Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

SYRI I PËRLOTUR

Përmbi dete bëhem valë
atje sipër malit, sipër reve të shkëmbit
në shtegun e artë ,
si petale shkëlqimi zog i kaltër
gjumë prishur,fytyr ngrysur,
mëndje e shpirt sa enigma,
zhveshur si lisi në bjeshkë,
kokën ulur ,plot kujtime
larg dhimbjes tënd,vendlindja ime.
syri i përlotur lotë mbi mote,
si lulebora e pafajshme,lule zambaku
zemra nga malli kthyer në prush
largësia shpirtin, heshtur vret.

Kuq e zi me flet detit,
sikur stinët në rreth magjik
atje te bregu,te hija e kohës
në guaskën e vetmisë mes ëndrra,
mbrëmjeve si valë lumi shkulet nata,
në dritën tënde petale hënë,ti emër i shquar ,
që ndricon përditë e përnatë,
në atë vënd ku lulëkuqet çelin kurorë të arta,
malli etur si valë e lëshuar, ma dieg zemrën flakë,
s’ka mesnatë që s’më prishet gjumi,
nëpër ëndrra veç ty po t’përkundi
me ni lot me ni përmallim
hapat hedhur drejtë vështrimit
sa herë që afrohet 28 Nëntori
lotët kthëhen në rreze dielli.

Ti bukuri kalimtare Shqiponja jonë.
tej detit e gjithë qielli arbëror,
kuq e zi zemra shqiponja ,
në dritën tënde lule të çelin
me ngjyrën gjaku dëshmorë..,
tek i lind shqiponja si yjet ,
në yllin tënd fole…
buzëqeshje qendisur nga dielli,
të gjithë të mbeten,dit e re,
sa larg, shumë larg, mergimtare
thellësi e mrekullisë,valvit ti sot krenare,
me ty zemrën kami sot e nesër
anëmbanë ku ka shqipëtar
e gjithë bota aty ka shqipëri
një shqipe nënë ty të kemi ,
Kuq e zi Shqiponja jonë.

 

KUR SEZONI TJETËR TË VIJË

Me flokët e dëborës udhëtoj
dhe bie lehtas mbi qerpikët e tu
Shijoj aromën e shikimit tënd.
Rrëshqas lehtas mollëzave
e skuqur dhe tres dashuritë!…
E të ftohtit, nuk i mbaj.
Përkëdhel faqet e tua!… Prush.
Bardhësinë hedh
si vello kudo depërton, shikimeve
më tret, më shkel dhe
më shtrëngon si topëza bore
më hedh dhe më mbledh!… Gjurmët
e përjetësisë rrëshqasin
hap pas hapi mbyll, krahët!…
Si një engjëll i shtrij dhe formoj
ikonat e bardhësisë do t’i marrë me vete.
Të pres… përsëri në sezoni tjetër!…
Do të vij’.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s