Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

 

S’ falet loti për arsye, që harrohen

 

Nën qiell të qelqtë dhjetori, si i kësaj nate,
mbaj mend,
që kam qarë nën dritën e yjeve të Arushës së Madhe
Mbaj mend,
që isha mbytur në lotë,
por arsyen përse qaja,
nuk e mbaj mend.

Atë natë, kur
nata nuk e trembi gjumin, e as Arusha se lëvizi as një milimetër putrën e madhe
e distilova lotin
dhe kripën e bëra haje.

Ushqyer me kripë loti,
pashmëpashë i rashë
qiellit të kryqëzuar
prej tymi, avionësh e sinjalesh
të kësaj nate,
për një arsye tjetër,
(Ia kam premtuar Perlës),
por nuk e gjeta Arushën e Madhe.

Një pikë loti smerald
ngriu në kujtesë.

Këtë mëngjes ja vlen të qash!

 

 

Lëmoshë

 

Ftohtë
Acar
Edhe fjala në gojë ngrin.

Falni një gacë,
prej zjarrit,
që ju dhuroi Prometeu.

Sytë e dhjetorit
kanë ftohtë!

 

 

Butafori me sulltanë, bakllava e sheqerka

 

Rrufit ngadalë një makiato me qumësht të ftohtë,
e ndërsa atje jashtë,
vjeshta flirton me dimrin, këtu brenda kafkës, mendja m’është ndarë m’dysh.

Gjysma më e rrudhosur iu beson gojëvet të liga,
që pëshpërisin vesh më vesh,
se dhuratat poshtë pemës se Krishtlindjes janë bosh, si ç’kanë qënë motmot
dhe brenda letrave te shndritshme ngjyraplot lidhur bukur
me kordhelka ka ajër.
Madje, madje thotë,
se s’duhet të guxojë asnjë rast
t’i heqë tortës së festës së flamurit
çmimin e groteskut.

Gjysma tjetër më pak e rrudhosur
thotë se duhet pritur numurimi mbrapsht
e kur të ndizet festa,
qielli te marrë flakë
e të zgjidhen kordhelkat
do të shohim,
se brenda butaforisë ka sulltanë të majmur me bakllava,
dhe shegertë, që përtypin sheqerka.

Duhet ta pi makiaton në vetmi
deri sa të zgjidhen kordhelkat
dhe dy gjysmamendjet e mia të ndalin së bërë harakiri
e të bien në ujdi e brenda kafkës të nisë festa.

 

 

Gënjemë mëmë, gënjemë prap!

 

Ditëlindjet!
Ah ditëlindjen ma humbe ti e mira mëma ime.
Ti s’ishe grua fatale,
qerpiku yt i bente hije pahut te magjes
përparëses tënde
i vinte era mëngjes e muzg,
djersë e mund
qumësht e musht.

Ah, ç’e shtrëngon zemrën ky mall i egër, si mengene.

Ti s’ishe magjistare
s’dije të bëje abrakadabra
për të më falur përjetësinë,
por kur të pyesja se sa vjeçe isha,
sa vjeçe ishe,
ti qeshje e m’i ngatërroje data e vite.
E unë pyesja përsëri
po babi
po motra
po vëllai?

Ti, hidhje brumin në tiganin madhosh
përmbi zjarrin që brambullonte
e trëndafilonte aty në qoshk,
e qeshje e qeshje mërmërisje.

Që kur petalet e lulekumbullave zbonin dëborën deri sa ftoi i vogël frutat lidhte.
oborri festonte e aromëzonte dashuri,
petulla të ngrohta e ditëlindje.

Ti s’dije të bëje abrakadabra,
por si magjistare shifra e data dije ti fshihje.

Ma humbe datën
m’i humbe vitet,
gënjemë prap,
e mira mëmë
ku m’ë je?

Ky mall i egër
ky mall për mëmë
ç’ma shtrydhi zemrën si mengene.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,690 hits

December 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List