ΤΕΛΕΙΩΝΕΙ Ο ΠΟΛΙΤΙΣΤΙΚΟΣ ΟΚΤΩΒΡΗΣ

ΜΕ ΤΙΣ ΕΥΧΑΡΙΣΤΙΕΣ ΜΑΣ ΓΙΑΤΙ ΣΤΕΚΕΣΤΕ ΔΙΠΛΑ ΜΑΣ!                    Dinos S. Koubatis   Ο ΠΟΛΙΤΙΣΤΙΚΟΣ ΟΚΤΩΒΡΗΣ ΤΕΛΕΙΩΝΕΙ…   Φτάνει στο τέλος η μακρά διαδρομή του Πολιτιστικού Οκτώβρη 2013 στην Σαλαμίνα, τον οποίο … Continue reading

ΑΝΟΙΧΤΗ ΚΟΙΝΟΤΗΤΑ ΑΠΟΔΗΜΩΝ ΡΟΥΜΑΝΩΝ (DP – ROSA) – ΟΜΙΛΟΣ ΓΙΑ ΤΗΝ UNESCO ΠΕΙΡΑΙΩΣ & ΝΗΣΩΝ / Η ΠΡΩΤΗ ΕΚΠΑΙΔΕΥΤΙΚΗ ΕΞΟΡΜΗΣΗ ΜΑΘΗΤΩΝ ΑΠΟ ΤΗΝ ΡΟΥΜΑΝΙΑ ΣΤΗΝ ΕΛΛΑΔΑ

                                                          ΔΕΛΤΙΟ ΤΥΠΟΥ     ΑΝΟΙΧΤΗ ΚΟΙΝΟΤΗΤΑ ΑΠΟΔΗΜΩΝ ΡΟΥΜΑΝΩΝ (DP – ROSA) … Continue reading

GËNJESHTRA ËSHTË SI GUNGA E GUNGAÇIT – NUK FSHIHET DOT (esse nga Tersinka Pereiera)

GËNJESHTRA ËSHTË  SI GUNGA E GUNGAÇIT – NUK FSHIHET DOT

Esse

teresi10

nga TERESINKA PEREIRA 

Përkthyer në shqip nga Riza Lahi

Bob Marley kishte të drejtë kur gdhëndi këta fjalë: “ Ti mund të largohesh me vrap, por nuk ikën dot me vrap nga  vehtja jote!”.
Ti nuk mund t’i ikësh gënjeshtrës tënde, sikurse gungaçi nuk e këput dot gungën në shpinën për t’u dukur i drejtë dhe elegant. Gënjeshtari apo gënjeshtarja vuan sepse është pikërisht ai apo ajo që akuzohet ditë dhe natë, minut pas minuti. Nëse ti harron që ke gënjyer, ti vjen dita dhe vihesh  para një telashi të madh. Siç thuhet në një proverb të fisit afrikan që flet gjuhën

yoruban   : “Një rrenë mund të vrapojë tër vitin, por e vërteta ka për ta arritur një ditë”.
Gënjeshtari është një person i largët, i largët nga të tjerët, madje edhe nga vetë vetvetja. Mosmundja për të mos e kontrolluar veten tër jetën, e bën atë të pështirë, dhe, e vetmja zgjidhje për të mos qënë i apo e tillë, është një tjetër punë – ajo për të kontrolluar me shumë kujdes fjalët dhe veprimet.
Njëherë, unë kam vizituar një gjimnaz; atje lexova të varur në mur dhe me gërma të mëdha një poezi të Frank Autlou. Shkruhej kështu:

Ndiq mendimet tuaja
Ata bëhen fjalë
Ndiq fjalët tuaja
Ato bëhen veprime
Ndiqi veprimet tuaja
Ata bëhen karakter
Ndiqe karakterin tënd
Ai bëhet  e ardhmja jote

Kjo ishte tamam në vëndin e duhur dhe në kohën e duhur. Është pikërisht gjimnazi, ku studentët nisin t’i kushtojnë vëmëndje asaj pjese shumë të rëndësishme të vetes së tyre, që quhet karakter. Në të njëjtën kohë, është shumë e rëndësishme për secilin egoja për të treguar veten se sa i zgjuar, elegant, i pasur dhe progresiv ka për t’u bërë. Njatëherë, “mendimet, fjalët dhe veprimet” kthehen në gënjeshtra për t’iu bërë përshtypje të tjerëve, për të tërhequr admirimin e vajzës më të bukur të shkollës, apo djaloshit më të famshëm të shkollës.
Të bësh të zgjuarin apo të pasurin është e lehtë. E ardhmja nuk ka rëndësi shumë për personin që kërkon qefet dhe “e dua tani “. Gjithsesi, don zgjuarsi për të dalluar që dikush mund të bëhet inteligjent dhe i apo e pasur nqs ai apo ajo studion dhe punon shumë gjatë jeteë së vet, duke u bazuar te realiteti, vetkontrolli dhe respekti. Në përgjithësi, shokët admirojnë një bashkëmoshatar të tyre që është studioz, i zellshëm; një koleg i tyre thuajse përfekt. Nganjëherë ata biles bëjnë shaka dhe qesëndisin pas krahësh ata që lexojnë dhe shkruajnë tër kohës e që gërmojnë  tash e parë nëpër  biblioteka e rafte librash e mandej shkojnë në internet , por nga ana tjetër  e dijnë që ata I pret një e ardhme e madhe përpara  duke vepruar kështu – kujdespër  me prioritet për të rritur dijet dhe mënçurinë. Kjo gjë kërkon kohë dhe guxim , sepse për t’u madhështuar në karakter dhe në inteligjencë është më e rëndësishme se me trashë qafën dhe me rritë gjymtyrët.
Duke vepruar dhe pretenduar se ti je i apo e mira dhe e apo i shkëlqyeri, kjo mund të fryjë egon tënde, sidomos kur ti ke projektuar një imazh të qëllimshëm për të impresionuar të tjerët. Por, në tërësinë e vet, kjo gjë është një hipokrizi, një rrenë e madhe. Njerëzit që veprojnë kështu, shpejt a vonë, e shikojnë vetveten ballpërballë me vargonjtë e gënjeshtrave, vjedhjeve, tradhëtive, krimeve dhe u duhet të mbështillen mirë në vetvete, në mënyrë që të vazhdojnë të ecin duke gënjyer tër jetës. Gjithsesi, ndrymja në vetvete asisoj, është edhe më e keqe se sa krimi; një ditë e vërteta ka për t’u mbërthyer me të.
Ka qënë një emission në TV  prej dr. Keith, që nuk kam për ta harruar kurrë. Atje ai prononcoi këtë fjali:
“ Të thuash se kush je ti, në të vërtetë, është dhurata më e madhe që ti mund t’i japësh njerëzve”.
Unë do të shtoja : edhe vetes tënde!
Kjo është një dhuratë për ndërgjegjen tënde: Ji i vërtetë me veten tënde së pari, mandej me të tjerët. Çmimi I saj është : shpirti, zemra, bota jote shpirtërore e  çliruar, apo quaje si të duash.
Kjo është vetë liria.

Poezi nga Lola Meçaj

Poezi nga Lola Meçaj

lola

         Lola Meçaj 

Statuja e heshtjes

Të kam ngritur lart 

Shumë lart
Deri atje …
Ku s’të ndoqa dot
Po madhështia është këtu
ku ka rrënjët malli
Në legjendën e vjetër
të ikjes pa kthim
Gur i rëndë mbi shpinë
Mbi heshtjen tënde e bëra shtrojën
Gërvishja një shenjë që erdha
Ti prapë statujë
Me zemër që s’rrahu fort
Tani…
Ka ngelur një kornizë e varur bosh
dhe një copë e shkuar pa përtypur
I fundit trishtim
Pështyj të djeshmen harrrame
Këpucët e ardhjes grisur nëpër ëndrra
Plaga ime plakur
Kurorë vetmie mbi ty
Aaaaa sa vuan ai që s’fal
Monark e skllav i shpirtit
Se fala me mijëra herë në dashuri
Ndihem mbretëresha mbi liri 

Gjurmë e padukshme 


Dielli më varet mbi supet e ftohtë
Palos kujtimet
I vendos në sëndukët e harresës
Diku ngelet një gjurmë e pa fshirë
Ti… luan me fjalën
si unë me plagën
E mbyll
E hap
Prej degës së qiellit
shndrit një yll më tepër se të tjerët
Më ringjall
Në hapsirën e kohës dua të harroj
Nxjerr kujtimet prej sëndukut 

Filloj të të dua prapë

 Mu desh pak ujë


Një pikë ujë mu desh netëve të qelqëta
Ti,një puthje më dhe
Mi mbyte psherëtimat
Deve u ktheva
Një det piva
Etjen shova shkretëtirës
Për një shekull s’më duhet më ujë
nga puthja jote e zjarrtë

Saturni në shenja


Unë, bija e hënës (gjumi yt)
Ti,bir i Diellit (shkëlqimi im)
Ma zure pritën !?
Nuk janë më retë gri
që më kafshojnë qiellin
As Dielli me njolla fytyrës
Loti ngrirë stalakmitesh
Vështirimi mbytur dallgëve
Eeeeej,jam e lira erë
E ngrohta verë
Rrebelja
por jo Erini (hynesha e hakmarrjes )

Ai


Më doli kryq në rrugën time 
Shkëmbyem heshtje dhe vështrime
Më shihte me sy të kaltër
Të ethshëm ishin prej kafshe të butë
Të dy kishim etje
Pranë burimit prisnim të dy
As unë nuk e sulmova prej frike
Për mbrojtje as ai
E lash të pinte ai i pari
Unë piva ujë pas tij
U zhvesh më pas i tëri
Krejt lakuriq më vështronte
Më përshëndeti gjarpëri dhe iku
Më la dhuratë
lëkurën e bukur të tij 

E di (ni)


Sot u lumturova
Mu kthyen lotët
Qava
Qava
I piva të gjithë lotët me etje
Si toka në stinët e thara

Abazhuri prej guaske 


Lermë t’i kapërcej yjet
Fryma jote të mos më ndjek si erë
Lermë pak momente pa hijen tënde
Ç’liroma britmën e mekur,mbytur dallgëve
Zbardhma natën me dritën e guaskës
që mban te koka
Aty ke ninullën dhe buzëqeshjen
që të nis nga larg 

Ta lë një shteg


Të qenka shkërmoqur dhimbja 
Paske ardhur kalimtar në udhëkryq
për të bërë strehë
Paske zbuluar s’e kisha një fole pulbardhe
Fshehur guvave të shëllirta
Larg vështrimeve
Zhgënjimeve
Vetmive
Më paske gjetur mua
Një bimë të egër që s’e njihte njeri
Melhem mbi plagë
Tani je ndryshe
S’të duhen më shenjat që vija rrugës
se mos humbje
Vetmohem qetësisht
Se diku,atje…tej mungesës
Jam në një mendim që prish qetësinë ëmbëlsisht
Do ta lë një shteg hapur
Vetëm natën mos më dil
në lak të Hënës
Kot më rri në breg të zemrës
Nisu në ag
Kur të flenë yjet gjumëprishur

Gjilan – Pas hapjes së Panairit të 41 me radhë të librit, që u mbajt në hollin e Teatrit të Gjilanit, pas dite u bë edhe promovimi i librit të autorit Gjergj Gj. Gashi “Martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-1848”.

nga bilalli
Gjilan – Pas hapjes së Panairit të 41 me radhë të librit, që u mbajt në hollin e Teatrit të Gjilanit, pas dite u bë edhe promovimi i librit të autorit Gjergj Gj. Gashi “Martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-1848”.
marrur ky shkrim nga Agjencia  Rajonale e Lajmeve  ” Rajoni PRESS “
Fillimisht, Xhymshit Osmani, drejtor i Bibliotekës Ndërkomunale të qytetit “Fan. S. Noli” tha se, sivjet bëra përzgjedhjen e veprës së Gjergj Gj. Gashit “Martirët shqiptarë…” e cila vepër flet shumë për golgotën e popullit shqiptar, i cili ka kaluar nëpër kohë të rënda të jetës së tij. “Mu për këtë, ia vlen të behët ky përurim i këtij libri që ka vlera të shumta jo vetëm si zhanër dokumentar, por edhe si një histori e një kohe të popullit tonë të përvuajtur”.Isak Ahmeti, krijues dhe studiues i letërsisë nga Stublla e Vitisë tha se, vepra e Gjergj Gjergjit – Gashit, studiues dhe hulumtues i rrallë dhe i përkushtuar, ka për subjekt përvuajtjen e shqiptarëve (të besimit katolik) të katër katundeve të Malësisë së Karadakut, përkatësisht të Stubllës, Vërnakollës, Binçës dhe Terziajve. “Kjo vepër studimore, e rrallë në mjedisin kulturor shqiptar, e mbështetur mbi dokumentet të shumta të fakteve dhe ngjarjeve historike si dhe mbi dëshmi të gjalla të atyre që edhe ishin gjallë paraqet hap pas hapi golgotën e Malësisë së Karadakut, përkatësisht të Martirëve shqiptarë gjatë viteve 1846-1848.Në këtë libër, si shtoi I. Ahmeti, studiues – që përbëhet prej dy pjesëve dhe shtatë kapitujve, tregohen konkretisht e me hollësi të gjitha barbaritë osmane kundër katër katundeve shqiptare, ku tregohen vuajtjet e tyre, vuajtjet e njerëzve të thjeshtë, por të pathyeshëm për idealet e tyre, edhe për idealin e shqiptarisë… Në këtë vepër vërehet e ndjekjet dukshëm akribia shkencore, ndjenja njerëzore, ndjenja qytetare dhe patriotike e dhembjes që ka autori për martirët shqiptarë.

