80 vjetori i Bibliotekës së qytetit të Vlorës : BASHKËPUNIM KORREKT DHE I DOBISHËM I DY BIBLIOTEKAVE NË QYTETIN E LIBRIT / MSc. Albert HABAZAJ

80 vjetori i Bibliotekës së qytetit të Vlorës  BASHKËPUNIM KORREKT DHE I DOBISHËM I DY BIBLIOTEKAVE NË QYTETIN E LIBRIT     MSc. Albert HABAZAJ   Kumtesa e drejtorit të Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë   Ndihem … Continue reading

Fragment nga novela ”U thyen eshtrat e dashurisë” të autores Lenora Lokaj

leonora

Fragment nga novela ”U thyen eshtrat e dashurisë” të autores Lenora Lokaj

 

Akoma në vesh ndjej zërin tim të dikurshëm që ishte bërë melodi e zakonshme e rrugicave të baltosura të qytetit tim të mbytur nga injoranca. Më kujtohen mirë rrugicat e kalldrëmta që i pikturoja shpesh me ngjyrën e gjakut që rridhte nga këmbët e zbathura. Më kujtohen fare mirë edhe sytë e Anës, e cila, sa herë ia mbaja afër portës së saj dilte dhe shikonte hamallin e qytetit. Akoma edhe sot e ndjejë drithërimën e syve të saj se si i ndezë flakë gacat e shpirtit…edhe pas kaq shumë vjetësh, si nëpër mjegullnajë i ndjejë ato shikime që ngrohnin shpirtin tim dhe i hapnin portat e shpresës. Pritja nuk matet me pëllëmbë, ishte shumë e gjatë. Në burgun e heshtjes i kisha robëruar të gjitha fjalët. Duke u sjellë rreth hekurave të pritjes, njoha veç pushtetin e përbuzjen. E shtrirë me vjetë në shtratin e një ëndrre, gjumë nuk kisha, se patkonjtë e një ëndrre më goditen deri në përjetësi. Valët e tërbuara të ëndrrës për hakmarrje dhe të shpresës për pushtet ëe godisnin pamëshirë. Në detin e egos, shpirtin e shita derisa shaloja kuajt e dëshirës për pushtet, dhe zjarrin e madh të dashurisë sikur e përpinë pamëshirë erërat e stuhishme që goditën shpirtin tim. Imazhi i saj si një gurrë e freskët shuante etjen e ëndrrave të mia dhe shpirtit tim të prushtë. Ata sy me dehnin sa herë që me binin ndër mend. Fjalët e saj i mbaj të mbyllura në një valixhe dhe si një lis i thatë gjymtyrkëputur i mbaja mbi supe ngado që shkoja. Asnjëherë nuk pata guxim të ulem në ndonjë ulëse malli dhe t’i hapë ato kujtime. Druaja se dashuria ishte më e fortë se ëndrra ime naive për hakmarrjen. Gjithmonë e ndjeja në shpirt se si me priste mes psherëtimave të natës. Sa më dhimbsej. Sa sy të agimeve janë verbuar nga pritja e saj, sa eshtra të muzgjeve janë thyer nga pritja ime. Shpirti im pështynte urrejtje gjithë këto vjetë, edhe pse era më fliste në vesh për dashurinë e saj. Yjet i lidhnin plagët e mia dhe ashtu si statujë e zverdhur pa e kthyer kokën pas ecja vërdallë viteve. Buzëqeshjen e saj e ndrydha brenda shpirtit dhe kurrë s’do të kisha besuar që kujtimet të cilat i braktisa dikur, me të ardhur në këtë qytet mizorisht do të me ktheheshin dhe si mysafir të paftuar do të pinim kafen e mëngjesit bashkë. Mundohem t’i dëboj, u japë urdhër të largohen nga kafka ime që është xhindosur, por kot… kujtimi i saj çmendurisht më trazon.
Ndeza cigaren e radhës, nuk e di të satën e kisha! Shërbëtori erdhi si zakonisht ta zbrazte taketuken mbi tavolinë. E urdhërova të largohej. Nuk doja të me shqetësonte as një fluturim insektesh. Asnjë kujtimet dhe as imazhi i saj që më pështillet rreth kokës, nuk dua të më shqetësoj. Dola në tarracë dhe shikoja nga lartë se si dukeshin njerëzit, hm, sa të vegjël, si milingonat. Mora frymë thellë dhe mu duk sikur u çlirova nga kujtimi i saj. Të paktën sot, të mos më shqetësonte. Hyra ngadalë brenda dhe urdhërova të mbylleshin të gjitha perdet e suitës. Ndoshta në e errësirë kujtimet çmendurake që hapen portën dhe me pushtuan pamëshirë do të iknin nga unë. Me shpirt doja të fshihesha nga to. Ndeza prapë cigaren tjetër. Tashmë me dukej sikur u fsheha pak, por kot-as këtu! Nuk po mundem t’iu ikë. Aq shumë më kanë dalldisur saqë kjo ditë, që me vjetë e prita më është kthyer në pikëllim. Si ta vras vallë këtë mall që po ngjall kujtimi i saj?! Ky kujtim që më sillet vërdallë, ethshëm po më trazon, shpresat po m’i dridhë trishtimi, stolisur me dhembje më le. As retë e bardha të kësaj ditë s’po munden ta mbajnë peshën e rëndë të kujtimeve që po më çojnë peshë të tërën. Dielli sikur po ma kafshon fytyrën time sa herë që përballem më të. Nuk dua të dal jashtë, nuk dua ! Nuk dua që dielli ta ndriçoj pafytyrësinë time. Nuk dua ta di se ç’po ndodhë prapa këtyre mureve, as si merr frymë ky qytet…, dhembja dhe dashuria ime. Sa po ma kafshon shpirtin nostalgjia. Sot, edhe era lozonjare po fryn ngadalë sikur do që të ma zbutë zemërimin që gati po e gllabëron edhe këtë qytet të fjetur. Ah! Çfarë arome! Aroma e qytetit tim është kjo..! Jo! Me dhëmb do t’i ha mendimet e mia, do t’i grisë një nga një kujtimet e dashurisë, do ta shembë këtë çmenduri përmallimi. Shumë ngadalë po më plaket dita, shumë ngadalë! Koha ime po frymon me gërhamë. Sikur do që t’i dalë shpirti, nga mushkëritë e lodhura, dergjur ndër vite. Edhe pse sytë me pikojnë mall, shpirti më djegë…e ndjejë se pritjes sime po i vjen fundi dhe plagët e këtij qyteti nuk mund të i qepë asnjë gjilpërë e kohës. Dhe unë dua të çlirohem nga kafshimi i pritjes…

