Dallgë poetike (Duke lexuar vëllimin “Thashë, të bëhem edhe unë poet!” të shkrimtarit Viron Kona) / Nga: Ibrahim Hajdarmataj Kryetar i OJF “Mësuesi”, Publicist

Dallgë poetike (Duke lexuar vëllimin “Thashë, të bëhem edhe unë poet!” të shkrimtarit Viron Kona)   Nga: Ibrahim Hajdarmataj Kryetar i OJF “Mësuesi”, Publicist Këto ditë lexuesit dhe kritika u njohën me vëllimin poetik  “Thashë, të bëhem edhe unë poet!” … Continue reading

TIRANË: VEPRIMTARI FESTIVE, PËR UDHËN 20-VJEÇARE TË RADIO-KONTAKT… / Nga: Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues

TIRANË: VEPRIMTARI FESTIVE, PËR UDHËN 20-VJEÇARE TË RADIO-KONTAKT…

Nga: Prof.Murat Gecaj

        publicist e studiues

 

Dr.Jolanda Lila, duke përshëndetur të ftuarit…

1.

Sa shpejt kaluan, më shumë se 20 vjet, nga emisoni i parë i një radioje, që tashmë është bërë kaq e njohur dhe e dashur për dëgjuesit tanë, brenda e jashtë Shqipërisë, me emrin domethënës, “Radio-Kontakt”. Shumëkujt i kujtohen emisionet e fillimeve të saj, kur Shqipëria po kalonte çaste të vështira të viteve të tranzicionit demokratik. Bashkë me ndryshimet e gjithanshme, në jetën politike, shoqërore, ekonomike etj., edhe ky mjet i komunikimit masiv, ndër ta parët në vendin tonë, na ka shoqëruar, hap pas hapi, gjatë këtyre viteve, deri në ditët e sotme.

Pikërisht për të kujtuar udhën e përshkuar dhe për të festuar se bashku, mbrëmë u organizua një veprimtari masive, në mjediset e Hotelit “Milenium” të kryeqytetit. Kishin ardhur: publicistë e shkrimtarë të njohur, punonjës të arsimit, artit e kulturës, si nga Shqipëria, Kosova, Ulqini e shkupi etj. Gjithashu, morën pjesë në këtë ceremoni festive: ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë etj.

Për udhën  e kaluar nga Radio-Kontakt, në 20 vjet të jetës së saj, në emër të Bordit drejtues, foli Dr. Jolanda Lila-drejtoreshë e përgjithshme  e “Media-Kontakt”. Ndër të  tjera, ajo nënvizoi se kjo Radio është bërë e pranishme në jetën e përditëshme të shqiptarëve, si brenda Shqipërisë e në trojet tjera amtare, por dhe në mjediset e emigrantavë tanë, të cilët jetojnë e punojnë në shtete të ndryshme të Europës dhe deri në Amerikë e Kanada. Përmes valëvë të  kësaj Radioje, me fjalët e njohura, “Kënaqësia e ditës suaj”, ajo na shoqëron të  gjithëve: në familje, në punë ose në veprimtaritë e ndryshme etj.

 

Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimtaria…

2.

Një ndër radiot e para private në Shqipëri, radio Kontakti zhvilloi mbrëmjen e djeshme një festë të bukur, me rastin e 20-vjetorit të themelimit. Në ceremoninë e organizuar bukurfestive u bënë bashkë personalitete të politikës, ambasadorë e përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të sferës akademike, personalitete të shquara në fushën e artit, arsimit e kulturës, si dhe drejtues e gazetarë të medieve të shkruara dhe elektronike, nga Shqipëria, Kosova, Shkupi e Ulqini.

U përshëdetëm me drejtues e gazetarë të hershëm e të sotëm të Radio-Kontakt dhe veprimtarinë  e ndoqëm, së bashku, me:  Rezart Gashin,  drejtor i Instititit të Integrimit të Kulturës Shqiptare-Tiranë; diplomatin e shkrimtarin Besnik Mustafaj; mësuesin veteran e ish-drejtorin e Gjimnazit në fshatin Zogaj, të Malësisë së Gjakovës (Tropojë, Ibrahim Hajdarmataj etj.

