Poezi nga Dhoskë Ilia

  Poezi nga Dhoskë Ilia Rrethimi Brenda meje jam rrethuar pa folur,pa shkruar Dikush për mua është ankuar Person i padëshiruar Dhe nis rrethimi i dytë,i tretë Akoma nuk është dorëzuar. Vrapojnë njerëzit, Disa qeshin, qeshin sikur lehin. Disa të … Continue reading

MUZË Ç’ DO HERË E ZGJUAR ( Përqasje rreth librit më të ri poetik ” GJAKU IM TË QOFTË FALË” i autorit NEHAT JAHIU ) / Nga Sevëme Fetiqi

  Doli nga  Shtypshkronja ” FURKAN PRINT-SHKUP” libri më i ri  poetik  ” GJAKU IM TË QOFTË FALË” i autorit NEHAT JAHIU             Përqasje nga Sevëme Fetiqi MUZË Ç’ DO HERË E ZGJUAR      Nehat Jahiu padyshim është një ndër … Continue reading

Poezia, si formë e thellë editive dhe nocion filozofik – Referim rreth Vëllimit Poetik ” Përtej çmendisë” të autores Hasije Selishta (Kryeziu) / Nga Agron Shele

  Poezia, si formë e thellë editive dhe nocion filozofik Referim rreth Vëllimit Poetik ” Përtej çmendisë” të autores Hasije Selishta (Kryeziu)       nga Agron Shele       Poezia e Hasije Selishta (Kryeziut), si një poezi e … Continue reading

Skicë: “DJALI DHE TIGRI”, NË QENDRËN E GJUHËVE TË HUAJA “PROSPEKT” / Nga: Murat Gecaj

 

 

Skicë: “DJALI DHE TIGRI”, NË QENDRËN E GJUHËVE TË HUAJA “PROSPEKT”

 

Nga: Prof  Murat Gecaj

 
Kishte disa ditë që mendoja të vizitoja Qendrën e Gjuhëve të Huaja “Prospekt”, në kryeqytetin tonë. Atë e drejton tash sa vjet dhe me aftësi profesionale, kolegia e mikja Lindita Titka-Pasholli. Jam njohur nga afër me veprimtarinë e tyre frytdhënëse, pasi aty ndoqi kursin njëvjeçar për gjuhën angleze edhe mbesa ime, Dorela. Prandaj isha i informuar se vajzat e djemtë e disa shkollave, që vijojnë aty nga Lagjia “Ali Demi”, i duan librat artistikë dhe i lexojnë ata me dëshirë.

 

3.-Foto-Nga Shperndarja

 

Mësuesja Holta Peta ua shpërndan nxënësve librin “Djali dhe Tigri”…

 
Kështu, me disa kopje të librit “Djali dhe Tigri”, të autorit suedez Lars Vestman dhe përkthyer në shqip nga bashkatdhetari Sokol Demaku, mësues, publicist e shkrimtar në qytetin Boras të atij shteti skandinav, shkova në QGJH “Prospekt”. Njëmijë kopje të këtij libri të bukur dhe mjaft edukues, kishte nisur t’i dhuronte Sokoli, jo vetëm për disa shkolla të Tiranës e Durrësit, por dhe i dërgoi në ato të Tetovës, përmes mësueseve Sadije Aliti e Mensure Ilazi. Kështu, më tej, libri “Djali dhe Tigri” do të udhëtojë edhe në shkolla tjera shqipe, si në Kosovë, Ulqin e Preshevë. Se fëmijët tanë i duan shumë librat dhe prej tyre marrin njohuri të bukura për jetën.
Pa u zgjatur, më poshtë po u njoh me një njoftim, që më dërgoi Lindita, pas asaj vizite në Qendrën e Gjuhëve të Huaja “Prospekt”. Ndër të tjera, ajo shkruante: “Sipas bisedës me ju, një grupi fëmijësh, që vazhdojnë të mësojnë anglisht, ua dhuruam nga një kopje të librit “Djali e Tigri”. Ata e morën librin me shumë kënaqësi, pasi janë fëmijë të mirë dhe kanë mjaft kërshëri për të lexuar. Gjithashtu edhe mësuesja, Holta Peta, e mori një libër të tillë, pasi ka një djalë, Brajanin 3-vjeçar, të cilit do t’ia lexojë ajo. Bëra disa foto nga ai çast i bukur. Por, ndoshta, nuk kanë dalë aq të mira. Besoj, profesor Murati, ju do të vini përsëri te ne, për të na sjellë kopje tjera të këtij libri dhe për të biseduar vetë me nxënësit e për të parë gëzimin e tyre të natyrshëm, kur marrin në duar një libër të ri. Pasi kemi një grup tjetër fëmijësh, të cilët gjithashtu do të dëshironin ta lexonin me ëndje këtë libër interesant. Sigurisht dhe për Qendrën tonë duam ta ruajmë një kopje të tij…”.

 

4.-Foto- Nga Leximi

 

Nxënësit e shfletojnë me kërshëri librin e ri…

 
Më poshtë, Lindita ka shënuar të dhënat për fotografitë, me të cilat po e shoqëroj këtë skicë të thjeshtë. Ja, pra, çfarë shkruhet aty: Të parat, që e morën këtë libër ishin dy vajzat me emrin Sindi e Parisiana, por dhe Alehandra. Pas tyre nuk mbetën as djemtë, Klejdi dhe Ajni. Janë nxënës të klasave të shtata e të teta, nga shkollat 9-vjeçare “Ali Demi”, “Nikë Dardani” dhe “Kushtrimi i Lirisë”. Ata kanë dy vjet që e ndjekin pa ndërprerje kursin e gjuhës angleze, në Qendrën “Prospekt”. Janë nxënës me përparim shumë të mirë, kërkues ndaj vetes dhe mësojnë e përparojnë, nivel pas niveli.
Po këta fëmijë janë mjaft të interesuar edhe për leximin e librave artistikë. Prandaj, kur u njohën me librin e ri “Djali dhe Tigri”, me autor shkrimtarin suedez Lars Vestman, të cilin e solli dhuratë për nxënësit në Shqipëri, Sokol Demaku, patën gëzim të veçantë dhe i falëndruan të dy ata, përzemërsisht.

(Fotot nga: Lindita Titka-Pasholli)
Tiranë, 29 maj 2014

Pikëpamjet estetike – letrare në Letërsinë Shqiptare në Maqedoni! (Vështrim estetik rreth veprave kritike “Pikëpamjet” të autorit Rami Kamberi) / Nga Agron Shele

Rami Kamberi Pikëpamjet estetike – letrare në Letërsinë Shqiptare në Maqedoni! (Vështrim estetik rreth veprave kritike “Pikëpamjet” të autorit Rami Kamberi) Nëse dëshiron të njihesh me zhvillimet e Letërsisë shqiptare në Maqedoni, tematikën e saj, rrethanat se si është zhvilluar … Continue reading

Mërgimtarët krijues në mes të botës perëndimore dhe vendlindjes. (Intervistë me autorin Brahim (Ibish) Avdyli. ) / Intervistoi Gëzim Ajgeraj

  Brahim (Ibish) Avdyli Mërgimtarët krijues në mes të botës perëndimore dhe vendlindjes. (Intervistë me autorin Brahim (Ibish) Avdyli. ) Intervistoi  Gëzim Ajgeraj  -Brahim (Ibish) AVDYLI është krijues i mirëfilltë, studius dhe veprimtar i dalluar i mërgatës shqiptare. Ne, në radhë të … Continue reading

Shqipëria në 168- Vjetorin e Rilindasit dhe Poetit Kombëtar Naim Frasheri! “Sa larg dhe sa afër qëndron Shqipëria me ëndrrat dhe idetë e poetit tonë kombëtar Naim Frasheri? ” / Nga Agron Shele

           Naim Frashëri     Shqipëria në 168- Vjetorin e Rilindasit dhe Poetit Kombëtar Naim Frasheri! “Sa larg dhe sa afër qëndron Shqipëria me ëndrrat dhe idetë e poetit tonë kombëtar Naim Frasheri?  “     … Continue reading

