DUFI I NJË BUZËQESHJEJE TË HIDHUR (Ekrem Ajruli, “20 vite me penë”, poezi satirike, Shtëpia Botuese “ArbëriaDesign”, Tetovë 2015) / Shkruan: Remzi Limani

DUFI I NJË BUZËQESHJEJE TË HIDHUR

(Ekrem Ajruli, “20 vite me penë”, poezi satirike, Shtëpia Botuese “ArbëriaDesign”, Tetovë 2015)

Satira e shtjelluar në librin në fjalë, nxjerr në pah strukturën e njerëzve abortarë me dimensione të kufizuara mendore, nga të cilët shqyhen vlerat e mirëfillta të shoqërisë sonë – shoqëri e lënë nën hijen e të marrëve të kohës shterpë…

Kur flasim për satirën, është e pashmangshme të anashkalohen shtigjet e krijimtarisë së Ekrem Ajrulit në këtë fushë, sepse, krijuesi, Ajruli me sukses e zhveshë kohën dhe njeriun nëpër kohë dhe hapësira të ndryshme, si gjetje dhe bazament kryesor mbi të cilat poeti respektiv ndërton vargun e tij, si reaksion i përditshmërisë sonë të tredhur nga injorantët rreth nesh dhe rreth botës së zgërdhirë prapa supeve të njeriut mendjendritur. Pra, këtu fillon “thyerja” e mendjes së njeriut, i cili mëton të jeton dhe ndërton një shoqëri të qëndrueshme dhe nuk ia del nga matrapazët dhe xhambazët e kahës njerkë… Mbi këto, të themi udhë lakadredhake, të cilat na shpien të ecim dhiareve të ngushta, poeti Ekrem Ajruli, nëpërmjet Satirës, Ironisë, Sarkazmës dhe mundin prej Sizifit për ta rrokullisur gurin e kohës së rëndë, na jep një pasqyrim lucid mbi shoqërinë; sulltanat e rremë, karrieristët, narcisoidët, servilët e kohës dhe individin e ulur në fronin e uzurpuar…

Ekrem Ajruli

Tani, të ndërtosh vargun satirik nuk është punë e lehtë por, është një skalitje formash ndër më të ndryshmet nga të cilat nxirret arti i fjalës që godet me dufin e një buzëqeshjeje të hidhur… Për këtë, autori i librit në vargun e tij nxjerr fjalëformime të qëndrueshme siç janë: Zgjebeproletarët, Vandërnguli, Sandërshkuli, Kolltukofagët, Zemërlepur, Mendjedhallë etj… me të cilët bën identifikimin e pjesës së burokracisë së mykur duke na thënë: Patkonjtë nëpër këngë/Barleti dhe kronikat/Humbin në harresë/Isait iu zbardhën/Tirqit galan/Varur kafeneve/Opingat iu copëtuan/Nga gotat e thyera t`viskit/Mic Sokolin e mbyti/ Tymi i duhanit në çajtore/Hasan Prishtina shikon rreptë/Nipin e stërnipin/Tek luajnë lojën e dajanit/Ismail Qemali sodit/Mallëngjyeshëm flamurin/Kur e ngremë dhe na e ulin/Në kolibë bostani… Pra, poeti, Ajruli qëllimisht vë në skenë figurat kombëtare dhe sakrificën e tyre, të cilat, të sotmit e vonuar, me këmbëngulje mundohen ta veshin gëzofin e tyre, i cili nuk u bie tamam – veqsa i kompromitojnë figurat madhore deri në bastardim e tyre… Në këtë kontekst, të së vërtetëve dhe kopjeve të zbehta, autori i librit “20 vite me penë” bën një lloj sintakse krahasimore mes engjëjve dhe djajve – figurave të cilat lozin në vallen e tupanxhiut jargavec…

Së këndejmi, satira e shtjelluar në librin në fjalë, nxjerr në pah strukturën e njerëzve abortarë me dimensione të kufizuara mendore, nga të cilët shqyhen vlerat e mirëfillta të shoqërisë sonë – shoqëri e lënë nën hijen e të marrëve të kohës shterpë…

Dhe, krejt në fund, këtë shkrim modest do ta përmbyllim me një thënie të vetë autorit të këtij libri: “Për të parët e Ballkanit, fe është bërë valuta. Për çështje vitale, flasin nëpër skuta”…

 

Shkruan: Remzi Limani

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s