
Poezi nga Ali Podrimja EPIKA Me shekuj kam shitur gjakun e rritur jam me gjakun e shitur Me shekuj kam hëngër me veten e ditur s’kam të qesh me veten e tepruar… Miq, Kosova është gjaku im që nuk … Continue reading
Poezi nga Ali Podrimja EPIKA Me shekuj kam shitur gjakun e rritur jam me gjakun e shitur Me shekuj kam hëngër me veten e ditur s’kam të qesh me veten e tepruar… Miq, Kosova është gjaku im që nuk … Continue reading
NË FÖRSLÖV TË SUEDISË – EDHE FESTË EDHE KONTRIBUT
Mbrëmë më 16 shkurt 2018 (e premte) në Förslöv të Suedisë në një atmosferë festive nën përkujdesjen e Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Nëna Terezë” në Ängelholm të Suedisë, u organizua manifestim kulturor me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kolorit të shkëlqyer i dhaneë rinia me veshë kombëtare të prirë nga Ahmet Ahmeti (koreograf), me këngët dhe vallët e tyre. Kurse nga Kosova kishte ardhur këngëtari z. Ylli Demaj si dhe këngëtari në Suedi z. Gazmend Kelmendi dhe Robert Hoti (të gjithë pa pagës).
Për këtë ngjarje historike, mbajtën fjalë Rrahman Rrahmani kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Nëna Terezë” në Ängelholm dhe Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Këshilli organizativ i udhëqur me shumë sukses nga kryetari z. Robert Hoti, i cili gjatë fjalës së tij ngriti atmosferë të jashtëzakonshme, para bashkatdhetarëve kur tha: ”Të gjitha shpenzimet e këtij koncerti të cilat janë grumbulluar deri në këto momente e që pritet që aksioni të vazhdoj edhe më tutje, do të dedikohen për ndërtimin e shtëpisë së z. Qaush Musaj nga Peja, ish ushtar i Ushtrisë Çlrimitare të Kosovës, i cili ka luftuar për pavarësinë e Republikës së Kosovës”.
Shuma deri në këto momente është grumbulluar 69.636 korona suedeze (në vlerë prej rreth 7.000€) dhe 100 € (mjete këto nga Kosova). Aksioni mbetet i hapur edhe më tutje deri në arritjen e grumbullimit të shumës së nevojshme për ndërtimin e shtëpisë në fjalë.
Mesazhi kryesor nga ky tubim doli:
”Ta duam kombin Shqiptar duke i kontribuar në të gjitha sferat e jetës, kudo që jemi dhe kudo që ndodhemi”.
Për kontribuesit si: Ylli Demaj, Gazmend Kelmendi, Viola Sylaj Rexhaj, Gazmend Shabani, Sylejman Dushica dhe Haradin Osmanaj u ndanë ”MIRËNJOHJE”, nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Nëna Terezë” në Ängelholm dhe Këshilli Organizativ.
Manifestimi zgjati deri në orët e vona pas mesnate.
Nga: Hysen Ibrahimi
Mësuesia nuk është thjesht profesion, mësuesia është krijimtari (Rreth librit ”Mall për ty baba!” të autorit Koço Filip KOSTËS) Kohët e fundit gazetari i mirënjohur i Sarandës, Koço Filip Kosta, na ka sjellë librin me kujtime dhe mbresa ”Mall për … Continue reading
Me rastin e 10- Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës autorja Dr. Diana Skrapari publikon librin ” Lufta e Kosovës: Dhunimi i të drejtës humanitare në konfliktin e armatosur” *** Ky libër trajton Luftën e Kosovës nën prizmin juridik … Continue reading
Nuk e çon vetullën Idriz Seferi
…ose… një letër për Sabit Rustemin*.