Në këtë vepër shkencore fuqimisht jehon edhe kambana e atdhedashurisë së autorit, që buron nga zemra e derdhet në këtë vepër, gjë që e bën mjaft fisnik qëllimin e autorit dhe atë që e paraqet para lexuesit”. Sipas I. Ahmetit, autori i librit ka hulumtuar shumë arkiva ndërkombëtare si në “Vjenë, Pariz, Romë, Vatikan, Stamboll, Selanik, Raguzë, Mesburg etj, por dhe në arkivat e këtyre vendeve: Prizren, Letnicë, Stubëll etj. “Kështu, autori ka arritur të bëjë një vepër të një rëndësie të veçantë që shërben dhe vazhdon të shërbejë edhe si frymëzim për veprat letrare dhe artistike të autorëve tanë. Të frymëzuar nga vepra në fjalë, shkrimtarët tanë të njohur, si Anton N. Berisha, Ibrahim Kadriu etj, kanë shkruar disa nga faqet më të bukura të prozës së sotme shqipe. Po ashtu, janë shkruar edhe dy drama shqipe të frymëzuar nga ky libër.

Por, edhe poetët tanë, si: Mirko Gashi, Hida Halimi, Sabit Rrutemi, Mehmetali Rexhepi etj., kanë shkruar e vazhdojnë të shkruajnë edhe më për Martirët shqiptarë të Malësisë së Karadakut, si frymëzim nga libri i Gjergj Gjergjit – Gashit. Po kështu, nga ky libër që flet për golgotën e shqiptarëve, është frymëzuar piktori ynë i madh, Demir Behluli, i cili ka bërë pikturat murale në Kishën e Binçës”.

Ndërsa, Bilall Maliqi, krijues nga Presheva, në vështrimin e tij me titull “Një libër me shumë rëndësi për historinë shqiptare”, i cili vështrim ka të bëjë me librin e Gjergj Gj. Gashit “Martirët shqiptarë…”, pos tjerash, ka shtuar se, libri në fjalë është “një ngjarje, në shikim të parë, por që pati një ndikim jo të vogël në hapësirën kombëtare dhe që, më pas, vuri në lëvizje edhe diplomacinë ndërkombëtare.

Me fjalë të tjera, subjekti i këtij libri ka të bëjë me historinë e dhimbshme, por edhe shumë të lavdishme të popullatës së fshatrave të Malit të Zi të Shkupit: Stubëll, Binç, Vërnakollë e Terziaj”. Ai (B. Maliqi), duke folur për librin në fjalë, tha edhe këtë se, “Në një kohë kur po debatohet për ndryshimin e librave të historisë, me arsyetimin e mungesës së fakteve dhe shtrembërimet e ngjarjeve historike, libri që po e prezantojmë sot (e që është temë e disertacionit të mbrojtur në Universitetin mjaft prestigjioz Urbaniana të Romës), është dëshmia më e mirë e përkushtimit ndaj të së vërtetës shkencore e historike. Janë faktet që flasin, dokumentariteti i bollshëm dhe jo autori. Të kesh, ndërkaq, mbi tridhjetë faqe burime të shfrytëzuara (për ngjarje që kap një zonë gjeografike jo të madhe dhe një kohë prej tri vitesh), të nxjerra nga arkiva e biblioteka të ndryshme të qendrave më të njohura ndërkombëtare, kërkon përgatitje të mirë profesionale, durim e përkushtim në punë”.

Prandaj, si shtoi ai, – këto burime e këtë biografi, e konsiderojmë dhe cilësojmë si një ndihmesë shumë të mirë për studiues të historisë, edhe për faktin se ato reflektojnë e ngërthejnë në vete dhe konteste të tjera historike, libri si i tillë, një model të përkushtimit dhe të korrektësisë në shkencë, të shprehjes koncize të autorit, të ngritjes së vetëdijes kombëtare, të njohjes së identitetit e të ndërgjegjësimit e ripërtëritjes shpirtërore. Autori, si shton B. Maliqi, – nuk bën kompromise në argumentimin e ngjarjeve.

Ai tregohet i rreptë, rigoroz dhe tejet i mprehtë, sikundër që do ta shohim edhe në veprat tjera të këtij studiuesi, si janë: “Vatikani dhe Arbëria”, “ Kosova, altari i Arbërisë” (tre vëllime) dhe mëse 20 vepra të tjera që i ka në dorëshkrim. Ai (Gjergj Gjergji – Gashi, shquhet si autori i fushave të ndryshme, në pikturë, letërsi, poezi, roman, dramë, publicistikë etj.

Atij i janë referuar studiues të shumtë vendorë e ndërkombëtarë”. Pas përurimit të librit, në sallën e KK të Gjilanit u zhvillua në debat rreth veprës në fjalë. Demir Behluli, piktor gjilanas dhe njëri nga ata krijues që ka bërë më së shumti veprimtari pikturale në Kishën e Binçit, tha se, vepra e Gjergj Gjergjit – Gashit është një monument i rrallë i jetës jo vetëm dokumentare, por edhe i zhanrit të shkrimit shkencor. “Unë e kam lexuar, e kam përpunuar dhe e kam studiuar disa herë veprën e autorit në fjalë, për faktin se, më është dashur që Kishën e Biçit ta paraqes taman si e ka rrëfyer autori Gjegj Gjergji – Gashi golgotën e popullit shqiptar në këto vite të rënda të jetës së tij. Unë jam frymëzuesi më i mirë, ku me kolegun tim Zeqirja Rexhepin, piktor, i cili tash gjendet në Kanada, kemi bërë pikturat murale në kishën e Binçit, të cilat piktura flasin rrugën e mundimshme të popullit shqiptar, i cili është keqtrajtuar më së keqi duke e dëbuar nga trojet e veta stërgjyshore.

Sipas meje, nuk ka më bindshëm e më qartë se autori që ka përshkruar golgotën e banorëve të këtyre fshatrave që i përmendën më parë, ku, unë, duke lexuar veprën jam frymëzuar dhe këtë frymëzim e kam përjetësuar në artin e pikturimit mural. Me fjalë të tjera, rruga e rëndë e kësaj golgote, ishte me shumë sakrifica, ku njerëzit janë dërmuar dhe janë marrë njëherë 25 vetë, mandej 50 e më vonë 75, të cilët, prej tyre janë kthyer në vendlindjet e tyre vetëm 70 vetë. Të tjerët, si rrëfen autori, janë hedhur në ujëra të detit”.

Bile, Xhymshit Osmani rrëfeu se si këta njerëz që i kanë marrë t`i zhdukin, disa ditë e javë i kanë bartur nëpër qerre si të pajetë, vetëm e vetëm që të tjerët të frikësohen dhe të jenë të dëgjueshëm për pushtetin e Perandorisë Osmane. Fatmir Selimi pyeti, pse këta martirë presin qe 5 vjet dhe nuk janë shpallur të shenjtë? Isak Ahmeti iu përgjigj se, kjo punë është kah varritet dhe e kanë në dijeni edhe përfaqësuesit e Apostolisë Katolike. Se kur do të ndodhë, nuk dihet, por një ditë, edhe këta martirë shqiptarë të kësaj kohe do të shpallen të shenjtë aty ku e kanë vendin.

Për këta martirë kanë shkruar shumë poetë e autorë të tjerë të fushave të artit letrar. Në përurimin e librit morën pjesë: Ramadan Mehmeti, Sarë Gjergji, Hysen Këqiku, Sabit Rrustemi, Tahir Arifi, Nijazi Ramadani, Bilall Maliqi, Demir Behluli, Ibrahim Shabani, Reshat Ramadani e shumë të tjerë./Tefik Selimi/rajonipress/

Musa Jupolli, midis Artit dhe Çështjes Kombëtare Shqiptare

musa

        Musa Jupolli

 

Musa Jupolli lindi më 7 qershor 1955 në fshatin Alban (Shajkofc),Podujevë. Kreu studimet Letërsi Shqiptare në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1984 jeton në Paris. Është themelues i Shoqatës “ALBAKOS”, e para shoqatë shqiptare në FIDH.

 

 

musa me kadarene

 

Më 1985 takohet me I.Rugova në Paris dhe bisedon për çështjen e njohjes ndërko- mbëtare të luftës për pavarësinë e Kosovës. Takimi me Kadare-n daton nga viti1987 në Paris ! Më 1989 antar i Byrosë në Koferencën e Helsinkut (Kleber-Sorbonne) takimi me Judith Ingram dhe Robert Hand (Staff Membre) SHBA. Më 1990 me Antoine Garapon (profesor magjistrature në studimet e larta në Paris) dhe me Olivier Mongin (filozof dhe drejtor i Revistës ESPRIT) themelojnë Komitetin e Kosovës. Mbanë shumë takime dhe konferenca në Francë, Belgjikë, Itali, Danimarkë e gjetiu për çështjen e Kosovës dhe kulturës shqiptare. Takohet tri herë me Jacues Chirac, ish kryetar i Francës. Në vitin 1999 kthehet për herë të parë në Kosovë dhe ishte musafir i Bernard Kouchner me të cilin njihet që nga viti 1988.

 

Botime të autorit

 

librat e musait

 

Ka botuar shumë artikuj dhe intervista në shtypin shqiptar dhe francez. Më 1994 është iniciues i librit “çështja e Kosovës”I. Rugova (Fayard) në Paris Botime :

 

Më 2001 botoi librin ” Le gardien de chevaux” (Michalon) në Paris.

Më 2002 nxjerr një cikël të poezive në ” Voix d’Encre”

Më 2008 botoi romanin ” Sytë e tu kanë ngjyrën e të gjitha luleve” (Faik Konica) Prishtinë.

Më 2009 botoi librin DITAR (Faik Konica) Prishtinë.

Më 2010 botoi romanin ” 99 ” (Faik Konica) Prishtinë. Më 2011 botoi ” Kosovë p(R)ozë e gjatë…(poezi ) (Faik Konica ) Prishtinë Më 2012 botoi “Poemë n’ Udhëtim” (poezi) Rugova Art Prishtinë Botime tjera:

 

ËshtëI pranishëm n’ Atologjitë:

 

2012 Trinomi i Lirisë: “Monolog me Poetin dhe unë”(Jusuf Gërvallës)Jeta e Re Prishtinë

2012 Antologjia e Dhembjes Poetike:”Poet”(Ali Podrimjes)Rugova Art,Prishtinë

2012 Antologji “Dhembje e Bukur”: “Ali Podrimjes”Ministria e Diasporës,Prishtinë

2012 – Bekim Në Bekimin :” Jetë në lexim”(Bekim Fehmiut)” “Prishtina Press”,Prishtinë

* 201 2 Pesë Degë Trungun Thërrasin…” : Cikël të poezive”,Marin Barleti”, Tiranë

201 2- Një Shekull Dritë 100 poetë 100 poezi , ADA, Tiranë

…. 2013- Libri « Prekja e Pikëllimit » «, Poezi Adem Berisha Poet , Prishtinë

2013 – «Flakadani i Lirisë» Besianë *50 autor 100 Poezi kushtuar Zahir Pajazitit

 

Poezi

 

atdhe
PËR TY ATDHE – 

NUK KAM KALUAR AS NJË DITË
PA TË DASHUR, ATDHEU IM

AS NJË NATË PA TË ËNDËRRUAR
NUK E KAM KALUAR

NUK ËSHTË GATUAR AS NJË BUKË
NË SHTËPINË TIME

PA E MENDUAR
FITOREN PËR TY ATDHE

AS NJË ÇAST PA FOLUR PËR TY
NUK E KAM KALUAR

NË SHËTITJE
NË NDEJA

NË ODA E SALLONE
TAKIMEVE E NË PALLATE E PARLAMENTE

NË SHKRURJËN E LETRAVE
ME LAPSIN TIM

ISHE DHE MBETESH TEMË
TI ATDHE

GJUHA ËSHTË E ËMBËL
NATYRA FLET

E QIELLI FLET
PËR TY ATDHE

NGA NJË JANARI
ME TRIDHJETË E NJË DHJETOR

ÇDO DITË
ÇDO VIT

VIZATOVA DHE SHKROVA
MBI HARTËN TËNDE

DARDANI
ULÇIN E MALËSI

SHKUP
PRESHEVË
E ÇAMËRI, S H Q I P Ë R I

 

 

 

FLET(Ë)ORE VARGU

 

Para se të bëhem shkrimtar
Isha përpjekur të pikturoj
Fillova pak edhe me kitarë
Politika ime në kulturë
Eh !
Fillova me vargje në Poezi
Mite ritmike n’artin tim
Dashuri me letra të vjetra
Stili im, gati e folme
T’ flas me gjuhë
Ta thej qetësinë, ndalesën
Në kohë të thyera
I vetëdijshëm në shenja
Udhë e gjatë e veprave
Ndoshta pse jemi shqiptar
Në mes dy paragrafeve
Sherueshëm n’ zemër e n’shpirt
Mbështjellur me të gjitha bukuritë
Me melodi natyre vura dashurinë
Trupuar sipas ndjenjave të mia
Gdhendje sipas ideve të mia
Vepër sipas shijës sime
Jetë-arti im
Atdheun e quajta shkollë
E arteve të Bukura
Si shkrimtar n’ imitim
Gjeta-gjej « inspirim »
Frymëzimin shqiptar !