XHEBRAILI DHE SHOKU MA I MIRË I TIJ (Tregim popullor) Nga Skënder Zogaj

 

 

XHEBRAILI DHE SHOKU MA I MIRË I TIJ

 

(Tregim popullor)

 

 

 

 

skender 1

 

    Nga Skënder Zogaj 

 

 

 


Xhebraili e kish pas një shok të mirë, dhe ky farë shoku i lutet Xhebrailit:
“Allahile, bre shoqi jem, para se me ardh e me ma marr shpirtin, a po ma çon fjalë që ta di e të bahem gati.” …

Po, ia jep fjalën Xhabraili dhe, kur vjen koha i con fjalë: “Nesër vi te ti, jarani jem!”.
Shoqit hiq nuk ia merr mendja me vdek dhe vendos mos me iu dorëzue. Ik dhe mshefet në birën e oxhakut, tue shpresue se aty nuk e gjen.
Të nesërmen Xhabraili mbrrin te shtepia e jaranit dhe, jarani nuk i del me e prit si gjithmonë.
“Ha,ha,ha!”- qeshet Xhabraili, dhe hyn ne oden e burrave dhe po pret. Jaranit hiq nuk po ia merr mendja me dalë. Por vjen dekiku dhe Xhabraili, i lëshoi za:
“O jarani jem, zbrit se shpirtin nuk ke qare pa ma dorëzue sot. U korite fort bre jarani jem, sepse, në vend se me e krye punen me faqe të bardh, si krejt dynjaja, ti tash, po duhet me perfundu me faqe te zezë. e per faqe të zezë.

Xhebraili iku ndërsa shoku mendoi se kurrë nuk ka më vdeke.

Vjen dita e caktuar Shoku fshihet te vrima e oxhakut. Xhebraili i hyn në odën e burrave e ulet e pret sa të vije ora e caktuar. Kur kjo erdhi i thote: e ke gabim shoku im, nuk i shpëton dot vdekjes por në vend që ta prisje atë me faqe të bardhë po e pret me faqe të zezë…

 

 

Abbiamo (forse) restituito la letteratura meridionale ai Licei

 

 

Abbiamo (forse) restituito

la letteratura meridionale ai Licei

http://amerigoiannacone.wordpress.com/ 

Dopo tre anni e mezzo di interventi, di convegni, di dibattiti, di interpellanze parlamentari (ben quattro), dopo il pronunciamento di due Consigli regionali (della Campania e della Basilicata), dopo gli interventi di altre due Regioni (Molise e Basilicata), dopo una delibera della Provincia di Avellino, dell’Amministrazione comunale del capoluogo irpino, dopo le iniziative di piú di cinquanta scuole, di numerosi intellettuali e centri di ricerca, dello stesso “Foglio volante” di Amerigo Iannacone, possiamo dire che forse ce l’abbiamo fatta. Il Ministro dell’Istruzione Stefania Giannini ha, infatti, ammesso che l’elenco di poeti e scrittori presenti nelle “Indicazioni nazionali” per i Licei, che contiene diciassette autori, nessuno dei quali nato a sud di Roma, e una sola donna, debba essere modificato. Lo ha dichiarato il 4 aprile sulle pagine nazionali del “Mattino”, dove ha espresso a Marco Esposito il suo stupore per l’assenza di Rocco Scotellaro («Rocco Scotellaro? Non c’è? Io ho fatto una ricerca su Rocco Scotellaro», dichiarazione tratta dall’articolo “Salvare la poesia del Sud programmi da cambiare”, p. 12), come anche di Quasimodo, di Sciascia e Vittorini. Ed ha aggiunto: «La ricchezza della letteratura italiana è distribuita in modo equanime sul territorio e la sua conoscenza è cemento dell’unità del paese. […] Studierò la questione e mi impegno ad arricchire questo elenco». Tra l’altro, a seguito della Interrogazione parlamentare presentata il 27 gennaio scorso in Commissione Cultura dall’onorevole Giancarlo Giordano, discussa lo scorso 3 aprile, e che traeva spunto dal libro Faremo un giorno una carta poetica del Sud. Restituiamo la Letteratura meridionale ai Licei, Introduzione di Alessandro Quasimodo, a cura di Alessandro Di Napoli, Giuseppe Iuliano, Alfonso Nannariello e Paolo Saggese, Delta 3 edizioni, Grottaminarda, Av, e dalle numerose iniziative del Centro di Documentazione sulla Poesia del Sud, già era stata ottenuta una risposta possibilista da parte del Sottosegretario alla pubblica istruzione Roberto Reggi.

Dunque, questa è una vittoria soprattutto del Centro di Documentazione sulla Poesia del Sud, che ha compiuto un lavoro corale nel corso degli anni prima con Peppino Iuliano e con chi scrive, poi anche con l’ausilio di numerosi intellettuali – tra cui Alfonso Nannariello, Salvatore Salvatore, Alessandro Di Napoli, Alfonso Attilio Faia, Franca Molinaro, Raffaele Stella e altri ancora –, con figure di rilievo nazionale tra cui Pino Aprile, con il sostegno di uomini della cultura e delle testate meridionali.

Certo, occorre vigilare, occorre continuare a tenere vivo il dibattito sino a quando il documento ministeriale non sarà modificato. Solo allora, il primo atto del Centro di Documentazione sulla Poesia del Sud si potrà considerare completamente compiuto.

Noi speriamo che questo avvenga presto, magari prima dell’inizio dell’anno scolastico 2014/2015.

Allora, con Orazio potremo esclamare: Hoc erat in votis!

                                                                                          Paolo Saggese*

* Centro di Documentazione sulla Poesia del Sud

 

 

 

Appunti e spunti

Annotazioni linguistiche

di Amerigo Iannacone

 

Traslitterazioni anglofile

In una recente trasmissione, per altro come sempre interessante, di Rai Storia si parlava di Reza Pahlavi, “shah” dell’Iran. Ma non era “scià”? Vado a controllare sul Devoto-Oli, e trovo: «scià ‹scià› s. m. ~ Titolo dei regnanti dell’Iran. Adatt. it. del persiano shāh ‘re’». Nel vocabolario non c’è ancora, per fortuna, “shah”.

Purtroppo, negli ultimi anni, contagiati da un misterioso virus anglogeno non possiamo fare a meno di passare attraverso l’inglese per traslitterare nell’alfabeto latino una parola scritta in un sistema alfabetico diverso dal nostro (cirillico, arabo, ebraico, armeno, greco, giapponese, ecc.).

Il poeta russo Евтуше́нко, per esempio, diventa Evtushenko. E perché non Evtuscenko, o magari Evtuscenco? Che c’entra l’inglese?

I francesi, meno schiavi delle mode linguistiche, generalmente  traslitterano Evtuchenko, ma noi non riusciamo a non andare a intingere nel calderone anglosassone, anche se l’inglese proprio non c’entra.

Mio padre

Attraversando gli anni
mio padre vola leggero
tra le sue rughe leggendo
la somma dei giorni assassini.
Ricorda appena d’essere stato bambino
che già scolpiva la pietra.
Una vita in corsa nelle cave di marmo
eludendo la pausa pranzo
per raggiungere piú in fretta
quel riscatto da condizione servile.
Nelle lunghe sere d’inverno
parlava il suo silenzio
mentre le mani
gonfie di gelo ammiravo…
E nel freddo pensavo
che stesse sognando l’estate.

 

               Giuseppe Quirino

               Coreno Ausonio (FR)

ILAÇ ËSHTË VETËM LIRIA (Në 15 vjetorin e eksodit masiv të kosovarëve) / Poezi nga Kristo Çipa

 

 

 

kristo

 

Poezi nga Kristo Çipa

 

     

 

 

 

 ILAÇ ËSHTË VETËM LIRIA

 

           (Në 15 vjetorin e eksodit masiv të kosovarëve)

 

 

Nje pranvere e kercenuar

Trondit boten e besimit

Popullit liri-ndaluar

I kerkojne asgjesimin

 

Kur dhe shpresa pushkatohej

Per fatin e kosovarit

Vend me i sigurt,nuk ndodhej

Se sa zemra e vellait!

