Poezi nga Agim Bajrami

Poezi nga Agim Bajrami
 
 
Ata
(Sipas një thënie të Ledi Dajanës)
 
Gjithë jetën mi kanë mbyllur portat në fytyrë
Ata që duhej të mi hapnin dy kanatet
Tani mendoj se kanë bërë mirë
dhe s’ më vjen inat fare
 
Për ta kam qenë gjithmonë” non grata “
dhe pse na rrjedh në dej një gjak
Ata janë qenie dalë nga nata
dhe miqësine time s’ e kanë hak
 
S’ më lidh me ta asgjë në botë
Mes nesh kalon një oqean
Unë kam veç diej në aortë
Ata veç borëra dhe kallkan
 
 
Ata dijnë veç të flasin bukur
Të marrin poza si aktorë
Ja kanë atdheut me të “futur”
dhe në greminë na shtyjnë me zor
 
Fytyra e tyre e pa fytyrë
Me kilometra larg dallon
Çdo ditë ndërrrojnë maska dhe ngjyrë,
e s’ dinë ç’ është fjala turp
 
Gjahtarë për postet dhe paratë
Nën ta rreh veç një shpirt ujkor
Unë vendin tim e shoh si atë
Jo pjesë zinxhiri ushqimor
 
Prandaj dhe ngjaj kaq shumë i zverdhur
I zbehtë, i thatë, si një derrasë
Ata dhe ajrin na kanë vjedhur
Ndaj orët tona ecin pas
 
Gjithe jeten ma kane mbyllur porten në fytyre
(Një portë të rënde si në mesjetë )
Se s’ kam si ta dhëmbë vampiri
Që shpresën tonë çdo çast e vret
 
 
 
E kam vendosur
.
E vendosa, s’ do mendoj më për ty
Me kokë përkulur në dritare
Mbështjellë prej dimrash gjithe mërzi
Dhe tymrat e cigares
 
Ç’ më duhet më që ta lodh veten
Për një kujtim të mekur
Shume njohje shpesh gjatë rrugës mbesin
Disa lindin të vdekur
 
Ish krejt e rastit me ty njohja
Ndaj ngjau ajo që ngjau
Ti kishe frikë nga e panjohura
Dhe ç’ farë vinte mbas saj
 
Unë s’ kisha kohë të jap shpjegime
Jam tip i komplikuar
Në pjate ta vura zemrën time
Ta prekje vetë me duar
 
Dhe nëse ti s’ doje ta prekje
Unë s’ mund të jem fajtor
Në dashuri nuk ka komanda
S’ bëhet asgjë me zor
 
E vendosa mos mendoj më për ty
Ti ndrydh në shpirt dëshirat
Ti je si cigaret që tymosin mërzi
Dhe më bëjnë pjesë me dimrat.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s