Petro Marko

petro

Petro Marko lindi në fshatin Dhërmi të Himarës në vitin 1913 dhe vdiq në vitin 1991, ishte shkrimtar shqiptar.

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut nga Marko e e ëma Zoica, e u rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 e e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra. N’atë shkollë pat, ndër të tjerët, si drejtor arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi, dhe si mësues Ernest Koliqin; shkollë në të cilen jepnin mësim dhe shumë mësues italianë, një nga këto i prezantoi me “Manifestin” e Marksit. Pasi kreu shkollën sorollatet nepër Tiranën e zymtë t’asaj kohe në kërkim të ndonjë pune, deri sa takohet një ditë Hilë Mosit, asokohe Ministër Arsimi, i cili e caktoi mësues në Dhërmi. Më pas transferohet për në Dhuvjan të Dropullit. Mosi do i thoshte Të shkruesh vjersha. Vjersha asht shprehja ma njerëzore e mendimit dhe e zemrës. Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me shtypin komunist, nepërmjet gazetave greke, të cilat ia jipte Asim Vokshi. Nga një ngatërresë që pat, u gjet preteksti se Petrua i jepte nxënësve literaturë komuniste (akuzë e pavërtetë). Kështuqë u dëtyrua të largohej për herë të parë në Greqi, qëndron në Korfuz, ku bie në kontakt me emigrantët politik t’atjeshëm me në krye dr. Omer Nishanin. Pastaj niset për n’Athinë, ku kishte të vëllanë Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë nga Bregu. Atje hyn në fakultetin e letërsisë, por përjashtohet pas një debati me rektorin të cilin Petroja i thoshte se “turp për ju që ende jetoni në kohë të Bizantit!…“, ngaqë ai e shikonte si turp që një himarjot t’ishte mësues i shqipes. Nepërmjet punëdhënësit të së vëllasë krijohet mundësia të hyjë në një shkollë jo shtetërore, në fakultetin ekonomiko-politik. Shqyrton mundësinë të shkojë në Bashkimin Sovjetik, ku n’atë kohë ishte dhe Sejfulla MaleshovaAli Kelmendi eTajar Zavalani, por bie poshtë si mundësi. Kthehet pas vendosjes të qeverisë liberale të Mehdi Frashërit – verë 1935. Planifikohet Kryengritja e Fieri, që dështon që në zanafillë eRiza Cerova vritet nga shtypja e Hamit Matjanit, dhe ikën nga Vlora për në Korfuz. Kthehet në nëntor pasi Branko Merxhani Ismet Toto e thërrasin ngaqë do hapej një gazetë (“Koha e Re”) si organ i qeverisë. Gazeta mbyllet pas një artikulli bombastik mbi punëtorët e Kuçovës; që Ethem Toto, asokohe ministër i brendshëm e pau si reaksionar e komunist. Shëtit nga një gazetë në tjetrën (“Illyria”, etj.), dhe më 1936 boton revistën “ABC” bashkë me Branko Merxhanin, Dhimitër Godellin, Zavalanin, Migjenin, e cila u mbyll pas numrit të 2-të; e internojnë në Porto Palermo (2 javë) e pastaj në Llogara, lirohet me interesimin te Merxhanit e I. Totos. Bashkëpunon në “Përpjekja shqiptare” e B.Merxhanit, që Brankoja donte t’a vinte si antipod i “Hylli i Dritës“. Por largohet pasi Merxhani shkroi artikullin Pse nuk jam marksisit i dëtyruar nga censura e kohës. Pasi në një gazetë tjetër del haptas me idetë e tij pro-proletariatit, i bie halë në sy Musa Jukës, i cili për ta pajtuar i propozon postin e zv/prefektit në Himarë. Petro i jep fjalën se do e pranojë