 

 

Poezi nga Seti Vladi

Poezi nga Seti Vladi     PRINDËRVE   Prindër! Galaktika e dashurisë suaj me zemër Perëndie, në këngë hyjnore kaltërsive fluturon. Në shpirtin e saj shtatë yje nga kup’ e qiellit ranë. Dielli në ujëvara digash e temperon, Hëna melodinë … Continue reading

VI PRESENTIAMO LA SILLOGE POETICA DI Rosella Lubrano “L’ANIMA A NUDO” EDITA DA IRDA EDIZIONI

VI PRESENTIAMO LA SILLOGE POETICA DI Rosella Lubrano “L’ANIMA A NUDO”  EDITA DA IRDA EDIZIONI http://www.lulu.com/shop/rosella-lubrano/lanima-a-nudo/paperback/product-22982377.html   PREFAZIONE   La poesia di Rosella Lubrano è lieve, dolce, quasi soave. La penna scivola via accarezzata da un’anima che parla, che dice … Continue reading

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi / Shkëputur nga vëllimi poetik ‘’Fati i dritës’’

dhimiter kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani  Kokaveshi 

 

 

PËRKËDHELJE BUKURIE

 

Me bukurinë udhëtojmë
Mbushur mendime.
Ç’do përkëdhelje, zgjon ëndërime?!…

Prehri i ngrohtë, i çdo Itake,
Nuk i përket zhgënjimit, dhimbjes
Mallit dhe joshjes momentale
Kur tradhton!
Brënda braktisjes të ndërgjegjes tënde Itakë
Dhe jashtë parametrave tona, ti,… prapë…
I përpunon.

Shkëmbi!…
Nuk trëmbet marrëzisë
Së dallgës,
Thërmohet!
Jetën qeton kur këmbët i lëpin
Dhe i ledhaton.

Psikoanalizë e brezave,…
Filozofisë,
Një skalion
S’mund të mbetet mburojë
Thyhet,…
Vazhdimësisë së marrëzisë.