Drejt e pate o Sabit Rustemi kur i pëshpërite Idriz Seferit të bronxtë …çoje pak atë vetull përpjetë/ le t’ tremen retë/ e dridhe një trohë/sall nji trohë mustaqen…, drejt e ke. Se nuk bën që aty në mes të Gjilanit, në atë ditë të skuqur flamujsh të 28 Nëntorit, duke ecur mes luleve e kurorave, Idriz Seferi i bronxtë të shkonte vetullngrysur për tu ngjitur në piedestal. Dhe ca më tepër të qëndronte aty me atë vetull të ulur mbi sy sikur kqyrte me dhimbje diçka a dikë. ..Sikur të qe e martë, mortja e martë … Si dita kur mbetëm pa Shkup…Normalisht në këtë ditë Idriz Seferi duhej të dridhte mustaqen me një farë krenarie duke parë tejë horizonteve, mbi maja malesh dhe jo ta mbante dorën te naganti, gati për ta nxjerrë nga brezi e për ta shkrepur. Sepse ishit në shesh të Gjilanit ku brohoriste një popull i tërë dhe jo në grykën e Kaçanikut ku shkrepnin dhjetëmijë dyfeqet e Shefqet Dërgut Pashës mbi Idriz Seferin me dymi-jë e pesëqint male.
Drejt e pate kur i the…Jo nji shesh/por krejt Gjilani i joti asht/ e shqiptaria…se ti na bane me emër/na bane me shpi/edhe mbas njëqint e sa vjete…Kush fole shqip t’qohet n’kamë/ Se ti je themeli i saj…Vërtet drejt e pate. E mua, kur ti dëgjova ti thoshje …Se ti je themeli i saj, i Shqipnisë, mu kujtua ai nëntor i largët i 1912 kur Idriz Seferi i thoshte Isa Boletinit…Nisu Isë drejt e në Vlorë te Ismail Qemali, të bëni Shqipërinë për ne e për fëmijët tanë. Ti je më i ri se unë, ndaj nisu shpejt. Unë po mbroj Kosovën nga Sërbi, unë po ju mbroj edhe ju prej këtu. Vërtet o Sabit nuk ishte Idriz Seferi në Vlorë të hidhte një firmë, por po mos të ishte Idriz Seferi në këmbë, nuk do firmosej dot në Vlorë. Prandaj drejt e ke kur i thua se na bëri me shpi e me Shqipëri.
Drejt e pate o Sabit Rustemi, por a e di? Idriz Seferi aty në shesh të Gjilanit nuk u ndje rehat. Jo nga turma popullore që s’ndalte brohoritjet, duke thirur emrin e tij. Ai qe mësuar të drejtonte kuvende burrash si ai i Ferizajt më 5 Korrik 1908, ku të tridhjetë mijë pjesmarësit dëgjonin me frymë të ngrirë fjalën e tij.
Nuk e hutuan as fjalimet e politikanëve (sa të stërgjatura që qenë ato. S’ditkan të flasin shkurt këta burrat e sotëm).
Shihe pak me vëmëndje o Sabit Rustemi, shihe Idriz Seferin. Me atë vetull të ulur mbi sy, ai nuk po sheh sheshin e Gjilanit por po sheh diku më larg. Sheh në Prishtinë. Diku pa një tym, dëgjoi sherre e britma, kujtoi se nisi lufta dhe mendoi të vraponte për aty.Prandaj e shtrëngoi nagantin fort dhe ju bronxua dora përmbi të. E ku ta dinte se ai qe Parlamenti i Kosvës ku deputetët shqiptarë hidhnin kundër shqiptarëve gaz lotsjellës, duke lotuar gjithë shqiptarët shpi më shpi. Ai nuk e kuptonte pse bënin kaqë shumë shamatë. A thua nuk kuptonin shqip ndonëse shqipen e flisnin bukur fort.
I hodhi sytë e pa në Tiranë, më mirë mos të kishte parë e dëgjuar. Tym e turp në Parlament.
Burra që shanin nga gratë e gra që qeshnin si burra të dehur, me fjalë turpi.
