HUGUETTE BERTRAND

HUGUETTE BERTRAND HUGUETTE BERTRAND est une poète et éditrice Franco-Canadienne, née à Sherbrooke, (Qc), Canada. Elle a publié 37 ouvrages de poésie.  Ses poèmes ont aussi été publiés dans plusieurs revues et anthologies, au Canada, en France, aux U.S.A., en … Continue reading

Rrëmbimi i Euridikës, apo arratisje drejt kozmosit të ndjenjave (Parathënie e vëllimit poetik ” Rrëmbimi i Euridikës” të autorit Bilall Maliqi) / Nga: Agron Shele

Rrëmbimi i Euridikës, apo arratisje drejt kozmosit të ndjenjave (Parathënie e vëllimit poetik ” Rrëmbimi i Euridikës” të autorit Bilall Maliqi Duke lexuar vëllimin më të ri poetik “Rrëmbimi Euridikës”  të autorit Bilall Malqi, një vëllim me lirika kupton se … Continue reading

Nehat Jahiu publikon Antologjinë “KRESHNIKU I LIRISË” (Vargje për heroin Ismet Jashari)

Nehat Jahiu publikon  Antologjinë  “KRESHNIKU I LIRISË” (Vargje për heroin Ismet Jashari) Botoi: Shtëpia botuese “Lena Graphic Desing” Redaktor& Lektore: Violeta Allmuça Recensentë: Kujtim Stojku Milazim F. Kadriu Kopertina &Radhitja kompjuterike : Taulant Berisha Shtypshkronja: Lena Graphic Desing Falënderoj Komunën … Continue reading

Poezi *TANKA nga Seti Pezaku Vladi

Poezi *TANKA nga Seti Pezaku Vladi
 
 
☆☆☆
 
U hap udhë e vjetër
me mjegulla veshur
varur shteg pas shtegu.
Iku rinia…
Ndizet pas një bregu.
 
 
☆☆☆
 
Përtej detesh me yje,
planeti Mars po pret
një Armstrong t’i ngjitet
si Hënës dikur,
të ngrej flamur.
 
 
☆☆☆
 
Mure me shira
legjenda gatoi…,
poshtë, qytetin shikon,
lindur
gurit që loton.
 
 
☆☆☆
 
Eci nëpër shkretëtir’.
Dielli djeg, rëra vlon.
Asnjë pemë, uj’ e gjeth.
Përvëlohem,
trishtueshëm zgjohem.
 
 
☆☆☆
 
Fjala dhe vepra
janë një dhe jo dy.
Vetëm Kadiu
kameleon
nuk i njëson.
 
 
☆☆☆
 
Koha ka ngecur tek ne.
Në gjumë mbytet dhimbja
si trenat e ndryshkur.
Rrugëve ecin hije,
manekin’ papunësie.
 
 
☆☆☆
 
Lahem n’lotin e kroit
të pyllit djegur,
lisit të vetmuar,
lotit pas lotit
lumë i vërshuar.
 
 
☆☆☆
 
– Tërë mbrëmjen – tha djali,
nën ballkonin tënd qëndrova,
me hënën u mbulova.
– Eja sonte – tha vajza,
hëna do bëhem unë.
 
 
☆☆☆
 
Vjeshtë.
Retë plumb ngarkuar,
plazhet fikën dritat,
rëra në grevë ngujuar,
pulëbardhat vetmuar.
 
 
☆☆☆
 
Kur malet
legjenda tregonin
pyjet në gjunjë binin,
yjet me krah’ shqiponjash
akilët rrëzonin.
 
@seti pezaku vladi
15/02/2018

Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli   LOJË SYMACE Akulli nis shkrihet, fundshkurti borën shkund Një ndjenjë pranverore ngadalë po ngrohë Durimdimri gradualisht nis e merr fund Në horizont shfaqet dielli, ja, rrezen ia shohë Shpirt i djallëzuar fëshfërin si gjethe Lojës … Continue reading