Tërrësia jonë, përplaset Itakë dhe ngrihet
Mbi çdo moment magjie, gjithësie.
Transformimi dhe tretja, shkëmbim lënde
Apo kundërvënie i shpirtit në kërkim?!…

Këtë, nuk ja besoj sofizmave
Që mundojnë qendrojnë,…
Përjetësisë mbi parkun tëndë
Dhe të lavdisë o amësi e thellësisë.
Brënda vizioneve tona,… zgjon,…
Hapësirat, e përsosmerisë!

 

 
TROKITJE

 

Të elektrizuara pikat prej afrimitetit, dehen!
Ashtu, dehshëm trokasin
Hapësirës, duke marrë përmasat si një aktor
I madhështisë dhe i trishtimit,… lartësisë.

Masa e tyre, çan hapësirën duke ndruar vëllimet
Sferike, kuboike, piramidale po mbi të gjitha!…
Shpërthimet e vetëtimave ngjajnë,… një fushe
Të minuar duke i ngjeshur ato, në dënesa!

Kaosit atmosferik s’përmbajnë vetveten
Dhe rrokullisen, duke kërkuar secila
Një startim të pa ndërgjegjësuar mbritjeje.

Kur trupi i tyre shëmbet, ndjejnë,
Zgjohen, si qenie e gjallë levizin
Labirinteve e dejeve tokësore.

Qarkullimi, ushqen, tret dhe rrit çdo qelizë, mbulon
Dhe përqafon gjerësinë arteriale tokësore, risjell
Freski, ripertëritje dhe çorientim mllëfit të qetësisë,
Madhështisë dehëse të gjithësisë.
Kur i përkasin përallores, ambasadores së aritjeve
Që verbojnë botën duhet t’i trëmbet,… shpirti ynë.
Përsosmerisë ikonike dhe trishtuese të reve, shtohet
Demagogjia e shprehjes, meditimi dhe trishtimi ynë;
Kjo, fantazi vizionare dhe krijuese, udhëtimit.

E përkëdhelura e gjithësisë, dehej madhështisë
Së pasqyrës qiellore, bukurive krenare të saj
Dhe ngrinte sa më lartë gjijtë e saj femëror
Drejt pushtimit dhe çthurjes së kaltërsive
Nëpërmjet grahmave shpirtërore, për sundim!

Llavën hidhnin sa më lartë dhe qielli… i milte
Duke lënë prapë të pa shuar epshin e tyre
Pretndues, posedues dhe predikues të tyre
Triumfator!

Çmenduria zhvilluese e përmasave gjenetike
Tokësore ndjenin madhështinë e përmbajtjes
Hapësirës ku lëviznin me krenari të pa shoqe
Dhe të vetme, përballë gjithësisë.

Mbi këto krenari, pikat humbën durimin dhe haremin
E tyre dueleve dhe dusheve qiellore.
Gëzimi, rënkesat dhe mjerimi, haruan pronësinë,
Kurorë bënë vajtimin!

Ditë mjerane udhëtonin brënda dhe përtej zilisë
Si dhimbje e mbytur, kujdesit të shuar
Dhe kalimtar egoizmit që i stis.

Përtej zhvillimeve prapë do t’ju marrë malli,
Ju shikoj, i tharë loti i qiejve ku mbritët rrezet,
Shumë,… s’ju admirojnë!
A mund të mbetet prapë zilia e lartësisë
Projeksion?!…

Brënda mundimeve pikat
U mblodhën përseri dhe rënies,…
U hazdisën!

Qielli krenohej kur milte dhe ledhatonte gjinjtë
Tokësor si pjesë e qenësishme e tërësisë së tij.
Toka, gëzonte dhe lakmonte shtrydhjen përqafuese
Lotit të tij, levizjeve të pa kontrolluara dhe kaotike
Sterilitetit që përmbanin.

Ëngjëjt! Përgjonin, përgjonin veprimtarinë e tyre
Dhe s’i frenonin mbylljes së katakombeve
Thëllësive tokësore në larjen,… e mëkateve!

Jashtë ndërgjegjësimit pikat, bëhën shkatëruese,
Tronditëse dhe ledhatare përpëlitjeve hapësinore
Plot rrënkim dhe gëzim! Imazhet e tyre të përkryera
I rrënuan trokitjeve medituese gjithmonë jetës
Në përgjim.

Pikat dhe shiu, si zëra bishash iritimeve provokojnë
Mendimet, mundimet dhe kaltërsinë shpirtërore.
Ato, ngjasojnë jetës, mbi gëzimet kondensohen
Dilemave rikrijimit të ciklit,… vazhdimësisë.