Pa më thuaj o Sabit Rustemi, pse ta çojë atë vetull Idriz Seferi? Përse ti qeshet syri e ç’farë të shohë me krenari? A mos vallë të shohë atë birbon që hoqi flamurin kombëtar nga sheshi i Prishtinës, që e hoqi zvarrë si një reckë të vjetër e të ndotur? Por a e di ai pis burrë që për atë flamur Idriz Seferi dhe trimat e tij kaluan jetën me nagant në dorë e me syrin në thep të pushkës. A do ja thotë ndokush atij që dha urdhërin se, ai flamur është i kuq jo nga boja por nga gjaku i derdhur mbi të e për të i bijve të këtij kombi.
Dhe ajo shqiponja nuk është një zog koti, por është shpirti ynë i ngjitur në flamur.
Ndaj këndojmë…Shqipëria shkëmb e gur/ (Ësht’) vrarë e prerë për flamur/ Hasmët hiq e neve vur.
Prandaj o Sabit Rustemi shko dhe njëherë sot në shesh të Gjilanit e shihe prapë Idriz Seferin. Po nuk ka plasur në njëmijë copa bronxi i tij, nga marazi, të siguroj unë që sytë i ka të përlotur.
(Me sy të përlotur i shkruaj dhe unë këto radhë. Dhe nuk i çoj dot vetullat të shoh kënd në sy).
Dhe ngrije atë flamur nga toka miku im(nuk është bërë pis, jo) dhe me ‘të fshiji sytë e përlotur Idriz Seferit.
Atëherë do shohësh si do ta çojë atë vëtull e do të kqyrë me dashuri.
Nga : Timo Mërkuri
Sarandë, më 16 Shkurt 2018
*-Për poezinë e tij “Çoje pak atë vetull Idriz Seferi” publikuar në 28 Nëntor 2017
Irina Lucia Mihalca De la un capăt la altul… De la un capăt la altul, calm, liniştit, bei totul până la fund, priveşti cine e înăuntru şi baţi încrezător, dar atent. Un copil, în ceaţă, nu se teme, la … Continue reading
Dr. Waheed Musah is member of the Editorial Advisory Board of Sahitya Anand #SahityaAnand and #VishwabharatiResearchCentre cordially welcomes Waheed Musah (Hafrican Prince) as the honorary member of the Editorial Advisory Board. Dr. Waheed Musah Multi awards winning Speaker, Poet, Dramatist, Humanitarian, Project … Continue reading
Poesie di Swapna Behera Quando la tua prosa incontrò la mia poesia Quando la tua prosa incontrò la mia poesia per le strade della prugna I nomi della natura cantarono l’inno tutti i pronomi turbinarono e nuotarono Quando la … Continue reading
Born to Cry – Olfa Philo
A translation to the Tunisian dialect
Romani shqiptar në këndvështrimin e kritikut Vladimir Muça Kritiku, poeti dhe prozatori i njohur Vladimir Muça, në pritje të shtatdhjet vjetorit të lindjes së tij, i bëri vetes, por edhe botës letrare, një dhuratë: Përmblodhi në një libër voluminoz, krijimtarinë … Continue reading
A New Life A new beginning – Greets me while the Royal Sun Beams brightly – Over immaculate white, cottony clouds And sky-blue heavens above – I spotted a shy, red robin with a deep orange tail perched – … Continue reading
NDERIM 10 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Krahët e Shpendit përhapin përjetësimin e dëshmorit të Kombit Skerdilajd Llagami
Në jetën e sotme shqiptare, portreti i shqiptarëve çdo ditë e më tepër na shfaqet me përmasa të madhërishme jo vetëm brenda vendit, por edhe në hapësirat ballkanike edhe europiane.
Shekulli XXI u solli shqiptarëve një fat tjetër dramatik, atë të përplasjes me sllavët lirimohues. Ishte gjaku i freskët i Shpendit të lirisë, tiranasit Skerdilajd Llagami dhe i mijëra djemve dhe vajzave të Kosovës që dritësuan lirinë dhe pavarësinë e mohuar dardane.