 

 

 

 

poezi 2

 

Kush e solli Doruntinën
Malli po i digjte shtatë mbretëritë
Kalorësit morën udhë për nëntë ditë
Nënës zjarri n’oxhak nga lotët i ishte flakur
Zanën e Malit në ndihmë e kishin thirrë
Vetë mbretëritë postulet i dërguan
Filozofët po kërkonin idenë
As romakët me luftë
As grekët me filozofi
As egjiptasit me madhëri
nuk do ta gjenin
E kërkuan në male dhe në fusha
As dallëndyshet shtegtare
nuk e kishin parë
Kush e solli Doruntinën?

 

 

 

idriz

 

 

Jam nxënës i Idriz Seferit
Çou Idriz Seferi
Shqypnia po t’ thrret !
*
Sot e vura n’ Apostrof
popullin tim ,
n’ Apostrof studimi ,
kronologji e kombit !
Kthehu n’ Apolloni
aty ku lindi filozofia
folmë gur’ m’ gur’
n’ gurgullimën e lumit tënd ,
n’ madhërinë e shqiponjave
vetë shenjë e Hyu-t !
Cou Idriz Seferi !
Për atë penë
që ma le n’ amanet
sot Apostrofi m’ është lënduar !
C’ fare prisni ?
M’ erdhë një zë ,
Zëri i Idriz Seferit:
S’ kem nevojë për ottoman
as për ferrtarizëm !
Asht është folje e jetës shqipe
Histori e pa përkthyer ,
Vepër e pa shterrshme !
Me vargun tim
Jam nxënës Idriz Seferit ,
Nga zemra ngjyrë pikon ,
Pena ime pushkën e Idris Seferit mbron !

 

 

 

Pena e Poetit nuk falet !

Ta pimë një kafe
Ta lexojmë një roman
Në recitim një poezi
Ta shkruajmë një dramë
Disa nota në kompozim
Ta pasurojmë enciklopedinë
Linguistikë aromë biblioteke
Evangjil’
« I lumtur në thjeshtësi shpirti »
Bukuri e egër vargu im
N’ art jeta ka kuptim
Eh !
Erotika në butësinë e syrit
Zhvesh’ rrobën e një engjulleshe
Të pa mundshmën nye çels
Sublimën e betuar deri në takim
« Në murgeshë do të shëndrrohem » tha
Anije me vela tablo pitoreske
Në rikthim të Poetit
Epopeja e Madhërisë së tij
Qe nga ajo kohë
Homeri në lexim-deshifrim
kishte shpezë, Liri …
Kërkues me diplomë
Në studim biologjia e Atdheut tim
Deri sa shkolla e estetikës
Mirrej, po edhe sot
Me bukurinë e Hyjneshës
Që shoqe tjera nuk ka
Ani se aktorët e skenës
Nuk u pajtuan
Aty kishte edhe të tjerë të huaj
Që m’i turbulluan ujërat
Burimin
Rrjedhën
Ngjyrat
Realja dhe irealja
Formë e vet ekzistencës
Në përkushtim të filozofisë
Në synim të bëhejë Nënë
E Besës në takim premtim
Eu !
Kjo temë s’ ka mbarim
Fishtë le t’ më thonë
Le t’ më denojnë
Azil Eneut do i kërkoj
Nolit letër i shkrova
Mos më prishni mërzinë
Poetin e kopjova
Më fal Ali Podrimja
Për plagjiaturë
Liria është Pena e Poetit që nuk falet !

 

 

 

naim
I Madhi Naim Frashëri !

Premtim !
Në Përmet
Rilindjes Kombëtare
I zë i Pavarësisë
Ditë Dritë Dielli
Natë Fjalë(t)(e) qiriri(t)
Nurshëm shpirti i tij
Në gjuhë të një rrënje
« Gjuha Jonë »
Shqipërisë !
Përmet !
Përjetë ,
Iliadën na e solli vetë !
E lexova e këndova
Pran çdo lisi
Nimfeat e zënta
Atje në lugje bregore
Dashuri Mëmëdheu më shtohej .
Ej natyrë e Arbërisë ,
Vetëmia e Lirisë
Male e fusha të besnikërisë
Zë në melodi
Lulekuqe
Linda Poet
Në vazhdim të historisë !
Nuk them t’ më lexoni si Naimin
Me lexoni për Naimin
Ora nuk pret
As zogjtë shtegëtar
Nuk e ndalën kohën
I mërguar që jam
Mëmëdhet’ n’ emër t’ gjuhës
Varg vargje
Pena ime më vjen në ndihmë
Pikturat n’ ëndërr mi shëndrron
… të nesërmën
Zanore e bashkëtingllore
« Gjuhë Jonë »
Në Himn’ t’ Atdheut
Më nget !
*
Nuk takova asnjë Komb
Me tri e më shumë besime
Tungjatjeta vëlla
Si arbënorët në Gjuhë shqipe !
Që njeriu ta shijojë
T’ ëmblën ,
Fitorën dhe lotin
Për mos ngatrresë në besim
Afruam Fé
Lidhje shpiertërore
Na e tha
Fishta
Shkodrani
I Madhi Naim !

 

 

fishta

 

At’ Dhé Gjergj Fishta !

 

Tokë hap thesarine e Fishtës

ta gjejmë gjuhën e bukur të shqipes !

Gjergj !

Ky emër I Madh !

Pastaj Gjergj Fishta ,

Ky emër i tridhjetegjashtë shkronjave

Të shkrira në Biblen Shqiptare !

“Lahuta e Malcis”

Këtë Lahutë… babai im

E mbolli në kopshtin e shtëpisë ,

Lexohej natën

N’ fusha e n’ male recitohej,

Shqipërinë Lahuta … kërkonte !

At Gjergj Fishta Atdhé thërriste !

 

* Zadrime e nderuar ,

N’ Histori e pa harruar ,

Yt bir shpirt lirie

Shkodra jo rastësisht

Fotografi Kombëtare

Në zemër mban Fishtën tonë !

“E Popullit “!

Tha At Fishta !

Mori e lexoj ,

E Këndoi :

“Gjuha shqype”

“Me gjuhë t’ veten rrnoft Shqynia”

Zgjohu me këtë zë të bukur populli im !

 

 

musa 7

 

U  dashurova gabimisht
u dashurova gabimisht
jo rastësisht e përqafova
bukuri
nurshëm
ecje elegante
në dehje
dashuri e ndaluar !
*
flakë-dritë-përvluese n’shpirt
veshur me fustanellë të mëndafsht
intelegjenca e sharmit të saj
yll’ nesh(ë)
në thjeshtësinë estetike
në barishtën pran liqenit
nën hijën e një peme
gjysëm trupin nën rreze dielli
gjinjët mbështjellur me flokun e gjatë
një këngë e re
një lexim i ri
romani i jetës !
bibla e dashurisë
e putha në ball
e putha në gushë
histori arti
frymëzim letrar
dashuri, kjo fjalë e bukur shqipe
besim në shikim
me shkrim gravuar
gabim
sa gabim i bukur !
*
ruani gabimet e bukura
si të rrahurat e zemrës
ruane Atdheun si sytë e ballit !

Poems by Teresinka Pereira (President of IWA)

Poems by Teresinka Pereira (President of IWA)

(Translate by Riza Lahi)

 

teresi10

Teresinka Pereira

Che Guevara

The word -hope
grew from your dead lips

the miracle of fredom
sprouted from your 
dead heart

The memory of love
Budded from a shot
In the silence of the dream…

I kiss your dead hands
With my true consciousness

Of  our victory…
Always!

Che Guevara

Fjala – shpresë
doli që nga buzët tuaja, të vdekura

Mrekulli e lirisë
mugulloi nga zemra e vdekur

Kujtimi i dashurisë
buroi nga një goditje
nëpër heshtjen e ëndërrimit…

për fitoren tonë…
Gjithmonë ! 

Gjenerali Bolivian që urdhëroi ekzekutimin e guerilasit 
Ernesto (Che) Guevara. Mbante gjithashtu duart e prera 
të Che -së, që t’ ia tregonte CIA-s për identifikim. 

NIGHT

I start to live each night
hoping to forget
the torments of the day.
Somewhere in the world
Somewhere in the world
I know that someone else
may cross over life
with a gale just like mine.
I just wanted to give him
my friendly hand
at this time when shadows
can menace the verse
still inside the mind…
So I write.

 REMEMBERING THE 9-11-2001
 
 
DUKE PËRKUJTUAR 11 SHTATORIN 2001

 
Shtator…
Njëmbëdhjetë…
Sulm terrorist mbi Nju Jorkun!
 
Qënga ajo ditë…
 
Simboli i trimërisë
që sundon shpirtërat tanë
nuk është
urrejtja
hakmarrja
dhe
bombardimi
i njerëzve të pafajshëm
në vëndet e tjera
 
Nuk është
krenaria e të qënit
qytetar
i vëndit më të pasur
dhe më të fuqishëm
në botë.
 
Është e kundërta!
 
Shpresa për drejtësi
besimi në barazinë dhe
solidaritetin universal
veprojnë
 në të kundërtën me
u
   rrej
       tjen
urrejtjenurrejtjenurrejtjen
                                           patriotike!!!
 
Do të afrojë një ditë
dhe,  ne
 do t’u urojmë
plot dashuri njerëzore
mirëseardhjen për herë të parë
atyre!
Disidentëve
të politikave tona të forcës.
 

12-12-12

Kaq ishte 
sekreti i fryrë…
-plasi!
Ende gjallë
mbetëm!
Parashikimet
e frikëshme
të apokalipsit
shkuan!
Ende gjallë
mbetën
Kalendari Mayan
dhe lojtarët
kryesorë
të Uall Stritit
Epo…
mbetëm gjallë
Dalim…
psonisim…
paguajnë faturat e të ardhurave
të kartave tona
të kreditit
siç kemi bërë
gjithmonë…

Kalendari Mayan është i indianëve të vjetër; ai predikonfundin e botës.

Puthja e parë

(shkruar më 1 Janar, një pas mesnatës)

Poezinë e parë të kësaj mesnate
po ta dërgoj ty, si një të puthur
të të tregoj se ende jam gjallë
kur qiejt me avionë janë mbushur

Avionë që me martirë janë veshur
me të bardhë eksplozivë pluhur
që vrasin, që vrasin, që vrasin
si bomba me urrejtje të mbushur;

Kur dallëndyshja me krahë të thyes që don
për ty të kontrollojë qiejt anë pë anë
por kam frikë që ta lë këtë vend që e  ruajnë
egoizmi dhe doktrinat-këta dy gardianë

Këto më bëjnë mua
këtë qënie njerëzore
të ndiej veten të pafuqishme
të pafuqishme dhe fajtore;

Me fëmijë dhe me punë të rëndë
kjo kasolle që vetë kam thurur
të durojë dua vitet që kemi përpara
që një ditë, se kemi rrojtur për t’ u mburrir.

Kjo është lumturia më e madhe që presim
por dhe një tjetër të veçantë lumturi
që vjen të plotësojë boshësinë e saj
kur të shkëmbejmë ëmbëlsi dhe dashuri.

