Poezi nga Dhoskë Ilia

 

dhoska

Poezi nga Dhoskë Ilia

Rrethimi

Brenda meje jam rrethuar

pa folur,pa shkruar

Dikush për mua është ankuar

Person i padëshiruar

Dhe nis rrethimi i dytë,i tretë

Akoma nuk është dorëzuar.

Vrapojnë njerëzit,

Disa qeshin,

qeshin sikur lehin.

Disa të tjerë më ndjekin

Po rrethin tim se prekin

Unë jam banor në qytetin e ferrit.

A është e vërtetë 

Shpesh herë flitet për skllevër,

                    Që botën zbukuruan

Vallë bota nuk ishte e bukur?

Po njerëzit ishin skllevër,

               apo skllevër njerëz.

Flitet për njerëz të bindur

dhe për armiq në djep të lindur

Kur i urti mallkonte të “marrin“

që e  vrasin,e varin

A kishim nevojë për njerëz të bindur?

Flitet pastaj për njerëz të zgjuar,

             që kanë shkuar

dhe kanë harruar ç´far kanë shkruar

             Njerëz të zgjuar?!

Flitet pastaj për njerëzit e artit

  Sulmuan Frojdin,pikason

Kafkën,Sartrin

Dhe thirrën në skenë moralin,

ushtria e tabuve

në fushën e druve

digjte lirinë.

A ka më nevojë të flasim?

 

Të heshtim!

Me shumë ,me shumë respekt

Për njerëzit.

 

Piktori dhe hiri i zjarrit.

Me bishtin e penelit

hirin e zjarrit trazonte

Vizatonte figura nga më të ndryshmet,

Diçka kërkonte të zbulonte

Përse u shua zjarri?Si t´a ndizte?

Siç duket u mjaftua vetëm me hirin

E dinte që njerëzit zjarre ndiznin

dhe ashtu me hirin e mbetur

 mbulonte pikturat që kish djegur.

Pastaj kishte fjetur

në fakt kishte vdekur

bishti i penelit si qiri i ndezur,

ndriçonte fytyrën e  tij,

nuk kishte asnjeri,

gratë piktura

qanin rreth kufomës mbledhur.

Revolta

 

 

Sa revolta kanë fjetur nën lëkurën time,

Une veç jam kujdesur të mos i mbaj zgjuar,

Mos u largoni ju lutem,

Kam nevojë për ndihmën tuaj

Mbi vuajtjen time ndërtoni pa zhurmë, pa zë,

Karrigen ku të ulem,

Nuk është karrige e zakonshme pune ku vargje shkruaj,

Karrige ndjenjash me këmbë, me duar,

Që është veç për te ëndërruar,

Ah! Pa ëndrrën çfar do të isha;

Kështu i gjymtuar

Për dashurinë gjithmonë i paftuar

Jo! Do të qëndroj zgjuar

Boll kam heshtur, boll jam maskuar

Jam i revoltuar?

Jam i dashuruar.

Tradhëti

Asnjëherë nuk të përkas,

Dhe ti nuk më përket,

Veç ty o Zot të dashuroje pa frikë,

Me gjuhën tënde flas

Përse më bëre poet?

Të vuaj,

Me ndjenjat të luaj

Pastaj ti kthej në relike.

Të paktën të isha det.

Ti mblidhja të gjitha dashuritë

Ti fshihja të gjitha tradhëtitë

Tradhëti!

Ti varkë e re e dashurisë,

Shpëtomë!

Do vi me ty të udhëtojmë

Drejt rrugës së lirisë.

Shpesh herë zbulojmë

Se kemi nevojë,

Te gjejmë vetveten,

Nga tradhëtia shpesh herë mbeten,

ata që na mungojmë.

Ndaj ska pse ankohet

Me forcë të burgos shpirtin

Kur tradhëtia prej gjumit zgjohet

Ndjenja te tjera lindin

Vrapojnë në fushën e lirisë

Dhe presin

Se dashuri te tjera lindin

Nga tradhëti që vdesin.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s