 

 

PËRSHENDETJE E TEJ SKAJËSHME

 

Planeti i shndritshëm i sistemit tonë, zbret të josh
Jetën, të vendos balanca dhe fat planeteve lëshuar
Ledhatimit mbi rrezet e tij si dhe krehjes dhe alarmimit
Vendosur qeverisë qiellore mbi skema mashtruese,
Rënkime dhe çthurje devijimit mbi parimin,… ngrohtësi!

Rrezatimi i planetit të ngrohtë shtrinte krenarinë
Ritmike fuqisë rrezatuese dhe goditëse mardhënieve
Që ndryshonin në terësi sistemin e veprimit planetar
Si dhe kullimin rrezatues, të masës njerëzore, në veçanti.

Rumbullaksia e përkryer ciklike dhe monotone e tij
U paraqit në formën e buzëve vizatimeve kjo, si shenjë
Mirënjohjeje dhe ngrohtësie përzgjedhjes, çorientuese.

Ne, rritemi brënda ngrohtësisë dhe flakët tona
Përpijnë,… jetën, zhvillimit pa gërshetim.
Aplikim çoroditës dhe sfidues dijet njerëzore padrejtësisë
Falëse mes energjive të tij dhe planetit të zjarrtë
Dhe të të ngrohtë që vëzhgon dhe mashtron fshehjes
Eklipsore, për një rikthim të madhë të madhështisë!

Asnjëherë nuk e parafytyrova perëndinë
Mbi frenimin dhe perëndimin e gjithësisë
Ndaj mbretërive që s’i përkasin më,… magjisë!
Sa i dashur ky Diell veçse,… sundimtar,…
Mbi të gjithë!
Mos vallë dezertimit prej rrezeve të tij njerëzit
Harojnë të përcjellin ngrohtësinë?!…

E dyshimtë krenaria njerëzore mes britmave joshëse,
Lavdisë.
Rrezatimet kozmografike bagazh stok nuk bien
Ligjeve që ndryshojnë dhe ndryshojmë iritimeve
Mendore, qetësisë.
Ato, mundojnë, sundojnë, përkulen transformimit…
Përjetësisë.

A mundet rrezatimin diellit,… t’ia gjykojmë?!… …
Iritimeve të tij ai, pranon vetëm ngjitje përsosmërie
Kur i afrojmë përkujdesjes, gjirit që na rrit dhe e vjelim
Veçse,… na mjel energjitë, që i sfidojmë!

 

 

MODESTI

 

Si mund të pikëtoj nxitim,
Zili, në dëmin tuaj
Si t’ju sulmoj?!…
Mposht utopinë mes yjesh
Prandaj jetoj.

 

 

DILEMË

 

Mbetëm martirët, e jetës së mjeruar!
Në këtë mënyrë u nisën brezat
Dhe kurrë mbarojnë?…

Mes dritës, dritën s’pamë
Dëshirën e guximshme s’rebeluam!
Qamë mjerimin,
Virtyt i praptë i njerëzimit.

Prej tij lindin gjykatës ndoshta,…
Ndoshta, të hapësirës njerëzore.
Në madhështinë e tyre gjithmonë dehen
Presim, presin…. «triumfatoren!»

S’njohëm përplasjen, revoltën paqesore;
Mbetëm pllagonë me fytyrë njerëzore Të pasurit e shpirtit,… jo inisiator.

 

 

TRYSNI

 

Dikur, diku!…
Më the të fshihesha
Dhe ndjeva ndarje
Dhe trysni!

Sa largë
Ndjemë njeri tjetrin
Aq afër, s’ndjemë…
Ngrohtësinë.

Thërmija kristalore
Afërsia…
Humbi, vetin e bashkëveprimit!
Zbërthime dhe zhvillime
Gjithmonë jetës,
Në kërkim.

 

 

ARKIVIM

 

Trupi ynë,… dërmuar!
Si kamikazët larg frikës dhe jetës.
Të kolliturat tona!…
Të shkurtra, si jeta gjerdanit hipokrit.
Egzistenca jonë!…
Parajsa më e keqe, çmendim thellësie
Ku arkivon në ngrirje,…
Çdo mendim.

 

 

KRENARI

 

Kur më mungon,…
Ndjej dhimbje, mall!
Kur jemi pranë
Ndjejmë,….
Krenarinë e njeri tjetrit.