Puthja e parë e këtij viti -për ty
ndërsa fëmijët po flenë në qetësi
duke shpresuar të nisim ditën e re
Me energji të reja, vendosmëri

Këtë dua edhe pë ty

 

 

ΣΥΝΕΧΙΖΟΝΤΑΙ ΟΙ ΕΚΔΗΛΩΔΕΙΣ «ΠΟΛΙΤΙΣΤΙΚΟΣ ΟΚΤΩΒΡΗΣ 2013 ΣΤΗΝ ΣΑΛΑΜΙΝΑ»

  ΣΥΝΕΧΙΖΟΝΤΑΙ ΟΙ ΕΚΔΗΛΩΔΕΙΣ «ΠΟΛΙΤΙΣΤΙΚΟΣ ΟΚΤΩΒΡΗΣ 2013 ΣΤΗΝ ΣΑΛΑΜΙΝΑ»                               Dino S Koubatis       Με μία θεατρική βραδιά, ρεσιτάλ κιθάρας και πιάνου, ένα χορευτικό … Continue reading

Shqiptarët hebrenj, midis nderimit dhe zhveshjes së dhunshme

foto per shpend

Shqiptarët hebrenj, midis nderimit  dhe zhveshjes së dhunshme

Sipas një dialogu me doktorin Zino Matathia

 

shpend

 nga  Shpend Sollaku Noé, (botuar ne Fenix 23)

 

Kjo nuk është një intervistë. Ky nuk është një reportazh, nuk është as edhe një tregim. Këto janë përshtypje të hedhura në letër gjatë një dialogu me mjekun e shquar kirurg Zino Matathia, në një natë të ngrohtë beratase, pranë një gote me verë, si në një bisedë midis miqsh. Kisha shumë nevojë për të biseduar kokë më kokë me doktorin. I kisha folur që më parë për kërkesën time. Në romanet e mi shumë personazhe janë hebrenj. Doktor Zino është një enciklopedi e gjallë në këtë lëmë dhe mund të më ndihmojë më shumë se një bibliotekë apo studim on line. Sidomos me fakte të jetuara. Dhe janë ato që më shumë më interesojnë. Në klubin ku bisedojmë, burmat e muzikës, si pothuaj në të gjitha lokalet shqiptare, janë ngritur në maksimum, dhe ne të dy, ndërsa përpiqemi të kuptohemi, afrojmë veshin tek goja e njerit-tjetrit, duke lënë, në dukje, përshtypjen e thashethemexhinjve që i ruhen ambientit.

Kam sjellë disa foto të shtrenjta me vete, më thotë doktori, në vend të cin-cin!-t, dhe më vë përpara njërën prej tyre. Janë prindrit e mi, Ilia Matathia e Hrisi Kohen, shpjegon me sytë e përnjomur. Kanë dalë ditën e martesës, në Vlorë, në vitin 1938.

E marr në dorë atë foto. Dy të rinj të asaj epoke, ajo me fustan të bardhë dhe me lule në duar, ai me kostumin tipik evropian të vitëve tridhjetë dhe dorashka të bardha. Fotoja ka pësuar ndikimin e viteve, por unë e shoh që tani të restauruar me sukses nga duart e arta të mikut tim Ilir Prifti.

Kështu visheshin shqiptarët e qyteteve të asaj kohe, shton doktori.

Mua më bën përshtypje fraza «shqiptarët e qyteteve». Dhe hebrenjtë, nuk kishin ndonjë dallim? E pyes ashtu kot.

Nuk ka patur hebrenj të Shqipërisë, saktëson miku i rrallë nga Izraeli, por shqiptarë të fesë ebraike.

Unë tund kokën në shenjë aprovimi. E drejtë, i them duke u përkpjekur të korrigjohem, ndryshe do të kishin qenë turq shqiptarët e fesë islame, grekë ata orthodoksët e… me vjen ndërmend Pashko Vasa, edhe pse ai nuk i përmend hebrenjtë. E dinte poeti ynë që ata ekzistonin në trevat shqiptare shumë më parë sesa te shkruhej «O moj shqypni»? Ndoshta po, me kulturën e madhe që ka patur apo me gjuhët e huaja që zotëronte. Apo nuk e konsideroi fenë e tyre një kërcënim për shqiptarinë? Nëse Vaso Pasha nuk mund të më ndihmojë dot më, është doktori përballë që m’i nxjerr gështenjat prej zjarrit. Ia shpreha ç’po mendoja.

Nuk flas për prezencën e hebrenjve para se në Vlorë të vinin familjet tona, më thotë. Historia shqiptare ka shumë boshllëqe në këtë drejtim. Ka patur një diasporë hebrenjsh në Shqipëri shumë më parë sesa stërgjyshërit e mi të vendoseshin në këtë qytet rreth 1800-ës, vijon doktori e më flet për …romanjotët – jahudinj të Perandorisë Romake, prej të cilëve rrjedh edhe mbiemri Matathia. Saktësia e pemës gjenealogjike arrin deri tek paraardhësi Flavius Josephus, që kish lindur në Jeruzalem, në vitin 37 dhe që vdiq në vitin 100, që ka qenë shkrimtar, historian dhe ushtarak në shërbim të Romës. Ky personazh kompleks me emër romak ishte pasardhësi direkt i fisit Matathia, pasi emri i tij hebre ishte Josef Ben Matatiau.

Përzier me krenarinë për origjinën e Matathiajve, më arrijnë në vesh histori gjaku e faljesh, por edhe dashurie, në të cilat, përveç Matatiaut, aktor protaginist bëhet edhe Flavio Vespasiani, perandori i mëvonshëm romak Cesare Vespasiano Augusto. Ku hyn në lojë edhe William Shakespeare. Pastaj biseda zbret më afër tokës, sillet rreth studimit të profesor Shaban Sinanit për ndikimin e kulturës ebraike në zakonet shqiptare.

Si ju duket ky përfundim i Sinanit, i them doktor Zinos.

E aprovoj plotësisht, përgjigjet doktori, edhe unë jam i bindur që shqiptarë e jahudinj kanë më shumë se dymijë vjet që jetojnë së bashku.

Unë i hedh një sy tavolinës. Gotat e verës i kemi çokur vetëm njëherë, në fillim të bisedës, ndërsa pjatat tona janë ende të paprekura. Por nuk kam uri, edhe pse po afrohet mesnata. Zino Matathia e vëren që volumi i ekzagjeruar i muzikës vazhdon të më bëjë të vuaj, prandaj më thotë me shumë takt: Mua më mungon ajri, si thua, dalim pak jashtë?

Aprovoj menjëherë propozimin e tij dhe në pak minuta gjendemi në rrugicën e gurtë pranë Xhamisë së Plumbit. Ajër i pastër, muzika vetëm në sfond, ashtu siç më pëlqen ta dëgjoj. Një mik i çmuar si doktori, nata e qetë e Beratit dhe një argument mjaft interesant për dialogun tonë. Mendova se nuk kisha ç’ti kërkoja më asaj nate.

E Matathiat, si u gjendën në Vlorë? E nxis doktorin të flasë.

Të parët tanë arritën në Vlorë, siç e përmenda më parë, rreth 1800-ës, duke u shkëputur prej të tjerëve hebrenj të Vilajetit i Janinës, ku ish ngulur prej kohësh një grup i rëndësishëm romanjotësh. Ata ishin dy vëllezërit Isak dhe Josef Matathia. Të tjerët mbetën në Greqi. Nga këta dy vëllezër rrjedhin të gjithë pasardhësit e familjes Matathia që u bënë shqiptarë. Duke analizuar pastaj prejardhjen e kësaj familjeje, dalin të qarta lidhjet me familjet hebrenje të Jakoelëve, të Levëve, të Jomtovëve apo edhe të tjerësh mbiemra të grupit të mësipërm të romanjotëve. Stërgyshi im ka qenë Isak Avram Matathia dhe e ka varrin në Tragjas të Vlorës. Kam me vete edhe një foto të një varri, që ma dërgoi pak ditë më parë në Izrael profesori Shaban Sinani. Shumë mendojnë se ky është vendvarrimi i stërrgjyshit tim, ka edhe që vënë në diskutim këtë, fjala e fundit akoma nuk është thënë.

I hedh një sy fotografisë së dytë që doktor Zino më lë në dorë. Nuk është një varr i zakonshëm ai që duhet të jetë i strërgjyshit të tij, por një mauzole i vërtetë, një vepër arti e gurtë me katër fasada nga tetë harqe. Për fat të keq pothuaj i mbuluar nga ferrat. Mund të ish restauruar edhe me shpenzimet e administratës së Vlorës, mund edhe të ish kthyer në vend historik, me një pllakë të mermertë që përkujton avenimentin e ardhjes së Matathinjve në 1800-ën. Ia them këtë ide doktorit. Nuk është keqdashje, më thotë. Mendoj se në Vlorë kanë probleme më të mprehta se ky. Ndoshta edhe ne hebrenjtë duhet të ishim vënë në lëvizje. Vlonjatët na kanë respektuar gjithmonë. Kemi jetuar së bashku, kemi marrë e kemi dhënë, ngul këmbë doktori. Dhe biseda rikridhet natyrshëm në histori.

Ne u bëmë pjesë integrale e shoqërisë vlonjate që në fillim, shton Zino Matathia. Kemi kotribuar deri në atë masë sa arritëm të bëheshim një segment i rëndësishëm i parisë së Vlorës. Kjo del edhe nga dokumentat e shumta të historisë së këtij qyteti. Unë po të jap të shohësh edhe një foto tjetër, këtë, më thotë doktori, dhe ma lë në dorë.

Fotoja në fjalë është më e dëmtuar se e para, por sipas meje hyn në parametrat e restaurimit të mjeshtrit Ilir Prifti.

Në një bisedë spontane si kjo midis nesh nuk mund të sjell ndërmend gjithçka rreth hebrenjve që u bënë vlonjatë të mirëfilltë, vazhdon Zino Matathia. Sidoqoftë shihe me kujdes këtë dokument: është shkrepur ditën e kremtimit të fitores të Luftës së Vlorës, më 3 shtator 1920. I dyti nga e majta e fotos, me dyfek në dorë, është Mateo Matathia. Të tjerët janë Gani Iljazi, Mihal Peço, Gani Aliko e Haxhi Selmani. Kjo foto është njëra nga dëshmitë e shumta të pjesëmarrjes aktive e si protaginistë të vlonjatëve jahudinj në historinë e qytetit tonë. Në atë luftë si dhe në evenimentet e mëvonshme, përkrah Mateo Matathisë kanë qenë edhe Nesim Levi e Jozef Kantozi.

Ata kishin dhënë një kotribut të çmuar edhe në Luftën e pavarësisë. Kjo pjesëmarrje aktive në momentet kyçe të historisë u krijoi atyre probleme me italianët (sipas shumë gjasash qenë ta që i vunë zjarrin dy prej tre sinagogave të Vlorës). Po ashtu u dha hebrenjve prestigj e autoritet deri në Tiranë. Kjo u duk më së miri në marëdhëniet e tyre me Ahmet Zogun. Mbreti i atëhershëm i Shqipërisë u përpoq me të githa mënyrat që t’u fitonte miqësinë. Ai u bënte vizita, ka fjetur edhe në shtëpitë e tyre, i ftonte për festa në pallatin mbretëror. Nuk mund të them se këtë e bënte ose jo për simpati ndaj hebrenjve, por është e sigurtë që kërkonte të fitonte edhe simpatinë e vlonjatëve të tjerë, që historikisht i kishin qëndruar ftohtë. Sidoqoftë, vazhdon doktor Zino, kjo miqësi me Oborrin i shpëtoi hebrenjtë e Vlorës nga persekutimet kur historia nazi-fashiste i vuri pëballë ligjeve raciale. Kur të tjera shtete kërkonin t’i dëbonin, Ahmet Zogu u përpoq t’u jepte strehim në Shqipëri të gjithë jahudinjve që do ta dëshironin.

Kjo është e vërteta: në Shqipëri nuk kemi vuajtur asnjëherë antisemitizmin, as nga populli, as nga qeveritë që ai ka patur. Eshtë i njohur fakti se kur përfaqësuesit e komunitetit hebre të Vlorës, Rafael Jakoel e Mateo Matathia i kërkuan mbrojtje Mehdi Frashërit pë t’i shpëtuar Shoasë, ky i sugjeroi atyre që të takoheshin me ministrin e brendshëm Xhafer Deva, një antisemit i deklaruar. Jakoel e Matathia e takuan ministrin Deva, duke e marrë në sy rrezikun. Ishte si breshka që shkonte tek nallbani. Por ndodhi ajo që ata pak e prisnin: Tek Deva sedra nacionaliste e mbyti antisemitizmin. Ai u premtoi dy të të dërguarve të Vlorës që do të kundërshtonte kërkesën e nazistëve. Dhe e mbajti fjalën: gjermanët u tërhoqën përkohësisht nga kërkesa për dorëzimin e listave të hebrenjve. Ka dokumenta që vërtetojnë se, më pas, gjermanët arritën t’i kenë ato lista dhe kërkuan të arrestonin dhe të nisnin drejt kampeve të shfarosjes të gjithë jahudinjtë vlonjatë, por avancimi i partizanëve nuk u la kohë të zbatonin atë plan kriminal.

Doktor Zinoja vazhdon të tregojë me sy të përhumbur. Shëtitja jonë është shpërngulur tashmë në buzë të Osumit. Dëgjohet një konkurim bilbilash të fshehur në shkurret e ishujve të vegjël në mes të ujit. Asnjë motor makine nuk të gërvish veshin. Berati mund të bëhet një qytet i shkëlqyer për tërhequr shkrimtarët. Këtu gjen kushte të mrekullueshme për të shkruar.