Ashtu si legjendari Adem Jashari, profesori Ukshin Hoti, embelma jonë Jusuf Gërvalla, si lulja e lirisë Antigona Fazlliu, si yjet e pashuar Iljaz Kodra, Agim Bajrami, Besnik Begunca, Xheladin Kurtaj, 14 vjeçarja si vesë e bukur ylberi Njomëza Lipaj, si tërë ata trima e trimëresha sypatrëmbur para plumbit të zi të pushtimit, edhe Komandant Shpendi, ky dëshmor i ri i Europës, e batoi gjakun e tij në themelet e Republikës së re të Kosovës martire.
Ne jemi me fat, se sot në këtë përurim të veçantë që zhvillon Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”, Vlorë, Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe Biblioteka e Rektoratit në mjediset e Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, kemi mes nesh një ish-ushtarak të përkryer dhe dramaturg të shkëlqyer, nga më të mirët e dramaturgjisë shqiptare, ndërkohë mikun tim të hershëm Bashkim Kozeli, ç’ka e bën më mbresëlënës këtë organizim jo thjesht letrar. Kemi fatin se në këtë ditë simbolike, që unë do ta pagëzoja Dita e Shpendit në qytetin e Flamurit, midis studentëve ismailqemalistë, pegadogëve, dashamirësve, shkrimtarëve dhe poetëve të qytetit ndodhet shoku i fëmijërisë dhe adoleshendës së dramaturgut tonë të njohur, trimi i gjallë, babai i Shpendit, stoiku Bardhyl Llagami, ç’ka na e bën më dinjitoz e kuq e zi këtë takim të rrallë. Tek ky libër njohim një baba që nuk e qau djalin por i këndoi e i këndon bëmat atdhetare që bëri i biri deri në sakrificën sublime ç’ka mund të bëjë njeriu: I fali gjakun Kosovës, lirinë e tij ia dhuroi Lirisë së Kombit të Shqipeve. Dhe si një marathonomak vlerësimi e nderimi jo vetëm nëpër djalin e tij, por për të gjithë dëshmorët e heronjtë e lirisë rend e rend nga Tirana, Gryka e Rugovës, Presheva, Medvegja e Bujanoci, rrafshi i Dukagjinit, anembanë në Kosovë, nëpër Shqipëri, në Begovi, Tetovë e ndër shqiptarët e Maqedonisë dhuron librin “Krahët e Shpendit-vargje kuq e zi” e na duket se kur e vendosim këtë monografi poetike, këtë biografi letrare në Bibliotekë, monument nderimi ndërtojmë në zemrat tona për kujtimin e ndritshëm të komandant Shpendit. Secili nga ne. Edhe këtu në Vlorë. Bardhyli nuk ka ardhur vetëm, ka ardhur me miq kaq të nderuar, të mirë e atdhetarë të devotshëm, që nuk e lënë kurrë vetëm vëllain e përvëluar e të paulur. “Mos pastë prind pas fëmijës”-është një shprehje e vjetër dhembshurie e vatrës familjare. Por liria u shfaqka më e lartë, më e fuqishme, më e detyrueshme se çdo ndjenjë tjetër. Ta merr djalin, ta merr vajzën dhe ta kthen si imazhin e saj më të bukur, më fisnik, më dinjitoz-në përjetësim. Iku djali, u bë shqiponjë lirie. Rron babai e nuk e qan, por e këndon me ligjërime, që shndërrohen natyrshëm në himne atdhedashurie të kujtesës kombëtare. Se sa i dhembset Skerdi, atë e di veç shpirti i djegur i babait Bardhyl. Edhe ne. Se sa i krenaruar për Shpendin është Bardhyli, e di balli i tij i lartë e larë me dritë diniteti. Edhe ne. Edhe tërë kombi i Shqipeve. Rron ati të këndojë birin. Thuhet se kush fal një libër dhuron një trëndafil. Babai i Shpendit na dhuron këtë libër dhe furishëm ne i ngremë në zemrat tona përmendore paharrimi për të birin, Shpendin e Lirisë. Këtë akt titanik të burrërisë, që merr vërtet përmasa legjendare di ta bëjë, siç i takon shqiptarit të lartë, kreshniku i kohës Bardhyl Llagami. Skerdi është i përjetësuar si Komandant Shpendi e Bardhyli jeton si babai i Shpendit. Ç’simbolikë madhërimi në thjeshtësinë unikale të autorit të librit Bardhyl Llagami, njëkohësisht babai i dëshmorit, të cilit i thur mijëra vargje mallëngjimtare si lule nderimi. S’ka nevojë për koment. Nuk përmendet as data e lindjes së Skerdit 31 tetor 1969, as data e rënies më 29 qershor 2001, sepse ai është i gdhendur në memorien tonë dhe në krahët e lavdisë për solidaritetin dhe sakrificën për liri si 32 vjeçar në përmasat e përjetësisë.