pasi të shkojë n’Athinë e të japë ca provime, por duke lexuar mes rreshtash korrupsionin. Takohet me Migjenin para se të niset (1937), dhe pastaj me të mbërrirë n’Athinë merr anijen për në Francë, Marsejë; anija i ra përreth Mesdheut (Izmir, Xhafa, Aleksandri, Tripoli). Mbërrin në Marsejë, dhe gjen në Paris Llazar Fundon e Ali Kelmendin. Merr direktivat nga një “shok” serb që mbante si nofkë “Robert”. Dhe caktohet kryetari i grupit prej 113 që u nis për n’Albacete ku ishte qëndra e Brigadave Internacionale. Bashkohet me vullnetarët e brigadës “Garibaldi” në Spanjë, shkon për në Kuintanar de la Republica. Merr pjesë në Mbledhjen e Shkrimtarëve Antifashistë në Valencia, ku ishin dhe Ernest HemingwayPablo Neruda, etj. Lëviz nga Estremadura, Aragona, Gondez e mandej prapë në Francë, ku herë në Paris e herë në Grenoble i financuar nga Ndihma e Kuqe Internacionale i veshur me petkun dhe karizmën e interbrigadistit (vullnetar me brigadat internacionale) u ngarkua me agjitacionin në rininë universitare të Grenoble. Hyn n’Itali nga fundi i ’39. Pas 1 mijë e ca ditësh kthehet n’atdhe sepse Kominterni kishte porositë me i çue legalisht ose jo, të gjithë komunistët në vendet e tyne. Kthehet në Dhërmi dhe mendon pajtimin me Dukatin – hasmëri të vjetra. Në Vlonë nis e harton trakte, shqip e italisht, kundra fashizmit. E burgosin, në Vlorë, në Tiranë (maj 1940)… mbas marsit 1942 e nisin për Itali, Palermo e Ustikë. Shkruan “Një natë e dy agime”, poemat “Nase labi”, “Horizonti në kuletë”, “Parada e të uriturve”, romanet “Kodashi”, “Rrugëve të luftës”; “Nisja pa mbarim”, “Bija e kapitenit”… Pas çlirimit te jugut t’Italisë nga forcat aleate Anglo-Amerikane çan burgun së bashku me të burgosur tjerë dhe kalon në zonat e çliruara Italiane. 1944 arrestohet nga gjermanët nga të cilët shpëton në sajë të mësuesit të gjimnazit, E. Koliqit. dhe po atë vit kthehet në Shqipëri. Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin ’44 kthehet ne Shqipëri duke organizuar edhe ardhjen e gati 300 Shqiptarëve tjerë në kohen kur Shqiptarët kishin mbetur pa kurrfarë organizimi. Është në Shkodër në shtëpinë e Nush Topallit, kur Shkodra bastiset nga trupat serbe. Tek “Retë dhe gurët” citon N.Spirun që i thoshte se Shqipëria kishte material të mjaftueshëm jo vetëm për të dhe për kushedi sa vjet,- bollëk ky që bënë të mundur tregtarët shqiptarë nën okupacionin italian e pastaj gjerman, ngaqë pushtuesit kishin nevojë për material. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës “Bashkimi” në Tiranë nga 1945-1947, nga një kontroll i befasishëm i gjejnë shkrime jashtë vijës së partisë, (shkruan se Hysni Kapo e shpëton nga pushkatimi) lirohet më 15 maj 1950. 1957 mësues në teknikumin “8 Nëntori”. Boton “Hasta la vista” – 1959. 1973 i hiqet e drejta për botim. Më 1975 i fusin në burg të birin. Romani “Çuka e shtegtarit” – 1980 si direktivë për autokritikë nga Partia; por s’ia pranuen e nuk u botue. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t’i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë aso kohe nga jashtë, kryesisht nga Beogradi. 27 dhjetor 1991 vdes dhe varroset sipas amanetit pa ceremoni.

