KURBANI I PAFAJSHËM / Tregim nga Diana Skrapari

KURBANI I PAFAJSHËM

 

Tregim nga Diana Skrapari

Raketat shkundën themelet e spitalit ku punonte doktori Jakob Eshref. Njerëz të mbuluar me gjak hynin në spital duke bërtitur “Ne e duam Perëndinë, ne jemi të gjithë fëmijët e tij, myslimanë, të krishterë dhe hebrenjë! Shikoni se çfarë bëjnë ata që thërrasin se Zoti është i madh dhe ngrejnë lart flamurin e vdekjes! Ata që vrasin bashkë besimtarët e tyre në vendet e tyre të adhurimit! Nëse e doni Perëndinë kaq shumë, pse shkatërroni vendet e kultit, ku luten njerëzit? Pse vrisni ata që i quani vëlla, motër, kushëri  dhe me të cilët ndani bukën e përditshme?

Familja është një fole e dashurisë dhe jo e urrejtjes. Duaje të afërmin tënd ashtu sic do veten. Dhe e gjithë kjo kasaphanë që fillon me një britmë lufte duhet të gjej vendin e saj në koshin e plehrave të historisë, kur njerëzit do të kuptojnë se ajo që ata bëjnë është çmenduri e vertetë!

Sot ishte një ditë e kaluar në tmerr dhe panik. Të plagosur, të vdekur, britma, dëshpërim, këto janë pjesë e jetës së përditshme në kohë lufte. Forcat ushtarake që mbajnë vendin sollën  një ushtar që e kishin rrahur për vdekje. Ky qen donte të dezertonte! bërtisnin ata duke e gjuajtur me shkelma në bark. Ai donte të largohej nga ushtria dhe të jetonte rehat në fshatin e tij, bastardi, dhe vendin kush do ta mbrojë, më thuaj!  bërtiste një ushtar i nevrikosur që e pështyu.

Ata e hodhën në një shtrat të pistë dhe e lanë atë vetëm me dëshpërimin e tij.

-Doktor, ai iu afrua Doktor Jakobit, unë jam semurë me leucemi, fati im është vulosur dhe unë dua të jetoj ditët e fundit të jetës sime duke vënë kokën në prehrin e nënës sime si dikur kur isha fëmijë,të shikoja sytë e saj të bukur ngjyrë mjalti që shpirti im të gjejë paqen për të fluturuar drejt Zotit.

Unë jam 22 vjec dhe kam filluar të shërbejë në ushtri kur isha 17 vjeç. 5 vjet  shërbim besnik ndaj vendit apo asaj që ka mbetur nga vendi ynë fantazmë.

Ai informoi eprorin e tij për gjendjen e tij dhe se donte të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij me familjen e tij. Ai refuzoi kategorikisht dhe urdhëroi që ta torturonin brutalisht.

Dua të vdes në paqe në prehër të nënës sime, të më përkëdhelë kokën time duke më kënduar ninulla si fëmijë. Unë dua të fluturojë i lirë në shtigjet e jetës, të fal mirësi, të shpresoj dhe të largoj dëshpërimin. Unë dua një shans të dytë nga Perëndia, sepse shpirti im është kaq i ri por  ata e kanë shëmtuar deri në atë pike sa edhe nëna ime nuk mund të njoh djalin e saj që ajo përkundte me këngë dashurie.

Më ktheni në familjen time, Doktor Jakob që të afërmit të më varrosin me dinjitet! Dhe nëse shpirti im do të prehet në  ferr apo në parajsë, vetëm Zoti mund ta vendosë!

Unë e shoh këtë luginë që u kthye në një varrezë ku nënat i kanë sytë e përhumbur; ato kërkojnë fëmijët e tyre të cilët janë bërë imazhi i ngrirë i një fotoje varri. Ata vdiqën për atdheun, u thonë atyre, por ato e dinë të vërtetën. Qenia e tyre më e shtrenjtë  në botë, u sakrifikua për një kasap që dëshiron të mbajë pushtetin me çdo kusht.

…………………………………………… ….

Dje kam parë në ëndërr nënën time. Ajo buzëqeshi dhe më tha: “Mirë se erdhe në shtëpi! Më kishte marrë kaq shumë malli për ty, biri im! ”

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s