Fjalën e rastit e mbajti drejtoresha e përgjithshme e “Media Kontakt”, Dr. Jolanda Lila., Pasi bëri një paraqitje përmbledhëse të veprimtarisë së Radio-Kontaktit, në dy dhjetëvjeçarë, ndër të tjera, theksoi se kjo media lindi dhe u zhvillua, një radio për të gjithë shqiptarët, kudo që ata ndodhen, në Shqipëri e jashtë saj.  Ndër të tjera, ajo përmendi edhe ndihmesën e dhënë prej kësaj Radioje, gjatë luftës për çlirimin e popullit vëlla të Kosovës  nga rregjimi i egër serb. ”Këtë gjë e tregoi gjatë luftës së Kosovës,-tha ajo J.Lila, në fjalën e saj,- kur aksionet sensibilizuese nëpërmjet valëve të kësaj Radioje, arritën që të grumbullojnë, jo vetëm qindra tonë ndihma materiale, por kjo media shërbeu edhe si një urë lidhëse, për banorët kosovarë të shpërngulur, të cilët kishin humbur kontaktet me njerëzit e tyre të dashur”. Më tej, ajo nënvizoi: “Edhe sot, ndërmjet shumësisë së kanaleve mediatike, “Radio Kontakt” spikat me identitetin e vetë. Ky është konturuar e konsoliduar nga drejtorët e kryeredaktorët ndër vite, nga dhjetëra e qindra gazetarë e teknikë dhe bashkëpunëtorët e panumërt, që kanë punuar përgjatë 20 vjetëve, në këtë Radio. Ajo u është mirënjohëse atyre, siç i janë ata, asaj!”. J.Lila përmendi me respekt të veçantë punonjësit  e parë të kësaj Radioje, Agron Bala e Riza Rusi. Po kështu, nderoi kolegët, të cilët nuk jetojnë më.

 

Buqetë me lule të freskëta, për autorin e dokumentarit festiv, Esat Teliti-“Mjeshtër i Madh”…

Të pranishmit në këtë festë jubilare, i përshndeti edhe gazetari i njohur, Alfons Zeneli, ish-drejtor i parë në Radio-Kontakt. Ndër të tjera, ai tha këto fjalë: ”Kjo Radio hyri në histori, jo thjesht për faktin se ishte e para radio private, por sepse ishte e para, që përkrahu fjalën e lirë dhe demokratike, pa asnjë lloj censure”. Pas tij, e mori fjalën edhe kinoregjisori Esat Teliti-“Mjeshtër i Madh”, i cili i përshëndeti brezat e gazetarëve e teknikëve të kësaj Radioje emërmirë.

Pastaj, në ekranin e sallës, ku u zhvillua veprimtaria e festës së 20-vjetorit të “Radio-Kontakt”, u dha dokumentari “Fuqia e fjalës së lirë”, përgatitur nga Esat Teliti. Përmes filmimeve të ndryshme, sigurisht shkurtimisht, jepej udha e përshkuar nga kjo Radio, në këta vjet të jetës së saj. Ndër të intervistuarit e shumtë, ishte  kryetari i Bordit të Radio-Kontakt, Prof.Ramiz Zekaj e disa punonjës të kësaj Radioje, ndër vite.

Të ftuarit në këtë veprimtari festive, i vazhduan bisedat e tyre,  në koktejin e shtruar, me këtë rast.

Tiranë, 7 dhjetor 2017

90-VJEÇARI DOMENICO VILLONE, PËRURON NJË LIBËR JETËSHKRIMOR… (Në librarinë “Alberi d’aqua”, të qytetit Asti-Itali) / Nga: Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues

 
90-VJEÇARI DOMENICO VILLONE, PËRURON

NJË LIBËR JETËSHKRIMOR…
(Në librarinë “Alberi d’aqua”, të qytetit Asti-Itali)

 

Nga: Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues

1.

