KËTEJ LUMË E ANDEJ DET / Poezi nga Hamit Taka

Hamit Taka

Poezi nga Hamit Taka

 

 

KËTEJ LUMË E ANDEJ DET

 

“komb i varfër, komb i mjerë
derëzi e punëzi,
edhe sot e kurdoherë
një njeri i panjeri!”

…….Ali Asllani

 

 

Dyzetë e pesë vjet

Na mbeti llapa jashtë,

Na zuri gjuha lesh,

Na vajti buza prapa;

Thamë e çfarë nuk thamë

Shamë e kë nuk shamë,

Me degë e me rrënjë,

Me babë e me nënë.

 

Shamë bejlerët e agallarët,

Borgjezët e tregëtarët,

Priftërinjtë e hoxhallarët,

Me etër e me bij,

Të vdekurit e të gjallët.

 

I shamë, i siktirisëm:

Batakçinj e maskarenj

 

Xhelatë edhe spiunë

Gjakpirës e parazitë

Tradhëtarë e të shitur…

Shpallë pronën herezi

Varfërinë nder e meritë

 

I mallkuam e i degdisëm,

U bluam kockat e dhëmbët,

Për një copë tokë-arë,

Për një dyqan, një punishte,

U dhamë plumbin e litarë

Për një falje e për një lutje

Për një mendim

E një fjalë ndryshe…

 

Ne skllevërit optimistë

Prisnim lugën e florinjtë

Edhe Zotit i dhamë udhët,

Na hyri shejtani brënda,

Murin e zi të urrejtjes

E bëmë mal mes vedi

Duarlidhur, gojëmbyllur

Rrethuar telave me gjëmba…

 

*****

Ta hajë dreqi ta hajë!

Thamë se malin e rrafshuam

Thamë se kush më s’do na ndajë

(Se zemra s’ndahet përgjysmë)

Se do kemi punë e paqe

Në të njëjtën tokë të mirë

Gjithë shqiptarët për shqitarët

Edhe dielli për të gjithë…

 

Hej, o Zot, medet, medet!

Këtej lumë e andej det!

Prapë të ndarë e të përçarë,

Prapë të nëmur e të sharë,

Të ngjyrosur e të çngjyrosur,

Ca të uritur e ca të ngopur,

Ca të urtë e ca të çmëndur,

Komb i gjorë e komb i dhëmbur…

 

Na u mbush toka me bejlerë,

Bejlerë modernë e agallarë,

Me borgjezë e me sheikë

Me padronë e pashallarë,

Pashallarë të kuq e blu

Që s’i kish njohur më parë!…

 

Kriminelë e ordinerë

Me dashnore e me dashnorë

Me buzëqeshje fine plastike

Me lule e thika nën dorë…

Kodoshë- servilë me të huajt,

U duket se rriten pranë tyre

Me barkun e ngopur si buajt

Kërkojnë kumtër si lavire…

 

Analfabetë e Hardvard-arë

Me vila, parqe e hotele,

Me llogari të fshehura bankare

Me qen shtëpie e kotele…

Me orë e çanta sa një jetë,

Sa kostoja e një invalidi…

Hesht i varfëri buzëplasur…

… Kujton Goliathin me Davidin…

 

 

EDICIONI I DYTË I KONKURSIT TRADICIONAL MBARËKOMBËTAR I ORGANIZUAR NGA KLUBI LETRAR “PODGURI ” ISTOG DHE ME MBESHTETJE NGA KOMUNA E ISTOGUT. / Nga Nuredin Imeraj

EDICIONI I DYTË I KONKURSIT TRADICIONAL MBARËKOMBËTAR I ORGANIZUAR NGA KLUBI LETRAR “PODGURI ” ISTOG DHE ME MBESHTETJE NGA KOMUNA E ISTOGUT.   Ora e madhe letrare si rezultat i konkursit mbarëkombëtar u mbajt nën patronatin e kryetarit të komunës … Continue reading

Shtëpia Botuese “Milosao” publikon vëllimin poetik “Në detin e syve të mi” të autores Marjeta Shatro Rrapaj. / Botues: Agim Mato

kop-marjeta

Shtëpia Botuese “Milosao”  publikon vëllimin poetik “Në detin e syve të mi” të autores Marjeta Shatro Rrapaj.

 

Doli në qarkullim nga Shtëpia Botuese “Milosao”  libri me poezi i Marjeta Shatro Rrapajt.

Marjeta – Shatro Rrapaj ka lindur në qytetin e Gjirokastrës , më 15.12.1974. Shkollën fillore e kreu në fshatin Hormovë, ndërsa të mesmen për gjuhën frënge dhe të lartën për Gjuhë-Letërsi në Universitetin “Eqerem Çabej“, Gjirokastër. Poezia ka qenë pjesë e pandashme në jetën e saj, pasion i cili do kurorëzohej me botime të herëpasherëshme në periodikë të ndryshëm dhe revista letrare. Poezia e kësaj autore karakterizohet nga ndjesia dhe perceptimi metafizik i vargjeve, mesazhi i thellë për jetën dhe figuracioni i pasur, lakonizëm ky që sjell befasi dhe larmi gjetjesh poetike.

 

marjeta-1

Marjeta Shatro Rrapaj 

 

Vëllimi poetik “Në detin e syve të mi” është libri i saj i parë .

Aktualisht jeton në qytetin e Sarandës dhe punon si mësuese e gjuhës shqipe.

 

 

Agim Mato

Botues: Agim Mato