 

Ky vend i vogel i shqipes

Ngushtuar me varferi

Po zemren e mikpritjes

E ka si perandori!

 

U zgjua qyteterimi

Ktheu te keqen, nga vinte

Bombardimi i shpetimit

Drejtesi per 100 vite

 

Per Ballkanin,foli koha

Se ilac eshte liria!

Sa me e shendosh Kosova

Me pak e semure Serbia!

 

Bashke me Drinin,ketu jemi

Gjak e lot,per kete toke

Ne jemi atje ku vemi

Evropjane ne EUROPE!

 

Amanet nga historia!

Hajmali ta mbaje kombi!

Feja jone eshte shqiptaria!

AMERIKA-vet Zoti!

 

 

 

 

 

         FIKE!

 

 

Shtate larta kambanare

S’e dije ke djeg shikimi

Ti me sy ,ndeze dy zjarre

Njeri nga ata,eshte i imi

Fike,te mos i dale tymi!

 

 

 

 

 

     NUK JAM KRYQ I KRYQEZUAR!

 

 

Greke e bukur,bore me hene!

Shikim ndukur,vetull hene

Udhe humbur me ke lene

NJe te puthur,stw kam dhwnw

 

Kup e syrit si planeti

Hapet shpirti,mblidhet derti!

Kur e shkrep,fillon termeti

Nata del e thyet qelqi!

 

Ti ,moj greke,cipe drite!

Si ethet me peshperite

Deshe vet,qejfin ta ngisje!

As me ktheve, as me nise!

 

Si pirat nga deti dola

Ne gershet,doren ta hodha

U bem bashke,ne gji te morra!

Ishte pashke e u kungova!

 

Elenidh,lume i leshuar!

Piramid e pa pushtuar!

Nuk jam kryq i kryqezuar!

Jam shqiptar i dashuruar!

 

 

 

 

 

        LAZARJANE!

 

 

Nese meraku do jete!

Lazarjan,do behem vete

Shuajma,katile,mallin!

Te mos e rihap me varin!

 

 

 

 

         NAFORA E KUNGIMIT

 

 

Shkallet si i  ngjite?

Me kembe a me thua?!

Pse shpresen ma grise?

Me ato qe s’thua!

 

Mos m’a fik mengjezin

Te me kthesh ne hije!

Kur hapat te zbresin

Ktheu pa trokitje!

 

Eja,moj te rime!

Qofte dhe nje sekonde!

Neper psheretime

Te shoh,ate bote!

 

Bota kanakare!

Qetesim dafine!

Flakerim ,pa zjarre

Dredhia,pa hile!

 

Nafore e kungimit!

Pashka u afrua

Dy vezet e gjirit

Ti perpjek,une,dua!

 

 

 

 

       TE SHTATE BRIGJET E HENES!

 

 

Ne Bosfor,te shtate brigjet

Atje tek ura,pa vetull

Nga sevdaja, deti digjet

Henen me qerpik, kam gjetur

 

Une shkoja tek shen Sofia

Per te marre,drite shpirti

Ajo dilte nga xhamia

Si pik e lotit nga syri

 

Sy me sy,kur u shikuam!

Dy bote,dy kontinente

Paqen e shpirtit, gatuam

S’e kishim lindur per vete!

 

Qe nga qielli xhamia

Syte e mi, ne blu ngjyrosi

Ty te morri shen Sofia

Si kryq ne gjoks,te vendosi

 

Te shtate brigjet e henes

Dielli, faqe skuqur, del

Gjeta ilacin e zemres

Nje haneme, cok gjyzel!

 

 

 

 

 

  BELISMA BEL HOLLE!

 

 

Dimri ne kerthize!

Bore ngarkon dheu

Era e dashurise

Erdhi e me rrembeu!

 

Me beri per vete

Belisma bel holle!

Shpirti me ka ethe

Zemra me merr kolle!

 

Ne ato bregore

Me dredhon belisma

Qellon me rovole

Si degjohet krisma!

 

Per plaget e embla

Nisa t’a qortoja

Me tha-Une s’ti bera!

-Po i ke nga loja!

 

Loja e dashurise

Eshte bela e bukur!

Futej kapardisur

Del zemer keputur!

 

Jonianët që tundën botën… ( Hape portën moj Evropë / Hape hape hape hape / portën-o ) / Nga Timo Mërkuri

 

 

grupi Jonian

 

Jonianët që tundën botën…

 

Hape portën moj Evropë

Hape hape hape hape

portën-o

 

 

 

 

timo

 

Nga Timo Mërkuri

 

 

 

 

   Ata realisht janë tetë, por asnjëherë nuk mund ti shohësh si tetë veta, kur dalin në skenë. Në skenë ata janë një, “Jonianët”, si një dallgë e madhe nisur nga viset joniane, me stërkala e pulëbardha përmbi, duke ardhur drejt teje me një gjëmim kënge. Një gjëmim që, jo vetëm nuk të trëmb kur të vjen përballë, por përkundrazi të ngazëllen e të bën të hidhesh në të, të bëhesh pjesë e saj. Pa çka se nuk di të bësh mirë rolin e marësit, të mbashë mirë iso apo nuk di tja kthesh. Në një dallgë të madhe arti jonian, një stërkalë që e mer era nuk e prish kaltërsinë. Por te ky grup të jeshë i sigurtë se nuk të le Maksi e Katerina Kulo të ndjehesh vetëm. Ndjehesh i nderuar të jeshë në krah të “Gjeneralit të këngës labe” Golik Jaupi, qoftë dhe në rolin e “ushtarit “ të thjershtë. Nuri Shehaj e Xhelal Micko do të mësojnë edhe ty të këndosh këngët iso-polifonike të këtij grupi, ashtu siç mësuan në Bruksel dipllomatët e Europës të këndonin këngët tona. Me iso-n e Karafil Dukës e Fatmir Muzhait të duket se je me krahë dhe je gati të fluturosh nëpër viset magjike të iso-polifonisë. Mos nguro miku im ta përjetosh këtë magji, po tu dha rasti sigurisht. Sepse grupi popullor “Jonianët” i Sarandës me përgjegjës grupi Maksi Kulo rrallë ka kohë “pushimi”. Veç festivaleve kombëtare, ky grup ka vënë vulën joniane edhe në festivalet e muzikës mesjetare në Frajburg , në festivalet ndërkombëtare në Rudostal, në koncertet në Furth e Nurenberg të Gjermanisë, në Ultrec të Hollandës, në Veseli, Olomuk dhe Pragë të Çekisë apo në Budapest të Hungarisë, qysh nga vitin 2005. Duartrokitjet, ovacionet dhe kërkesa për rikthimin e grupit për të rikënduar këngët kanë qënë gjëja më e zakonëshme. Kudo ku ka vajtur ky grup ka shkaktuar “tërmet”, jo vetëm duartrokitjesh, por së pari një “tërmet”emocionesh te dëgjuesit, nga e cila ka rjedhur një “lumë” admirimi për popullin, vendin dhe artin tonë. Në këtë mënyrë ky grup ka kryer dhe kryen denjësisht atë mission atdhetar, mission në të cilin është deficit diplomacia jonë.

Dhe së fundi, në Festivalin “Ballkan Trafik” në Bruksel, me çfaqjen e dhënë në Pallatin e Arteve BOZAR, përshëndetën Europën me këngën “Qofsh përherë me këngë e valle” me vargjet…Vijm me këngë tju përshëndesim/kemi qënë miq e do mbesim… Për të shpërthyer te kënga…Hape portën moj Evropë… dëshmi e dëshirës dhe aspiratës sonë mbarëkombëtare.

Për këtë e vlen ta përshëndesim këtë grup artistësh popullorë që bëjnë për kombin më shumë se ç’bën shteti.

 

Ju lumtë Jonianë!

Na nderuat!.