Kushdo që e lexon këtë libër, nën titullin “Krahët e Shpendit”, e shikon flakadanin mbi malet e Sharrit dhe kujton jo vetëm heroin e Gjakovës, por edhe të Tiranës, edhe të Vlorës sot. Kushdo që e lexon këtë libër të veçantë – tregim në vargje, e ndjen nga afër frymëzimin, dhembjen, por njëkohësisht dhe imazhin e fuqishëm për lirinë njerëzore. Ky është edhe mesazhi i komandant Shpendit: ATDHE-LIRIA. Fjala e babait të Shpendit, autorit të librit “KRAHËT E SHPENDIT”- kushtuar heroit të Kombit Skerdilajd (Shpend) Llagami, që tha me aq emociion sa asnjëherë, se me këtë përurim kaq të përsosur, sa s’e mendoja dhe po bëjmë kaq mirë e simbolikisht sot këtu në Vlorë, në Universitetin që mban emrin e babait të kombit, më duket se kam datëlindjen e djalit, na preku të gjithëve dhe na vuri para shumë detyrash të larta e fisnike për të shkruar e kujtuar të rënët për atdhe, liri e pavarësi.Historinë e bëjnë ata që digjen, jo ata që ngrohen-kjo është kujtesa kombëtare që na bën të përgjegjëshëm ne punëtorëve të penës të dinë kë nderojmë e si ta nderojmë në monumentin e shkronjave. Një libër për të rënët vlen më shumë se njëmijë varre me lule nderimi. Jo vetëm tek babai i Shpendit, dhembja shkakton lot, dhembja shkaton poezi, sepse akti i Komandant Shpendit është heroik në kohë të re, është sublim. Ja, kështu ndodh në trojet tona që rrënjët i kanë me lule gjaku: në paqe, bijtë varrosin etërit, në luftë, etërit varrosin bijtë”. Që Kosova ta gëzojë 10 vjetorin e Pavarësisë, të arrijë e të kalojë 100 vjetorin e 1000 vjetorin e lirë e të përparuar, dëshmorët e lirisë nuk duhen harruar, se u dhemb gjaku yjeve. Dëshmorët quhet se i nderojmë kur ne vijojmë rrugën që ata e lanë në mes, se e lanë me gjakun e tyre. Ne nuk na kërkohet gjak, porn a kërkohetdjersë, korrektesë, ndershëmri, profesionalizëm, dinjitet e qytetari.