Në librin tim, “Për ju, krijuese…”, te shkrimi për një bashkatdhetare emigrante, me origjinë nga Vlora dhe banuese me familjen, në qytetin Asti të Italisë, ndër të tjera, thuhet:
“Duke biseduar me diplomanten e psikologjisë, Anila Novruzaj, mësova dhe një fakt shumë interesant e domethënës. Studimet për degën e psikologjisë dhe provimet për të, në Universitetin e Torinos, i kishte ndjekur edhe një i moshuar, tashmë 84-vjeçar. Ai quhet Domenico Villone. Është me origjinë nga Pulja e Italisë dhe jeton prej vitesh në qytetin e Torinos. Ka lindur në Afrikë, ku i jati shërbente ushtarak, në një kamp përqendrimi. Pastaj, 60-70 vjet më parë, u vendosën familjarisht, ku jetojnë sot…
Aftësia e Domenicos ishte të komunikonte me punonjësit e makinave, prej të cilëve mori mësime të vlefshme për jetën.Pasi mbushi moshën, ai doli në pension. Por disa vite më vonë, atij i lindi mendimi të regjistrohej për studime të larta, në degën e psikologjisë. Kështu, për një periudhë 3-vjeçare, arriti t’i ndiqte leksionet dhe t’i jepte me sukses provimet e lëndëve të ndryshme. Por, që të diplomohej, edhe atij i kërkohej të shkruante një punim me temë psikologjike. Me këmbëngulje, Domenico e realizoi një gjë të tillë dhe, në korrik 2011, para komisionit përkatës paraqiti punim-diplomën me temë: “Jetëshkrimi, shkalla më e lartë e vetëdijes profesionale”. Udhëheqësi i diplomës dhe të gjithë pedagogët e tjerë mbetën shumë të kënaqur prej tij, prandaj i bënë vlerësimin maksimal, me 110 pikë. Siç më informuan, për këtë rast të rrallë e nxitës për të tjerët, është shkruar në shtyp dhe është folur edhe në RTV Italian…”. (Nga libri, me autor Murat Gecaj, “Për ju, krijuese…”, Tiranë, 2015, faqe 265-267).
Ja, vitet rrjedhin, si pa u kuptuar dhe përsëri ky mik italian na tërheq vëmendjen, tashmë, me një fakt tjetër. Në vazhdim të temës së tij dhe duke e ripunuar atë, me kujdes e pasion, Domenico Villone përgatiti dhe, kohët e fundi, nxori në qarkullim një libër jetëshkrimor, me titullin domethënës, “Novant’Anni-A scuola di vita” (Nëntëdhjetë vjet, në shkollën e jetës). Mirëpo, ai dëshironte që librin e tij ta përuronte pikërisht në qyetin Asti, ku jeton me familjen Anila, recensente e këtij botimi. Biseduan me librarinë “Alberi d’aqua“, me pronar Beppe Gnesolto dhe ajo shpërndau këtë njoftim, për lexuesit:

 

Pamje nga Aktiviteti

“Domenico Villone, pas një jete të jashtëzakonshme, në moshn 80-vjeçare, vendosi të regjistrohet në Universitet dhe në moshën 84-vjeçare ai u diplomua në degën e psikologjisë. Është një njeri i veçantë, i cili ka mbajtur të freskët dhe të paprekur dëshirën për të mësuar, për të zbuluar dhe, mbi të gjitha, për të jetuar.
Nesër mbrëma (dmth më 1 dhjetor 2017-shënimi im, M.G.), ai do të jetë mysafiri ynë, për paraqitjen e librit të tij “Nëntëdhjetë vjet, në shkollën e jetës”. Është një takim, ku pjesëmarrsit nuk do të jenë të humbur…Ju mirëprsim!”
Erdhi dita e përurimit dhe, mbushur me kënaqësi, por dhe emocione të kupushme, autori i libri i priti, në librarinë e mësipëme, mbi 40 të ftuar. Pjesëmarrsit e përshsndetën dhe e uruan atë përzemërsisht, për këtë botim dhe për vullnetin e dëshmuar, për hartimin dhe botimin e tij.
Fjalën e hapjes, në përurimin e këtij libri, e mbajti recensentja, Anila Novruzaj, e dplomuar dhe ajo në degën e psikologjisë, bashkë me Domenico Villonen dhe që tani përgatitet ta mbrojë doktoraturën, pranë Univeristetit Justo të Italis, degë e Universitetit “Fonti Fico” të Romës. Ajo e tregoi, sigurisht shkurt, përmbajtjen e librit dhe u bashkua me mendimin e lexuesve të tij, se ky është një shembull i shkëlqyer i autorit të tij, që na mëson se jeta e njeriut është, gjithnjë, shkollë. Gjithashtu, tha se Domenico dëshiron që këtë libër të tij, mundësisht, ta përktheje e botojë, në gjuhën angleze, por dhe shqipe.
Pastaj, me miratime e përgazime për autorin e librit, e morën fjalën disa veta, të moshave e profesioneve të ndryshme. Ndër ta, pëmendim: Karlo Sabione, Mattia Xhekaj, Beppe Gargarella, Beppe Gnesolto, Chiara Ruffnengo, Ardian Popllo, Kristina Villone (vajza e Domenicos) e të tjerë.
Në mbyllje të këtij pëurimi, paksa i emoconuar, autori i këtij libri të ridhe interesant, Domenico Villone, i falënderoi nga zemra, si folësit dhe gjithë pjesëmarrësit.
…Në mbyllje të këtyre radhëve modeste, për përurimn e këtij libri jetëshkrimor, nga Domenico Villone, e përgëzojmë atë për këtë botim dhe i urojmë shëndet të mirë e jetëgjatësi!