 

RRUZARE METAFORASH TRANSHEDENTALE ( Anton Nikë Berisha, Ujvarë drite në zemër. Botimi gegnisht. Misioni Françeskan, Tuz 2014 ) / Nga Anton GOJÇAJ

RRUZARE METAFORASH TRANSHEDENTALE

(Anton Nikë Berisha, Ujvarë drite në zemër. Botimi gegnisht. Misioni Françeskan, Tuz 2014 )
 

 

anton

 

Nga Anton GOJÇAJ 

 

 
Poezinë e përshpirtshme, ose me motive fetare, e ndeshim qysh në fillimet e letërsisë origjinale shqipe, tue me fillua nga dy Pjetrat e mëdhej, Budi dhe Bogdani, dhe pas tyne nji çetë e tanë e poetëve arbëneshë.Misteri i fesë lidhet ngusht me fshehtësinë e letërsisë. Te dyja, secila në mënyrën e vet, trajtojnë botën shpirtnore të njeriut. Fonetikisht, (athua edhe etimologjikisht?), fjala shqipe “shkrim” ka ngjashmëni me fjalën latine “sacrum”. Librat fetarë kanë edhe vlera të mirëfillta letrare dhe estetike.

Anton Nikë Berisha, profesor universitar, asht nji shkrimtar i gjithanshëm, studiues i njoftun i letërsisë popullore dhe asaj të shkruemes, si dhe autor i shumë titujve në prozë për fëmijë dhe për të rritun. Një vend të veçantë në opusin e tij krijues zë hulumtimi dhe promovimi i letërsisë së arbëneshëve të Italisë. Ka përgaditë dhe botue antologjinë e parë të poezisë së përshpitshme shqipe dhe ka shkrua disa libra artistikë për personalitetin dhe shembëlltyrën e Nânës Tereze.

Libri “Ujvarë drite në zemër” përbâhet nga 14 pamje (poema) dhe nji shtojcë (po ashtu poemë), të cilave u paraprijnë nji parathënie shteruese e P. Pashko Gojçajt dhe nji shkrim diskursiv “Në vend të hyrjes” i vetë autorit. Numri i poemave, 14, ndoshta jo rastësisht, përkon me numrin e stacioneve të “Udhës së krygjës”.

Poemat janë të shkrueme në vetën e parë, rrëfimtare âsht Nâna Tereze, grueja shtatvogël e cila porositë e teksteve ungjillore i zbatoi në praktikën e jetës së gjallë, kurse etjen materialiste për pushtet dhe pronë, që ka errësua zemrat e njerëzimit bashkëkohor, e zëvendësoi me “etjen” e Krishtit për dashuni dhe vlera humaniste, që njihen përmes dritës së besimit.

Fjala “dritë” âsht e shpeshtë në këtë libër dhe jo rastësisht e gjejmë edhe në titullin e tij. Lexuesit i krijohet parafytyrimi se asht Nâna Tereze dhe jo autori ajo që flet në këtë recital/monolog lirik të shkruem me shumë dije, emocion dhe besim. Për të folë me gojën e shejtneshës, poetit i âsht dashtë me u identifikua me të, të veshet me shpirtin e saj, çka ka kërkue guxim të madh, por shkrimtari e ka kalua me sukses. Gravitacioni karizmatik i Nânës Tereze asht aq i fuqishëm sa që edhe vetë recensentët dhe kritikët që merren me vepra të caktueme letrare të cilat në çfarëdo mënyre kanë lidhje me misionaren e dashunisë ballafaqohen vazhdimisht me rrezikun që ma shumë të merren me komentimin e jetës dhe veprave të shejtneshës sesa me shtjellimin e veçorive dhe vlerave letrare e artistike të veprave që janë objekt i trajtimit.

 

anton nike berisha foto

 

Anton Nikë Berisha

 

Poemat e këtij libri përshkohen nga fryma e filozofisë jetësore të Nânës Tereze, e cila thirrjen “kam etje” të Krishtit e gjen “në errsinën e kasolleve të skamnorëve”, “në grishjen e errët të braktisunve”, “në heshtsinë e lodhun të gërbulunve pa za”, “në vorbullën e klithjeve të fëmijve të braktisun”, “në mugën e bebzave të verbëve”. Kjo filozofi jetësore dhe krishtene e Nânës Tereze sqarohet thjesht dhe figurativisht në dy vargje të vetme, të dhâna në parantezë: “vuajtjet kroni i jetës janë / në to shpirti pastrohet e përtërihet”.

Çelësi që shejtneshës ia deshifroi misionin e saj në botë ishte botkuptimi: Krishti ka etje për dashuninë e pakushtëzueme të njerëzve ndaj tij, ashtu siç ai vetë i deshti njerëzit pa kushte deri në kryqëzim. Nâna Tereze i pranoi të gjitha sfidat e jetës, tue pasë gjithmonë parasysh dashuninë e pakushtëzueme të Jezusit për njerëzit.

Autori Anton N. Berisha fenomenin Gonxhe Bojaxhiu, përveç si ndërhymje të drejtpërdrejtë të Hirit të Zotit, e sheh edhe si fryt të historisë së dhimbshme të popullit të saj dhe këtë e jep nëpërmjet reminishencave “topike”: të katundit të origjinës së nânës së Gonxhes, që e përshkruan si “Kopsht i Edenit i zemrës sime”, të Kuvendit të Shën Kollit në Lezhë ku princat arbnorë lidhën Besën e Zotit për ta mbrojtë lirinë e atdheut… Përmenden edhe

martirët e Stubllës e të Letnicës

që nga osmanët pushtues

përjetuan përdhosje të pa pame

pse nuk hoqën dorë

nga besimi në Birin e Hyut”,

pastaj thirrja që Gonxhes i drejtoi Zoti në Kishën e Letnicës për t’u ba “nusja” e tij etj.

Nâna Drane dhe porosia e saj “mos u largo nga drita e Hyut”, në këto poema, shejtneshës së ardhshme i shërbejnë si udhërrëfyes në rrugën e jetës, njësoj siç i shërbeu popullit të Izraelit shtylla prej drite kur ecën në shkretí, tue me ikë nga skllavëria egjiptiane. Në këtë mënyrë poeti sikur sugjeron tezën se personaliteti i Nânës Tereze âsht sa prodhim i Hirit të Zotit, po aq âsht edhe dhuratë e Zotit këtij populli për sakrificat që bâni dhe “kalvarin” që hoqi në shekuj për me i ndejtë besnik Birit të Hyut dhe për me dëshmue besimin e vet në të. Lapsi i quejtun Nâna Tereze, me të cilin shkroi dora e Zotit, asht mpref nga historia e dhimbshme e të krishtenve shqiptarë, kurse ngjyra e atij lapsi asht gjaku i martirëve të Stubllës, Letnicës dhe martirëve tjerë, anonimë e të harruem nga njerëzit, por jo edhe nga Zoti. Ashtu siç i shpërfilli Nâna Tereze kufijt mes kombeve, racave dhe feve, edhe spektri semantik që ngjyros këto poema shkëputet nga gravitacioni thjesht kombëtar, për të lëvizë në hapsina të pamatshme, ku kufizimet kohore dhe hapsinore shlyhen.

Kjo poezi mund të interpretohet, por ma mirë përjetohet kur secili e lexon në pajtim me horizontin e vet të pritjes dhe kapacitetet e veta të receptimit.

Adhuruesit e stilit të bukur këtu do të gjejnë nji rruzare metaforash transcendentale, të cilat flasin për një kulturë të ngritun shkrimore e teologjike të autorit, si për shembull:

e zjarmi i dashunisë së saj –

ujvarë buzqeshjeje –

m’i hapte njimijë shtigje tjera andrrimi

apo

Dashunia e Hyut

 asht lum i padukshëm

buron e rrjedh

në zemër

pa hetue

asht Dielli mbrenda nesh

që na ngroh ditë e natë

asht fryma

që jetë frymës sonë i jep”.

