Keops / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Keops

Me shikim maja piramidash
kulmeve të zjarrta
hapësirave më të fundit
misterit lidhur qafës faraonit
një rreze e vetme
labirintit ndriçim
shpirtit ngujuar dhomave të errëta
endur dhe sot
kurmit të patretur
zbehtësisë flijim.

Përhumbur horizonteve të largëta
në heshtje epokash
kohëve trazim
fluturuar kaq lart
pakuptimësisë tonë
qiejve mjegulluar
kreshtës psherëtimë.

Ndalur vështrimit
kapërcimit memorie
prizmit ngjyrim
harkut depërtim
zbardhje enigmash
hieroglife shenjash
ngjitur në një Hënë
falur tek një diell
mbetur tek një yll
në të tretin qiell…

@ julja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s