Në kulturën dhe letërsinë kombëtare Petro Marko është personalitet i përmasave të mëdha me shpirt e mendje të paluhatur para çdo stuhie. Ata që kanë njohur nga afër Petro Markon, kanë ndjerë se brenda tij rrezatonte një besim madhor ndaj njeriut dhe mirësisë. Vetëm një lartësi shpirti e tillë mund ta përballonte ndeshjen sy më sy me vdekjen, që ai përjetoi aq shumë herë gjatë jetës së tij. Dhe sa herë ngrihej në këmbë ai do ta niste nga e para luftën ndaj së keqes po me atë forcë besimi, po me atë rrezatim mirësie. Të tillë e ndjen lexuesi Petron në romanet “Hasta la vista” dhe “Qyteti i fundit”, ku rruga e tij jetësore e asimiluar artistikisht, është aq e pranishme. Në vitet ’70 ai do të shkruajë romanin “Një emër në katër rrugë”, ndërsa periudhën e vështirë të jetës së tij në ishullin e Ustikës do ta përjetësojë në romanin e tij të rëndësishëm “Nata e Ustikës”. Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij të parë “Hasta la vista” dhe “Qyteti i fundit” në vitet ’60 është një kthesë e vërtetë në historikun e shkurtër të romanit shqiptar. Dhe nuk është fjala për rrumbullakësimin e një përvoje krijuese, por përkundërazi për ndërprerje dhe dalje nga një përvojë e shartuar jonatyrshëm në rrjedhat e letrare shqiptare, ishte një synim që rrëfimi romanor, pjesërisht në vitet ’40, ’50, do të çlirohej dhe të hapej si vizion, univers krijues dhe si spektër tematik.

Krahas kësaj prirjeje të brendshme që kanë të dy romanet e përmendur përballë veprave të të njëjtit zhanër të deriatëhershëm, këto vepra qëndronin superiore edhe si artikulim artistik. Dhe pikërisht për natyrën e risive, për natyrën që pretendon ndryshime të vërteta të vlerave letrare. të gjitha veprat e Petro Markos u pëlqyen dhe u kërkuan nga lexuesi.

Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Pas tërë atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin të mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës. Këtë bërthamë të brendshme e rrezatojnë personazhet nga romanet e tij, këtë shkëlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar në tërë veprat e tij. Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi – Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara. Në vitin 2000, e shoqja Safo me të bijën Amantia, botojnë “Retë dhe gurët – Intervistë me vetveten”, autobiografik ku Petro Marko plak merr në pyetje një version më të ri të vetvetes; libër ky që i kishte mbetur dorëshkrim dhe e kishte dëshirë t’a botonte. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003 dekoroi Petro Markon me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

200px-Hasta_La_Vistanata e ustikesp2p3p4p6p7p8p9

Tituj të veprave

në Luftën e Spanjës, si luftëtar në brigadat internacionale. Pas Luftës së Spanjës, gjatë kthimit për në Shqipëri, ai do të ndeshet dhe do të marrë pjesë në shumë beteja antifashiste nëpër Evropë.

 Mirënjohjet

 Burimi i të dhënave

  1.  ^ a b c d e Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut
  2.  ^ PETRO MARKO, "Ara në mal", Redaksia e botimeve "RILINDJA", Biblioteka Shkrimtarë Shqiptarë, Prishtinë 1972.
  3.  ^ PETRO MARKO, "Shpella e piratëve", Redaksia e botimeve "RILINDJA", Biblioteka Shkrimtarë Shqiptarë, Prishtinë 1972.
  4.  ^ PETRO MARKO, "Horizont", Redaksia e botimeve "RILINDJA", Biblioteka Shkrimtarë Shqiptarë, Prishtinë 1972.
  5.  ^ PETRO MARKO, "Stina e armëve", Redaksia e botimeve "RILINDJA", Biblioteka Shkrimtarë Shqiptarë, Prishtinë 1972.
  6.  ^ PETRO MARKO, "Halimi", Redaksia e botimeve "RILINDJA", Biblioteka Shkrimtarë Shqiptarë, Prishtinë 1972.
  7.  ^ PETRO MARKO, "Tregime", Redaksia e botimeve "RILINDJA", Biblioteka Shkrimtarë Shqiptarë, Prishtinë 1972.
  8.  ^ PETRO MARKO, "Gazetari, mbreti e uria", Redaksia e botimeve "RILINDJA", Biblioteka Shkrimtarë Shqiptarë, Prishtinë 1972.

