Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

 

***

 

Plas o varg pse nuk di ta ruaj as ta mbroj lirinë
Mos vdis atdhe para se të të shoh mbështjellur në yje
Nëse duhet vdekë,vdekësha si hero yti
Për të vetmën liri që kurrë nuk e takova të lirë.

 

 

ALEPPO
(Sprovë për njerëzimin)

 

Ndalo flakën e urrejtjes
Mos e vrit ndërgjegjen tënde o njeri
Në je ti bishë a djall i zi
Si vritet loti i sëcilit fëmijë.

Ndalo vdekjet në Aleppo
Plagët që rrjedhin gjak fëmijësh
Nënat nuk kanë më as lot për dhe
I kanë zhdukur diku në qiell a mbi re.

Ah,Aleppo dikur ishte Srebrenica,Kosova
Sot në ditëlindjen e mijëra fëmijve,nënave
Ndaloni lotët e Aleppos,plagët shëroni o njerëz
He mos paqi as ju liri,as fëmijë,as Diell .

Ndaloniiiiiiii lotët në Aleppo!

 

 

Ç῾NA THUA KËNGË

 

Ç῾na i thua këngës së korbit
Kur këndohet dashurisë së vrarë të jetës
Nepër repertoarët e bulevardeve evropiane
Është futur si himn i burrështatasve dhe shteteve të tyre.

Ah,korba unë, në asnjë simfoni nuk më ngjanë kjo këngë
Çudi ç῾fat e kisha edhe unë si brezi im ta dëgjoja
Nuk e them që sa herë më mbytej kocka ime e shqipeve
Se mbahësha i gjallë në një ferr me të fëlliqur se vet ferri i Dantes.

Ç῾na thua a ka fund kënga e korbit miku im
Edhe për sa vite do ta zë frymën e të vetmës ëndërr
Çfarë fshihet mes jetës dhe flakës së Diellit
Dashurinë time yjet ma ruajnë nga vetvrasjet e djajëve.

E kam të vështir që të mësohem me këngët e pakënduara
E dëgjoj vetëm këngën që atdheu më falë për këtë tokë shqipesh.

 

 

MOS JETO PA EMRIN SHQIPE

 

Mos jeto pa emrin e shqipeve
Jeto dhe fali jetë,jetës

Në secilin emër dhe zemër atdheu.

Mos ja merr lules aromën
Nëse nuk e mbanë gjethin e shqipeve.

Buzëqesh bashkë me hënën
Nëse je vet shqipja nʹudhëtim.

Diellit afroja zemrën që të ngrohë
Nëse tokë e qiell janë shqipe nʹfluturim.

Mos jeto pa e shikue njeriun në fytyrë
Nëse ka fytytë shqipesh
Kjo është vet jeta e jote.

Guxo ngrite atëherë ballin dhe gotën lartë
Mbi vet Baba Tomorin tonë.

Mos jeto kot pa emrin shqipe
Pa lutjet e Zotit shqip.

Jeto dhe vdis me emrin Shqipëri
Jetën ke edhe pas vdekjes;

 

 

U NISA PËR FJALËN

 

Sonte jam udhëtar i fjalës
Të flas nëse flitet me jetën
Nisem drejt mistereve të fjalës
Që dhemb dhe shëron.

Kudo dua të të kërkoj
Edhe flakë e hi në u bëfsha
Diellin dua ta ndal lotit tim.

E di jam vonue për lirinë e atdheut
Me shekuj i lodhur nga Ferri i Dantes
Nga duart e shpuara plot vrima plumbash
Të ditarit tim kurrë të papërfunduar.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,709 hits

December 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List