128696060119_4178824121723155289_n

 

 

 

 

 

 

Ali Asllani

Ali Asllani, ( 28 nëntor, 1884 – 20 dhjetor, 1966), ishte poet, atdhetar dhe diplomat shqiptar. Ali Asllani, lindi më 28 nëntor të vitit 1884 në Vajzë të Vlorës. Në Vlorë kreu shkollën fillore, në Janinë shkollën e mesme, gjimnazin “Zosimea” në vitin 1888. Në fillim studioi mjekësi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartë të Shkencave … Continue reading

Eqrem bej Vlora

Eqrem bej Vlora (1885–1964) ishte një politikan, diplomat, shkrimtar dhe historian shqiptar. I cilësuar si Beu i fundit, mishërim i aristokracisë së mirëfilltë shqiptare megjithëse vinte nga një kastë e themeluar nga parimet e feudit ushtarak, shkollimi i tij dhe stili në … Continue reading

Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën (Si e dua Shqipërinë)

 Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën

(Mbasi ke lexuar poezinë e Lame Kodrës “Si e dua Shqipërinë”) 

kujtiml 

nga Kujtim Manteli

I

S`kam çiflik e s`kam pallate, S`kam hotel me katër kate, Po e dua Shqipërinë, Për një stan në TrebeshinëLame Kodra 

sejfull

Sejfulla Malëshova (Lame Kodra) 

Poetit i mungojnë çifligjet, i mungojnë pallatet, i mungojnë dyqanet. Nuk ka pasuri të madhe, po ka një stan atje në Trebeshinë. Sigurisht jo i tij në planin personal, por është i tij, se poeti e konsideron veten të afërt me ata njerëz që kullotin e mbarështrojnë këto tufa shpateve të malit dhe nga ky pozicion buron dhe dashuria e tij për Shqipërinë, duke vendosur si gur themeli të dashurisë së tij për atdheun, stanin e Trebeshinës. Poeti na jep një pamje piktoreske. Elementet  të cilat formojnë tablonë  i do me gjithë shpirt. Është mjedisi ku është rritur. Është për t`u vënë në dukje se si shpalosen sende tepër të vogla, por duke u renditur njëra pas tjetrës të krijojnë  imazhe madhështore që të mbeten në mendje. Poeti thotë se, pas stanit të Trebeshinës, e do atdheun e vet dhe për gjëra tepër të imta: ”Për një shkarp e për një gur”. Mjedisi larg atdheut e ka bërë poetin  që të jetë i ndieshëm. Të ndiesh dashuri për një shkarp. Të ndiesh dashuri për një gur. Druri dhe guri janë elementet e jetës së përditëshme. Me to ndërtohet. Pa to jeta njerëzore nuk do të ekzistonte. Ndaj ky varg mezi pret që një varg tjetër ta plotësojë. Shohim se në vargun në vijim shkarpa bëhet gardh, guri bëhet mur. Në këto dy vargje shpaloset e gjallë jeta njerëzore. Gardhi dhe muri janë vepër e punës së njeriut. Të thjeshta, por të madhërishme, ashtu siç janë dhe njerëzit që i ndërtojnë ato. Nëpër vargjet rrjedh dashuria e tij për atdheun. E do atë: “Për kasollen mbi Selishte,/për dy ara në Zallishte”.  Shohim se varg pas vargu ndërtohet pamja e plotë e fshatit. Çdo fjalë shenjtërohet duke kaluar  nëpër mendjen e poetit. Ara nuk të duket  më arë atje tej në vendin e quajtur Zallishte. Kasollja nuk të duket më kasolle në vendin e quajtur Selishte. Kjo pasuri kaq e vogël që nuk do t`i mjaftonin  një familje të vetme fshatare ka marrë përmasa të jashtëzakonshme. Ato dy ara e kapërxejnë vlerën e një çifligu që i mungonte poetit në fillim të poezisë së tij. Ajo kasollja e ngritur në Zallishte kapërxen vlerën e një pallati apo atë të dyqanit me shumë kate.  Poeti e do Shqipërinë për këto gjëra të thjeshta me të cilat jetojnë njerëzit dhe për të cilat këndon zemra e tij. Po nuk janë vetëm këto për të cilat poeti e do atdheun e vet. Ai e do edhe: “Për një lopë, për një gomar/Për një Balo, një manar.”  Cili lexues duke lexuar këtë poezi nuk do të thoshte: ky paska shkruar për familjen time. Cili lexues duke lexuar këto vargje të mrekullueshme nuk do të thoshte: ky paska shkruar për fshatin tonë. Madhështia e dashurisë për atdheun është e lidhur me madhështinë e shpirtit. Njerëzit shpirtvegjël, që u fillon atdheu tek kufiri i pronës private dhe nuk shohin më tej, janë të destinuar të mos e përjetojnë gëzimin që të fal dashuria e madhe që buron nga atdheu. Poeti e do atdheun jashtë kufirit të pronës private. Dashuria për atdheun nuk fillon tek themeli i dyqanit katërkatësh, as tek oborri pallateve luksoze, as tek  çifligu që mund të jenë pronë personale e jotja. Atdheu fillon atje, tek ato gjëra që na takojnë të gjithëve: tek një shkarpë e tek një gur. Atdheu fillon atje, ku njeriu  ndihet zot i vetes së tij: Atje, tek një stan në Trebeshinë.