 

 
NDASI

 

Lule artificiale të dhuronin
Mes tyre!…
Egzistonte një ndasi.

Sundueset e bukurive vola
Dhe le t’ përkiste vyshkja
Iritimit, ndjenjës,… së mërzis!

Mes luleve buqet
Buzët,… i afrova.
Jetën, mes tyre e shtjellova.

Nektar,
Pije perëndish kërkova
Botës,
Që jetove dhe jetova,…
Përsosmeri!

 

 
VAZHDIMËSI

 

I vrazhdë im atë
Në karakter.
Rrudhat në ball!…
Si një kanion,..
I thellë.

I çmuar është
Sa s’ka ku më.

A matet deti
Me një breg
Ku vala,… mund,…
Të nanuriset?!…..

 

 
RUTINË JETE

 

Ujëvarë e shkurtër, vitet!…
Kërusur dhe thyer rrugëve ku rritemi,
Mbetemi, shuhemi dhe shkundemi
Si udhëkryq pa semafor.
Një trup i ngurtë, i ngushtë,…i shtrydhur
Si një shtëpi
Ngjyrave pa përshtatje akromatopsis.

Hije!… gri.
Hije e gurrtë përplaset, thyen gurrin
Dhe Ne,arkitekturave që zbërthejnë
Mendimin tonë dhe pse s’ qendrojmë
Dhe qendrojnë… përjetësisë.

Përjetësi…
Ndertimore mbi një çati program pranimi
Ngrohtësie,… drite, njohjeve
Ku depërton dritareve shkulur që digjen
Njerrëzit dhe portat pritjeve të stërgjatura
Ngjeshur
Si shpatulla shtyllave, mbështetur shtrengatave
Stinore lëshuar si pika loti strehëzave
Të njeri tjetrit pa kursim?!… …

Shikim i nxirë!…
Filxhan shkulur, ashtu
Si flokë shkatrimit dhe shkarkimit
Zgjimit…
Të një urie të vështirë
Brishtësisë. … …

 

 
ZË MISTIK

 

Të ledhatoj flokët
Sa është kufiri i largëpamësisë
Prej mediokritetit.

Brënda kësaj shkujdesjeje
Dashuria ndaj teje
Vetë jetës,
Gjithmonë triumfon?!…

O zë mistik!…
Shpesh brënda vetes vetëm…
Mos kumbo!

 

 
MOS PRITJA

 

Fantazisë tonë lekunden yjet
…Duke kërcyer,
Vallen e magjistares,…
Së magjepsur!
Zbathur a veshur mendimi ynë
Hedhur si jele…
Kreshtës së shekujve
Që zgjohen
Lindjes së bekuar mbretërisë
Që asnjëherë nuk pret askënd
Mbi shpinë,…
Si ledhatim.

 

 

Shkëputur nga vëllimi poetik  ‘’Fati i dritës’’

 

 

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin “Copëza nga ditari i nje liceisti” të autorit Ruzhdi Keraj dhe parathënie nga Zhani Ciko.

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin “Copëza nga ditari i nje liceisti” të autorit Ruzhdi Keraj dhe parathënie nga Zhani Ciko.   Autor : Ruzhdi Keraj Titulli : Copëza nga ditari i nje liceisti Redaktore: Mjaftore Keraj Kopertina: “Muzikanti” Jakup Keraj … Continue reading

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik “RILINDI DIELLI IM” të autores Dava Nikolli dhe redaktim të autores Vjollca Shurdha

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik “RILINDI DIELLI IM” të autores Dava Nikolli dhe redaktim të autores Vjollca Shurdha   Titulli: RILINDI DIELLI IM -Autore: Dava Nikolli -Redaktore & korrektore: Vjollca Shurdha -Kopertina: Alfred Gjoka -Botim i parë 2016 -NB/.Redaktimi e … Continue reading

NETËT E FRIKSHME / Nga Ramiz Kuqi

NETËT E FRIKSHME

 

 

ramiz kuqi

Nga Ramiz Kuqi

 

Era e ftohtë të binte mbi gjoks.Rrugës , në të dyja anët, gurët ishin shpërndarë, disa të vegjël e disa si më të mëdhenj. Shoferi i kombit, një djalë rreth të njëzet e tetat, flokëkaçurrela përpiqej të ikte nëpër udhën lakore që të mos i dëmtonte gomat e reja , të cilat sapo i kishte vënë për stinën e dimrit.Biseda rodhi me një shkas.

