Sam / Poema de Miroslava Ramirez

Poema de Miroslava Ramirez

 

Sam

Ven a mi lado, con tu suave ternura.
Deja que mi mano se deslice por tu pelo,
no me mires con desdén y burla…
O peor aun; ese dejo de fastidio que titila en el fondo
de tus ojos verdes, pelusa dorada.
Felino estilizado, criatura de la noche, irreverente,
¡cómo desdeñas lo mundano !
¿Cuándo duermes , sueñas?
Daría una carta marcada, por saber uno solo de tus pensamientos.
Displicente, estiras tus patitas , gomitas rosas, esponjosas;
inteligente tránsfuga de realidades impuestas.
Eliges cuidadosamente tus estrellas para jugar con ellas;
eres el amo generoso, que nos permite acompañarle.
Bromista incansable, derrochas ironía, en tu sonrisa
ladeada y socarrona, como si el mundo fuera tuyo.
Manías excéntricas de cabriolas apocalípticas.
¿Cuándo dejamos de ser nuestros, bajo tu dominio?
Silencioso y arrogante te deslizas a mi lado,
me miras con ternura, de anocheceres tempranos,
buscando tal vez un punto de encuentro,
tal vez una razón para querernos…

 

Poema de Michela Zanarella

Michela Zanarella
 
Michela Zanarella es poeta, periodista, escritor. Nació en la provincia de Padua, vive y trabaja en Roma. Comenzó a escribir poesía en 2004 y desde entonces ha publicado 13 libros. Muchos de sus poemas aparecen en antologías de circulación nacional e internacional. Su poesía ha sido traducida al Inglés, francés, árabe, español, rumano, serbio, portugués y japonés. Ha ganado varios premios literarios en concursos nacionales e internacionales (Premios Literarios de Naji Naaman 2016). Y embajadora de la cultura en el mundo y representa Italia en Líbano para Naji Naaman Foudation
 
 
***
 
Es como enamorarse a cada instante de la vida
entregarse al día que llega
con el alma abierta al amor.
Sirve a mis pestañas
retornar a tus ojos
tal vez para tocar de nuevo
el silencio que nos permitió
encontrarnos más allá de la mirada.
Es por eso que te digo
ven y mira mi corazón
podríamos intentar correr
donde hay un lugar para el sol
podríamos hacer del cielo
el asfalto para una luz sin tiempo.
 
(Traducciòn de Ana Caliyuri)
 
 
 
***
 
Es la orilla de un amor
este encuentro
de miradas a lo lejos
que revela temores afines
como la desembocadura de un silencio.
Un rubor sutil
desmorona una silente emoción
y se hace necesario
célula tras célula
dejarse rozar
con los sentimientos
del destino y sus formas.
 
(Traducciòn de Ana Caliyuri)
 

Poezi nga Fatma Jasimi

Poezi nga Fatma Jasimi   MONOLOGU I NDJENJAVE🧚‍♀️👌✍️🗯️ Flas unë, trishtimi, Që i ngjaj një fëmije të papërtuar, Shpirtrat i kap përdore, I shkund, e pa mëshirë i tërheq. Flas unë …TRISHTIMI! Flas unë, lumturia, Një ndjenjë në vdekje e … Continue reading

Poems by Jeton Kelmendi / TRANSLATION FROM THE RUSSIAN LANGUAGE TO KAZAKH by Kairat Duissenov Parman

TRANSLATION FROM THE RUSSIAN LANGUAGE TO KAZAKH FAMOUS POET OF BELGIUM Jeton Kelmendi Авторы Джетон Келменді (Бельгия), қазақ тіліне аударған Қайрат Дүйсен-Парман (Қазақстан) КЕЙІННЕН Тағдырлары айналған жыр-дастанға Аңыз жайлы сыр тартты көне жыршы: Зерттейміз бар болғаны – Бассүйек – сөзін … Continue reading

Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

Mos më tej, imzot!

Në Mançën time veç zogj që tremben,
S’po ngrihemi dot nga gjumi i vrerosur.
Të njëjtët kalorës na ftojnë në kuvende,
Sançolepirësit nuk paskan të sosur.

Ju përgjerohem me shpirt e dhimbje,
Se Don Alonso s’do qe kaq Donkishot,
Veç një herë troç Sançoja të fliste
Dhe kali do hingëllinte:”Mos më tej, imzot!”

 

BËHU NJË PEMË

Nëse mendon se u shua çdo rreze drite,
Se bota mori fund,
Kurrë mos e shko ndër mend një dorezë thike,
Një këmbëz të akullt që djeg një plumb.

Vjeshtës së zymtë të vetvetes bëhu një pemë,
Një pemë që pret një dimër e të gjitha gjethet i shkund,
Se një pemë ëndërron përherë një pranverë,
Mbush sythet ndër ngrica dhe dimrin e mund.