II 

Unë e dua Shqipërinë, Për tërfilin mbi lëndinë, Për një vajzë gjeraqinë, Lame Kodra 

Vazhdojmë duke  udhëtuar nëpër vargmalin poetik të Lame Kodrës. Jemi në stinën e pranverës. Mbi lëndinë lulëzon tërfili. Nëpërmjet vargjeve do të na jepet një mjedis që kushdo që do t`i kalonte pranë do të donte të shplodhej pranë tij. Do të pushonte aty dhe do ta ndiente veten të përtërirë. Është  fat për ne shqiptarët që kemi një poezi të përmasave të tilla që e lartësojnë shpirtin e njeriut. Njeriu ka nevojë të shplodhet nga një lodhje e gjatë nga jeta, të largojë stresin që e mbërthen nga ndodhitë e përditëshme, t`i thotë bëj tutje trishtimit që të vjen kur gjërat nuk të ecin siç duhet. Këtu njeriu gjen atë që i nevojitet.  Kur e lexon  dhe e rilexon ndjen se lodhja nuk ekziston më, po je përtërirë dhe bëhesh gati të nisësh një betejë të re pavarësisht nga mosha.  Në vend të trishtimit një ndjenjë e re besimi dhe optimizmi kanë zënë vend. Ai tërfili atje në lëndinë të duket se ka çelur enkas për ty. Aty gjen atë qetësinë shpirtërore që të mungon. Ja, për atë lëndinë e do poeti Shqipërinë. Aty ku shkojnë vajzat gjeraqina. Domosdo që poeti e do Shqipërinë  për këtë vajzë. Bukuria e natyrës është shkrirë me bukurinë njerëzore. Përballë një bukurie të tillë njeriu do të donte të jetonte përtej kufirit të zakonshëm të jetës. Është  një bukuri reale që preket çdo ditë nga ata që kanë fatin ta shijojnë atë. Ujët, një nga elementët e jetës, rrjedh natyrshëm në këtë tokë të bekuar. Lë shkëmbin prej nga buron dhe, duke gurgulluar,  derdhet poshtë në lumë. Pamje të magjishme që vetëm një mendje gjeniale mund t`i krijojë artistikisht.  Pamje që kanë një origjinë  reale siç është bukuria e vendit tonë, por bukuria e derdhur në këto vargje kapërxen kufijtë e një pamje të zakonshme. Ajo është me dritë edhe kur ka rënë mjegulla e mëngjezeve. Ajo vezullon edhe në çastet kur mbrëmja bie ngadalë duke filluar së pari nga poshtë luginës dhe ngjitet pastaj vrrullshëm majave të maleve. Poshtë hijes  së lisave rrjedhin ujrat e kristalta të burimeve që të ftojnë të pushosh, kur vapa ka arritur kulmin. Po vapa ndihet e pafuqishme për të shkuar atje ku janë hijet e pemëve dhe ujërat e kristalta.  Atje ku janë lisat gjetheshumë. Atje është ai zogu që fluturon për poetin. Zogu që del prej shpirtit të tij i bën shoqëri atij zogut që ka ngritur çerdhen atje në pyjet gjetheshumë. Kush e mban në sqep lulen e blirit: zogu i poetit, apo zogu i natyrës? Cili bilbil këndon atje lart në ato hije? Të kujt janë ato këngë? Të zogut të natyrës apo të shpirtit të poetit? **** Po çfarë këndon ky bilbil?  Këngë dashurie këndon. Dashuria është derdhur në këto vargje me gjithë larminë dhe ngjyrat që jep jeta njerëzore. Njeriu nuk do të rrezistonte si njeri, nëse nuk e ndien se rrethohet nga dashuria e të tjerëve. Njeriu ndien nevojën që të tjerët ta duan. Pa dashurinë e të tjerëve, njeriu do t`i ngjante asaj bimës që rritet në hije. Kjo nuk i mungon individit qysh në lindjen e tij. Po kështu, në një moshë të caktuar të jetës së tij, ky individ kthehet e rrezaton dashuri për të tjerët. Rrojmë në një shoqëri ku kemi njerëz që i duam dhe na duan. Tërësia e këtyre njerëzve që i rrezatojnë dashuri njëri-tjetrit shtrihet në një territor  të caktuar që quhet atdhe.  