Shtojca asht poema e fundit dhe i kushtohet Karol Wojtylës, i njoftun si Papa Gjon Pali II. Aty poeti, veç tjerash, i shfaq mirënjohjen Atit të Shejtë që puthi “dheun e Vendit tim” dhe që me atë rast i çliroi zemrat e shqiptarëve nga friga! Autori nuk e përfundon librin rastësisht me këtë poemë, sepse Gjon Pali II dhe Nâna Tereze, secili në mënyrën e vet, kontribuen në shembjen e perandorisë komuniste dhe vaditën farën e demokracisë edhe në tokat ku jetojnë shqiptarët.

E veçantë e këtij libri asht se asht shkrue në “gegnishte”, në “g’juhën e shpís”, ose edhe më saktë – në “g’juhën e Nânës Drane”.

Anton Nikë Berisha e zotnon mirë g’juhën e moçme amtare.

Editor: K. P Traboini

Tea Memeti, dhe ëndrra e saj në universitetin e famshëm Yale në New Haven (Bëhet fjalë për suksesin e vajzës së poetit e publicistit preshevar Adi Memeti-Adnan Mehmeti ) / Nga Gazetari Beqir Sina / Diaspora

 

m100

 

Tea Memeti, dhe ëndrra e saj në universitetin e famshëm Yale në New Haven

(Bëhet fjalë për suksesin e vajzës së poetit e publicistit preshevar Adi Memeti-Adnan Mehmeti )

 

 

nga   Gazetari Beqir Sina / Diaspora

 

 


Një studente shqiptaro-amerikane, përgjegjëse kulturore dhe që përpiqet për të nxitur mirëkuptimin mes kulturave të ndryshme në Universitetin e Connecticut, ” thotë Profesorja Halina K. Hollyway e Universitetit të Connecticut.
STAMFORD CONNECTICUT : Në Shtetet e Bashkuara, por edhe në pjesën më të madhe të planetit, është sesionii i përfundimit të shkollës. Dikush këto ditë i gëzohet suksesit të diplomimit, dikush tjetër ngritjes edhe të një klasë më shumë. Por, të gjithë kan një emrues të përbashkët :”Çdo studentë, apo nxënës po përjeton këto ditë kënaqësinë e veçantë, të suksesit, që ka arritur, ndërsa, nëpërmend i sillen ëndrrat më të bukura të jetës – të ndërthura me planet e tyre për të ardhmen.
Një ndër këta studentë në SHBA, është edhe Tea Memeti, e cila është një studente e edukuar në frymën e tolerancës ndërnjerëzore, që shoqëria dhe personeli i fakulteti e vlerësojnë për bashkëveprimin dhe shkëmbimin e përvojave të ndryshme kulturore. Ajo është duke studiuar në fakultetin e Kontabilitetit, Universiteti i Connecticut, ku, pret për të fituar një diplomë bachelor në Kontabilitet në vitin 2016, dhe ka në plan të bëhet një kontabiliste e çertifikuar. Sipas gazetës së këtij universiteti, Tea, ka marrë shumë merita dhe çmime në shkollë dhe në shërbim të komunitetit. Universiteti i Connecticut (UConn), është universitet publik, i themeluar në vitin 1881.
Studentja shqiptaro-amerikane, tani është në toplistën e dekanit në Universitetin e Connecticut, e cila ka ardhur këtu me një bursë nga Fondacioni i Shoqatës Vatra për Arsimin, si dhe nga kompania e njohur Deloitte. Përveç studimeve të saj, Tea, shërben si një SGA, ose si njihet ndryshe në sistemin shkollor amerikan një Senatore në Universitetin e Connecticut. Si senatore, ajo ka ndarë përgjegjësitë e saj për të menaxhuar dhe të ndajë buxhetet financiare për grupet studentore, me të ardhura të pamjaftueshme, ngritjen e fondeve, kontrollin e tyre , dhe të nënshkruajë kontrata. Tea, gjithashtu mban titullin e Ambasadores së Rinisë (NGY GCE), ku ajo promovoi mirëkuptimin kulturor ndërkombëtar, duke përdorur mjetet e rrjeteve sociale, për të trajtuar vetëdijen globale .
Kjo përvojë, thonë pedagogët e saj, i dha studentes së tyre, mundësi për të përdorur aftësitë e saja drejtuese dhe për të bashkëvepruar me njerëz me prejardhje të ndryshme në Amerikë. Përveç kësaj, Tea, shtojnë ata, është gjithashtu, në gjendje për të ruajtur dhe demonstruar të gjitha virtytet e edukatës familjare, prej nga ajo rrjedh – Si një studente shqiptaro-amerikane, që ruan me krenari prejardhjen e saj shqiptare.
Këtë e ka pohuar edhe një pedagoge, e cila thotë se :”Tea, vjen nga një familje që pasqyron mjaft mirë vlerat e arsimit dhe për këtë arsye, ajo është e disiplinuar, e motivuar dhe e përkushtuar fuqishëm ndaj edukimit të saj. Ajo është një studente e cila identitetin e saj kombëtar si shqiptare, e tregon me krenari në sjelljen dhe punën e saj – që frymëzon edhe të tjerët me një qëndrim, që e afron shumë me të gjithë studentët.” – thotë pedagogja e saj,Jeanne R. Lauer.
Duke udhëtuar në Stamford, mësojmë se Tea Memeti, përveç angazhimit të saj në studime, gjatë vitit shkollor punon edhe si asistente në një shkollë të ciklit të ulët në Stamford, në qytetin e saj. Ajo është në shërbim të nxënësve të shkollës fillore, duke i mësuar lëndën e matematikës. Mirëpo, si tregon ajo, ëndrra e saj dhe e pedagoges (që u kishte premtuar), u realizuan”- kur ajo realizoi vizitën me nxënësit e saj – dhe pedagogen në Universitetin e famshëm Yale në New Haven, i cili është një nga 5 universitet më në zë të planetit, dhe një nga ëndrrat më plan-grishëse të Tea-s.”Ishte një ëndërr që u prek, thotë Tea, kur u gjenda në Campusin e Universitetit Yale, dhe mbi të gjitha në sallën e bibliotekës,- auditorët e panumërta ku kanë dalë edhe disa presidentë të SHBA. Bibliotekat, ku gjinden librat më të vjetra në botë, dhe për sasinë e librave, duke shtuar se biblioteka, ka në gjirin e saj 12.5 milion vëllime, duke u renditur atë në vendin e dytë, si institucion akademik në botë” thotë ajo. Tea Memeti, ka lindur në Zvicër. Familja e saj emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe u vendos në Teksas, kur ajo ishte veçse një vjeçe. Pasi që jetojnë së bashku me familjen e saj në Teksas për dhjetë vjet, ajo dhe familja e saj u zhvendos në Stamford, Connecticut. Tea, është e bija e dy prindërve shembullorë, intelektualë dhe me një respekt të veçantë në komunitet. Babai i saj Adnan Memeti, është një shkrimtar nga Lugina e Preshevës, që ka emigruar fillimisht në Zvicër, dhe më pas në SHBA, ku u dallua si një aktivist i komunitetit shqiptaro-amerikan, dhe tani është prej disa vitesh Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, një grupim ky i madh i cili mbledh rreth vetes, krijuesit, shkrimtarët dhe poetet shqiptarë në gjithë SHBA, ndërsa, nëna e saj Vilma Tafaj Memeti nga Tirana, mjeke e cila ushtron profesionin e saj në fushën e stomatologjisë.