 

LEHJA

Turni i lehjes mbaroi,
Për fat, nuk pati ndonjë kafshim.
Po kocka mes kembëve sa kushtoi?
Punë kockash,më thanë,
Lehjes kurrë s’i vunë një çmim.

 

SHEKSPIRIANE

Ende vazhdon të flasë Makbethi
E faqja s’i skuqet e syri s’i ka lot.
Sapunët ndërron herë pas here Ledi,
Nga pellgjet e gjakut nuk del e s’del dot.

S’i bëhet përsipër për Dunkan paqësorin,
Për Banko dyshuesin, ca më pak,
Çdo emër përmendur në gjumëmizorin,
Mëngjesi e gjen të mbytur në gjak.

Dhe prapë e dëgjojnë dhe heshtin,
Pak më tej një Hamlet ndihet keq.
Fjalët e tij dhe sot më shpojnë veshin:
“Kjo botë u shthur,o prapësi,o dreq!”

 

KURBANI I PAFAJSHËM / Tregim nga Diana Skrapari

KURBANI I PAFAJSHËM

 

Tregim nga Diana Skrapari

Raketat shkundën themelet e spitalit ku punonte doktori Jakob Eshref. Njerëz të mbuluar me gjak hynin në spital duke bërtitur “Ne e duam Perëndinë, ne jemi të gjithë fëmijët e tij, myslimanë, të krishterë dhe hebrenjë! Shikoni se çfarë bëjnë ata që thërrasin se Zoti është i madh dhe ngrejnë lart flamurin e vdekjes! Ata që vrasin bashkë besimtarët e tyre në vendet e tyre të adhurimit! Nëse e doni Perëndinë kaq shumë, pse shkatërroni vendet e kultit, ku luten njerëzit? Pse vrisni ata që i quani vëlla, motër, kushëri  dhe me të cilët ndani bukën e përditshme?

Familja është një fole e dashurisë dhe jo e urrejtjes. Duaje të afërmin tënd ashtu sic do veten. Dhe e gjithë kjo kasaphanë që fillon me një britmë lufte duhet të gjej vendin e saj në koshin e plehrave të historisë, kur njerëzit do të kuptojnë se ajo që ata bëjnë është çmenduri e vertetë!

Sot ishte një ditë e kaluar në tmerr dhe panik. Të plagosur, të vdekur, britma, dëshpërim, këto janë pjesë e jetës së përditshme në kohë lufte. Forcat ushtarake që mbajnë vendin sollën  një ushtar që e kishin rrahur për vdekje. Ky qen donte të dezertonte! bërtisnin ata duke e gjuajtur me shkelma në bark. Ai donte të largohej nga ushtria dhe të jetonte rehat në fshatin e tij, bastardi, dhe vendin kush do ta mbrojë, më thuaj!  bërtiste një ushtar i nevrikosur që e pështyu.

Ata e hodhën në një shtrat të pistë dhe e lanë atë vetëm me dëshpërimin e tij.

-Doktor, ai iu afrua Doktor Jakobit, unë jam semurë me leucemi, fati im është vulosur dhe unë dua të jetoj ditët e fundit të jetës sime duke vënë kokën në prehrin e nënës sime si dikur kur isha fëmijë,të shikoja sytë e saj të bukur ngjyrë mjalti që shpirti im të gjejë paqen për të fluturuar drejt Zotit.

Unë jam 22 vjec dhe kam filluar të shërbejë në ushtri kur isha 17 vjeç. 5 vjet  shërbim besnik ndaj vendit apo asaj që ka mbetur nga vendi ynë fantazmë.

Ai informoi eprorin e tij për gjendjen e tij dhe se donte të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij me familjen e tij. Ai refuzoi kategorikisht dhe urdhëroi që ta torturonin brutalisht.

Dua të vdes në paqe në prehër të nënës sime, të më përkëdhelë kokën time duke më kënduar ninulla si fëmijë. Unë dua të fluturojë i lirë në shtigjet e jetës, të fal mirësi, të shpresoj dhe të largoj dëshpërimin. Unë dua një shans të dytë nga Perëndia, sepse shpirti im është kaq i ri por  ata e kanë shëmtuar deri në atë pike sa edhe nëna ime nuk mund të njoh djalin e saj që ajo përkundte me këngë dashurie.

Më ktheni në familjen time, Doktor Jakob që të afërmit të më varrosin me dinjitet! Dhe nëse shpirti im do të prehet në  ferr apo në parajsë, vetëm Zoti mund ta vendosë!

Unë e shoh këtë luginë që u kthye në një varrezë ku nënat i kanë sytë e përhumbur; ato kërkojnë fëmijët e tyre të cilët janë bërë imazhi i ngrirë i një fotoje varri. Ata vdiqën për atdheun, u thonë atyre, por ato e dinë të vërtetën. Qenia e tyre më e shtrenjtë  në botë, u sakrifikua për një kasap që dëshiron të mbajë pushtetin me çdo kusht.

…………………………………………… ….