Kjo përmasë e heroizmit dhe e flijimit të këtij dëshmori të kombit na bën të gjithëve të na largohet dhimbja dhe në sytë tanë të shkëlqejë krenaria kombëtare. Është një gen i lashtë ky që vjen qysh prej Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit dhe gjithë heronjve tanë të çdo epoke, që janë vërtetë Feniksët e lirisë, që ashtu si ai zogu mitologjik, i cili ka vetinë të digjet e të ringjallet nga hiri i tij, simbolizojnë në mënyrë të kënaqshme figurën e përjetshme të dëshmorëve dhe idealin e tyre. Tek ne heronjve kur vdesin, u fillon pavdekësia. Me komandant Shpendin nuk krenohet vetëm babai i Shepndit, familja, të afërmit e Tirana e tij e dashur, por mbarë Shqiptaria e mban ballin tek dielli, sepse deri atje na e ngriti 32 vjeçari i përjetshëm, i pavdekshmi i idealit të lirisë, monumentin e të cilit ne e kemi ngritur tashmë në zemrat tona. Komandant Shpendit i dritëroftë kujtimi dhe nga shembulli i tij të mësojmë të gjithë ne, në përshatje me ç’na kërkon koha, zhvillim dhe përparimi i vendit. Të jemi shembullorë secili në pozicionin që ka në organigramën kombëtare, përparimin qytetar dhe integrimin europian.
MSc. Albert Habazaj
Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve të Librit (Shtypshkronjë dhe e/book)
Biblioteka Shkencore “Nermin Vlora Falaschi” Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, ALBANIA
16.02.2018
Poésie de Jagari Mukherjee La rose bleue J’aime ce que tu aimes: Un poème, pour être précis… Ma langue manque l’éloquence Et alors, pour être concis; J’ai vu une rose bleue Je me suis souvenu de la main, Touchant … Continue reading
DUFI I NJË BUZËQESHJEJE TË HIDHUR (Ekrem Ajruli, “20 vite me penë”, poezi satirike, Shtëpia Botuese “ArbëriaDesign”, Tetovë 2015) Satira e shtjelluar në librin në fjalë, nxjerr në pah strukturën e njerëzve abortarë me dimensione të kufizuara mendore, nga të … Continue reading
Poems by Vandita Dharni My Valentine The glimmer of candlelight makes the night wink at our little rendezvous, radiating its warmth, permeating through the dimly lit room where we secretly meet_ our souls ignited, our eyes reflecting, endorsing the … Continue reading
Milano – LA TERRA DELLE GRAVINE I nostri giovani e TRASPARENTI assessori di Martina Franca Stefano Coletta (Vice Sindaco) e Valentina Lenoci hanno degnamente rappresentato la nostra città. *Le prime qualità per far crescere una città è l’entusiasmo interiore unitamente … Continue reading
Poèmes de Scott Thomas Outlar Les vignes Les vignes s’agrippent au mur tout en continuant à grandir comme mon cœur qui a été désigné pour être avec toi mais qui ne cesse de grandir c’est ainsi que je peux … Continue reading
Poezi nga Elida Rusta Liri prej qielli Jam kthye bedenave të mia, aty ku ti kalon përditë si krah dallëndysheje. e më pret si fëmijë që kurrë s’din me u rritë. Ásht gjesti kalorsiak që bjen n’gjunjë … Continue reading
Ashok K. Bhargava is member of the Editorial Advisory Board of Sahitya Anand Today we take pride in announcing Ashok K. Bhargava as an esteemed member of the Editorial Advisory Board of Sahitya Anand. #VishwabharatiResearchCentre and #SahityaAnand is happy to … Continue reading
Claudia Piccinno, member of the Editorial Advisory Board of Sahitya Anand Sahitya Anand is glad to announce, Claudia Piccinno an honorary member of the Editorial Advisory board. We are proud n honoured to have her with us. Claudia Piccinno is … Continue reading
Shtëpia Botuese ATUNIS publikon librin ” Ju jeni pjesë e atdheut – Monografi për dëshmorët e UÇK- së nga Diaspora ” të autores Arjana Bytyqi- Fazliu DJE BASHKË NË LUFTË, SOT BASHKË NË LIBËR (Ariana Bytyqi, Ju jeni pjesë e … Continue reading