Krijuesëve / nga Musa Jupolli

 

foto Musa

 


Krijuesëve 

 

 

 

 

musa 1

 

nga Musa Jupolli 

 

 

 


… 
Kulturë e letrave të bukura shqipe, kritika jonë në sqarim, n’ analizë n’ imagjinatë, në shpirt të veprës, një galeri e tërë e një zëri në diagonale me ngjyrën, temën, ritmin, njësimin, legjimitetin e duhur me artin, në modesti me sharmin, mjeshtri, stil e aromë të personalizuara, adoptim shpirti, shije e kohës, mjet komunikimi, ndjeshmëri e shkrimeve të pasurisë së letrave shqipe !
I fiksuar në të menduarit për ta shkruar një t’ ardhme me ngjyra , me temë emblematike në thuarje të rebelimit letrar, imazhe ikonike për ata, ato, që e ndjejnë dhe e shohin bukurinë, pasionin, ardhur nga një udhëtim i gjatë jete, me një kolekcion të perlave, frymëmarrje organike në qëndisje të luleve që natyra na i fali vetë .
Dhunti zbritur nga qielli, zë i ngutshëm me ringjallje të kritikës për “made in Albania”, autobiografia e Atdheut, besnik i së kaluarës, kërkesë e domosdoshme për t’ ardhmën !
Krijuesin e mirë mos e kërkoni në rrugë, me një kafe duke shkruar është e mundshme, në labrari të qyetit do ta gjeni pa dyshim.
Përshkrime atipike shqiptare, i lindur për histori arti, naryrshëm n’ aromë të këndshme të literaturës, kësaj bukurie shpirtërore, pedagogji që adhurohet.
Temat e mëdha në literaturë janë të vertetësisë, një shkencë milimetrike të ritmit që metamorfozohet në bukuri t’ Atdheut, proza pitoreske, po edhe të dramave komedi e historisë , gojore, lirizmit, tragjikës, emocioneve, energjia e shkrimeve trashegimi për t’ ardhmën e rinisë në kulturë t’ artit letrar!
Jemi këtu n’ emër të qetësisë, ku dëgjohet vetëm zëri i natyrës, në pranverën e poezisë me vargje që recitohën edhe ato në qetësi, vargje dashurie !
Dhe…lindë një ditë e re, nën qiellin e kaltërt me diell të shkelqyer, përballë theatrit një bukuri e pa përshkruar që mbante një libër në dorë n’ elegancën e saj me flokun e gjatë ujëvarë mbi supet thua se është nisur n’ udhëtim për në parajsën e humbur, çka shpirti im regjistroj atë shkencë të një romani t’ ardhshëm të këtj qyteti të shkrimtarëve, disi vetë ndriçimi dhe aroma e luleve përreth të kopshtit ishte shëndrruar në vend-takim të poetëve, shkrimtarëve, pikëtorëve e artistëve, po më rrihte gjoksi nga turbullimet të pa kuptueshme në zemrën time.
Në cep të syrit një pikë loti … në korigjim t’ estetikës, ku arti , literatura , theatri, kinemaja në bashkëkohorën tonë janë lënë anash, një zbrastësi ku melankolia mbretëron n’ oborrin e poetëve, alfabeti ynë në kronologji të coptimit të trojeve shqiptare ,në kërkim të të menduarit të kësaj historie të mrekullueshme të vuajtjeve të mëdha, të letrave në trashegim të :
Poetëve të lirisë
Filozofi e Poezi
Himnin e Shqipërisë…
…n’ emër të Heronjëve të shekullit të Ri në dheun e plagëve në shërim, kohë që nuk guxojmë të pushojmë në këtë tokë – qielli n’ elegancë lulëzim-ndriçim t’ artit në kulturën shqiptare ku secili ep pjesën e vet!
*

Poeti, artisti , legjendë me shpirt radikal, tablo e pranverave me gjethe, dashuri e përkthyer me poezi, poemën në pikturë me nota të muzikës që i jep ngjyrë rrugës ku këndohet ardhmëria e Kombit tonë. Në kërkim frymëzim nga udhëtim i shekujve t’ artë , asaj epoke të bukur t’ Ilirikumit në butësinë e vet në kërkim të historisë që përcjellin ide, dashuri, aromë arti .
Oh !
Na mbyti pa-drejtësia, malli e melankolia për Atdhe … me muzikën, me kulturën , me historinë :“west” Prishtinë -Tiranë me dy drejtime me zë të humbur, shpirt thyer…
Krijues: Thuaje fjalën tënde, ajo ka peshë !

Nase Jani

  Nase (Thanas) Jani Urdhri “Naim Frashri i Artë” Thanas (Nase) Jani e ka nisur jetën në Stegopul të Lunxhërisë, Gjirokastër, më 25 maj 1947. Mësimet e para i mori në vendlindje, pastaj në Kuçovë e në Vlorë, ku mbaroi … Continue reading

Arti i shkruar, si inspirim dhe refleksion i thellë i ndërgjegjies kombëtare. ( Referim rreth risisë krijuese të autorit Sabit Idrizi) / Nga Agron Shele

    Sabit  Idrizi Arti i shkruar, si inspirim dhe refleksion i thellë i ndërgjegjies kombëtare.( Referim rreth risisë krijuese të autorit Sabit Idrizi)  Të depërtosh në botën shkrimore të poetit dhe prozatorit Sabit Idrizi, është njëllos si të kërkosh … Continue reading

“Ferri i lodhur” – roman i veçantë i tipit “mendim” (Vështrim për romanin “Ferri i lodhur” të shkrimtarit Anton Nikë Berisha) / Nga Fatmir Minguli

  “Ferri i lodhur” – roman  i veçantë i tipit “mendim” (Vështrim për romanin “Ferri i lodhur” të shkrimtarit Anton Nikë Berisha)       nga  Fatmir Minguli Kur dëgjon për emrin e Anton Nikë Berishës mendja te shkon menjëherë … Continue reading

Kryeministri Rama i shmanget marrjes zyrtare të peticionit (Prime Minister of Albania did not agree to receive the petition although the delegation had constructive meetings with … ) Nga Gëzim Alpion

Kryeministri Rama i shmanget marrjes zyrtare të peticionit

Nga Gëzim Alpion

Të nderuar Miq dhe Kolegë,

Iniciatorët e peticionit ishin në Shqipëri nga data 4-11 maj në kuadrin e aktiviteteve lobuese në Peshkopi, Tiranë dhe Vlorë. Qëllimi kryesor i vizitës ishte dorëzimi formal i peticionit Kryeministrit z. Edi Rama.

Në Peshkopi më 5 Maj ata organizuan një takim me qytetarë në të cilin morën pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Peshkopi z. Ilir Krosi, dhe Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, z. Ruzhdi Lata. Delegacioni u prit edhe nga Prefekti i Qarkut të Dibrës z. Melaim Damzi.

Në Tiranë delegacioni zhvilloi bisedime konstruktive me Presidentin e Republikës z. Bujar Nishani, Kryetarin e Kuvendit z. Ilir Meta, dhe Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto.

Në Tiranë delegacioni organizoi edhe Tryezën e Rrumbullakët për Dibrën në të cilën, përveç deputetëve të Dibrës dhe deputetëve me origjinë dibrane, morrën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave dibrane në Tiranë, intelektualë dhe diplomatë të shquar dibranë dhe përfaqësues të mediave.
Ajo që spikati në takimet me drejtues të pushtetit lokal të Peshkopisë dhe Dibrës së Madhe dhe deputetët e Dibrës është se përsa i përket Rrugës së Arbërit, të dyja Dibrat dhe të gjitha partitë politike përbëjnë një front të bashkuar. Leitmotivi i bisedimeve ishte se Dibra është injoruar që nga fillimi i shtetit shqiptar dhe veçanërisht në 24 vitet e fundit.

Për fat të keq, me gjithë përpjekjet e tyre të vazhdueshme që nga shtatori 2013, Kryeministri Rama nuk ra dakord të pres delegacionin që të merte në dorëzim peticionin. Për këtë qëndrim të z. Rama, përgjegjësi ka edhe Ministri i Financave, deputeti i Dibrës z. Shkëlqim Cani, i cili megjithëse e nënshkroi peticionin para zgjedhjeve, para vizitës së delegacionit në Tiranë është shprehur me shkrim se nuk e shikon të arsyeshme dorëzimin formal të peticionit.

Për hir të premtimit të bërë më 18 Mars 2013, intelektualët dibranë janë te gatshëm të kthehen në Tiranë në çdo kohë që të ftohen nga z. Rama.

Qëndrimi i z. Rama i ka vënë në pozitë të vështirë organizatorët e peticionit për shumë arsyje, veçanërisht pasi u duhet të përballen me mediat e huaja që janë të interesuara të mësojnë se si u pritën nga Tirana zyrtare.