Doktori bluan të tjera gjëra në kokë. Nuk ka foto të tjera me vete. Unë pres momentin për t’i bërë surprizën time. Ia lë ta shikojë nën dritat e forta të një vitrine. Çfarë është, më thotë. Një dokument i marrë në gjykatën e Vlorës për sekuestrimin e pasurive të hebrenjve, i shpjegoj. Zino Matathia lëviz pak syzat për të parë më mirë. Lexon: Vendim numër 51, datë 15.04.1947, sipas shkresës së Gjykatës Ushtarake të Vlorës të dënuarit Mateo Jozef Matathia nga Vlora, si kriminel lufte, i konfiskohet pasuria e lujtshme dhe e palujtshme.

Doktor Zinon nuk e mban vendi. Mateo Matathia kriminel lufte? Ha,ha,ha, qesh me cinizëm. Ai patriot i madh që financoi Isamil Qemalin për Shpalljen e Pavarësisë, që luftoi me armë në dorë në Luftën e Vlorës, paska qenë kriminel lufte! Edhe pse? Pse ishte i pasur? Pse nuk deshi t’ua dorëzonte gjithë pasurinë partizanëvë? Ai që kish ndihmuar të gjithë, përfshirë edhe komunistët, që gjatë lëvizjes ilegale vulën e tyre e fshihnin tek Matathitë!

Zino Matathia kërkon të lexojë më mirë listën e gjatë të pasurisë së sekuestruar: Tokat në Ujin e Ftohtë e në Panajà, shtëpi e madhe moderne, dyqanet në lagjen Muradie… kolltuqe, dollapë, kuzhinë… katër ora floriri…napolonë…një zinxhir sahati i florinjtë me një yll me gjashtë cepa dhe një gur të çmuar…

Doktori nuk arrin të shkojë më tej. Ndoshta sepse ndjen jashtë mase praninë ndër sendet e sekuestruara edhe të Yllit të Davidit.

Unë dua t’i flas, por preferoj t’ia them të nesërmen, se jam informuar tek të afërm të tij që, në atë listë sekuestrimi që ai sapo i ka hedhur një sy, mungojnë shumë gjëra, që praktikisht u zhdukën pa lënë gjurmë, të vjedhura apo të dhuruara krerëve të fitimtarëve të luftës, që ndër pengjet e tyre më të mëdhenj ishte zhdukja e biblotekës, ndoshta më e pasura e Vlorës së asaj kohe! Që në atë listë mungojnë torturat e pësuara nga Mateo Matathia, arresstimi i të shoqes për ta detyruar të nxirrte edhe qindarkën e fundit që mund të kishte fshehur…

Zhveshjen e parë nga pasuria shqiptarët hebrenj e kishin pësuar nga nazi-fashistët, që patën si pretekst antisemitismin. Por prapë ajo nuk mund të krahasohet me zhveshjen e dytë prej regjimit komunist, sepse ajo ishte zhveshje totale. Ia them këtë doktorit. Ai tund kokën dhimshëm dhe thotë të tijën: Nuk ishte antisemitizëm ai i komunistëve. Ishte luftë klasash. Si hebrenjtë e Vlorës e pësuan edhe të pasurit myslimanë apo të krishterë.

Dhe tani, i them, tani që komunizmi nuk është më në pushtet? A u veshët përsëri? A iu kthyen pasuritë jahudinjve?

Doktori tund kokën në shenjë mohimi. Por nuk do të thellohet më tej. Ka shumë miq në Vlorë. Edhe pse ka punuar për shumë vjet në Berat – ku bëhen copë për ta kënaqur sa herë që vjen – vendlindja e tij është Vlora, ai flet me akcnet vlonjat, prej Vlorës ka trashëguar humorin edhe krenarinë.

I vij unë në ndihmë. I them ato që di: që vetëm një e shtata e tokave të Mateo Matathisë u është kthyer pasardhësve, që dy prej dyqaneve i ka marrë një ish punonjës i sigurimit të shtetit që, sipas trashëgimtarëve të ligjshëm, ka fallsifikuar dokumentat, që…

Kjo, i them akoma doktorit, është zhveshja e tretë e shqiptarëve hebrenj.

Si edhe pasuritë e shqiptarëve të tjerë, më thotë, e kush i ka marrë të gjitha? Ka plot që edhe kanë mbetur me gisht në gojë.

Vazhdojmë të ecim të heshtur drejt Mangalemit. Nuk ka më vend për vazhdim të dialogut. Edhe pse natë, vërej në sytë e doktorit vrerin për përdhosjen e figurës së kushëririt Mateo. Edhe pse kanë kaluar dekada prej faktit të hidhur. Edhe pse një rrugë në Vlorë mban emrin «Mateo Matathia». Ka dhimbje e trishtime që vitet nuk mund të fshijnë as dalëngadalë.

Hyjmë tek hotel «Palma», në dhomat nga të cilat na ndan vetëm një mur. Edhe ballkonet, që bien mbi lumë e vështrojnë nga Gorica, i kemi ngjitur. Por nuk besoj që, nga një ballkon në tjetrin, si në netët e mëparshme, të vazhdojmë të flasim deri në agim.

 

 

 

Poems by K K Srivastava / Translated by: © Adolf P. Shvedchikov, PhD, LittD (RUSSIA)

Poems by K K Srivastava      K.K. Srivastava Translated by: © Adolf P. Shvedchikov, PhD, LittD (RUSSIA) K.K. Srivastava (INDIA) THAT NIGHT К.К. Сривастава (ИНДИЯ) ТА НОЧЬ Та ночь, Мелодичный шёпот тишины. Мои глаза отяжелели от холодных воспоминаний, волны … Continue reading

Intervistë e ndërsjelltë midis shpend Sallaku Noe e Thoma Jançe, botuar në Feniks Nr 30

shpend

Intervistë e ndërsjelltë midis shpend Sallaku Noe e Thoma Jançe, botuar në Feniks Nr 30 

 

Kemi humbur shumë kohë, Shqipëria duhet bërë

“Me këtë lloj administrate në Shqipëri nuk zgjidhen më problemet në zyra, por kafeneve. Nëse ke ndonjë problem, edhe fare të thjeshtë, takimi nuk lihet në zyrë, por në klub. Sidomos me zarfën e fryrë në xhep. Sa më i madh problemi, aq më e fryrë zarfa. Blihet e shitet gjithçka: edhe vendi i punës edhe nderi, edhe dinjiteti. Në këtë aspekt është arritur pika më e ulët e mundshme.”

 

Th.Jançe:     Pas vizitës tuaj të fundit në Shqipëri ju ftoj virtualisht të vini sërisht. Asaj ç’ka patë herën e fundit tani mund t’i shtoni ripërtypjen që ka bërë ndërgjegjja juaj intelektuale, për të pasur një panoramë të plotë shumëdimensionale. Mund të na e ritregoni me pak fjalë për lexuesit tanë?

 

Sh.S.Noé:     T’u përgjigjesh pyetjeve për gjendjen e Shqipërisë kur je atje është e rrezikshme për gjithë ata që e ëndërrojnë ndryshe vendin e tyre. Gjaku i nxehur për ç’ka sheh përreth mund edhe të të çojë në përgjigje ekstreme e të shtrembëruara. Ndoshta është më mirë kështu, pasi e ke ripërtypur atë realitet për ca kohë. Por fatkeqësisht vë re që, edhe pas një periudhe ftohjeje të gjakut, zemërimi që kishe mbetet në të njëjtin nivel, sidomos kur vë përballë përshtypjeve të tua leximin e mëpastajmë të shtypit të manipuluar në dy polet kryesore politike me të vërtetat lakuriqe që shqiptarët jashtë klaneve sjellin nëpërmjet rrjetës botërore të merimangës www.

 

 

Th.Jançe:   Më konkretisht?

 

 

Sh.S.Noé:    Rrjedhja e kohës nuk mund të të zbehë ndierjen keq përballë një shteti që duhet të jetë krah e nxitje për qytetarin e tij por që është vetëtrasformuar në një lopë për t’u mjelë nga kopera të paaftësh dhe të korruptuarish. Mbushja e fryrja e administratës shtetërore në propocion me votat që të punësuarit u japin partive është shembulli më i shëmtuar, më i papranueshëm dhe më i dënueshëm me ligj në të gjithë botën progresiste. Votëblerja e vret demokracinë, vret përfshirjen e të aftëve e të të pastërve në administratë – kusht ky i domosdoshëm që një shtet të funksionojë. Me këtë lloj administrate në Shqipëri nuk zgjidhen më problemet në zyra, por kafeneve. Nëse ke ndonjë problem, edhe fare të thjeshtë, takimi nuk lihet në zyrë, por në klub. Sidomos me zarfën e fryrë në xhep. Sa më i madh problemi, aq më e fryrë zarfa. Blihet e shitet gjithçka: edhe vendi i punës edhe nderi, edhe dinjiteti. Në këtë aspekt është arritur pika më e ulët e mundshme.

 

 

Th.Jançe:    Si ish-politikan si e keni ndjekur zhvillimin e mëvonshëm të politikës në Shqipëri?

 

 

Sh.S.Noé:    Ish politikan? Pak para dhe pak pas viteve ’90 u mora me politikë aktive, pasi dikush duhej të rrezikonte. Duheshin tërhequr intelektualët në politikë dhe kjo doemos do të sillte edhe përfshirjen e vetvetes. Administrata diktatoriale e athershme ishte ngopur me militantë injorantë e si rrjedhim të paaftë. Pikërisht intelektualët e përndjekur apo të mënjanuar nga ajo administratë duhej të hidheshin të parët në vorbullën e rebelimit. Shembulli i Havelit në rrëzimin e komunizmit çekosllovak ishte i freskët dhe shpresëdhënës. Përdreq tek ne ajo eksperiencë rezultoi, të paktën deri tani, një utopi, duke vënë në llogari faktin që niveli i injorancës në politikën tonë u trashëgua tek administarata e re, nëpërmjet devotshmërisë për partinë në pushtet. Përsa më përket, politikës nuk i jam ndarë ndonjëherë edhe në këto njëzet vjet të ekzilit. Ajo ka qenë pjesë e natyrshme e shkrimeve të mia jo vetëm në publiçistikë, por edhe në kusurin e krijimtarisë. Duke qenë vazhdimisht i angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos të të përndjekurve për arësye politike, kjo më ka bërë të ndjek me vëmendje të vazhdueshme edhe zhvillimet në Shqipëri.

 

 

Th.Jançe:    Ndërkohë patëm zgjedhjet. Prej tyre doli një rezultat i bujshëm. Si e lexoni këtë proces, tronditës për humbësit dhe të frikshëm për nga përgjegjesia për fituesit?

 

 

Sh.S.Noé:    Mjerë kush ka një maxhorancë të tillë. Është me të vërtetë një mundësi që i fut tmerrin vetvetes, pasi, në fund të legjislaturës nuk të lë vend për asnjë alibi. Humbësit? Vetëm krerët e tyre ndoshta nuk e parashikonin një kërbaç të tillë. Tashmë ai pushtet, i brerë prej korrupsonit, nepotizmit e militantizmit mbahej akoma në këmbë me paterica të kalbura, që u thërmuan vetvetiu. Dyshimi im i parë pas zgjedhjeve të fundit ishte nëse fitorja plebishitare e kundërshtarëve ishte meritë e programeve të tyre apo më shumë e kalbësimit të koalizionit të mëparshëm qeverisës.

 

 

Th.Jançe:    A mund të paragjykohet një qeveri për shkak të origjinës së Partisë kryesore që e ka pjellë?

 

 

Sh.S.Noé:     Këtu është mirë të ndahen paragjykimet prej realitetit. Paragjykimi i parë që peshon, edhe jo pak, në sytë e shqiptareve që e vuajtën më tepër se të tjerët diktaturën enveriane është ky: këta që kanë fituar zgjedhjet janë vazhdim i natyrshëm i Partisë së Punës. Shumë janë ata që përdorin rëndom emërimin «komunistët» në vend të fjalës «socialistët». Realiteti është ky: Edhe partia që sapo humbi zgjedhjet, që në fillim, ricikloi shumë komunistë (duke filluar nga lideri) dhe sidomos bijtë e tyre të privilegjuar. Më pas asaj iu bashkangjitën edhe shumica e ish të përndjekurve, duke e votuar, mbështetur, shpresuar. Një pakicë e tyre, që unë e quaj «aristokracia e ish të të persekutuarve», gëzoi vazhdimisht privilegje në vitet e PD-së, ndërsa shumica e tyre, edhe sot e kasaj dite, sheh t’i mohohen të drejtat më elementare për mbijetesë. Lideri i socialistëve ndërkaq nuk ka qenë ndonjëherë anëtar i PP-së, por në gjirin e partisë së tij krahu i ish-ëve, ai më konservatori, që ka patur teserën e partisë mëmë, por që trashëgoi prej saj edhe mentalitetin, është akoma i fortë dhe në numër të konsiderueshëm. Druhem se reformat që mund të kërkojë të bëjë Edi Rama mund të ndeshin në rezistencën e këtyre të fundit.