Duke lexuar poezinë, shikon se të gjitha ato çfarë ka numëruar deri tani poeti janë pjesëza me të cilat formohet dashuria njerëzore dhe dashuria e tij e madhe për Shqipërinë. Nëse kjo poezi tingëllon tepër e fuqishme, një ndër arësyet është se dashuria e poetit është e siqertë dhe e thellë dhe shtrihet  kudo ku ka shqiptarë. Renditja e të gjithë elementëve të kësaj dashurie njëra pas tjetrës, harmonizimi i tyre në një bukuri të pashoqe e bën poetin që të jetë simbol i dashurisë për atdheun. ******  Po ç`këndon tjetër ai bilbil? Këngë malli këndon. Po për cfarë e ka marrë malli poetin? Malli lind kur na mungon ajo që duam. Dhe në jetën e tij njeriu nuk i ka aq pranë të gjitha ato që do. Shumë prej tyre i kemi larg. Mund të jenë nëntë male larg si në kohët e herëshme në baladat popullore, mund të jenë dhe nëntë dete si në kohët moderne. Dhe malli njësoj djeg zemrën që dashuron. Ajo nis e këndon si një zog atje në korije. Mall për atë që do. Mall për dashurinë. Cila zemër nuk i mban kaq pranë këto dy dukuri që janë pjesë e një të tëre? Malli dhe dashuria janë dy elementet që mbajnë në këmbë shoqërinë njerëzore. Kjo këngë ka ardhur nga përjetësia dhe do të vazhdojë në përjetësi. Këngë  malli dhe këngë dashurie do të këndojë zemra e njeriut. Kurdoherë do të dëgjojmë këngën e bilbilit dhe do të biem në mendime për ato që këndohen. Do të biem në mendime edhe për këtë këngë të Lame Kodrës, që i shtohet këngëve të magjishme të përjetësisë.  ****** Po për çfarë tjetër këndon ai bilbil? Këngë shpirti të helmuar këndon. Domosdo që shpirti njerëzor nuk mbart vetëm gëzime. Shpesh brenga dhe hidhërimi e rëndojnë atë. Dhe ai e duron dhimbjen, duron brengën, duron hidhërimin. Këndohen këto këngë për të lehtësuar shpirtin njerëzor. Një zë nga gjithësia, një zë i butë dhe përkëdhelës, i ulet shpirtit të njeriut në momentet më  të rënda të tij. Zemra e dëgjon dhe fillon atë ritmin e saj të zakonshëm. Fillon të rrahë. Njeriu e ndien se duhet të jetojë. Duhet të jetojë përtej brengës, përtej dhimbjes, përtej hidhërimit. Duro  i thotë zemrës. Dhe zemra i bindet. Po pse ishte i helmuar shpirti i poetit në ato momente? Pse nuk paska pranverë për të? Pse kjo pranverë që ka zbukuruar natyrën nuk po e gëzon zemrën e tij? Po të shohim kohën në të cilën është shkruar kjo poezi, pra në vitin 1939, kohë kur në Shqipëri ndihej pushtimi fashist apo e pushtuar  prej saj mbas 7 prillit, zemra e poetit ishte e helmuar ashtu si dhe zemrat e gjithë shqiptarëve. Çdo gëzim tjetër që mund të vinte nga jeta e tij personale do të fashitej përballë këtij hidhërimi të përgjithshëm të kombit shqiptar. Nuk mund të këndonte këngë të gëzueshme shpirti i tij, kur Shqipëria ishte  e pushtuar. Zemra e tij do të tronditej fort nga ato që kish parë dhe për ato që do të vinin. Kështu tronditet një zemër e madhe e një poeti të madh.