Iniciatorët e peticionit nuk do të pushojnë së ushtruari presion me mjete demokratike mbi qeverinë deri sa të përfundojë plotësisht Rruga e Arbërit. Po kështu, po qe se heshtja nga Zyra e Kryeministrit në lidhje me kërkesën për të bërë një dorëzim formal do të vazhdojë në mënyre të pa justifikueshme, ata do të gjejnë një formë për t’ja dorëzuar peticionin z. Rama në një kohë që ata do ta konsiderojnë të arsyeshme.

Siç duket, 6500 nënshkrime online dhe në formularë nuk i duken shumë z. Rama. Prandaj, që ta ngremë zërin e Dibrës edhe më me force, do t’ju lutemi të inkurajoni sa më shumë njerëz të nënshkruajnë online ose në formularë. Nuk thonë kot, Zoti është me shumicën.

LISTË E PËRZGJEDHUR E INTERVISTAVE NË TIRANË: 

1. ORANEWSTV: Tonight Ilva Tare, 7 May 2014, https://www.youtube.com/watch?v=bhZ4hWH6zuQ

2. Mëngjes Express, ORA NEWS TV, with Eva Idrizllari; Emisioni i dates: 7 May 2014; 11:32:35 – 1:56:50:
http://www.oranews.tv/puntate/mengjes-express-7-maj-2014/

3. Rruga e Arbrit, Alpion apel Kryeministrit: Na prit të të dorëzojmë peticionin
http://www.oranews.tv/vendi/rruga-e-arbrit-alpion-apel-kryeministrit-na-prit-te-te-dorezojme-peticionin/

4. Alpion: “Rruga e Arberit, na sjell me prane ne kete Ballkan te trazuar”:
http://www.infoalbania.org/lajme/vendi/42731-alpion-rruga-e-arberit-na-sjell-me-prane-ne-kete-ballkan-te-trazuar

 

This message was sent by Gëzim Alpion using the Change.org system. You received this email because you signed a petition started by Gëzim Alpion on Change.org: “Complete the construction of the Arbëri Road – Ndërtoni sa më shpejt dhe me standarde Rrugën e Arbërit.” Change.org does not endorse contents of this message.

View the petition

Unsubscribe from updates about this petition

Prime Minister of Albania did not agree to receive the petition although the delegation had constructive meetings with …

Dear Friends and Colleagues,

The Albanian intellectuals, who over a year ago started the Arbëri Road online petition, visited Albania from 4-11 May 2014.

During their stay in Tirana they had constructive meetings with the President of Albania Mr Bujar Nishani, the Speaker of Albanian Parliament Mr Ilir Meta, the Minister of Transport and Infrastructure, and a number of MPs from the three major political parties. They also had a number of TV, radio and newspaper interviews.

Unfortunately, the Prime Minister of Albania Mr Edi Rama did not agree to receive the delegation which means that they were unable to hand in the petition. This is an unfortunate and ill-advised decision.

While we would be happy to return to Tirana at any time to hand in the petition, we are determined to maintain our pressure on the Albanian government through democratic means so that the Arbëri Road is completed during the mandate of the current coalition government as promised in Mr Rama’s election programme.

We would like to assure you that, as promised on 18 March 2013, the petition which so far has been signed online and on paper by over 6500 people, will be submitted to the Albanian Government in due course and will always remain non-political.

 

 

 

A SELECT LIST OF MEDIA INTERVIEWS:

1. ORANEWSTV: Tonight Ilva Tare, 7 May 2014, https://www.youtube.com/watch?v=bhZ4hWH6zuQ

2. Mëngjes Express, ORA NEWS TV, with Eva Idrizllari; Emisioni i dates: 7 May 2014; 11:32:35 – 1:56:50:
http://www.oranews.tv/puntate/mengjes-express-7-maj-2014/

3. Rruga e Arbrit, Alpion apel Kryeministrit: Na prit të të dorëzojmë peticionin:
http://www.oranews.tv/vendi/rruga-e-arbrit-alpion-apel-kryeministrit-na-prit-te-te-dorezojme-peticionin/

4. Alpion: “Rruga e Arberit, na sjell me prane ne kete Ballkan te trazuar”:
http://www.infoalbania.org/lajme/vendi/42731-alpion-rruga-e-arberit-na-sjell-me-prane-ne-kete-ballkan-te-trazuar

This message was sent by Gëzim Alpion using the Change.org system. You received this email because you signed a petition started by Gëzim Alpion on Change.org: “Complete the construction of the Arbëri Road – Ndërtoni sa më shpejt dhe me standarde Rrugën e Arbërit.” Change.org does not endorse contents of this message.

View the petition

Unsubscribe from updates about this petition

MË JEP 15 DITË! Mbresa nga një libër me tregime i Silvana Berkit. / Nga Petrit Ruka

 

kop Silvana

MË  JEP  VETËM  15   DITË!

   (tregime)

 

 

 

 

 

gazeta silvana

 

Publikim i Gazetës  “Labëria” 

 

Mbresa nga një libër me tregime i Silvana Berkit.

 

 

 

 

petrit ruka

Nga Petrit Ruka

 

 

 
Ky është titulli i një libri me tregime të Silvana Berkit. Duket sikur ka zgjedhur plot sinqeritet frazën e parë që mund të të thotë pafajsisht një autor sot duke te dhenë librin e vet në dorë. Ma lexo, harxho pak kohë për mua, sepse shpresoj të mos zhgënjehesh me letërsinë time. Në këtë kohë të thatë mosleximesh, me male librash të botuar, që zhduken sakaq në harresë prej inflacionit të fjalëve, në këtë shkretëtirë vlerash dhe hierarkie letrare të rrëzuar prej kaosit të shkrimtarisë kolektive, ajo ka të drejtë të jetë kaq zemërgjerë dhe njëkohësisht plot drojë në kërkesën e saj modeste. Kërkon tek lexuesi pak kohë shpirti, kërkon aty-këtu ndonjë orë leximi në 15 ditë për t’ia lexuar të 15 tregimet e saj. Cili autor nuk do të donte të njëjtën gjë, të ndante me të tjerët shpirtin e vet përmes letërsisë, si vetmja rrugë për të qënë me qindra e mijra të tjerë bashkë?!
Silvana, unë e kuptoj zemërgjerësinë dhe modestinë tënde por nuk duhen 15 ditë për një libër të bukur si ky, duhen shumë më pak. Mua mu deshën vetëm dy mbasdite që të bindem se nuk kam e humbur kohën time, (të gjithë e quajmë atë të çmuar) përkundrazi kam fituar edhe një kohë që nuk ishte imja, por jotja, sepse e vetmja mënyrë për ta zmadhuar jetën tënde, është ta marrësh atë përmes përjetimit të jetëve të tjera të treguara bukur e t’i ndjesh ato si të tuat, madje të keqardhesh që nuk pate mundësinë t’i jetosh ato për rrethana të caktuara. Pikërisht për këtë egziston letërsia e mirë, ky bekim i madh i jetës njerëzore.
Unë nuk kam kurrfarë pretendimi se e njoh kritikën, por si njeri që jam marrë gjatë me fjalën, dua t’i shpreh mbresat e mia. Dhe që nga ky çast më duhet të të mos flas më ty, por lexuesve. Thjesht fare, dua tu them atyre se çfarë vlerash do të gjenin, në se e lexonin letërsinë tënde.