-Je ende në punë?- e pyeti A.

-Jo,-i tha . Jemi në pushim. Punoj në një agjension kamionësh.Punë e rëndë, e gjatë. Shpesh edhe nga dhjetë orë në ditë.Madje, punëdhënësi është një njeri që na përbuz.Të gjithëve, pa përjashtim.Pagën mujore nuk ia jep me kohë.Edhe ato pak euro që na i jep, na i hedh jo të tërën. Po qindarka -qindarka.Më është dashur ta thërras disa herë në telefon.Shpesh edhe nuk na përgjigjet. E fik telefonin. Nëse mundem, kur të zbardh pranvera e të mbushën malet me lule, do të kërkoj punë tjetër. Po pata fat.

Pak para se të binte muzgu, ai zbriti në rrugë, në stacionin e fundit. Para tij zbritën edhe disa udhëtarë tjerë, kush më herët e kush më vonë.Secili mbante nga një najllon në dorë.

A. eci shkujdesur deri te dera e hyrjes së oborrit të tij. Atje ai kishte kaluar tërë verën.Sa herë largohej, për ndonjë punë, sërish e merrte malli. Madje ngjitej tërë dashuri atje..Ndoshta kishte diçka nga e kaluara e largët. Një fëmijëri e rëndë, por edhe e ngrohtë. Një oborr me zogj .Zhurmonte nata deri vonë.Me blegërimë delesh, lehje qensh. Po sot? Asnjë zhurmë . Të vret vetmia kudo !

Kur u fut në oborr, lëshoi sytë nga Kepi i madh.Një copë diell ishte varur në gjysmën e tij dhe i krijoi atij një ndjenjë të çuditshme. Një Kep edhe këtu i ndarë nga dielli. Poshtë, në fund të tij, shtrihej hija ngyrë hiri.

Hyri në shtëpi. Puna e parë që bëri A. ishin lulet dhe dy trungje me limona, të cilat ai me Nimen, para se të ikte për vendin e fjordeve, i kishin vendosur në katin e dytë, përballë diellit. Shumë gjethe të vjetra ishin tharë nëpër degë dhe shumë të reja kishin nisur ta gjelbëronin trungun e tyre. Vuri dorën mbi dy limona dhe i mbetën në dorë..sikur donin të thonin se jemi pjekur. Ai mori, zbriti nëpër shkallë të drurit, i vuri mbi tavolinë, i fotografoi dhe ia përcolli Nimes, e cila po hynte në muajin e dytë që kur ishte larguar për të vizituar nipat e mbesat atje.Ngafotot që ia dërgonte, dukej se ishte përtrirë.
Po ajo hije nën Kepin e madh dhe një copë diell në maje. sikur ia ringjalli pamjen e murit të një qyteti që po ndahej ngadalë.Jo për të bërë ndonjë krahasim, por në imagjinatën e tij dukej çuditërisht ashtu.E Kepi i madh rri me shekuj në të njëjtin vend, me të njëjtit gurë e shkëmbinj rrethuar me drunj, të gjatë e të hollë.
Natë e ftohtë. Diell i ftohtë. Dashuri e ftohtë. Atdhe i ftohtë.Të gjitha këto pyetje i lëvrinin nëpër mendje A. atë mbrëmje , në një ambient të qetë, me erë e fërfëllizë në oborrin e boshatisur.. Disa fluska të holla përhapeshin nëpër qiell..Era i barte përtej mureve, si ëndrrat e tij .
Një muzikë e lehtë,me kitarë përcillej në ekranin televiziv. Një politikan rrahagjoks..Do ta shëmbin murin. Janë ditë e orë, minuta. Po matanë murit nuk dëgjohet kjo gjuhë..atje muri vazhdon të ndërtohet. Inaugurime nga armiqtë, të cilët hyjnë nëpër udhë lakore, si të jenë në shtëpinë e tyre. E nuk harrojnë të thonë : ” Kosova është Serbi !”.
A. merr ca drunj dhe i fut në stufë. Kishte të ftohtë,Një e ftohtë dhjetori e paparë ndonjëherë. Stinë të çuditshme këto. Bimë e dreqit po lulëzon në tokën e gjakut. Nga të njlëjtit vrasës.!

Buzëqeshje e ngrirë. Në prag të festës së motmotit..netët vijnë të frikshme.

 

15.12.2016