Poezi nga Lola Meçaj

Poezi nga Lola Meçaj

lola

         Lola Meçaj 

Statuja e heshtjes

Të kam ngritur lart 

Shumë lart
Deri atje …
Ku s’të ndoqa dot
Po madhështia është këtu
ku ka rrënjët malli
Në legjendën e vjetër
të ikjes pa kthim
Gur i rëndë mbi shpinë
Mbi heshtjen tënde e bëra shtrojën
Gërvishja një shenjë që erdha
Ti prapë statujë
Me zemër që s’rrahu fort
Tani…
Ka ngelur një kornizë e varur bosh
dhe një copë e shkuar pa përtypur
I fundit trishtim
Pështyj të djeshmen harrrame
Këpucët e ardhjes grisur nëpër ëndrra
Plaga ime plakur
Kurorë vetmie mbi ty
Aaaaa sa vuan ai që s’fal
Monark e skllav i shpirtit
Se fala me mijëra herë në dashuri
Ndihem mbretëresha mbi liri 

Gjurmë e padukshme 


Dielli më varet mbi supet e ftohtë
Palos kujtimet
I vendos në sëndukët e harresës
Diku ngelet një gjurmë e pa fshirë
Ti… luan me fjalën
si unë me plagën
E mbyll
E hap
Prej degës së qiellit
shndrit një yll më tepër se të tjerët
Më ringjall
Në hapsirën e kohës dua të harroj
Nxjerr kujtimet prej sëndukut 

Filloj të të dua prapë

 Mu desh pak ujë


Një pikë ujë mu desh netëve të qelqëta
Ti,një puthje më dhe
Mi mbyte psherëtimat
Deve u ktheva
Një det piva
Etjen shova shkretëtirës
Për një shekull s’më duhet më ujë
nga puthja jote e zjarrtë

Saturni në shenja


Unë, bija e hënës (gjumi yt)
Ti,bir i Diellit (shkëlqimi im)
Ma zure pritën !?
Nuk janë më retë gri
që më kafshojnë qiellin
As Dielli me njolla fytyrës
Loti ngrirë stalakmitesh
Vështirimi mbytur dallgëve
Eeeeej,jam e lira erë
E ngrohta verë
Rrebelja
por jo Erini (hynesha e hakmarrjes )

Ai


Më doli kryq në rrugën time 
Shkëmbyem heshtje dhe vështrime
Më shihte me sy të kaltër
Të ethshëm ishin prej kafshe të butë
Të dy kishim etje
Pranë burimit prisnim të dy
As unë nuk e sulmova prej frike
Për mbrojtje as ai
E lash të pinte ai i pari
Unë piva ujë pas tij
U zhvesh më pas i tëri
Krejt lakuriq më vështronte
Më përshëndeti gjarpëri dhe iku
Më la dhuratë
lëkurën e bukur të tij 

E di (ni)


Sot u lumturova
Mu kthyen lotët
Qava
Qava
I piva të gjithë lotët me etje
Si toka në stinët e thara

Abazhuri prej guaske 


Lermë t’i kapërcej yjet
Fryma jote të mos më ndjek si erë
Lermë pak momente pa hijen tënde
Ç’liroma britmën e mekur,mbytur dallgëve
Zbardhma natën me dritën e guaskës
që mban te koka
Aty ke ninullën dhe buzëqeshjen
që të nis nga larg 

Ta lë një shteg


Të qenka shkërmoqur dhimbja 
Paske ardhur kalimtar në udhëkryq
për të bërë strehë
Paske zbuluar s’e kisha një fole pulbardhe
Fshehur guvave të shëllirta
Larg vështrimeve
Zhgënjimeve
Vetmive
Më paske gjetur mua
Një bimë të egër që s’e njihte njeri
Melhem mbi plagë
Tani je ndryshe
S’të duhen më shenjat që vija rrugës
se mos humbje
Vetmohem qetësisht
Se diku,atje…tej mungesës
Jam në një mendim që prish qetësinë ëmbëlsisht
Do ta lë një shteg hapur
Vetëm natën mos më dil
në lak të Hënës
Kot më rri në breg të zemrës
Nisu në ag
Kur të flenë yjet gjumëprishur

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s