III Unë e dua Shqipërinë Që nga Shkupi e Janinë, Ku një popull derëzi Heq e vuan robëri Po ka shpirtin luftëtar. Lame Kodra 

Vazhdojmë udhëtimin nëpër vargmalin poetik të Lame Kodrës dhe shpaloset para nesh e tërë hapësira  mbarë shqiptare. Ajo shtrihet që nga Korça e Vraninë, që nga Shkupi e Janinë. Personazhet e poezisë së tij janë njerëzit që vuajnë për kafshatën e gojës. Për ta këndon e drithëruar zemra e poetit. Aty është bujku që ngrihet me natë. Mjedisi në të cilin mbjell e korr është i mbushur me pamje magjepse që krijon natyra. Nuk ka kohë t`i gëzohet lules që çel, as laureshave në qiellin e kaltër. Kalohet pa u vënë re ylberi i vogël që formohet tek burimi nga rrezet e para të diellit dhe përsëritet çdo ditë sa herë lindja është e braktisur nga retë. Kalohen pa u vënë re ujëvarat e vogla që rrëzohen nga shkëmbinjtë dhe i japin ditës freski. Poeti është fokusuar jo tek ato që ekzistojnë, por tek ato që mungojnë. Mungon buka. Vargu i shtresave të shoqërisë që jetojnë në varfëri të tejskajshme është i shumtë. Buka mungon për bujkun, edhe pse  dielli e gjen në arë dhe po në arë e gjen hëna. Buka mungon për nallbanin, samarxhiun, kallajxhiun, edhe pse ata e kalojnë jetën të krrusur ditë dhe natë. E tillë është edhe gjendja e hamallit që ngarkon dhe shkarkon nëpër skela. Vështrimi i poetit ka depërtuar thellë në këto shtresa të shoqërisë dhe e përjeton këtë gjendje të vështirë ekonomike me emocion. Vështrimi i poetit bëhet i thellë dhe ai nuk shikon vetëm varfëri. Poeti i konsideron shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë si njerëz të robëruar në trojet e tyre. Por poeti është optimist. Këta njerëz kanë shpirtin luftarak. Aty shikon edhe udhën e zgjidhjes së problemit.   Vizioni i tij  ka pika të përbashkëta me Rilindasit.  Nuk mund të kuptohet shekulli që lamë pas, nëse nuk ndriçohet qartë figura e Lame Kodrës. Tek kompleksiteti dhe madhështia e tij, ne shohim rrugën nëpër të cilën duhej të kishte kaluar Shqipëria. Edhe kombet i kanë fatkeqësitë si njerëzit. Shpesh ato duken si të paracaktuara, por Shqipëria do të kishte dalë nga rrokullima e fatit, nëse do të ishte dëgjuar Lame Kodra. Përcaktimi  që ai  bëri se udha e së ardhmes për Shqipërinë  ishte nga Perëndimi, ka të bëjë me hapësirën shumë dimesionale të mendimit dhe të shpirtit të tij. Përveç  gjenialitetit të tij të pa arritshëm për të kuptuar se cili nga të dy sistemet politike kishte të ardhme, është edhe diçka tjetër shpirtërore, një ndjenjë e lartë që zbret në momentin e duhur në vetëdijen e njerëzve të mëdhenj, që zakonisht nuk mund të shpjegohet se nga vjen dhe njeriu nuk mund ta kuptojë se nga urdhërohet në marrjen e një vendimi të tillë.  Poeti që mbante brenda forcën gjeniale të një shpirti hynjor, domosdo që do ta këshillonte Sejfulla Malëshovën si politikan që t`i fliste popullit të vet të vërtetën edhe sikur të flijohej. Rregjimi e mundi  si politikan, por nuk mundi dot shpirtin e poetit. Nga zemrat e njerëzve, nuk mund të fshihej poeti që i këndoi me aq zjarr e dashuri Atdheut të vet. Poezia e tij është një hymn për natyrën, për Atdheun, për shpirtin njerëzor. Edhe në ato kushte të vështira ku jetoi, ai mbeti shpirti fisnik i popullit të tij.  Poezia  “Si e dua Shqipërinë” është një shpalosje brilante e brezit të poetëve të shekullit të XX-të.

Faik Konica

Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1875 në Konicë dhe vdiq më 15 dhjetor të vitit 1942 në Uashington. Ky “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, … Continue reading