 

 

 

Th.Jançe:    Cilat mendoni ju se janë problemet e menjëhershme që duhen zgjidhur?

 

 

 

Sh.S.Noé:    E para është politika që duhet të ndryshojë vetveten. Komunizmin e bëri të dështojë politikisht mungesa e lirive, por ekonomikisht qenë militantizmi që shtynte drejt karrieres paaftësinë, bashkangjitur me korrupsinin e pashmangshëm. Edhe PD-ja u fundos në rërërat e lëvizshme prej militantizmit e korrupsionit. Prandaj lufta kundër klientelizmit, shirblerjes politike të votës dhe në kash të vendit të punës, është e para në rendin e ditës, me të cilën duhet të merren seriozisht qeraxhinjtë e tanishëm të parlamentit. Kur them që politika duhet të ndryshojë vetveten, kam parasysh edhe që kjo duhet të fillojë që nga mënyra sesi duhet të bëhet politikë. Reforma duhet të fillojë që me zgjedhjen e kandidatit të mundshëm për udhëheqës të qeverisë, që duhen bërë nëpërmjet të ashtuquajturave primarie. Secila nga partitë kryesore duhet ta zgjedhë atë me multikandidaturë, me votim kombëtar të fshehtë, në kuti votimi të vendosura jashtë degëve të partisë, me numërim të votave prej komisionesh të përbërë nga njerëzit më të ndershëm. Fituesi përfaqëson koalicionin apo partinë në fjalë për postin e kryeministrit. Nuk duhet të jetë ligj që kryetari i partisë fituese në zgjedhje të jetë patjetër edhe drejtuesi i qeverisë së ardhshme. Pak a shumë kështu bëhen zgjedhjet edhe në SHBA. Sfidoj lexuesin jo specialist të më thotë në këtë moment cili ishte kryetari i Democratic Party kur u zgjodh Obama kandidat për president.

Pas zgjedhjes së një udhëheqësi të tillë të qeverisë, është e domosdoshme të vihen ligje në lidhje me jetëgjatësinë në pushtet të një lideri, që nuk duhet të zgjatë më shumë se dy legjislatura. Tetë apo dhjetë vjet janë të mjaftueshëm për realizimin e një programi politik real. Pas Enver Hoxhës, Berisha është më jetëgjati në pushtet. Aq sa u bë edhe viktimë e vetes. Ai mund të qëndrojë udhëheqës partie për sa kohë të dojë, nëse të tijtë e mbajnë në krye të PD-së, por jo në krye te shtetit. Kjo duhet të vlejë edhe për Ramën; pas dy legjislaturash ai, edhe në pastë sukses, duhet me ligj t’ia lëshojë vendin e kryeministrit një tjetri, dhe sikur PS të ketë fituar zgjedhjet.

Mendoj gjithashtu se është thelbësore të njësohet figura e kryeministrit me atë të presidentit. Sipas modelit amerikan. Mund edhe të kalohet gradualisht gjer atje – nëse kihet frikë prej rënies nën një diktaturë tjetër – edhe nëpërmjet gjysmëpresidencialismit francez, në të cilin pushteti është i ndarë mëdysh midis kryeminstrit e presidentit, të kontrolluar rigorozisht prej parlamentit. Në kushtet e sotme presidentit shqiptar i ka mbetur vetëm dhënia e dekoratave, pasi, praktikisht, figura më e rëndësishme është ajo e kryeministrit. Atëherë përse duhet të mbahet presidenca, për të paguar kukulla e administrata të tepërta me paratë e popullit?

 

 

Th.Jançe:     Është e udhës të bashkëpunohet edhe me sugjerimet e intelektualëve jashtë vendit? Angazhimi i tyre dhe i profesionistëve të tjerë në qeverisje a do të ndihmonte për një hop cilësor të një administrate tashmë me shumë probleme?

 

 

Sh.S.Noé:     Është e domosdoshme, nevojë jetike. Nga kjo pikëpamje Shqipëria duhet të fillojë të importojë veteveten, trurin e saj të emigruar. Për këtë duhen formuluar ligje që ua lehtësojnë kthimin, që u krijojnë kushte atyre për integrim jo traumatik në jetën e vendit. Hapi i parë mund të jetë shpallja e konkurimit të hapur për një vend pune të rëndësishëm, qoftë edhe në qeveri, ku ata mund të vihen në garë të ndershme me intelektualët që jetojnë në Shqipëri, dhe të hiqet dorë përfundimisht prej emërimeve «nga lart». Nuk di nëse në qeverinë që sapo filloi punë të ketë njerëz që kanë vënë në konkurim aftësitë e tyre me kandidatë të tjerë.

 

 

Th.Jançe:     Po politikisht a ka mundësi dhe si mund të ndikojë diaspora në përmirësimin  e jetës politike tepër konfliktuale në Shqipëri?

 

 

Sh.S.Noé:     Kjo arrihet vetëm me të drejtën e votës për diasporën, duke i lënë asaj një numër të arësyeshëm deputetësh, që zgjidhen nga vetë diaspora, duke votuar në vendet ku jetojnë. Në kushtet e sotme, nëpërmjet votimit on line, kjo është plotësisht e realizueshme. Ambasadat tona janë të gjitha të paisura me internet. Mjafton vetëm vullneti i mirë dhe shumë pak shpenzime.

 

 

Th.Jançe:    Situata politike midis kampeve është tepër konfliktuale dhe niveli mjaft banal. A mendoni se një terheqje e intelektualëve me peshë në politikë mund të jepte më tepër cilësi ? Si mund të joshen ata?

 

 

Sh.S.Noé:      Sigurisht, pëfshirja e intelektualëve me peshë në politikë jo vetëm do të sillte më shumë kompetencë dhe mençuri në atë fushë, por edhe do të ndikonte në edukimin e asaj pjese të parlamentit me burra – qenër të Sharrit e gra yorkshire që dinë avetëm t’i ulërijnë kundërshtarit. Vipat e inteligjencies tonë mund të merren me politikë edhe duke qenë jashtë partive. Eksperienca e vendeve politikisht të përparuara tregon se kjo mund të bëhet edhe me dekrete të Parlamentit, sipas propozimit të presidentit, apo të një komisioni të paanshëm. Kjo arrihet vetëm duke krijuar me ligj figurën parlamntare të «deputetit për jetë». Ai nuk zgjidhet nga populli, por me mënyrat që përmenda më lart. Ai shndërrohet në prani të përhershme në parlament. «Deputetët për jetë» do jenë një farë kryepleqësie e pavarur e parlamentit (ku jo domosdoshmërisht pjesëmarrsit duhet të jenë të moshuar), që në fakt nuk është larg traditës shqiptare të zgjidhjes së problemeve.

 

 

Th.Jançe:     Juve personalisht cilat probleme të shoqërisë dhe të politikës shqiptare ju interesojnë më nga afër?

 

 

Sh.S.Noé:     Kam patur dhe kam gjithmonë për zemër zgjidhjen e problemeve – edhe pas kaq vitesh të lëna pezull – të ish të përndjekurve politikë. Qeveria e Ramës do t’i ketë si gjyle lidhur nëpër këmbë, por edhe si bankë prove çështjet e tyre. Ajo ka rastin t’u thotë atyre që origjina politike e partisë kryesore që e mbështet nuk e paragjykon zgjidhjen e këtyre problemeve, që pjesa konservatore e saj është vetëm një minorancë brenda PS-së, etj, etj. Nëse në fund të kësaj legjislature ish-të përndjekurit do të kenë ndërruar opinon rreth partisë së Ramës, kjo varet vetëm prej qeverisë së tij. E njëjta gjë vlen edhe për intelektualët në mërgim të detyruar.

 

 

Th.Jançe:    Si e shikon shkrimtari Shpend Sollaku Noé momentin aktual të kulturës dhe letrave shqiptare?

 

 

Sh.S.Noé:    Në evoluzion, por tepër të politizuar. Një pjesë e mirë e njerëzve të letrave dhe të kusurit të kulturës shqiptare kaloi lehtësisht prej demonizimit të Berishës tek dashuria pothuaj mishtore për Ramën, nisur vetëm prej pozicionit politik të secilit. Cilësia e letrave dhe artit shqiptar varet edhe nga pavaresia e tyre nga politika. I vetmi shërbim politik që artistët dhe shkrimtarët mund t’i bëjnë Shqipërisë është qëndrimi i përhershëm pranë problemeve të popullit, pasqurimi i jetës së tij nga një këndvështrim i pavarur. Shpresa që ndërrimi i forcave politike në qeveri mund të ndryshojë gjëndjen e tyre është e gënjeshtërt, po aq sa edhe tendenza e ndokujt për të harruar se shkrimtarët e vërtetë janë gjithmonë në opozitë me fuqitë politike.

 

 

Th.Jançe:    A besoni në një Shqipëri normale? Cilat janë dëshirat tuaja ndaj vetes dhe vendit?

 

 

Sh.S.Noé:     Sigurisht që besoj. Besoj tek aftësitë krjuese të shqiptarit, në dhuntinë e tij për t’u ambientuar e për të mbijetuar edhe në kushte ekstreme, besoj tek truri i saj kudo që ndodhet, besoj tek rinia e saj që nuk është vetëm ajo që ka blerë diplomat, por sidomos ajo që është shkolluar me djersë e konkurencë të ndershme, brenda e jashtë vendit. Dëshira më e madhe? Të kthehem në Shqipëri sapo të më krijohen kushtet. Lista e dëshirave të tjera është e gjatë, por unë do të veçoja ëndrrën që të shoh një ditë brigjet e detit dhe ato të liqeneve të mbrojtura prej spekullimeve të paskrupullta që po i shpërfytyrojnë. Nuk dua të shoh më gërryerje ishujsh si ato në Ksamil, rrënime peizazhi prej shitësve të karburanteve në rrugën për Pogradec, ndërtime përbindshash prej çimentoje në buzë të liqenit, ndotjen e Shkumbinit e të Osumit… e, për ta mbyllur, po shpreh atë më sublimen e dëshirave: shqiptarët të bashkuar në një shtet ku mbizotërojnë kombi, familja, morali i pastër dhe merita.

 

* * *

 

Tani, besoj se është momenti, që edhe unë t’ju drejtoj disa pyetje, zoti Thoma Jançe. Dhe po e filloj prej njërës që më duket më e arsyeshmja:

Ju bëni pjesë tek botuesit që së fundi po përpiqen të krijojnë polin e shtypit të pavarur prej partive. Çfarë u është dashur të përballoni?

 

 

Th.Jançe:    Të flasesh për pol është pak shpejt, por po mundohemi të krijojmë një hapësirë të lirë shprehjeje. Ne nuk arrijmë të informohemi saktë si shoqeri sepse lajmi është bërë pronë, dhe më keq, mall. E drejta e informimit është një e drejtë themelore në një vend demokratik dhe nëse nuk funksionon kjo kemi si rezultat një manipulim shoqëror me përmasa të frikshme dhe pasoja të rrezikshme, që jo rrallë i kemi parë në Shqipëri. Që shtypi dhe mediat në përgjithësi të jenë një shërbim qytetar i pavarur duhet të kenë mundësi financimi alternative, që nuk varen nga interesat apo humori i mirë apo i keq i partive. Paraja ka bërë deri më sot fuqinë e medias në Shqipëri dhe kjo para nuk vjen nga tregu si shkëmbim të mallit informacion, por vjen nga interesi i përpunimit të manipuluar të këtij malli informacion. Shpesh përpunimi i manipuluar i informacionit krijon përfitime apo konflikte të stisura sipas nevojes së interesave të caktuara. Ne kemi një vizion tejet demokratik mbi shërbimin mediatik sepse besojmë në vlerat e vërteta demokratike. Ne besojmë se një media e lirë dhe korrekte sjell dobi shumë herë më të mëdha edhe se vet një parti politike. Ne i besojmë trios, informacion, kulturë, zhvillim. Sot rruga nëpër të cilën kalon emancipimi i një kombi nuk është vetëm shkollimi, por filtri i medias. Pra, ajo që është dashur të përballojmë është së pari burimi i pastër financiar i pavarur. Së dyti presionet nga konkurrenca e mediave të tjera, por edhe nga segmente të veçanta administrative apo partiake për të të vënë në shërbim të tyre. Përveç këtyre na duhet të formojmë gazetarë me mentalitet të emancipuar, të aftë e të guximshëm, të mprehtë në kapjen e problemeve dhe këndvështrimeve origjinale. Na duhet më shumë se kurrë ndershmëri profesionale. Nuk është e lehtë. Edhe nderi ka filluar të shitet dhe shtrenjtë madje në Shqipëri. Faik Konica na jep shpesh frymëzim në punën tonë.