Tiranë, 2 dhjetor 2017

Poesie di Antonella Commendatore

Poesie di Antonella Commendatore

 

Baci

Non dare ad un’ altra
quei baci che sono
solo i miei.
Non darle quelle carezze
che di dolcezza mi inondavano
quando a me le regalavi.
Non prendere lei in braccio
perché solo a me leggiadra
prendevi e baciandomi mi dicevi
ti darò quello che ti è mancato
al mondo.
Non abbracciare lei, nelle tue braccia
tieni solo me, che ho bisogno di te.
Non dare a lei quello che spetta a me
per tutto quell’ Amore smisurato
che ho per te.
Prendimi, stringimi e tienimi
con te.

 

Momenti

Mentre me ne sto lì coi miei
pensieri, in un attimo infinito
sento dentro me te, che come
un vento caldo mi entri lento.
Quel fuoco brucia dolcemente
e avverto in un interminabile istante
che la tua anima entra nella mia.
Ti sento in quel momento
appiccicato alla mia pelle.
Non mi spiego il perché?
Non so come succede
Ma ti sento forte e mio
e non dovrei.
Domande si affollano nella
mia mente, che cercano di
capire, ma non trovano
spiegazione nella loro confusione.
Forse il cuore sa ma tace
esprimersi non può e si fa
sentire dando le scosse
che quelle sensazioni
ti fanno avvertire.

 

Preghiera

Caro Gesù bambino
ti chiedo un dono piccino
piccino, che non costa nulla
ma che ha un gran valore
sin da quando ero bambina
chiedo soltanto l’ Amore.
Forse non l’ ho chiesto
nel modo giusto, perché
non è mai arrivato per restare
passava veloce e poi fuggiva.
Forse quest’ anno sarò più capace
e chiederò col cuore più puro
e sincero.
Forse devo urlarlo un pochino
affinché il mio grido arrivi fin lassù
in cielo.
Allora urleró più forte per far sentire
il mio dolore a non avere con me l’ Amore.
Ascolta la mia preghiera
Oh! Caro Gesù bambino
non chiedo che questo per me
e per chi desidera lo stesso
con cuore sincero.
La tua figlia diletta.
Amen.

Shën Albani – shënjtori i besës së mbajtur si shqiptarët / Nga: Kolec TRABOINI

Shën Albani – shënjtori i besës së mbajtur si shqiptarët https://traboini1.blogspot.be/2013/08/shen-albani-shenjtori-i-beses-se.html   Nga: Kolec TRABOINI Alban ishte një qytetar romak pagan dhe jetonte në qytetin romak 2000 vjeçar Verulamium, rreth 35 km. në veri të Londrës – ish koha kur … Continue reading

Purnima Singh

Purnima Singh   Purnima Singh is an Assistant Professor of English in Vasant Kanya Mahavidylaya, Kamachha. Her Ph.D. dissertation is on “Consumer Capitalism and Nature on the Fiction of Ron Rash” from Banaras Hindu University. She is a lover of … Continue reading

Wirlwind – Asoke Kumar Mitra / From English to Hebrw and Spanish Anat Hidekel

Asoke Kumar Mitra ~La angustia del vientoרוח מצוקה~ Wirlwind אנת חדקל זכרונות שקטים נפוצו על פני השדרה עננים מעוצבי לב לא מרוסן זכרונותנו שנקברו בתוך פרחי הסתיו אור ירח משונן על גבי האבן אנו מטפסים מבעד העלים מעוצבי לב תשוקה … Continue reading