Poezia si komunikim dhe impuls i brazdave të shpirtit ( Parathënie e vëllimit poetik “ Të dëgjosh zërin e lotit” i autores Arianita Hoxha) / Nga Agron Shele

Poezia si komunikim dhe impuls i brazdave të shpirtit ( Parathënie e vëllimit poetik “ Të dëgjosh zërin e lotit” i autores Arianita Hoxha) Vëllimi poetik “ Të dëgjosh zërin e lotit” është vëllimi i tretë i autores Arianita Hoxha, … Continue reading

World Laureate In Literature- 2017 WNWU, Kazakhstan / By Kairat Duissenov Parman- President WNWU ( Kazakhstan)

World Laureate In Literature- 2017 WNWU (Kazakhstan ) World Nations Writers’ Union Kazakhstan, in commemoration of her 26th independence anniversary has announced international literary awards ‘World Laureate In Literature- 2017 WNWU, Kazakhstan’ against life-time achievements of poets and authors from all … Continue reading

Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

NË SHTËPINË E DANTES

E gjithë Firencja ishte aty brenda
Edhe Beatriçja aty ish,
Të gjitha konfliktet e kohës kërkonin të bënin pajtim.
Ato që nuk mundi t’i merrte me vete,ishin po aty.
Mungonte vetëm poeti
(Nuk e lanë të kthehej sa qe gjallë.)
Në arrati lindtte bibla e kombit italian.
Tani,
Për t’i kërkuar falje,
Radha e gjatë e vizitorëve pret nëpër shkallë.

 

SYVE TË DRITËS

Shkulem dhe bëj të ik nga kjo mjegull,
Nëpër qiej zhytem e përhumb.
Mendimet? Një çati e thikët, pa tjegull,
Shpend i dyzuar: korb e pëllumb.

Në pikën e nisjes: për arrati i etur,
Në pikën e mbërritjes: arratia më tej e zhuritur.
Etja s’më lë te bie në pikën e vdekur,
Në krahë shqipesh sytë i kam pikur.

Dhe mjegulla davaritet luginash,
S’arrin të bëhet re përmbi mal.
Më hapet përpara një diell dëshirash
E rrezet? Syve te dritës ua fal.

 

Nga cikli: BIRI IM, QË NUK LINDE

4.
Nuk desha as ta bëlbëzoja,
Më dridheshin fjalët,
Lakuriq rendnin mes thëllimit e ngricës
E brymë bëheshin nën strehën e qerpikëve.

Ti doje të vije në këtë mëhallë të varfër,
T’i ndizje qirinjtë e yjeve
Qiellit të gëzimit tim me atë hënë të ngrënë,
Por edhe shtëpinë e lindjes
E mbyllën në spitalin e dikurshëm,
Kilometra e kilometra rrugësh me gunga
Me barkun te goja merr sot çdo nënë.

Pastaj,për betimin e Hipokratit ,
Do të kthenim bashkë koshat e ndryshkur,
Për ta gjetur atje të ndotur tok me garzat.
E klithma jote do t’i pergjakte të gjitha fjalët.

Nuk pranove t’i vije mëhallës sonë me lindje çezarine,
U ktheve etershëm në qiellësi,
Nuk doje që kontakti yt i parë me këtë botë të pangopur,
Të ishte me njeriun bisturi.
Më mirë që mbete në maternitetin ëndrrave,
Aty lind e rilind si perëndi.

 

Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

GOTAT BOSH

Mbusha dy gota me verë mbrëmë
për të larguar vetminë e trishtë,
ti ndodhesh shumë larg nga ky vend
por zemra ime të do ngjitur fizikisht.

Kam pirë e kam folur me ty mbrëmë
pastaj vazhduam ëndrrën gjithë natën,
vazhduam gjërat që përgjysëm kishim lenë
e trupat i dogjëm si qirinj, që kurrë s’ i patëm.

Dy gota me verë i mbusha mbrëmë,
për t u kënaqur nga larg të dy, ashtu si kot…
Nuk piva asnjë pikë…, natën e kalova në këmbë
por sot në mëngjes për çudi, gotat i gjeta bosh!

 

NË KRAHËT E LUMTURISË…

Momenti është i vogël, sa një pikë ujë,
është një sekondë, është një presje, një pikë…
Të prek pa kuptuar, pa zhurmë e pa bujë
e rruaza margaritarësh të fal mbi qerpik…

Hidhu pa hezitim në krahët e lumturisë,
hidhu pa mëdyshje, o njeri, pa frikë!
Nëse rilind përsëri në moshë të pjekurisë,
jepi frymë…, nga fryma jote dhe pikë!