 

 

 

Sh.S.Noé:     Si investitor si ia keni arritur të mos përkuleni?

 

 

Th.Jançe: Eshtë e pamundur të mos përkulesh sot në Shqipëri në fushën e sipërmarrjes private. Pa humbur dinjitetin. Bie dhe ringrihesh përsëri. E them me dhimbje se shpesh jemi gjendur përballë situatash të pakëndshme. Nuk ka barazi trajtimi nga elementë të administratës shtetërore, që shpesh sillen si xhandarë të cilët nuk e shikojnë bisnesin si partner, por si lopë të interesave personale. Ti je viktimë dhe nuk ke ku të ankohesh. Kjo pengon zhvillimin e vendit.

 

 

 

Sh.S.Noé:    Dhe si shkrimtar ?

 

 

Th.Jançe:     Ah, si shkrimtar! Kam ëndërruar gjithmonë të jem shkrimtar. Nuk mbaj mend qëkur kam nisur të shkruaj e s’kam rreshtur kurrë. Madje them se jam. Jam një shkrimtar virtual, pa vepra. Kam botuar diçka në Itali. Kam një marrëvëshje të re me një shtëpi botuese të rëndësishme italiane, por tepër i tërhequr, duke ripërtypur veten. Mendoj se jeta ime vetë është një vepër artistike. Atë që ka qënë individuale duhet ta bëj në një farë formë artistike publike. Druhem, sepse dua ta jap me forcë thelbin e jetës, dicka që të mbetet. Të shkruarit është komunikim. Të mundesh të komunikosh në mënyrë të bukur dhe të dobishme është fat dhe domosdoshmëri. Eshtë arsye të jetuari.

 

 

Sh.S.Noé:     Ju keni shumë projekte, në fusha të ndryshme, mund t’ia zbuloni lexuesit?

 

 

 

Th.Jançe:     Endrra ime më e madhe është që të ndryshojë Shqipëria. Më duket habi e madhe pse ende jemi në këtë gjëndje të mjerë. Të gjitha projektet tona, sepse unë nuk jam vetëm, konvertojnë në këtë ëndërr sublime që e shikoj shumë shpejt të realizueshme. Ne jemi kështu sepse këtë nivel edukimi kemi pasur, sepse pjesa më e madhe e elitës, trurit dhe e rinisë së kombit iku. Së pari duhet edukim dhe për këtë bashkë me një grup pune italian po hapim në Tiranë Universitetin Italian diplomat e të cilit do të njihen automatikisht në Itali. Do të jetë një kampus edukimi i modelit më të mirë evropian, që do të fillojë që nga niveli elementar. Jemi të ndërgjegjshëm për nivelin ekzistues të edukimit mësimor ndaj do të bëjmë diçka ndryshe. Kemi nisur gjithashtu polin editorial i cili do të ketë në fokus jo vetëm prurje nga bota, por edhe anasjelltas. Jemi të idesë dhe mbi këtë synojmë, që Shqipëria e ka mbaruar tranzicionin e saj cfilitës. Tani ajo duhet të eksportojë vetveten, produktet e saj më origjinale dhe më të mira. Kjo është e mundshme, dhe duhet të jetë rruga kryesore e zhvillimit.

 

 

 

Sh.S.Noé:    Çfarë shpresash ushqeni tek qeveria e re?

 

 

Th.Jançe:     Asnjë shpresë. Unë shpresat i ushqej tek njerëzit, tek vetvetja. Qeveria është në detyrë dhe duhet të kryeje detyrën. Nëse nuk e kryen ky popull duhet t’i kërkojë llogari, gjë që nuk ka ditur ta bëjë mirë deri më sot. Qeveria duhet t’i garantoje kushtet e nevojshme popullit të vet. Duhet të garantojë një administratë të aftë dhe efiçente. Duhet të garantojë një sistem drejtësie të normalizuar. Duhet të çrrënjosë korrupsionin. Qeveria duhet të ketë partneritet të ndershëm me biznesin. Ky popull duhet ta përmbysë qeverinë nëse nuk është në shërbim të tij. Vetëm shoqëria civile mund ta zgjidhë këtë problem për të mos lejuar formimin dhe mbizotërimin e klikave mafioze në vend. Deri më sot populli ynë ka qënë i mefshtë. Ka protestuar në mënyrë sporadike dhe për interesa shumë të ngushta personale. Ka njezetë e tre vjet që grabitet e dhunohet sistematikisht. Kjo qeveri që është duhet të reflektojë ndryshe. Shqipëria nuk ka rrugë tjetër.

 

 

 

Sh.S.Noé:    Ju dhe qyteti juaj buzë Osumit – një binom i pandashëm. Si duket Berati i sotëm në sytë tuaj?

 

 

Th.Jançe:     Absolutisht të pandashëm. S’ka si të jetë ndryshe. Eshtë qytet i veçantë në këmbët e tempullit madhështor të Dodonës antike. Berati ështe një perlë dhe jo vetëm në historinë shqiptare. Eshtë një perlë në agoni. Ekonomikisht në gjunjë. Moralisht i çnderuar. Kulturalisht i masakruar, i vjedhur. I fyer nga mosvëmendja e qeverive qëndrore. I tradhëtuar nga hajdutëria dhe paaftësia e pushteteve lokale. Qyteti më i injoruar i vendit që bie në kontrast të thellë me pasurinë dhe bukurinë e tij mijëvjeçare. Thjesht dhe shkurt, i përdhunuar.

 

Sh.S.Noé:    A keni projekte të veçanta për Beratin dhe si shpresoni t’i vini në jetë?

 

 

Th.Jançe:    Kemi një projkt shumë të madh në fushën e turizmit. Berati duhet të kthehet në kërthizën e turizmit shqiptar duke ofruar të gjitha cilësitë dhe llojshmëritë. Po punoj dhe synoj ta realizoj shpejt.

 

 

 

 

Sh.S.Noé:    Çfarë shohin intelektualët me banim në Shqipëri tek ata të emigruar: një kërcënim të pozicioneve të paraktuara tashmë, një prishje të ekuilibrave?

 

 

 

Th.Jançe:     Jo nuk besoj. Kërcënimi i pozicioneve nuk duhet të vijë nga emigranti, por nga niveli i aftësisë. Nuk besoj që ka një garë të tillë. Mendoj se shihet pozitivisht për eksperiencën që sjell. Sot ka shumë emigrantë që kthehen dhe sjellin përvoja tepër pozitive dhe të dobishme, madje kanë filluar edhe të huaj të tjerë të punojnë në Shqipëri. Madje intelektualët në Shqipëri janë në avantazh dhe s’janë sepse me kohë aftësia e tyre matet me letra të kota dhe fallco që rëndom quhen diploma, mastera, doktoratura. Këta janë ushtria e vdekur mendore që i serviret dhe i shërben segmenteve të korruptuara të pushteteve. E shoh pozitive një ndeshje të tillë ku arbitër të jetë aftësia direkte në proces pune dhe rezultate dhe jo letrat e certifikuara më kot apo zarfat e miqve.

 

 

 

 

Sh.S.Noé:    Si mund të nxiten ata të kthehen sipas pikëvështrimit tuaj?

 

 

Th.Jançe:    Kjo është një pyetje e vështirë. Unë këtu mund të tregoj përvojën time. Jam kthyer vet, me iniciativën time. Nuk kam pasur kurrë një punë shtetërore. E pamundur të çaje. U mora me sipërmarrje private për t’i dhënë zgjidhje ekzistencës time. Përvoja jashtë më krijoi mundesinë e lidhjeve me partnerë të dobishëm. Mendoj se ka disa menyra nxitjeje për të kthyer sidomos njerëzit që sot i nevojiten vendit. E para është krijimi i kushteve të barabarta të garës për punësim. E dyta financim të projekt-planeve të bizneseve që ata sjellin për t’i realizuar në Shqipëri. Por, kushti kryesor është të gjejnë ambientin sa më mikpritës, një administratë ndihmuese dhe të zhdërvjellët, garanci investimesh dhe siguri prone.

 

 

Sh.S.Noé:     Ç’qëndrim do të mbajnë intelektualët si ju, deri tani të paangazhar hapur politikisht, ndaj të porsardhurve në pushtet?

 

 

Th.Jançe:      Monitorues. T’i jepet besimi i domosdoshëm në kohë për të parë operimin e qeverisë në të gjithë gamën e aktivitetit të saj. Të vihet gishti në plagë gjithmonë. Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur. Sot kemi një brez shumë të aftë dhe ky duhet të shfrytëzohet. Unë jam i bindur se ky vend bëhet shumë shpejt. Shqipëria nuk është makinë e rëndë si shtetet e mëdha. Për të mbajtur të lartë standardin e popullit tonë nuk duhet shumë. Resurset tona, aftësitë, dhe gjenialiteti nuk mungojnë. Ajo që mungon është qeveria. Monopolet kanë hyrë kaq thellë sa duhet një vullnet dhe guxim konkret për t’i normalizuar. Dhe kjo gjë bëhet. Edhe një kryeministër i vetëm e bën nëse ka këto atribute. Kemi shumë shëmbuj botërorë. E ka shansin. Mundet. Eshtë vetëm çështje vullneti dhe jo pamundësish që varen nga tjeterkush. Kemi humbur shumë kohë.

 

 

 

Botuar ne Fenix, n,30, 29.09.2013

 

 

Join Us! Stand Up for the Earth with 100 Thousand poets for Change!

silvana

 

Join Us! Stand Up for the Earth with 100 Thousand poets for Change!

 

 

s 2

Organizer Silvana Berki 

 

Tampere on liittynyt 100000 runoilijoiden ympäri maailmaan 2013. Meillä runoutta / puhuttua sanaa la 28. syyskuuta, Hämeenpuisto 25 alkaen klo 17.00 niille, jotka eivät …voi tehdä live tapahtumaa, mutta silti haluavat olla osa tätä mahtavaa päivää! Liity meihin ja muihin runoilijoihin, muusikoihin ja taiteilijoihin ympäri Suomea ja koko planeettaa. Juhla edistää vakavia sosiaalisia ja poliittisia muutoksia!
Voitte tuoda lausumaan omia runoja tai ajatuksia suomeksi tai englanniksi!
Mukana ovat kirjailija Juha Ihalainen, Erkki Kiviniemi, Mercedes Alba ja muita…

Tervetuloa
Silvana Berki ja TulenkantajatNäytä

NO to WAR, YES to PEACE!

Those words opened the event of 100 Thousands poets for Change, on 28.9.2013, where Tampere of Finland participated with their poets “ TULENKANTAJAT”, artists and musicians, for the “Stand Up for Global Changes”.
With the same words started also the article in Aamulehti ( local newsletter) on 27.9.13, an interview taken from reporter Vilma-Lotta Lehtinen from Silvana Berki Albanian by origin poet, which was also the organizer of this great event and supported for the second time from Tulenkantajat- publishers.

”Stand Up for the Earth with 100 000 poets for Change” – event had in its focus the defense of planet from social problems increased eventually in our century with their new masks.

The celebration started by a Finnish song, plaid in piano and singed from two wonderful writers and poets of Tamperen Tulenkantajat J.K. Ihalainen and Erkki Kiviniemi.

After the welcome song, evening continued with an open speech by Silvana Berki, where among other things she said: “We can make improvement in the power of art for a better world and changes we want for our planet. The concerns are against the war, the rights of children around the world, the rights of woman, the rights of emigrants, and in general STANDING UP FOR HUMANITY – today!

The evening continued by presenting poetry one by one from each poet with different nationalities.

*The great artist and poet from Mexico Mercedes Alba which also is one of the first organizers of 100 Thousand poets for Change in the year 2011 in Jyväskylä, Finland and the year 2012 in Hämeenlinna, Finland expressed her worries about emigrant’s situation and integration process facing in Finnish society through her poems in English language.

*The rhythm of the invisible woman

I just the voice of this rhythm, rhythm, rhythm, rhythm the nothing woman has this rhythm, invisible rhythm, this rhythm, rhythm, rhythm, rhythm.
All the women that I have been are travelling with me, they are my shadow when they look at me, and they open the sky.

All the women that I have been are giving me their back; they don’t like my loneliness in exile. I see them smiling thru broken windows, strange women sitting alone in trains, buses they are passengers without tickets; i saw them with their hearts between their broken hands. They have asked you the time; they know that this is the place. .

I see them crying good bye to my soul, We are here to stay, we are not leaving; get over it, get over it, get over it, get over it!

The invisible woman has this face, black, brown, yellow so ugly, that you can only stand us in paper, in color pictures; but the invisible women have a smile.

We managed, even you destroyed our hopes; we tried keep trying, doesn’t matter when you laugh of us, we managed to woke up! That is why you see us smiling, coz we are travelling to another place, a much better place where you are not present.

But now, we are here to stay. My mother would laugh of me, of my invisible face, she could laugh if tell her that I need to go to a special school just to clean up the floor. She would laugh so hard if she knew that I have to attend a special course to take out the garbage. Oh yes, she would laugh if she knew, that i need special training just to clean up the shit.