Dje kam parë në ëndërr nënën time. Ajo buzëqeshi dhe më tha: “Mirë se erdhe në shtëpi! Më kishte marrë kaq shumë malli për ty, biri im! ”

 

Poezi nga Mercedes Gega


Mercedes Gega

Ka mbaruar studimet për “Gjuhë shqipe dhe letërsi” + Master profesional në degën mësuesi, në universitetin e Elbasanit.

Është autore e vëllimeve poetike:

“Një copëz jetë”, Tiranë 2007
“Fjalët e pathëna”, Tiranë 2011

 

Serenatë hëne

Ti nuk harrove, si dhe çdo natë
Të vije në dritaren time
Të më këndoje serenatën
Që di veç ti, unë edhe yjet!

Vërtet s’e di se si ia bën
Si ia arrin, jo nuk e di
Aty ku dhe vetes i fshihem,
Aty aq bukur vjen futesh ti!

Dhe ndez ti drita e ndez hare
E hapëlehtë nis e vallëzon
Më sheh në sy tek më afrohesh
Ahhh… atë vështrim veç unë njoh!

Dhe në një çast unë kam gjithçka
Besomëni ç’ka ju rrëfej
Kush njohu dritën e këtij gëzimi
E di shumë mirë se nuk gënjej!

 

Mëngjes dimri

Qiell gri…
Mëngjes gri…
I ftohtë gri…
Bryma fle ende në dritare
Do të ketë rënë vonë mbrëmë…
Një erë e ftohtë,
nxitimthi përplaset fortë
pas degëve të pemëve,
Fshik oxhaqet
e ndezura rishtas,
Sjell vërdallë tymin e përgjumur të tyre
dhe diçka mërmërit nëpër dhëmbë…
Tutje…
Tëposhtë rrugës…
Ta ketë me shiun që nuk i hap rrugën
Dhe e bën të vonohet?!
Çudi!!!
Një bubullimë autoritare tërheq këtë herë
gjithë vëmendjen e mëngjesit,
duke e ndihmuar atë të zgjidh
përfundimisht dilemën e zgjimit.
Çadra shumëngjyrëshe përshëndesin njëra tjetrën
Tek vargojnë thjeshtësisht, gjithë stil
Drejt rrugës kryesore të këtij qyteti,
si për të marrë bekimin tij për një ditë të mbarë,
për t’u përhapur më pas në drejtime të ndryshme,
ashtu si dhe mendimet e ndjenjat
enigmatike,
por jo detyrimisht dhe të komplikuara
të mbajtësve të tyre,
në këtë mëngjes,
ku i ftohti ecën më shpejt se të gjithë,
por pa harruar të përshëndes gjithëkënd,
me atë buzëqeshjen ëmbëlsisht drithëruese,
Ashtu pra,
si di vetëm dimri di!

 

Zigzag psherëtimash

Ajër i akullt mbështjell këtë moment
me një qetësi drithëruese deri në agoni
Kakofoni nervash ky trafik frymëmarrjesh vesh,
ndërsa nën një zigzag psherëtimash
Pritja…
nis…
Vjen!

 

Trafik ndjesish në një autostradë psesh!

Fle thellë kjo natë sonte
E qetë jam dhe unë nën shqetësimin tim
Strukur në heshtjen e saj ajo dremit
Nanuris dhe unë gjumin me pak durim!

Me siguri ajo s’e ka njohur pritjen
As mosardhjen sigurisht që s’e njeh
Ajo me mëngjesin kanë një pakt
Që prej kohësh zbatojnë një më një.

Minutat zvarriten të kapin orën
Me duart që thurin gërsheta idesh
Semafori i zemrës gulçon i harlisur
Trafik ndjesish në një autostradë psesh!!!

 

Vetëburgosje idesh

Përfundimisht,
pa skaj është pafundësia
e të athtës që lë pas në vetëdije,
tkurrja e pafuqisë së pamundësisë të së sotmes,
që i injektojmë në venat e ideve,
nga vetvetja, po vetes tonë,
shtyrë nga frika që sjell mania e bërit saktësisht
në mënyrë perfekte dukjen e përmbajtjes tonë,
në një kohë, kur kohës tonë
Joperfekte,
kemi harruar se si ia kemi lidhur duart
me prangat e ngurrimit,
për të provuar të pranojmë
se të jesh vetvetja
është një hap më afër
i të qënit paqësisht i lirë,
E po në të njëjtën kohë ku,
serviren jo pak burgjengurtësi vetpranimi,
në modele të gatshme
korniza idesh.

Poezi nga Mumin Zeqiri

Poezi nga Mumin Zeqiri   Statujat e vdekjes Barten e vrojtojnë vëngër, hijeve nën shira mrizojnë. Përshkojnë parametra varresh, nën melodi histerish bëjnë ritual, grigja e uritur ua ledhaton ballin, ftohtë bien muzgjet e mërdhirë nata, moçali nën rrebesh bredhin, … Continue reading