 

 

silvana

 

      Silvana Berki

 

 

Libri i vogël është tejet i freskët me përditshmërinë e jetëve tona dhe i këndshëm sa të lexohet me një frymë e së fundi të besosh (prapë po e them, në këtë stinë të gjatë mosbesimi) se ne kemi letërsi të mirë e çuditërisht edhe prej asaj që besojmë më pak, prej grave me botën e tyre të madhe, shumë më të mistershme dhe më të mrekullueshme se e burrave. Befasia e parë të vjen prej stilit të një letërsie të re, që tregon ndryshe, larg skemës tradicionale dhe lineare të një proze klasike. Në kohra si tonat të ngjeshura (për mirë a keq!) prej shpejtësive të jetës, Silvana ka kuptuar të tregojë shkurt dhe thjesht, duke e përzier prozën me poezinë në një mënyrë që është, me sa duket, e saj. Midis ngjarjeve në dukje të rëndomta të jetës, realiteti përzihet me ëndrrën, personazhet vdesin më parë se sa tu shpallet vdekja biologjike dhe flasin ndonjëherë pikërisht më mirë si të vdekur me të gjallët, se sa në kohën që ishin duke marrë këtu lart frymë. Një letërsi që përzihet edhe me përrallën, në një tentim ala Buzati, pikërisht mes një realieti bruto, me makina, zhurmë, neonë, trotuare dhe njerëz krejt të zakonshëm. Ashtu siç përzihen në mendjet e përmalluara, por që sa e vështirë mbetet t’i biesh deri tek lexuesi, pa u rrezikuar të jenë krejt të pakuptimta dhe të mos i besosh si marrëzi fantazish të kërkuara.
“Isha me babin!” është njeri prej tregimeve të tilla, ku ti beson e përjeton plot mall një mbresë që edhe ty të ka ndodhur dhe s’ke ditur ta thuash. Ah, thua me vete, edhe mua më ka ndodhur kjo dhe ndjehesh i çliruar. Letërsia e mirë dhe vibrante vërtetë të çliron dhe bëhet shpëtimtare për ty që e lexon. Me sa duket ky është misioni i saj i parë. E ka shkruar Silvana për babain e saj, por ti sheh babain tend, që ka dalë prej varrit dhe ecën me ty nëpër qytet. Flet ca gjera të largëta fëminie dhe ty të duket ëndërr e shkund kokën. Pastaj ti, (Silvana si autore) takon Sadikun në rrugë, një shok të babait tënd të vdekur dhe futesh në jetën bruto të qytetit e lehtësuar se e ke shmangur ëndrrën, mendjen tënde të “rënduar” prej mallit. Sadiku të pyet në se ke shkuar nga varri i babait, a thua se ai e di, që ti sapo flisje me hijen e të vdekurit aty në trotuar. E ndërkohë babai e di se çpo bisedon ti për të me atë shokun e tij, i dëgjon bisedat e tua dhe rifutet në bisedë.
Realitetet përzihen natyrshëm në një, të gjallë e të vdekur bëhen aq bashkë aq sa nuk di se si t’i ndash dhe përjetimi bëhet kaq i fortë sa dorëzohesh, e pranon që kështu duhet të jetë. Edhe kur shkon në shtëpi dhe nëna të pyet, se pse u vonove kaq shumë, ti pa e menduar fare i thua natyrshëm: “Isha me babin.”
Dhe e beson këtë, e thua këtë si të shfajësoheshe për gjënë me reale dhe të zakonshme në botë, si të thoshje isha në kinema, apo nuk kishte urban.
Të tilla janë shumë nga tregimet e Silvana Berkit. Dhe çfarë do të doje më shumë?! Autorja bie ngjarje nga jeta e saj e përditshme, ngjarje krejt të zakonshme por që të veshura me këtë botë të bukur përjetimesh, të përthyera në shpirtin e saj, ngjajnë të bukura dhe të përmallshme, sit ë ishin krejt të tuat. Rrëfen jetën e saj së brendshmi, e përzien Finlandën, ku jeton me fëmijët e saj, kaq shumë me jetën që ka lënë këtej Shqipërisë ku ka lindur, në çdo tregim, sa që nuk di të thuash se ku jeton realisht, andej apo këtej.
Vlera tjetër e çmuar e kësaj letërsie është fakti që ajo flet vazhdimkisht si grua, tejet si një grua dhe nënë, gjë jo gjithmonë e gjen në letërsinë femërore. Sepse sa do ta kërkosh nuk vjen në letërsinë tënde në se nuk është aty brenda e lindur dhe e ngerthyer pas shpirtit. Rrëfen pa fshehur e modifikuar jetën e saj, siç ndodh rëndomtë me natyrën njerëzore, që diku ruan të mos nxerr në dritë për të tjerët “natën e saj” ngjarjet që do t’ia cënonin moralin e kanoneve të shkruara për sjellje të mirë. Dhe ky sinqeritet, jo vetëm që u jep besueshmëri fjalëve të saj, por e bën këtë letërsi të dashur.
Një natë ka vendosur të argëtohet me shoqet e saj pas pune ( tregimi “Vajzat argëtohen”) dhe ja, fillon një rrëfim “mëkatar.” Nga klubi në klub vonohet aq shumë sa që i duhet të kthehet afër mëngjezit . Dhe i duhet ta paguajë tani “aventurën” e saj të argëtimit. Sepse i biri që ka shkuar me pushime diku, ka harruar t’i lerë çelësin e shtëpisë dhe detyrohet të flerë jashtë në kopështin plot brymë finlande me lepujt, e mbuluar me një mushama. Dhë kështu një ngjarje e vogël dhe e rëndomtë, pa kurrfarë “gjetjeje” të veçantë letrare për tu shkruar, bëhet një histori e tërë njerëzore plot dritëra nga ato ku vezullon sinqeriteti i ngrohtë si një bukë e mirë fshati e pjekur me saç. Pa këtë sinqeritet dhe natyrshmëri tregimi nuk do të tingëllonte kaq dhembshurisht dhe i dashur, si të ish i lakmueshëm për të ndodhur në jetën tënde.
Do të kishte shumë shembuj të tillë nga ky libër, sikur vendi për një shkrim të mos kish sinorët e vet të diktuar për një shënim modest mbi këtë libër. Por edhe kaq mjaftojnë për të gjetur e ndjerë lehtësisht se ku janë “sekretet” joshëse që ky libër lexohet plot kërshëri dhe të gëzon me spontanitetin e tij, me freskinë dhe stilin original e krejt vetiak. Libri është një gëzim duke u lexuar. Edhe kur mendon se Silvana sapo ka shkelur në këtë rrugë të prozës, tek tregimi, më i vështiri e më tekanjozi në llojet e prozës, nuk ke pse të bësh të përmbajturin. Duhet ta thuash me entusiazëm se libri të kaq gëzuar me kënaqësinë që të ka dhënë, me gjuhën e tij të bukur shqipe plot ngjyra leksikore, me përshkrimet e thjeshta pa nderlikime gjendjesh të tepërta. Jemi në kufinjtë e një rrëfimi aq të thjeshtë dhe çlodhës sa shpesh të duket se këto histori, Silvana po t’i tregon ashtu, sa për tu ndjerë vetë mirë që po ta beson jetën e saj diku në një mbrëmje pranë ndonjë zjarri e me një gotë verë përpara. Mbase Shtëpia e madhe dhe e shquar “Toena” këtë ka pikasur që e ka botuar këtë libër si një letërsi premtuese, që vjen drejt e nga zemra e një gruaje të talentuar.
Edhe së fundi po e rikujtojmë edhe njëherë këtë gjë me titullin e këtij libri. Me atë modestinë e njeriut të sinqertë që të thotë, bëj si të bësh, në këtë kohë….(oh, është hera e tretë që po e them!) më lexo, pak e nga pak brenda 15 ditëve se 15 tregime janë.
Në të vërtetë, Silvana unë të lexova brenda dy mbasditesh dhe u ndjeva kaq mirë sa mund të të them falemnderit për kënaqësinë që më dhe faqe më faqe. Mund të kisha renditur edhe ndonjë vërejtje, sa për kriter kritike e vërtetësie, por qëllimisht “i harrova” ato, kur u ula të shkruaj këto mbresa dhe i thashë vetes, po i a them mënjanë që t’i ketë parasysh në rrugën e saj kaq të mbarë me tregimin.Ulu na shkruaj një libër tjetër po kaq të mirë e më të mirë se ky dhe mbushe me po kaq dashuri për jetën dhe vendin tënd, që e ke brenda shpirtit dhe kaq thellë në gjak…