nga Enciklopedia e Lirë

Petro Marko (November 25, 1913– December 27, 1991) was an Albanian writer. His best-known novel is titled Hasta la vista and recounts his experiences as a volunteer of the Republican forces during the Spanish Civil War. Petro Marko is widely regarded as one of the founding fathers of modern Albanian prose.

 Petro Marko was born in Dhërmi, southern Albania in 1913. He started writing at the age of twenty and his first works were published in journals of the time with support from Ernest Koliqi his mentor. From March 1, 1936 he became the editor of ABC, a literary review which was banned by the monarchist authorities soon after.[2] In August 1936 he joined the Garibaldi Battalion of the Republican forces of the Spanish Civil War along with other notable Albanians like Mehmet ShehuAsim Vokshi and Thimi Gogozoto.

During the Spanish Civil War along with Skënder Luarasi, son of Petro Nini Luarasi he published in Madrid the Albanian newspaperVullnëtari i Lirisë (English: Volunteer of Freedom), which was discontinued after two issues because of the military status of Madrid.His best-known work Hasta la vista published in Tirana in 1958 was largely influenced by his experiences during the Spanish Civil War. In 1940 after being repatriated from France to Albania he was arrested by the Italian army and sent along with 600 other prisoners to Ustica, an island of the Tyrrhenian Sea.

In October 1944 he joined the forces of the Albanian National Liberation Front as a partisan. After the war he became editor-in-chief of the periodical Bashkimi (English: Unity), but was arrested again in 1947 by Koçi Xoxe, Minister of Defense and was released after Xoxe’s downfall in 1949. He died in 1991, while in 2003 President of Albania, Alfred Moisiudecorated him with the medal Nderi i Kombit (English: Honour of the Nation). In 2009 a square in Dhermi was dedicated to his memory and the ceremony was attended by Albanian Prime Minister Sali Berisha

 Marko’s best-known works are Hasta la vista and Nata e Ustikës (English: Ustica night) republished as Një natë e dy agime (English: One Night and Two Dawns). The latter is a 380-page novel recounting the life of prisoners at the Ustica labor camp, where Petro Marko was also imprisoned.[3] Many works of Marko exhibit surrealist motifs and patterns such as his novel Qyteti i fundit (English: The Last City), portraying the end of the Italian occupation of Albania.

In 1964 a 204-page collection of tales he wrote in his early active years from 1933 to 1937 titled Rrugë pa rrugë (English: Road by Road) was published. Petro Marko. In 1973 his novel Një emër në katër rrugë (English: A Name at the crossroads) set in the monarchist era was published. The book was immediately banned because of its content and Marko lost his publishing rights until 1982

 Sources

  1.  ^ a b c d Elsie, Robert; Centre for Albanian Studies (2005). Albanian literature: a short history. I.B.Tauris. pp. 184–5. ISBN 1-84511-031-5.
  2.  ^ Cornis-Pope, Marcel; John Neubauer (2004). History of the literary cultures of East-Central Europe: junctures and disjunctures in the 19th and 20th centuries. History of the Literary Cultures of East-central Europe. 2. John Benjamins Publishing Company. pp. 93. ISBN 90-272-3453-1.
  3.  ^ a b c Segel, Harold (2008). The Columbia literary history of Eastern Europe since 1945Columbia University Press. pp. 17–8. ISBN 0-231-13306-5.
  4. ^ “Premier Berisha inaugurates Dhërmi village square”

2 thoughts on “Petro Marko

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s