My mother would laugh if she knew that you know, that I knew that you have seen me, eating my heart and my skin under your table, that I eat my broken heart in public places. She could laugh of your new shoes, of your so expensive happiness, she would laugh, of your bitter smile, of your bitter happiness. She will laugh of your last trip around the world when you needed to feel how lucky you are.

She’ll laugh even do, you are so lucky to press your foot over my face, over my neck, over my broken hands . You know that you are so lucky, but she will laugh of you because I am here to stay, coz you are here to stay, we are not leaving.

My mother will laugh, of your right to stepped on my chest, over my heart, over my invisible face.
She’ll laugh even do, you are so lucky to press your foot over my face, over my neck, over my broken hands . You know that you are so lucky, but she will laugh of you because I am here to stay, coz you are here to stay, we are not leaving.

My mother will laugh of your right to stepped on my chest, over my heart, over my invisible face.
She will laugh of your freedom to choose my destiny, of your first class sadness.

Now you can laugh of me, the day is coming when I will laugh so hard that you will disappear. My mother will laugh of your going around and around, and around my nothing skin, of your nothing heart. She will laugh of the nothing man of you nothing women that believe that you are so good now.

But how does it feel, to put your feet over my face?

How does feel to step over my shoulders and you know that I have to smile? How do you feel when you put your shoes over my mouth and I have to smile?

How does feel to know that we are here to stay?

Mercedes Alba Benitez. 2013

*J.K.Ihalainen read his poem in Finnish language. Jyrki K. Ihalainen (born 6 january 1957 in Tampere) is a Finnish writer, printer, translator and publisher.
Ihalainen got a young Force Association Award in 1995, the Tampere Art Award in 1998 and Eino Leino Prize in 2010. Ihalainen has been operating since 2003, held in Tampere, Finland Annikki Poetry Festival Artistic Director.

Vastaani tulee varkaita

Vastaani tulee varkaita joilla on Mubarakin ja Kaddafin naamiot
ja raskaankumara aseistus
vastaani tulee katujengi sormiaan naksuttelevia vauvoja
jotka varastavat vaippansa suoraan näyteikkunoista
vastaani ajaa Ferrari pimennetyin lyhdyin
ja ratissa istuu Black Stalin
vastaani tulee ryhmä väärennetyillä satasilla lahjottuja
perussuomalaisia joilla on kytevät kalsarit ja leivänpaahdinhatut
vastaani tulee sukellusvene lastillinen karkotettuja kiinalaisia professoreja
joilla on salkuissaan kiinalainen Wikileaks
vastaani jolkottaa kultainen susi jolla on korillinen punaisia kärpässieniä
ja kainalossaan kiimainen Puna Hilkka
vastaani tulee sudenkorentojen laivue joka puolustaa urheasti
viimeistä susirajan eteläpuolista naarassutta
vastaani tulee Myrskyä harjoitteleva teatteriseurue joka replikoi
mainoskatkojen ylipontevia iskulauseita
vastaani tulee kaihinen oksennustaan pidättelevä johtokunta
jolla on tarjottavanaan suihin ottoja ja loputtomia lomautuksia
vastaani tulee palavilla palloilla pelehtivä akrobaattiseurue
jonka taskuvarkaat jahtaavat lyhythameisia koulutyttöjä
vastaani tulee yksisilmäinen vallankumouksellinen
jonka päämääränä on valloittaa kaikki ei-kenenkään maat
vastaani tulee kojoottikasvoinen sielunpeluri
jolla on seitsemän sielun saatavat
vastaani tulee pyhää lukua imeskelevä ydinfyysikko
joka on keksinyt miten maapallon akseli käännetään nurinja mitä minä näenkään?
minä näen vartioimattomien koiralaumojen etenevän keskustaan
kohti taivaallisen aukion lihatiskejä
minä näen Toisen Maailmansodan sotakarkureiden
palaavan voittajina sodastaan
minä näen papittarien riuhtaisevan kauhtanansa auki
kaikkien seurakuntalaisten katsella
minä näen koketeeraavien kotiäitien tanssittavan kukkoa ja kanaa
avotulien äärellä soidinmenoissaan
minä näen puolikuntoisten peliriippuvaisten koululaisten
rymistävän lentokentille ilmakehää sulkemaan
minä näen itseensä kyllästyneiden nuorisojoukkojen
potkivan työhön matkaavien autoja aamuruuhkassa
minä näen keskenkasvuisten saudipoikien kansallistavan
kuningaskuntansa öljyvarat ja kaikki öljyt
minä näen sankarittarien silikonirintojen poksahtavan
kuin käytöstä poistetut hehkulamput
minä näen pulverikauppiaan digivaakoineen heristämässä
nyrkkiään pesäpallomailoin aseistetuille mummoille
minä näen sissijoukkojen istuvan digitaalisten päätteiden ääressä
viidakossa hakkeroimassa turvallisuuspalveluita ja pankkeja
minä näen pörssikeinottelijoiden piiloutuvan maan alle
laskelmien ja ennustusten romahtaessa
minä näen irtileikattujen iranilaisten päiden keskustelevan
asiantuntevasti 700-luvun persialaisesta runoudesta
minä näen sukupuuttoon kuolevien meren elävien
ahtautuvan turistien kansoittamalle rannalle
minä näen mayojen ajanlaskun loppuvan minä näen maan
nyrjähtävän minä näen miten orjaplaneetta palaa
minä näen miten aurinko pysähtyy ja sanoutuu irti
roolistaan ihmiskunnan jumalana 5:28 / uusi rytmi
minä näen miten kansakunnat taistelevat valtavia tuulimyllyjä vastaan
ja näen miten ne valtavat tuulimyllyt musertuvat, ne musertuvat
minä näen miten suuret aallot musertavat kokonaisia satamia
ja musertavat tehtaita ja voimaloita ja väkirikkaita kaupunkeja
ikimuinoinen kätketty lohikäärme kytee
ja siinä se sitten kytee
ja se ryhtyy syöksemään tulta
kunnes se polttaa kaiken
se polttaa kaiken tieltään
minne tahansa se onkaan menossa
minne tahansa se eksyykään
ja minne minä eksynkään?
minä eksytän yksisilmäistä jumalatarta
jolla on kuusitoista viittomakielistä kättä
minä eksytän läpinäkyvää rakastajatarta
jolla on ampiaisvyötärö ja joka lukee kytevää
tuhatta ja yhtä yötä
minä eksytän sinua joka varoittamatta ilmestyt
edestäni takaani sivultani olet joka puolellani sisälläni
olet kaikkialla en tunne sinua minä pelkään sinua
kosketa minua haista minua anna minun olla
minä rakastan sinua minä haluan sinua älä ole noin
minun tekee mieli sinua älä ole noin ylimielinen
älä ole noin jäykkä älä ole noin vähän
älä kasta meitä näissä luterilaisissa öljylähteissä
me olemme niin nopeat
että hotkimme kaiken öljyn latkimme kaiken tuon mustan veren
olemme kuin kissat kulkukoirien porttoloissa
olemme kuu ja taivas ja ne satelliitit ja ne kaikki voimalinjat
ja ne tienvarsihotellit niissä haisee torakat
ja niissä tarjoillaan paskaruokaa
ja ne jätättää kaiken kevättä
ja ne on sen tien varrella joka vie sinne
minne ainakaan minä en ole menossasillä mitään muuta ei meistä ei tulla muistamaan
kuin nämä sateen ja auringon kovettamat manttelit
ja pelitaskussa holipompelipullo.

J.K.Ihalainen 2013

Half Finnish and half Italian the loving singer Grazzia Secondi singed a song followed by Hungarian friend, She also told about herself, her integration to Finland, difficulties and possibilities.

…and the atmosphere continued with other presentations from the audience, were other poets reading their poems.

Kolec Traboini is an Albanian by origin filmmaker, journalist and author of 14 books in Albanian poetry, prose and essays, and co-author of a collection of love poems on the Albanian and foreign authors.

Hevoset ( finnish language)

Unelmissani näen aina hevosia
Laumoja, kaukana auringon laskussa
Mielessä syty verilöylyä
Tapetut – sivistykseen nimessä.

Näin kerran kun hevonen löivät Firenzessä
Koska takkaan ei voinut kantaa
Ja järkyttynyt Nitze kaappasi ruoskan
Ja hevosen omistajan alkoi lyödä.

Hyvää Nitze päätyi mielisairaalan
Ja omistaja tappoi vanhan hevosen
Tekniikkaa ei pysähtynyt täydellisyyttä
vaikka luonto ei ollut saman mielen.

Missään nyt en löydä hevosia
En maailman peloilla
vain Bronx legendoihin kerskurina
ja idiotteihin kilpailussa

Kolec Traboini, 2004

Silvana Berki, is a member of leading board, to the international writers Galaxy Poetic – Atunis association, she is a poet and novelist. Silvana`s poetry, mostly constitutes social problems, for example the issue of children, emigrants and also political. Here are some she presented on Finnish language.

LOST?
The funny thing is…
In the same time when my focus is to strike the violence of my nation,
I have to think of how to inspire the meaning of love disappeared in modern society..
After all, both societies luck love,
But differently,
It looked like we lose the sense of love in any battle
…of ignorance,
… or modernity.
How lost we are?

Troubled World

Unfortunately, the world is not what we thought in our youth
The world, desperate protests today.
The world is turned into a tangle; hardly you known where it has its beginning or the end
Where saints with finger criticize, while scientists study the continuity in oil.
Disappointment we faced when ideologies tumbled down one by one…
When societies in chaos were burning from vampire which dried everything
, Disappointed we feel when in the name of individualism are walking over love and friendship
… to breath, don`t aloud for hope and dreams, a distant guest could be.
When it will end this bad dream, where violence and evil will not be powerful?
My loved ones: The world was not created in one day, nor life only from a child was born.
All together we formed it, the yellow, and the black and white
And I think, on this globe has room for everyone, where everyone to stay is welcome.

Out of the system,
You felt when a apparel worn in the child`s body,
With ugly words is ridiculed and tortured,
Clotted his mind with snipped “blood,
For…someone is learned,
…and incline to tease the others!

Out of the system,
You feel, when your mind educate cannot as poor,
When little farther, in suburb blinded to see the truth,
No bread,
Homeless,
With outstretched hand in a heavy space, lack of air
Child beggars in impasse,
Dragging is building their life.

Out of the system,
You are,
Do` not think wealth has entered you inside,
You coax a small piece of empty life, because of its what `can meet?
And pleased are saying: I am part of this body institution, give and take … whatever I want,,,
But in reality,,, nothing tastes!
In reality,,, you feel out of the system when lack love!
Look,
Somewhere a little further … the sound of a rotten cane to the causeway you hear,
Symptoms of paranoia following, hit from someone,
They steal; kill and you again are rising blinded in your system,
Mort tranquility, pleasure that kills…

Out of the system,
You are,
Don`t even rank plans with the opposite for the future,
No matter you are inside or outside the country of birth,
We citizens of the world – enter as beggars,
For our right, we are grilled from political systems,
Threatened “International beggars”
You slap the unemployed system, hopeless…
The system that even though inside, let you outside as beggars!

Matkalaukku ( in finnish language)

Oi, kuinka moni asia muuttui sen jälkeen
kun kone nousi taivaan sineen
taakseni ei jäänyt vain vanhempani kurjuuteen
vaan osa elämääni muutenkin.

Kuinka moni asia muuttui sen jälkeen
kun matkalaukun täytin muistoilla
matkalaukku sai minut tuntemaan arvoni
kuin enkeli pysyy se rinnallani vieläkin.

Oi kuinka moni asia muuttui sen jälkeen
kun muilla kielillä aloin ajatella
isänmaallisten kavereiden täytyy kysyä kymmeniä kertoja
löytääkseen vielä yhteyden.

Kuinka moni asia muuttui sen jälkeen
kun muuttamaan pyysivät nimeni
ihan kuin nimessäni ei olisi mitään arvoa
vain rumilus tehty työskentelyyn.

Kuinka paljon asioita muuttui sen jälkeen
kun vieraassa maassa purkasin matkalaukkuni
minulla on nimi, huusin kivussani
ja sen takia minun ei tarvitse kärsiä.

By, participating 100 Thousand poets for Change – ONCE MORE Tampere of Finland, Tulenkantajat and Silvana Berki, the member of the leading board of International Galaxy Poetry ATUNIS, showed that They are part of this galaxy powerful mind of writers and poets, believing their power of mind and voice and spirit courageously fights against causes of poverty, discrimination, racism and humanity in general.

“You can change the world with only one word” said once Pëllumb Tare, Albanian poet with his residence in Italy. And that world is PEACE!

Thanks to all participants of the event 2013, and see you next year,

Silvana Berki, Galaxy Poetry – ATUNIS and Tulenkantajat, Tampere, Finland 2013.